Re: Përkthime
Sa pa u dehur*)
Duhet vërtet kujdes që mos të bëjë vaki
Pa shkak si kafshë t'ia nisësh duke ulërirë.
As kamarierët ç'janë mos qëllosh në turi,
As mos i bësh përshesh, as t'i lagësh me birrë.
Që kohën kaq të shpifur ti vetë mos e shkurtosh
Duke ia marrë me gjumë ndanë trotuarit.
Që nga ura e madhe mos kumbisesh përposh.
As shokut mos ia thyesh nofullën përsëmbari.
Mos të ndodhë papandehur që nën kujisje qensh,
Të grisen e të shqyhen rreckat që prej barkut.
Dhe që as ndonjë zonje të mir' e të shtrenjt',
Mos ndodhë t'ia përpjekësh kokën pas banakut.
Alfred Lihtenshtain
*) Pata një problem tek perkthimi:
der Betrunkene - i dehuri
der Angetrunkene - është dikush që ka pirë për mashallah, por akoma nuk është dehur. Për këtë s'gjeta një fjalë të vetme shqip. Të kujtohet ty ndonjë, Fantazia? Do ta mirëprisja.