Diabolis Dassaretis
Forumium praecox
Eugenio Montale
për K
Kujtoj buzëqeshjen tënde, që është për mua ujë i kthjellët
Gjetur në shtrat të një lumi mes shkëmbinjve rastësisht,
Pasqyrë e vogël në të cilën sheh dredhka bistakët;
Dhe e gjitha në përqafimin e një qielli të bardhë paqësisht.
I tillë është kujtimi im; s’mund ta di, o e largët,
Nëse pamja jote shpreh lirisht një shpirt patëkeq,
A në je nga endacakët që e keqja e botës u hap plagët
Dhe vuajtjet e tyre si talisman nga vetja s’i heq.
Por këtë mund ta them, që portreti yt ndër mendime
I mbyt shqetësimet trilliane qetësisht me një valë,
Dhe se fytyrimi yt i kacavirret grisë së kujtesës sime
Shqeto si bisku i një palme të re sapodalë...
****
Mos na pyesni për fjalën që çdo anë bën yrt
Shpirtrat tanë pa formë, dhe me gërma zjarri
Shpall dhe shkëlqen porsi lule shafrani
E humbur në mes të një lëndine të pluhurt.
Ah, burri që ecën i sigurtë,
Për të tjerët dhe për veten mik,
E hija e tij s’merakoset që zhegu në pisk
E stampon mbi një mur të ngurtë!
Mos na kërkoni formulën që mundet tu çelë botë
Si ca rrokje bullunga dhe si një degë e tharë.
Vetëm këtë mundemi tu themi sot,
Çfarë ne nuk jemi, ne nuk duam - çfarë.
****
Jeta ime, nga ty nuk dua linja
Fikse, fytyra të pashme a zotërime.
Në xhiron tënde të pandalur tani të njëjtën
Shije kanë mjalti dhe absintha.
Zemra që çdo lëvizje mban në të
Rrallë është shkundur nga brofje.
Ashtu si ndonjëherë në qetësinë
E krahinës një e shtënë pushke.
****
Shpesh të keqen e jetës kam takuar:
Ishte përroi që gurgullonte në shtjellë,
Ishte gjethja mbështjellë
përcëllimi, ishte kali i rrëzuar.
Të mirë nuk dija, jashtë asaj mahnitje
Që hap Indiferenca e lume:
Ishte shtatorja në përgjumje
mesdite, dhe reja, dhe fajkoi në ngritje.