Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

Date 15 mars 2005
Te pashe ne enderr perseri...i tregova shoqeve per endrren qe pashe,ate qe sja thosha dot vetes ja thashe atyre :Me ka marre malli per ty.Ngaqe dot ste flas ,e kudo te shoh,e ndjej qe me mungon.Me ka marre malli jo per tu rilidhur me ty,por per ty njeriun e dashurise sime se pare,fatmiresisht ska shume dashuri te tilla ne jeten time ndaj ti do ngelesh gjithmone e gjithmone dashuria ime e pare.Me erdhi keq qe ktheve koken nga ana tjeter kur me pe,por fshehurazi e pashe qe nje veshtrim te vjedhur ma hodhe.Nuk te mungoj? Nuk te mungon e qeshura ime qe e adhuroje? Mua me mungon shume ti.Do doja te te tregoja per jeten time tani,te te tregoja se te kam dashur dhe se ato vite me ty kurre por kurre skam per ti hedhur poshte.Nuk eshte e lehte te mposhtesh mallin,largesia kaq e afert me ty ma ben akoma dhe me te veshtire.Ja mu mbushen syte me lote perseri.Kur ishim bashke qeshja dhe te thoja se edhe po te mos isha me ty nuk do ta imagjinoja dot mos te te flisja kur te te shikoja ne rruge,dhe ti qeshe me mua e me premtove qe kjo sdo ndodhte kurre.U treguam te dy genjeshtare,por une genjeshtren tende e kuptoj dhe e di qe ti kupton timen.Kur e mendoj si fashiten ditet nje nga nje dhe sa te dhimbshme jane kur i le pas.Me thua ne endrra ato qe une as vetes sdo ja thoje dot me ze te lart.Je aq shume po aq shume trupi im saqe ste ndaj dot as nga subkoshienca ime.Me mungon,e shume me ka marre malli per ty.Nuk te idealizoj sepse e di si je,dhe sje perfekt,por ti je dashuria ime dhe sdo lejoj asnje,por te premtoj asnje te guxoje te me thote se ste kam dashur.Me beso,jemi ndare sepse pushuam te dy se dashuruari.Me thuaj te lutem qe nuk eshte faji im.Vrasja e ndergjegjies do me pushtoje te gjithen e bashke me to dhe endrrat qe kam frike ti shoh.ME kupto te lutem,kam frike te fle,sepse do ta ndjej qe ste kam prane si dikur,prane ne endrren tone.Te lutem me fal,me thuaj qe nuk eshte faji im,mos me deno,Une sdo te te harroj kurre!
 

b.k.

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

...dhe treni ecte. Dhe une here pas here lexoja dhe shkruaja, dhe buzeqeshja. Dikur dhe qesha me te madhe. Dhe treni vazhdonte te ecte, dhe une po ndiqja rete drejt polit te veriut. perpare meje cokollatat e mija te preferuara, qe me benin te buzeqesh sa here qe i shihja. Se cme erdhen ne mend mendime mbi gatime e guzhinjere, qe me benin te buzeqesh ne ate moment dhe tani. Kisha kohe pa qeshur aq shume. eshte e cuditshme, po kisha kohe pa qeshur aq lirshem. 1.35-2.55pm.

Kaq pak dhe duke disi me shume. Shume u tha, nderkohe qe nuk u tha asgje. Duhen ndonjejere shkrimet.

...? do te pi prape ...., jam duke pire tani ....

jashte eshte erresire tashme dhe une mendoj per dicka tjeter, dhe te jem diku tjeter, por se di pse ky mendim me tremb.
 

Princesha

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

Pashe nje enderr te trishte mbreme, pashe sikur kolegja ime, kishte varur ne mur piket e mia te provimit dhe ja tregonte te gjitheve dhe un isha e fundit qe mora vesh qe kisha marr pak pike ne provim, u trishtova aq shume, sa qe fillova te qaj. Kurre se kam pare veten te qaj ne enderr (ose te pakten nuk e kujtoj), sa keq u ndjeva, kur u zgjova, vetem po shpresoja qe te mos realizohej, sepse un u kam shume frike enderrave te mia, shumica me dalin... :shrug:

Qysh tash me ka hyp frika e provimeve, dhe tani pikerisht nuk po me vjen qe nuk po me vjen te kap librat (dua, por dicka me ndalon se di se cfar).
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

Bravo Daniel! thoshim ne te dyja, pse ai na kishte treguar me shenja qe ne fund te korridorit ishte vendi ku duhej ta conim, sepse aty gjendej dhoma e tij. I perplaste duart i kenaqur e perseriste me ca fjale qe i dilnin nga goja te perdredhura Bravo Danieli!.
E ndodhi keshtu qe e cuam ne fund te korridorit, me shprese qe infermieret te na tregonin krevatin e tij, por nga shikimet e tyre te cuditura, mesuam qe Danieli vinte per here te pare ne ate repart, ato nuk e njihnin dhe paradoksalisht, pikerisht aty ne fund te korridorit gjendej dhoma qe i kishin rezervuar.
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

Hap canten per te pare nese i kam marre te tera ato qe me duhen dhe nuk arrij te dalloj sende, por ne vend te saj, nje perzjerje ngjyrash portokalli.
Me ngadale filloj ndaj konturet e shquaj format; portofoli ngjyre portokalli, kellefi i gjyslykeve te diellit portokalli, portokalli telefoni dhe se fundi, nje portokalle e madhe. E tere kjo me ben pershtypje dhe nuk mund te mos ve re, qe kam veshur nje golf portokalli, kam ne kembe nje pake corape te shkurtra portokalli e e kam rripin e pantallonave po te kesaj ngjyre.
Dhe mendoj qe nuancat e portokallise e kane lete takimin tek une. Sot, o ndoshta perhere, duke gjykuar nga flutura ngjyre portokalli qe kam vizatuar vete, te ngjitur tek kasat e kompiuterit.
Atehere, duhet te jete ceshtje shoqerije. Zgjedh nje ngjyre instinktivisht e ajo te ben shoqeri, besnike.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

Fantazmat rikthehen. takova....te kater viteve me pare. eshte vetem ...... dhe ....... shume emocione, shume te forta.

Fantazmat jane te tilla sepse jetojne pertej vdekjesdhe nuk kane largesi, as kufij, deri diku si ne. nuk mund te jete une, une eshte nje fantazem.
 

epiphany

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

neser eshte data 27.eshte e cuditshme se si vetem ne nje vit te ndodhin aq pafundesisht gjera?si eshte e mundur qe te ndryshosh teresisht ne nje kohe kaq te shkurter?ajo vajaza qe thjeshte para nje viti ishte totalisht e mbytur ne komplekse,me ndjenja pasigurie qe e persekutonin ne cdo moment, sot eshte kthyer ne nje femer...me e forte se asnjehere, e sigurte ne cdo gje qe ben dhe qe me hapa te cilat mendonte se nuk do ishte kurre e afte ti bente po realizon endrren e saj.duhej patjeter te kalonte gjithe keto per te arritur ketu?sdq...pak rendesi ka tashme.me pelqen kjo ndjenje.te mos paturit frike, siguria.me pelqen ideja qe tani filloi cdo gje verte dhe dua ta shijoj deri ne fund...
 

b.k.

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

... eshte nje tren me shpejtesi te madhe.
- Mundohu te hypesh.
- jo eshte nga ata me shpejtesi, nuk ndalon neper stacione.
- Jump
- hekeeee. Nuk dua ti hyp atij treni. eshte me rrezik.
- Kemi nevoje per trena te tille. na kujtojne se jetojme.
- right
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

Mbi baze te nje konceptimi thjesht personal, konsideroj te shemtuar ata qe nuk qeshin kurre. I shoh cdo dite, me rrethojne, o jane ne kontakt te afert me mua dhe qe c'ngjyrosin vizionin tim te dites. E me pas me duhet te merrem me vehten. Konstatoj qe dicka me ka zvogeluar amplituden e humorit tim dhe me vjen keq qe jam kaq e ndjeshshme ndaj ketyre fytyrave te zymta.
Dhe ne mendje me vjen nje fjale e urte e jona:
" E qeshura ne goje te budallait".... dhe per te paren here me vjen te flas keq per te madhin popull qe e njoh si te urte....
Dhe me vjen te them: "Miresevini ju o budallenj te qeshur!"
 

epiphany

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

si eshte e mundur ta shohesh ne cdo vend, ne cdo person, ta perjetosh ne cdo ndjesi ate qe deshiron me cdo gje tenden?
 
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

There are people with whom you fall in love if the situation or timing is right, then there are those with whom you fall in love no matter what. It seems only just that i refound you :kiss:
 

zog

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

Fillimisht postuar nga chiocciolina:
[qb] Mbi baze te nje konceptimi thjesht personal, konsideroj te shemtuar ata qe nuk qeshin kurre. I shoh cdo dite, me rrethojne, o jane ne kontakt te afert me mua dhe qe c'ngjyrosin vizionin tim te dites. E me pas me duhet te merrem me vehten. Konstatoj qe dicka me ka zvogeluar amplituden e humorit tim dhe me vjen keq qe jam kaq e ndjeshshme ndaj ketyre fytyrave te zymta.
Dhe ne mendje me vjen nje fjale e urte e jona:
" E qeshura ne goje te budallait".... dhe per te paren here me vjen te flas keq per te madhin popull qe e njoh si te urte....
Dhe me vjen te them: "Miresevini ju o budallenj te qeshur!" [/qb]
shume refleksion i mençur ky.

dhe migjeni qe s'ka thene kot "qeshu rini, qeshu, bota eshte e jotja. "

ps; apo s'eshte e tija kjo /pf/images/graemlins/laugh.gif

heh mu ka thartu truni per fare, m'duket. shyqyr thuaj, qe akoma s'me ka vdek admirimi per disa pikveshtrime te tilla, kaq interesante. :thumbsup:
 

Guest
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

1 Maj 2005!!

Dicka e pazakonte te nisesh nje date,prej ores se pare te saj..
Megjithate,jo cdo nate,ulem e shkruaj ne nje Ditar..
Pjese,nga Ditari,qe nuk mbaj....


Me pelqen ndonjehere,te mos shkruaj..
Pasi ajo cfare shkruhet,nuk eshte kurre,aq e bukur,sa ajo cfare ndihet....

Ndaj per te mos i humbur Magjine,me pelqen ta le shpesh gjithcka ne heshtje..
Ndaj rri,mendohem..
Por,shoh qe dicka me mungon..

Cfare??
Te shkruaj..
 

Rambla

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

Sot ndjeva deshiren te lexoj. Kisha aq kohe pa lexuar nje liber te cilen ta zgjidhja une, pa qene e detyruar, pastaj kjo koha mire, dielli qe i jepte drite shtepise, qetesia perreth sikur me ftonin te hapja librin...dhe ndjeva dyfish kenaqesi, ndjeva nje kenaqesi te re...e zbulova sot, sikur te kisha lexuar per here te pare ne shqip, gjuha ime mu duk kaq e bukur. dhe me ben te pasur..
 

Mono

Forumium praecox
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

Kujtimet jane pjesa me me kuptim e jetes se nje njeriu. Keto mund te jene kujtime kohesh te largeta, caste qe nuk harrohen lehte, fytyra qe i ruan ne kohe si dikur 10 vjec.

Ndodh qe keto fytyra te rriten bashke me ty, dhe sipas formimit te karakterit tend, pret qe dhe keto fytyra te kene vendosur te njejten jete perpara tyre derisa nje dite i ndesh ne rruge dhe te tregojne qe nuk jane me fytyrat e vogla engjellore qe ti mbaje mend, por disa fytyra grash te mbushura me lesh dhe qe te bejne te deshirosh te mos e kishe thyer kurre platonizmin e femijerise... e te jetoje ne nje bote piterpaneske ku nuk kishte asgje (pervec asaj kohe).

Kur endesh mes kujtimeve dhe realitetit nuk has kurre nje vije fundore llogjikimi.
Kur nuk ka as llogjike dhe as realitet ngelet deshira, qe ndoshta nuk eshte vecse nje ndienje e thelle boshe per te arritur nje perfundim llogjik, ose nje perjetesi kujtimesh!
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

Fillimisht postuar nga Stay Behind:
[qb] Kur endesh mes kujtimeve dhe realitetit nuk has kurre nje vije fundore llogjikimi.
Kur nuk ka as llogjike dhe as realitet ngelet deshira, qe ndoshta nuk eshte vecse nje ndienje e thelle boshe per te arritur nje perfundim llogjik, ose nje perjetesi kujtimesh! [/qb]
Dhe cfare ndodh pasi arrihet perfundimi llogjik? Si mund te mbushet 'ndjenja e thelle boshe' pasi ke kuptuar? Ku shkojne kujtimet?

Kur i kam folur dikujt, dikur, dhe padashje per luften mes kujtimeve dhe realitetit me pa sikur te me thoshte: per cfare e ke fjalen? Po nuk qenkam vetem une qe ngec here pas here ne kete grace! /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

I don't wanna meet you on a narrow Copley subway car
Where impatient strangers suck my breath
There are no footprints on the sidewalks
to get me home, to you. The looming light

of phosphorous towers licks at a laminated moon
I dont wanna drown in the fish-stink stench
Of Boston Harbor on a calm and stagnant evening
I don't wanna wade through wide rivers of cars

just to join the crowd at the commons
where your voice is muted by motorcades of Boston traffic.
Besides, the roads there are untying themselves
like Titanic's strained and fraying cables.

I want to lean against your back on a cold salt beach
and feel your lungs pressing against mine
while the layered late-afternoon wind
stack oceans of blue sky against the tide.

I want to wait until the spotlight moon marks its cue
and lead a dance of shallow footprints
waltzing to the snare of syncopated waves

The beach is a fine place to forget
It is overflowing with darkness
Beyond the stillest slate-black sea
we can watch the towering lights of Boston
sink into the North Atlantic.
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...

Gjysmen e pare te dites e kalova ne gjume.
"Te shftytezoj mire te pakten gjysmen e dyte" i thashe vehtes dhe mendoj se e bera.
Dolem. Shtruam nje pershqir ne nje nga te paktat hije te mbetura bosh, ne njerin nga parqet prane shtepise sime. Hoqem atletet e corapet e u shtrime mbi te. Me syte nga ajo cope e qielli qe dukej nga gjethet e pemeve, ne kontakt me token, degjonim nje grup vajzash qe kendonin per vehten e tyre, dhe ne njefare menyre edhe per ne. Njeri nga ne filloi te lexonte me ze, e tjetri degjonte. Une isha ajo qe degjoja.
Kaloi ne kete menyre nje pjese e pasdites.
Nje dite e mrekullueshme e djeshmja. Dhe une qe nuk e kisha pare kurre me shume interes ate park aq prane shtepise!
 
Top