Re: Përçartje
dikur njerezit i respektonin armiqte e tyre; ishte koha e perendive te Olimpit, ishte koha e kavaliereve te tavolines se rrumbullaket, ishte koha e iluminati, ishte koha e heronjve.
Sot, njeriu quan armik dike qe thjesht jeta ia ka vene perpara dhe eshte duke pare punen e vet. Sot, njeriu mendon se kush nuk i flet dhe nuk e kam shok, duhet ta urreje. Sot, njeriu perdor teknologjine per te luftuar dhe nuk e di cdo te thote t'i fusesh thiken tjetrit e te shohesh se si i shuhet jeta nder sy dhe kur lexojne Remarkun thone "C'eshte ky budalle". Sot, njerezit s'kane vlera, s'kane heronj, s'kane ideale dhe cka eshte me e keqja nuk e kuptojne se respekti fitohet duke i respektuar ti i pari te tjeret.
Sot, njerezit jane me vetem se kurre dhe ne vend te zgjasin doren e te zene miq, zihen me te tere...
Sot, njeriu eshte shperfytyruar dhe vuan per vlera, respekt per veten dhe dashuri...
Sot, njeriu ka turp te shihet ne pasqyre, jo se do te mbytet si Narcizi nga dashuria per veten, por sepse do ta vrase qenien e vet nga frika se askush nuk do ta doje...
Sot, sot, sot!
Neser, do te harrohemi te tere ne pluhurin e kohes dhe ata qe do te shkruajne per ne, do te pasqyrojne veten e tyre me emrat tane, e ne do te jemi te vdekur e te pafuqishem per te pergenjeshtruar.
Neser, njeriu dhe prap ai do te vetvritet...