Re: Ndodh edhe keshtu
Ambasada Italiane në Tiranë bën publike etapat që duhet të ndjekë një qytetar shqiptar për t’u punësuar në shtetin fqinj
Italia: Dokumentet që ju duhen për një vizë punësimi
Shekulli
TIRANË- Tre mijë shqiptarë pritet të punësohen në Itali, brenda të gjitha rregullave. Në një njoftim për shtyp, Ambasada Italiane në Tiranë njoftoi dje se janë aprovuar kuotat e hyrjes për punë për vitin 2005. Sipas këtij njoftimi, në mënyrë të veçante, qytetarët shqiptarë do të mund të përfitojne një kuotë prej 3000 hyrjesh, të rezervuara vetëm për qytetarët shqiptarë. Për të përfituar këto kuota Ambasada Italiane ka bërë të ditur dhe rregullat që duhet të ndjekë qytetari shqiptar. Kështu, sipas njoftimit të Ambasadës Italiane, punëdhënësi në Itali i qytetarit shqiptar duhet të marrë “autorizimin e nevojshëm të Punës” nga Zyra Provinciale e Punës, dhe Nulla Osta (autorizimin) e Kuesturës, duke paraqitur kontratën që do të nënshkruajë me të punësuarin shqiptar. Punëtori shqiptar, pasi ka marrë këto dokumente nga punëdhënësi i tij në Itali, duhet t’i kërkojë Ambasadës në Tiranë, një takim për lëshimin e vizës. Që nga data e kërkesës janë të nevojshme rreth 2 javë që qytetari shqiptar të marrë një takim për lëshimin e vizës. Takimi mund të kërkohet me faks, në numrin 04 250920, ose duke e dërguar me postë në selinë e Ambasadës Italianë në Tiranë, që ndodhet në rrugën Lekë Dugagjini. Por sipas njoftimit, kërkesa mund të dorëzohet dhe personalisht. Kërkesa mund të drejtohet në gjuhën shqipe, ku të përcaktohet emri dhe mbiemri i të interesuarit, adresa në Shqipëri dhe lloji i vizës së kërkuar (për punë). Pas kësaj procedure, Ambasada do të fiksojë një takim, që do t’i komunikohet të interesuarit ose nëpërmjet një letre që do të dërgohet në adresën e përcaktuar në kërkesë, ose nëpërmjet listave të publikuara çdo ditë në Gazetën Shqiptare. Ambasada italiane nënvizon se në ditën e takimit, kërkuesi i vizës duhet të paraqesë këtë dokumentacion: Origjinalin dhe fotokopjen e kontratës dhe të autorizimit për punë, të lëshuar nga Drejtoria Provinciale e Punës në Itali së bashku me Nulla Osta (autorizimin) e Kuesturës, pasaportën, fotokopjen e pasaportës, formularin e plotësuar në çdo pjesë të tij dhe i firmosur nga i interesuari dhe një fotografi. Tarifa konsullore për një vizë pune, me kohëzgjatje më shume se 90 ditë është e barabartë me 6660 lekë. Zyra e shtypit pranë Ambasadës Italiane bën të ditur se në momentin e tërheqjes së pasaportës dhe të vizës, i interesuari duhet të firmosë kontratën e punës në prani të një nënpunësi të konsullatës, i cili do të njohë firmën e tij, siç është e parashikuar nga ligji. Këtij shërbimi i korrespondon një taksë prej 1165 lekë. Po ashtu Ambasada Italiane vë në dukje se pagesa e vizës kryhet në momentin e paraqitjes së kërkesës dhe në rast refuzimi të vizës shuma e derdhur nuk mund të kthehet.
Rregulla
Për të përfituar këto kuota, punëdhënësi në Itali i qytetarit shqiptar duhet të marrë “autorizimin e nevojshëm të Punës” nga Zyra Provinciale e Punes, dhe Nulla Osta (autorizimin) e Kuesturës, duke paraqitur kontratën që do të nënshkruaje me të punësuarin shqiptar.
Punëtori shqiptar, pasi ka marrë këto dokumente nga punëdhënësi i tij në Itali, duhet t’i kërkojë Ambasadës një takim për lëshimin e vizës (që nga data e kërkesës janë të nevojshme rreth 2 javë për të marrë një takim).
Takimi mund të kërkohet me faks në numrin 04 250920, ose duke i dërguar me postë (ose duke e dorëzuar personalisht) një letër Ambasadës (Rruga Lek Dugagjini 2, Tiranë).
Kërkesa mund të drejtohet në gjuhën shqipe, ku të percaktohet emri dhe mbiemri i të interesuarit, adresa në Shqipëri dhe lloji i vizës së kërkuar (për punë).
Ambasada do të fiksojë një takim, që do t’i komunikohet të interesuarit ose nëpërmjet një letre që do të dërgohet ne adresën e përcaktuar në kërkesë, ose nëpërmjet listave të publikuara çdo ditë në Gazetën Shqiptare.
Dokumentacioni që duhet të
paraqesë kërkuesi për vizë
Origjinali dhe fotokopja e kontratës dhe e autorizimit për punë, e lëshuar nga Drejtoria Provinciale e Punës në Itali së bashku me Nulla Osta (autorizimin) e Kuesturës
Pasaportë
Fotokopje e pasaportës
Formular i plotësuar në çdo pjesë të tij dhe i firmosur nga i interesuari
10/02/2005