Përkthime

blabla

Primus registratum
Re: Përkthime

E ka njeri versionin shqip te "Shall I compare thee to a Summer's day"? thnx in advance.
 

bebi

Primus registratum
Re: Përkthime

Johann Wolfgang Goethe

Da dove siamo nati?

Da dove siamo nati?
Dall'amore.
Come saremmo perduti?
Senza amore.
Cosa ci aiuta a superarci?
L'amore.
Si può trovare anche l'amore?
Con amore.
Cosa abbrevia il pianto?
L'amore.
Cosa deve unirci sempre?
L'amore.


Si erdhme n'ket bote?

Si erdhme n'ket bote?
Prej dashnise.
Si kena me humb?
Pa dashni.
Ca na e ban gjithcka ma t'lehte?
Dashnija.
A mund t'gjehet edhe dashnija?
Me dashni.
Kush i kput lot't?
Dashnija.
Ca duhet me na bashku gjithmone?
Dashnija.


ps: DD, flm, asht e mrekullushme.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

XVIII

Me një ditë vere ty të të krahasoj?
Ti je më e dashur dhe e matur.
Eregrat shkundin gonxhet e shtrenjta në maj,
Dhe qirasë së verës data i ka ardhur.
Herë më i nxehtë syri i qiellit përndritet,
Por shpesh i muget çehrja e praruar;
Kushdo me hire nga hiret dikur zvenitet,
Prej rastit a kthesës së natyrës paprerë;
Por vera jote e përhershme nuk do venitet,
As do humbë zotërimin e gjith’ sa ke hirësi;
As mburrja e Vdekjes në hijen e saj nuk të tret,
Kur në vijat përjetësore të kohës rritesh ti:
Sa gjatë burri merr frymë apo shohin sytë,
Aq gjatë rroftë ky, dhe jetë të dhëntë ty.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Përkthime

Jane perkthime ( shqiperime)kaq te arritura , DD skam patur rastin te te pergezoja me pare /pf/images/graemlins/smile.gif
Gjetja e e te tilla fjaleve analogjike ne shqip dhe renditja e tyre me talent me perforcon idene se gjuha jone eshte kaq e pasur ...
 

blabla

Primus registratum
Re: Përkthime

XVIII

Me një ditë vere ty të të krahasoj?
Ti je më e dashur dhe e matur.
Eregrat shkundin gonxhet e shtrenjta në maj,
Dhe qirasë së verës data i ka ardhur.
Herë më i nxehtë syri i qiellit përndritet,
Por shpesh i muget çehrja e praruar;
Kushdo me hire nga hiret dikur zvenitet,
Prej rastit a kthesës së natyrës paprerë;
Por vera jote e përhershme nuk do venitet,
As do humbë zotërimin e gjith’ sa ke hirësi;
As mburrja e Vdekjes në hijen e saj nuk të tret,
Kur në vijat përjetësore të kohës rritesh ti:
Sa gjatë burri merr frymë apo shohin sytë,
Aq gjatë rroftë ky, dhe jetë të dhëntë ty.
Flm D 2 the 2 power.
Kjo perkthimi ne shqip esht faktikisht iambic pentameter??? Sepse kur e recitoj me vete, nuk arrij ta ndaje ne 5 iambs, ose po e boj un gabim...Nejse, thnx again.

p.s. I get six, po also I havent had a lit class in 2 years...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

është e përpjetë ta bësh penta,
e iambice pastaj akoma më shumë,

Një ose dy sonete janë këtu në disa përkthime, nuk e di në i ke parë, (dhe me këtë sy?)
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Longing

Some raindrops fell on the window
With longing for you, suddenly,
For we both live in the borough
But rare see each other, rarely.

It seemed to me little uncommon
How came this morning in the fall,
From dusked skies storks are gone
And rains are with no rainbows at all.

A Heraclitus saying, years old,
What in the hell remind me today?
For those who are awake is one world,
For those who sleep are more away.

In what bad dream we have fallen so,
That ourselves we can’t awake to?
Some raindrops fell on the window
And I felt longing for you.
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: Përkthime

DD edhe nje here komplimentet e mia dhe me intereson shume mirresh profesionalisht me keto perkethime apo passion ?!
Thnx per kenaqesin qe na ofron!
 

bebi

Primus registratum
Re: Përkthime

DD pres me lexu perkthimet tuja.
Un njiher e provova ma siper, s'kam dhunti perkthimi :shrug:
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Përkthime

Diabole,

Po paskam qejf me ta ni zanin:

"And so at last the beast fell and the unbelievers rejoiced.
But all was not lost, for from the ash rose a great bird.
The bird gazed down upon the unbelievers and cast fire
and thunder upon them. For the beast had been
reborn with its strength renewed, and the
followers of Mammon cowered in horror."

(Jo sfidë, thjesht provë mbase po del diçka më e mirë se imja... /pf/images/graemlins/tongue.gif )
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Përkthime

Diabole, po ma dredh më duket:

E kështu më në fund bisha ra dhe mosbesuesit u gëzuan.
Por nuk humbi e tëra, ndaj prej hirit u ngrit një shpend i mahnitshëm.
Shpendi u nguli sytë mosbesuesve poshtë dhe lëshoi mbi ta zjarr dhe rrufe. Sepse bisha pat rilindur me forca të ripërtërira, dhe pasuesit e Mamonit u mblodhën kruspull nga lemeria


(Gati i re më të: garnitura letrare e krediteve të Firefox-it.)
 

receli

Primus registratum
Re: Përkthime

Nazimi doli qe ne mengjes heret pa vene gje ne goje te priste postierin. Ai u ul tek nje stol druri qe ndodhej perball me deren kryesore te repartit e duke ndezur nje nga nje cigaret Samsun priste me padurim te cfaqej atje larg postieri me kaloshinin e tij te vjeter e canten e madhe prej lekure me te cilen u jepte ato pak gezime ushtareve te merzitur te ketij reparti te zymte.
Kete radhe ai priste me padurim nje leter qofte me dy rreshta por vetem te ishte letr prej saje. Ai i kishte ruajtur te gjitha letrat e Jasminit, qofshin ato me dy faqe, qofshin ato me nga dy tre rreshta. Te gjitha i kishin dhene gezime te papershkrueshme por kohet e fundit megjithse nuk desh ta besonte, nuk mund te mos vinte re jo vetem rrallimin e tyre por dhe nje ton gjithnje e me te ftohte qe ai e ndjente mes rreshtave te paket te atyre letrave te pakta te Jasminit. Dicka kishte ndryshuar e Jasmini sikur nuk ishte me ajo Jasmin i dikurshem qe i sillte nga larg ate cop diell qe i mungonte Nazimit te urte.
Perpjekjet e tije qe te sqaronte kete si ftohtesi te cuditshme ne ndonji bised telefonike kishte deshtuar. Telefonin e kemi te prishur ne katundin tone, i kishte thene ajo ne nje leter te shkurter. Nazimi kishte shpeshtuar letrat mbas kesaj por kishte marre si pergjigje vetem nje rrallim akoma me te dukshem te letrave te saja. U bene jave pa asnje leter, pa asnje lajm nga Ajo, princesha Jasmin, sic e quajte ai me mendjen e tije ne gati cdo minut te dites e te nates.
Sot ai priste ndryshe nga heret e tjera nje cop pusulle qofte dhe dy fjaleshe. Nderkohe u degjua troku i kaloshines e u duk postieri i cili u afrua dhe duke e pershendetur Nazmiun shum ftohte iku ne drejtim te menxes se Repartit ku prisnin shumica e ushtareve.
Kam ndonje leter, deshi te thote, por zeri i doli aq i dobet sa as vete mezi e degjoi. Postieri kaloi indiferent prane tije dhe Nazmiu e kuptoi se per te nuk kishte asgje. Nje si therrje ndjeu ne brinje e nje si leng i hidhur erdh e ju mblodh ne goje. Nuk dinte ku te shkonte. Ndjeu nje nevoje te tmerrshme te takonte dike e te pakten te degjonte zerin e ndonje shoku.
U nis andej nga menxa ku zakonisht ne faqen ku binte dielli mblidheshin ushtaret per tu ngrohur ne ditet e ftohta. Te pakten te jete dikush aty e le te flasin per cka do, vec te jete aty mes tyre e jo i vetem ne nje dite kaq boshe si kjo. Edhe ne folshin per gallata sarajin ai do bente durim e do degjonte llogjet per futbollin, boll te mos ish i vetmuar.
Ushtar Nazmiu..u degjua nje ze i forte..
Ai u drodh e mendja rrufeshem i shkoj tek posta.
Mos valle Postieri ka zbuluar ne fund te cantes se madhe..ate letren e Jasminit..por jo..ishte Komandanti..
Ushtar Nazmiun, merr nje lopate e shko te cbllokosh pak kanalin qe ka bllokuar deren kryesore..
Ai u nis kembe zvarre e i hutuar drejt kapanonit.
Tani e ndjeu se ishte vertet nje cop ushtar e lopata, pushka e gaveta do te ishin tash e tutje bota e tije.


Pjese nga romani Vjeshte e ftohte e shkrimtarit turk Ali Demiroglly. Perktheu Mensud Elhami.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Përkthime

Paul Verlaine (1844-1896)

Endrra ime familjare

Kam bërë shpesh këtë ëndërr të çuditshme dhe depërtuese
Të një gruaje të panjohur, që e dua, dhe që më do
Dhe që nuk është, çdo herë, as krejt e njëjta
As krejt tjetër, dhe më do dhe më kupton.

Sepse ajo më kupton, dhe zemra ime, e tejdukshme
Për të vetëm, mjerisht ! pushon së qenuri një problem
Për të vetëm, dhe bulëzat e ballit tim të zbehtë,
Vetëm ajo di t'i freskojë, duke qarë.

Eshtë ajo brune ? bjonde ? kuqaloshe ? - Nuk e di.
Emri i saj ? Më kujtohet që është i ëmbël dhe tingëllon
Siç ai i të dashurve që Jeta i lëçiti.

Vështrimi i saj është njëlloj me vështrimin e statujave,
Dhe, për zërin e saj, të largët, të qetë, të rëndë, ajo ka
Thyerjen e zërave të shtrenjtë që janë heshtur.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Përkthime

William Butler Yeats (1865-1939)

Mëshirë në dashurinë


Një mëshirë që kapërcen kuptimin,

Eshtë e fshehur në zemër të dashurisë :

Turma që shet dhe blen,

Retë, endacake në udhëtim,

Erërat e ftohta dhe të lagështa që fryjnë

Dhe lajthishtja e errët që shtrihet,

Ku rrjedhin ujërat gri,

Kërcënojnë kokën që unë dua.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Përkthime

Jacques Prévert (1900-1977)


GJETHET E VDEKURA

Oh, do të doja aq sa ti të kujtohesh,
Mbi ditë të lumtura kur ne ishim miq,
Në ato kohëra, jeta ishte më e bukur,
Dhe dielli më përvëlues sesa sot.
Gjethet e vdekura mblidhen me lopatë,
E sheh, une nuk kam harruar.
Gjethet e vdekura mblidhen me lopatë,
Kujtimet dhe keqardhjet gjithashtu,
Dhe era e veriut i rrëmben ato,
Në natën e ftohtë të harresës.
E sheh, unë nuk kam harruar,
Këngën që ti më këndoje...

Eshtë një këngë, që n'a ngjan,
Ty që më doje, mua që të doja.
Ne jetonim, të dy së bashku,
Ti që më doje, unë që të doja.
Dhe jeta ndan ata që duhen,
Fare ëmbël, pa bërë zhurmë.
Dhe deti fshin mbi rërë,
Hapat e dashnorëve të ndarë.
Ne jetonim, të dy së bashku,
Ti që më doje, unë që të doja.
Dhe jeta ndan ata që duhen,
Fare ëmbël, pa bërë zhurmë.
Dhe deti fshin mbi rërë,
Hapat e dashnorëve të ndarë...

Gjethet e vdekura mblidhen me lopatë,
Kujtimet dhe keqardhjet gjithashtu
Por dashuria ime e heshtur dhe besnike
Buzëqesh gjithmonë dhe jetën falenderon
Të doja aq shumë, ti ishe kaq e bukur,
Qysh do ti që unë të të harroj ?
Në ato kohëra, jeta ishte më e bukur
Dhe dielli më përvëlues sesa sot
Ti ishe mikja ime më e ëmbël
Por nuk kam tjetër veçse keqardhje
Dhe këngën që ti këndoje
Gjithmonë, gjithmonë do t'a dëgjoj !
 
Top