Ndodh edhe keshtu

Ndodh edhe keshtu

Ne kete teme sillni lajme "zdromse" te lexuara neper gazeta.

Tek gazeta e Firenzes "La Nazione", nje gazete halldupesh provincial, lexova kete:

Nje gabele shkonte neper tavolinat e nje restoranti per te kerkuar lemoshe. Njeri prej kamariereve e perzuri sepse po bezdiste clientat. Gabelja e nexefur me kamerierin, ngriti fundin (pa te brendeshme) dhe jua tregoi per disa minuta njerezve qe po hanin ne tavolinat perjashta prane bukurive te Firenzes. Ndejti ashtu per rreth 10 minuta duke u drejtuar klienteve me "mangiate la mia fi*a" deri sa nje pjese e klientave u çuan nga tavolinat mbasi dreka nuk u shkonte poshte me kete spektakel te improvizuar te gabeles..

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

E Hene, 31 Janar 2005

PERQINDJET E PAPUNESISE NE KRYEQYTETET E BOTES

Uashington 6 per qind

Tokio 6 %

Londra 6 %

Kopenhagen 6 %

Ljubjana 8 %

Brukseli 8 %

Praga 8 %

Parisi 10%

Roma 10%

Helsinki 10%

Berlini 10%

Madridi 12%

Bratislava 19%

Varshava 20%

Tirana 30%

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

E Hene, 31 Janar 2005

DENONCON KUNATEN PER RRAHJE E DEBIM

Vlore- Denoncon motren e burrit per keqtrajtim dhe debim nga shtepia. Nje 40-vjecare i eshte drejtuar dje policise se Vlores per ndihme, pasi e kishin nxjerre me force nga shtepia te afermit e saj. Burime te policise thane per gazeten se denoncuesja eshte Majlinda Ismaili, nga Shashica e rrethit te Vlores. E kontaktuar nga gazeta, gruaja ka rrefyer historine e saj, duke kerkuar ndihmen e organeve te drejtesise, pasi e ka dhe te shoqin te semure. Burime te policise bene te ditur se kane regjistruar denoncimin dhe se kane nisur hetimet per ngjarjen. "Pak kohe me pare, motra e burrit me kerkoi ndihme per ta strehuar ne shtepine time. Bashke me tim shoq vendosem qe te pranonim, derisa ata te ndertonin nje shtepi te re aty prane. Por edhe pse afati kaloi, ata nuk dolen e per me teper tashme me kercenojne dhe me debojne nga banesa ime", tregon Majlinda per gazeten ngjarjen. Dje paradite ajo ka bere denoncim per keqtrajtim nga ana e mbeses te se shoqit pas nje zenke qe kishin patur. Majlinda shton se ata nxjerrin pretekste te kota duke i thene se eshte e perdale e te tjera si keto. "Qellimi eshte te me marrin shtepine ku banoj, pasi fakeqesisht im shoq eshte i pamundur te reagoje per shkak te nje semundjeje te gjate prej te ciles vuan", ankohet Majlinda. Ajo thote se i ka marre ne shtepi te afermit e burrit vetem disa jave me pare. "Ata nuk po ndertojne shtepine, por kapen me mua per te me debuar", perfundon ajo.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

E Hene, 31 Janar 2005

QENDRA E FIERIT, PARKINGJE ME PAGESE

FIER - Bashkia e Fierit eshte duke shqyrtuar mundesine per zbatimin e nje takse te re per automjetet. Behet fjale qe shoferet te paguajne per parkimin e veturave te tyre ne qender te qytetit. Per hartuesin e ketij studimi, eshte koha qe parkimi me pagese te zbatohet edhe ne Fier, ashtu si ne kryeqytet apo ne ndonje qytet tjeter, si Elbasani. Ibrahim Nallbani shton se ne qytetin myzeqar ekzistojne mundesite per nje pagese te tille, duke qene se qyteti shquhet per veprimtarite tregtare, gje qe u ka siguruar nje mireqenie banoreve te tij. Kete e tregon edhe fakti se numri i automjeteve arrin ne 12 472, ndersa qyteti banohet nga 80 300 vete. Duke u zbatuar pagesa per parkimin e veturave ne qender, kjo do te zgjidhe problemin qe ka sot per te gjetur parkingje, sepse nje pjese e shofereve nuk do te marrin me veturen private thjesht per te pire nje kafe ne qender. Nga ana tjeter, eshte parashikuar qe bashkia te fitoje nga pagesa e parkingjeve mbi 100 milione leke ne vit, qe do t'i perdore kryesisht per mirembajtjen e parkimeve dhe per vijezimet e sinjalistikes. Njeri nga variantet eshte qe te paguhet 500 leke te vjetra per te parkuar makinen ne qender, pavaresisht nga koha e qendrimit. Ndersa nje variant tjeter eshte qe kjo pagese te jete e vlefshme vetem per 4 ore. Gjithsesi, qe ky projekt te vihet ne zbatim, duhet te miratohet nga Keshilli Bashkiak. G.Ruko

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Policia ne alarm pas mesazhit per atentat ndaj godinave

Kercenohen kullat para Kryeministrise

Kontrollohen ndertesat, shtohet patrullimi policor dhe mbikqyren vazhdimisht personat e dyshimite

Dy kullat binjake te Tiranes kercenohen me hedhje ne ere. Nje informacion i siguruar ne rruge operative nga agjente te huaj ka vene ne levizje strukturat e shtetit per mese nje jave rresht. Specialiste te sherbimit sekret amerikan, CIA, kane sinjalizuar disa dite me pare autoritetet shqiptare se kishin informacion qe grupe ekstremiste kishin planifikuar hedhjen ne ere te dy kullave. Gjithcka eshte motivuar me sekuestrimin me te fundit te miratuar nga qeveria shqiptare te dy objekteve te cilesuara qe prej vitit 2001 si financim terrorist.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

BE shpall në listën e zezë 21 shqiptarë të Maqedonisë. “ Janë ekstremistë dhe pengojnë Marrëveshjen e Ohrit”

BE, 19 shqiptarë në listën e zezë

Liderët e Unitetit Kombëtar ndalohen të hyjnë në BE

TIRANË- Pas mbylljes së proceseve gjyqësore në Tiranë, drejtuesit e Partisë së Unitetit Kombëtar duhet të përballen edhe me bllokadën e Bashkimit Evropian, që i ka cilësuar si persona të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm për vendet anëtare. Gjatë ditës së djeshme, ministrat e Jashtëm të BE-së kanë shpallur listën e personave të padëshiruar, ku bëjnë pjesë 21 shqiptarë të Maqedonisë, ndër të cilët edhe liderët e PUK. Lista e personave të rrezikshëm kryesohet nga emrat e Gafurr Adilit, Hamdi Bajramit e Idajet Beqirit, por kësaj liste nuk i mungojnë edhe emrat e Taip Mustafës e Fatmir Limanit. Sipas një njoftimi të Bashkimit Evropian, 21 personat e listës së zezë nuk lejohen të hyjnë në territoret e BE-së për 12 muajt e ardhshëm. Në fakt, një pjesë prej tyre janë shpallur të padëshiruar që prej shkurtit të vitit të kaluar, por vendimi i BE-së vlen edhe për vitin 2005.
Lista e zezë
Në listën e zezë të BE-së, për ndalim hyrjeje në territorin e saj janë shtuar emrat e nëntë shqiptarëve, mes të cilëve janë Idajet Beqiri, Lirim Jakupi, Agim Krasniqi, Fatmir Limani, Ruzhdi Matoshi, Naser Misimi, Taip Mustafaj, Emrush Suma dhe Sami Ukshini. Të tjerëve, që në këtë listë gjenden që nga shkurti i vitit 2004, u janë zgjatur masat e ndalimit edhe për 12 muajt e ardhshëm. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë shtuar se personat që ndodhen në këtë listë, janë ekstremistë dhe të rrezikshëm. “Këto masa kanë për qëllim të parandalojnë pranimin në territorin e BE-së personat, të cilët aktivisht promovojnë apo marrin pjesë në veprime të dhunshme, duke sfiduar në këtë mënyrë Marrëveshjen e Ohrit; parimet bazë të stabilitetit dhe integritetit territorial si dhe dhe të karakterit multietnik të ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë”,- thuhet në vendimin e marrë dje, nga ministrat e jashtëm të BE-së. Sipas këtij vendimi, personat e mësipërm, qëllimisht i bëjnë obstruksione implementimit të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni.
Akuzat
Ndaj drejtuesve të Partisë së Unitetit Kombëtar janë ngritur shumë akuza për nxitjen e urrejtjes etnike në Maqedoni. Madje, Gafurr Adili, Taip Mustafa dhe Idajet Beqiri janë arrestuar afro një vit më parë, për të njëjtat akuza. Përballë togave të zeza, liderët e PUK i kanë mohuar akuzat, duke këmbëngulur në tezën e tyre tashmë të shpallur, të bashkimit të gjithë trojeve shqiptare. Adili, Mustafa dhe Idajet Beqiri kanë fituar pafajësinë nga Gjykata e Apelit të Tiranës dhe tashmë banojnë në Tiranë. E ndërsa Beqiri nuk ka pasur probleme me vendbanimin për shkak të shtetësisë shqiptare, dy shokët e tij të partisë janë shpallur të padëshirueshëm edhe nga shteti shqiptar. Dëbimi i tyre nuk u krye asnjëherë, për shkak se as Adili, as Mustafa nuk kishin pasaportë maqedonase. Aktiviteti i tyre politik, i cilësuar si ekstremistë nga Bashkimi Evropian, nuk është parë me sy të mirë edhe nga autoritetet policore shqiptare, të cilëve u është dashur shumë herë të thërrasin drejtuesit e PUK, duke u kërkuar ndërprerjen e propagandimit të ideve të tyre, për sa kohë që qëndrojnë në Shqipëri.

ADILI Gafur
BAJRAMI Hamdi
BEQIRI Idajet*
BUTKA Spiro
GEORGIEVSKI Goran
HYSENI Xhemail
JAKUPI Avdil
JAKUPI Lirim*
KRASNIQI Agim*
LIMANI Fatmir*
MATOSHI Ruzhdi*
MISIMI Naser*
MUSTAFAJ Taip*
REXHEPI Daut
RUSHITI Sait
SAMIU Izair
STOJKOV Goran
SUMA Emrush*
SULEJMANI Fadil
SULEJMANI Gyner
UKSHINI Sami*

· këta persona janë shtuar më 31.1.2005

BE, 19 shqiptarë në listën e zezë

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Ndihmat në Shkodër

SHKODËR-Kanë mbërritur dje ndihmat ushqimore që do të dërgohen në fshatrat e 5 komunave malore të Shkodrës dhe në 2 komuna në Malësinë e Madhe, të izoluara nga dëbora. Në qendrat e komunave Shalë, Shosh, Temal, Shllak, e Pult, do të dërgohen 184 kv miell, 16 kv makarona , 18 kv oriz, 14 kv sheqer, 23 kv vaj, 14 kv fasule, 3 kv kripë, dhe 2 kv biskota. Këto ndihma, sipas burimeve, do t’u ndahen rreth 2025 familjeve me rreth 9688 persona.Ndërsa në fshatrat e dy komunave të Malësisë së Madhe jetojnë rreth 2484 familje me rreth 9816 banorë. Ndihmat do të dërgohen me mjetet e ushtrisë.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

A.Isai
Bie në gropën me akull, 3- vjeçari rëndë në spital

ELBASAN- I ka shpëtuar syrit të nënës dhe ka rënë në një gropë me akull, dhe si pasojë ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Elvis Hysi, 3 vjeç, banues në fshatin Mollas të së njëjtës komunë, rreth 30 km larg qytetit të Elbasanit, ra dje në mëngjes në një gropë me ujë të ngrirë. Sipas burimeve, në oborrin që rrethonte shtëpinë ishin krijuar disa gropa me ujë. Prej katër pesë ditësh, tregojnë burime në fshatin Mollas, këto gropa si në gjtihë zonën, kishin ngrirë duke u kthyer në copa të mëdha akulli. Sipas tyre, gropa me akull krijohen shpesh në oborr për shkak të hedhjes së ujërave nga banorët. Djali 3- vjeçar ka dalë nga shtëpia, ndërsa prindërit e tij ndodheshin në shtëpi. Kur fëmija ka përshkuar oborrin, ka rrëshqitur pranë një grope me ujë që kishte krijuar akull dhe si pasojë ka ngecur në akull. Kjo nuk ka zgjatur veçse pak minuta sepse atë e kanë parë prindërit që kanë dalë jashtë sapo kanë parë mungesën e vogëlushit. Fëmija është dërguar me urgjencë në repartin kirurgjik të qytetit të Elbasanit. Sipas mjekëve gjendja e tij është mjafte rëndë. Fëmija ka marrë ftohje të thellë dhe ka probleme me frymëmarrjen. Mjekët thanë se po bëjnë gjithçka për jetën e 3- vjeçarit.

01/02/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Pas sinjaleve per goditje te godinave perballe Kryeministrise

Terrorizmi, kullat merren ne mbrojtje

Antiterrori dhe forcat speciale ne vigjilence. Ndertesat ku ka aksione bashkepunetori i Bin Laden rrethohen edhe me polici private

Pas kercenimeve me bombe ne kullat binjake te Tiranes, merren masat per ruajtjen fizike te godinave.Nje firme e policise private ka marre persiper ruajtjen e objekteve qe jane bere objekt alarmesh per dy here radhazi. Here e pare do te ishin prag-Krishtlindjet. Kur nje sinjal i siguruar nga agjentet e terrenit do te njoftonte per kercenimin e dy kullave.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Polici suedez vodhi bankën dhe e investigoi vetë çështjen

Shekulli

STOKHOLM – Një polic suedez ka rrëfyer se kishte vjedhur një bankë dhe më pas ai e kishte investiguar vetë këtë krim, pasi policia në atë kohë nuk kishte asnjë të dhënë. Një gjykatë në qytetin e Bollnas e ka akuzuar zyrtarisht policin 36-vjeçar për vjedhje me armë më 17 dhjetor, duke shtuar se vetë polici e kishte pranuar fajësinë. Shuma e parave të vjedhura nuk u bë publike. Një orë pas krimit oficeri i policisë u kthye në bankë si një kryeinvestigues për të hetuar çështjen. Kolegët dyshuan kur ai bleu një makinë të re në mes të janarit për të cilin kishte paguar në dorë 31 400 dollarë, duke përdorur kështu kartmonedha të marra nga banka.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Britani, pronarët e shtëpive që vidhen nuk do të burgosen nëse vrasin hajdutin

Shekulli

LONDËR – Të zotët e shtëpive në Britani nuk do të burgosen nëse përdorin një “forcë të arsyeshme” për të luftuar ata që hyjnë në shtëpitë e tyre, edhe nëse i vrasin ata. Kështu thonë udhëzimet e fundit të publikuara dje nga shërbimi i prokurorisë së shtetit. Partia opozitare Konservatore në Britani ka kërkuar një ndryshim në fjalët e ligjit për shkak të një numri shumë të madh vjedhjesh banesash. Kështu njerëzit do të ndëshkohen, vetëm nëse përdorin një forcë që është dukshëm e papërshtatshme për t’iu përgjigjur hajdutëve. Megjithatë kryeministri britanik Toni Bler tha se një ndryshim i tillë është i panevojshëm, duke ia lënë këtë gjë që ta kryejë zyra e Prokurorit të Shtetit. Kështu shërbimi i prokurorisë nxori ca udhëzime të reja për të sqaruar ligjin pas shqetësimeve të mëdha të publikut. Vjedhjet e shtëpive janë gati të përditshme në Britani dhe kryesisht kryhen nga narkotikët.

02/02/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Paris, një i çmendur hodhi një pasagjer te shinat e trenit

Shekulli

PARIS- Një pasagjer që ndodhej në stacionin e metrosë në Paris vdiq pasi u shty nga një person pikërisht në çastin kur po vinte treni. Policia franceze thotë se një burri shtyu enkas viktimën 30-vjeçare, pak pasi ishte përpjekur të bënte të njëjtën gjë me një vajzë të vogël. Pasagjerët e tjerë e ndoqën dhe e kapën vrasësin pasi ai ia mbathi nga stacioni “Rambuteau” afër muzeut “Pompidou” në qendër të Parisit. Pasi e kapën vrasësin ia dorëzuan policisë. Një dëshimtar në stacion e përshkroi vrasësin si një person me çrregullime, i cili po bezdiste gjithë pasagjerët që ishin në stacion dhe më parë kishte ngacmuar një vajzë të re. “Ai u përpoq që ta hidhte atë në shina por nuk mundi”, -tha një dëshmitar për stacionin televiziv “France 2”. “Më pas ai shtyu një person tjetër, i cili fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte”.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Kanadaja do të legalizojë martesat mes homoseksualëve

OTAVA - Qeveria kanadeze ka paraqitur një projektligj për martesat e homoseksualëve. Kryeministri Paul Martin tha se qeveria e Otavës duhet të veprojë pasi gjykatat në shtatë prej 10 krahinave të vendit kanë vendosur se ndalesa e martesave mes personave të të njëjtit seks është jo kushtetuese. Sipas tij, po të mos merret asnjë veprim në këtë çështje, atëherë homoseksualët duket se diskriminohen në tre prrovincat e mbetura. Por grupet fetare dhe opozita konservatore, e cila mendon se ligji është një sulm ndaj fesë së organizuar dhe se martesa e homoseksualëve do të çojë në legalizimin e poligamisë, thonë se do të bëjnë të pamundurën për të ndalur ligjin. Nëse ligji miratohet, Kanadaja do të bëhet vendi i tretë pas Belgjikës dhe Holandës që lejon martesat e të njëjtit seks. Ministri i Drejtësisë Irwin Cotler thotë se projektligji lejon martesat e personave gej dhe atyre lesbike, duke bërë të qartë se nuk detyron zyrtarët fetarë të martohen me persona me të njëjtin seks.

02/02/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Ëngjëllushe Baja ka qëlluar 7 herë në drejtim të Eulind Rustos, në qendër të Kamzës. Arrestohet për plagosje

"Hakmarrja për nderin", 22-vjeçarja plagos të fejuarin

TIRANË- Një 22-vjeçare plagos ish-të fejuarin e saj, si hakmarrje për braktisjen. Eulind Rusto, 29-vjeçari nga Kamza, është plagosur mëngjesin e djeshëm me dy plumba pistolete nga ish- e fejuara, Ëngjëllushe Baja. Rusto po dilte nga shtëpia me makinën e tij, por ish-e fejuara i ka zënë rrugën. Ëngjëllushja i është afruar dhe ka qëlluar me shtatë plumba pistolete mbi të. Djali është mbrojtur instiktivisht dhe është shtrirë në makinë, duke i shpëtuar vdekjes. Dy nga plumbat e kanë prekur atë në kofshën dhe pulpën e majtë, por pa rrezik për jetën. I plagosuri është transportuar për në spitalin ushtarak, ndërsa vajza 22- vjeçare është arrestuar nga policia. Përpara uniformave blu, ajo ka pranuar të ketë qëlluar me armë për të vrarë njeriun, me të cilin ka qenë e fejuar për tre vjet me radhë. Lajmi është pohuar dje nga burimet zyrtare të drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas tyre, në cilësinë e provës materiale është bllokuar edhe pistoleta me të cilën ka qëlluar 22- vjeçarja Ëngjëllushe Baja.
Plagosja
Plagosja për hakmarrje ka ndodhur dje rreth orës 07.00 të mëngjesit në qendër të Kamzës, vetëm pak metra larg shtëpisë së familjes Rusto. 29-vjeçari sapo kishte dalë me makinë nga shtëpia e tij, kur ish - e fejuara i është afruar me pistoletë të dorë. Sipas dëshmitarëve okularë, të cilët janë fqinjë të familjes Rusto, djali as që e ka parë ish- të fejuarën. Ai ka vazhduar rrugën duke ecur ngadalë, kur ajo ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Instiktivisht 29- vjeçari është shtrirë në makinë për t’i shpëtuar plumbave. Dy prej plumbave e kanë prekur Eulind Ruston në këmbën e majtë, njëri në kofshë e tjetri në pulpë. Sipas dëshmisë së vetë të plagosurit, ai sapo ka dëgjuar krismat është shtrirë në makinë dhe nuk ka mundur që të shohë se kush e ka qëlluar. Ndërkohë, policia ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarje 22 -vjeçaren Ëngjëllushe Baja si autore të plagosjes. Baja është identifikuar nga dëshmitarë okularë si vajza që ka shtënë me pistoletë në drejtim të ish- të fejuarit të saj. Ajo është arrestuar nga policia vetëm pak çaste më vonë. Në momentin e arrestimit, 22- vjeçares i është gjetur edhe arma e krimit. Pak minuta pas arrestimit, vetë Ëngjëllushe Baja e ka pranuar se ka qëlluar me pistoletë ish- të fejuarin e saj. Ajo është dërguar me pranga në duar në ambientet e policisë, për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Familja
Babai i të plagosurit, Hamit Rusto, tregon për “Shekullin” atë që ka parë mëngjesin e djeshëm. “Ishte mëngjes dhe ne po dilnim për në punë. Unë i thashë djalit që të dilte përpara me makinën e tij dhe unë do dilja më pas, me makinën time. Ai nxori furgonin nga oborri dhe po ecte me makinë. Pak sekonda më pas, unë dëgjova të shtënat e pistoletës. Dola menjëherë nga shtëpia për të parë se ç’kishte ndodhur, kur gjeta djalin që e kishin marrë në krahë disa fqinjë. Ai ishte i gjakosur, ndërsa ata po përpiqeshin që ta hipnin në një makinë të rastit për ta shpënë në spital”,- tregon Hamit Rusto. Siç thotë babai i të plagosurit, plumbat e kanë prekur djalin në këmbën e majtë, atë të freksionit të makinës. Sipas tij, as djali dhe as ai vetë nuk e kanë parë personin që ka qëlluar me armë. “Unë nuk e pashë kush qëlloi, sepse isha në shtëpi, ndërkohë as djali nuk e ka parë, pasi është shtrirë në makinë dhe nuk di gjë. Thuhet se e ka qëlluar ish- e fejuara, por unë nuk mund të them gjë për këtë fakt. Kjo është një çështje që tashmë i takon policisë që ta zgjidhë dhe unë nuk dua të përzihem. Shteti do të merret tashmë me personin që ka qëlluar mbi djalin tim. Për mua është e rëndësishme që Eulindi të jetë mirë”,- përfundoi Hamit Rusto.

03/02/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Shoqërohet pronari i lokalit. Pijet që tregtoheshin në lokalin e tij do t’i nështrohen analizave. Të rinjtë, jashtë rrezikut
Festonin ditëlindjen në lokal, helmohen shtatë maturantë

Nxënësit e helmuar
Sokol Dervishi
Miranda Shqahu
Elisa Shqahu
Lumnie Çipa
Irma Bërdufi
Alma Uruçi
Arida Uruçi

ELBASAN- Helmohen nga lëngjet e frutave, shtatë nxënës maturantë, gjashtë prej tyre vajza. Gjithçka ka ndodhur dje në mesditë, në një lokal të komunës së Gjinarit, në Elbasan, ku grupi i maturantëve ishte duke festuar ditëlindjen e njërit prej shokëve të klasës. Ky fshat që ndodhet 40 minuta nga qyteti, është shumë i populluar, pasi shërben si pikë turistike për të gjithë banorët e rrethit të Elbasanit. Nxënësit që u helmuan dhe që ende ndodhen nën kujdesin e mjekëve janë Sokol Dervishi, Miranda Shqahu dhe Elisa Shqahu, kushurira, Alma Uruçi dhe Arida Uruçi, Lumnie Çipa dhe Irma Bërdufi. Të shtatë maturantët janë nxënës të shkollës së mesme të bashkuar të Gjinarit. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje sapo ka marrë informacionin. Nga të dhënat e para dyshohet që nxënësit të jenë helmuar nga lëngu i frutave që kanë pirë gjatë festës. Ndërkaq, paraprakisht është shoqëruar në komisariatin e policisë së Elbasanit, pronari i lokalit, D.Panxhi, 30 vjeç. Burime të policisë thanë se është bllokuar dhe lokali. Pijet që tregtoheshin në të do t’i nënshtrohen analizave

Flasin nxënësit
Maturantët e shkollës së mesme të Gjinarit nuk e kanë menduar se festimi i ditëlindjes së bashkëmoshatarit të tyre do të merrte një rrjedhë tjetër. Nxënësit që ndodheshin dje në spital thanë se kishin zgjedhur të gëzonin në lokalin më të mirë të Gjinarit, të cilin e kishin prenotuar prej tre ditësh. Njëra prej maturanteve, Elsa, që qëndronte pranë shtratit të shoqes së saj që u helmua në gradën më të lartë, tregon për gazetën se disa vajza nuk morën pije alkolike, birra, konjak e uiski. “Ne pimë amita po nuk e dimë se çfarë marke ishin”,- thotë ajo. E pyetur se çfarë lëngu frutash pinë, nxënësja thotë se të gjitha morën lëng pjeshke. Kurse djemtë, pinë birra dhe pije të tjera alkolike. Nuk kishte kaluar as 30 minuta nga festa, kur një nga vajzat, Eliza, ka paraqitur shenja helmimi. Menjëherë pas saj, tregojnë nxënësit, u këputën dhe të tjerat. Të helmuara mund të kenë qenë rreth 10-12 vajza por vetëm për gjashtë prej tyre ishte i nevojshëm shërbimi spitalor. Katër vajzat e tjera kanë bërë lavazh dhe kanë qëndruar pranë shoqeve të tyre. I helmuar ka mbetur dhe Sokol Dervishi, i cili nuk kishte konsumuar pije alkolike.

Mjekët
Nxënësit janë dërguar në spital me disa makina të rastit, të ndihmuar nga banorët e zonës së Gjinarit. Ata janë ndihmuar nga pronari i lokalit dhe kamarierët. Mjekët e spitalit të Elbasanit tregojnë se shenjat që kishin paraqitur vajzat dhe djali ishin të një intoksikacioni alimentar, (helmim nga ushqimi). Ato kishin ardhur në spital me marrje mendsh, të vjella, dhembje koke. Tre prej vajzave, sipas mjekëve, ishin në gjendje të fikti. Një grup i policisë që ka marrë informacionin për ngjarjen ka shkuar në Gjinar, ku dhe ka marrë dëshmitë lidhur me këtë rast. Mësohet se ata sot do të marrin në pyetje dhe nxënësit si dhe do të bëjnë analizat e pijeve që kanë konsumuar ata gjatë festimit të ditëlindjes.

03/02/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Një nënë e re egjiptiane lind gjashtënjakë

Një nënë e re egjiptiane nga Kafr El-Cheik, në veri të Kajros, lindi gjashtë bebe njëherësh, pesë vazja dhe një djalë, shkruan sot agjencia egjiptiane MENA. Mabruka Sabha Ahmed, 25 vjeç, që kishte tashmë një djalë 4 vjeç, deklaroi se nuk ka ndjerë asgjë anormale gjatë kohës së shtatzanisë. Ajo dëshironte të kishte një djalë tjetër. Gjashtënjakët, pesha e të cilëve varion nga 900 gram në 1,1 kilogram u vendosën në inkubator. "Gjëndja e tyre është e qendrueshme", theksoi doktoresha Ala Tulan që priti lindjet. "Nëna është një gjendje të mirë", theksoi ajo.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

url]
Foshnja nga Peruja Milagros Cerron

E RRALLE

Nuk eshte fantazi por eshte e vertete behet fjale per foshnjen 9-muajshe Milagros Cerron (Sirena e detit)nga Peruja e cila ka lindur me kembet e bashkuara . Kjo lloj semundje ndeshet rradhe dhe foshnjet neper bore te lindur me kete semundje nuk jetojne vecse pak dite sepse organet e tyre jane te demtuara(te pazhvilluara),organet e Milagros Cerron jane te gjitha ne rregull po i mungon vetem nje veshke.
Sipas kirurgut Luis Rubio i cili ka marre dhe drejtimin e ketij operacioni eshte Milagros nje femije i shendetshem.Ajo vjen nga fshati Huancayo dhe me 24 shkurt 2005 do ti nenshtrohet nje operacioni (i cili do bej te mundur ndarjen e kembeve te saj) ky operacion do te behet ne nje spital bamiresie . Operacioni (i pari i ketij lloji)eshte parashikuar te zgjasi 5 ore dhe do jene te pranishem mjeke te ndryshem. Foshnja do ti ndeshkohet dhe me vone operacioneve te ndryshem si p.sh drejtimin e kembeve dhe per regjenerimin e organeve gjenitale

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Historia e rrallë e Ilir Miles, një studenti të arkitekturës që i kërkon drejtorisë së konvikteve ta dëmshpërblejë për dëme financiare gjatë pushimeve të dimrit
Studenti: Më hoqën dushet, drejtoria të më japë 221 euro

Ndodh edhe kështu. Për herë të parë në Shqipëri, një student i kërkon drejtorisë së konviktit ku jeton ta dëmshpërblejë për mungesën e shërbimeve. Ilir Mile, student në vitin e katërt të arkitekturës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, i ka kërkuar drejtorisë së ndërmarrjes numër 2 të trajtimit të studentëve t’i paguajë 221 euro sepse ka hequr dushet gjatë ditëve të festave të fundvitit. Ndërsa drejtori i kësaj të fundit, Bekim Mataj, thotë se kjo është diçka krejt e palogjikshme. Dhe se s’ka ndërmend t’i paguajë paratë.

Me filxhanin e kafes përpara dhe me një cigare në dorë, Ilir Mile thotë se drejtoria ka shkelur kontratën që ka lidhur me të, si student. “Unë kam lidhur kontratë, si gjithë studentët e tjerë, për një vit akademik të tërë. Kam paguar aq sa më është kërkuar në fillim, kam paguar për dushet, kam paguar për ngrohjen, për lavanterinë etj. Pra kam paguar për shërbime që duhet të më ofrohen për një vit të tërë akademik, siç thotë edhe kontrata”.
Mile, që punon edhe në një studio ndërtimi, tregon se në 25 dhjetor e derisa mbaruan pushimet dimërore, ai ka qenë i detyruar të qëndrojë në konvikt, për hir të punës. “Nuk mund të shkoja në shtëpi dhe të festoja sepse kisha një projekt në dorë që duhej mbaruar. Kam qëndruar në konvikt, siç kanë bërë edhe studentë të tjerë, por drejtoria ka urdhëruar që të mos ketë dushe dhe ujë”,-thotë ai. I riu shton se është detyruar të shkojë çdo ditë nëpër hotelet rreth e rrotull zonës së 21Dhjetorit ( ku gjenden edhe fakultetet e Inxhinierisë së Ndërtimit, Mjekësisë, Infermierisë etj.) për të bërë dush. “Kam paguar 17 euro për t’u larë e për t’u pastruar, për 13 ditë me radhë. Ky nuk është një dëm i vogël për xhepin tim, kur fare mirë unë mund të lahesha në konvikt, shërbim për të cilin kam paguar në fillim të këtij viti akademik, kur lidha kontratën”. Studenti i ka shkruar së fundmi një letër drejtorisë së ndërmarrjes që menaxhon këto konvikte. “Kërkoj që të më dëmshpërbleni me 221 euro. Faleminderit për mirëkuptimin”, -e mbyll letrën e tij Ilir Mile. Por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Studenti i arkitekturës thotë se do ta kalojë punën deri në gjyq, për të marrë dëmshpërblimin.

Drejtori i ndërmarrjes numër 2 të Trajtimit të Studentëve, Bekim Mataj, nuk mund ta mohojë se është njohur me kërkesën e Ilir Miles. Dhe po ashtu, nuk mund ta fshehë çudinë e tij. “Kjo kërkesë nuk bazohet në asnjë të drejtë. Sigurisht që nuk e gjej të arsyeshme. Zoti Mile, po të dojë, le ta shpjerë punën në gjyq. Me dokumentet që kemi, drejtoria patjetër që do ta fitojë çështjen”.
Mataj pohon se gjatë ditëve të pushimeve dimërore dushet, me urdhër të tij, nuk kanë punuar. “Duhet ta dini se kjo ndërmarrje subvencionohet nga shteti, nëpërmjet FMN-së dhe kostoja e mbajtjes në punë të dusheve është e lartë. Për këtë, harxhohen me miliona lekë. Gjatë festave të fundvitit, shumica e studentëve ikën në shtëpi dhe unë nuk mund t’i mbaja dushet në punë për 20 apo 25 studentë që qëndruan në konvikt. Është një llogaritje e thjeshtë matematike”,-thotë Mataj. I pyetur për kontratën që lidhin studentët me drejtorinë e konviktit ku regjistrohen, Bekim Mataj tha se ajo kishte një kohëzgjatje prej 10 muajsh. “Ne këtë kontratë nuk thuhet gjëkundi se për festat ose pushimet zyrtare do të mungojnë dushet, lavanteria apo shërbime të tjera. Por ama, mua si drejtori më është lënë e drejta që ta menaxhoj këtë aspekt. Unë mund të nxjerr urdhra në periudha dhe shkaqe të ndryshme, si ta shoh të arsyeshme. Dhe unë këtë kam parë të arsyeshme: që nuk mund të mbaja ndezur dushet e një ndërmarrjeje të tërë për disa studentë që nuk shkuan në shtëpi”.
I pyetur nëse kishte ndonjë kufi, ndonjë numër studentësh që garanton ose jo ndezjen e dusheve, Mataj tha se shifra duhet të ishte mbi 50% e gjithë konviktorëve të ndërmarrjes që drejton. “Nëse në godina gjenden mbi 50 %
e studentëve (ne kemi 2150 të tillë) unë jam i detyruar të mbaj ndezur dushet. Gjithsesi ne e kemi ofruar këtë shërbim edhe kur kemi pasur më pak konviktorë”,-tha ai.
Bekim Mataj është në prag të daljes në pension dhe në vend të tij sapo është emëruar drejtori i ri, Jani Doda, që ende nuk ka filluar punën. I pyetur për kërkesën e studentit Ilir Mile, edhe drejtori i ri ka refuzuar dëmshpërblimin prej 221 eurosh dhe e ka quajtur diçka të padrejtë.

Drejtuar: Drejtorisë së Ndërmarrjes Trajtim Studenti Nr.2

Lënda: Kërkesë

Unë i nënshkruari Ilir Mile, student në vitin IV, arkitekturë, banor në godinën nr. 2, dhoma 403, duke u nisur nga moszbatimi i kontratës pikërisht në opsionin e dusheve kur, për Vitin e Ri 2005, ditët e festave si 28-29 Nëntori, ditët kur nuk ka patur solar, ka patur defekte, ditët e fillimit të vitit akademik të sivjetshëm kur dushet u hapen 4 ditë me vonesë:
Kërkoj nje dëmshpërblim prej 221 (euro) për dëmin financiar që i është shkaktuar personit tim nga Drejtoria e Ndërmarrjes Trajtim Studenti Nr. 2.
Gjatë mungesës së dusheve për festat e fundvitit 2004, për 13 ditë jam larë në hotele, me një çmim prej 17 (euro). Bëjnë 221 (euro) në total.

Ju lutem merreni në konsideratë kërkesën time

Faleminderit për mirëkuptimin

Me Respekt
Ilir Mile

05/02/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Arrestohet çifti i akuzuar për torturimin e 5 fëmijëve

Një çift në Florida i akuzuar për rrahjen dhe lidhjen me zinxhirë të pesë fëmijëve, si dhe për tortura të tjera ndaj tyre u arrestua dje në Utah të SHBA-së. Doktorët dhanë alarmin për hetime pasi djali 16- vjeçar i çiftit u shtrua në spital për plagë në kokë dhe në qafë. John dhe Linda Dollar, kujdeseshin për 7 fëmijë të moshave nga 12 në 17 vjeç në shtëpinë e tyre në Citrus County, në perëndim të Floridas, sipas hetuesve të cituar nga Rojteri. Viktimat nuk ishin fëmijët biologjikë të çiftit Dollars dhe as në kujdestari të tyre, por hetuesit nuk do ta sqarojnë lidhjen e tyre me këtë fëmijë për arsye private. Çifti Dollars u kap të premten në mbrëmje në Utah, ndërkohë që departamenti i fëmijëve dhe familjeve në Florida ka marrë kujdestarinë e të gjithë fëmijëve, që dëshmuan se Dollars-ët i rrahën, i dënuan pesë prej tyre se kishin vjedhur ushqim apo se u kishin prishur shtëpinë. Ata ishin detyruar të flinin në sirtarë. Vetëm dy fëmijë që ishin më të favorizuar nuk ishin abuzuar. Ndërsa të tjerët thanë se ndaj tyre ishin përdorur mjete elektrike, këmbët ia kishin goditur me çekiç, ishin lidhur me zinxhirë dhe ua kishin hequr thonjtë me pinca.

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Industria e muzikës hedh në gjyq një grua 83-vjeçare

Gertrude Walton është objekti i një procesi gjyqësor të nisur nga industria e regjistrimeve muzikore pasi akuzohet se ka shitur në mënyrë ilegale muzikë në internet. Por zonja Walton vdiq në dhjetor pas një sëmundjeje të gjatë dhe, sipas të bijës, 83-vjeçarja i urrente kompjuterat. Më shumë se një muaj pas varrimit të Walton në Beckley, një grup i kompanive të regjistrimeve e kanë akuzuar atë si fajtoren e vetme në një gjyq federal, duke thënë se ajo ka mundur të lançojë në mënyrë të lirë në internet më shumë se 700 këngë pop, rrok dhe rep, në bazë të një ekrani të quajtur “smittenedkitten”. E bija e saj, Robin Chianumba, e cila jetonte me të ëmën 17 vitet e fundit, tha se nëna e saj as që donte që ato të kishin kompjuter në shtëpi. “Ime më, as nuk e dinte se si ndizej kompjuteri”, thotë ajo. Ndërkohë, shoqata e industrisë së regjistrimeve në Amerikë ka thënë pasi e ka nisur gjyqin se, ndoshta, zonja Walton nuk mund të jetë ‘kriminelja’, pavarësisht se nga të gjithë të dhënat dhe faktet rezultonte emri i saj dhe zona ku ajo banonte.

06/02/2005

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Puthja dhe bashkëjetesa përbëjnë krim në Indonezi

Mund të quhet ndryshe dhe fushatë kundër puthjes. Kështu, në shtetin e Indonezisë, puthja publike dhe bashkëjetesa, së shpejti mund të trajtohen si vepra kriminale. Projektligji i propozuar së fundi, i cili përpara se të hyjë në fuqi duhet të diskutohet edhe nga ligjvënësit, përfshin ndalimin e puthjes në vende publike dhe bashkëjetesën e çifteve të pamartuara. Sipas draftit, personat që do të putheshin jashtë mund të dënohen deri 10 vjet burg dhe të gjobiten me 33 mijë dollarë. Ekipi i projektimit të ligjit sigurisht u mbështet në traditën e besimit mysliman. Vendet fqinje me popullsi të madhe myslimane si Malajzia dhe Brunei, aktualisht kanë vendosur në fuqi ligje të tilla që i quajnë krime takimet e afërta e të pashoqëruara me të tjerë takimin e një burri mysliman dhe një gruaje. Sipas ligjit, personat që puthen në publik do të arrestohen menjëherë, ndërkohë që i jep të drejtë policisë të hyjë me forcë në shtëpitë e personave që dyshojen se jetojnë së bashku jashtë një lidhjeje martesore. Po kështu pornografia dhe shfaqjet publike të pjesëve sensuale të trupit do të ndalohen dhe mediat, filmat apo këngët e tilla do të censurohen.

06/02/2005

Top