Niçja: idiot apo gjeni?

ruud

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

mendoj qe nieztche eshte keqkuptuar shumeeeee.....
cdo ateist sot ne bote do te thote qe nieztche tha qe "zoti ka vdekur" dhe pashe qe dhe sipas futbollisti-t ai na paska "vrare zoti"-n.....
......me sa duket njerezit merrkan nje fjali nga shkrimet e tij dhe e interpretokan si te duan.........

dua te them per temen qe ka hapur LOGOS qe ska pse nieztche te quhet idiot ne te kundert ai eshte gjeni. por une ju kuptoj logos se ju jeni i krishtere dhe sdo nuk ju pelqejne shkrimet e tij.....

nieztche nuk i pelqyn "western values and cultures" sepse ato ishin vlera kristiane dhe ai i konsideronte si jo te drejta dhe shume te ulta dhe prandaj u mundesua ti zevendesonte me te tjera. Sipas tij krishterimi zhduku kulturen e vertete gjermane, kulturat e lashte dhe kulturen myslimane te spanjolleve moor qe sipas tij dhe kultura e shekullit te 19 dukej e varfer para saj. Ai sjell nje shembull shume te bukur...ne cordoba, kryeqendra e moor spain kishte rreth 270 banjo publike, mbas marrjes se qytetit nga te krishteret keto banjo do te shkaterroheshin...
 

ruud

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

sa per vlerat qe ai u mundua te sillte nuk kam shume njohuri prandaj dhe sdo ti diskutoj por di qe ai ishte ideologu i nazismit.......

sa per veprimin e nieztche-s qe u mundua te zevendesonte nje kulture me nje tjeter mos tju duket cudi sepse ne qofte se do te quani nieztche-n idiot atehere shumica e misionareve te krishtere dhe politikaneve e mendimtareve perendimore te sotem jane idioter.....

cka amerika dhe kisha po mundohet te bejne ne te gjithe boten sot eshte te perhape "western values and Culture".... pra te zevendesoje kulturen vendase me ate perendimore dhe kristiane.....
 

ruud

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

ku eshte zoti ??tha ai. dua te them qe e kemi vrare une dhe ti ! ne te gjithe jemi vrasesit e tij! po si mundem ta bejme! si mundem te pime gjithe ujin e detit (ose gelltisim gjithe detin)..........a nuk po behet nata gjithmone e me e erret....a nuk e degjojme zhurmet e atyre qe hapin varre duke varrosur zotin.....Zoti ka vdekur Zoti mbetet i vdekur! dhe ne e kemi vrare ate! si mund to console veten tone! vrasesit me te keqij. me i shenjti dhe me mighty eshte gjakosur ne vdekje prej thikave tona... me cfare uji do ta lajme veten tone.................dhe cfare jane keto kisha, ne qofte se ato nuk jane varret dhe monumentet e zotit???(The Gay Science(1882) - Friedrich Nietzsche.

sic e shohim niestzche e sheh me nje sy kritik vrasjen e zotit. ne nje fare menyre ai pikellohet nga kjo ngjarje. me cfare uji do ta lajme ne veten tone per kete mekat te madh qe kemi bere ?? si mundem ta bejme pyet nietzche???
nietzche po te lexoni the antichrist eshte kritik ndaj krishterimit, eshte kritik ndaj Palit, dhe Eterve te kishes, eshte kritik ndaj ritualeve pagane ne krishterim. pra niertzhe eshte kritik ndaj ketyre vrasesve te zotit
per nietzchen krishterimi ishte vrasesi i zotit.

niesctche ka thene kristiani i fundit vdiq ne kryq

shikoni sa bukur e mbyll fjalen e karakterit te tij e cjane keto kisha ne qofte se nuk jane varre te zotit ?
 

ruud

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

me vjen keq qe ky njeri eshte keqkuptuar kaq shume......sidoqofte shkrimet e tij jane shume te arrira artistikisht dhe te pakten ato qe une kam lexuar dhe ne ide.
 

nihilistja

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

te them te drejten une jam nje perkrahese e ideve te nices sepse mendoj qe cdo idiot eshte nje gjeni ne vetvetete dhe cdo gjeni njeidiot dhe fakti qe nicja mund te konsiderohet sa njera dhe tjetra duke mos i vene keto te dyja ne peshore nuk eshte asgje para faktit qe ai ishte nje nga filozofet me te medhenj qe akoma ne po japim mendime per te dhe ka perkrahes ose jo te tij . memndoj se idete e tij nuk ishim cnjerezore ashtu sic thone disa pasi cdo gje e keqe ka nje te mire shume mendojne se ai ishte pesimist por po te analizohen thelle fjalet e tij do te kuptohet se ka shume optimizem ne to pavarsisht se vjen me nje tis enigme ............ ashtu sic vjen cdo gje ne kete bote
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Fillimisht postuar nga ruud:
mendoj qe nieztche eshte keqkuptuar shumeeeee.....
cdo ateist sot ne bote do te thote qe nieztche tha qe "zoti ka vdekur" dhe pashe qe dhe sipas futbollisti-t ai na paska "vrare zoti"-n.....
......me sa duket njerezit merrkan nje fjali nga shkrimet e tij dhe e interpretokan si te duan.........
Fillimisht postuar nga ruud:
"ku eshte zoti ??tha ai. dua te them qe e kemi vrare une dhe ti ! ne te gjithe jemi vrasesit e tij!
Ok, po ta le ty ta interpretosh...
Ketu Nieztche nuk po fliste me mua....

Une
 

bleri22

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Eshte shume interesant qendrimi i Nices ne lidhje me Zotin dhe vdekjen e tij, me aq sa e kam kuptuar une Nicen ai ka frike pikerisht nga kleriket te cilet kishin denigruar rregullat dhe moralin kishtar. Dihet tashme qe ne jeten e Nices ka pasur tre periudha, ne te paren ai ishte shume fetar, ne te dyten kishte nisur te lekundej ne lidhje me besimin e tij, dhe ne te treten kalon ne mohimin e fese. Dihet qe ai pas Fojerbahut kerkon qe njerezit te besojne fene e njeriut Dhe prandaj ai propozon Mbinjeriun duke e trajtuar njeriun si ure drejt Mbinjeriut drejt qellimit te njerezimit, pra eshte nje antropoteist.
Ne lidhje me mendimin qe Nice eshte ideolog i nazizmit, ky eshte nje keqperdorim dhe shfrytezim i ideve te tij per racen superiore ariane,sepse normalisht qe cdo ideologji ka nevoje per ide dhe Hitleri gjeti Nicen meqe qe dhe filozof gjerman.
Nese do te shohim qe ne fillimet e mendimit filozofik perendimor kane ekzistuar mendime te tipit "perzgjedhje e me te mireve, e elites etj." Eshte e dhimbshme dhe ne nuk na pelqen ta pranojme por dhe ne shqiptaret mesa konstatoj une (dhe kjo nuk eshte absolute)kemi pak racizem brenda nesh ( por te huajt ende nuk e dine) sepse ne vazhdojme te etiketojme te tjeret me shprehje te tipit "Lab", "Katunar", "Malok" etj.
 

julmi

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Nice idiot i quajtur dhe nga vetja e tij.Nje ish i quajtur filozof qe vdes pa ditur se per cfare kishte jetuar,nje gomar qe nuk mundi te kuptonte asnjehere vetveten dhe vdiq pa ditur gje...............
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

une besoj se nicja ishte idiot edhe debil fare ama po nejse .....po ashtu idiot jam edhe une qe lexoj nicen. sot do boj autokritike pa mermend ide te nices " duhet te jesh i afte te kalosh majat pa kaluar ne lugina " une jam nje idiot qe blej dhe lexoj librat e nices po ashtu nuk ja vlen mo me u marre me nicen se i ka kalu koha po nejse mo. nicja ka qene nje filozof me cekic e dalte ne dore tuj shjt te tjeret po ashtu si une qe merrem kot me nicen
bye
 

jezerca

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Nuk e di se si e perdorin disa fjalen Idiot, por ajo ka kuptimi e Debil
Idiot ka qene term klinike qe asht perdore me u tregue prindeve te femijes debil per semundjen e femijes. Kjo fjale, Idiot, asht perdore me dy qellime, me tregue semundjen dhe mos me ofendue prindin
Idiot dmth dikush qe ka mendje ta kadalte. Ma vone fjala idiot asht zevendesue ne anglisht me retard. Por meqe njerezit e thjeshte filluen me e kuptue edhe kete fjale, atehere doktoret filluan me perdore fjalen politically correct "mentally challenged"

E zgjate kete spjegim sepse Idiot dmth Budalle. Idiot nuk dmth i cmendun, gja qe nganjihere perdoret edhe per gjenite. Pra ne menyre popullore gjenite konsiderohet sikur lundrojne ne mes cmendunise dhe gjenialitetit


Nietzsche nuk ka kritikue Kristianizmin ne krahasim me fete e tjere, megjithese I ndoshta do te kishte preferue fene e Hinduve (budizmin origjinal) si ma te ancueme. Kur nitzsche flet per fene ai flet per fene ne pergjithesi, the ne vecnati, kur ai flet per zotin ai flet per cdo zot te cdo fejet ne kete bote.


E vertete se nietzsche thote se i vetmi kristian ka qene Krishti, por kjo vjen si rezultat i urrejtjes se tij qe ai ka per "butesine" e kristianeve.

Zoti i vertete i Nietzsche asht Zarathustra -- Zoti i Drites

Por Zarathustra nuk asht aq shume si zoti i drites qe Persianet e Lashte kane luvdue, por ai asht ma shume Dionysus i fese Greke

Nietzsche e shef Kristianizmin dhe Kulturen perendimore si kulture Sokratike, kulture e cila asht e njianeshme sepse ajo perzgjedhe te gjithe zotat greke dhe afirmon vetem Apollon, zotin e logjikes, bukurise, mendjes, etj, etj. (Jo pse apollo asht zot i logjikes, por pse ai konfirmon mendjenne vend te nxitjeve natyrale)

Problemi i vetete i nietzshches nuk duhet pa ne siperfaqen e shprehjeve te tij bombastike. P.sh. nji prej shprehjeve te tij te fameshme asht se "Kant asht simbol i idiotizmit Gjerman". Natyrisht qe Kant asht per shume njerez Plato i koheve moderne, por nietzsche asht i zemeruem me te dh eprandaj e ofendon

Ne kete menyre nietzsche ofendon kristianizmin. Ai mendon se kristianizmi nuk vjen prej cifuteve, por ma shume prej Plato, Socrates, etj.
Gabimi i perqafimit te kristianizmit qendron ne Demonizimin e Dionysus.

Ajo qe nietzsche don asht Balance ne mes mendjes e natyres (pra balance ne mes te Apollo e Dionysus)

Vramja e zotit ka te bajne me faktin se ne nuk kemi nevoje ma per zotin. Ne kohet e vjetra ne kemi qene barbare dhe kemi pase nevoje me mendue se ka nji zot perfekt dhe se ai ka me na denue ne nqs ne nuk jemi perfekt. Por sot ne kemi zbulue se njerezit nuk kane nevoje me qene perfekt. Ata munden dhe ne fakt duhet me qene (me afirmue vetvetin) ashtu sic i ka krijue natyra dhe vetem ne ate menyre ata munden me gjete Vullnetin e Plotfuqishem (WIll to Power)
Tue afirmue natyren tone njerezore, ne veme re se ajo nuk i perkon asaj natyret hyjnore qe ne lexojme ne librat fetera.
Ne kete menyre ne duhet me zgjedhe ne mes natyres njerezore dhe asaj hyjnore
Tue qene se nietzsche e sheh njeriun si te krijuem prej tokes dhe si pjese e tokes, atehere zgjedhja duhet ba ne favor te tokes. Kjo na con ne me zgjello -imperfektesine njerezore perkunder perfektesise hyjnore. Nji prej aresyeve asht se ne nuk jemi krijesa hyjonre por toksore, keshtu qe natyra tokesesore, megjithese im-perfekte i pershtatet natyres tone
Kjo perkon edhe me idene e Dionysus se nitezshche epse vete Dionysus asht personifikim i tokes

Me thane se Nietzsches i ka kalue koha asht gabim per mendimin tim. Une besoj se nietzsche nuk i ka ardhe koha. Bota nuk ka as guximin as intelektin e kerkuem prej teorise se nietzsche (Eternal Return) me ndermarre rrugen e tij. Por koha do te vine, megjithese ndoshta gjenerata jone nuk ka me arrite.
Ai asht profeti i te ardhmes,dhe padyshim filozofi qe ka influencue ma shume filozofet dhe artistet e shekullit 20
 

atman

Forumium maestatis
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Debil - shkalla e pare, - Imbeçil, shkalla e dyte dhe - Idiot, shkalla e trete. Jezerca mos i shpiego gjerat ashtu siç ta pret mendja ty.
Zoroastres, apo zarathustres, si te duash ti, nuk i korrenspondon nje zot hedonistik.
 

zog

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Fillimisht postuar nga atman:

[qb] Debil - shkalla e pare, - Imbeçil, shkalla e dyte dhe - Idiot, shkalla e trete.
[/qb]
DEBIL (fr) = DEBILIS (lat) = i DOBET (shqip) ne fjalorin francez behet ky shpjegim; faible (i dobet) de constitution physique, qui manque de rigueur.

IMBECILE (fr) = IMBECILLUS (lat) = i MBETUR (shqip) shpjegimi sipas fjalorit francez; arriération (mbetje) mentale (mendore) sévère (e rende).

IDIOT (fr) = IDIOTES (gr) = i DITUR (shqip) ketu vlen per tu shpjeguar qe fjala greke IDIOTES vjen nga fjala IDIOS (particulier; i veçante). dmth do te thote i rralle.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Qe kur e hapi Visi temen per here te pare, fillova te interesohem per Nietzsche-n dhe vepren e tij. Jam duke lexuar Zarathustren dhe Shnderrimi i te Gjitha Vlerave.

Sailor dhe une ashtu e kam kuptuar ate qe thote ai, po nuk arrij te shprehem ne shpjegim. Hala e "njome" ne filozofi te mirfillte. :rolleyes:

Gjej i cik kohe, se me pelqeka te te lexoj :book:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Zog, behet fjale per shkallezimin qe ben psikiatria dhe qe formen me te rende e konsideron idiotizmin, pra nuk jane e njejta gje me debilin apo me imbeçilin.
 

zog

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

desha me shpjegu origjinen e ketyre fjaleve, jo perdorimin qe ato kane sot.

mendoj qe fjala (mbiemri) I DIT (me dije, me dituri) eshte marre nga greket per i veçante, i rralle, ngaqe te diturit jane te tille, nga dalin fjalet DIÇ, DIÇKA.
me vone jane latinet qe e kane transkriptu komplet ndryshe ne I PA DIT dmth ne IDIOT.

fjala shqipe per IDIOT ka qene I DAL (i dale menç). kjo mbeshtet dhe gjykimin e D' Angely qe mendonte se HELENE vjen nga E LENE (dmth, e lene nga mendte).
pra kemi per meshujt I-DAL ndersa per femrat E-LËNË.

tani qe ta lidh me temen mendoj se GJENIU pozicionohet midis I DIT dhe I DAL (IDIOT). mendoj se padyshim Niçja eshte nje gjeni, te pakten ai e konsideronte veten te tille.
dhe pikerisht GJENIU nuk eshte I DIT-UR. ngaqe ai nuk eshte i vlefshem, nuk i sherben shoqerise praktikisht.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] une besoj se nicja ishte idiot edhe debil fare ama po nejse .....po ashtu idiot jam edhe une qe lexoj nicen. sot do boj autokritike pa mermend ide te nices " duhet te jesh i afte te kalosh majat pa kaluar ne lugina " une jam nje idiot qe blej dhe lexoj librat e nices po ashtu nuk ja vlen mo me u marre me nicen se i ka kalu koha po nejse mo. nicja ka qene nje filozof me cekic e dalte ne dore tuj shjt te tjeret po ashtu si une qe merrem kot me nicen
bye [/qb]
Pershendetje te gjitheve!

Ne radhe te pare, dua te njoftoj nje vjedhje dhe dua te bej nje pergenjeshtrim, se dyti.

Dikush me ka vjedhur fjalekalimin dhe ka postuar kete mesazh te semure, por qe nuk mund te jete me i semure se shkruesi i tij. Ky shkrues mendohet te jete ndonje katolik i vuajtur, ose e thene gramatikisht, ndonje tironc shkerdhate. Ky legen qe ka postuar per llogari timen, nuk e di si ia ka dale mbane, se mund te jete nje mjeshter kompjuterash - ose, edhe nje kompjuter me vete - por mund te them pa frike se nuk di te dribloje kur vjedh dhe psoton mashtrimisht ne emer te dikujt tjeter. Me poshte do te rendis arsyet qe e kane tradhtuar kete shkerdhate kompjuterike dhe kete impotent filozofie:
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] une besoj se nicja ishte idiot edhe debil fare ama po nejse .....po ashtu idiot jam edhe une qe lexoj nicen. sot do boj autokritike pa mermend ide te nices " duhet te jesh i afte te kalosh majat pa kaluar ne lugina " une jam nje idiot qe blej dhe lexoj librat e nices po ashtu nuk ja vlen mo me u marre me nicen se i ka kalu koha po nejse mo. nicja ka qene nje filozof me cekic e dalte ne dore tuj shjt te tjeret po ashtu si une qe merrem kot me nicen
bye [/qb]
Me vjen keq qe detyrohem te dal nga tema. Por do te radhis nja dy gabime te ketij mjeshtrit antinicean qe eshte harxhuar te postoje ne vendin tim.
1.Ne radhe te pare, une nuk shprehem kurre me foljen "besoj" ne fillim. Kjo sepse me eshte mesuar nga vete vepra e Nices. Nice (dhe une) shprehemi "une dua" apo "une mendoj". Kurse ky pisi ketu siper shprehet "une besoj"...

2.Fjalen "Nice" vertet nuk e shkruaj gjithnje me shkronjen ç, por nuk e shkruaj gati kurre me shkronje te vogel (dmth "nice"). Kurse ky gjojavis elbasani e shkruan me n te vogel...

3.Une jam nga Elbasani, por edhe nuk para shkruaj me dialekt elbasani ne forum, por ne gjuhe letrare. Per me teper kam nje antipati te theksuar per dialektin tironco-durrsak, se jam rritur edhe ne Durres dhe e percmoj kete te folme deri ne ne fare mase. Ndaj nuk do t'ia lejoja vetes qe te flisa qofte edhe nje fjale ne dialekt "tironc", sic ben ky kaqoli ketu siper, qe pandeh se eshte Vis Elbasani . Ky shprehet, sic mund ta vini re: ...sot do boj autokritike... por edhe: ...po nejse mo...

4.Une nuk e shkruaj kurre kohen e ardhme me do - ne dialekt - por me do të, ne gjuhe shqipe te rregullt. Kurse ky shen pali vetekamzhikues ketu me siper, qe vuan nga mania per t'u shprehur me gjuhen e Vis Elbasanit te vertete, shprehet me do...

5.Vertetohet lehte qe ky brejtesi acarues eshte diku nga Tirana apo Durresi sepse pervec te tjerave perdor edhe pjesezen tuj ne dialekt. Ata qe me njohin mire nepermjet shkrimeve te mia ketu edhe te gjuhesia(etj.), mund ta vene re lehte se une nuk e perdor kurre pjesezen tuj, por ate gramatikore duke.

6.Kur ndonjehere kam perdorur fjalen bye une? /pf/images/graemlins/frown.gif Une jam nismetar i perhapjes se ideve gramatikore dhe te nje shqipeje te paster ne kete forum por edhe ne gazetari e mjedise te tjera. Si mund t'ia lejokam vetes te shprehem me bye, kur kam nje mirupafshim apo shendet?

7.Nuk lodhem duke u marre me kete idiot, prodhim i filozofive semite te tipit kristian, musliman apo edhe te rrymave te mjera kantiane dhe, tani qe po vras mendjen, mund te jete edhe sharlatan nga gjinia femerore.

Ky pacifist i vogel qe ka postuar ne emer tim duhet gjetur dhe duhet perjashtuar nga anet e ketij forumi te ndershem. :smash:
 
Top