Ndodh edhe keshtu

Ndodh edhe keshtu

Ne kete teme sillni lajme "zdromse" te lexuara neper gazeta.

Tek gazeta e Firenzes "La Nazione", nje gazete halldupesh provincial, lexova kete:

Nje gabele shkonte neper tavolinat e nje restoranti per te kerkuar lemoshe. Njeri prej kamariereve e perzuri sepse po bezdiste clientat. Gabelja e nexefur me kamerierin, ngriti fundin (pa te brendeshme) dhe jua tregoi per disa minuta njerezve qe po hanin ne tavolinat perjashta prane bukurive te Firenzes. Ndejti ashtu per rreth 10 minuta duke u drejtuar klienteve me "mangiate la mia fi*a" deri sa nje pjese e klientave u çuan nga tavolinat mbasi dreka nuk u shkonte poshte me kete spektakel te improvizuar te gabeles..

gurax

Pan ignoramus
Re: Ndodh edhe keshtu

Duke iu pershtatur shume mire titullit te temes "Ndodh edhe keshtu" keni rastin te qeshni dhe ju bashke me dy humoriste, njeri 65 dhe tjetri 69 vjec, prej barcaletave rreth avokateve qe tregojne.
Pa harruar faktin qe pikerisht per barcaletat qe treguan, tani jane te arrestuar duke u vene perballe Amendamentin e Pare per te drejten e fjales.
Disa nga barcaletat qe tregonin dhe qe u bene shkas qe sot te jene ne biruce ishin:

"Si e dallon avokatin qe po genjen?"
"I levizin buzet."

"Pse i varrosin avokatet jo me pak se 30m nen dhe'?"
"Sepse thelle ata jane shpirtmire."

Dhe nderkohe qe bota perjeton demokracine ne majat e saj, mund te mesoni me shume ketu per perrallen absurde qe sapo lexuat.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Një veshje zgjedhur për një festë nga Princi i vogël i familjes mbretërore ka shkaktuar debate të ashpra në Britani

Princi Harry me uniformë naziste

Komuniteti hebre në Britani e konsideron një akt të turpshëm, veçanërisht në prag të 60 -vjetorit të Auschwitz-i

Shumë kritika janë drejtuar dje ndaj princit të ri britanik Harry, pasi ai është parë i veshur me një uniformë ushtarake naziste, pikërisht pak para ditës kur do të shënohet 60-vjetori i çlirimit të Aushwitz-it. Tabloidi “The Sun” ka dhënë alarmin “Harry nazist”. Kështu shkruhej që në faqen e parë të një prej mediave më të shitura në Angli, shoqëruar me një foto ekskluzive të Harry-t, 20 -vjeçar me cigare dhe një gotë birrë në dorë, dhe i veshur me uniformën famëkeqe. Fotoja ishte bërë gjatë një ceremonie festive në fundjavë me veshje “kombëtare ose koloniale (të kolonive britanike)”. Në fakt uniforma e Harry-it i përkiste Afrika Korps- por ishte kompletuar me shiritin e kryqit të kuq me ngjyrë të kuqe. Në këtë festë ka marrë pjesë edhe vëllai i Harry-it, princi William, 22 vjeç i cili ka zgjedhur një veshje luani dhe leopardi, sipas tabloidit “The Sun”. Zëdhënësit e familjes mbretërore menjëherë nxituan të korrigjonin gabimin e adoleshentit. Mbretëria nxori një deklaratë, në të cilën Harry- djali më i vogël i princit Charles dhe princeshës Diana, kërkonte falje. “Më vjen keq nëse kam shkaktuar ndonjë fyerje apo provokim tek dikush”, -tha Harry, i cili në fakt kohët e fundit ka qenë shpesh në krye të titujve të gazetave për veprimet e tij nëpër festa të tilla. “Ishte një zgjedhje e pamenduar e kostumit dhe unë ju kërkoj falje”. Sidoqoftë fotoja, e printuar dy javë para ditës kur do të shënohet 60 -vjetori i çlirimit të një prej kampeve më famëkeq të Hitlerit në Holandë (Auschwitz), ka ndezur shumë akuza ndaj veprimit të Harry-t. Në atë kamp u vranë 1 milion hebrej dhe veshja e princit britanik ka fyer në radhë të parë komunitetin hebre. Një nga organizatat më të mëdha botërore për të drejtat e hebrejve, “Simon Wiesenthal Centre” e quajti “një akt të turpshëm” veprimin e Harry-t, i cili fyen si viktimat e Holokaustit dhe ushtarët e aleatëve që humbën jetën duke luftuar me nazistët. Themeluesi i qendrës Rabbi Marvin Hier, tha se Harry duhet të shkojë në Auschwitz me xhaxhanë e tij princin Edward, kreu i delegacionit, që do të marrë pjesë në ceremoninë e 60-vjetorit. Nga ana tjetër gazeta kryesore e hebrejve në Britani, “Jewish Chronicle”, publikoi një koment ku sulmohet veprimi i princit si “alarmues”. Duke konsideruar edhe gafat e mëparshme të Harry-t, zgjedhja e uniformës naziste në një festë për “fantazi në veshje” është diçka e jashtëzakonshme”, -thuhej në komentin e “Jewish Chronicle”. Nuk pati koment të menjëhershëm nga mbretëresha Elizabeth II, por ndoshta për reagimin e saj nuk ka nevojë pasi britanikët kanë respekt për bashkëshortin e saj Princin Philip, që ka shërbyer si oficer në Gardën Mbretërore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa disa politikanë kërkuan një falje personale nga Harry, të tjerë vunë në dyshim planet e Harry-t për të ndjekur akademinë ushtarake elitare “Sandhurst”, ku ai planifikon të hyjë në maj e të trajnohet si oficer i Ushtrisë britanike. “Nuk mendoj se ku djalosh është i denjë për “Sandhurst””, -tha Doug Henderson, një ish -ministër i Forcave të Armatosura në qeverinë e Blerit. “Aplikimi i tij duhet të rrëzohet menjëherë”, -shtoi ai. Vetë Bler qëndroi mënjanë kësaj çështjeje, ndërsa një zëdhënës i tij tha se “ndërsa ky gabim u bë”, çdo veprim i mëtejshëm vetëm do të ulte Familjen Mbretërore. Ndryshe nga vëllai i madh, Harry ka një imazh negativ, si një djalosh playboy, që i pëlqen të zbavitet.

14/01/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

url]
url]
ja dhe fotoja e tij

personazh

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

permbledhje e artikullit tek gazeta shqiptare e sotçme. faqja 8. titulli "mashtron puntoret, shembin shtepine e hasmit".

njoni qe thoni ju, Florian Perllaku, shkon e merr nja 3-4 te papune tek Partizani i Panjohur, alamet trupash kta, u thote te marrin leva dhe varè me vete se kishte pune per te bere ne shpi. vetem se shpia nuk ishte e tija, por e komshiut qe ky kishte inat. e u thote punetoreve "dua te me shembni gjysmen e shtepise. une tani po iki e kur te kthehem komplet kete pjesen e dua te shembur". e t'ja fillojne kta ustallaret, bam njeri e bam tjetri mureve. te llaftarisur qiraxhinjte qe banonin ne ate shpi, dalin e kerkojne shpjegime. hutimi i te dyja paleve mund te imagjinohet kollaj. therritet policia e pas sqarimeve, ndiqet e arrestohet Flor djali.

moret vesh ere! mos boni hasmerira

tushi

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

E Enjte, 20 Janar 2005

VJERRA PLAGOS NUSEN ME SOPATE

Pogradec - Sherri mes nuses dhe vjehrres ka perfunduar me gjakderdhje. Vjehrra ka plagosur nusen e saj me sopate per motive te dobeta qe mund te jene problemet e brendshme familjare. Ngjarja ka ndodhur ne nje fshat te rrethit te Pogradecit, ku diten e marte eshte zhvilluar nje konflikt i pergjakshem brenda familjes. Barije Qose, gati 60 vjec, nga fshati Trebinje i rrethit te Pogradecit, ka goditur me sopate nusen e saj, Luljeta Qose. Burimet e policise thane se ngjarja ndodhi rreth ores 10.30 te se martes, ndersa gruaja e moshuar qe kreu aktin u arrestua ne flagrance rreth ores 19.45 te mbremjes. Agjentet e policise kane marre nen hetim te moshuaren, ndersa ende motivet jane te paqarta. Sipas te dhenave, ngjarja u provokua nga motive te dobeta per mosmarreveshje brenda familjes Qose. Luljeta Qose eshte derguar menjehere me plage te renda dhe ndodhet e shtruar ne spitalin e qytetit te Pogradecit, jashte rrezikut per jeten. Ndersa vjehrra e saj po u nenshtrohet hetimeve per plagosjen me sopate dhe shkaqet qe e cuan te reagonte me armen e ftohte ndaj nuses se saj. Kane qene te afermit qe kane nderhyre per t'i ndare dhe me pas per te ndihmuar te rene qe te dergohej me urgjence drejt spitalit.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Kishte vrarë dy vajza që në vitin 1981. Don Beardslee kishte shpresë deri në çastet e fundit se nuk do të ekzekutohej

I dënuari i Kalifornias, orët e fundit para ekzekutimit

I dënuari Don Beardslee e kaloi ditën e fundit të jetës së tij, duke qeshur e duke folur me mbrojtësit e tij ligjorë dhe me këshilltarin e tij shpirtëror. Deri në çastin kur erdhi koha e ekzekutimit të tij, vrasësi i dënuar u përpoq të mos e kishte mendjen tek ajo që do të ndodhte. Madje sipas gazetave kaliforniane ai ishte i qetë gjatë gjithë ditës, fliste shumë dhe qeshte me këshilltarin e tij ligjor. Ky ishte Don Beardslee, që është ekzekutuar dje në shtetin e Kalifornias, duke shënuar kështu dhe dënimin e parë me vdekje në këtë shtet që prej tre vitesh. Pak para ekzekutimit ai kishte ende shpresë se dikush do të ndërhynte për hir të tij. Por vetëm kur të gjithë njerëzve që ishin lejuar për ta takuar për herë të të fundit iu kërkua të zbraznin qelinë e tij, atëherë ai e kuptoi se i erdhi fundi. Beardslle, 61 -vjeçar kishte vrarë 24 vite më parë një 23 -vjeçare, nënë e dy fëmijëve, të cilën e kishte qëlluar në fytyrë me një automatik, dhe gjithashtu i kishte prerë grykën një vajzë 19-vjeçare. Dy gratë kishin gjetur vdekjen. Mbrojtja ishte përpjekur të argumentonte se ai vuante nga çrregullime nervore kur vrau dy gratë. Por Beardslee, veteran i forcave ajrore, i pranoi vrasjet dhe pas kësaj u dënua me vdekje në 1984.
Në fakt Kalifornia ka numrin më të madh të të dënuarve me vdekje, jo vetëm në Amerikë, por në gjithë botën, megjithatë në fakt rrallë ndodh që ky shtet e vë në zbatim dënimin kapital. Por pavarësisht nga disa protesta e disa qindra njerëz që kërkonin që Beardslee të mos ekzekutohej, dje pesë roje burgu e shtrinë të dënuarin në një tryezë dhe i injektuan dozë vdekjeprurëse të përbërë nga tre kimikate të ndryshme, përfshi dhe klorid potasium që shkaktoi bllokim kardiak. Nga e gjithë kjo skenë, Beardslee nuk bëri asnjë rezistencë gjatë 15 minutave që mjekët e burgut u përpoqën t’i gjenin venat. Sapo ilaçi nisi të bënte efekt, Beardslee ulëriti me zë të lartë, dhe pas tre minutash ai ndali frymëmarrjen. Para se të kryhej ekzekutimi i tij u lexua nga një roje burgu dënimi i tij për krim të shkallës së parë. Në sallë ndodheshin edhe 30 dëshmitarë, përfshi dhe anëtarët e familjeve të grave të vrara në ‘81. Para se të vdiste ai nuk bëri asnjë deklaratë të fundit. Madje refuzoi ofertën tradicionale me ushqim special, sipas zgjedhjes së tij. Kërkesa e tij ishte vetëm një lëng frutash prej rrushi dhe mbajtja e Biblës me vete në dhomën e ekzekutimit. Beardslee ishte i burgosuri i 11-të që u ekzekutua në Kaliforni që kur ky vend ka vendosur dënimin me vdekje në 1978. Ai ishte një nga 640 personat e dënuar me vdekje. Ndërkohë që në Teksas ndodhen 455 të dënuar me vdekje.

20/01/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] E Enjte, 20 Janar 2005

VJERRA PLAGOS NUSEN ME SOPATE

Pogradec - Sherri mes nuses dhe vjehrres ka perfunduar me gjakderdhje. Vjehrra ka plagosur nusen e saj me sopate per motive te dobeta qe mund te jene problemet e brendshme familjare. Ngjarja ka ndodhur ne nje fshat te rrethit te Pogradecit, ku diten e marte eshte zhvilluar nje konflikt i pergjakshem brenda familjes. Barije Qose, gati 60 vjec, nga fshati Trebinje i rrethit te Pogradecit, ka goditur me sopate nusen e saj, Luljeta Qose. Burimet e policise thane se ngjarja ndodhi rreth ores 10.30 te se martes, ndersa gruaja e moshuar qe kreu aktin u arrestua ne flagrance rreth ores 19.45 te mbremjes. Agjentet e policise kane marre nen hetim te moshuaren, ndersa ende motivet jane te paqarta. Sipas te dhenave, ngjarja u provokua nga motive te dobeta per mosmarreveshje brenda familjes Qose. Luljeta Qose eshte derguar menjehere me plage te renda dhe ndodhet e shtruar ne spitalin e qytetit te Pogradecit, jashte rrezikut per jeten. Ndersa vjehrra e saj po u nenshtrohet hetimeve per plagosjen me sopate dhe shkaqet qe e cuan te reagonte me armen e ftohte ndaj nuses se saj. Kane qene te afermit qe kane nderhyre per t'i ndare dhe me pas per te ndihmuar te rene qe te dergohej me urgjence drejt spitalit. [/qb]
gazeta Shekulli thote
60-vjeçarja plagos fqinjën me sëpatë

PPOGRADEC- Ka plagosur fqinjen me sëpatë në kokë pasi ajo kalonte në rrugën pranë tokës së saj. Ngjarja, sipas burimeve të policisë, ka ndodhur dje në fshatin Trebinjë të Mokrës së Sipërme. 60- vjeçarja Barie Qose ka plagosur me sëpatë në kokë Luljeta Qosen, fqinjen e saj, njëkohësisht dhe të afërme, pas një konflikti për një rrugë që kalonte pranë tokës së saj, saktësuan burimet. Gruaja e plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit dhe pas ndërhyrjes së mjekëve e ka kaluar rrezikun për jetën. Mësohet se autorja e këtij krimi është arrestur dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

20/01/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Vetvritet, kishte gruan në koma per 4 muaj

Shekulli online

Vetvritet 71 vjeçari, pas 4 muajsh gruaja del nga koma
Do të mbahen mend si Romeo dhe Xhulieta të ditëve moderne. Historia tragjike ka ndodhur në Padova me një çift të moshuarish. Burri 71 vjeç nuk gjente paqe sepse gruaja e tij e dashur ishte në koma prej katër muajsh, për këtë arsye ai vendos ti japë fund jetës, Por 12 orë pas vdekjes së tij, ndodhi një mrekulli, gruaja doli nga koma. Për fat të keq përkrah nuk gjeti burrin e saj të dashur…! Kështu njësoj si dy të dashuruarit e Shekspirit, edhe ky çift pleqsh arriti që ti jepte fund marrëdhënies së tyre me një fund tragjik. Gruaja 67 vjeçare ish-infermiere ishte goditur nga një iktus celebral shtatorin e kaluar dhe ishte në koma në spitalin e Padovës, duke shkaktuar kështu një gjenje stresi dhe frike kundrejt bashkëshortit, i cili duke menduar se e kishte humbur, vendosi ti jepte fund jetës. Ai kishte humbur shpresat e tij, pas dy operacioneve pa sukses që gruaja e tij kishte patur, të cilët nuk kishin mundur ta nxirrnin atë nga gjendja e komës. Bashkëshorti Ettore Benvegnù, i qëndroi parreshtur Xhulietës së tij mbi kokë dhe duke e parë në atë gjendje nuk mundi të shtynte ditët e tij, duke u vetvrarë në garazhin e shtëpisë. Mjekët tregojnë se menjëherë pasi gruaja ka dalë nga koma gjëja e parë që ka kërkuar, ishte të shihte burrin e saj, por fatkeqësisht asnjë nuk mundi ti plotësonte dëshirën e saj.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Sëmundja e rrallë, Fëmija që nuk ndjen asnjë dhimbje

Një sëmundje e rrallë ka prekur një fëmijë 17 -muajsh që jeton në Britani. Ben Whittaker është një fëmijë që nuk ndjen dhimbje asnjëherë pavarësisht se trupin e ka të mbushur me xhunga dhe të djegura. Sa herë që ai i pëson këto incidente nuk qan kurrë. 17 -muajshi jeton në Royston, Yorkshire, dhe është personi i 33 –të në botë i diagnostikuar me të tillë “sëmundje”, nëse mund të quhet kështu. Kur Ben krisi kockën e gjurit të tij, ai vrapoi nëpër shtëpi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe nuk derdhi asnjë lot edhe kur shkuli një dhemb. Prindërit e tij Wayne dhe Joanne, thonë se nuk mund ta lënë dot që ai t’u shpëtojë nga sytë. Çifti e ka vënë re që Ben ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë që kur ishte nëntë muajsh. Ai mori një patate të nxehtë nga pjata e të atit të tij dhe iu dogjën e iu bënë me flluska tre gishta. Ai nuk shfaqi as shenjën më të vogël të dhimbjes. Mjeku që e vizitoi tha se mund të kishte diçka të pazakontë në mënyrën se si i ndjente Ben dhimbjet. Vogëlushi më pas theu gjurin teksa luante në shtëpi. Kur u dërgua në spital për t’u kuruar, mjekët panë se Ben po vraponte pavarësisht se e kishte këmbën në allçi. Wyane Whittaker tha për BBC se mjekët i kishin thënë që Ben duhet të ishte në gjendje agonie. Pas një sërë analizash në spitalin e fëmijëve “Sheffield”, Ben u diagnostikua se kishte një indiferencë të lindur ndaj dhimbjeve, një gjendje shumë e rrallë dhe e pabesueshme. Ekspertët thonë se kjo mund të jetë shkak i dështimit të substancave të quajtur “betaendorphin”, që rrjedh natyrshëm në trup dhe që rregullon ndjesinë e dhimbjes. “Ai nuk qan kur përplas kokën dhe nuk qan kur bën gjilpërën. Ai mund të mos ndiejë dhimbje, ose mund të ndiejë një dhimbje ndryshe nga fëmijët e tjerë. Këtë nuk do ta marrim vesh derisa ai të fillojë të komunikojë”, -thotë i ati i tij. Ben është i shëndetshëm dhe një djalë mjaft kurioz, prek gjithçka, ngjitet kudo dhe eksploron. Çifti ka frikë se fëmija mund të fusë duart në zjarr dhe të mos ndiejë asgjë. Ata kanë edhe një fëmijë tjetër, tremuajsh, për të cilën gjithashtu kanë frikë se do të preket nga kjo simptomë kur të rritet e të ecë vetë.

22/01/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

SONDAZHI: Publikohet anketa më e madhe në botë për zakonet seksuale të njerëzve. 380 mijë persona të intervistuar në 41 vende. Këto janë statistikat e kërkimit të realizuar në shkallë botërore nga një gjigant i këtij sektori, “Durex”

Seksualiteti, bilanci botëror i seksit për vitin 2004

Shekulli

Nuk mund të mungonte, në fillim të vitit 2005 studimi i shumëpritur ose bilanci i seksit global për vitin 2004. Kësaj radhe shifrat janë befasuese: afro 380 mijë persona kanë marrë pjesë në këtë anketë, më e madhja që ekziston në nivel botëror për sjelljet dhe zakonet seksuale të burrave dhe grave. Monopolin e këtij kërkimi e ka tashmë prej disa vjetësh kompania shumëkombëshe e prodhimit të kontraceptivëve mashkullorë, “Durex”. Janë shtuar edhe vendet që marrin pjesë në anketë. Numri i tyre është 41 pasi këtë vit janë shtuar Brazili, Greqia, Izraeli, Irlanda, Japonia, Maqedonia dhe Sllovenia. Eshtë plotësuar me tre vjet edhe sektori kushtuar të rinjve duke përfshirë edhe të rinj nga 16 në 21 vjeç.
Në një farë mënyre studimi duket se konfirmon disa “tradita”. Siç është rasti i francezëve të cilët rikonfirmohen në vend të parë për frekuencën e raporteve seksuale. Francezët bëjnë dashuri 137 herë në vit duke e tejkaluar mesataren ndërkombëtare të vitit 2003 që ishte 103 herë në vit. Franca pasohet nga Greqia dhe Hungaria të cilat vërtetojnë një teori: evropianët e bëjnë më shpesh. Dhe ndoshta edhe më mirë. Po, sepse edhe në fazën përgatitore, domethënë jo vetëm gjatë aktit, në Evropë seksit i kushtohet impenjim më i madh. Fitojnë britanikët me 22,5 minuta kushtuar përkëdheljeve të ndjekur nga gjermanët. Shumë prej të intervistuarve pranojnë se në fazën e përkëdheljeve përdorin me partnerin materiale “hard”, lojëra për të rritur dhe objekte të tjera.
Mosha e raportit të parë seksual llogaritet rreth 18 vjeç (saktësisht 17,7). Është kapërcyer miti i ekspertit më të rritur për raportin e parë. Tani partneri zgjidhet mes miqve që shkojnë nga 16 në 20 vjeç. Gjithmonë ndër të rinjtë është përqindja më e madhe e personave (3 në 10) që ankohen për edukimin e mangët seksual shkollor, edhe sepse 3 në dhjetë të rinj të kësaj moshe pranojnë se kanë seks për herë të parë pa ditur shumë rreth tij. Studimi mbyllet me një konkluzion të lehtë kushtuar yjeve të konsideruara më seksi. Nëse viti 2003 kishte nxjerrë në krye të këtij klasifikimi David Beckham dhe Jennifer Lopez, këtë vit në podium janë ngjitur Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Raporti i parë
Femrat i kalojnë meshkujt për pak muaj: mesatarja e moshës së përgjithshme të raportit të parë seksual është 17 vjeç e pesë muaj për gratë përkundrejt moshës 17 vjeç e tetë muaj për meshkujt. Por duhet bërë një dallim. Për të intervistuarit ndërmjet moshës 40 dhe 45 vjeç, raporti i parë ka ndodhur aty rreth moshës 19 -vjeçare, ndërsa zbret në 18 vjeç për ata që sot janë 30 vjeç. Shumë më të shpejtuar kanë qenë djemtë dhe vajzat që sot janë 20 vjeç: ata janë afruar seksualisht me njëri -tjetrin rreth moshës 16 -vjeçare. Sipas një rendi gradual të saktë të parët janë islandezët, të dytët gjermanët, të tretët austriakët.

Edukimi seksual
15 % e të intervistuarve e pranojnë: nuk kanë marrë kurrë një edukim seksual zyrtar dhe gjithçka dinë për seksin dhe rreth tij e kanë “mësuar” nga miqtë e shokët. Në moshën e para adoleshencës gratë kujtojnë se mësimet e para i kanë marrë rreth moshës 12 -vjeçare, ndërsa meshkujt pak pas moshës 13 -vjeçare. Ka edhe disa vende që bëjnë përjashtim nga ky rend: në Gjermani, Finlandë dhe Austri edukimi seksual mësohet në shkollë.

Mbrojtja e meshkujve
Në shkallë botërore, më shumë se gjysma (59%) e pranojnë pilulën kontraceptive për partnerin. Ndërsa më shumë se gjysma e grave (52%) nuk i zënë besë kurrë pilulës dhe sensit të përgjegjësisë mashkullore. Gratë më pak skeptike janë brazilianet (i besojnë kontraceptivit 81% e tyre) dhe ato kroate (64%)

Sa shpesh
Mesatarja është një herë në tre ditë. Sipas studimit frekuenca e raporteve është 103 herë në vit për meshkujt dhe pak më shumë për gratë (106 herë). E bëjnë më shpesh personat ndërmjet moshës 35 dhe 44 -vjeçare (116 herë), ndërsa të rinjtë që ndoshta kanë më shumë energji por më pak raste: vetëm 91 herë në vit për të intervistuarit ndërmjet 16 dhe 20 vjeç. Ndër më të mirët janë francezët dhe në rend zbritës grekët, hungarezët, malazezët dhe serbët. Më pak aktivët janë japonezët (46 herë në vit) dhe banorët e Hong Kongut dhe Singaporit (79 herë).

Përgatitjet paraseksuale
Mesatarisht në gjithë botën i dedikohet rreth 19,7 minuta fazës përgatitore me një përqindje më të lartë të burrave (20,12 minuta) ndërsa gratë më pak (18,1 minuta). Ata që jepen më shumë pas përkëdheljeve janë të rinjtë ndërmjet moshës 16 dhe 21 vjeç ndërsa ata mes 44 dhe 55 vjeç “kapin çastin” dhe janë më të drejtpërdrejtë. Më të mirët në fazën e përgatitjeve janë anglezët, gjermanët, irlandezët dhe spanjollët. Më të këqijtë janë tajlandezët, japonezët, vietnamezët.

Numri i partnerëve gjatë gjithë jetës
Mesatarja botërore është 10,5 (mbetet për t’u shpjeguar ajo 0,5) partnerë seksualë në harkun e gjithë jetës. Më konkretisht: 21% thotë se ka “luajtur” me më shumë se 10 partnerë, 27% që ka patur vetëm një partner; burrat kanë patur rreth 12 ndërsa gratë 7. Kinezët janë më liberalët: më shumë se 19 partnerë, ndërsa brazilianët 15 të tillë, japonezët dhe danezët 12. Më tradicionalistët janë vitenamezët, indianët dhe malajzezët me 2 ose 3 partnerë seksualë.

Lojërat seksuale
35% shohin e filma “hard” me partnerin dhe 22% luan me pranga, shall për të mbyllur sytë dhe i lejon disa teprime. 38% e grave ia kërkojnë vetë partnerit të lidhen ndërsa 33% e burrave e duan këtë nga gratë. Afrikano -jugorët janë populli që sheh më shumë filma me pullë të kuqe (60%) ndërsa danezët adhurojnë prangat e kamzhikët (50%). Më paqësorët janë indianët (38% luan me objekte gjatë seksit)

Fiziku ideal
Meshkujt, kur takojnë një grua, shikojnë gjoksin (22%) dhe gratë përqendrohen tek sytë e partnerit (21%). Miti mashkullor është Brad Pitt: aktori është jashtëzakonisht popullor tek tajlandezët dhe izraelitët. Në vend të dytë është Johnny Depp dhe në të tretin George Clooney. Gruaja më e imituar është Angelina Jolie. Tepër e dashuruar në Maqedoni, Slloveni dhe Kroaci e ndjekur nga Jennifer Lopez dhe Catherine Zeta Jones.

TABELA

Francezët bëjnë dashuri 137 herë në vit duke e tejkaluar mesataren ndërkombëtare të vitit 2003 që ishte 103 herë në vit

Britanikët i kushtojnë 22,5 minuta përkëdheljeve përgatitore seksuale dhe pas tyre vijnë gjermanët

Mosha e raportit të parë seksual llogaritet rreth 18 vjeç (saktësisht 17,7)

Nëse viti 2003 kishte nxjerrë në krye të këtij klasifikimi David Beckham dhe Jennifer Lopez, këtë vit në podium janë ngjitur Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Mesatarja e moshës së përgjithshme të raportit të parë seksual është 17 vjeç e pesë muaj për gratë, përkundrejt moshës 17 vjeç e tetë muaj për meshkujt.

Sipas studimit frekuenca e raporteve është 103 herë në vit për meshkujt dhe pak më shumë për gratë (106 herë)

Më pak aktivët në seks janë japonezët (46 herë në vit) dhe banorët e Hong Kongut dhe Singaporit (79 herë).

Mesatarja botërore është 10,5 (mbetet për t’u shpjeguar ajo 0,5) partnerë seksualë në harkun e gjithë jetës

35% shohin filma “hard” me partnerin dhe 22% luan me pranga, shall për të mbyllur sytë dhe kamzhik

Kinezët janë më liberalët: më shumë se 19 partnerë gjatë jetës, ndërsa brazilianët 15 të tillë, japonezët dhe danezët me 12

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Ngjarje të çuditshme

Bashkëshorti vetëvritet, pastaj e shoqja zgjohet nga koma
ROME – Një pensionist italian kreu vetëvrasje, pasi e shoqja e tij ra në koma. Por pak orë pasi ai kishte vrarë veten, gruaja zgjohet dhe e gjen burrin të vdekur. Mediat italiane e kanë quajtur këtë histori “një Romeo e Zhulieta” të re, pavarësisht se personazhet janë në moshë të vjetër. 70-vjeçari Ettore kishte qëndruar pranë shtratit të gruas për katër muaj, që nga dita kur ajo ra në koma pas një infrakti në zemër. Por ditët e fundit, atij i kishte humbur shpresa dhe u helmua me gaz në garazhin e shtëpisë së tij. Ditën tjetër, gruaja e tij, Rossana, u zgjua nga koma në spitalin ku ndodhej në Padova dhe menjëherë pyeti për të shoqin, që nuk e pa pranë. Qyteti verior i Padovës ndodhet rreth 40 milje larg Veronës, ku thuhet se pikërisht personazhet origjinalë Romeo e Zhulieta vdiqën njëri pas tjetrit.

Dënohet se piu birrë vjedhurazi
Një qytetar çek është nxjerrë para drejtësisë në Pragë, pasi ishte fshehur në wc-në e një restoranti deri sa gjithë personeli ishte larguar dhe më pas kishte hapur bucelën me birrë dhe kishte hapur gojën për të pirë aq sa kishte dashur. Stafi që do pastronte lokalin e gjeti këtë burrë të pirë dhe të shtrirë në dyshemenë e restorantit, në qytetin Bërno, gati 200 km në lindje të Pragës. Ky person do të dënohet për dëmtim prone private për shkak se ai kishte shaktuar një dëm prej 340 dollarësh duke prishur mekanizmin ftohës të birrës.

Gjobitet piceria: Shiti një picë me dhëmb njeriu brenda
Një restorant italian është gjobitur me 4 000 dollarë pasi ka shitur një picë me një dhëmb njeriu brenda. Shkaku i gjobitjes ishte mungesa e higjienës. “Kjo është një çmenduri”, ulëriti avokati mbrojtës Massimiliano Manzo, që përfaqësonte picerinë Florence. “Si mundet pronari i një picerie t’i detyrojë nëpunësit që të shkojnë te dentisti çdo ditë apo të vendosin një fasho rreth gojës së tyre?, tha avokati mbrojtës në telefon për Rojterin. Një klient i paidentifikuar gjeti një dhëmb teksa po hante një picë në dhjetor të vitit 2000. Personi e pagoi picën, por më pas mblodhi pjesën e mbetur me gjithë dhëmbin dhe iu drejtua gjykatës. Pronari i dhëmbit nuk u identifikua asnjëherë. Ndërkohë, avokati mbrojtës i picerisë vendosi të apelojë.

Policia arreston njeriun që donte të takonte Bushin
UASHINGTON – Një person i paidentifikuar që kishte shqetësuar policinë pasi u ishte shmangur forcave të sigurimit katër vite më parë gjatë inagurimit të Bushit për t’i tokur dorën presidentit Bush, u arrestua ditën e enjte, para se të kishte shansin që të tentonte të bënte të njëjtën gjë. I dyshuari mendohej se do t’i turrej sërish presidentit Bush për ta takuar. “Ne kontrolluam informacionin dhe vumë re se ishte sërish ai”, tha për Rojterin zëdhënësi i policisë amerikane të Kapitolit, Michael Laurer. I pyetur nëse personi ishte aq afër për të takuar Bushin kur u arrestua, Lauer u përgjigj, “absolutisht që jo”. Personi, emri i të cilit nuk u zbulua nga policia, u arrestua pas një mandat arresti për mosbindje ndaj rregullave, pasi ai hyri në mënyrë të paligjshme në inagurimin e presidentit Bush gjatë vitit 2000.

Papa, kundër përdorimit të prezervativëve
VATIKAN – Papa Gjon Pali II ka theksuar se Kisha Katolike romane beson se maturia dhe besnikëria brenda martesës, dhe jo prezervativët, janë mënyra më e mirë për të ndalur përhapjen e SIDA-s në botë. Papa i tha këto fjalë për herë të parë në mënyrë kaq direkte pas ngritjes së një pyetje nga zyrtarët katolikë në Spanjë për qëndrimin e kishës ndaj kontraceptivëve. ‘Selia e Shenjtë… beson se nëpërmjet edukimit për shtrenjësinë e jetës dhe për praktikën korrekte të seksualitetit – virgjëria dhe besnikëria- janë të nevojshme mbi çdo gjë tjetër për të shmangur këtë sëmundje në mënyrë të përgjegjshme”, tha papa 84-vjeçar në një fjalim të shkruar prej tij. Kisha është kundër përdorimit të prezervativëve në luftën kundër përphapjes së SIDA-s, pasi kjo, sipas saj, është një mënyrë jetese imorale dhe një sjellje që vetëm kontribuon në përhapjen e kësaj sëmundjeje.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Inxhinieri pa diplomë, trondit Italinë

Ai ka vulosur planet arkitekturiale për një periudhë gati 15 -vjeçare në Itali dhe në Francë, pa patur asnjë diplomë apo provim profesional për ta bërë këtë. Igino Orsini Federici, 43 vjeç nga Orvieto në veri të Romës, ka vendosur firmën e tij në një sërë projektesh, si kisha, monumente historike, rezidenca private dhe disa ndërtime tregtare. Madje sipas medias italiane ai ka marrë përsipër dhe punë për korporatat kombëtare të hekurudhave dhe autostradave dhe ka projektuar përforcimin e një prej urave mbi lumin Seine në Paris. Mbi të gjitha ai ka bërë shumicën e punëve në Umbria, një rajon sizmik, ku ai ka çertifikuar një sërë ndërtesash të ngritura pas tërmetit të shtatorit ‘97. Si anëtar i një nga familjeve më të famshme në Romë, zoti Orsini u khye nga Universiteti i Romës në 1980 duke deklaruar se kishte marrë diplomë të shkallës së parë. Në fakt ai nuk kishte marrë dot as një provim në universitetin e tij. Vula e tij- që garantonte se ishte anëtar i bordit profesional të inxhinierëve- i përkiste dikujt që ishte kualifikuar vërtet, por që nuk ishte marrë me këtë punë në praktikë. Pasi u zbuluan disa mospërthuthje në dokumentet e tij, mashtrimi i tij u zbulua dhe ai po gjykohet.

26/01/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Gazetarët e “The Sun” kanë mundur të blejnë në Tiranë dy pasaporta britanike, me emrat e dy ministrave të Rendit

“Made in Albania”, pasaportë thuajse britanike

Një pasaportë britanike blihet me 700 paund. Ka elementë sigurie dhe duket pothuajse e rregullt

TIRANË- Shqipëria është “parajsa” e njerëzve që duan të jetojnë me një identitet të rremë. Vetëm me 1500 euro të mund të bëhesh kush të duash në këtë botë dhe të marrësh një pasaportë, pothuajse të rregullt, që vërteton se ti je personi që dëshiron të jesh. Kjo gjë është pohuar së fundmi nga gazetarët e të përditshmes angleze “The Sun”. Ata kanë ardhur disa kohë më parë në Shqipëri dhe kanë bërë dy pasaporta britanike false, të cilat janë thuajse perfekte. Njëra pasaportë ishte me emrin e ministrit anglez të Rendit, i cili ka dhënë dorëheqjen. Pasaporta e dytë u përgatit me emrin e ministrit të ri, por këtë herë emri u shkrua mprapsht. Dje, gazeta angleze “The Sun” ka publikuar skandalin në fjalë me të gjithë detajet që tregojnë sesi mund të bësh një pasaportë britanike në Shqipëri.
Pasaportat
“Investigimi ynë në tregun e pasaportave britanike në Shqipëri, tregon një skandal shumë të madh. Gazetari ishte në gjendje që të blinte një pasaportë false britanike, duke paguar vetëm 700 paund. Ironikisht pasaporta mbante emrin e ministrit të Rendit, por të shkruar mbrapsht”,- fillon shkrimin e përditshmja angleze “The Sun”. Sipas saj, personi që u kishte shitur pasaportën në Tiranë kishte një këshillë të mprehtë: “Nëse doni që të hyni pa probleme në Britani, më mirë përdorni një pasaportë greke. Zyra e emigracionit nuk i shikon asnjëherë ato”. Kjo pasaportë false britanike “made in Albania” mund të përdoret shumë lehtë për të krijuar një identitet të ri, me të gjitha përfitimet përkatëse, si dhe për të hapur një llogari bankare ose për të marrë një kartë krediti. Më pas, në shkrim tregohet se si gazetarët britanikë të “The Sun” arritën që të merrnin pasaportat e falsifikuara në Shqipëri. Ata kanë përshkruar me detaje gjithçka që ka ndodhur në vendin tonë, lidhur me tregun e zi të pasaportave të falsifikuara.
Pasaportat, në duart e kriminelëve
Interpoli i ka pohuar “The Sun” se të paktë 40 kriminelë shqiptarë, shumë prej tyre vrasës, kanë hyrë në Britani me dokumente të falsifikuara. Ata kanë rrjete prostitucioni, njerëz që trafikojnë armë dhe drogë në Londër, Gllazgou, Edinburg dhe Hull. Ministri i Rendit është angazhuar publikisht që të ulë kriminalitetin në vend si dhe ka siguruar njerëzit se Britania do të marrë masa shumë të rrepta ndaj emigrantëve ilegalë. Sipas gazetës angleze “The Sun”, shqiptarët pothuajse kanë zotëruar tregun e prostitucionit dhe 75% e prostitutave që ndodhen në Londër, kanë tutorë shqiptarë. Shumë nga këto gra kanë shkuar në Britani me premtimin e një jete më të mirë duke punuar si kujdestare në shtëpitë e vendasve. Dy vjet më parë, ministri i Rendit të Britanisë, David Blunkett paralajmëroi shtetin se krimi ishte shumë i fortë. “Krimi i organizuar është më i organizuar sesa vetë ne”, -ka thënë ministri britanik, David Blunkett. Sipas statistikave, në Britani jetojnë në ilegalitet rreth 30 mijë shtetas shqiptarë. Bandat shqiptare përdorin ende kodin e shekullit të 15-të të quajtur “Kanun”, i cili kërkon kompensim me gjak nëse nderi i tyre cënohet nga ndokush tjetër.

28/01/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

“Pasaportat britanike u prodhuan për një ditë”

Bledar Mane, i njohur në vendin tonë si trafikanti i penduar, ka ndihmuar gazetarët anglezë të hyjnë në tregun e pasaportave false. Ai pohon për “Shekullin” sesi arrijnë të prodhohen në vendin tonë, këto pasaporta thuajse të rregullta.
Si prodhohen pasaportat e huaja false?
Pasaportat e huaja zakonisht vijnë nga Bullgaria, Rusia ose Mali i Zi. Ato vijnë bosh, të paplotësuara, por me të gjitha elementët e sigurisë që ka një pasaportë normale. Më pas, plotësohen në bazë të të dhënave dhe gjeneraliteteve që kërkon klienti.
Sa paguhet për një pasaportë të tillë?
Ka rreth dy vjet që çmimet e pasaportave false janë rritur. Momentalisht, për të marrë një pasaportë të tillë duhet të paguhet nga një mijë deri në 1500 euro. Më parë duhet të paguaje vetëm 500 dollarë.
Gazetarët anglezë çfarë pasaportash siguruan në tregun e zi?
Ata u pajisën me dy pasaporta britanike. Pasaporta e parë u porosit me emrin e ish- ministrit të Brendshëm, David Blunkett, por ai dha dorëheqjen. Kështu, ata u detyruan që të bëjnë një pasaportë tjetër false, por këtë herë me emrin e ministrit të ri të Rendit. Pasaportat ishin me gjeneralitete të sajuara, ndërsa fotografitë ishin ato të gazetarëve anglezë.
Ku u bënë këto pasaporta?
Takimi me një nga falsifikatorët u bë në një lokal shumë të njohur në qendër të kryeqytetit, pas Muzeut Historik Kombëtar. Atje u porositën pasaportat. Pasaporta e parë u bë gati për një ditë. Ndërkohë, për të përgatitur pasaportën e dytë, u deshën vetëm katër orë.
Sa u pagua për këto pasaporta?
Për të dyja këto pasaporta, gazetarët anglezë paguan 2500 euro. 100 euro u dhanë në formë paradhënieje, ndërsa pjesa tjetër, pasi u morën pasaportat në dorë.

28/01/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Gazetari investigative - The Sun blen pasaporta false per dy ministra angleze ne Tirane
28 Janar 2005

Zbulohet skandali i falsifikimit te pasaportave britanike ne Tirane, me emrat e dy ministrave angleze. Ate qe s'kane mundur ta zbulojne prej disa vitesh dhe ta parandalojne autoritetet policore shqiptare, se bashku me ambasaden britanike ne Shqiperi, e kane ekspozuar gazetaret investigative vetem ne dy dite. Gazeta me e madhe britanike "The Sun", nepermjet nje investigimi te suksesshem te kryer ne Shqiperi, ka mundur te hedhe drite mbi skandalin e falsifikimit te pasaportave britanike ne mes te kryeqytetit. Investigimi ne fjale, i botuar dje, ka zene faqen e pare te gazetes me 5 milione lexues, nen titullin "Passport to murder", [Pasaport per te vrare]. "The Sun" ka zbuluar se nje sere kriminelesh te rrezikshem shqiptare, qe fshihen ne Angli, jane perdorues te pasaportave britanike, te cilat jane falsifikuar nga mjeshtrat shqiptare te falsifikimeve ne menyre perfekte. Nje grup gazetaresh te "The Sun", qe vizituan Shqiperine gjate muajit dhjetor, bleu me lehtesi dy pasaporta britanike te falsifikuara, ndersa shitesi i tyre u sugjeroi atyre duke thene se "Keto pasaporta do t'ju sigurojne nje identitet te ri ne Britani", pa e ditur se biseda mes tyre po incizohej nga nje kamera e fshehte dhe po fotografohej nga nje fotoreporter tjeter. "Ne arritem te blejme dy pasaporta me emrin e ministrit te Brendshem, Charles Clarke; dhe nje tjeter me emrin e paraardhesit te tij David Blunkett, per 1 mije euro secila", shkruajne gazetaret qe realizuan investigimin ne Tirane. "Per ne ishte shume e lehte te arrinim te blinim nje pasaporte britanike ne Shqiperi", sqarojne te njejtet duke bere publike detajet e blerjes

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Korea e Veriut

Çudia e fundit: Peshk me fytyrë njeriu

Një peshk me fytyrë njeriu. Kjo është çudia e fundit që është zbuluar në Korenë e Jugut. Mediat korenae kanë shpërndarë në gjithë botën një video të një peshku 19-vjeçar, pamje që kanë habitur gjithë shikuesit e televizionve dhe përdoruesit e internetit. Peshku hibrid ka lindur nga një peshk normal krap dhe një krap leshtor, dhe është gati 80 cm i gjatë. Pronari i rezervatit thotë se fytyrat e tyre, dalëngadalë vitet e fundit po i ngjajnë gjithnjë e më shumë njeriut. Aq e çuditshme është ajo pamje, saqë shumë vetë kanë menduar se është një montazh artistik në photoshop, ose ndonjë ide artistike e organizatës për mbrojtjen e kafshëve PETA. Tiparet më njerëzore janë hunda dhe forma e syve, dhe pamja disi e qeshur e peshqve. Banorët kanë nisur ta quajnë si një sinjal të veçantë lindjen e një peshku të tillë, megjithëse nuk mund të thonë nëse është një sinjal i mirë apo i keq. Vetë rritësit nuk janë në gjendje të thonë nëse ia vlen të rrisësh këta lloj peshqish të frikshëm por njëkohësisht “shumë njerëzorë” në rezervate. Ky është peshku i dytë me fytyrë të veçantë që është zbuluar së fundi. Një peshk tjetër ka qenë me kokë gjarpri i zbuluar po në këtë vend.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Shtune, 29 Janar 2005

TE PALIGJSHEM EDHE PAS MARTESES

GREQI-Femrat shqiptare te martuara me meshkuj greke dhe anasjelltas, meshkujt shqiptar te martuar me femrat greke, edhe pas me shume se nje dekade, pasi kane krijuar familjet e tyre, nuk gezojne te drejta te barabarta si bashkeshorte me gjithe aksesoret dhe standartet ligjore ne nje vend te Bashkimit Europian. Ligji aktual u jep te drejten e nenshtetesise dhe i pais me pasaporta femije e sapolindur, dhe jo nenat qe i lindin femijet.

"Telashet" e dashurise

"U martuam para 10 vjeteve, kur une isha 27 vjec dhe Kozeta 23 vjece. Dasmen e beme ne Shqiperi. Pas 10 vitevete marteses, kemi lindur femije, jetojme ne mirekuptim. Gruaja ime nuk mund te shkoje tek njerezit e saj, sepse nuk ka dokumenta per t'u kthyer ne familjen e vet. Femija i saj ka pasaporte, ndersa ajo qe ka bere femijen nuk ka as leje qendrimi", rrefen dhe proteston 37 vjecari grek, burri i shqiptares, Kozeta. Ramaj. Nje cift familjar protestojne. Nuk jane vetem ata. Opinioni ka ndeshur shpesh keto here fenomenin e ketyre cifteve. "Burri dhe femija, muarren "OK" nga dogana, ndersa Kozetes iu dha "Stop"! Nese do te kapercente traun doganor per tek prinderit ajo, nuk do te kthehej me ne familje, tek femijet e vet. Familja e rrebeluar proteston perpara mediave per ligjin. Keto vite te hapjes se kufijve te vendit tone u lidhen shume cifte mes dy vendeve fqinj shekullor, krijuan familje te qendrueshme, pa asnje pengese e paragjykim. Njerezit po zhdukin kufije shpirteror. Per keto kategori kufinjte shteterore kosiderohen si shprehje gjeografike.

Mentalitet i ri dhe ligj i vjeteruar

Jane te shumte lidhjet, familjet tashme nje realitet i pranueshem nga opninoni dhe i pa pranueshem nga ligji, te lidhura me femra shqiptare dhe meshkujve grek si dhe anasjelltas. "Ciftet e lumtur, mikse" te mara per reference nga opinioni dhe nga mediat per mirekuptim dhe kapercimin e mentaliteteve te vjetra ngjallin edhe lakmi. Ndonese funksionon lakmushem mes tyre mirekuptimi, celula baze e nje shoqerie, familjet e tyre jane ndeshur me pengesat e pa kapercyeshme ligjore. Pas 10 vjet te marteses, edhe Kozeta Ramaj, nuk ka marre ende pasaporte si shtetase greke! Madje ajo si shtetase shqiptaro-greke, nuk ka dokumenta te shkoje as ne vendin e vet. Asaj i duhet vize hyrese dhe pse eshte familjare greke. "Kemi 10 vjet te martuar dhe femija yne eshte 7 vjec, nuk kemi te drejte te shkojme tek njerezit tane, te shohim ata te moshur dhe te malluar?! As ne raste fatkeqsie, mos na ndodhte, sepse nuk mund te ndodhemi atje", thote Kozeta. Ajo, dhe burri nga Athina, flasin per absurdin ligjor. 11 vitet e marteses. familja e ndertuar dhe dy femijet e tyre, nuk u "kane majftuar" per te fituar te drejten e legalizimit as Eves, nje shqiptare tjeter, qe ka krijuar familjen e saj me burrin grek. "Nese do te ndodh ndonje fatkeqesi, te vdes une, do te vije fatkeqesia tjeter: Even ta cojne ne Shqiperi dhe feijet te mbeten ne Greqi, pa babain dhe nenen e tyre", protestonte edhe burri i Eves ne menyren e vet. Perpara mediave dhe opininoit vendase nuk kane protestuar ndaj keti ligji te vetmit cifte greko-shqiptar!

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

E Diele, 30 Janar 2005

TENTOI TE PERDHUNONTE, ARRESTOHET 40 VJECARI

TIRANE- Nje 40 vjecar i akuzuar per pedofili eshte arrestuar nga policia e Tiranes dy dite me pare. Lajmin e beri te ditur zedhenesja e policise. Bardhok Ndoi eshte artrestuar diten e djeshme pas denoncimit te disa vajzave te mitura. 40 vjecari Ndoi lindur ne Mirdite dhe banues ne Tirane, eshte ndaluar nga forcat e policis-_-_misariatit numer dy. I ndaluari nuk ka qene ndonjehere i denuar, porse denoncimi nga prindrit e vajzes e ka derguar ne qeli. Mesohet se i arrestuari nuk e ka pranuar akuzen, por burime te policise thane se kane regjistruar deshmine e vajzes. Ndoi tashme gjendet i izoluar ne mjediset e komisariatit numer dy te Tiranes ne pritje par tu perballur me togat e zeza te gjykates per marrjen e mases se sigurise. R . Malile

tushi

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

Data: 31/01/2005, ora

Ilirjan Celibashit i ndalohet hyrja në Irak

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, është ndaluar në kufi me Irakun, të vëzhgojë zgjedhjet atje dhe është urdhëruar që t'i ndjekë zhvillimet, nga Jordania. Arsyet e sigurisë janë sjellë si pretekst i Celibashit për ndalimin

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, nuk ka mundur dje të hyjë në Irak për të ndjekur zgjedhjet, siç kishte parashikuar. Atij nuk i është garantuar mbrojtja e duhur nga autoritetet e Bagdadit dhe i është komunikuar se do të ishte më mirë që, situatën ta ndiqte nga shteti i Jordanisë. Në një lidhje telefonike gjatë orëve të pas mesditës, dje nga Tirana, Ilirjan Celibashi konfirmoi faktin se nuk kishte mundur të shkonte në Bagdad, por ishte stacionuar në Aman të Jordanisë. Por, sipas tij, arsyet që nuk e kishin lejuar që ai të shkonte në Irak, lidheshin me sigurinë tij dhe, këtë siguri, gjithnjë sipas komentit të Celibashit, nuk kishin mundur që t'ia afronin forcat amerikane që merreshin me sigurinë. "Me gjithë vullnetin dhe dëshirën për të qenë më prezentë në terren dhe në Bagdad, veçanërisht kjo ka qenë e pamundur, për shkak të pamundësisë së shërbimit të sigurimit të ofruar prej autoriteteve atje", theksoi Celibashi. Kreu i KQZ-së ka pranuar se nuk do të mund të shkonte në Irak dhe zhvillimet do i ndiqte nga Amani i Jordanisë. Megjithatë, disa herë gjatë bisedës telefonike, kreu Celibashi theksoi se, sigurimi i misionit ka qenë pengesa kryesore e pjesëmarrjes së tij në zgjedhjet e Irakut dhe se rezulati i lartë për pjesëmarrje, rreth 70% të popullsisë, ishte i pavërtetë. Megjithatë, forcat e sigurisë dhe komanda amerikane nuk e ka komentuar faktin e sjellë nga Celibashi, për mungesën e sigurisë dhe pjesëmarrjen e ulët në votime, ndërsa vetë ambasadorja e SHBA-ve, Ris, në Tiranë, ka deklaruar mjaft qartë se, pjesëmarrja e zgjedhësve në Irak ka qenë tej optimizmit dhe parashikimeve, pavarësisht se çfarë thuhej lart e poshtë, për sigurinë. Ilirjan Celibashi është kreu aktual i KQZ-së, i cili është kritikuar në mënyrë shumë të ashpër për administrimin e zgjedhjeve dhe manipulimet me rezultatet e përballjeve elektorale. Nuk dihet nëse fakti i bllokimit të tij në kufi me Irakun, ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me pozicionin e tij si kryetar të KQZ-së në Shqipëri, ku zgjedhjet nuk janë të deklaruara si të lira e të ndershme, por gjithsesi, mbetet vetëm fakti se Celibashi nuk ka mundur të kalojë kufirin iraken, ditën e djeshme.
Kleves BITRO
lol.gif
lol.gif

Top