Re: Përçartje
Sot ja filloi nje bore e mire mu ne mes te marsit. Por, prape duket bukur edhe pse nuk eshte nje dite e ngrohte dhe floket e saj jane si shume te shpupurisur…tani, nuk e di pse e sesi ne shqip themi floke debore, nga ka ardhur kjo fjale, kush, si dhe pse e shpiku i pari kete shprehje por kam pershtypjen se nenkupton te bukuren…per shembull per shiun thone binte shi litare litare, ose me gjyma…nuk ngjan shume bukur apo jo….pale keta qe i thone « me qen e me mace » qe me duket komplet e pakuptimte si shprehje.
Nejse, per t’u kthyer aty ku isha, sot ne shume floket ngjajne si breza te bardhe, si pikeza te bardha te panumerta, qe bejne levizje te pakordinuara sa andej ketej, nga era, derisa te prekin taracat e pallateve, trotuaret gri, palltot, floket e kepucet e njerezve qe ecin aty poshte….Ja prape fjala floke, dhe mua me jane rritur shume floket keto kohet e fundit…ndoshta do i mbaj derisa te shkoj ne Tirane….Me pelqejne parukieret e Tiranes se jane shume te kujdesshme dhe te mbajne me muhabet…gjithmone ne fillim te pyesin se cfare modeli i do…meqe ra fjala, tani m’u kujtua parukieri im i pare i cili ishte nje djale dhe kishte mbaruar per inxhinieri, e me pas kishte bere nje kurs parukerie jashte. Me kujtohet si dje….ishte shume simpatik dhe e kishte merak qe une te mos mbetesha qejfprishur nga ndryshimi i modelit….
Nejse…ku e lashe…po...une jam ja aty, ne nje nga keto ndertesat e larta, duke bere sikur po punoj, e perqendruar ne kulm para kompjuterit, a thua se po bej nej shpikje te re, por jo, hic…ne fakt… po hedh ca fjale shqip ketu, per turfullimet e ajrit aty jashte. Nje kolegia ime ketu qenka shume ne humor, se po qesh gjithe kohen, dhe e qeshura e saj po me ngjan me kakarisjet acaruse te pulave…. meqe ra fjala, shpresoj qe mos bjere gripi i pulave ne Shqiperi se dhe ajo na duhet neve.... uhh…sa e gjate dita sot, s’paskam asgje per te bere.... Oops, ja nje e-mail, hajde ktheji pergjigje tani…isha mire, sa s’po me zinte gjumi duke u rrokullisur mes flokeve te debores, …sorry, I have to go!!