Ndodh edhe keshtu

Ndodh edhe keshtu

Ne kete teme sillni lajme "zdromse" te lexuara neper gazeta.

Tek gazeta e Firenzes "La Nazione", nje gazete halldupesh provincial, lexova kete:

Nje gabele shkonte neper tavolinat e nje restoranti per te kerkuar lemoshe. Njeri prej kamariereve e perzuri sepse po bezdiste clientat. Gabelja e nexefur me kamerierin, ngriti fundin (pa te brendeshme) dhe jua tregoi per disa minuta njerezve qe po hanin ne tavolinat perjashta prane bukurive te Firenzes. Ndejti ashtu per rreth 10 minuta duke u drejtuar klienteve me "mangiate la mia fi*a" deri sa nje pjese e klientave u çuan nga tavolinat mbasi dreka nuk u shkonte poshte me kete spektakel te improvizuar te gabeles.. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

<span style="font-weight: bold">Serbi, 77 vjeçari martohet me një grua 60 vjet më të re </span>

Në fillim është martuar më motrën e madhe, por martesë nuk qëlloi e mbarë. Pas divorcit, ai çoi në altar motrën e dytë, por edhe kjo lidhje dështoi. Pas gjithë kësaj aventure, Lutvo Medjedovic, 77 vjeçar nga fshati Loznica, në kufi të Serbisë me Malin e Zi, vendosi të martohet për herë të tretë, me motrën e vogël të dy ish-grave të tij të para. Gruaja e ardhshme është 60 vjet më e vogël se ai, pra një adoleshente. Lajmi kurioz ka mbushur faqet e të përditshmeve serbe, duke sjellë në vëmendje martësën e 77 vjeçarit me 17 vjeçaren Semija Fetic. Sipas të përditshmes serbe “Glas”, arsyeja që e ka bindur adoleshenten ti thotë ‘PO”, martësës së saj, ka qenë gjendja e mirë ekonomike e burrit të saj të ardhshëm, e cila do ti garantonte asaj një mirëqenien e nevojshme. Lutvo, ka ecur më këmbë për 10 kilometra në mes të të ftohtit, borës dhe temperaturës minus 10 gradë Celsius, deri në fshatin e nuses së tij të ardhshme, pavarsisht moshës, për të treguar së është në formë të mirë fizike për të përballuar martesën e ardhshme.


16/02/2005
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Agjentët e Antitrafikut kanë arrestuar pronaren e lokalit ku ushtrohej prostitucion si dhe gruan që prostituonte

Shtëpi publike në qendër të Tiranës

Klientët paguanin 500-1000 lekë për aktin seksual. Banorët e zonës denoncojnë shtëpinë publike

Dashamir Biçaku

TIRANË- Zbulohet një shtëpi publike në qendër të Tiranës, arrestohen prostituta dhe tutorja. Agjentët e Antitrafikut kanë shoqëruar në polici disa vajza të dyshuara si prostituta si dhe klientët e shtëpisë publike. Flora Dajçi, 54- vjeç, është ndaluar nga policia, për vënien e ambienteve të lokalit të saj në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, ndërsa Tatjana Pashaj, 49 vjeçe, është arrestuar me akuzën e ushtrimit të prostitucionit. Ndërkaq, oficerët e policisë së sektorit të antitrafikut kanë shpallur në kërkim edhe një grua tjetër, e cila akuzohet për ushtrim prostitucioni në shtëpinë publike të zbuluar gjatë ditës së djeshme. Tatjana Pashaj, nga Fieri, është kapur në flagrancë duke prostituuar në lokalin e Flora Dajçit, në rrugën “Urani Pano”, vetëm 100 metra larg qendrës së Tiranës. Madje, sipas burimeve të policisë, Tatjanës i janë sekuestruar 500 lekë të reja, të cilat ia kishte paguar klienti i fundit. Në shtëpinë publike janë sekuestruar edhe shumë prova të tjera materiale, që kompromentojnë aktivitetin që kryhej aty. Burime të drejtorisë së policisë së Tiranës pohuan dje për “Shekullin” se prej mëse dy javësh, shtëpia publike ishte identifikuar si e tillë nga agjentët e policisë. Kanë qenë banorët e zonës, ata që kanë denoncuar shqetësimin që u shkaktonte prania e një shtëpie të tillë në lagje.
Pagesat
“Pagesa për një akt seksual në këtë shtëpi të improvizuar publike varion nga 500- 1000 lekë të reja, në varësi të klientëve”. Kështu tha dje një nga agjentët e sektorit të Antitrafikut, që kishte vëzhguar këtë shtëpi publike për më shumë se 10 ditë. Sipas të njëjtit burim, për klientë të “mbajtur”, pagesa ishte zakonisht 1 mijë lekë të reja. Shumica e frekuentuesve të këtij lokali të kthyer në shqetësim për banorët e tjerë të rrugës “Urani Pano”, sipas policisë, ishin njerëz në moshë të thyer, që siguroheshin së shumti në bulevardin “Zogu i Parë”. Vetë klientët duhej të paguanin një shumë prej 1 mijë lekësh të reja për hotelin, jashtë pagesës prej 500- 1000 lekësh, “taksë” kjo për aktin seksual në këtë shtëpi publike.
Banorët
Njerëz të ndryshëm që banojnë pranë kësaj shtëpie të improvizuar publike thonë për “Shekullin” se ndiheshin tepër të lehtësuar, pas ndërhyrjes së policisë gjatë ditës së djeshme. “Nuk guxonim të dilnim jashtë në oborr apo të shkonim në dyqan, pasi në rrugë do të shikonim pleq të shoqëruar nga një prej prostitutave që punojnë aty. Ishte shumë e pakëndshme për ne dhe e dëmshme për fëmijët e lagjes”,- thotë një grua rreth të 45-ave, e cila banon në pallatin, ku një prej apartamenteve ishte kthyer në shtëpi publike. “E arrestuara është e zonja e shtëpisë, por më parë e ka pasur me qera një person tjetër, që e përdorte për të njëjtat qëllime”,- thotë Agimi, një burrë rreth të 50-ve, i cili banon në një pallat shumëkatësh fare pranë lokalit të Flora Dajçit. Pas ndërhyrjes së policisë, banorët e zonës përreth ndihen të lehtësuar, pasi shtëpia publike, fare pranë qendrës së Tiranës ishte bërë shqetësimi i tyre i përditshëm.

TË ARRESTUAR
Tatjana Pashaj, 49- vjeçe nga Fieri
Akuza: Ushtrim prostitucioni
Flora Dajçi, 54 vjeçe nga Tirana
Akuza: Vënie e ambienteve në dispozicion
për ushtrim prostitucioni
ÇMIMET
Hoteli 1 000 lekë
Për prostitutën, 500 lekë


17/02/2005
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Katër vjeç e gjysmë, Merisa di të lexojë dhe të shkruajë. Si dhe të zgjidhë ushtrime matematikore

Fëmija-gjeni: Më çoni në shkollë të huaj


E.Spaho

“Natyra më dha talentin, njerëz me jepni dorën”. Kështu e mbylli leximin e letrës së saj Merisa Gjoka, fëmija-gjeni, që një muaj e gjysmë më parë i habiti të gjithë teksa zgjidhte ushtrime matematikore në sy të gazetarëve. Prindërit e vogëlushes që s’i ka mbushur ende 5 vjeç, erdhën dje nga Manza e Durrësit në Tiranë për të kërkuar ndihmë. Sigurisht për shkollimin e së bijës. Me një bonbone çokollate në dorën e djathtë dhe disa fletë të shkruara me dorë në të majtën, Merisa Gjoka ka lexuar me zë të lartë një letër. Për hartimin e së cilës e kishte ndihmuar i ati. “Dëshiroj të shkollohem në ndonjë kolegj perëndimor ku kanë kushtet për kualifikimin e fëmijëve inteligjentë të moshës sime”,-tha ajo.
“Nuk dimë ç’të bëjmë me vajzën sepse ajo nuk ka ku të shkollohet këtu”,-tha dje nëna e saj. Pas vitit të ri, drejtoria arsimore e Durrësit ka vendosur që një mësuese t’i japë Merisës dy herë në javë mësim. “Por ato gjëra, vajza i ka mësuar prej kohësh. Duam që ajo të ecë më tej”,-tha e ëma.
Aftësitë e Merisa Gjokës u bënë të njohura në fund të dhjetorit 2004, kur pas një raporti të drejtorisë arsimore të Durrësit, sipas të cilit vogëlushja ishte shumë e zgjuar për moshën që kishte dhe se tashmë kishte mësuar librat e klasës së parë dhe të dytë, iu dhanë 1 milion lekë të vjetra dhe disa libra nga ministri i Arsimit, Luan Memushi. Por kaq nuk mjafton sipas prindërve të vogëlushes, të cilët janë të dy të papunë dhe jetojnë duke punuar 2 dynymë e gjysmë tokë.
Letra
Të nderuar përfaqësues të medias dhe të shtypit
Unë quhem Merisa Ismet Gjoka, nga Manza e Durrësit dhe jam 4 vjeç e gjysmë. Në moshën 4 vjeçe kam nisur të shkruaj shumë mirë dhe të lexoj rrjedhshëm, madje edhe fjalë të vështira. Jam lexuesja dhe letërshkruesja më e vogël e globit. Bëj ushtrime aritmetike të klasës së parë dhe të dytë.
Di shumë vjersha dhe përralla. Lexoj çdo ditë libra dhe revista për fëmijë. Ishte fati im i keq që linda në këtë fshat si ky, larg kulturës dhe qytetërimit. Prindërit e mi e kanë të pamundur që të më shkollojnë mua në këto kushte. Këtu jam plotësisht e shkëputur nga aktivitetet që organizojnë bashkëmoshatarët e mi në qytete. Mospatja mundësi për t’u aktivizuar në këto aktivitete a nuk do të ndikonte në shkollimin tim?
A nuk është i papranueshëm fakti që një fëmijë i nivelit tim të shkollohet në këto kushte? Meqënëse shteti ynë e ka të pamundur arsimimin tim atëherë ju lutem më ndihmoni që unë të kualifikohem në ndonjë institucion apo kolegj të ndonjë vendi perëndimor, ku i kanë këto kushte për kualifikimin e moshës time dhe fëmijëve inteligjentë. Unë mendoj se i zotëroj të gjitha kapacitetet e duhura për t’u specifikuar si një rast i rrallë.
Shteti ynë do të jetë krenar që të përfaqësohet para botës me një fëmijë si unë. Natyra më dha talentin, njerëz më jepni dorën. Kam besim se do të bëhet diçka për mua.
Ju puth të gjithëve
Vogëlushja Merisa Gjoka.


17/02/2005
 

ndricim

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Sot per here te pare pash se si vdes njeriu nga nje aksident me makine.

17.02.2005

- - - - - - - - - -
Me thuaj kush je te them se me ke rri
 

anny

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

kete qe po them nuk e kam lexuar ne gazete,apo degjuar ne lajme
kam njohur nje person i cili ndodhet ketu ne itali edhe eshte arberesh,une me ate komunikojme italisht,por ai ne shtepin e tij flet shqip
flasin shqipen e vjeter e cila nuk eshte shume kuptushme ne kohen e sotme
por gjeja qe me beri me shume pershtypje ishte fakti qe edhe nqs se njeri nga cunat e familjes martohej me nje goce italiane apo te huaj i mesonin shqipen e vjeter qe ta fliste edhe ajo ne shtepi
me bere vertete shume pershtypje,ndoshta kjo nuk eshte tema e pershtatshme per ta shkruajtur
por une u mundova ta pershkruaja kete gje edhe per shqiptaret e tjere ,per ata qe e ndjejne veten vertete shqiptare,sepse ne kohen e sotme ka shqiptare ne emigracion qe ju mesojne femijeve te tyre ne radhe te pare ghuhen e huaj
edhe nje fakt tjeter,fshati arberesh nga i cili vjen ky person ka flamurin e vete , i cili eshte flamuri i kuq me shqiponjen por me te vogel dhe mbi te eshte shkruajtur:gjaku jone eshte prishur
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Çfarë ndodhi në shkurt '91 në Shkollën e Bashkuar


Merita Shkupi *

Krijimi i PD-së ne dhjetor të 1990-ës ishte një tërmet tronditës për Diktaturën e kuqe në Shqipëri. Shqipëria qe ndarë në dy pole: nga njera anë njerëzit e thjeshtë, qytetarë e fshatarë, intelektualë e zanatçinj, një popull i tërë që priste me entusiazëm ndryshimin e madh dhe nga ana tjetër pushtetarët e kuq, komunistët konservatorë e fanatikë dhe agjentët e Sigurimit të Shtetit që përjetonin tmerrin e përmbysjes së afërt pasi po u rrëshqiste toka nën këmbë. Me ta ishte edhe një pjesë jo e vogël e popullit të trembur e të indoktrinuar nga një propagandë shumevjeçare që e shihte botën e lirë si shembëlltyrën e djallit mbi tokë. Tensioni sa vinte e po rritej. Greva e studentëve të UT për heqjen e emrit të Enver Hoxhës prej atij institucioni qe prologu i ngjarjes së madhe: rrëzimit të monumentit të diktatorit nga qendra e Tiranës. Ajo statujë bronzi aq solide, jashtë çdo parashikimi, u hoq aq mrekullisht si nga ndonjë dorë hyjnore, pa gjakderdhje, pa përleshje e pa shkrepje armësh.
Fanatikët e PPSH-së, të hutuar nga ngjarja e pazakontë e rrëzimit të statujës së marksist-leninistit të madh, nuk e mblidhnin dot veten. Duke u kthyer në banesat e tyre ata nisën të përfytyrojnë të ardhmen e frikshme, atë që do të vinte pas. Kjo frikë e pasiguri çoi në përfundimin: duhet bërë diçka, kjo tërheqje pa qëndresë do të thotë vdekje, fund i turpshëm. Ata që kishin lyer duart me gjak dhanë alarmin: &quot;Si qe kjo punë? Ku është Ramiz Alia? Ku është Byroja Politike? Si e lamë, si na iku nga duart ai, pushteti?&quot;
Rrëzimi i statujës ishte vërtetë dorëzim pushteti. Kishte komunistë që me alibinë e mungesës në shesh atë ditë, justifikonin veten për disfatën. Më militantët nisën të organizohen natën e të lëvrijnë si minjtë. Bënë ç'bënë dhe nxitën studentët e Shkollës së Bashkuar që të ngrenë krye e të kërkojnë rivendosjen e Enver Hoxhës përsëri në sheshin Skënderbej. Enveristët e shumtë ndërmjet oficerëve të asaj shkolle krijuan një atmosferë histerie në mjedisin e studentëve të cilët, të indoktrinuar nga shefat, kaluan në ekstazë duke brohoritur për udhëheqësin gjenial të PPSH-së e duke afishuar vendosmërinë e tyre për t'ia rikthyer nderin diktatorit të zvarritur nëpër rrugët e Tiranës. Kjo situatë brenda shkollës induktoi tension të madh te banorët rreth saj. Brohoritjeve brenda shkollës u përgjigjeshin brohoritjet jashtë saj, sigurisht me një përmbajtje të përmbysur. Djemtë e lagjes nisën të qëllojnë me gurë e objekte të tjera studentët që kishin kaluar në gjendje acarimi brenda mureve të shkollës, në oborrin e saj.
Pasditen e 21 shkurtit 1991, një skuadër e armatosur ushtarësh filloi të qëllojë me breshëri automatiku drejt civilëve të lagjes dhe ndërtesave përballë. Motivi i zjarrit ishte thjesht një provokacion. Përballë shkollës kishte kaluar një veturë e kuqe dhe nga ajo veturë dikush paskësh qëlluar në drejtim të studentëve ushtarakë. Menjëherë në shkollë qe përhapur lajmi se ai që qëlloi ishte Azem Hajdari. Të tërbuar, të rinjtë enveristë deshën të hakmerren me lagjen antikomuniste. Megjithëse u provua me fakte që Azemi atë ditë nuk ndodhej në Tiranë, të revoltuarit e kuq nuk dëgjonin nga ai vesh sepse shefat e kujdesshëm ua kishin vulosur me dyllë. Njerëzit përreth u alarmuan skajshëm, dikush i plagosur nga plumbat e ushtarëve, dikush tjetër duke mbajtur në krahë fëmijën e tij të gjakosur, të tjerë duke ndihmuar vëllanë, të afërmin apo fqinjin të goditur nga plumbat që fluturonin qorraz. Një oficer, ulur në shtëpinë e tij, u plagos në krah, një fëmijë disa muajsh u godit në ballë nga një plumb që bëri rikoshetë kurse një djalë i ri vdiq në spital. Reagimi i banorëve qe i menjëhershëm. Ata e shprehnin zëmëratën e tyre duke hedhur gurë, duke sharë me zë të lartë studentët, tashmë të rrethuar brenda shkollës, duke ndaluar makinën e bukës të hynte në shkollë madje duke ua prerë furnizmin me ujë të rrethuarve. Thuhej se dikush i kishte vënë flakën shtëpisë së komandantit të shkollës e cila shpëtoi për fije. Tensioni arriti nivele të larta. Ky tension mund të çonte në vendosjëen e një shtetrrethimi dhe marrjen në dorë të pushtetit nga ushtria. Thuhej që Kiço Mustaqi i hidhte benzinë zjarrit. Në të tilla kushte, Sali Berisha ia ngarkoi Degës së Tiranës të Partisë Demokratike detyrën e vështirë të një përpjekjeje për të shuar konfliktin. U nisëm drejt Shkollës disa veta nga të cilët kujtoj Dashamir Shehin, Dylber Vrionin, Mark Topallajn, Sokrat Nesturin e ndonjë tjetër me synimin e qartë të ndalonim precipitimin e situatës. Mirëpo ishte e pamundur t'i bindje njerëzit të largoheshin. U ndodhëm përpara një muri qeniesh njerëzore që pothuajse nuk hanin arsye. Unë vështroja me shpresë nga Dashi. Kisha shumë besim te mënyra e komunikimit të tij me ta, te logjika e ftohtë dhe praktike që i detyronte njerëzit që e dëgjonin t'i bindeshin forcës së argumentit. Mirëpo grupet e njerëzve ishin aq të acaruar sa edhe aftësitë e Dashit nuk bënin më punë. Ata i bindeshin vetëm argumentit të forcës.
Shkolla e Bashkuar mbrohej me armë kurse rrethuesit me gurë. Ndërkohë një tank patrullonte përqark shkollës ndërsa televizioni shtetëror filmonte protagonistët e popullit kryengritës. Rruga e Dibrës përballë shkollës mbahej nën vëzhgim të rreptë. Rojet nuk lejonin askend të kalonte, jo vetëm në trotuarin e shkollës apo në rrugën e automjeteve, por as në trotuarin përballë. Njerëzit, në atë pjesë të rrugës, detyroheshin të kalonin prapa pallateve sepse nga shkolla, herë pas here, qëllohej me breshëri. Gavroshët e lagjes lidhën një kavo midis dy shtyllave të vendosura në të dyja anët e rrugës. Tanku, gjatë lëvizjes së tij, u pengua nga kavoja dhe, duke e tërhequr atë, shembi shtyllat të cilat ranë të kryqëzuara para tankut dhe sajuan kështu një pengesë bllokuese për karron e hekurt. Këto fitore të vogla bëheshin burim i një gëzimi të madh.
Patëm dëgjuar një fjalë se në Shkollën e Bashkuar oficerët e rinj nuk e përkrahnin idenë e rivendosjes së bustit të Enver Hoxhës në sheshin &quot;Skënderbej&quot;. Nisur nga kjo i them Dashit dhe Markut: &quot;Po sikur të provojmë të hyjmë në shkollë e të shohim se mos e zmadhojmë këtë krisje të tyre?&quot; Ata ma miratuan këtë variant dhe unë nuk e mendova më gjatë rrezikun që mund të më priste. U nisa në drejtim të ushtarit që qëndronte mbi mur në gatishmëri të qëllonte civilët që do të guxonin të afroheshin. Unë tundja duart duke i treguar se nuk kisha gurë e duke shpresuar se ai do të ishte aq i mençur sa të mos qëllonte. Vura re që u përmbajt. U afrova te muri dhe i thashë se donim të flisnim me komandantin e shkollës. Dikush u fut brenda në godinat e shkollës dhe pas pesë minutash solli përgjigjen se komandanti ishte i gatshëm të na priste. Thirra Dashin dhe Markun. Njeriu me armë na shoqëroi te komandanti. Në një zyrë që kishte në mes një tavolinë të gjatë e disa karrige na pritën komandanti dhe komisari i shkollës.
Ne u kërkuam të përgjigjeshin se pse Shkolla e Bashkuar kishte qëlluar me armë, jashtë çdo logjike, drejt pallateve përballë duke shenjuar njerëz që s'kishin të bënin fare me konfliktin. Ata na shpjeguan se nuk kishin hapur zjarr studentët por ushtarë të repartit 326. Ndërkohë vija re që komandanti ishte shumë i shqetësuar, i ngrysur dhe i dridheshin duart kurse komisari dukej më i qetë dhe pothuaj buzëgaz. Ata na shpjeguan se nuk kishin bukë, ujë dhe lidhje telefonike pasi edhe telefonat u ishin prerë e nuk punonin, madje nuk kishin mundësi as letra të dërgonin apo të merrinin nga jashtë shkollës. Kështu që shqetësimi i studentëve ishte shumë i madh dhe ata vetë e kuptonin se dikush donte ta shfrytëzonte situatën e krijuar. U kërkuam që të shkruanin në letër çdo gjë dhe ata e shkruan.
Me letrën e tyre në dorë dola përjashta. Kishte shumë njerëz dhe ne të tre u shpërndamë për t'u shpjeguar me turmën ndonëse nuk kishim mundësi t'i sqaronim pasi të gjithë bërtisnin. Zëri ynë mbytej prej ndërhyrjes së dhjetëra zërave në të njëjtën kohë. Aty pranë, përballë shkollës, ishte një tavolinë e gurtë, nga ato që ndërtonin nëpër lagje në atë kohë për pensionistët. Hipa mbi të duke tundur dorën ku mbaja letrën e shefave të Shkollës Ushtarake e duke u treguar atyre se çfarë na thanë ata. Mirëpo faktet që ata m'i përplasnin, në vend të përgjigjes, nuk qenë të njohura për mua pasi unë nuk kisha qenë në kohën e të shtënave. Disa të irrituar nisën të më akuzojnë me zë të lartë: &quot;Spiune, ty të kanë dërguar për të na gënjyer&quot;. Ata hipën mbi tavolinë për të ma marrë letrën nga dora. Unë sa s'po bija mbi turmë sepse tavolina nuk na nxinte të gjithëve. Duke përfytyruar se si ajo turmë, në verbërinë e zëmërimit të saj ku logjika nuk punonte më, mund të më linçonte, u ndjeva keq. Tashmë, nga toni i zakonshëm autoritar që përdorja në rrethana të tilla, nuk kishte mbetur asnjë gjurmë. Nisa t'u flas me një tronditje të dukshme e me zë zemre: &quot;Unë jam një prej jush por, duke mos i njohur të gjitha faktet, nuk nxirrja dot më shumë se kaq&quot;. Në vijim ftova 10 veta nga djemtë e lagjes që i dinin gjërat më mirë që të sqaroheshin më në detaje me drejtuesit e Shkollës së Bashkuar.
Ishte një situatë vërtetë e ndërlikuar. Unë nuk po trembesha më aq shumë nga plumbat se sa nga ndonjë marrëzi që mund ta kapte turmën duke menduar se unë qeshë spiune e kushedi se ç'mund t'u sajonte mendja. Zëri im duhet të kishte diçka të veçantë që pasqyronte frikë megjithëse u përpoqa ta fshehja. Ndërkohë fare rastësisht vura re që Dashi ishte i gatshëm për të ndërhyrë nëse ndodhte diçka e paparashikuar. Ata pranuan. Ishin të shumtë kandidtatët që kërkonin të vinin brenda në shkollë. Mirëpo unë fiksova me gisht 10 veta që dukeshin disi më të rregullt nga pamja.
Ç'i shtyu të vinin pas meje, një njeriu që nuk e njihnin e që nuk ishte as e lagjes së tyre apo e njohur të paktën prej ndonjerit prej tyre, nuk e di. Ne hymë përsëri në shkollë. U bë një debat disi i ashpër me drejtuesit e shkollës. Djemtë e dërgatës ngulmonin që plumbat patën ardhur nga Shkolla e Bashkuar e jo nga rruga siç pohonin oficerët e lartë sepse duhej njëfarë këndi që plumbat të arrinin shtëpitë e goditura. Së fundi problemi u zgjidh pasi komanduesit e shkollës pranuan që ushtarët e repartit 326 hynë në shkollë dhe qëlluan nga oborri i saj. U sqaruan dhe hollësi të tjera, ai për shembull, fakti që fishekët në dispozicion të shkollës nuk qenë si ato që ishin përdorur si raprezalje ndaj banorëve përreth etj. TVSH kërkoi leje të filmonte në sallë dhe ne pranuam. Ndërkohë jashtë, midis turmës, kishte arritur Gramos Pashko dhe revolta po shënonte ngjitje e kulminacione. Djemtë po afroheshin me synim të shembnin muret e shkollës. Unë desha të merrja përsëri me shkrim ato që u thanë gjatë debatit me drejtuesit e shkollës mirëpo dikush ndërhyri dhe njoftoi se turma po shembte murin dhe se ata do të shtinin për të mbrojtur veten. Atëhere unë, së bashku me 10 djemtë e lagjes, dolëm nga shkolla. Ata arritën të shpjegohen e të komunikojnë me turmën dhe biseda mori njëfarë udhe normale. Kishim ardhur aty nga ora 10 apo 11 e mëngjesit nga PD-ja dhe jo pa u çuditur vura re që ishte ngrysur. Njerëzit dalngadalë u rralluan. Mbetën më të dëmtuarit nga të shtënat e ushtarëve. Ata, duke menduar se unë isha hetuese, nisën të më merrnin me vete në shtëpitë e tyre për të më treguar të plagosurit. Një grua qante sepse plumbi kishte kaluar në dollapin ku ishin varur kostumi dhe veshjet e tjera të dikujt që do të martohej. Rrobat ishin të gjitha me vrimë. Një bebe ishte plagosur në ballë duke pirë gji. Unë shënoja, merrja gëzhojat dhe më vinte keq t'u thosha atyre se nuk isha hetuese. Ata shpresonin se dikush duhet t'ua zgjidhte atë padrejtësi të paparë. Hipja e zbrisja nëpër katet e apartamenteve dhe përveç lodhjes së jashtëzakonshme po ngordhja për të ngrënë mirëpo nuk largohesha dot sepse një grup i madh njerëzish më shoqëronin ngado. Më në fund, me sa duket, edhe ata u lodhën dhe kur mbeta pa shoqërues vajta në një shtëpi me numër 55 të farmacistit Njazi Alibali. Atje më treguan se si kishin shpëtuar për një fije dy fëmijët e tij dhe dy të të vëllait, Malit, nga të shtënat. Vrima e plumbit ishte fiksuar në xhamin e dritares së dhomës ku kishin qenë ata fëmijë. Më në fund, pasi u ndava me ta, dola në rrugë. Nuk kisha as tre lekë të vjetra me vete dhe u ktheva në këmbë. Rreth orës 23 hyra në selinë e PD-së. Unë nuk dija gjë që TVSH në orën 18 kishte lajmëruar se PD po diskutonte me drejtuesit e Shkollës së Bashkuar. Sapo më pa Azemi m'u turr duke më thënë se PD-ja nuk më kishte autorizuar mua të bëja tratativa me ata kriminelë. U bë zhurmë në korridorin e katit të dytë pranë zyrës së Berishës i cili dëgjoi shamatën dhe doli. Për habinë time ai më ra krahëve dhe më tha: &quot;ke ba shumë mirë, ke ba shumë gja të mirë&quot;. Ai më pyeti dhe unë i tregova rreth ngjarjeve dramatike në Shkollën e Bashkuar dhe rreth saj. I thashë se djemtë e lagjes bërtisnin se deri të nesërmen, në orën 10, prisnin të gjendeshin fajtorët që qëlluan kundër popullit. Sipas meje, ishte mirë të çonin bukë në shkollë sepse kështu studentët do të kuptonin që ne nuk ishim armiku, por Berisha e pa të tepërt. Të nesërmen u nisëm me makinë përpara orës 10 për të vëzhguar se çfarë do të ndodhte rreth shkollës.
Është interesant fakti që aq shpejt sa mblidhen njerëzit kur ndodh diçka e pazakontë e që duhet sqaruar po aq shpejt largohen kur e pazakonta bëhet e zakonshme apo normale, e kur nuk ka më asgjë për të sqaruar. Ata e dinin tanimë se vrasësit nuk ishin më në shkollë. Bashkë me Berishën dhe tim shoq u nisëm për te Shkolla e Bashkuar. Qëndruam diku pranë saj dhe kryetari i PD-së më udhëzoi që të hyja në shkollë e t'u kërkoja drejtuesve të saj të largonin nga terrotori që administronin ushtarët me armë të cilët mund të irritonin turmën. Ndërkohë vura re që brenda shkollës tensioni i djeshëm kishte rënë shumë. Altoparlantet po jepnin muzikë dhe ca studentë po luanin futrboll. Komisari më priti shumë mirë dhe më qerasi me një ëmbëlsirë në klubin e shkollës. Ai dukej njeri i kulturuar. U ktheva në makinë dhe i raportova Berishës se ç'bëhej brenda shkollës e pas kësaj u kthyem në selineë e PD-së.
Po atë ditë afër mbrëmjes një dërgatë e PD-së ku bënin pjesë Neritan Ceka, Abdi Baleta e Blendi Gonxhe zhvilluan takimin zyrtar me drejtuesit e Shkollës së Bashkuar, si rrjedhojë e të cilit u zgjidh edhe kriza tronditëse e revoltës së studentëve ushtarakë në mbrojtje të Enver Hoxhës dhe të komunizmit që po hiqte shpirt në të gjithë kontinentin.


* Sekretare e PD-së në vitin 1991 për qytetin e Tiranës.


20/02/2005
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

E Merkure, 23 Shkurt 2005


NENA: KAM 15 VJET QE KERKOJ VAJZEN E ZHDUKUR NGA SHTEPIA E FEMIJES

Rigels Malile

Tirane- Bejaze Licaj ka pesembedhjete vjet qe kerkon te bijen duke u endur nga nje vend ne tjetrin. Por ende nuk ka asnje te dhene per fatin e vajzes me emrin Brunilda, qe prej vitit 1990. Bejaze Licaj ka trokitur ne te gjitha dyert, por pothuajse te gjitha i jane perplasur ne fytyre. Eshte kercenuar disa here me telefonata anonime qe te mos e kerkoje me te bijen. Shpresa e vetme, kontrolli ne befotrofin e Shkodres, ka rezultuar e kote, pasi edhe ketu i kane thene qe nje i panjohur e kishte marre pa lene gjurme. Edhe prokuroria lokale ka deshtuar ne hetimin e saj. Prokurori mesohet te jete kercenuar, duke mbyllur dosjen e zhdukjes se vajzes, atehere 15-vjecare. &quot;Dyshoj se vajzen e kane trafikuar&quot;, tregon ajo.

Historia

Askush nuk ka denjuar t'i jape nje pergjigje nenes qe kerkon te pakten nje varr per te qare vajzen e saj. Historia ze fill ne vitin 1987, kur Bejaze Licaj eshte burgosur per arsye politike. Pas izolimit ne qeli, bashkeshorti i saj eshte divorcuar, duke lene ne meshire te fatit edhe te bijen, Brunilden 15-vjecare. &quot;Vajzen ne ate kohe ma cuan ne jetimoren e Shkodres&quot;, tregon per &quot;Koha Jone&quot;, Bejaze Licaj ne linje telefonike nga nje vend perendimor. Nuk deshiron qe te publikohet qyteti ku jeton per shkak te pasigurise dhe kercenimeve qe e detyruan te emigroje. Pas ndryshimit te sistemit, ajo eshte liruar nga burgu ne vitin 1991. Prej asaj kohe eshte interesuar me dhembshurine e nenes per fatin e vajzes se saj. Ka marre menjehere rrugen per ne Shkoder, por nuk ka mundur te takoje te bijen. E trembur dhe e shqetesuar per te, Bejazja u drejtohet autoriteteve te shtepise se femijes, por emri i se bijes nuk ka figuruar ne asnje regjister. Ky skandal eshte shoqeruar me pohimin e punonjesve se edhe shume femije te tjere ishin zhdukur pa gjurme.

Denoncimi

Nena i drejtohet me pas prokurorise se Shkodres. Ne kete kohe ndaj saj kane ardhur edhe kercenimet e para per te lene te qete nje ceshtje qe cdokujt i duket e dhimbshme. Prokuroria e Shkodres atekohe nisi hetime intensive. Eshte mesuar ne ate kohe qe emri i vajzes nuk figuronte me as ne gjendjen civile. &quot;Me emrin Brunilda Licaj nuk gjendej asnje person. Ne kohen qe prokuroria e Shkodres vazhdonte te rremonte ne arkivat e gjendjes civile te Vlores dhe Shkodres, qytete te origjines dhe vendit ku u cua vajza, vijne kercenimet per te mbyllur me te mire ceshtjen dhe per te harruar vajzen&quot;, tregon 50-vjecarja nga larg. Megjithate Bejaze Licaj ka vazhduar te kerkoje me dhimbje femijen. Ne kohen qe kercenuesit kuptuan se Bejazja nuk kishte ndermend te terhiqej prej kerkimeve, vijne reagime te fuqishme. Kercenohet seriozisht me eleminim fizik.

Tentativat per ta vrare

Sipas komshijve, n- shtepine e saj kane hyre disa here, nga catia, persona qe nuk kane vjedhur asgje, por qe kane kerkuar vetem eleminimin e Bejazes. Ne kete kohe edhe prokuroria e Shkodres ka mbyllur ceshtjen me konkluzionin se vajza rezulton e zhdukur.

Sipas nenes se Brunildes, kjo terheqje ka ardhur pas kercenimeve te shpeshta qe mori prokurori i ceshtjes. Bejazja vazhdon te kerkoje te bijen, megjithese tashme eshte detyruar te largohet drejt nje vendi perendimor, per t'u fshehur si pasoje e kercenimeve te shumta qe ka marre.

Heshtja e policise

Bejaze Licaj rrefen per gazeten se ka bere denoncime edhe ne policine e disa qyteteve. Por askush nuk i eshte gjendur prane. Kjo histori policise i duket si nje perralle, nderkohe qe nje skandal i madh pluskon prej 15 vitesh pa gjetur nje pergjigje, apo zgjidhje. Edhe organi me i rendesishem i prokurorise ka deshtuar, duke u terhequr plot frike nga hetimi.
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

BURG PERJETE VRASESIT TE TRE SHQIPTAREVE

Greqi- Njeriu qe vrau tre emigrante shqiptare te punesuar ne arat e tij, denohet kater here me burgim te perjetshem. I deklaruar si person qe urrente tej mase shqiptaret, Janis Baltas ka mesuar vendimin e gjykates se Selanikut ne dem te tij diten e djeshme. Pervec tre emigranteve, Baltas kishte vrare edhe nje grek, pas konflikteve qe kishte patur me ish-gruan. Viktimat e tij quheshin Petrit Losha e Paulin Legisi, vrare ne vitin 1995 dhe Eduart Haka vrare ne shkurt te vitit 1996. Dje, para prokurorise se Selanikut, Baltas ka rrefyer te gjithe historine e tij mbi vrasjet makabre te tre shqiptareve dhe masakrat e tjera te bera gjate dhjete viteve. Ne deshmine e pare ai ka treguar para prokuroreve te Selanikut se ku kishte varrosur trupin e 20-vjecarit nga Elbasani, Eduart Haka. Me tej Baltas ka treguar edhe menyren se si e kishte ekzekutuar kete te fundit, por nuk ka treguar arsyet e vrasjes. Lidhur me shkaqet qe e kishin shtyre te qellonte mbi shqiptarin e pare, vrasesi ka pohuar se ishte grindur me te, per shkak te punes. Te njejten gje ka pohuar edhe per vrasjen e dy emigranteve te tjere. Nderkohe, eshtrat e Eduart Hakes jane identifikuar nje jave me pare, kur u nxoren nga vendi ku Baltas e kishte varrosur, nderkohe qe eshtrat e dy shqiptareve te tjere nuk jane gjendur ende. Megjithese te afermit e emigranteve i kishin kerkuar te dhena per viktimat, Baltas u ishte pergjigjur se kishin punuar nga dy dite dhe i kishte kapur policia. Mesohet se ne gjykate ka ndodhur dhe nje incident teper i rende. Jane perleshur njerezit e dy familjeve, pales se vrasesit dhe te viktimes. Gjyqi ka nisur pas tete vitesh hetimesh e kerkimesh. Baltas ka vrare edhe grekun Dhimiter Qiqiliadhis dhe plagosur vellain e tij, Saven, per problemin e motres se tyre. Krimi i pohuar nga vete Baltas ka tronditur opinionin grek dhe ate te huaj. Ai eshte shprehur se i ka kryer krimet kunder shqiptareve pas konflikteve me ta.

A.B
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

A jane ne terezi kta ?


<span style="font-weight: bold">S’lejohen të kthehen në Itali ata që s’kanë kryer ushtrinë</span>

Ll. Kallço

<span style="font-style: italic">Forcat e qendrës së mobilizimit të rekrutëve në Durrës janë vendosur këto ditë në pikën kufitare të terminalit të trageteve në portin detar të Durrësit, për të ndaluar çdo emigrant që përpiqet të kthehet në Itali pa e kryer shërbimin ushtarak.Sipas burimeve nga qendra e mobilizimit ushtarak në Durrës , të gjithë emigrantët që nuk e kanë kryer shërbimin ushtarak dhe që nuk kanë shlyer pagesën e përcaktuar me ligj për shmangien e këtij detyrimi ,nuk do të lejohen që të kthehen në Itali madje do të akuzohen dhe për &quot;shmangie të shërbimit të detyrueshëm ushtarak&quot;.Në pikën kufitare të terminalit të trageteve në portin e Durrësit tashmë disponohet lista e gjatë me emrat e shtetasve shqiptarë të punësuar në Itali apo dhe në vende të tjera të Evropës Perëndimore, të cilët i janë shmangur shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Ata nuk kanë pranuar të paguajnë pagesën prej 300 mijë lekësh të reja , që i jep atyre të drejtën të mos e kryejnë fizikisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ndonëse nuk bëhen të ditur shifrat, qendra e mobilizimit ushtarak në Durrës ka arritur të identifikojë emigrantë të cilët nuk kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak,të cilët nuk janë lejuar që të udhëtojnë me tragette e linjave në drejtim të Italisë.Për këta shtetas do të ketë vetëm dy rrugë: ose do të paguajnë pagesën së detyrimit financiar ose të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak që nis mobilizimet në muajt shtator dhe tetor.Në të kundërt, ky kontigjent do të përballet me ligjin për &quot;shmangie të shërbimit të detyrueshëm ushtarak&quot;.</span>

Shkeputur nga Shekulli.com.al
 

blendiys

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

E c'paska per tu habitur ketu?
Diku tjeter te hedhin prangat po ju shmange sherbimit ushtarak.
S'mbahet mend sa kohe ka qe ka dale ligji i shlyerjes se ketij detyrimi kundrejt pageses.
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

Fillimisht postuar nga Blendi@:&lt;br /&gt;[qb] E c'paska per tu habitur ketu?
Diku tjeter te hedhin prangat po ju shmange sherbimit ushtarak.
S'mbahet mend sa kohe ka qe ka dale ligji i shlyerjes se ketij detyrimi kundrejt pageses. [/qb]
Ti e ke hudh lumin pranej thu ca t keqe ka ...
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

Fillimisht postuar nga Blendi@:&lt;br /&gt;[qb] E c'paska per tu habitur ketu?
Diku tjeter te hedhin prangat po ju shmange sherbimit ushtarak.
S'mbahet mend sa kohe ka qe ka dale ligji i shlyerjes se ketij detyrimi kundrejt pageses. [/qb]
Jo ktu ka per tu habitur sa te duash ne fakt. Blloko njerezit neper pika kufitare kur te te doje qejfi ty si qeveri leshi pa kurrefare lajmerimi apo sensibilizimi - ndersa per vite e vite te tera nuk u kujtua ndonjehere qe te perpiqet te kuptoje pse njerezit largohen me tufa nga deshperimi. Qeverite tona bejne mire te fillojne ushtrite mercenare se ndryshe nuk kane asnje te drejte t'u c'rregullojne ritmin e jetes njerezve kur ju ngrefet tyre !!!!

Zagare njerez !!!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Kjo eshte nje çeshtje shume e ndjeshme, megjithate eshte qeveria ajo qe vendos persa i perket mbrojtjes se shqiptareve.Shqiperia ka kaluar nje periudhe te gjate tranzicioni dhe gjate kesaj kohe ajo thuajse s'ka patur nevoje per ushtri.Mirpo gjerat po ndryshojne, Shqiperia po stabilizohet, ushtria tani eshte mese e nevojshme dhe secili duhet te jete i ndergjegjshem per kete.

Un them se edhe femrat duhet ti nenshtrohen nje detyrimi ushtarak.Kjo do te jete ne te miren e vendit tone.

Ne fund te fundit ushtria eshte nje shkolle e madhe edukimi.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

Oh shume per te qeshur, femrat ushtare ne nje ushtri bashibozukesh qe me mire te mbyllet se han taksat e popullit kot.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

Nuk na pushton njeri me neve si komb se qeveria jone e jep vete &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; !

Yllis pse si fut nji xhiro n'Shqiperi tani si per pushime ti ?
 

109UV

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb] Sidoqofte ushtria duhet per te mbrojtur nje dite grate shqiptare nga perdhunimet e ushtareve te huaj. [/qb]
vallai, me duket se gocat kane me shume frike se e ben ti kete pune se sa ushtaret e huaj ahahahaha
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ndodh edhe keshtu

Fillimisht postuar nga Isabelle:
Nuk na pushton njeri me neve si komb se qeveria jone e jep vete &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; !

....
kiss.gif
lol.gif
lol.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

problemi i vertete eshte qe qeveria DO LEKE. s'ma ha mendia se ka supe me shumice t'ja u jape ushtareve.

kalkuli eshte i thjeshte, shqiptaret jashte fitojne pare, ndryshe ktheheshin. ata jane te rinj, ushtrine nuk e kan bere. atehere duhet te paguajne, ose shtetin (kete kerkon qeveria) ose doganierin (privatisht).

nuk e di kush ben me shtrenjt, çdo vit doganierin apo nje here e mire shtetin.

po te isha une ne qeveri, si ushtrine ashtu dhe policine (sidomos kete te fundit) do ti rekrutoja TE HUAJ. te pakten shefat e saj.

ps; tragjikja eshte qe siç ka ardh dita asnjeriut nuk i hyn ne pune shqiperia (sado te mundohemi ta shesim ne). ndoshta keshtu ka qene gjithnje, por ket fenomen e shquajme vetem tani. ndryshe nuk ka si shpjegohet enigma e jetegjatesise se popullit shqiptar.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Ndodh edhe keshtu

Isy, po ti ke fryk qe te morin ushtare a si? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top