Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Nje tjeter e donte numrin tim, ose te shtepise ose celularin: nje numer.
Po pse e do? Ajo dihet, se mos nderron mendje dhe... Eh, si nuk u lodhen, sikur kam per te nderruar mendje! Nuk e kuptojne se vendimi nuk ishte arbitrar, s'kam asgje personale, asgje! Cdo gje ndodhi thjesht ne baze te kritereve, qe ju jane thene qe ne fillim, e te cilat nuk u thane sa per te thene. Ishte nje kontrate: une do beje kete gje, ju kete dhe ne baze te kesaj do te dalin rezultatet perkatese.
Pse eshte kaq e veshtire per t'u kuptuar? Pse nuk lodhen se me lodhuri? Strategji e mire kjo e te lodhurit: i them, e i them, e i them, e i them, e i them, derisa te lodhet dhe ne fund fiton ai qe ka nerva me te forta.
Vertet e cuditshme kjo puna e nervave, sidomos kur qurravitje te kesaj natyre me sjellin nje dhimbje koke te tmerrshme, dhe nje inat te papermbajtur, por nuk bejne qe te ndryshoj mendje.
Konkluzioni: me ka inat!
Ha ha ha! Posi, shume inat biles! Aq inat sa nuk ja pershtas dot emrin me fytyren dhe gjithnje i thrras me emrin e shoqes/shokut ngjitur, tip asocimi qe ben truri kur eshte i lodhur. Por kjo s'ka rendesi, perderisa ju "prish qefi", natyrisht qe kishte te bente me te, perndryshe c'kuptim ka?
Nje shok i imi tha nje cast se ne kete sistem vlerat jane kthyer ne anti-vlera dhe makuteria eshte kthyer ne nje pretendim. "C'te kushton?" - thone, "Si kjo, si ajo njelloj eshte!"
Dhe ti e shikon dhe i thua: "Nuk eshte njelloj!" Dhe perpiqesh ta sqarosh. "Mirepo ne (une dhe ai i tmerrshmi) e mendojme ndryshe!" Ja filloi presioni: ne, ata qe te dhame nje "dore". -->
s'ka fjale per kete, vete kurrizi yt e di se si ka shku djersa ne ulluk, te tjeret, ata "ne" e mendojne ndryshe, ata e quajne stimulim te individit me vlera. Une e kam veshtire te bej lidhjen midis stimulit dhe kesaj, edhe pse kam bere gjithe ato kurse dhe kam lexuar plot libra mbi format e stimujve dhe rezultatet e tyre. :shrug:
Dreqi ta haje, te mbaruan dhe fjalet para syve pa drite. U thua se ke parimet e tua, dhe e le me kaq.
...
Edhe sot nuk u mposhte! Por sprova s'ka mbaruar. Je njeri me "borxhe" qe eshte pse te tjeret te kane borxh ty, je ti ai qe duhet ta laje dhe e gjitha kjo pse?
Sepse vlerat jane kthyer ne anti-vlera dhe anti-vlerat realiteti i diteve te sotme.
Jam tuj çu trunin me pushime. Bota eshte e dhjere, por nuk do te lahet edhe pse po e mbyt era e keqe.
Ne fund te fundit celulari im eshte fikur dhe ne shtepi s'me gjen asnjehere!