Ne bulevardet shqiptare!

Guest
Re: Ne bulevardet shqiptare!

XHEVRIJA E KA FREE KOFSHEN :lol: :tipsy:
 

Marimba

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fillimisht postuar nga abstract:
[QB] un me ken n vend asaj vajz, tuj u kthy pra n drejtim t kundert, i kisha than ktyne djemve " tjeta juj cuna" dhe me ballin lart sic na ka mesu partija /pf/images/graemlins/laugh.gif e me modestine si femer /pf/images/graemlins/wink.gif do marshojasha perpara :devil:
nese ndonjeri do vinte me mu vu mrapa, do i thojsha;- sa mire bane, e do hyjsha n dyqan do blejsha nje cante kerktolla e do ja vejsha n dore deri te dera e pallatit, masanej me miresine maaa te madhe do i thosha " te lumt dora e diten e mire"... :rockband:
veshja e saj me duket normale, e shikimi i cunave gjithashtu...

E bukura ekziston per t'u shijuar, ose te pakten per t'u admiruar. Nuk mendoj se ajo goca po provokon ne ndonje fare menyre, dhe nga ana tjeter eshte me e shendetshme per te papunet (qofshin keta cuna apo goca) te dalin ne rruge dhe te "kontrollojne qarkullimin" :goofy: sesa te rrine ne shtepi para internetit, apo te chatojne, apo te rendin neper mitingjet e x apo y partie...Per te mos zene ne goje rinine "e kulturuar perendimore" qe perhumbet ne alkool, droge apo qetesuesa...

Leo Buschalia thote se, kur shikojme nje njeri te bukur, apo dicka te vecante qe dikush ka me vete, p.sh. nje qenush apo nje rrobe, eshte gjynah te mos ia themi nje gje te tille. I rregullojme diten, ne nje fare menyre...(e kuptoni cfare dua te them)

Kjo puna e te flirtuarit ne rruge eshte nje dukuri boterore, por me e theksuar ne vendet mesdhetare (Fatmiresisht!!) Eshte nje dukuri e popujve te gjalle , me rini qe i zien gjaku . Le te mos harrojme se vendet e "kulturuara" perendimore kane perqindje shume te vogel rinie ne popullsine e tyre. Dihet se perendimi eshte i plakur, ndersa Shqiperia ka popullsine me te re ne Evrope. Dhe ajo na duhej, te dilnin pleqte e kulturuar perendimore dhe te komentonin gonxhet e rruges....

Nuk eshte problemi a ndodh nje gje apo jo, eshte menyra qe behet dicka. Nqs nuk eshte fyese, nuk ka asnje problem, perkundrazi. Pardje kisha nje takim me njonin dhe, duke dale, po pyesja veten a isha rregulluar sic duhej. Ne ate cast kalon nje cun me motor dhe, duke ulur shpejtesine prane meje, me hedh nje "Kinge je" dhe largohet. Duhet te pranoj se me shtoi shume vetebesimin per ato qe ndodhen me pas...
:cool:
Dua te them se, nqs nuk eshte koment fyes apo veshtrim fyes (p.sh. te ngule tjetri syte mbi gjoks) nuk eshte sjellje problematike. Mua me duket nje trademark e shqiptareve (sepse e kemi pak me te theksuar) dhe me ben shpeshhere te qesh.

A, dhe dicka tjeter. Edhe sikur te t'i ngule syte ne rruge nje cun i panjohur, nuk eshte ndonje problem. Problemi eshte kur t'i ngul syte nje person me pushtet mbi ty , p.sh. pronari i firmes kur shkon te kerkosh pune...Aty ndjehem vertet e poshteruar! :smash:
 
Top