Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Ketu erdha kot...sa per te shkruajtur per ate profesoreshen (profesoreshe i thencin) dy pellembe mbi toke, me ato kembe e krahe si shtangiste, me floket te zeza pisk te prepa ne nje model qe te kujton ndonje shembelltyre te shtrember te Kleopatres. Per te mos permendur ketu veshjet-me ca pantallona qe duken sikur te kene hyre ne uje pasi jane lare qindra gere me nxehtesine e gabuar, te sapo dala nga lavatricja rudha-rudha e te pa hekurosura, duke vazhduar me tej me trupin qe i mbart, e aq me teper imazhi qe te vjen ne mendje kur mendon per nje profesoreshe fisnike qe dergjet lart e poshte ambjenteve te universitetit me nje kostum apo veshje zyrtare...eshte teper larg nga imazhi i saje. Mbasi kishin kaluar nja 30 minuta te mira qe jepte leksion- me shume se sa leksion do ta quanja nje lloj bashkebisedimi dhe qartesim idesh brenda mendjes se saj, te cilit sja gjen dot fillin nga asnjera ane- morra gazeten qe kisha ne cante dhe fillova te lexonja ca tituj sa per te shurdh?uar zerin iritues qe vinte prej saj, merrte lloj lloj nuancash lart e poshte e qe ne fund te jep nje dhimbje koke te mire. Ajo afrohet te shperndaje nje material dhe rrembimthi me thote-could you put that away please...E pashe njehere..., sakaq nje lloj zjarri i inatosur mu versul nga stomaku per drejt gurmazit e deri tek formulimi i buzeve dhe gjuhes per te nxjerre disa tinguj...percudi si thashe asgje. Sikur te mos me kish ndodhur mua tere ajo kryengritje ne brendesine time, me qetesi e hoqa menjane dhe vazhdova te ndiqnja monotonine e diskutimit te saje, derisa tik taket e ores ndaluan atu ku mbaronte klasa.
Rruges pergjate bankave qe me nxirrnin nga radha qe isha ulur ne drejtim te daljes se deres mbanja canten ne krah e cila qe e renduar dhe fryre nga librat, padashje (vertet padashje) i morra me vete kanocen e nje "diet coca-cola" qe e kishte harruar ne banken e pare. Sinqerisht nuk ishte veprim i qellimshem, ose me mire dicka qe bera pa vete dije por qe buronte nga inati qe akoma me gurgullonte ne stomak. Ne dore akoma mbanja gazeten, te cilen desha s'desha e perdora per te pastruar lengun mbi banke. Ne kete kohe ajo afrohet te me ndihmoje. Pasi isha siguruar se pantallontat e reja lino nuk me ishin bere pis i kerkova te falur per pakujdesine time, e me pas i thashe "it looks like my news paper came in use one way or another".
Dola jashte, binte shi! Ne mendje kisha akoma ironine e pantallonave te mija, te sajat, dhe coca coles qe u derdh.