Përkthime

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Eugenio Montale

për K

Kujtoj buzëqeshjen tënde, që është për mua ujë i kthjellët
Gjetur në shtrat të një lumi mes shkëmbinjve rastësisht,
Pasqyrë e vogël në të cilën sheh dredhka bistakët;
Dhe e gjitha në përqafimin e një qielli të bardhë paqësisht.

I tillë është kujtimi im; s’mund ta di, o e largët,
Nëse pamja jote shpreh lirisht një shpirt patëkeq,
A në je nga endacakët që e keqja e botës u hap plagët
Dhe vuajtjet e tyre si talisman nga vetja s’i heq.

Por këtë mund ta them, që portreti yt ndër mendime
I mbyt shqetësimet trilliane qetësisht me një valë,
Dhe se fytyrimi yt i kacavirret grisë së kujtesës sime
Shqeto si bisku i një palme të re sapodalë...

****

Mos na pyesni për fjalën që çdo anë bën yrt
Shpirtrat tanë pa formë, dhe me gërma zjarri
Shpall dhe shkëlqen porsi lule shafrani
E humbur në mes të një lëndine të pluhurt.

Ah, burri që ecën i sigurtë,
Për të tjerët dhe për veten mik,
E hija e tij s’merakoset që zhegu në pisk
E stampon mbi një mur të ngurtë!

Mos na kërkoni formulën që mundet tu çelë botë
Si ca rrokje bullunga dhe si një degë e tharë.
Vetëm këtë mundemi tu themi sot,
Çfarë ne nuk jemi, ne nuk duam - çfarë.

****

Jeta ime, nga ty nuk dua linja
Fikse, fytyra të pashme a zotërime.
Në xhiron tënde të pandalur tani të njëjtën
Shije kanë mjalti dhe absintha.

Zemra që çdo lëvizje mban në të
Rrallë është shkundur nga brofje.
Ashtu si ndonjëherë në qetësinë
E krahinës një e shtënë pushke.

****

Shpesh të keqen e jetës kam takuar:
Ishte përroi që gurgullonte në shtjellë,
Ishte gjethja mbështjellë
përcëllimi, ishte kali i rrëzuar.

Të mirë nuk dija, jashtë asaj mahnitje
Që hap Indiferenca e lume:
Ishte shtatorja në përgjumje
mesdite, dhe reja, dhe fajkoi në ngritje.
 
A

ardo

Guest
Re: Përkthime

Edhe njehere komplimente per perkthimin. Pa fjele bashkohem me vleresimin e Shiraz, "shume e bukur!".

Dua te vecoj se me pelqen shume perdorimi i "ca" dhe "mja" ne vend te (perkatesisht) "pak" dhe "mjaft". Eshte nje dialekt shume i bukur. Shkon shume per perkthim poezish.

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Diabolis Dassaretis</div><div class="ubbcode-body">
Fiton për ca dhe pastaj mja
</div></div>
 

gurax

Pan ignoramus
Kutia kishte 52 letra, secila perbente nje jave, si dhe shtate xhola. Keta xhola ishin po ata personazhe te cilet Kasta Gri i quante Zoteruesit, kunder te cileve luftonin papushim te Shtate Forcat, brenda zemrave te cdo njeriu. Por Kasta e Drejte e dinte ndryshe te verteten; kishte vetem Shtate dhe asgje me teper se keta Shtate brenda te cileve gjendej dhe kontradikta e perjetshme qe Kasta Gri, per interesat e veta, e kishte shnderruar ne nje lufte te hapur dhe te perligjur. Sa here qe zbulohej nje xhol, As-keshtu-As-ashtu i thoshte emrin me ze te larte; ishin Te Shtatet zoterit e vertete te Kohes, qe ishin Te Pesedhjete-e-dy-tet.

Chalah, qe eshte Dashuria dhe shpagimi i saj, eshte gjithashtu dhe Epshi dhe baza e saj.
Dindred, qe eshte Krenaria, Lavdia dhe Madheshtia ne sytee botes, eshte gjithashtu dhe Zemerimi i verber, pra tradhtia dhe turpi.
Blem, qe eshte Gezimi dhe momentet e bukura, Shoqeria dhe rehatia, eshte gjithashtu Dehja, Pshurrja ne rroba dhe sikleti.
Dir, i cili eshte Guximi, eshte po i njejti Dir ne formen e Budallallekut.
Tinntinar eshte bujaria e Kamjes, kujdesi per parate, dhe ne kete menyre keqadashja dhe Varferia.
Thrawn eshte Forca dhe Aftesia, ushtrimi, lodhja, si dhe Dobesia dhe Pertacia.

Keta gjashte, kur shpalosen mbi nje emer, jane strehe per kete Emer, ose jane pengesa per Te Drejtet nese do te duhet ta gjurmojne. Dhe prandaj As-keshtu-As-Ashtu nuk e kuptonte pse Chalah po e ruante Harran e Ri. Nod vazhdoi me tej nderkohe qe zemra i perplasej fort ne kraharor.
"Dorkuqi nuk rri me ta, ndonese edhe ai e mban shenjen e tyre. Po fuqizohet perhere e me teper. Vellai i tij I Dituri, eshte i Kastes Gri dhe eshte nje nder Grite me te erret. Vellai i tij I Riu zoteron keshjellen e Harreses. Babai i tyre eshte i vrare, tashti te tera nderimet dhe tokat qe i perkisnin babait, jane te tij. Ai eshte edhe me i fuqishem se vete mbreti ..."

Duke shtremberuar buzet, As-keshtu-As-ashtu zbuloi xholin e fundit.
Rizna eshte Vdekja. Vdekja dhe Jeta, mban me vete nje draper dhe nje cante me fara, pergjithmone korr ate cfare mbjell.
"Ti ke trimeri brenda vetes".
"Jo."
"Je e palekundur."
Ajo nuk u pergjigj.
"Je nje E Drejte."
"Po."
"Mendoj se je." Shtyu xholin me Riznan ne drejtim te Nodit. "Ke frike?"
"Po." Deri ne Vdekje - te sajen apo te tijen - ata ishin martuar.
Papritur syte e As-keshtu-As-ashtu u mbushen me lot. Nje qenie aq e lashte, antike; sa fate kishte lexuar, sa prej tyre kishte derguar drej Vdekjes. Tani po qante; sepse nuk ishte ne gjendje te shihte asgje.
"Dorkuq," tha Nod me ze te ulet qe vetem ajo mund ta degjonte, sikur te donta ta kapte mat nepermjet emrit. "Dorkuq."


-- "The Deep", John Crowley
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA

Letrat e Dr. Alessandro De Rosi per Lady Evelina Savelli, Princesha e Sabines.

Montemirto Ligure, 29 Qershor 1873.

Do te perdor menjehere avantazhin e ofertes Suaj bujare, Hiresia Juaj (lejoni kete Republikan te moshuar i cili ju ka mbajtur ne preher, qe t'ju drejtohet me kete titull ndonjehere, eshte vecanerisht i goditur), per te ardhur ne ndihme te te varferve. Nuk e kisha menduar kurre se do te vija te lypja kaq heret. Sepse te korrat e ullinjve jane shume te mbara. Ne jemi gjysem-gjenoveze dhe ndryshojme nga fqinjet tane tuskane, nuk i vjelim ullinjte kur jane ende jeshile por i leme te piqen deri ne fund dhe te behen te zinj dhe te medhenj, kur te rinjte hipin ne peme dhe i shkundin me shkopinj te gjate qe t'i mbledhin vajzat - nje pamje shume e bukur te cilen Hiresia Juaj duhet patjeter ta shohe nje dite: pemet gri me djemte lekurenxire, zbathur dhe te shkathet neper peme, dhe deti i kalter i erret ne sfond... Ky deti yne - eshte ne qender te nevojes per te holla rreth te ciles do te flas. Nga tavolina ime ketu kur ngre koken e shoh detin nga dritarja, thelle pertej pyllit me ullinj, gri dhe blu nen shkelqimin e diellit dhe vjollce atje ku rete formojne hije, si nje nga mozaiket tuaj te Ravenes i shperndare si dysheme per boten: nje det tinzar, tinzar ne dashurine e tij, me tinzar sesa ata qe keni ju ne veri, nje det nga i cili ne te shkuaren (kur greket dhe fenikasit ndertonin tempuj ne Lerici dhe Porto Venere) kane lindur shume perendesha te bukurise, Venus Verticordia, por ne nje kuptim te keq te fjales duke i tejmbushur jetet e njerezve me nje erresire te befasishme, si shtrengata qe patem javen e kaluar.

Te kthehem ne teme. Do te doja qe ju, Lady Evelina, te me premtoni nje shume parash, shume para, per te rritur nje femije te huaj e te panjohur te cilen deti e solli ne bregun tone. Banoret, shpirtmire sic jane, jane edhe shume te varfer dhe kane mbingarkese kur flitet per edukimin e femijeve. Per me teper kane formuar nje ndjenje te zbehte distancimi per kete jetime te gjore, te hedhur ketu nga shtrengata e frikshme, padyshim nje femije pagan sepse nuk kishte kryqe ne qafe apo shenja te tjera dalluese sic ka cdo femije i rregullt i Krishtere. Ne pamundesi qe te gjeja ndonje nga grate tona per te adoptuar kete femije, si dhe pa harruar qe kujdestare ne shtepine time eshte nje beqare plake terrorizuese, mendova per murgeshat e konventes qe kemi afer, gra te shenjteruara, qe u mesojne vajzave te vogla si te thone lutjet dhe te jene te mbara, si dhe per Hiresine Tuaj qe te mbuloje shpenzimet e kesaj sipermarrje.

E gjora femije, sa nje plesht me lekure te nxire. E gjetem pas stuhise, ne nje ranishte ndermjet shkembijve te keshtjelles: e tere kjo gje ishte nje mrekulli sepse bregu i ngjan dhembeve te nje peshkaqeni dhe zonat me rere jane shume te vogla dhe shume te rralla. Ishte shtrire dhe e veshur me rroba te cuditshme; kur e sollen tek une te gjithe mendonin se ishte e vdekur: nje vajze e vogel kater apo pese vjec, padyshim nje femije e bukur dhe me lekure te kafenjte te erret. Kur u permend vetem tundte koken si per te na thene qe nuk kuptonte asnje fjale italisht, fliste fjale te nje gjuhe te cuditshme te Lindjes, disa fjale ishin greqisht por qe une nuk i kuptoj; edhe Kryetari Superior i Kolegjit De Propaganda Fide do te ishte shume i habitur nese do i degjonte. Femija me sa duket eshte i mbijetuari i vetem nga nje anije qe do jete mbytur ne shtrengate, me siguri e njejta anije derrasat e se ciles kemi gjetur ne breg keto dite; askush ne Spezia apo ne ndonje port tjeter nuk di asgje per te. Por sipas disa peshkatareve shkonte drejt Porto Venere. Nje anije e madhe dhe hijerende, ne ane kishte te pikturuar sy te medhenj, dhe sic edhe Ju vete e dini, eshte karakteristike e anijeve greke. Per here te fundit e pane pertej ishullit Palmaria, duke hyre me vela te hapura drejt e ne zemer te shtrengates. Asnje trup tjeter nuk eshte gjetur ne breg, cuditerisht.


10 Korrik

Sapo i mora parate tuaja, Donna Evelina. Ishim shume te emocionuar ne San Massimo kur erdhi postjeri me letren dhe me thirren me urgjence, per te firmosur ne prezence te autoriteteve te fshatit emrin tim ne regjistrin e dorezimeve.

Femija eshte sistemuar me murgeshat, qe prej disa ditesh. Jane murgesha shume te dashura (gjithmone murgeshat arrijne te prekin zemren e nje plaku qe urren prifterinjte dhe thur intriga kunder Papes, sic ju e dini), te veshura me rrobat e tyre ngjyre kafe dhe kapelet e bardha. I quajne Motrat e Stigmatas, dhe kane nje shkolle konvente ne San Massimo, larg bregut, ku ka dhe nje oborr te vjeter dhe te lene pas dore ku tashme rriten mente dhe peme qershie. E strehuara Juaj ka vene ne dileme gjysmen e konventes, tere fshatin, Vezhguesit Episkopale dhe Urdherin e Shen Francis. Se pari, sepse askush nuk mund te kuptoje nese femija eshte i pagezuar apo jo. Pyetja eshte e rendesishme sepse me sa duket (sic mund t'u thote edhe Kardinali vete, daja i bashkshortit tuaj) pagezimi per here te dyte eshte po aq i padeshirueshem sa edhe mospagezimi. Rreziku i pare u gjykua te jete me i vogel sesa i dyti; por tregojne se femija me siguri eshte pagezuar me perpara dhe ishte ne dijeni se ky veprim ne asnje menyre nuk duhet te behej perseri. Ajo filloi te shqelmoje cdokend, therriste dhe luftonte si njezet djaj te marre se bashku dhe ne asnje menyre nuk lejoi qe te prekej sadopak nga Uji i Bekuar. Nena Superiore gjithmone e kishte konsideruar femijen te pagezuar me perpara, dhe inisistoi se femija kishte te drejte, vete Qielli po parandalonte nje sakrilegj. Por prifti dhe gruaja e berberit, ata te cilet kishin detyre te mbanin femijen, e mendojne kete ngjarje si te frikshme, ata dyshojne se femija mund te jete Protestant. Pastaj, eshte dhe problemi i emrit. Kishte dicka te shkruar ne rrobat e saj - lecka te grisura nga popuj Lindore dhe nje lloj mendafshi si ai qe gjendet vetem ne Krete dhe Qipro - atje kishte dicka te qendisur, menduam se ishte thjesht nje shenje, por ne fakt ishte nje emer, Δηoνεα - ketu do te thuhej 'Dionea'. Dhe ketu lind pyetja, a mund te jete nje emer i tille i denje per nje zonjushe te re ne Konventen e Stigmatas? Ketu gjysma e njerezve kane emra jo te krishtere: Norma, Odoakri, Arkimed - kujdestarja ime quhet Themis - por Dionea eshte nje emer i cili i skandalizoi te gjithe, me siguri sepse keta njerez te mire kane nje instikt shume te thelle se ky emer e ka prejardhjen nga Diona, nje nga te dashurat e Zeusit ateror, dhe mamaja e asgjeje me te ulet sesa vete perendeshes Venus. Femijen per pak sa nuk e quajten Maria, megjithese ne konvente ka 23 Maria, Marieta, Mariuka dhe emra te tjere te tille. Por motra qe kujdeset per biblioteken e konventes, e cila me sa duket e urren monotonine, mendoi te kontrollonte per kete emer ne kalendar por nuk gjeti asgje. Pastaj kontrolloi ne nje liber shume te madh, botuar ne Venecia qe ne 1625 me titull "Flos Sanctorum, ose Jetet e Shenjtoreve, nga At Ribadeneira S.J, me kapituj per shenjtoret te cilet nuk jane permendur ne Almanak, dhe te quajtur Shenjtoret e Levizshem apo Shenjtoret Ekstravagante". Zelli i moter Anna Magdalena u shperblye sepse atje, tek Shenjtoret Ekstravagante, dekoruar me figura te gjethes se palmes dhe ores me rere, eshte i pamohueshem emri i Shen Dioneas, Virgjereshe dhe Martire, nje Zonje e Antiokut, e cuar heret drejt vdekjes nga Perandori Decius. Une e njoh shijen Tuaj, Hiresi, per informacion historik dhe po ju percjell kete objekt. Por kam frike e dashur Lady Evelina, kam frike se padronia e vertete qiellore e jetimes suaj te sjelle nga deti, eshte nje shenjtore me ekstravagante se kaq.

-----
Shenim i perkthyesit:
(Kjo eshte vetem pjesa e pare e nje novele te shkurter, te perkthyer direkt nga origjinali nga autori i ketij shkrimi. Nuk lejohet kopimi apo replikimi i ketij materiali jashte ketij forumi. Ne ditet qe vijojne do te sillen me rradhe edhe pjeset e tjera te materialit, deri ne kompletimin e plote te tij -- gurax )
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA (vazhdim)


21 Dhjetor, 1879

Shume falenderime Donna Evelina, per parate e shkollimit te Dioneas. Te themi te drejten nuk nevojiteshin me kaq urgjence: arritjet e zonjushave te reja mesohen me ritme te moderuara ketu ne Montemirto. Per sa ju perket veshjeve qe ju permendet, nje pale nallane druri, me rripa te bukur te kuq, kushtojne gjashtedhjete e pese cent, dhe normalisht sherbejne per tre vjet nese zoteruesi eshte i kujdesshem dhe t'i veshe vetem kur eshte brenda fshatit. Nena Superiore u emocionua shume nga gjesti juaj bujar per konventen, por eshte edhe shume e shqetesuar qe nuk ka mundur t'ju dergoje ndonje send qe te tregoje aftesite e te Strehuares Suaj, nje simbolike ne formen e ndonje shamie te qendisur prej saj, apo doreza te thurura kunder te ftohtit. E verteta eshte se Dionea e gjore nuk ka asnje aftesi. "Ne do t'i lutemi Madones dhe Shen Francis qe ajo te behet me vlera", u shpreh Superiorja.

Megjithate, ndoshta per ju e dashur Donna Evelina, meqe jeni nje grua pagane (duke ditur tere veprat e Papa Savelli dhe mrekullite e Shen Andre Savelit), pa ndonje interes te vecante tek shamite e qendisura, do te ndiheni shume e kenaqur te mesoni se Dionea, ne vend te aftesive, ka fytyren me te bukur nga te tera vajzat qe mund te gjesh ne Montemirto. Eshte e gjate per moshen qe ka (njembedhjete vjec), me proporcione te mrekullueshme dhe shume e forte: nga te tera vajzat e konventes, ajo eshte e vetmja per te cilen une asnjehere nuk jam lajmeruar per dobesi. Ka nje strukture shume te rregullt, me floke te zinj, me kacurela shume te bukur ndonese motrat e konventes mundohen t'ja bejne te lemuar. Jam i gezuar qe eshte kaq e bukur, do te gjeje me lehtesi nje burre ne te ardhmen; dhe me duket vetem e drejte qe e Strehuara Juaj te jete e bukur.

Per fat te keq, karakteri i saj nuk eshte i kenaqshem: ajo urren te mesoje, apo te qendise, apo te pastroje. Me keqardhje me duhet te them se nuk ka asnje tregues per devotshmeri hyjnore. Shoqeria e percmon dhe murgeshat, megjithese e pranojne se nuk eshte njeri i keq, perseri duket sikur per to eshte nje gjemb i ngulur thelle ne mish. Ajo shpenzon ore te tera duke qendruar ne tarace dhe duke veshtruar detin (deshira e saj me e madhe, me ka thene ne konfidence, eshte te shkoje ne det - te kthehet perseri ne det, me fjalet e saj) si dhe duke qendruar shtrire ne oborr, poshte shkurreve me dafina, ndersa gjate pranveres dhe veres poshte shkurreve me trendafila. Murgeshat ka kohe qe thone se shkurret e trendafilave dhe dafinat jane duke u zhvilluar shume me teper se me perpara, ndoshta sepse Dionea shtrihet prane tyre; mendoj se eshte nje fakt i cili ju ka terhequr vemendjen. "Ai femije i ben te lulezojne te tera keto barishte pa vlere", ka thene Moter Reparata.

Nje tjeter menyre argetimi per Dionean eshte te luaje me pellumbat. Numri i pellumbave qe ajo arrin te grumbulloje rreth vetes eshte i jashtezakonshem; nuk do ju kishte shkuar asnjehere ndermend qe te kishte kaq shume pellumba ne San Massimo dhe kodrat perreth. Fluturojne sikur te jene floke debore, levizin dhe rrotullohen gjithandej, rrahin krahet dhe fryjne bishtin, cukisin me sqepat e tyre me levizje sensuale dhe budallaqe, duke leshuar tinguj 'gugu-gugu' papushim. Dhe Dionea qendron e shtrire perballe diellit, duke ju ofruar buzet e saj dhe qe pellumbat ia puthin, dhe nderkohe ju flet fjale te panjohura, tinguj te embel; ose leviz edhe ajo bashke me ta duke rrahur krahet ngadale sikur te ishin flatra, e ngre koken me te njejtat levizje sic edhe pellumbat i ngrene kokat - eshte nje pamje e mrekullueshme, dicka e denje vetem per piktoret tuaj, Burne Xhons apo Tadema, me shkurret perreth, muret e bardhe te konventes ne sfond, shkallet e mermerta te altarit (te tera shkallet jane prej mermeri ne kete fshat te Karraras) dhe deti blu qe duket aty-ketu midis degeve te pemeve. Por Motrat e mira i largojne pellumbat te cilet me sa duket jane krijesa qe bejne shume rremuje. Ato ankohen dhe thone se nuk do mund te duronin pastrimin e perhershem te shkalleve prej mermeri nga keta zogj te piset, nese nuk do te ishte deshira e Reverendit qe ne ditet e festave te kete nje pellumb ne pjate...
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA (vazhdim)

6 Gusht, 1882

Mos me tundoni me ftesa per te ardhur ne Rome, Hiresia Juaj. Nuk do te isha i lumtur atje dhe nuk do te mundesha te nderoja sic duhet miqesine tuaj. Tere keta vjet ne debim dhe ne udhetime permes vendeve te Veriut me kane bere edhe mua nje njeri paksa verior: e kam te veshtire te jem dakord me bashkefshataret e mi, perjashtim bejne bujqit dhe peshkataret. Pervec kesaj - ju kerkoj ndjese per kokefortesine e nje plaku i cili ka mesuar ne Theresienstadt dhe Spielberg qe t'u dredhoje oreve te dites duke thurur vargje qe permbajne fjalekryqe - kam vuajtur shume per Italine qe te mund te duroj qetesisht pushtetare te vegjel politike ne konflikte te izoluar, megjithese edhe keto jane te nevojshem ne ditet e sotme, po aq sa planet e fshehta dhe lufta e hapur ishin te nevojshme dikur. Do te isha komplet pa lidhje ne ambientet tuaja plot me ministra, njerez te shkolluar dhe gra me bukuri te rralle: te paret do te me quanin 'ignoramus', dhe te dytet dicka qe do te me lendonte edhe me teper - nje pedant.
Eshte me mire, Hiresia Juaj, qe nese deshironi te takoheni me te Strehuarin e Moshuar te koheve Mazziniane te babait tuaj, gjeni disa dite per te ardhur ketu kete pranvere. Do keni per veten tuaj dhoma krejt te reja, me dysheme prej tulle dhe me perde te bardha qe hapen drejt e ne tarace; dhe ushqim me shume lloje peshqish dhe qumesht (lulet e hudhrave i presim dhe i largojme nga ullishtet, qe te mos i hane lopet) dhe veze te gatuara me zarzavate. Djemte tuaj mund te ikin te shohin veshjet e hekurta ne Spezia; ndersa ju do te vini me mua ne rrugicat e dekoruara me lule nen deget e ullinjve, ne fushat ku lulet e fikut perqafojne sythet e vreshtave me rrush, ku dhite pertypen dhe ngrihen mbi dy kembe dhe lopet te qeta neper stalla; zera qe lindin zbehte dhe forcohen nga lugina, tek kanioni i zhurmshem, zera nga djemte dhe vajzat kur kendojne per dashurine dhe per lulet dhe per vdekjen, ashtu sic dikur benin ne kohen e Teokritit, te cilin Hiresia Juaj e edukuar do te ishte shume mire qe ta lexoje. E keni lexuar valle edhe Longus, nje shkrimtar grek pastoral? Ai eshte nje therrime me i lire, me lakuriq, per ne lexuesit e Zolas; por Frengjishtja e vjeter e Amyotit ka nje sharm te mrekullueshem, dhe ai jep ndjesine si askush autor tjeter se si jetonin njerezit ne ato lugina, ne ato dete, si ato qe ka patur kur kurorat me luledele dhe trendafila vareshin neper pemet e ullinjve per nder te nimfave te pyllit; kur pertej gjirit, ne fund te ngushtices me detin aq blu, mbi shkembinje e mermerit nuk gjendej kisha e Shen Lorencit me skulpturen e martirit ne oborr, por tempulli i Venusit, si roje e territorit te saj. Po e dashur Lady Evelina, i keni rene pikes! Miku juaj i vjeter eshte rikthyer perseri ne mekatet e tij, dhe po shkruan edhe nje tjeter akoma. Por kesaj here jo me vargje apo pamflete politike. Jam shume i prekur nga nje histori tragjike, historia e renies se Zoterve Pagane... A keni lexuar ndonjehere per udhetimet e tyre dhe per maskimet e tyre, ne librin e vogel te mikut tim Hajne?

Nese vini ne Montemirto do te takoni edhe te Strehuaren Tuaj, per te cilen ju kerkoni lajme. Lajmet per pak sa nuk do te ishin te tmerrshem. E gjora Dionea! Kam frike se udhetimi aq heret, e lidhur ne direket e veles, nuk ka bere asgje per guximin e saj, jetimja e shkrete! Ka patur probleme te medha ketu, dhe ka qene e nevojshme e tere influenca ime, dhe tere pesha e emrit te Hiresise Suaj, edhe e Papatit, dhe e Perandorise se Shenjte, qe te mos perjashtohej nga Motrat e Stigmatas. Me sa duket kjo krijese e shkrete per pak sa nuk beri nje sakrilegj: u gjet duke mbajtur ne nje menyre shume te dyshimte fustanin festiv te Madonas dhe vellon e saj me te mire nga Pizzo di Cantu", dhurate nga markezia Violante Vigalcila e Fornovos. Nje nga jetimet, Zaira Barsanti, te cilen e quajne Rosaccia, pretendon madje' se e gjeti Dionean duke u perpjekur te dekoronte vetveten e saj te lige me keto sende te shenjta; dhe ne nje rast tjeter, kur Dionea duhet te pastronte dyshemene e altarit (ishte vigjilja e Pashkes se Trendafilit), u gjet e ulur ne cep te altarit, fiks atje ku ndodhet Sakramenti me i Shenjte. Mua me thirren menjehere dhe u desh te asistoja ne nje mbledhje te keshillit eklesiastik te konventes. Atje Dionea dukej, komplet pa lidhje, si nje bukuri e vogel dhe mahnitese, me lekure te erret, truplidhur, me nje shkelqim te cuditshem te eger ne sy, dhe nje buzeqeshje edhe me te cuditshme torturuese dhe gjarperore, si buzeqeshjet e grave te Leonardo DaVincit, midis imazheve te Shen Francis dhe figurave ne kornize perpara statujes se Virgjereshes, te cilen ne vere e veshin me nje rrjete kunder mizave. Sic e dini mizat jane krijesa te Djallit.

Meqe ra fjala per Djallin, a eshte Hiresia Juaj ne dijeni se nje nga dyert e konventes, ne pjesen e brendshme dhe siper pllakes metalike (e ngjashme me gryken e ujitesve te luleve) nepermjet te ciles motrat shohin kush eshte jashte dhe komunikojne, ka nje zone te skalitur, nje figure e perbere nga emra te shenjte dhe tekste ne formen e nje trekendeshi si dhe duart e stigmatizuara te Shen Francis dhe shume gjera te tjera, shenje e cila sherben per te trembur Te Ligun si dhe per te mos e lejuar te hyje ne ate ndertese? Sikur te kishit pare Dionean, se me cfare percmimi i pranoi pa asnje orvatje refuzimi te tera gjerat tronditese qe u thane kunder saj, Hiresia Juaj do te kishte menduar ashtu si edhe une, qe dera ne fjale nuk ka qene ne vendin e saj, ndoshta ka qene per riparim, ate dite kur e Strehuara Juaj shkeli per here te pare ne konvente. Juria eklesiastike, e perbere nga Nena Superiore, tre Motra, Drejtori i Kapucinit, si dhe sherbetori juaj perulur (i cili tentoi i deshperuar te jete avokati i Djallit), e denoi Dionean, midis te tjerash, qe te bente kryqin njezet e gjashte here mbi dysheme, me gjuhe. E gjora femije! Cdokush do te mendonte qe po ashtu si dhe kur Venusi gervishti doren me gjemb, edhe kesaj here do te mbinin trendafila flake te kuq midis pllakave te dyshemese.
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA (vazhdim)



14 Tetor, 1883


Pra ju me pyesni, tashti qe motrat e lejuan Dionean qe te largohet dhe te beje pune te ndryshme neper fshat, tashti qe Dionea eshte pothuajse e rritur, nese vazhdon te formoje gjendje te ndere me bukurine e saj. Njerezit ketu jane shume te vetedijshem per te. I thone 'La bella Dionea'; por perseri e tere kjo nuk po sherben aspak ne gjetjen e ndonje kandidati per martese, megjitese oferta juaj per nje paje te bollshme eshte e ditur neper te tere San Massimo dhe Montemirto. Anje nga djemte tane, as fshataret dhe as peshkataret, nuk mund te ecin me ritmin e saj; edhe nese kthejne koken qe ta shohin kur ecen rruges ashtu e pashqetesuar dhe krenare, me shtamben e ujit ne dore apo me koshin me rroba siper kokes, po ju ritheksoj se eshte me shume nga nje ndjene frike sesa nga nje ndjenje dashurie. Kurse grate, bejne shenja briresh me duar ne drejtim te saj; por e tere kjo duket dicka normale. Sic me thote kujdestarja e shtepise, ne fshat te tere e konsiderojne misherimin e syrit te keq dhe mesazheren e deshperimit te dashurise. "C'doni te thoni keshtu?", e pyeta, "Mos valle veshtrimi i saj eshte dicka per te cilen djemte tane nuk arrijne te gjejne perseri qetesi?" Veneranda tundi koken dhe me sqaroi, perhere me ate shperfilljen e saj sa here qe flet per supersticionet e bashkefshatareve te saj, se kesaj here behej fjale per dicka tjeter: Nuk eshte Dionea ajo me te cilen ata dashurohen (askush nuk do e bente kete nga frika e syrit te keq), por ama kudo ku ajo shkon, vajzat dhe djemte e reja vetem dashurohen me njeri tjetrin, dhe per me teper jane gjithmone situata ku dicka e tille eshte komplet e padeshirueshme. "Ju kujtohet Sora Luisa, vejusha e kovacit? Dionea e ndihmoi muajin e kaluar gjate pergatitjeve per dasmen e vajzes. Tashti situata ka ndryshuar, vajza ne asnje menyre nuk pranon me te martohet me Pierino de Lerici, por ose do te marre ate shkatarraqin me fyell nga Solaro, ose do te behet murgeshe. Vajza ndrroi mendje qe kur u takua me Dionean. Gjithashtu kemi dhe gruan e Pippos, kujdestarin e dyqanit te kafes; thone qe takohet me nje nga rojet e keshtjelles; Dionea e ka ndihmuar para gjashte javesh per te pastruar. Djali i Sor Themistokliut ka prere nje gisht te dores keto dite per te mos u rekrutuar, eshte bere si i cmendur per kusheririn e tij dhe tashti ka frike qe edhe ate do e marrin ushtar; dhe eshte fakt se disa nga kemishat e tij qe jane qepur nga anetaret e Stigmatas, ne fakt jane qepur nga Dionea;" ... Ja pra, nje liste me fatkeqsi dashurie, mjaftojne per nje "Dekameron" te vogel, ju siguroj per kete, te tera keto i atribuohen vetem Dioneas. Nje gje eshte shume e sigurte, qe njerezit ketu ne San Massimo kane shume frike nga Dionea...


17 Korrik, 1884

Influenca e cuditshme e Dioneas eshte duke u shtuar perhere e me teper, ne nje menyre te frikshme. Nganjehere me duket vertet se banoret e fshatit kane te drejte ne cdo gje qe thone dhe ne friken qe tregojne kundrejt shtriges se re dhe te bukur. Si doktor i konventes, mendoja se nuk mund te kishte gje me te gabuar sesa keto romanca prej Dideroi dhe Shuberti (mbaj mend qe nje here Hiresia juaj kendoi vepren e tij "Murgesha e Re", pak dite para marteses suaj, ju kujtohet?) dhe se nuk ka krijesa me te qeta dhe me pa surpriza sesa murgeshat e nje konvente, me fytyrat e tyre roze mbeshtjelle me kapelet e tyre te bardha. Por me sa duket te tera keto romanca jane te verteta. Kane filluar te ndodhin gjera te cuditshme ne zemrat e ketyre murgeshave, po ne te njejten menyre sic kane mbire lule te panjohura midis shkurreve te dafinave dhe rreth e rrotull trendafilave, atje ku shtrihet perhere Dionea. Nuk me kujtohet tashti, por a ju kam treguar ndonjehere per Moter Xhulianan? Ajo u regjistrua ne konvente vetem para dy vjetesh - nje vajze e brishte dhe e zbehte qe kujdesej per infermierine, krijesa me prozaike dhe e ngjashme me engjejt qe mua me kane zene syte. Moter Xhuliana ka dite qe ka humbur dhe po ne te njejten dite eshte zhdukur dhe nje nga djemte qe punojne ne port.


20 Gusht, 1884

Rasti i Moter Xhulianas ishte vetem fillimi i nje epidemie te jashtezakonshme dashurie qe ka pllakosur cdo cep te Konventes se Stigmatas: nxeneset qe jane me moshe me te madhe duhen mbajtur te tera te mbyllura me cels neper dhoma, dhe prape flasin nepermjet mureve naten nen driten e henes, apo e gjejne nje menyre te takojne kurrizon per te shkruar letra dashurie me cmim te lire, nje cent per nje leter, krijesa terheqese dhe pa piken e ndrojtjes. Vras mendjen, ajo Dionea e vogel tinzare, fiks ajo qe s'ja var askush, nese buzeqesh (buzet i ka si harku i Kupidit, apo si trupi i perkulur i nje gjarpri) sa here qe therret pellumbat rreth vetes apo kur perkedhelet me macet fshehur neper dafina? A buzeqesh kur i sheh nxeneset e konventes ashtu me syte te skuqur dhe fytyra te enjtura, duke kryer me deshire denime njeri pas tjetrit tek shkallet e altarit, per te lare mekatet qe vetem shtohen cdo dite; a i degjon edhe ajo te tere pershperimat nen ze: "amore", "morte", "mio bene", kur keto shtohen me afrimin e nates, shoqerojne perplasjen e dallgeve ne shkembinj dhe perzjehen me eren e luleve te limonit, atje ku djemte e rinj kendojne me kitare, neper ullishten e ndricuar nga hena?
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA (vazhdim)


20 Tetor, 1885

Ka ndodhur dicka shume e tmerrshme! Duart vazhdojne edhe tashti te me dridhen nderkohe qe po i shkruaj Hiresise Suaj; por me duhet patjeter te shkruaj, te shprehem, te nxjerr cfare kam brenda vetes ose do te uleras si nje i cmendur!

Nuk e di nese ju kam folur me pare per At Domenico de Casoria, rrefyesin e konventes tone. Nje djale i ri, i gjate, i rregullt dhe perhere i veshur me uniformen e tij te trajtuar me shume kujdes dhe e mberthyer me karfica dhe togeza, nje djale po aq i pashem sa dhe murgu i "Koncertit" te Xhorxhones. Poshte veladonit ngjyre kafe eshte nje njeri nga me te fortet ne karakter qe une kam njohur. Te gjithe e dime se njerezit luftojne me tundimin. Edhe At Domenico ka luftuar dhe si askush tjeter ka dale fitimtar ne kete lufte, mbi cdokend per te cilin ka shkruar Shen Xheromi. Nuk kam pare te dyte si ai, me nje shpirt aq engjellor dhe paqesor sa dhe fitimtar. Une ne moshe mund te jem babai i tij, por perhere jam ndjere i perulur dhe i mbuluar nga nje ndjenje madheshtie ne prezencen e tij, pavaresisht se me konsiderojne nje njeri me nje jete te paster. Sa here qe jam prane tij me duket vetja i vogel, nje krijese per t'u meshiruar ne kete bote kaq te mbushur me ligesi. At Domenico me eshte dukur i shqetesuar keto kohet e fundit; syte i kishin marre nje shkelqim te cuditshem dhe ne faqe i kishin dale disa pika te vogla te kuqe. Javen e kaluar i preka doren dhe ndjeva pulsin e tij qe rrihte fort, mendova se e gjithe forca e tij ishte duke u perpelitur dhe tretur nga prekja ime. "Jeni i semure," i thashe. "Keni temperature At Domenico. Ndoshta e keni tejngarkuar veten - ndonje pengese e re, ndonje rrezik i panjohur. Tregoni kujdes per veten dhe mos beni gare me Qiellin, mos harroni se trupi eshte i dobet." At Domenico terhoqi me shpejtesi doren. "Mos flisni keshtu," tha me ze te larte. "Trupi eshte i forte," dhe ktheu koken ne anen tjeter. Syte i shkelqenin dhe filloi te dridhej. "Sillni kinine," u thashe disa djemve aty afer. Por e dija qe nuk ishte kinine ajo cfare nevojitej. Lutjet, lutjet ishin ato cfare do te benin shume pune ne ate moment, te cilat ai nuk do i pranonte edhe sikur une te mund t'i ofroja. Dje ne darke papritur me lajmeruan qe te shkoj urgjent ne manastirin e Montemirtos ku jetonte At Domenico; me thane se ishte shume i semure. Nxitova sa munda mes pyllit me ullinj, me nje zemer te renduar. Dicka me thoshte se murgu tashme kishte vdekur. Ishte shtrire ne nje dhome me ndricim te zbehte ku e kishin zbritur nga dhoma e tij duke shpresuar se mund te ishte gjalle. Dritaret ishin komplet te hapura, pertej dukeshin deget e ullinjve te ndricuar zbehte nga hena e plote, larg pertej nje pjese nga deti i argjendte nen driten e henes. Ju thashe se kishte vdekur dhe sollen qirinj te cilet i ndezen prane kokes dhe kembeve te tij. Sollen edhe nje kryq te cilin ja vendosen midis duarve. "Zoti do te jete i kenaqur tashti qe vellai yne ndodhet prane Tij," tha Superiorja. "Nje rast apopleksie, i dashur doktor - padyshim nje hemoragji ne tru. Ju do te plotesoni certifikaten e vdekjes per autoritetet." Dhe une ashtu bera, e plotesova. E pranoj qe u tregova shume i dobet. Por ne fund te fundit, nuk ka pse te behemi shkaktare te nje skandali. Ai sigurisht qe nuk ka dashur asnjehere t'u beje dem murgjve te manastirit.

Te nesermen i gjeta murgeshat te perlotura. Po grumbullonin lule per t'i nisur si dhurata e fundit drejt rrefyesit te tyre. Ne oborrin e konventes gjeta Dionean, prane nje koshi te madh me trendafila, me nje pellumb me te bardhe sesa debora mbi sup.

"Pra," tha ajo me nje ze te qete, "e vrau veten me qymyr, i gjori At Domenico."

Kishte dicka ne zerin e saj, ne syte e saj, qe me befasoi.

"Zoti thirri prane Vetes nje nga sherbetoret e Tij me besnike," thashe me trishtim.

Dhe tek rrija perballe kesaj vajze, vezulluese dhe maramendese ne bukurine e saj, perpara trendafilave, me pellumbat e bardhe qe i vinin rrotull, mu shfaq i gjalle vegimi i dhomes se ndricuar keq ku ishte shtrire At Domenico, mu kujtua kryqi qe ai mbante ne dore, fytyra e tij e zbehte nen driten e qirinjve. Dhe u ndjeva i lumtur per At Domenico; beteja e tij kishte mbaruar, me ne fund.

"Cojani kete At Domenicos nga une," tha Dionea dhe keputi natyrshem nje dege nga shkurrja e dafines aty prane, duke ngritur koken dhe buzeqeshi ashtu sic gjarpri leviz dhe perkulet. Nen ze dhe mbyturazi filloi te kendoje me tinguj te panjohur dhe me fjalen e vetme 'amor, amor, amor'. E mora degen e dafinave dhe ja perplasa ne fytyre.
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA (vazhdim)


3 Janar, 1886

Do te jete e veshtire te gjehet nje vend per Dionean, ne kete zone ketu eshte pothuajse e pamundur. Njerezit e lidhin me vdekjen e At Domenico, ne nje menyre apo nje tjeter. Kjo gje vetem perforcon reputacionin e saj si transportuese e syrit te keq. Ka rreth dy muaj qe eshte larguar nga konventa (eshte shtatembedhjete vjec tashme) dhe e fiton buken e gojes duke ndihmuar muratoret qe ndertojne shtepine e re te noterit te Lericit. Puna eshte e veshtire por ndodh shpesh qe grate tona ja dalin ta kryejne; dhe eshte shume gje e bukur te shohesh Dionean, me fundin e saj te shkurter te badhe dhe me truporen po aq te bardhe te puthitur ngushte pas trupit, tek perzjen gelqeren, me krahe te bukur dhe te fuqishem; apo kur ecen duke mbajtur koshin me nje hap madheshtor, drejt skelave te ndertimit...
Megjithate nuk do te ndihem rehat derisa Dionea te largohet qe ketu, eshte e padueshme per mua kur mendoj sa shume probleme i shkakton ky reputacion per syrin e keq, kam frike edhe nga ndonje shperthim inatesh nese ndonjehere do e humbe qetesine e saj karakteristike me te cilen injoron dhe shperfill cdo gje ne adrese te saj. Kam degjuar se nje nga njerezit me te pasur te zones tone, quhet Sor Agostino i Sarzanas, zoteron gjysmen e nje mali plot me mermer, po kerkon nje ndihmese per te bijen e cila shume shpejt do te martohet. Njerez te mire dhe me tradita te forta patriarkale rreth administrimit te pasurise; plaku kur ulet ne tavoline per te ngrene e shoqerojne te tere sherbetoret; po ashtu edhe nipi te cilin do e kete shume shpejt edhe dhender, nje djale i mrekullueshem dhe punetor po aq sa Jakobi, ne emer te dashurise per kusheriren e tij te bukur. Ajo shtepi eshte plot me njerez te mire, te thjeshte dhe paqesore, shpresoj qe ata mund ta zbusin Dionean. Nese nuk arrij ta coj Dionean tek ta (do te me duhet i tere shkelqimi i Hiresise Suaj, se bashku me elokuencen time te gjymtuar, per te kundershtuar historite e pazakonta per jetimen tone), mendoj se ne kete rast do te ishte me mire te bej sic me keshilloni dhe ta nis Dionean ne Rome, tek Ju; edhe ju vete jeni kurioze te te shihni pikerisht ate cfare ju e keni emertuar 'bukuri kercenuese'. Por me habisni, madje edhe ndihem i indinjuar, kur thoni se tek ju edhe ushtaret jane te pashem. E dashur Lady Evelina, edhe Don Huani vete do kishte ndrojtje perpara Dioneas...


29 Maj, 1886

Na duhet te mendojme perseri per Dionean. Por nuk mund ta nis menjehere tek Ju. Ndihem supersticioz, ndoshta sepse u be shume kohe qe jetoj midis njerezve te thjeshte, apo ndoshta sepse skeptiket jane te tille, sic thone njerezit. Nuk gjej kurajo dhe ta nis Dionean tek ju, ndonese djemte tuaj jane marinare dhe daja juaj Kardinali eshte 84 vjec; ndersa Princi eshte jashte ndikimit te Dioneas dhe zoteron hajmaline me te fuqishme kunder saj, ne formen e vete personit tuaj te shtrenjte dhe kapricoz. E kam seriozisht, ka dicka te ndere ne kete koincidence. Ndjej keqardhje per Dionean e shkrete, e gjendur perballe pasioneve te nje plaku qe dikur respektohej. Ndihem edhe me i turperuar nga ky guxim i pabesueshem, mund te them cmenduri e sakrilegjte, nga plaku i poshter. Por perseri koincidenca ngelet e cuditshme dhe shqetesuese. Javen e kaluar patem nje rrufe' e cila ra mbi ullirin e madh ne oborrin e shtepise se Sor Agostinos. Poshte pemes ishte vete Sor Agostino i cili vdiq sa hap e mbyll syte; perballe, as 20 hapa me tutje, ishte Dionea duke mbushur uje nga pusi, pa asnje gjemb ne kembe. Ishte pasditja e nje dite te qete, une isha ne tarace, duke vsshtruar pejsazhin e bukur te kodrave. E pashe se si stuhia u shfaq papritur nga lugina, qielli u erresua ne cast, dhe tamam ne ate moment, si mallkim, nje flakerime verbuese, nje gjemim kumbues i cili u perserit dhjetera here nga jehona.
"Une i pata thene," me tha Dionea te nesermen kur erdhi te me takoje (familja e Sor Agostinos nuk e pranon me asnje sekonde), "I pata thene qe nese nuk me linte te qete, Qielli do t'i dergonte nje aksident."
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA (vazhdim)


15 Korrik, 1886

Libri im? Ah, e dashur Donna Evelina, mos me beni te skuqem ne fytyre duke folur per librin tim. Mos e detyroni nje burre te moshuar, te respektuar, me funksion Qeveritar (mjeku ligjor i rajoneve San Massimo dhe Montemirto Ligure) qe te deshmoje se nuk eshte asgje me teper sesa nje pertac enderrimtar dhe parazit, qe e vret kohen duke mbledhur keto materiale ashtu sic femijet e vegjel kepusin dege nga shkurret qe t'i flakin tutje pak minuta me pas, vetem e vetem sepse ju pelqen t'u gudulisen duart nga gjembat apo sepse i ka marre malli te ecin ne maje te gishtave... Ju kujtohet cfare ka thene Balzaku per projektimin e cdo lloj pune? -- "C'est fumier des cigarettes enchantees..."

Epo, te dhenat qe kam grumbulluar per zoterit e lashte ne kohet e diteve te paqarta jane te pakta dhe te paplota: ndonje citat aty ketu nga Baballaret; nja dy apo tre legjenda; rimisherimi i Venusit; persekutimet e Apollonit ne Styria; largimi i Proserpines drejt Kaucerit per te mbreteruar midis zanave dhe nimfave; disa persekutime me baze fetare gjate Mesjetes ne llogari te Paganizmit; disa rituale te cuditshem te perdorur deri vone ne thellesi te pyllit Breton, prane Lanionit... Per sa i perket Tannhauserit, ai ishte nje kalores i vertete, por edhe nje kalores per keqardhje, si edhe nje Minnesinger jo nga me te miret. Hiresia juaj do e kete te lehte te gjeje disa nga poemat e tij ne kater vellimet e trashe te shkruar nga Von der Haggen, por une ju rekomandoj qe te ndertoni opinionin tuaj per Tannhauserin duke lexuar shenimet e Wagnerit. Nje gje eshte e sigurt: Zoterit Pagane kane zgjatur shume me teper sesa kemi imagjinuar, nganjehere te patundur ne lakuriqesine e tyre, nganjehere te mbuluar me vellon qe i vodhen Madones apo shenjtoreve te tjere. Kush mund te thote qe ata ende nuk vazhdojne te jetojne edhe sot e kesaj dite? Dhe vertet, a ka ndonje arsye se pse jo? Sepse te gjithe e njohim tmerrin e pyjeve te dendur, me driten e tyre jeshile te erret, me kercitjet e trungjeve te perkulur e nganjehere te vetmuar; eshte Pani. Ekziston edhe Nata e zeze e Majit, ashtu blu e erret sic eshte, psheretima e dallgeve, era e ngrohte qe mban me kujdes aromen e gonxheve te lule-limonit, hidhesia e dafinave mbi shkembinj, kenga e larget e peshkatareve kur pastrojne rrjetat, e vajzave kur ecin mbi bar poshte ullinjve - Amor, amor, amor - dhe e gjithe kjo eshte Perendesha Madheshtore Venus. Perballe meje tashti tek shkruaj, midis degeve te pemeve dhe pertej detit blu, si nje mozaik i Ravenes me ngjyra vjollce dhe jeshil, shkelqejne shtepite e bardha, kembanaret dhe kullat, nje qytet i magjepsur nga Fata Morgana, qyteti i zbehte i Porto Venere... dhe une belbezoj me vete nen ze vargjet e Catullus, por duke ju drejtuar nje Perendeshe shume me Madheshtore dhe shume me te tmerrshme:

"Procul a mea sit furor omnis, Hera, domo; alios; age incitatos, alios age rabidos."
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA (vazhdim)


25 Mars, 1887

Patjeter qe do te bej cdo gje qe te mundem per miqte tuaj. A nuk jeni edhe ju njerez po aq te mbareshtuar sa edhe ne, Republikane-borgjeze, me duar te ashpra (ndonese ju nje here me keni thene se duart e mia jane duar te nje psikiku, atehere kur mania e leximit te fatit ne pellemben e dores ende nuk ishte zevendesuar me rikoncilimet midis Kishes dhe Shtetit), habitem se pse duhet te kerkoni ndjese kur ishte babai juaj ai qe me ushqeu dhe me strehoi gjate kohes qe isha i debuar, qe me dha problemet e medha te gjetjes se nje vendi per te jetuar? Eshte shume ne natyren tuaj e dashur Donna Evelina qe te me dergoni paraprakisht fotografi te statujave te mikut tim te ardhshem Waldemar... Une nuk e kam per zemer skulpturen moderrne, kam kaluar shume kohe ne studiot e Gibsonit dhe Duprese; eshte nje art i vdekur i cili do te ishte mire te varrosej nje here e pergjithmone. Por Waldemari juaj ka dicka te vecante qe gjendej vetem ne frymezimet e dikurshme antike: ai duket sikur e ndjen te gjalle anen qiellore te trupit te thjeshte, spiritualizmin e menyres se si rrjedh jeta e rendomte. Por pse kjo gje duhet te ndodhe vetem me statujat e djemve dhe burrave, sportisteve dhe faunve? Dhe pse nderkohe vetem busti i bashkeshortes se tij me buze te holla, si vete Madona? Pse valle jo nje Amazone shpatullgjere apo nje Aferdite me kofshe te bollshme?


10 Prill, 1887

Me pyesni si eshte Dionea. Nuk eshte ashtu sic ju edhe une deshiruam te ishte atehere kur e sollem per here te pare prane Motrave te Stigmatas: sidoqofte une jam i mendimit se ju, aq fantastike dhe kapricoze sa jeni, do te jeni me e kenaqur (duke fshehur me shume kujdes ate pjese te erret tuajen kur i qendroni besnike disa librave te vegjel, apo sapuni qe shperndani tek nevojtaret) qe e Strehuara Juaj eshte nje shtrige dhe jo nje zonjushe shtepiake, nje perpunuese lengjesh magjike dhe jo nje endese pelhurash dhe corapesh.

Perpunuese lengjesh magjike. Ne vija te trasha, ky eshte profesioni i vertete i Dioneas. Ajo jeton me parate qe une i jap (me shume kundershti te panevojshme) ne emer te Hiresise suaj, dhe puna e saj zyrtare eshte riparimi i rrjetave te peshkimit, mbledhja e ullinjve, transporti i tullave, dhe pune te tjera te dores se dyte si keto; por statusi i saj i vertete eshte ai i magjistares se fshatit. Vertet mendoni se fshataret tane jane skeptike? Ada ndoshta nuk besojne si ju tek leximi i mendimeve, mesmerizimi dhe fantazmat, e dashur Lady Evelin. Por ata kane nje besim te patundur ne syrin e keq, tek magjia, tek pijet me fuqi magjike ne dashuri. Te gjithe ketu, secili, ka patjeter nje histori te kesaj natyre, qe i ka ndodhur vellait, apo kusheririt, apo komshiut. Kujdestari i stalles time te kuajve, e ka kunatin e tij qe jeton prej disa vitesh ne Korsike. Nje here e zuri nje mall i papershkruar per te shtrenjten e tij dhe nuk donte asgje tjeter vecse te kercente me te, nje nje nga ato ballot qe organizohen ne fshatin tone gjate dimrit kur malet mbulohen me debore. Nje magjistar i kerkoi para dhe ne shkembim te tyre e shnderroi menjehere ne nje mace te zeze; vetem me tre kercime kaperceu detin, deren e shtepise dhe u gjend ne mes te festes. E terhoqi te dashuren e tij nga cepi i fustanit per t'i terhequr vemendjen, por ajo u kthye dhe e qelloi me shqelm, shqelm i cili e fluturoi aq larg sa e ktheu menjehere perseri ne Korsike. Kur u kthye ne vere, refuzoi te martohet me zonjushen ne fjale dhe krahun e kishte te fashuar. "Ma ke thyer ti, kur une erdha te te takoj ne Veglia!" Tha vetem keto fjale dhe ceshtja u konsiderua e sqaruar. Nje djale tjeter, kur po kthehej nga puna ne vreshtat e Marsejes, po i ngjitej rruges drejt fshatit te tij pertej kodres, ishte nate me hene te plote. Papritur degjoi zera dhe zhurme qe vinin nga nje ferme ne ane te rruges, nga dritaret dukej nje drite e forte e verdhe. Hyri brenda dhe i habitur pa shume gra dhe vajza qe kercenin, nje prej tyre ishte dhe e fejuara e tij. U perpoq ta terhiqte menjane dhe e kapi per beli qe te kercente vals me te (gjate festave ne luajme 'Mme. Angot') por vajza, e pamundur qe te levizte, i pershperiti: "Largohu menjehere, te tera keto jane shtriga dhe do te te vrasin po qendrove ketu; edhe une jam nje prej tyre. Une e di qe do te shkoj ne Ferr kur te vdes."

Mund t'ju tregoj dhjetera e dhjetera histori te tilla, Hiresia Juaj. Por lengjet magjike te dashurise jane nder gjerat me te zakonshme ketu, qe shiten dhe blihen. A ju kujtohet ajo historia e trishte e Licentiates Servantes i cili ne vend te nje lengu per dashurine piu nje tjeter leng qe e beri te mendoje se ishte prej xhami? Jane pikerisht lengjet magjike per dashurine ajo cfare pergatit Dionea. Mos me keqkuptoni, ato nuk eshte se japin dashurine e saj, por dashuri prej saj.

Shitesja juaj e dashurise eshte e ftohte si akulli, e paster si debora. Prifti ka organizuar nje kryqezate te vogel kunder saj dhe here pas here e gjuajne edhe me gure, nga dashnore te pakenaqur apo nga femijet e vegjel qe mesojne nga te rriturit. "Shtrige! Shtrige! Shtrige!" i therrasin sa here qe kalon me koshin me tulla apo me ullinj; por Dionea vetem ju buzeqesh embel, buzeqeshje e mbushur me tmerr me teper sesa me dashuri.

Dje me ne fund vendosa ta takoj dhe te flas me te, ne lidhje me kete biznes te lig te sajin. Dionea ka nje lloj respekti per mua, jo si shenje falenderimi me teper sesa nje pranim te nje admirimi dhe reverence qe frymezon tek sherbetori Juaj i moshuar besnik. Ka shkuar te banoje ne nje kasolle, e ndertuar me dege te thata, te ngjashme me ato ku mbajme lopet, eshte mprapa ullishtes prane humneres. Nuk ishte atje, por rreth e rrotull kishte shume pellumba dhe nga brenda degjohej edhe blegerima e dhise qe ajo mban si kafshe shtepiake, nje blegerime qe me ngriti qimet perpjete... Pothuajse kishte rene erresira, pertej ne horizont kishte ende nje tis te kuq nga perendimi i diellit, nje ngjyre e kuqe e zbehte si petalet e thara te nje trendafili. Vazhdova me tej ndermjet gemushave me dafina dhe mberrita ne nje vend te hapur dhe me rere, midis dy shkembinjve; ishte vendi ku dikur patem gjetur Dionean te sjelle ne breg pas stuhise. Ishte ulur atje, me kembet qe i lageshin nga valet e lehta te detit; mbi koke kishte vene nje kurore te dendur dafinash dhe trendafilash, mbi floket e saj sterre te zinj. Ulur prane saj ishte dhe nje vajze tjeter, nje nga vajzat me te bukura te fshatit tone, Lena e Sor Tullios, kovacit; me nje fytyre te tmerruar, te fshehur pas shamise se saj qe mbante ne dore. Doja patjeter te flisja me te, por vendosa te mos e beja kaq papritmas, eshte nje femije nervoz dhe histerik. U ula mbi shkembinj, i mbuluar nga shkurret e dafinave, duke pritur derisa vajza te largohej. Dionea vazhdonte te rrinte ulur ne rere, u perkul dhe mbushi doren me uje nga nje dallge. "Merre kete," i tha Lenas se Sor Tullios, "mbushe shishen me kete uje dhe jepja qe ta pije Tomasino Sythtrendafilit." Dhe me pas filloi te kendoje:

"Dashuria eshte kripe, si uji i detit - e pi dhe vdes nga etja... Uje! Uje! Por sa me shume qe pi, aq me shume digjem. Dashuri! Je e hidhur si lulet ne fund te detit."
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA (vazhdim)


20 Prill, 1887

Miqte tuaj u stabilizuan ketu, e dashur Lady Evelin. Shtepia eshte e ndertuar ne nje vend ku me pare qendronte nje fortese gjenoeze, duket si nje aloe e madhe dhe gri e rritur midis shkembinjve, me gure dhe mure te vjeter (muret jane edhe me te vjeter sesa Gjenoa) te cilet jane bere njesh me njeri-tjetrin, si nje mase homogjene. Kane nje ngjyre gri delikate, me shenja te zeza dhe te verdha nga myshqet, dhe vende-vende me gemusha dafinash dhe me zona te kuqerremta nga lulet goj-ujku. Atje ku dikur ka qene pjesa me e larte e forteses, atje ku mikja juaj Gertrude veshtron se si zonjushat e shtepise varin carcafet per t'u thare (me pamje veriore, si Herman dhe Dorothea te transferuar ne jug), pkerisht atje eshte nje peme e madhe fiku, e perkulur mbi shkembinj tamam si ndonje gargoil permbi det, qe frutat i leshon drejt e ne thellesite e tij ngjyre blu. Shtepia eshte pothuajse e pa-mobiluar, por ka nje oleander te madhe siper, gati per te shperthyer me plot lule roze. Neper dritare, edhe tek ato te guzhines (gruaja e Waldemarit e ka bere dicka madheshtore qe shkelqen nga takemet metalike) ka lule shumengjyreshe dhe vazo me bime ekzotike me aroma te mrekullueshme. Me kenaq shpirtin Getruda juaj, ju me keni thene qe eshte burri i saj edhe me interesant akoma. Por ajo ka nje fytyre te mprehte dhe te bardhe, nje Madonna Memling e sapo perfunduar nga nje skulptor toskan, dhe duart e saj te gjata dhe delikate qe perhere jane duke u marre me dicka, si zonjat e verteta te mesjetes, pa harruar ne asnje moment veshtrimin e syvete saj te kalter, veshtrim me i thelle sesa deti yne i kudogjendur.

Ne shoqerine e saj Waldemari eshte i parezistueshem. E prefoj te bute dhe te kujdesshem me shume sesa gjenial. Nuk eshte e drejte ta quaj dashnor, por nuk kam fjale tjeter me te pershtatshme, per te ndaj gruas se tij. Me duket sikur sa here eshte prane saj, i ngjan nje egersire te zbutur, nje luan i Unas, i qete dhe i bindur perpara nje engjelli... eshte nje butesi shume e bukur mbi Waldemarin pushtues, me syte e tij te cuditshem, jam dakord me ju kur thoni se ka nje pjese te fjetur brenda tij qe eshte rikthyer ne natyren eger. Mendoj se ky eshte shpjegimi se pse nuk ben vecse skulptura meshkujsh. Ai thote (Hiresia juaj nuk duhet te me fajesoje per nje profanitet te tille, keto jane fjalet e tij) se femrat jane ne menyre te pashmangshme inferiore ne force dhe bukuri, femrat nuk jane forme por jane shprehje; nuk jane te pershtatshme per skulpture por per pikture. Thelbi i nje gruaje nuk eshte trupi i saj, por (dhe syte e tij rane butesisht mbi profilin e mprehte te se shoqes) shpirti i saj. "Por megjithate," iu pergjigja, "artistet antike, qe i kuptonin shume mire ceshtje te tilla, kane bere disa statuja shume te tolerueshme femrash; Fatat e Partenonit, Pallas e Pidias, Venusi i Milos..."

"Ah po," tha Waldemari me buzeqeshje, perhere me ate shkelqimin e eger ne sy, "por te mos harrojme se keto nuk jane thjesht gra, dhe gjithashtu njerezit qe i bene keto vepra sot nuk jane me, sic tregohet ne historite e Endimiones, Adonis, Ankises: vetem perendite mund te jene ne vend te tyre."



5 Maj, 1887

Keni menduar ndonjehere, Hiresi, kur jeni e veshur me stilin tuaj Roshfukold (ne Lent thone 'pas ballove te shumta'), se pervecse dicka amesore, te qenit jo egoist gjate maredhenies bashkeshortore, eshte ne fakt dicka shume egoiste? Aha! Mund ta tundni koken tere diten per keto fjale, por une ju kam degjuar shprehimisht te thoni se grate *e tjera* mund te jene dakord me idene e te sjellit ne humor te mire te burrave te tyre, por per ju, Princi duhet te mesoje se detyra e nje gruaje eshte te ndaloje kapricot e bashkeshortit po aq sa edhe t'i plotesoje ato. Ju them te verteten se ndihem i indinjuar kur nje shenjtore e tille bore e bardhe uron per nje grua tjeter qe te largohet nga cdo instikt modestie, thjesht sepse kjo grua tjeter do te ishte nje model i shkelqyer per te shoqin; kjo eshte dicka e patolerueshme. "Lere rehat vajzen," tha Waldemari duke qeshur. "C'pune kam une me gjinine jo-estetike, sic do thoshte Shopenhauer?" Por Gertruda eshte me gjithe zemer qe ai te beje nje skulpture femerore; mendon se njerezit i kane bere dicka qe ai te mos prodhoje asnjehere nje te tille. Ka shume kohe qe kerkon nje modele per te. Eshte e habitshme kur sheh kete krijese te zbehte, delikate dhe te rezervuar, aspak me jo-hyjnore nga mosha e saj per te qene prind tashme, tek sheh me kureshtje vajzat e fshatit, me veshtrimin e nje tregtareje sklleverish.

"Nese insistoni te flisni me Dionean," i thashe, "une insistoj qe te flas edhe une me te bashke me ju. Dua ta bind qe ta refuzoje propozimin tuaj." Por gruaja e zbehte e Waldemarit ishte indiferente ndaj cdo fjale qe une thashe ne lidhje me modestine si e vetmja pasuri per nje vajze te varfer. "Do sherbeje me se miri si nje Venus," vetem kaq tha.

U ngjitem bashke tek humnera, pas disa fjaleve te ashpra, une dhe gruaja e Waldemarit qe mbahej tek une. E gjetem Dionean perpara deres se kasolles, duke bere turra zjarri me dege dafinash. E degjoi ftohte gjithcka cfare i tha Gertruda; indiferente edhe ndaj fjaleve te mia qe te mos pranonte. Ideja qe te rrinte lakuriq perpara nje burri do te kishte bere te dridhej cdo vajze ne fshat, por ajo nuk u habit fare, e perkryer dhe e eger sic pershkruhet te jete. Nuk u pergjigj por u ul poshte ullinjve dhe veshtronte pertej larg drejt detit. Ne ate moment u shfaq Waldemari; na kishte ndjekur, donte t'i jepte fund tere kesaj cmendurie.

"Gertrude," tha. "Lere te qete vajzen. E kam gjetur modelin, eshte nje djale peshkatar, e preferoj shume me teper se cdo femer."

Dionea ngriti koken dhe i fali nje buzeqeshje te embel por gjarperore. "Dakord, do te vij."

Waldemari nuk tha asgje; i kishte ngulur syte, atje tek rrinte poshte ullirit, me fustanin e bardhe te veshur keq dhe lirshem, kembet e zbathura mbi bar. Thate dhe sikur nuk e kuptoi cfare tha, e pyeti per emrin. Ajo ju pergjigj se quhej Dionea; nese aq nuk mjaftonte do te quhej Innocentia, domethene e gjetura jetime; dhe filloi te kendoje:

"Lule dafine!
Im ate eshte Qielli me Yje,
dhe Deti eshte Nena qe me lindi."
 
  • Like
Reactions: abs

pogradec85

Primus registratum
Nuk je shenjtore, As une nuk jam Jeusi, mungon Juda e skena plotesohet, por darka e fundit eshte!!
Ne miniature, une e ti te heshtur me syte e humbur ne pjate.... ti e zgjidhe problemin...me dhe kohe te ndryshoja, e une vazhdova te luaja!!!! Oh te lutem...paguaj une, pa hedhur faje. Mbarojme se ngreni...une te humbas, pastaj humbas veten :) :)
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA (vazhdim)


22 Qershor, 1887

Me duhet te pranoj se jam treguar vertet nje budalla plak ne inatin tim per modelin e Waldemarit. E shoh sesi pak nga pak eshte duke i dhene forme statujes, e shoh sesi gradualisht po lind nje perendeshe, nga nje grumbull i paforme balte dhe argjile. Pyes veten - dhe kjo gje mund te turbulloje nje moralist shume me te rafinuar sesa une - nese nje vajze e thjeshte fshatare, nje jete e parendesishme brenda kufijve qe ne zgjedhim per te vleresuar te miren dhe te keqen, a mund te vendoset perballe vleres per te tere njerezimin per kete veper te jashtezakonshme arti, nje Venus me bukurine e pafund qe i jep edhe pavdekesine? Por jam i lumtur per faktin qe keto dy gjera nuk kane pse te krahasohen dhe te bejne gare me njera tjetren. Asgje nuk mund te krahasohet me miresine e Getrudes, sidomos tashti qe Dionea ka rene dakord te pozoje per te shoqin; vajza eshte thjesht nje sherbetore si te tera te tjerat; dhe nese do te dalin fjale qe te tradhtojne funksionin e saj te vertete ne ate shtepi dhe te sherbejne per diskreditimin e saj ne San Massimo dhe Montemirto, ajo do te niset per ne Rome ku askush nuk di asgje, ku Shkelqesia Juaj do te kete fatin e rralle te vleresoje perendeshen e Waldemarit perballe jetimes se Konventes se Stigmatas. Gjeja qe me bind edhe me teper eshte sjellja e Waldemarit ndaj vajzes. Nuk do e kisha besuar kurre se si mund te trajtohet nga artisti nje grua, sikur te ishte dicka pa shpirt, thjesht si nje forme per t'u kopjuar, njesoj sikur te ishte nje lule apo nje peme. Eshte vertetim per fjalet e tij se skulptura percjell formen, dhe trupi ne vetvete dhe i vetem nuk konsiderohet njerezor. Menyra aq e ftohte se si ai flet me Dionean pas oresh te tera admirimi eshte pothuajse brutale dhe mizore. Dhe perseri, kur e degjoj qe shprehet "Sa e bukur qe eshte! O Zot i madh, sa e bukur qe eshte!" kuptoj edhe me shume se si kjo dashuri e tij per formen e nje gruaje eshte edhe me violente sesa cdo dashuri per cdo grua!


27 Qershor, 1887

Mbaj mend, Hiresia Juaj, qe me keni pyetur me pare nese njerezit e ketyre aneve kane ruajtur ndonje gjurme te miteve te lashta Pagane (jam i sigurt se do i keni shtuar me siguri edhe nje vellim tjeter koleksionit tuaj me libra te vjeter, te kalbur, te grisur dhe te mykur, diku perzier me objektet mesjetare dhe te sjella nga Kina e larget, qe mbani neper dhomat tuaja). Atehere ju pata shpjeguar per mitologjine tone dhe perendite klasike, te mbushur plot e perplot me Demone dhe Heronj, me Zana dhe Nimfa, me Ogre dhe Princer. Jo me larg se dje pata nje rast per te vertetuar kete. Isha rruges per te takuar Waldemarin dhe e gjeta Dionean te ulur poshte oleandres se madhe qe ndodhet ne oborrin e forteses se vjeter mbi shkemb, duke ju treguar nje perralle dy femijeve te vegjel me floke te verdhe qe nderkohe mblidhnin lulet pertoke dhe i kthenin ne kurora dhe gjerdane; pellumbat, ata pellumbat e bardhe si debora te Dioneas dhe qe nuk i largohen asnjehere, vinin verdalle sikur te donin te ndihmonin ne proces, dhe kishte shume pulebardha po aq te bardha qe rrotulloheshin pa u larguar siper ne qiell. Po ju them cfare degjova te thuhej: "... dhe tre Zanat i thane djalit me te vogel te Mbretit, ai qe kishin derguar si bariun, 'Merre kete molle dhe jepja asaj qe eshte me e bukura nga ne te treja'. Zana e pare i tha: 'Nese ma jep mua mollen, ti do te jesh Perandori i Romes, do te kesh rroba prej mendafshi, kurore prej diamanti dhe armet prej ari, dhe shume kuaj dhe oborrtare dhe ushtri te madhe.' E dyta i tha: 'Nese mua ma jep mollen o princ, ti do te jesh Papa i tere botes, do te veshesh me te shenjtat rroba dhe vetem ti celsin per ne Parajse dhe Ferr do te kesh.' Zana e fundit i tha: 'Ma jep mua pra mollen, une do te jap per grua te Bukuren e Dheut'. I biri i Mbretit u ul ne mes te livadhit dhe u mendua, dhe ne fund foli dhe tha: 'Cfare e mire me vjen mua nese jam Perandor? Po nese jam Papa? Me jepni Te Bukuren e Dheut per grua, sepse edhe une jam i ri dhe i bukur.' Dhe ja dha mollen Zanes se Trete..."

Dionea e nderpreu tregimin, me ate dialektin e saj gjysem-gjenoez, me syte te perhumbur larg ku deti puthej me qiellin, me ate qeshjen e saj te zbehte dhe gjarperore.

"Kush ta ka treguar kete histori?" e pyeta.

U perkul dhe mori disa lule oleander, i mbajti per pak caste ne dore dhe dhe i hodhi me force lart ne ajer. I ndoqi me sy petalet roze tek vallzonin ne ajer dhe qe rane mbi floket dhe gjoksin e saj, dhe u pergjigj pa e patur mendjen tek une:

"Kush valle mund ta dije?"
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA (vazhdim)


6 Korrik, 1887

Sa e cuditshme eshte forca e artit! Eshte statuja e Waldemarit qe me ka treguar Dionean e vertete, apo ne menyre te cuditshme Dionea eshte bere edhe me e bukur sesa me perpara? Hiresia juaj do te qeshe, por sa here qe e takoj une i ul syte perdhe pas pak sekondash perpara embelsise se saj; jo nga turpi i nje plaku qesharak qe ndjek Femeroren e Perjetshme, por i mbushur me nje adhurim pothuajse fetar - nje ndjenje e ngjashme me me ate te nje femije qe rri i gjunjezuar perpara te jemes; e gjej veten me veshtrimin drejt flamujve te kishes duke pritur te bjere kembana e meshes... E mbani mend historine e Zeuksisit dhe zonjave te Krotones, pese me te bukurat qe nuk ishin te mjaftueshme per Junon e tij? A i mbani mend - ju qe keni lexuar cdo gje - tere fjalet boshe te shkrimtareve tane per Artin Ideal? E pra, ketu ndodhet nje vajze qe per pak sekonda i hedh poshte te tera keto pretendime; eshte shume here me bukur sesa statuja e Waldemarit qe ai po modelon prej saj. E tha edhe ai vete kete gje, dje, kur Gertruda me mori ne studion e tij (e ka kthyer ne studio dhomen e altarit te kishes ne fortesen e vjeter, vendi ku sic thone, me perpara ka qene nje tempull shume i lashte i Venusit).

Nderkohe qe fliste, ju ndez flakeruese ajo shkreptima e fjetur ne sy, rrembeu dalten me te rende qe kishte dhe me nje goditje te vetme e shkaterroi te tere fytyren e mrekullueshme te statujes. E shkreta Gertrude, fytyra ju be e bardhe si leter dhe per pak sa nuk kaloi ne gjendje konvulsioni...



15 Korrik

SA shume do te doja ta beja Gertruden te kuptoje, por nuk mund te bind veten qe te them as edhe nje fjale. Te jemi te sinqerte, cfare mund te kete ndonje gje per te thene? Ajo sigurisht e di me mire nga te tere qe i shoqi asnjehere nuk do te doje nje grua tjeter pervec saj. Por perseri, ashtu e semure dhe nervoze, e kuptoj shume mire se si i percmon tere keto diskutime pafund per Dionean, per superioritetin e modelit mbi statujen. Statuje e mallkuar! Uroj me gjithe shpirt qe te perfundoje, ose me mire te mos kishte nisur fare!


20 Korrik

Sot ne mengjes erdhi me takoi Waldemari. Cuditerisht mu duk i shqetesuar, mendova se donte te me thoshte dicka, por nuk gjeta guxim ta pyes. Mos u tregova frikacak? U ul ne dhomen time, ku rrezet e diellit vizatonin forma mbi murin me tulla te kuqe; foli per gjera nga me te ndryshme, pa lidhje me njera tjetren, e ne menyre mekanike shfletonte fletet e manuskriptit te librit tim per 'Zoterit e Debuar'. Me ne fund u ngrit dhe duke ecur i nervozuar neper studio, duke folur perseri per punen e tij, i zune syte nje altar te vogel, nje nga sendet e mia antike, nje bllok i vogel mermeri i gdhendur me kurora dhe koke dashi dhe nje shkrim ne reliev dedikuar Venusit, nenes se Dashurise.

"E kemi gjetur ne germadhat e tempullit, diku afer vendit ku tashti eshte studio juaj," i shpjegova. "Te pakten keshtu ka thene personi te cilit ja kam blere."

Waldemari nuk ja shqiti syte per nje kohe te gjate. "Me sa kuptoj, kjo zgavra ketu eshte per te djegur incensin aromatik... apo, meqe paska dy kanale te vegjel, per te mbledhur gjakun e viktimes per kurban? Pa shih, kane qene me te zgjuar ne ate kohe, i kepusnin koken ndonje pellumbi apo digjnin incense aromatike dhe nuk luftonin kunder vetes sic bejme ne, ne emer te Dames Venus." Qeshi dhe u largua mendueshem me ate shkelqimin enigmatik ne sy. U rikthye perseri me vone, trokiti ne dere dhe kur e hapa me tha me shume qetesi: "Doktor, a do me beni nje favor? Dua te me jepni borxh altarin tuaj te vogel te Venusit - vetem per pak dite, deri pasneser, dua te kopjoj dizenjot per piedestalin e statujes time; eshte shume i goditur." Rashe dakord dhe ja dergova altarin. Djaloshi qe e transportoi me tha se e vuri menjehere ne studio dhe pasi urdheroi t'i sillnin vere, mbushi dy gota. Njeren ja dha djaloshit vete ne shenje falenderimi per lodhjen. Nga tjetra piu nje gllenjke dhe me pas e derdhi permbi altar, duke folur dhe recituar disa fjale te panjohura. "Duhet te kete qene ndonje tradite e vjeter gjermane," me tha djaloshi. Cfare zakonesh te cuditshme qe ka ai burre!
 

gurax

Pan ignoramus
DIONEA (vazhdim)


25 Korrik 1887

Po ke kerkoni, e dashur Hiresi, qe t'ju nis ndonje doreshkrim te librit tim: doni te dini se cfare kam zbuluar. E dashur Donna Evelina, kam frike se kam zbuluar se nuk ka asgje per te zbuluar. Kam zbuluar se Apolloni nuk ka qene ndonje here ne Styria; se Chauseri, kur emeroi Proserpinen si Mbretereshen e Zanave dhe Nimfave nuk kishte asnje kuptim te fshehte pervecse ate te nje poeti te shekullit 18-te qe emeron nje Dolli apo nje Beti si Cinthia apo Amarilis; se zonja qe mallkoi Tannhauserin e gjore nuk ishte Venusi por thjesht ndonje ze i zbehte i percjelle nga era e malit Suabian; ne fakt ajo poeme eshte vecse sajese poetesh, dhe ai vagabondi Enrik Hajne eshte i vetmi pergjegjes per "Dieux en Exil"... Doreshkrimet e mia do ju thone ato cfare mendonin Shen Agustini, Tertulliani dhe Ipeshkvet e Vjeter mbi dashurite e Zeus Atesorit dhe mrekullite e Zonjes Isis, prej te cilave vepra asgje nuk e meriton vemendjen tuaj... Realiteti, e shtrenjta Lady Evelyn, eshte perhere shume prozaik: te pakten kur analizohet nga zoterinj te plakur me floke te rena, si puna ime.

E megjithate, prape nuk ta jep pershtypjen si i tille. Here pas here duket sikur Bota kerkon te luaje, behet poetike dhe misterioze, plot me gjera te habitshme dhe e mbushur me romance. Si perhere po ju shkruaj duke qendruar perpara dritares, shoh driten e henes me te forte sesa ndricimi i kandilit tim flakeverdhe. Nga teresia gri dhe misterioze e ullinjve te mi poshte taraces, vjen nje kuaisje e hutuar bretkocash dhe nje gumezhime e rremujshme insektesh; nje tingull i ngjashem me gjurmet e yjeve ne qiell, galaktika qe fshihen pas galaktikave te tjera midis nje rrebeshi xixellues qe zhduket pas drites se forte te henes; dhe kjo marshon e pashqetesuar mbi kulmin e mbreterise qiellore. Ullinjte shkelqejne nen keto reze, lulet e domateve dhe oelandrave jane te veshura me nje tis ngjyre blu mbi te brendshmet e tyre te purpurta dhe roze. Ndersa ne det, brenda tij gjendet edhe nje tjeter det; nje det me argjend te shkrire dhe vezullues, nje bulevard magjik i ndritshem dhe qe zbehet larg ne distance drejt qiellit, ku ishujt e Palmarias dhe Tinos notojne si dy delfine te mbinatyrshem dhe jomateriale. Tjegullat e Montemirtos shkelqejne ne mes te erresires se selvive perreth: pak me tutje, ne fund te fushes qe zoteron pergjysem Hena, eshte San Massimo: fortesa Gjenoeze ku jeton miku yne eshte pis e zeze perpara qiellit ngjyrezbehte. Cdo gje eshte ne erresire: peshkataret tane flene heret, Gertruda dhe femijet jane ne gjume: te vegjlit te pakten, sepse Gertruden e imagjinoj edhe zgjuar, me rrezet e henes qe ndricojne fytyren e saj te dobet dhe te bardhe, me buzeqeshje kur mendon per te vegjlit e saj si dhe per te voglin tjeter qe shume shpejt do te zbukuroje gjoksin e saj... Ka drite te zbehte ne dhomen e ish-altarit te vjeter te deshenjteruar, atje ku dikur ishte Tempulli i Venusit, sic thone. Tashti eshte vendi ku punon Waldemari, e ka rregulluar shume mire catine qe rrinte prej kohesh e demtuar. Me siguri Waldemari ka shkuar te shohe perseri statujen e tij. Por e di se do te kthehet perseri, edhe me i qete se me pare, afer gruas dhe femijeve te tij. Bekimi dhe mbrojtja e Zotit qofte mbi ta! Naten e mire edhe per ju, e dashur Hiresi.


26 Korrik

E kam telegramin tuaj, pergjigjen e timit. Ju falenderoj qe keni derguar Princin. Po e pres me mall dhe me padurim. Nuk eshte ceshtje e mbaruar ende, por prape vras mendjen, cfare mund te beje?

Femijet jane jashte rrezikut. I morem me shpejtesi nga krevatet dhe i sollem te tere ketu. Jane ende te traumatizuar nga flaket, nga tymi, si dhe nga ideja e te qenit ne nje shtepi te huaj; pyesin se ku eshte mamaja e tyre, por kane gjetur nje mace shume te afrueshme dhe jane duke u marre me te tek shkallet.

Flaket u perhapen vetem ne cati, tek traret e catise dhe tek nja dy copa druri qe kishte atje prane. Waldemari do kete qene shume i kujdesshem kur i ka ndezur, kishte sjelle me vete disa turra me dege te thata, si dhe boce te thata pishe per te ndihmuar ne djegie te rregullt. Nuk di cfare ishte nje vaj i cuditshem por qe kishte nje arome te kendshme kur digjej. Kur u ngjitem ne mengjes ne studion e rrenuar, kundermonte tere zona, truri m'u deh nga aroma dhe nuk e di pse mu kujtua vetja kur isha i vogel qe shkoja ne kishen e Shen Pjetrit per Pashke.

Ndodhi mbreme, ne kohen kur po ju shkruaja. Gertruda shkoi te flere dhe e la te shoqin ne studio. Nga ora njembedhjete sherbetoret e degjuan qe doli dhe thirri Dionean qe ta shoqeronte dhe te rrinte me te. E ka bere edhe here tjeter kete cmenduri, i vinte te dyja prane njera tjetres, statujen dhe Dionean, te ndricuara me drite artificiale dhe te pjesshme: i keni parasysh ato menyrat antike se si i ndriconin statujat neper tempuj? Sic thone perseri sherbyeset, edhe Gertruda zbriti pak me vone.

E shihni? Une nuk pashe asgje tjeter gjate ketyre oreve te cilat i ngjajten javeve dhe muajve. E vendosi Dionean mbi bllokun e mermerit, prapa altarit. Ne sfond kishte nje perde te rende ngjyre qershie, nga ato qe prodhojne ne Venecia me shkrimet e qendisura shume bukur me te verdhe. Ma kishte treguar edhe mua me perpara kete inskenim, nje kontrast i jashtezakonshem midis perdes dhe kraheve e gjoksit te saj te bardhe, bardhesia ekstreme e carcafit qe mezi e mbulonte midis kembeve, te tera keto te ndricuara nga shume llampa te vogla vaji me driten e tyre dritheruese. Perpara Dioneas ishte altari i Venusit qe i kisha huazuar. E kishte rrethuar altarin me lule trendafili dhe kishte hedhur incens ne shandan kur papritur hyri Gertruda. Dhe atehere, dhe atehere...

E gjetem te shtrire mbi altar. Floket e saj te zbehte te perzier me hirin e incensit, gjaku i saj - kishte aq pak per te dhene - rridhte neper kanalet e holla midis kurorave dhe kokave te dashit qe ishin skalitur mbi mermer, dhe binin me pas mbi pirgun e trendafilave. Trupin e Waldemarit e gjetem poshte ne fund te gremines. Shpresonte valle qe duke i vene zjarrin vendit, te varrosej edhe vete nen gerrmadha, apo nuk ka dashur qe te perfundonte ne kete menyre dhe te shnderronte tere keshtjellen ne nje turre gjigande funerali? Sepse ashtu dukej, kur ne nxitonim drejt San Massimo: e tere kodra; cdo dege e thate bari, dafine dhe trendafili, te tera ishin ne flake te vogla qe lepiheshin plot epsh erresires se perzjere me drite hene. Fortesa e vjeter ishte i vetmi kontur i zi ne sfondin flakerues.


30 Gusht

Nuk mund te them asgje te sigurt per Dionean. Ketu per te flasim sa me pak te jete e mundur. Disa thone qe e kane pare gjate neteve me stuhi te endet neper shpatet e gremines: por nje djale qe eshte marinar me eshte betuar per cdo gje qe ka te shenjte e te shtrenjte mbi kete toke, se nje dite me vone pas djegies se Tempullit te Keshtjelles - vetem keshtu e quajme dhe me asnje emer tjeter - kur ishin ne det me anijen e tij, u takuan kalimthi me nje anije tjeter, afer ishullit Palmaria, pertej ngushtices se Porto Venere. Ishte nje anije Greke, me sy te medhenj te pikturuar ne ane te bashit, me vela te hapura te plota dhe me marinaret qe kendonin ne kor. Mbeshtetur ne direkun e pare, nje siluete e mbeshtjelle me rroba te purpurta dhe te arta, me nje kurore dafinash ne koke; Dionea edhe ajo kendonte, me fjale ne nje gjuhe te panjohur, me pellumbat e bardhe qe i vinin perreth papushim.


* * * FUND * * *



[shenime te perkthyesit]

Ky tregim me te njetin emer "Dionea" nga Vernon Lee. Gjate tere kohes eshte i qarte njesimi i Dioneas me Venusin, autori ne cdo cast nuk lejon te anashkalohet ideja se perendite e vjetra antike pagane jo vetem qe nuk jane zhdukur por jane te gjalla te padrojtura te manifestohen. Si ne shume vepra te tjera, keto perendi shfaqen nen maskime njerezore dhe Venusi ne kete rast ka zgjedhur te shfaqet si Dionea, e bukur, tinzare, vrasese dhe e parezistueshme.
Ne kohen kur u shkrua, jo vetem Vernon Lee por shume autore te tjere gjate fundit te shekullit 19, kane portretizuar perendite e vjetra pagane. Gjate rilindjes se letersise ne clirimn e saj prej influences se kishes, ne shume raste gjejme portretizime te se vjetres qe eshte duke u zgjuar nga nje gjume i lashte, nje force deri tashme e fjetur por qe po zgjohej dhe do te rivendoste ekulibrin ne boten e infektuar ne menyre te padrejte nga njerez me ambicie te ngushta dhe personale.

'Dionea' eshte nje perfaqesues klasik i frymes artistike letrare te kohes dhe ndonese jo shume e njohur nga lexuesit, eshte padyshim nje kryeveper.
 

gurax

Pan ignoramus
It can fool the Sun
(nga Jimmy Carter)

Some people never say, "Let's go home,"
not having one, except a plastic sheet;
when cold, they try to find a warm air grate;
an empty doorway's better than the street,
and two share one refrigerator crate.

A shack that decent folks would ridicule
is where some others live, and don't complain.
They look up through the roof, smile and sigh,
"It can fool the sun, but not the rain!"

* * *

Mund te mashtroje Diellin

Disa njerez kurre nuk thone "Shkojme ne shtepi",
nuk e kane, vec nje carcaf plasmasi ben perjashtim.
ne te ftohte gjejne tuba ajrimi, eshte ngrohte aty,
nje dere e zbrazet eshte me mire se rruga pambarim,
dhe ne kartonin e frigoriferit ka vend sa per dy.

Nje barrake me te cilen njerezit e fisem tallen,
atje njerez te tjere jetojne, pa ankesa, ne qetesi.
Shohin drejt tavanit, qeshin dhe psheretijne,
"Mund te mashtroje Diellin, por shiun kurrsesi."
 

joetisti_

Locus omnem
It can fool the Sun
(nga Jimmy Carter)

Some people never say, "Let's go home,"
not having one, except a plastic sheet;
when cold, they try to find a warm air grate;
an empty doorway's better than the street,
and two share one refrigerator crate.

A shack that decent folks would ridicule
is where some others live, and don't complain.
They look up through the roof, smile and sigh,
"It can fool the sun, but not the rain!"

* * *

Mund te mashtroje Diellin

Disa njerez kurre nuk thone "Shkojme ne shtepi",
nuk e kane, vec nje carcaf plasmasi ben perjashtim.
ne te ftohte gjejne tuba ajrimi, eshte ngrohte aty,
nje dere e zbrazet eshte me mire se rruga pambarim,
dhe ne kartonin e frigoriferit ka vend sa per dy.

Nje barrake me te cilen njerezit e fisem tallen,
atje njerez te tjere jetojne, pa ankesa, ne qetesi.
Shohin drejt tavanit, qeshin dhe psheretijne,
"Mund te mashtroje Diellin, por shiun kurrsesi."
te pekthesh poezi eshte shume e veshtire. Bravo!
 

gurax

Pan ignoramus
Shkeputur nga: Demoni
-- Lermontov, 1856


28325839_Demon_i_Tamara.jpg


* * *
Shtrire, mezi merrte fryme, lote i rane
mbi fytyren e saj te zbehte...
Papritmas u tremb, sepse aty prane
Nje shpirt ne vesh i foli lehte:

Mos qaj, vajze, lotet e kote harroi,
Nuk ka lot te te ktheje tek ti
ne jete nje te dashur qe iku e shkoi.
Cfare bejne lotet, vec njollosin ne qetesi,
fytyren e bukurise; Dashnori yt tashme,
larg vajtimesh te vdekshem eshte, nuk i degjon me,
Te turbullt jane per driten syte e tij,
Por etjen e shuan me kupen e bukurise qiellore ai.

Ne veshe muzike e Edenit madheshtore,
C'jane lotet e vajzes zemervrare;
Shpresa apo frika njerezore?
Besome o engjell, nuk ka pse te mundon,
ky Fat i njerezve qe perhere ndryshon,
as sa vetem nje psheretime nuk ka vlere.
Mbi thellesine e qiellit si oqean i gjere
Shih rrathet e ndritshem tek rrokullisen,
pa vela, pa direke, ku deshirojne bitisen,
nje sfere mbi tjeter sfere rri.
Mbi fusha ajri pakufi
Plot re' mendafshi pa pengese ikin gjetiu,
asgje nuk dine per semundje njeriu,
rradhet per ndryshime, karrocat e kohes,
kembana funerali apo zile dasmoresh,
gonxhe shprese qe mosha do i shpertheje,
Permallje per gezimet dikur qe me s'i gjejme.

Ne kete ore kur je plot me agoni,
mendo per ta, femija im, dhe beju pa ngurri',
si ata, pa pasione, e lire edhe ti.
Kur teshat e nates te mbulojne
cdo maje te Kaukazit te zaptojne,
kur bota e pergjumur te cmendet,
era e erresires ne cdo skute te endet,
gjethet mes shushurimes te lengojne,
zogjte tek flene i trembin i shqetesojne.
Kur lulet e ndrojtura i fshihen dites,
qe te hapen per te pire vesen e nates.
Kur drit' e henes reze te zbehta te leshoje,
une do te fluturoj, tek ti, dhe do qendroj
perkrah teje, derisa dita te mbaroje,
nder endrra do te pervidhem, do te dhuroj
gjume te arte ne syte e tu, te premtoj.

U zbeh, iku, zeri peshperites ish larguar -
dhe pushoi. Ajo u ngrit, pa perreth e dritheruar,
emocion i panjohur, nje ndjesi e re
shqetesimi, tmerri, shkaterrimi papushim, por e
pamundur te pershkruhet, shpirti i ish trazuar,
nga nje zjarr i eger, krejt i verbuar.
Magjia e atij zeri e beri te rrije zgjuar,
tere naten, dhe kur fjeti mengjesi kish kaluar.
As dita e bardhe magjine nuk kishte debuar,
tek zgjohej, prezenca e padukshme kish qendruar.
Veshur me drite qiellore ne krah saj levizte
si dikush qe ndiente, merakosej, dashuronte.
Nuk ishte engjell mbrojtes, nga parajsa ne toke,
as aureole shumengjyreshe nuk kishte mbi koke,
nuk ishte as goblin i mallkuar, joshes. Jo,
shikimi i tij ish si perendimi i darkes, oh -
as dite, as nate, as erresire, por edhe as drite.

* * *

(perkthyer nga gurax)
 

gurax

Pan ignoramus
Pune Shtrigash
-- Neil Gaiman

* * *
Shtriga ish e vjeter sa pema e manit
Me njqind sahate e kish ndertuar nje shtepi
Shtrengata dhe keqardhje shiste dhe qetesonte detet
Dhe jeten e mbante ne nje kuti.

Pema ishte me e vjetra qe kisha pare ndonjehere
trungu rridhte si uje. Pikonte vjetersi.
Por cdo Shtator frutat ia njollosnin gjelberimin
ashtu te ndezura porsi lavire, te kuqe si inati qe kam ne gji.

Sahatet peshperinin kohen qe mberthenin nder akrepa
Zvarriseshin dhe flisnin, tingellonin midis pertypjesh.
I ushqente me minuta. Te vjetrat jane vite.
Ju trembej dhe i donte, kolonine e saj te eger prej sahatesh.

Me shiti nje stuhi kur inatin e kisha te forte
Urrejtja ime e mbushi boten me vullkane dhe u gajas
Pashe rrufete dhe eren tek kendonin kenge
Dhe cmenduria ime u perpi nga ajo qe ndodhi me pas.

Me shiti tre keqardhje te mbeshtjella me pelhure.
Te paren femijes se armikut tim ja pata derguar.
Te dyten gruaja ime e gatoi me supe.
E treta pret te perdoret, sepse jemi pajtuar.

Shiste dete te qete per grate e marinareve ne udhetim
Lidhte eren me fije mendafshi qe stuhia te bllokohej atje,
Grate neper shtepi benin jete pa turbullim
Derisa ktheheshin burrat dhe qetesine sfidonin atje.

Shtriga e fshihte jeten ne nje kuti prej balte ndertuar
E madhe sa nje grusht dhe e erret porsi nje zemer
Asgje s'kish aty vec kohes dhe heshtjes dhe nje bote te lenduar
Kur shtriga shihte dallget me dhimbjen dhe artin e saj pa emer.

(Por ai asnjehere nuk u kthye. Ai asnjehere nuk u kthye...)

Shtriga ish e vjeter sa pema e manit
Me njqind sahate e kish ndertuar nje shtepi
Shtrengata dhe keqardhje shiste dhe qetesonte detet
Dhe jeten e mbante ne nje kuti.

[perkthimi vetjak nga gurax]
 
Top