Niçja: idiot apo gjeni?

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Ja te te rreshtoj une nje(qe e kam rreshtuar sa i kam bere zbor):

Nice foli per mbinjeriun, per llojin e ri te njeriut qe duhet te shkeputej nga meskinitetet e derietehershme dhe te gjente vetveten, te reflektonte per vetveten dhe te kishte me shume respekt per vetveten. Mesimet e feve te ndryshme e kishin shkelur njeriun edhe ne kohe para Nices, edhe ne kohe pas tij, por Nice pati forcen dhe guximin e duhur per t'ia perplasur historise filozofike kete mjerim.

Ky lloj njeriu qe Nice predikonte dikur po gjen dhe ka gjetur vend sot ne shume sfera te jetes. Kirurget, kozmonautet, arkitektet e te tjere arritje te njerezimit postnicean jane shembulli me i mire qe po te rreshtoj.
 

TauR

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Logos, mendoj se i kam postuar qarte mendimet e mia ne konsiderate te Nietzsche-s...lidhur me konceptin e teizmit-ateizmit, si koncept teologjik, hidhi i sy mesazhit tim:
Zoti krijoi njeriun apo njeriu krijoi Zotin? (Faqe 5) per mos me ri citu mesazhet...per ta perforcu konceptin e ateizmit te Nietzsche-s, mund te te them se ka nje kah procesi:
ne fillim perpiqesh te ndergjegjesohesh per punen e besimit, dhe nga kjo rruge shkon ose ne forcim te besimit ose ne atheizem...nuk e kam te qarte kalimin ne atheizem, pasi eshte nje pike teper delikate filozofike, vazhdoj ta studioj...kjo per arsyen se disa qenie kalojne ne atheizem direkt si arsye e mbisaturimit shpirteror te trurit te tyre me dogmen qe s'u ngjit, dhe kjo realizon boshatisjen dhe fshirjen e pernjehershme te cdo lloj besimi ---> atheizmi indiferent...
...rruga e dyte, kalon nepermjet momentit te zhgenjimit total shpirteror dhe ndryshe nga grupi i mesiperm qe fshin direkt gjithshka (atheizmi indiferent), ky i dyti kalon ne blasfemizem, herezi dhe o qendrojne aty perjetesisht, ose nepermjet herezise, vrasin existencen e zotit, qe tashme e quajne negativ, dhe kalojne ne atheizem (god id dead)...tani, une sinqerisht kam arritur te kuptoj keto mekanizma shnderrimesh, por akoma jo cili filozof kujt pozicioni respektiv i perket...kam ndjesine qe nje pjese e mire e tyre ka kaluar nepermjet herezise (Nietzsche te pakten, Marx pa tjeter)...eshte pak e komplikume

persa i perket rreshtimit te vlerave niceane mund te lexosh mesazhin tim te pare ne mes te kesaj faqjeje (faqja 3), ku i referohem shkaterrimit te idhujve te rreme...
shnet
 

TauR

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Fillimisht postuar nga Olorin:
idiot dhe rrugac
Olorin...te pakten Nietzsche dhe J.J.R Tolkien, kane dicka te perbashket o mik, boshllek kristian!!!
shnet
 

usastudent

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Me beri shume pershtypje tema e hapur , por edhe me pare kisha degjuar per Nietzchen dhe ju futa pak si me koke leximit.
Deri tani nuk mund te them aspak se eshte nje idiot.Jam duke lexuar "human all too human" dhe shoh nje njeri te zgjuar , te lodhur nga realiteti kristjan dhe qe nuk mundet te gelltise shume dogma te kristjanizmit
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Fillimisht postuar nga Akus:
[qb] Me beri shume pershtypje tema e hapur , por edhe me pare kisha degjuar per Nietzchen dhe ju futa pak si me koke leximit.
Deri tani nuk mund te them aspak se eshte nje idiot.Jam duke lexuar "human all too human" dhe shoh nje njeri te zgjuar , te lodhur nga realiteti kristjan dhe qe nuk mundet te gelltise shume dogma te kristjanizmit [/qb]
Nicja ka denuar konceptin e Zotit ne pergjithesi Akus, duke mos perjashtuar edhe ate Zot te cilin ti e ke aq shume perzemer!!!
 

usastudent

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

E vertete eshte logos por mos harro te shikosh se nga buron gjithe mllefi i Nices.Ajo qe dinte ai per Zotin ishte vetem nga kristjanizmi dhe paganizmi dhe per mendimin tim nuk shoh ndonje ndryshim te madh ne konceptin e trinitetit me fete pagane.Nejse se po dalim nga tema.Nice ishte mjaft interesant!
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Fillimisht postuar nga Akus:
[qb] .....Ajo qe dinte ai per Zotin ishte vetem nga kristjanizmi dhe paganizmi ....[/qb]
Hmm, deklarim shume i forte, shpresoj te jete i bazuar diku pervec se mendimit tend...
Une
 

usastudent

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Not only did Christianity deprive us of the benefits of Roman culture, but of those of Islam as well(Nietzche)

Futbollist! Une po lexoj Nicen dhe eshte mjafte e lehte te kuptosh nga vjen mllefi i tij.
 

renea

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Te jesh jobesimtar dhe te shurrosesh mbi vlera, jane dy gjera krejtesisht te ndryshme.
Nicja, beri te dyten dhe deklaroi se nese ka nje Zot, do ti tundte gishtin dhe do ti thoshte "Pse nuk ma tregove veten, ndaj dhe nuk te besova".

Ua siguroj me sigurte se ajeri qe po thithni, Nicja nuk ja tundi gishtin Perendise por e anasjellta.

Vete pyetjet per Perendine, vertetojne ekzistencen e tij Agustini.


ps(per lexuesit e Tolkien):ne fillim ishte Eru, ose i quajtur Iluvatar, asnje nuk e krioji por ishte aty, ai shtriu ne krahet zbrastesine e hapesirave dhe kendoi nje kenge te fuqishme...marre nga fillimi i Silmarillion
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Fillimisht postuar nga Akus:
........Ajo qe dinte ai per Zotin ishte [qb]vetem nga kristjanizmi dhe paganizmi[/qb]....
Fillimisht postuar nga Akus:
Not only did Christianity deprive us of the benefits of Roman culture, [qb]but of those of Islam as well(Nietzche)[/qb]
Pra Akus, ajo qe Nice dinte per Zotin, nuk ishte vetem nga kristjanizmi dhe paganizmi, por dhe nga Islami.

Kaq per te theksuar qe ajo qe the me siper nuk eshte e vertete.
Per me shume, Nices nuk e donte Zotin, (ne cdo lloj menyre) , prandaj dhe e "vrau"...

Une
 

bleri22

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Nese doni ta kuptoni dhe jo ta gjykoni Nicen une do t'iu sugjeroja te lexonit "Lindja e tragjedise",vertet qe Nice ne pergjithesi per mendimin tim ka shume perseritje ne veprat e tij,por une jam mahnitur me menyren ne te cilen shpjegonte ose peshkruante frymezimin ne endrrat dionisiane te njeriut. Pastaj a nuk ju duket dhe juve qe kemi nje prirje katastrofike per te gjykuar dhe kritikuar te tjeret, te pakten ata (duke perfshire edhe Nicen ketu) mire apo keq dhe kjo prape eshte shume subjektive,u perpoqen dhe moren mundimin te shkruanin mendimet e tyre mbi bazen e te cilave "kulturohemi" ne sot, por sic thoshte Ajnshtajni "nje gje eshte absolute, qe cdo gje eshte relative" pra dhe ata duhen vleresuar ne kontekstin e kohes ne te cilen shkruan.Nuk me pelqejne keto karakterizimet idiot apo skicofren, me falni por kush jemi ne qe marrim kurajon te flasim me kaq kompetence dhe pa piken e respektit per mendimtaret ne pergjithesi?
 

bleri22

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Jo se dua ti dal ne mbrojtje Nices, sepse edhe une kam shume gjera me te cilat nuk bie shume dakort ose aspak dakort me te por e mira eshte qe te mos diskutohet me pasion per figura me permasa te tilla,persa i perket gjenialitetit te tij, shume gjeni nuk jane vleresuar ne kohen e gjalljes se tyre por vetem pas vdekjes, dhe Nice per punen e degradimit te shoqerise e kishte mire i shkreti.Une mendoj qe duhet marre mesazhi qe shkruhet midis rreshtave,e palexueshmja eshte nevoja per rivleresim per permbysje te vlerave, dhe ne kete pike mua me duket se ai ka te drejte, lidheni pak me realitetin tone, a nuk e ndjeni veten shpesh jashte ketij realiteti, a nuk e ndjeni qe nuk ndani te njejtat vlera me te tjeret?
 

lola

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Nuk e di si mund te behet nje pyetje e tille per filozofine qe ka influencuar filozofine e shekullit te fundit e deri tani me shume se cdo njeri tjeter.
 

lola

Primus registratum
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Hitler nuk ishte idiot...ishte SHUME gjera te tjera por jo idiot
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Fillimisht postuar nga Akus:
[qb] Me beri shume pershtypje tema e hapur , por edhe me pare kisha degjuar per Nietzchen dhe ju futa pak si me koke leximit.
Deri tani nuk mund te them aspak se eshte nje idiot.Jam duke lexuar "human all too human" dhe shoh nje njeri te zgjuar , te lodhur nga realiteti kristjan dhe qe nuk mundet te gelltise shume dogma te kristjanizmit [/qb]
Prti, prit, kur te lexosh "Shnderrimi i te gjitha vlerave", "Vullneti per pushtet", "Antikrishti", "Shkenca e gezuar", "Lindja e tragjedise", "Filozofet", "Ecce homo", "Keshtu foli Zarathustra", etj....
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Fillimisht postuar nga Olorin:
[qb] Te jesh jobesimtar dhe te shurrosesh mbi vlera, jane dy gjera krejtesisht te ndryshme.
Nicja, beri te dyten dhe deklaroi se nese ka nje Zot, do ti tundte gishtin dhe do ti thoshte "Pse nuk ma tregove veten, ndaj dhe nuk te besova".

Ua siguroj me sigurte se ajeri qe po thithni, Nicja nuk ja tundi gishtin Perendise por e anasjellta.

Vete pyetjet per Perendine, vertetojne ekzistencen e tij Agustini.


ps(per lexuesit e Tolkien):ne fillim ishte Eru, ose i quajtur Iluvatar, asnje nuk e krioji por ishte aty, ai shtriu ne krahet zbrastesine e hapesirave dhe kendoi nje kenge te fuqishme...marre nga fillimi i Silmarillion [/qb]
Ja nje hebre i vogel qe e ka gjetur perendine!
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

Fillimisht postuar nga bleri22:
[qb] Jo se dua ti dal ne mbrojtje Nices, sepse edhe une kam shume gjera me te cilat nuk bie shume dakort ose aspak dakort me te por e mira eshte qe te mos diskutohet me pasion per figura me permasa te tilla,persa i perket gjenialitetit te tij, shume gjeni nuk jane vleresuar ne kohen e gjalljes se tyre por vetem pas vdekjes, dhe Nice per punen e degradimit te shoqerise e kishte mire i shkreti.Une mendoj qe duhet marre mesazhi qe shkruhet midis rreshtave,e palexueshmja eshte nevoja per rivleresim per permbysje te vlerave, dhe ne kete pike mua me duket se ai ka te drejte, lidheni pak me realitetin tone, a nuk e ndjeni veten shpesh jashte ketij realiteti, a nuk e ndjeni qe nuk ndani te njejtat vlera me te tjeret? [/qb]
...me kujtohet fare mire se edhe une ne fillimet e mia ne leximet e Nices ...nuk bija dakord me disa gjera. Por me bindi, jo Nicja, por jeta, historia!
 
Top