Re: Përçartje
Mbi Consequence.
Te lexova.Te lexova prape.Prape.
Nuk kishte fare nevoje te te lexoja kaq shume.Shume fjale te tuat une i kam menduar,ashtu si mund te kene menduar te tjere njerez ato qe jam duke shkruar.
Une nuk e kuptoj Zotin,as metaforen e Adamit dhe Eves,as gjarperin simbol seksi(e athere c'lidhje ka te lagin bebet me uje sapo lindin qe ti heqin mekatin origjinal,cilin mekat?,seksin?).Une pranoj.
Apo ujin ta shoh si Coelho:"simbol te fytyres femerore te Zotit"!?Apo te degjoj Papa Gregorin qe tha se injoranca eshte e mire?(ka mundesi,ka shume mundesi).
Apo te vazhdoj te kerkoj???
A kthehem dot me mbrapsht po ika shume larg?(Dhe nese gjate periudhes se largimit bej mekat(???) quhem me pak a me shume fajtore se nje qe s'ka ditur kurre ?
Naten keto flukese mendimesh behen me te cuditshme dhe une sonte kam enderruar ferrin.Po ndiqja nje djale qe me pelqen dhe ishim bashke ne ferr.Kishte nje si gremine me gura bezhe,(e keqja eshte se e ndiqnim ne grup:une jam fajtore per terheqje ne mekat?).
Ai i shkreti(i shkreti se eshte bere subjekt i deshires se nje psikopateje) zbriti ne banjot qe ishin pjese e poshtme e ferrit.Ishte i ndare ne kate,jo ne rrathet e Dantes.Nuk di nese imazhi ishte fryt i paster i imagjinates apo ndonje ndikim librash,filmash,etj.
Ku isha moj?Ah,po.E ndoqem ne katin poshte.Miqte e tij dolen nga dera.Ai jo.Nuk doja ta shpetoja.As nuk kisha frike fare.Doja vetem qe ta ndiqja,t'i isha afer.
Nje burre na ndaloi(hahaha,ja dhe roja te porta e ligjit,kete e gjeta nga e kam marre,nga percartjet e Kafkes),nje burre na tha se kati poshte eshte i rrezikshem,edhe banjot.Po ne zbritem.
Mua me terhiqte djali,burri.Dhe terheqja ishte me e forte se cdo lloj frike.
(Jo,analogjine terheqje-djall dhe frike-Zot e bete vete).
Une e ndoqa dhe s'e pashe gjekundi.Nuk gjeta as banjot po vec ca korridore si miniera te ngushta.Aty ne katin perdhes morem nje tren qe u perplas dhe une pashe drita te bardha dhe kuptova qe kisha vdekur,ishim dekompozuar(vdekje e shemtuar).Pastaj si isha ne ferr kur nuk kisha vdekur akoma?Apo vdiqa dyfish?
Keshtu mendova se e mira dhe e keqja jane kaq afer dhe se seksin s'e shikoja dot si mekat(sa lodhet njeriu per tu justifikuar moralisht,shkruan pallavra te gjata litar).
Mekat eshte ti besh keq dikujt,apo jo?
"Te mos vrasesh dike!Te mos vjedhesh dike.Te mos genjesh dike!!!"
Apo vete seksi eshte nje genjeshter e madhe?
Une mbaj mend Shujten qe rendiste mekatet dhe mes tyre kishte vec nje :Mos KURVNO!!!
Mua me tingellon si :"Mos tradhto!Mos u marto per ti vene briret dikujt!Mos josh kot se ato qe ben,iluzionet qe jep,genjeshtrat qe tregon do te te bien kokes!
Po nuk e gjej dot kuptimin ne :"Mos duaj!Mos bej dashuri!Mos u terhiq fizikisht,dhe edhe ne ndodhte masturbo se eshte me mire(???) apo mos kerko kenaqesi!!!
Trupi eshte nje statuje,nje turp,apo nje mjet qe Zoti na dha per te vene ne prove besnikerine tone ndaj tij!Virgjeria eshte dhurata per gomarin qe do te te binde te martohesh!Pak rendesi ka se ai para teje ka pasur gra te tjera qe jane gra si ti,qe mbase jane martuar ose po kerkojne nje burre si "te pandershme",qe ishin para teje dhe nuk jane gruaja e atij me te cilin ndane krevatin(apo s'ishin aq te zgjuara sa te prisnin shkembimin e unazave per te hapur kembet?Nuk eshte e gjitha kjo nje taktike,nje genjeshter e madhe?).
Se burri eshte burre,dhe gruaja grua.Se meqe une di,tani nuk mundem e ata qe nuk dine munden te kurvnojne se Zoti s'u ka treguar ende fytyren.Se nese gabon(kujdes nga gabimet se behen faje);nese te hipen gjaku ne koke kur te perqafon dikush,se e imagjinon me perpara pa rroba se duke u martuar ne kishe(nuk jane te gjitha njelloj),ne ate moment preciz kur ti imagjinon buzet e burrit qe don mbi qafen tende,kur ja ndjen aromen aq fort saqe kerkon me cdo kush ta mbash prane edhe nje sekonde ne ate moment truri i ushqyer mjaftushem me gjak te rendit imazhet e shtepise ku ke lindur,te gjithe kusherirave qe jane martuar me fustanet e bardha dhe burrave qe u rrinin ne krah gjithnje shume serioze per tu lexuar lumturine,te sat eme qe qan dhe te ferkon kurrizin me sfungjer se kane perdhunuar te bijen e nje komshie(e rende nuk eshte dhuna por turpi,tani ajo eshte ne nje rang me kurvat mama?).
Ky tru mizor te rendit ne sy plakat qe bejne nuskat,vendin ku ke lindur,menyren si cunat te shohin kur parakalon rruges dhe ti ne ate cast ke deshiren e tmerrshme qe te arratisesh.
Ne jemi te ikur dhe nje kembe na ka mbetur ne Shqiperi,ne tradita,ne mentalitetet(ne nje menyre apo ne nje tjeter njeriut duhet ti shtihet frika) dhe tjetra ketej nga jetojme,ne qytete ku kalon pa u vene re,ku njerezit jetojne si duan,ku s'te shohin keq se ai qe ke perkrahu s'i pelqen te tuve.Ti je vetja,ke lindur vetem,ke zgjedhur,por ah,casti eshte jetim.Shfaqen serish luftrat ke reklamat e cimcakizave(djalli nxjerr flake nga goja).Njeriu serish,njeriu deshton.Njeriu perkulet,njeriu gabon,rreh kurrizin me kamzhik,sodomizohet.
E mua me vjen te them
o sikur?Edhe pse prezencen e tij e kam ne stomak,e kam te sigurte.Po grupet nuk me bindin,nuk me bindin opozitaret,as fondamentalistet.Nuk me bind as Jelloun,as Borges.Se shume ja kepusin kot e ngaterrojne nje te dua vetem se duan te flene me ty.Seksi na ben po genjeshtare,mashtrues.Po nuk eshte ai qe te ben te ndjehesh gjalle?Apo me mire si prinderit tane se ju shkrep ta bejne nje here ate pune me njeri-tjetrin dhe mbeten bashke gjithe jeten.Apo si Odisea(teoria eshte e T.Kekos) qe vec pse donte ta bente dhe nje here me Penelopen u vervit 20 vjet neper bote.
Pastaj xhan,grate jane njelloj.Kur te gjesh dike qe te kenaq dhe te dashuron ndalo.Se ky eshte cmimi i seksit:kerkimi i perjetshem!!! /pf/images/graemlins/tonguee.gif
Te vazhdoj te kerkoj?Perendia i ka hedhur dadot.Na takon ne te luajme.E une do doja ndonje shenje qe kjo eshte rruga e drejte.
vazhdoj,se kam pune...