përkthim termash

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

zog,

mëkat që po ndërron mendje pas dy vjetësh, (shih postimin tënd më 10/09/04), rreth përkthimit ose jo. Duket që ne e shohim ndryshe nga njëri tjetri këtë punë, kështu që nuk ka kuptim diskutimi. Gjepurat e tjera i diskutojmë po deshe, mbarë e prapë, hap një temë tjetër ama, se kjo këtu është për të diskutuar konkretisht rreth përkthimit të termave, jo nëse ia vlen apo.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Një ide për bindings:

lidhëza (lidhëzat Xfce për Python)
lidhma (lidhmat Xfce për Python)
të lidhurat (të lidhurat Xfce për Python)
ndërfaqe (ndërfaqja Xfce për Python)
ndërlidhësa (ndërlidhësat Xfce për Python)

(Këto janë fjalë që gjenden në FSHS, Tiranë 1984, botim i Akdamisë së Shkencave.)

Lidhma më duket si më i përshtatshmi, ngaqë thuajse nuk ka fare historik përdorimi. Kështu, mundësia që lexuesi të ngatërrohet me një kuptim tjetër të fjalës është më e pakët.
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: përkthim termash

"lidhma" me duket e drejte dhe kuptimplote. Eshte cudi sa pak eksperimentohet me prapashtesat fjaleve kur ato mund te perterijne nevojat gjuhesore fare mire.
Pergezime per temen dhe kontributin - sot e hasa per here te pare, me duket me mjaft interes.

Diku me siper diskutohej per "e-mail". Kam propozuar diku tjeter qe, meqenese kjo eshte shkurtuar nga "electronic mail" - shqip "poste elektronike", atehere si duket shkurtimi "post-el"(ose dhe "postel)? Ideja eshte me teper per shqiptimin dhe tingellimin e fjales. Kjo mund te perdoret me kollaj dhe si folje.

Falenderoj paraprakisht kedo qe ka sugjerime - qofte kundershtuese, qofte pajtuese.
 

lor

Primus registratum
Re: përkthim termash

Besnik,

besoj që përkthimi i bindings ndryshon në varësi të kontekstit.

Ja disa nga "versionet" që kam përdorur (gjithmonë sipas kontekstit):

- përshtatës
- lidhës
- hallkë
... etj.

Shembuj të thjeshtë praktikë?

Si mund të përkthehet "bindings" kur kemi të bëjmë me këpucët dhe skitë? (lidhme besoj që nuk është e përshtatshme).

E si mund të përkthehen (e këtu futemi në temë) "Language Bindings"?
Në rastin e p.sh. GTK+ të mësipërmet bëjnë të mundur që GTK+ të mund të përdoret gati nga të gjitha gjuhët e programimit, në stilin përkatës të gjuhës (qoftë C++, Java, Python apo Perl, etj). Mund të konsiderohen/përkthehen si "përshtatës" apo jo?

Personalisht, shpeshherë e kam përkthyer....... bindings :)
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: përkthim termash

Nje liber i informatikes i vitit 1998, disa nga termat e permendur ketu i perkthen si vijon:

wizard - mjeshter, magjistar

view - pamje, panorame

toolbar - rresht veglash

template - model i gatshem
(m'u dha te kerkoja fjalet e shpjeguara si "model" ne fjalorin elektronik te shqipes, dhe, vec atyre qe jane permendur ketu, hasa edhe keto: shabllon, gjedhe, shembull.)

(sorry, no entry for "bindings" /pf/images/graemlins/frown.gif(
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Elida,

Ppropozimi yt për email qëndron plotësisht, në parim. Nga ana tjetër shumica e globit përdor trajtën origjinale. Unë e kam lënë të paprekur, dhe nuk e dalloj as në të shkruar nga pjesa tjetër e tekstit, bashkë me një numër fare të pakët termash të tjerë, fjala vjen web, software, hardware e ndonjë tjetër.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

lor,

Për lidhëset e këpucëve ata përdorin shoelace.
Dhe ka një dallim midis lidhëses dhe lidhëzës, unë e pata fjalën për të dytën. Sidoqoftë, përdorimi i deritanishëm i lidhëses, lidhëzës, apo lidhmës nuk preket.

Hallkë, në mos gabohem, tregon një element pjesë të një vargu elementësh të gjithë identikë me njëri tjetrin ose fare të ngjashëm, hallka zinxhiri bie fjala. Dihet që hallka zakonisht lidhet në të dy krahët me motra të vetat. Kurse në rastin tonë bëhet fjalë për një lloj ure, apo ndërfaqeje midis dy gjuhësh.

Mund të përkthehen edhe si përshtatësa. Por ata që e përdorën për herë të parë parapëlqyen bindings në vend të adaptor - i barazvlefshmi anglez i fjalës përshtatës.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Rresht veglash është gabim, bar nuk është rresht, bar mund të përkthehet si shtyllë, shufër, fashë...
Sapo të të dalë një fjali edhe termi toolbar, edhe termi command line, i ke duart të lidhura.
 

lor

Primus registratum
Re: përkthim termash

Besnik,

në rastin e parë e kisha fjalën për përshtatës dhe jo për thjesht lidhëse, prandaj futa dhe skitë në mes).

Në përkthime, unë mundohem të kryej një "barazim virtual" në trurin tim, duke konsideruar bindings==wrappers==përshtatës (gjithmonë, atje ku konteksti e lejon).
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Utility = Përdorëse

Deri tani e pata përkthyer si Të dobishme,i dobishëm, e dobishme. Por sot, duke parë për fjalën piketë, hasa përshkrimin që i bëhet pirunit në FSHS, Tiranë 1984: Përdorëse e vogël për të ngrënë, me bisht të gjatë dhe disa dhëmbë si sfurk.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Seç më tingëllon keq kur parent përkthehet si prind. Vazhdimisht është thënë, amë, mëmë. Dosja, procesi, dritarja mëmë tingëllojnë më familjare se sa dritarja prind.
 

Diddy19

Su@mi
Re: përkthim termash

Nuk asht e thane ti perkthesh fjale per fjale : mund te mendosh nje fjale tjeter po qe lidhet me kuptimin e fjales parent kur thuhet parent directory etj etj. Bie fjala "dritare fillestare" apo dicka tjeter.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

portable - i mbartshëm?
Portable Media Player - Luajtës Mediash i Mbartshëm ?
Portable Format - Format i Mbartshëm
 

Anana

Primus registratum
Re: përkthim termash

Vertet e ke ti qe do te perkthesh portable media player? E ke fjalen per programin ne nje CD apo per walkman?

Portable Format - Une do thesha format i transportueshem. Nje cike si shqipe e vjeter fjala i mbartshem.

portable si fjale ndoshta mund te perkthehet edhe mobil. Ka pas qene nje liber qe quhej perpetumobili ne shqip dhe shpjegohej ne liber qe i referohej nje makine qe leviz perjetesisht nga latinishtja (liber kalamajsh ky).

Nuk dua ta zgjas por varet se kush do ta lexoje perkthkimin tend dhe ashtu ndoshta mund te pershtasesh dhe fjalet sipas audiences.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Po. Vërtet e kam.

Fjala walkman është një sajesë e Sony-t për qëllime reklame tregtare, shih këtu më tepër:

http://www.m-w.com/cgi-bin/dictionary?sourceid=Mozilla-search&va=walkman

Duke qenë një (trademark) shenjë tregtare, nuk mund të përkthehet, pasi për to nuk lejohet zëvendësimi i origjinali me diç tjetër.
Kurse Portable Media Player mund të përkthehet, sepse është emërtim i një kategorie, jo një shenjë tregtare.
Ke të drejtë kur e dëgjon si shqipe e vjetër, po besoj nuk e quan mëkat.
Ti e merr gabimisht si shqip termin perpetuum mobile, i cili në fakt është latinisht dhe ka pas qenë gjithmonë i përdorur në origjinal, si tërë huazimet nga latinishtja, në shumë nga gjuhët e botës.
A mund ta zgjasësh e të më thuash pse për një objekt të vetëm duhen përdorur dy a më shumë përkthime, në varësi të dëgjuesve apo lexuesve. E po të ndihmoj unë me rastin që i përmbledh të tërë brenda: do ta lexojë më pyka. Si i bëhet që ta marrë vesh se çfarë do me thënë?
 

Anana

Primus registratum
Re: përkthim termash

Pa tjeter qe perpetum mobile vjen nga latinishtja sic e thashe me lart. Desha te tregoja qe kur pranohet aty, ndoshta dhe ti e te tjere mund te huazoni te tilla terma neper perkthime.

Per tiu pergjigjur pyetjes tende, une besoj se cdo shkrim dhe fjalim duhet ti pershtatet audiences per te terhequr vemendje dhe per te percuar mesazhin. Tani ne kete rast fjala i mbartshem mund tu vrase veshin njerzeve te moshes 15-30 ndoshta. Kurse prinderit e mi do ta pelqenin ate fjale sepse eshte puro shqip. Edhe zyshat e profesoret e anglishtes me siguri do ta pelqenin sepse eshte perkthim ekzakt. Por nuk besoj se media player ka per qellim te targetoje brezin e viteve 60 e 70. Gjuha vazhdimisht ndryshon dhe duhet ti pershtatemi.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Si çdo besim tjetër, edhe ky i yti mund të vihet para pyetjesh. A je e bindur brenda vetes që kjo është rruga më e drejtë dhe afatgjatë? (D.m.th. bërja me nxënësit 15 vjeçarë dhe jo me mësuesit e tyre.)
 

Anana

Primus registratum
Re: përkthim termash

Me fal. me duket se nuk po kuptoj pyetjen. Berja me nxenesit 15 vjecare? Asgje nuk eshte e prere me thike por parimet e marketingut jane te drejperdrejta. Targeto tregun e ri ne menyre qe te rriten me mendjen te produkti yne. Varet nga artikulli.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Këtu flitet për përkthim termash, jo për marketing termash. Ndaj edhe të humbi filli. Një këshillë miqësore: teprimi me huazimet, brenda një teme që si qëllim ka shmangien e tyre, është i pavend. Përpiqu të lutem të shprehesh pa çibanë të llojit "targeto", "ekzakt", "audiencë". kështu edhe vëmendja ndaj teje do të rritet.
 

Anana

Primus registratum
Re: përkthim termash

Keshille me vend. Po une edhe keshtu si flas, jam duke u perpjekur qe ti permbahem shqipes sic jane ndoshta edhe shume te tjere qe jane larguar prej kohesh. Hej, une jam pak kureshtare per kete artikull qe kerkon te perkthesh. Po te duash mund te ma dergosh ne PM ti hedh nje sy, ne fakt te lutem ma dergo. Mua me duket me e veshtire te perkthej nga anglishtja ne shqip sesa anasjelltas. Me kujtohet kur po na bente nje here perkthim zysha anglishtes ne shkolle te mesme na detyronte te perkthenim cdo gje fjale per fjale dhe mua me vriste veshin kjo metode.
 
Top