Ne bulevardet shqiptare!

Rambla

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

nuk je e vetme moonlight, edhe une jetoj tashme ne itali per te bere shkollen por edhe sepse te mite me donin larg atij ambienti shume te levizshem (me ngrin nervat fakti qe detyrohen njerzit me jetuar larg atdheut te vet sepse ka njerez debila & sepse shkollat nuk vlejne asgje) :mad: .
mendoja se kishin ndryshuar pak, sidomos ne tirane ku gjerat jane pak ndryshe, por ndrrova mendje kete vit kur bera nje gjiro nga blloku.
mire fakti qe te kesh siper vetes 100 sy eshte e bezdisshme dhe e sikletshme, por gjendja keqesohet kur shkohet me tej ( kisha shkuar tek mak albania ne durres, dola te beja pak pazar kur kalon nje makine me ca çuna kavajs te peshtire qe filluan te flisnin ca pislliqe, qe mire qe mu neveriten por dhe u friksova shume, plus qe isha me mbesen time te vogel :mad: /pf/images/graemlins/frown.gif ... dhe gocat e vogla te shkreta rriten duke degjuar keto vulgaritete :mad: ). ne keto raste p.sh. nuk eshte e mundur as te reagosh sepse se din mire si mund te perfundoj.
sa here do jem ne durres dal me 100 llafe me te shpise sepse gjendja jashte nuk eshte e qete (gje qe kur jam ne itali nuk me ndodh) /pf/images/graemlins/frown.gif

njerzit sa me injorant te jene aq me shume jane te predispozuar per te bere keq. keshtu dhe puna shqiperise /pf/images/graemlins/frown.gif . prandaj jam fermamente convinta qe shqiptaret duhet te permirsojne sistemin shkollor (si minimum!).
 

Kostandina

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fillimisht postuar nga moonlight:
[qb] Meshkujt harbut qe ta peshtirosin rruges jo pa qellim shume me shpesh kapen me vajza adoleshente. Nje prej arsyeve me te forta qe me shtyn te ndahesha me familjen qe ne moshen 16 vjecare ishte pikerisht qe te largohesha prej asaj atmosfere te ndotur me langaraqe qe te ngjiteshin si m*** pas kepuce :mad: . Shumica e ketyre tipave ia dine vleren vetes (=0) keshtuqe detyrimisht u qepen vajzave te nje moshe delikate.
[/qb]
hahah ke shume te drejt, o zot sa inat i kisha ata cunat qe gacmonin ne rruge, mbaj mend kur isha 11 ose 12 dhe po vija nga shkolla, dhe kur pash 7-9 djem qe ishin mbi moshen 16, e dija qe do thoshnin nje gje ose do gacmonin, dhe me qep ky nga mbrapa sa me beri per te qare :confused: nejse pash nje burre ne rruge dhe bertita, "BAAA" ai djali qe me qep nga mbraba ja mbathi me vrap sepse kujtoj qe ai burri ishte babai im, /pf/images/graemlins/tongue.gif nejse ky burri po me shikonte mua me cudi kurse une bera gjasme kur si fola fare and went on my way /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Lundruesi

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

TE NDENJURITNE GRUP NUK KA CILESI

Te ndodh shume ralle ne perendim te shohesh "kope" djemsh te rrine bashke ne group. Si eshte puna? Kane frike te rrine me nje vajze?
Me kujtohet nje ngjarje e shemtuar ne qender te Tiranes me 1988: Dikush(me siguri nje zagar) i kishte ngjitur nje cope leter nje vajze pas palltos ku ishte shkruar; kurva. E mjera vajze nxitonte te hipte ne nje autobuz, nderkohe qe turma e "Zagareve" e ndiqte pas duke ju rene te fiket nga te qeshurit. Veç ta dini sa shume ishin! Gjysma e boulevardit! Me ne fund, nje grua e moshuar guxoi ti vije ne ndihme viktimes.
O zot! Sa e skene e neveritshme qe ishte! Shkelqyeshem qe u hap kjo teme, se grate e vajzat shqiptare jane nenat, motrat, grate dhe te dashurat tona. Atehere le ta dime qe nuk na vlen shume lekura ne krahasim me to, te cilat i hipnin kamionit per te shoqeruar ne internim te dashurin.
 

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Djemte shqiptar jane "mad starving for sex"


Kur ishte koha e enverit zbenin pipel mjeranet se 95% te femrave shqiptare ishin te ndershme. Tani qe ka dale "free sex" djemt shqiptare "jump at the opportunities"


Ajo cka me shqeteson eshte se shqipria dhe shqiptare po humbin edhe ato pak vlera morale qe kane. Po marring jo nga ajka e westernizimit po nga plehrat. Seksi dhe droga jane bere palaqo fare, te gjitha ato plehra qe shikonim ne televisor dhe shumica i imitonin kane dalur ne siperface si llum. Nuk e di po djemte shqiptare kane qe ne kohen e qepes qe kane qene derra (them per shumicen) dhe kur vinte puna per marrjen e nderit te benin te zezen.

Me kujtohet kur isha e vogel perballe nesh jetonte nje vajze teper e bukur sic e kishte emrin, me floke te kuq, te gjate dhe te dendur kacurela. Ra ne dashuri me nje tip dhe si e re e naive i ra ne dore, mbeti me barre dhe e abortoi. Lagjja e mori vesh, sidomos burrat sa here qe kalonin nga shtepia e saj benin shenja dhe leshonin piskama seksuale sa po ta shihnin perjashta. Ajo qendronte vetem brenda ne shtepi, nje zot e di nese e pa driten e diellit per vite me rradhe gjersa erdhi demokracia dhe keto gjera u ben si buke me djathe.

Sa do e vras mendjen per ta gjetur nga se vjen ky masokizmi shqiptar, nuk e gjej dot. Ne syte e tyre sheh dicka te peshtire cdo here qe te hedhin ndonje nga ato Komplimentat vulgare. Si duket aq peshtire u vjen nga ay organi i tyre sa na e peshtirosin edhe neve.

upps na falni per ato qe shpreha me lart, kete nuk e kam per te gjithe por per disa qe e kan bere profession dhe jane halabake me nam
 

blendiys

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Kur hyn ne AF,shpesh here befasohesh nga tema qe jane postuar si <<pikante>>,dhe ne kete cast ishte edhe kjo e Neo-s!
Pa folur per iniciativen e Neo-s,(shume interesante) por duhet te bej nje STOP tek (Vendosja ne faqe te pare):
Para shume kohesh ju kam shkruajtur reth temave qe postohen ne AF,te cilat mund te jene shume domethenese por nga ana juaj nuk vleresohen.
Dhe perseri tema e Neo-s ka dite qe eshte hapur,por reagimi juaj eshte me vonese!
Me falni!
Persa i perket diskutimit:

Fjalet qe meshkujt leshojne tradicionalisht ne drejtim te bukurosheve, rralle konsiderohen komplimenta. Me se shumti jane grahma fyese te epshit. Shume shpesh jane poshterime te gjithfaresoji te cilat nje mashkull nuk do i lejonte kurre ndaj nenes apo motres se tij.

Keshtu thote Blendi,kurse tema e hapur ka nje kendvershtrim tjeter.
Sidoqofte,ky fenomen nuk ndodh vetem ne Shqiperi,kudo qe te shkosh ne Europe hasesh me te tilla veprime apo SHOW!!
Shume bukur mund te them,qe nuk e bejne njerzit situaten por politika qe ka haruar kete shtrese e cila eshte viktime e moralit te shkuar.
Personalisht i drejtoj pyetje vetes:
Valle nuk kane keta njerez te merren me dicka?
Apo mos u pelqen jeta ne shpatullat e te tjereve,dhe ne te njejten kohe shijojne ndonje <<fund qe shpalosin erotizem>>
P.S,kur nuk ke cfare te besh,doemos qe do te masesh hallatet e kalimtares (viktime)
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Nuk besoja qe akoma vazhdon nje sjellje e tille e meshkujve shqipetare ndaj femrave!!! Ka 13 vjet demokraci dhe Shqiperia i ka hapur dyert tek Bota e civilizuar dhe perseri egzistoje tipa te tille qe vrasin kohen duke ngacmuar femrat qe kalojne ne rruge? Hajde se me pare thuhej se meshkujt shqipetare e kishin nga padituria, injoranca dhe nuk i ndalonte njeri, por sot?
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: Ne bulevardet shqiptare!

AnaBlue blendi@ e ka thene ... nuk ndodh vetem tek ne ... por kudo .. me ndodh sa here shkoj ne nje lagje ketu zezake apo hispane ... ( me te bardhit vetem me kalamaj u dukem e vogel /pf/images/graemlins/tongue.gif ) per te me ngacmuar ... e ka patur edhe nga ato qe me kane gjemuar edhe nga pas ... ppffff ...
:wave:
 

coolwater

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fillimisht postuar nga ''Neo'':
[qb]
DSCF0015.jpg


Duke u nisur nga kjo foto e postuar dite me pare ne nje nga temat e forumit do doja te flisnim mbi kete fenomen shqiptar. Se kam fjalen per kruarjen e hundes ne publik /pf/images/graemlins/laugh.gif por per masat e cunave qe rrine ne cdo vend ku mund te qendrohet per te pare "sfilatat" e gocave te "pafajshme" ne rruge, trotuar, bulevarde e kudo. Me shume se kushdo jane femrat ato qe duhet te flasin mbi kete vemendje qe leshohet mbi to dhe se si ndjehen.

KAQ!
icon19.gif


PS: Per titullin nuk me erdhi ndonje ide me e mire per momentin. Kush ka le te hidhet, se eshte i mirepritur! [/qb]
she is more than fine, you get me...??? Tani po he moj vajza... ca te bejme ne djemte shqipetare qe jemi gatuar keshtu persprapthi, tani juve vajzave ju cik inat po ne s'ke ca te bejme, man ajo e ka hallall fare, lumthi ajo qe e ka bere ashtu aq te mire, kafshe fare, e ka hallall copen me djath...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Jam e sigurt qe ti aulon po te punoje nja 10 ore ne dite dhe te vrapoje per te kapur tramvjaet apo autobuzat dhe te shqetesoheshe si do paguaje fatuarat ne fund te muajit (sidomos atje ku je ti /pf/images/graemlins/wink.gif ) dhe do shihnim sa kohe do kishe te masje temperaturat ke cepat e pallateve apo lulishteve dhe me shume do doja te te shihja kur te kalonte jot moter diku aty pari dhe ta fershellente ndonje nga "adashet" e tu e te shihja ty ne "aksion" /pf/images/graemlins/wink.gif se pune genesh (e di dhe vete ti) dhe gjak shqiptari /pf/images/graemlins/wink.gif .
 

chocolate

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

keni ba aq mire qe e keni hap kete lloj teme se u cmenem fare. nuk del dot rrugeve s'ben dot as edhe nje hap pa degjuar nga mbrapa fishkellima, fjale (here te bukura e here qe ta merzisin) pse nuk merren(i) ju djemte me ndonje pune... pse duhet te rrini bulevardeve??? njeriu edhe merzitet nje here... vetem ne shqiperi ndodh nje gje e tille ku djemte te rrine rrugeve pa bere asgje..eshte humbje kohe, jane minuta dhe ore te vdekura ( do thoni ju kushtet e shoqerise sone jane te tilla qe s'ofrojne mundesi te tjera argetimi apo punesimi etj etj) kjo eshte e drejte por kush kerkon gjen. sa punera part-time ka....vetem te hapni syte... po ju e keni mendjen vetem per te pa gocat si jane veshur.. si jane lyer t'ia tiqni i dore muhabet dhe ja KJO ESHTE JETA JUAJ E KOTE DHE PA ASNJE QELLIM APO OBJEKTIV PER TE ARRITUR. e ka thene bukur cajupi[ burrat nen hije lozin kuvendojne-pika qe su bie se nga grate rrojne] djemve te rinj hajt ma po ia bejme hallall por kur shef ndonje 40 vjecar me unaze ne gisht, me ca dhembe te shfifur qe duket ka 3-4 kalamaj ne shpi te te hedhe llafe ky eshte kulmi. ketu nuk mban me... jane bere edhe burrat e martuar keq!!!! keshtu qe para se te dalesh nga shtepia ta bash men mire....
 

Olta

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

o "burra" goca, ja nje nga ata te rrugeve, shpejt batanijen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kostandina

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fillimisht postuar nga Princesha:
[qb] Kshu esht pothuajse ne te gjitha qytetet e shqiperise (si te fotoja po them).

P.S Kam vdek gazit, kur kam pa ata djemt aty te fotoja, sikur skan pa kurr femen me sy :eek: [/qb]
lol ate do thoshja une, shikojn tamem shikojn si kur nuk kan parre femer me sy /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Gigo

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Per ate qe i ngacmon femrat duke iu thene gjera te ndyra, te pahijshme, ofenduese duhet te egzistoje ndonje ligj qe i denon. Policia duhet ti ndaloje keta persona.
Sa per foton me lart, persa kohe qe asnje nga ata djemte nuk e kane hapur gojen per ti folur asaj vajzes une mendoj qe nuk ka asnje problem.
Le te mos behemi manjake tani e te kalojme caqet "jo e pa keshtu, jo e pa ashtu".
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Shme e drejte Gigo, eshte problemi qe ngrita une duke i bere nje analize teknike fotos. Me perjashtim te njerit, askush nuk i ka syte tek vajza. Por me duket se kemi deshire te bejme diskutim per diskutim.
Mua me duket se po e tragjedizojme nje diçka te tille. Vertet qe nuk jemi engjej, por edhe bastarde me duket se jo. Ndoshta djaj me fytyre engjelli, ose engjej me fytyre djalli. Mund te zgjedhim, secila ka kuptimin e vet. Per mua nuk eshte ndonje fenomen kaq preokupues sepse nuk eshte i pergjithshem. (Nuk e lidh diskutimin tim me foton, sepse eshte jashte temes, dhe Gigo po ashtu ka te drejte kur thote: nga e dini ju qe ata po flasin?)
Pyetja ngrihet, pa u nisur nga fotoja, a ka tipa te tille qe fyejne vajzat kur kalojne ne rruge? Dhe me fyerje une do te konsideroja fjale drejtuar direkt vajzes dhe jo fjale te leshuara me ze te larte qofte edhe me deshiren per t'i degjuar vajza. Ka nje hendek te madh midis te dyjave, ne pikpamje etike dhe ne pikpamje patologjike. E para ka te beje me edukaten dhe moralin e njerit e tjetrit, e dyta ka te beje me forma te ndryshme te semundjeve mendore e psiqike. Mos harrojme qe egziston edhe nje forme e trete qe shpesh behet nxitese...provokimi, me ose pa dashje, qe ben edhe nje vajze. Per kete te fundit po marr nje shembull te tille, spostohemi nga rruga ne zyre: imagjinoni veten ne nje zyre me nje kolege dhe kolegia tuaj punon perballe e veshur me minifund? Sa nga ju do te kene kurajon te pohojne qe nuk do te mundohen te shikojne ne thellesi te kofsheve? Veshtire t'i rezistosh tundimit.
Pra mendoj se jane fenomene deri diku "normale" per sa kohe qe jane edhe sporadike. Kudo ka dhe ndodhin gjera te tilla te shprehura ndoshta ne forma te tjera, por me thelb te njejte. Nuk besoj se po masakrohet femra shqiptare, e cila po njeh forma dhe rruge te reja emancipimi dhe pashmangesisht te shoqeruara me pasoja degjenerimi. Varet nga zgjedhja qe ben njeriu. Ne gjithe kete ndryshim, mashkulli gjendet ne veshtiresi sepse duke qene kurdohere i favorizuar, nuk arrin te ambientohet shpejt me ndryshimet. Kete nuk e them per justifikim sepse nuk me shkon ndermend te justififkoj fenomene te shemtuara, qofte edhe te rralla me karakter individual, por jam i bindur qe nuk eshte tragjike. Shqiptari e ka respektuar dhe e respekton femren me shume se çdo mashkull tjeter ne bote.
 

champaign girl

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

mua sme shqetesonin fare sepse une kam pas jetuar afer Selites...edhe dite per dite me ishte bere si rutine qe turi apo eni te me ndalonin rruges ene te me "propozonin"...propozim i thencin ata, se ishte me shume si kercenim. biles iher turi me nxori edhe thiken kur e shava nga robt. per san valentino eni u mundu te me jepte nje varse te trashe floriri qe as sdu ta di nga e kishte mor. kur iksha te disko San Paolo kishin frik cunat me kercy me mu se...ehehehe.
to make a long story short...dont complain about guys hittin on you before you live in or next Selita /pf/images/graemlins/smile.gif
 

edda

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Mos harrojme qe egziston edhe nje forme e trete qe shpesh behet nxitese...provokimi, me ose pa dashje, qe ben edhe nje vajze. [/qb]
:thumbsup: , nuk e kuptoj sesi mund te pretendojne vajzat shqiptare qe te kalojne pa u vene re kur jane po ato vete qe me veshjen, me trukun, me menyren e ecjes, me veshtrimet etj. terheqin meshkujt.
çke mbjellur do te korresh!!!- thote me te drejte populli.

Pastaj siç u tha dhe me lart ky nuk eshte vetem nje fenomen shqiptar. Ngado qe te shkosh do gjihet ndonje arab, ndonje italiano-jugor, apo ndonje zezak qe do ta bije ne maje te hundes :shrug: mos u qani kot se ne krahasim me ate qe te bejne apo te thone ketu, fjalet e çunave shqiptare s'jane gje hiç.
 

champaign girl

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

iiii zezaket...mos mi kujto. cunat shqiptare llapin por ama majn distancen (shumica)....kurse zezaket jan shume te ngjitur. kam nje ne pune o zot i modh, nje e dy edhe me vjen ka mrapa tu mperqafu "whas up gurl?"...i whasupt mas kaptines ishalla.
 

kapedani

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Ehhh ishte mire qemoti,tani na dolen dhe zezaket. :mad: .
Po edhe mos ti hudhesh i gjys llafi mo sikur nuk te shtyhet dita.Jam i bindur se djemte po mos tju flasin femrave pale sikur mos tua hidhnin syte fare atehere do ishin femrat ato qe do grriceshin.Se edhe te kaloj ne bulevard nji "goxha femer" dhe mos ti terheqi vemendjen askujt sikur nuk shkon fare.Edhe ajo vete do thote çpaska bere vaki keshtu,do i duket vetja si e humbur.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

nuk e kuptoj sesi mund te pretendojne vajzat shqiptare qe te kalojne pa u vene re kur jane po ato vete qe me veshjen, me trukun, me menyren e ecjes, me veshtrimet etj. terheqin meshkujt.
çke mbjellur do te korresh!!!- thote me te drejte populli.
Smile, me vjen keq, :shrug: por nuk me pelqen fare ky shteg ku e keni cuar diskutimin...

Edhe vajzat e veshura ne menyren me "austere" te mundshme, perseri behen pre e ngacmimeve dhe jo vetem ato qe vishen ne menyre "provokuese"...

Sipas jush (kam parasysh ketu Smile dhe Atman) mos valle duhet femrat te vishen me carcaf dhe te mbulojne fytyren(?!) ne menyre qe te shpetojne prej ketyre djemve?

Nuk mendoj se qellimi i kesaj teme eshte t'ja hedhim fajin minifundit sesa mungeses se edukates qytetare dhe parazitizmit te te rinjve te sotem...

:wave:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Mirror, e ke kuptuar shume gabim dhe çarçafin nese do ta hedhesh ne koke, hidhe, s'te ndalon askush, por mos akuzo te tjeret me kete rast. Sa per termin masakrim i femres shqiptare, mua me duket absolutisht ekstremist. Nuk di nese ke rast te flasesh apo degjosh biseda italianesh, ne tram, rruge, shkolle, telefon: fjalen ca...zzo(ju kerkoj ndjese) e futin kudo, ku qendron ndryshimi nese shqiptaret e thone: K...apo italiani duket si banane?
 
Top