përkthim termash

lor

Primus registratum
Re: përkthim termash

E përse nuk përdoret më mirë:

msgid "Failed to remove debug report file \"%s\""

msgstr "Fshirja e file me raportin e diagnostikimit \"%s\" dështoi"

(E kam fjalën gjithmonë për formën e përkthimit, jo për termat e përkthimit)
Nuk duket më shqip?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Mundet. Por çpërkthimi i "Fshirja e file me raportin e diagnostikimit \"%s\" dështoi" do jepte "Deleting debug report file \"%s\" failed". Pak si larg origjinalit?
(Më)Duket sikur "Failed to remove debug report file \"%s\"
është cungim i "I failed to remove debug report file \"%s\",
ose edhe "It failed to remove debug report file \"%s\"...por kjo e dyta sikur ka diçka që nuk shkon. Apo thjesht më duket mua?
 

lor

Primus registratum
Re: përkthim termash

Ekzakt, nuk duhet t'i ngjajë në 100% orgjinalit (jemi duke përshtatur, jo thjesht përkthyer)

Sikurse e ke vënë re, në 90% të mesazheve në anglisht, kompjuteri flet në vetë të parë. Sigurisht, mund ta pranojmë edhe gjatë përshtatjes në shqip por... përse të mos e ndryshojmë? Në realitet kemi të bëjmë thjesht me një informacion që na vjen nga makina, një mesazh që na bën të ditur që diçka nuk shkoi sikurse prisnim, për një arsye apo tjetër.

Nëse do të ndiqnim anglishten do të na duhej të vazhdonim dialogun: "Ah jo?? Atëhere vepro kështu..."
Por ne nuk jemi duke dialoguar, apo e kam gabim?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Edhe një gabim tjetër, që padyshim është bërë prej shpejtësisë: nuk ka ngjashmëri 100%, kur arrihet 100% bëhet fjalë për barazi mes dy krahëve, jo më për ngjashmëri.
Nuk e di përgjigjen pse jo në vetën e parë (të cunguar) por në një përshtatje tjetër, sinqerisht. Ndoshta përgjigja hyn te zona e vagullt e parapëlqimeve vetjake, miku im lor.
 

lor

Primus registratum
Re: përkthim termash

> Sepse tema quhet përkthim termash, jo përshtatje

Plotësisht e drejtë, kërkoj ndjesë.
 

lor

Primus registratum
Re: përkthim termash

:) Shqipja përdor: "Ngjajnë si dy pika uji"

Mendoj që nuk duhet të kërkojmë as "ngjashmërinë" e as "barazinë" me anglishten, përkundrazi, besoj që duhet të luftojmë të krijojmë një stil sa më "natyral" kur kemi të bëjmë me përkthimin e programeve me të cilët përdoruesi do të kalojë një pjesë pak a shumë të gjatë të ditës dhe sa më preçiz kur të kemi të bëjmë me përkthimin e mesazheve të sistemit apo termeve "teknikë" (që përdoruesit të zakonshëm i interesojnë deri në një farë kufiri, kurse përdoruesi me përvojë apo programuesi do të na tallë mbrapa krahëve po ndeshi në gabime).

Personalisht do të më interesonte më shumë diskutimi mbi stilin e përkthimeve sesa thjesht përkthimi "lakuriq" i termeve (ti e di mirë qëndrimin tim në lidhje me përkthimin në shqip të disa termeve teknikë).
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Stili natyral është më afër vetës së parë (pra njeriut si pjellë e natyrës), se sa etiketave në vetën e tretë dhe të pavetëshme. Edhe mendja e përkthyesit funksionon dhe është më e efektshme kur përpiqet të imitojë veten se sa etiketën/vetën e tretë/pavetoren.
Një shembull keqfunksionimi i vetës së tretë, shkëputur nga përkthimi i Audiograbber-it:


DisconnectCDDB=Disconnecting... | DisconnectCDDB=Lidhja po ndërpritet...


Në këtë rast jam unë ai që po shkëpus lidhjen, dhe jo lidhja që po ndërpritet kundër dashjes sime.

Në kësi lloj gabimesh bie kur në vend të rrish njeri, fillon e mendon si etiketë /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

lor,

në fjalorin e Vedat Kokonës për frëngjishten, fjala Preference përkthehet pëlqim, parapëlqim. Ndërsa në Fjalorin e Shqipes së Sotme (1984) nuk gjendet si fjalë. A nuk janë prova të mjaftueshme për ta riparë përkthimin e saj?

P.S. Rastin po e sjell në sipërfaqe vetëm sot sepse qëlloi që e pashë në fjalor.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Po në të njëjtin fjalor, Fjalor i Shqipes së Sotme, Tiranë 1984, fq. 890, gjendet përshkrimi i termave: përditësim, përditësohem, përditësoj. Për fat të keq, por për pak fare, jepet si sinonim i azhurnim, azhurnoj.
Për kureshtje, Vedat Kokona në fjalorin e tij Frëngjisht -Shqip të 1989, fjalën ajourner nuk e përkthen me fjalën përditësim. Se si e gjeti rrugën ligjore kjo fjalë në Shqip nuk dihet. Aq më tepër që del krejt e panevojshme.
 

Diddy19

Su@mi
Re: përkthim termash

Une nganjehere se kuptoj gjithe kete fiksim per te gjete nje fjale shqipe (medeomos) per te gjitha fjalet e huaja qe kane hy ne fjalorin tone.Shumica e fjaleve te huaja kane hy ne fjalorin tone (dhe jo vetem tonin) si rrjedhoje e zhvillimit te teknologjise, shkences etj etj.Ja tani te gjejme fjalen shqip edhe per fjalet Radio, Televizor ,Kompjuter...
Spanjollet kshu bejne.Perkthejne ne spanjisht edhe emrat e njerezve.Kristofor Kolombit ata i thone Cristòbal Colòn.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: përkthim termash

Shembulli i Kolombit me duket i pavend... italianet Jeanne D'Arc - ut i thone Giovanna D'Arco...

Nejse. Ketu na kerkojne terma informatike /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: përkthim termash

Ishte thjesht nje shembull.Italianet nuk i perkthejne te gjitha termat sic bejne spanjollet.Spanjollet nuk perdorin gati asnje fjale te huaj.Ne te gjithe boten thuhet "Stop" (psh ne shenjat e rruges) , ato i thone "Para".
Epo mire...Te fillojme te perkthejme ne shqip termat informatike ..Si mund te thuhet shqip fjala "Informatike"?
 

cacol

Forumium maestatis
Re: përkthim termash

Ashtu sic matematikes i themi matematike, edhe informatikes informatike... mjekesise mjekesi etj etj. Pastaj... sado qe te arrijme ne te perkthejme, vetem ne Linux do mund te gjejme Sisteme Operative ne shqip...

Neeeeeejse /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Vintage,

Pajtohem plotësisht me ty kur kërkon që përkthimi të mos shtyhet me forcë deri për të gjitha huazimet. Por për shumë prej tyre, që janë të panevojshme ose krejt të pakuptueshme dhe duhen mbajtur mend pa ditur se çfarë duan të thonë, pse të mos provohet të përkthehen?

Më duket se e kam shkruajtur njëherë, si shembull, fjala informatikë u fut nga pedagogët e FSHN që kishin studiuar në Francë. Me pak greqisht, do të përkthehej depo informacioni, që nuk ka pikën e kuptimit. Dmth, përdoret një huazim, që mund të jetë brenda logjikës se si funksionon frëngjishtja, (cazzi loro në fund të fundit), që del edhe pakëz qesharak nëse ia kërkon rrënjët saktë. Kurse mund të përdorej shkenca kompjuteri, jo për dashni më të madhe për anglishten, por sepse është më i thjeshtë për t´u kuptuar, më i kapshëm nga ai që e dëgjon për herë të parë.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: përkthim termash

Cazzi loro e ? Nga ma gjete kete Besniko /pf/images/graemlins/tonguee.gif ?
 

zog

Primus registratum
Re: përkthim termash

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
lor,

në fjalorin e Vedat Kokonës për frëngjishten, fjala Preference përkthehet pëlqim, parapëlqim. Ndërsa në Fjalorin e Shqipes së Sotme (1984) nuk gjendet si fjalë. A nuk janë prova të mjaftueshme për ta riparë përkthimin e saj?

P.S. Rastin po e sjell në sipërfaqe vetëm sot sepse qëlloi që e pashë në fjalor.

[/ QUOTE ]

normal, fjala preference sidhe gjithe fjalet latine, kuptohet me perjashtime, s'kane nevoje te perkthehen e as pershtaten.

pashe firefoxin te perkthyer nga ty, me duket, dhe te them te drejten eshte me pak i kuptushem ose aspak, nga firefox ne anglisht gjuhe te cilen nuk e di.

duke pas tendencen e pershtatjes ose perkthimit te çdo termi anglisht me gjuhen shqipe TE PERDITSHME, siç ben ti, po i humbet kuptimin (ne ardhmen e sigurte) fjaleve shqip.

as ne nje gjuhe te botes, perveçse ndoshta ne spanje /pf/images/graemlins/laugh.gif, gjuha informatike nuk eshte NJESOJ me ate letrare ose popullore.

bota e kulturuar perdor gjuhe te caktuar per shkence, per art, per drejtesi, administrate, ushtri, peshkim, etj.
e populli gjithnje mban gjuhen e tij.

ndryshe siç keni filluar pas nja dy brezash shqiptaret s'do te kene me gjuhe shtepie. shyqyr qe ben diell ne shqiperi e nuk e rrun njeri per informatike se vallaj keq jane punet.
 
Top