Re: Përçartje
Ngela para kompjuterit pa e ditur c'te beja! Nuk me behej ta fikja, dhe nuk me behej as te flija aq i ngarkuar sa isha!
Barra e asgjese nuk te le te jetosh pa u lodhur nga dicka! Ndoshta duhet te shkruaja dicka ashtu rrembimthi, ndoshta duhet te merresha me ndonje foto te vendosur pavend ne temen e te marreve. Ndoshta duhet te merresha me Dosjerin K dhe te vertetoja faktin qe njerezit nuk do jene kurre te lumtur per sa kohe perpiqen te kuptojne njerezit e tjere. (Do ia dilja shume lehte, kam bere 12 vjet vertetime teoremash matematike, qe nuk vertetojne asgje tjeter pervese koincidenca numerike).
Ndoshta duhet te shkoj ne nje vend pa kompjuter..., pa teknologjine qe nuk me ndahet ne cdo prekje te dores. Eshte e cuditshme se si teknologjia bazohet mbi hekurin e ftohte. Do preferoja me mire nje pale kepuce te kuqe ne nje shkretetire primitivizmi se nje kompjuter.
Ndoshta duhet te flas per koincidenca numerike! Eshte e cuditshme se si pak pasi merresh me algjeber (dhe jo me analize matematike), njerezit fillojne te ndjehen te fiksuar pas numrave. Duket sikur cdo numer fillon te shprehe dicka ashtu si hieroglifet egjiptiane qe simbolizojne diellin, vdekjen e gjithcka tjeter!
Ne cdo teori Algjebre, mendja perqendrohet aq shume ne lidhjen e numrave njeri me tjetrin sa te duket sikur po perjeton nje mrekulli hyjnore qe bazohet mbi nje sistem njerezor qe u shpik ne kohe te ndryshme! Targat e makinave fillojne te flasim dhe njerezit gjykohen sipas targave! Numra te rastesisshem harmonizohen dhe te bejne te besosh se ka lidhje te forta mes tyre, qe ti mund t'i vertetosh ato... Dhe une mund t'i vertetoj ato! Mendoj se i vetmi sukses i matematikanteve dhe shtatedhjete perqind te teorive te tyre, bazohen mbi habine e te tjereve matematikane te paafte per te bere lidhje numrash. Te marrim pershembull Vargun e Famshem te Fibonacit (tashme dhe bibat pa shkolle e dine se cfare eshte fale nje Kodit? te Davincit). Nje seri numrash pa asnje efekt praktik, perben nje habi matematike! (Nuk do e quaj Rekursivitetin nje efekt praktik te bazuar mbi Vargun e Fibonacit, mos me ngaterroni). Do merrja dhe nja dy shembuj te tjere, po pa dyshim nuk po i lexon njeri keto qe po shkruaj prandaj po shkruaj vetem ato qe nuk pertoj t'i perpunoj!
Dikush shpiku nje tjeter algjeber! Jo ate te bazuar mbi piken dhe drejtezen! Te gjithe u habiten... te gjithe kuptuam se ka me mijera pika referimi per te krijuar universin tone!
Ajo qe me habit me shume pas numrave eshte 'kombinimi'. Eshte e habitshme se si kombinimi i numrave te ndryshem te con ne perfundime te ndryshme! Nese te gjitha femrat e jetes sime pershembull, do te perfaqesonin nje numer, dhe une do te perzgjidhja cdonjerin prej atyre numrave ... jeta ime do kishte pasur me mijera rrjedhime te ndryshme! (Per bibat qe sapo kane mesuar Fibonaccin, nuk dua te tregoj se si femra e ndryshon nje mashkull).
Do doja qe te kisha mijra... te pakten qindra kombinime te tilla! Por frika e gabimit ne te zgjedhurin e nje numri te gabuar na ben te ndalojme vetem ne nje numer... Zoti na ka treguar pafundesine e tyre... por na ka lejuar vetem nje numer te kushtezuar per kombinimin tone final... ate kombinim qe cdo person qe nuk futet ne kategorine "Bibe" do e pendoje ne fund te jetes. (Do e pendoje per n-milion kombinimet e tjera qe nuk mundi kurre t'i kishte).
Po thoja qe kombinimet jane dicka e mrekullueshme! Do doja te kisha mijra te tille!