Re: Ne bulevardet shqiptare!
Sipas meje pyetja e pare qe ngrihet eshte: kjo foto eshte shkeputur nga ndonje reviste, gazete, pra e publikuar diku dhe pastaj e kaluar ketu, apo jo? Ne rast se eshte vene ne menyre arbitrare (shpresoj qe jo) atehere perben nje shkelje ne te gjitha drejtimet. Pra askush nuk te lejon te afishosh, ose publikosh, foton e nje femre, pa marre leje nga personi ne fjale. E them kete Sepse aty kemi nje portret vajze, duke folur me gjuhen e gazetarise. Ligji ndalon te publikosh edhe foton e nje prostitute ne rruge.
-Problemi i dyte eshte ky: pse i denoni gjerat me pare se sa t'i gjykoni? Kete e them ne dy aspekte; e para qe me perjashtim te atij qe eshte ulur, te tjeret shikojne ne objektiv. E dyta edhe ai qe eshte ulur ndodhet ne lartesine e kofsheve te vajzes e natyrisht nuk besoj se ndonjeri ketu i ndodhur ne ate situate, ose pozicion, i perciell syte gjetiu. Kudo shikojne meshkujt dhe ne menyre te pacipe, keshtuqe nga kjo s'kane pse perjashtohen shqiptaret.
-Problemi i trete eshte i lidhur me pyetjen e dyte, pra me denimin pa gjykuar. Dikush i quan parazite dhe per fat te keq flitet me urrejtje, tregohet se si jetojne njerzit jashte, e krahasime te tjera ofenduese e perçmuese dhe se ata rrine ndersa emigranteve te shkrete u thyhet kerbishtja. C'lidhje kane keto vleresime me nje foto te bere rastesisht? Ata nuk rrojne ne kurriz te ndonje emigranti. Dhe me e rendesishmja; a i kini pyetur pse rrine pa pune? Krahasoni vendet e zhvilluara ku perqindja e papunesise eshte e ulet, me Shqiperine ku ende ekonomia eshte ne vend numero dhe ku hapja e klubeve nuk eshte nje zgjidhje per kete problem kaq te madh social? Me duket absurde. Nuk besoj se ka njeri ne Shqiperi qe deshiron te rrije rrugeve, ose nese ka, jane shume te paket. Megjithese i bindur them se jo. Jo, ngaqe ne Shqiperi nuk gezon ndonje te ardhur duke ndenjur. Asistenca eshte kaq e ulet dhe e kufizuar ne kohe, ndersa ne vendet e zhvilluara ka njerez qe e kane gjetur si nje zgjidhje, nuk punojne dhe marrin asistence, ose bejne pune te zeze dhe marrin serish asistence.
Shkurt per mua nuk eshte e drejte thjesht si teme dhe me duket si nje mani per te hapur tema te tipit sensacional, ose per ta kanalizuar vemendjen e diskutuesve ne nje menyre te shtrember.