Re: Përkthime
Jacques Prévert (1900-1977)
GJETHET E VDEKURA
Oh, do të doja aq sa ti të kujtohesh,
Mbi ditë të lumtura kur ne ishim miq,
Në ato kohëra, jeta ishte më e bukur,
Dhe dielli më përvëlues sesa sot.
Gjethet e vdekura mblidhen me lopatë,
E sheh, une nuk kam harruar.
Gjethet e vdekura mblidhen me lopatë,
Kujtimet dhe keqardhjet gjithashtu,
Dhe era e veriut i rrëmben ato,
Në natën e ftohtë të harresës.
E sheh, unë nuk kam harruar,
Këngën që ti më këndoje...
Eshtë një këngë, që n'a ngjan,
Ty që më doje, mua që të doja.
Ne jetonim, të dy së bashku,
Ti që më doje, unë që të doja.
Dhe jeta ndan ata që duhen,
Fare ëmbël, pa bërë zhurmë.
Dhe deti fshin mbi rërë,
Hapat e dashnorëve të ndarë.
Ne jetonim, të dy së bashku,
Ti që më doje, unë që të doja.
Dhe jeta ndan ata që duhen,
Fare ëmbël, pa bërë zhurmë.
Dhe deti fshin mbi rërë,
Hapat e dashnorëve të ndarë...
Gjethet e vdekura mblidhen me lopatë,
Kujtimet dhe keqardhjet gjithashtu
Por dashuria ime e heshtur dhe besnike
Buzëqesh gjithmonë dhe jetën falenderon
Të doja aq shumë, ti ishe kaq e bukur,
Qysh do ti që unë të të harroj ?
Në ato kohëra, jeta ishte më e bukur
Dhe dielli më përvëlues sesa sot
Ti ishe mikja ime më e ëmbël
Por nuk kam tjetër veçse keqardhje
Dhe këngën që ti këndoje
Gjithmonë, gjithmonë do t'a dëgjoj !