Re: Ne bulevardet shqiptare!
Tema e hapur nga Neo ia vlen per t´u diskutuar dhe per t´u mare si nje problem te rendesise qe i perket, dhe them se diskutimi i nje teme te tille perben si nje sqarim te nje prej problemeve sociale qe mbetet ende kritik ne vendin tone. Nje pershkim i mendimeve te secilit prej nesh duke i dhene nje fare kuptimi si te thuash zgjidhjes se nje problemi te tille nuk eshte aspak keq, por shprehje te tilla qe hera heres lexon njeriu ne lidhje me kete teme pa i dhene rendesine e duhur vete temes nuk ndihmojne aspak ne prekjen e ketij fenomeni negativ qe ekziston dhe duket haptazi ne mesin e rinise shqiptare ne vend.
Eshte per t´u cuditur per faktin se ketu nganjehere diskutimet dalin te ndara si ne kampe, apo si te njeanshme, si nje diskutim personal dhe ne forma ideshe te krijuara sipas vendit ku secili mund te jetoje aktualen, flasin nen ndikimet e vendeve perkatese ku ato jetojne. Edhe Shqiperia vend evropian dhe pjese e Botes eshte dhe mendoj se per aq vite sa kemi kaluar, qe ne ardhjen e demokracise se brishte, ne duhet te kemi mesuar ose importuar mjaft gjera te volitshme nga anet e mira te kulturave te vendeve te tjera, apo jo???. Por pyetja lind sa eshte punuar ne kete drejtim?. Nuk eshte aspak keq te jepen shembuj te tille prej kulturave te vendeve te tjera, gjithnje ndihmon ne arritje konkluzionesh qe domosdo jane te nevojshme per te bere sqarime ne lidhje me disa qendrime qe personi duhet te tregoje ndaj nje personi tjeter, ne rastin konkret se si sjellja e nje mashkulli ndaj nje femre ne pozite normale, ne rruge apo ne nje bulevard apo se ku duhet te jete (te paraqitet), apo edhe menyra e konsiderimit te seksit femer si nje person me vlerat qe mbart mbi vete dhe jo, sic edhe fatkeqsisht ndodh, qe femra si figure te vihet nen lojen e shumllojshmerise se fjaleve apo te shprehjeve banale (perjashtojme ndoshta ketu ndonje kompliment apo nje te thene te lezetshme qe edhe vete femren mund ta prekte jo per te keq). Fotoja e treguar ketu e spikat mire shembullin e keq te disa (!?!) te rinjeve qe, kur nuk kane se c´te bejne, ju duhet vecse te zene trotuaret me ore te tera. Por une dua te ve thesin ne kete se ne shumicen e rasteve faji nuk i duhet vene direkt personit (te riut karshi te rejes) sesa me teper fenomeneve negative qe mund te ndodhin mes vete te rinjeve si (papunesia, mungesa e aktiviteteve, te qenunit i lire nga shume detyrime te dites, etj. etj.).