Ndodh edhe keshtu

Ndodh edhe keshtu

Ne kete teme sillni lajme "zdromse" te lexuara neper gazeta.

Tek gazeta e Firenzes "La Nazione", nje gazete halldupesh provincial, lexova kete:

Nje gabele shkonte neper tavolinat e nje restoranti per te kerkuar lemoshe. Njeri prej kamariereve e perzuri sepse po bezdiste clientat. Gabelja e nexefur me kamerierin, ngriti fundin (pa te brendeshme) dhe jua tregoi per disa minuta njerezve qe po hanin ne tavolinat perjashta prane bukurive te Firenzes. Ndejti ashtu per rreth 10 minuta duke u drejtuar klienteve me "mangiate la mia fi*a" deri sa nje pjese e klientave u çuan nga tavolinat mbasi dreka nuk u shkonte poshte me kete spektakel te improvizuar te gabeles.. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

blendiys

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Booh,qenka trash muhabeti.
O miq,po diskutojme per fletethirrjen ushtarake,i djathte,majte,kuq apo blu po e njejte mbetet.
Nese dhe kete diskutim e shtjellosim mes politikes dhe ekonomise,oburrani te rrembejme nje gur a shkop dhe ti biem ...(kokes tone).
Nuk kuptoj se c'lidhje ka Ministria e Mbrojtjes dhe ligjet e saj me digasteret dhe politiken (derisa nuk jemi ne gjendje lufte).

Ti si qytetar je i detyruar te kryesh sherbimin ushtarak,dhe pse je Ndreu apo Vasili.
Ligji ka pas thene dhe thote:,ndiqesh penalisht dhe ndeshkohesh si pasoje e moszbatimit te ketij ligji!(rrelatat shtet individ duhet ti shikosh me pare se te kalosh kufirin).
 

109UV

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Perse nuk krijohet nje sherbim i detyruar, i cili te kete nje komponent te tij sherbimin social perkrah dhe atij ushtarak. Sigurisht qe le te jete dhe pagesa per ata qe duan te mos harxhojne 8 apo 12 muaj ne sherbim te shtetit. Nderkohe, kjo krijon dhe mundesine per te futur ne sherbim te detyruar dhe 50% te popullsise qe sot nuk kontribuon fare..
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb]

Ti si qytetar je i detyruar te kryesh sherbimin ushtarak,dhe pse je Ndreu apo Vasili.
Ligji ka pas thene dhe thote:,ndiqesh penalisht dhe ndeshkohesh si pasoje e moszbatimit te ketij ligji!(rrelatat shtet individ duhet ti shikosh me pare se te kalosh kufirin). [/qb]
o blendi@, e merr burre qafsh mu leji kto menime. per ça ti sherbesh nji shteti kur shteti ta fut krahun deri ke stomaku, pavarsisht se nga niset e futmja? per ça ti sherbesh kur ate ven te mallkum qe quhet port i durrsit, e ku te pritkan me emrin ke lista e ka per ibret?
mqs ti e hudhke muhabetin tek detyrimet, me thuj i çik ça detyrimi ka shteti ndaj qytetarit te vet. me thuj sa plotson shteti yne. ti m'rregull e ke arsyetimin, po jo nga te dyja anet e çeshtjes.

ne fakt thashe ndryshe gjona qe jan thene me pare.
 

zog

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

nuk ka si shteti te te plotesoje kushte ose deshira, kur ti ose NE nuk plotesojme ne <span style="font-weight: bold">radhe te pare</span> detyrimet (ligjore, morale, qytetare, etj) si shtetas ndaj tij.

ti kerkon qe shteti shqiptar te te plotesoje te njejta kushte si ai italian apo amerikan ?

po ti nje ushtri s'kerkon ta kryesh atje e jo me nje pjesemarrje ne nje lufte, ta zeme. si dhe eshte kollaj te hash nga te gjitha krahet pa dhene as minimumin. bile ky eshte edhe nje nga faktoret kryesore pse popujt emigrante nuk i do njeri. ata edhe ne vendet qe i presin, nuk duan TE JAPIN (te plotesojne detyrimet e shtetit) sa vendasit.
kerkojne veç te perfitojne nga shoqeria.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Do ishte ide shume e bukur tu vihej te gjithe emigranteve te larguar nga Shqiperia nje lloj takse vjetore. Kjo do tregonte sa e duan shqiptaret Shqiperine dhe familjet e tyre atje.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] nuk ka si shteti te te plotesoje kushte ose deshira, kur ti ose NE nuk plotesojme ne <span style="font-weight: bold">radhe te pare</span> detyrimet (ligjore, morale, qytetare, etj) si shtetas ndaj tij.

ti kerkon qe shteti shqiptar te te plotesoje te njejta kushte si ai italian apo amerikan ?

po ti nje ushtri s'kerkon ta kryesh atje e jo me nje pjesemarrje ne nje lufte, ta zeme. si dhe eshte kollaj te hash nga te gjitha krahet pa dhene as minimumin. bile ky eshte edhe nje nga faktoret kryesore pse popujt emigrante nuk i do njeri. ata edhe ne vendet qe i presin, nuk duan TE JAPIN (te plotesojne detyrimet e shtetit) sa vendasit.
kerkojne veç te perfitojne nga shoqeria. [/qb]
mesa kam lexu un neper libra universiteti, thuhet qe shteti u krijua si nevoje e princave per te patur ushtri te madhe ne numer. rekrutoheshin fshataret duke i siguruar qe familja e tyre do gezonte mbrojtjen nga princi. analogjia eshte tamom per ket rast. m'rregull qe si kusht eshte qe shteti ti japi mbrojtje atyre qe i sherbejne, po si i bohet hallit qe ti masi i sherbeve s'merr gjo hiç? e pra ktu qendro kleçka, ke besushmeria qe shteti shqiptar ka te qytetaret e vet.....dhe ktu vijm ke halli modh qe na ka zooooon.
 

zog

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] ...... po si i bohet hallit qe ti masi i sherbeve s'merr gjo hiç? e pra ktu qendro kleçka, .......[/qb]
kjo s'ndodh per fajin tim. une e bera ushtrine (ta zeme) ndersa ti nuk deshiron ta besh.

sikur t'gjithe te rinjte e sotem te veprojne njesoj, nuk do te kete me ushtare, pra as shtet shqiptar. e per rrjedhoje as une megjithese i permbusha ndaj shtetit detyrimet e mia persa i takojne &quot;sherbimit te detyruar ushtarak&quot;, nuk do te marr gje ne shperblim te devotshmerise sime.
e kjo per fajin tend, jo timin. keshtuqe ti duhesh ndeshkuar ne menyre qe shteti te funksionoje.

une do ta zgjidhja keshtu, nje pjese te parave te fituara nga ata qe paguajne per te mos kryer ushtrine do ja u jepja ushtareve ose familjeve te tyre qe e kryejne ate.

kjo do ti motivonte njerezit te shkonin perseri ushtar.

ps; kur shtetasit e nje vendi jane NE MASE te pandershem ose shikojne vetem interesat e tyre personale (siç ndodh tek ne), shteti per te mbijetuar domosdoshmerisht kthehet ne DIKTATURE.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

si teori e ke te drejte me daku, po eshte menyra sesi u be kjo pune qe eshte e qelbet qamet. nuk eshte se shteti yne kaloi nga shtet social ne diktature si pasoje e egersimit te popullit....ishte diktature e mbeti diktature &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; . me qen burra me men ata qe e kan shpik ket stilin me pagu ushtrine kishin dhene paralajmerim per ket gje. aty do shifej pastaj se si shkonte puna. po edhe i ngrof euroja e dollari qe sjell emigranti edhe e ben punen me puçllik.

ku di une, po duket ashiqare ça muhabet leshi eshte, pertej teorive te kota e te drejtave ligjore qe mund te predikohen.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Ndodh edhe keshtu

ja ku ngelem vetem zoti dhaskal, he he he...... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
S

skender murati

Guest
Re: Ndodh edhe keshtu

Korea e Veriut

Çudia e fundit: <span style="font-weight: bold">Peshk me fytyrë njeriu</span>

Një peshk me fytyrë njeriu. Kjo është çudia e fundit që është zbuluar në Korenë e Jugut. Mediat korenae kanë shpërndarë në gjithë botën një video të një peshku 19-vjeçar, pamje që kanë habitur gjithë shikuesit e televizionve dhe përdoruesit e internetit. Peshku hibrid ka lindur nga një peshk normal krap dhe një krap leshtor, dhe është gati 80 cm i gjatë. Pronari i rezervatit thotë se fytyrat e tyre, dalëngadalë vitet e fundit po i ngjajnë gjithnjë e më shumë njeriut. Aq e çuditshme është ajo pamje, saqë shumë vetë kanë menduar se është një montazh artistik në photoshop, ose ndonjë ide artistike e organizatës për mbrojtjen e kafshëve PETA. Tiparet më njerëzore janë hunda dhe forma e syve, dhe pamja disi e qeshur e peshqve. Banorët kanë nisur ta quajnë si një sinjal të veçantë lindjen e një peshku të tillë, megjithëse nuk mund të thonë nëse është një sinjal i mirë apo i keq. Vetë rritësit nuk janë në gjendje të thonë nëse ia vlen të rrisësh këta lloj peshqish të frikshëm por njëkohësisht “shumë njerëzorë” në rezervate. Ky është peshku i dytë me fytyrë të veçantë që është zbuluar së fundi. Një peshk tjetër ka qenë me kokë gjarpri i zbuluar po në këtë vend.
 
R

rubens

Guest
Re: Ndodh edhe keshtu

Hajde budallacka hajdeeee , per i cop ..mashkull mashkull ..

Per te dashurin, ekzekutim mes studentesh

Ngjarje e rende ne konviktin e Universitetit te Korces. Suela Sina, vajze e nje mjeku te njohur ne Perrenjas, u qellua per vdekje me pistolete, ne dhomen e saj. Policia arreston shoqen e ngushte, Ornela Capollari. Rrefimet e 20-vjecares se dyshuar ne polici dhe kerkimi per burrin qe i dha armen vrasese. Si e hodhi pas krimit dhe kush ishte djaloshi Ilir Cani, qe u be &quot;molla e sherrit&quot;, mes dy studenteve qe ndanin nje krevat

KORCE - E kishin ndare gjithcka bashke, dhomen, shtratin derin dhe te dashurin, por per kete te fundit, njera mbeti e vrare dhe tjetra u pranos si autore e krimit. Ngjarja e pazakonte, ndodhi dje ne mesdite ne konviktin e vajzave, ne universitetin e Korces. Suela Sina, 20 vjece, studente e vitit te dyte per degen anglisht, vajze e Rrahmi Sines, nje mjek i njohur ne Perrenjas, u qellua per vdekje me pistolete, ne dhomen e saj. Policia, pak ore pas krimit rrenqethes, arrestoi si autore te dyshuar te vrasjes, shoqen e ngushte te te ndjeres, 20 vjecaren nga Pogradeci, Ornela Capollari. E dyshuara, studente e vitit te trete ne degen mesuesi, qe prej nisjes se vitit akademik, flinte ne nje shtrat me shoqen nga Perrenjasi dhe bashke ishin shoqe mjaft te lidhura. Por sherri mes tyre kishite hyre per nje djale konviktor, 20 vjecarin Ilir Cani nga qyteti i Pogradecit, i cili dyshohet paraprakisht se kishte lidhje me te dy vajzat konviktore. Por ne ngjarje, implikohet edhe nje person i katert, nje burre rreth 35 vjec me banim ne Korce. Sipas policise, ai i ka dhene armen e zjarrit 20 vjecares se dyshuar si vrasese.

&quot;Ngjarja e pazakonte ka mberthyer nga tmerri, studentet e universitetit &quot;Fan Noli&quot; ne kryeqendren e juglindjes, nderkohe qe godina e vetme e vajzave eshte mbeshtjelle nga zia&quot;, tregojne anetare te personelit ne vendin e krimit. Vrasja e studentes nga shoqja e saj e ngushte, ka tronditur konviktoret e qytezes se vogel te studenteve ne Korce, nderkohe qe me lot ne sy ato nuk mundin te shpjegojne asgje, duke qene ende ne gjendje shoku, per ate qe nuk kishin menduar kurre se do te perjetonin dhe do te shikonin brenda mureve te konviktit.

Krimi makaber

Ngjarja sipas burimeve te policise qe ishin ne vendin e krimit dhe deshmive okulare, nisi dje ne oren 14.00 ne dhomen nr 61, ne katin e katert te godines se vetme te vajzave koniktore te Universitetit &quot;Fan Noli&quot; te Korces. Hetimi dhe marrja ne pyetje e te dyshuares, zbardhen se ne kete ore, ka patur nje dialog te shkurter por te tensionuar, mes dy vajzave. Ne nje cast krejtesisht te papritur, 20 vjecarja pogradecare, Ornela Capollari, besohet se ka nxjerre nga canta nje arme zjarri, pistolete TT. Nje here te vetme, arma eshte zbrazur ne kraharorin e 20 vjecares Suela Sina, e cila ka vdekur ne vend. &quot;Gjithcka ka ndodhur ne momente te rrufeshme dhe nuk eshte degjuar nga vajzat e tjera te konviktit, per shkak se zhurma ishte e madhe, ne kohen qe sapo ktheheshin nga leksionet&quot;, tha per &quot;Korrierin&quot;, nje burim ne vendngjarje.

Misteret para vrasjes

&quot;Gjithcka ndodhi pasi Ornela Capollari ashtu si shoqja e saj kishte perfunduar oren e fundit te mesimit per t'u kthyer bashke ne konvikt ku dhe duket se kishte vendosur te kryeje krimin e rende&quot;, shprehen ekspertet e policise. Sipas tyre, dy studentet nuk dihet se cfare bisede te fundit kane bere me njera-tjetren, nderkohe qe nje goditje ne koke ka shenuar fundin e Suela Sines nga Prrenjasi. &quot;Shoqet kane pasur sot nje debat te ashper edhe ne shkolle&quot;, tha nje tjeter burim ne vendngjarje. Nderkohe, sipas burimeve te policise vendore, krisma e vetme nuk eshte degjuar nga askush edhe per faktin se ne kete kohe levizjet ne konvikt jane te shumta, pasi eshte koha kur kthehen nga mesimi nje pjese e mire e studenteve.

Burri qe dha armen

Plumbi i vetem ka shkaktuar vdekjen e menjehershme te viktimes, nderkohe qe me gjakftohtesi te plote, e dyshuara nga Pogradeci, 21 vjece Ornela Capollari ka lene per pak kohe vendin e krimit per t'i kthyer armen njeriut qe ia kishte marre po kete dite. Policia ka identifikuar edhe poseduesin e armes vrasese, ndersa shtoi se &quot;pritet ndalimi i tij&quot;. Ne kohen qe vrasesja eshte kthyer serish ne dhomen e pergjakur, me nje kufome ne mes te saj, ka mberritur policia.

Kush e gjeti viktimen

Dy vajza, bashkemoshatare me viktimen dhe shoqen e saj te dyshuar si vrasese, i treguan policise se kishin trokitur ne porten e tyre si zakonisht per t'i pershendetur. &quot;Ne shtangem kur hyme brenda ne dhome dhe te shtrire, mbuluar ne nje pellg gjaku, pame Suelen qe nuk merrte fryme&quot;, deshmuan vajzat qe zbuluan te parat, ekzekutimin e pazakonte. Ato lajmeruan menjehere policine, ndersa klithen te tmerruara, duke afruar ne vendngjarje, shume shoqe konviktore dhe pjesetare te personelit universitar.
 
Top