Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Ajo fjala pa oke e ane ma ka mbushur mendjen. Shume interesante.
Kam hasur edhe une ne disa fjale ne anglisht
coffin – qefin
zeal, zealous – zell, i zellshem
value – vlere (rrjedh. “vyer”)
Mirepo me mundon nje pyetje: E ka bere veza pulen apo pula vezen?
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Elida po te kesh ndjekur edhe me larte do kuptosh qe vezet nuk jan bere nga pula por nga shqipja /pf/images/graemlins/wink.gif

Ne jemi gjuha e vetem qe e kemi nje fjale edhe emer por edhe folje,por edhe ne shume kuptime e vende te dryshem por me rrenje te njejte kuptimi.

Ne zonet e Permet,Skrapar,Korce dhe mbase diku tjeter i thone pikerisht kofin .
Eshte dhe nje fjale popullore qe duhet ta kesh degjuar pa tjeter:si kofini pas te vjelit"

Ajo fjala pa oke e ane ma ka mbushur mendjen
Mire ane po oke cfare domethene? :confused:
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Faleminderit, Churchill, per sqarimin.
Cuditem me ty, Chaon, qe gjithmone m'i keqkupton qellimet. Je zevzek nga natyra, apo ma ben mua per inat? Mua vjen per te qeshur kur te perfytyroj ulur para kompjuterit, me vetullat ngrysur, buzet perveshur qe i versulesh tastieres deri sa fillon te nxjerre flake. Merre me shtruar, vella, nuk jemi kundra teje.
Pyetjen "e ka bere pula vezen apo veza pulen" e shtrova per te lene nje diskutim te hapur per ata qe mund te kene fakte me konkrete mbi prejardhjen e fjaleve, si psh. kur jane shfaqur ne gjuhen angleze e kur ne ate shqiptare. Kjo do te deshmonte me teper per hamendjet e tua e mijat bashke.
Ndryshe nga ti, une nuk i nis sugjerimet e mia me "me eshte mbushur menja top se eshte keshtu". Dhe nuk me pelqen te kem pikepamje shume ekstremiste, se (e di qe do te hidhesh perpjete tani, po nuk rri dot pa ta thene) ne qofte se do ta pranonim kaq strikte idene se shqipja eshte mema e latinishtes dhe e greqishtes, atehere kam frike se do te biem ne paradoks dhe te bejme ate hatane e madhe ku nuk mund te akuzojme njeri qe po fut fjale te huaja ne gjuhen shqipe, se edhe keto fjalet e huaja na paskan prejardhjen nga shqipja ne fund te fundit.
Qe te behem edhe une nje cike zevzeke, kur shskruan "c'ka" e ke fjalen per "cfare ka"? Ke perdorur edhe shume fjale te huaja ne kete faqe te shenjte. Me vjen ndermend "ekzistojne" qe mund te zevendesohet me "gjenden". Aq me teper qe shkruhet me k dhe jo g. Te mos ia nis tani me mangesite e perdorimit te presjeve...
Po iki se mbaroi pushimi i punes, pa do tekisha vazhduar.
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Haha,mos u merzit Elida se nuk ta kam me te keq,por c'fare ti besh kompjutrrit gje ne vend ti lidhi njerzit ndonjeher edhe i keqkupton.Nuk ta kam pasur asnjeher me te keq por ja jam nje cik i vrazhde ndonjehere ne te shkruajtur se per anet e tjera jam djale per te me keputur koken (haha ti bej pak qefin vetes /pf/images/graemlins/laugh.gif )

Sa per drejtshkrimin gjuhen me noten 6 e kam mbaruar por i kam 4 gjuhe te huaja si shqipen deri tani. /pf/images/graemlins/wink.gif
Shkruaj me gabime por per ti foluar marr noten 10 (prap po i bej qefin vetes /pf/images/graemlins/laugh.gif )

E di shume mire se ke kam ne krah ketu dhe ke jo.Ty e di qe te kam ne krahe dhe s'mund te te hedh poshte :kiss: (shoqerore /pf/images/graemlins/laugh.gif )
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Rrofsh, Chaon, se po i trembesha zgjedhjes: te tokim duart apo te rrokim shpatat.
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Te rrokim shpatat theme une por per te prere ferrat qe mbulojne gjuhen shqipe :wave:
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – CHRONOS –



K R O N I - ATI I ZEUSIT - CHRONUS



Emri – chronos, që është vet fjala shqipe-illire – Kroni-Kronus, që nuk mund të ketë kurrfarë spjegimi në asnjë gjuhë indo-evropiane – përveçse në Shqipen e Vjetër, në Gegënishten e lashtë origjinale – kroni – rrjedha e ujit të burimit, përmes një gurre – gurra e kronit – kroni, me sufiksin illirian – us – Kronus – është fjalë shqipe!

Kroni ishte Ati (babai) I Zeusit (2690-2615 p.e.r.), anipse at e bir, sot merren si mythe, ata kanë ekzistuar njerëz të gjallë dhe kronologjikisht tre brezat: Kroni Zeusi – Dardhanusi I biri I Zeusit – përbëjnë treshin e illirisë së vonë pellgazgjike!

Greqishtja e Vjetër nuk mbeti si gjuhë e vdekur, për shkak se ishte vjetruar, por vetëm për të humbë gjurmet e saj si dialect I Illirishtes pellgazgjike, e ndryshuar vetëm me sufiksin grek – os, kurse rrënjet janë krejtësisht – skipe-illire-pellgaze. Fjalët kryesore greke të sotme: chronos, ethnos, hellos, bios, logos, janë rrënjet skipe-illire-pellgaze: kroni, etnia, helli, bi (bima, biri, bija), logu – studimi-prova-sprovimi-meidani-peshoja e diturive, shkathtësive, aftësive-zotësive psiko-fizike të njeriut (logu I burrave, logu I mënçurisë, logu I shkathtësisë, logu I trimërisë…) të cilat fjalë sot fliten në Shqipen e Vjetër ballkanike dhe janë tipike origjinale nga gjuha paraardhëse e saj – skipja-illire-pellgaze!

Kroni (Chronos) si fjalë skipe-illire-pellgaze, është emrimi I njeriut si antroponom nga hidronomi – kroni (kroni, njëjesi dhe kroje, trajta e pashquar dhe krojet trajta e shquar e emrit, shumësi I emrit, gege-shqipe); kroi (kroi, njëjësi dhe kroje, trajta e pashquar dhe krojet, trajta e shquar e emrit, toske-shqipe).

Kroni, ati I Zeusit dhe gjyshi I Dardhanusit, nuk ishin vetëm mythe, si persoifikime mythologjike, por njerëz të gjallë, të cilët u shndërruan në mythologji, vetëm për shkak të mosnjohjes së tyre si trashigimia shqiptaro-illiro-pellgase – të cilët edhe ashtu u falsifikuan dhe u përvehtësuan nga grekët dhe nga bota antike e Antikuitit, duke mos dashtë ta njohin gjuhën skipe-illire paraballkanike dhe paraevropiane!

Gjuhën shqipe, antika e quajti - gjuhë barbare, për të cilën shprehje bota antike dhe pëgjithësisht – Antikuiteti, duhet të kërkojë falje, sepse sipas authorëve antik, (që e quanin barbare), ajo është gjuha pellgase – Pellgasishtja e stërlashtë, me pellgasët që ndërtuan Pantheonin = pan=krejt, theo=Theo=Thot=Zot, pra Pantheoni I krejt Zotave, ato Mure të Qikllopëve, ato shtylla, atllasë antik! Pantheoni ishte tempulli I bashkimit të Zotave në Një Zot! Koha kronike e kalimit nga politheizmi në monotheizëm.

PANTHEONI PANTHOTIAN

Pellgasishtja është rraja- rrënja e trungut të Bimës i.e.

Ëmri – Kroni – Chronos nëse gjurmohet jovetëm në aspektin linguistiko-morfologjik, të Shqipes së Vjetër, por edhe në të gjitha aspektet tjera të fushave shkencore, në aspektin: gjeo-linguistik, historiko-linguistik, socio-linguistik, psiko-linguistik etj., asnjë gjuhë tjetër indo-evropiane, as botërore nuk ka kurrfarë fuqie spjegimi të kësaj fjale, në pikëpamje shkencore, si formë e studimit ethymologjik – ngase vet ethymologjia e fjalës – kroni – është origjinale – shqipe (skipe-illire-pellgase).

Fjala – chronos në pikëpame linguistike, përbëhet nga rrënja shqipe – kron që ka kuptimin e hidronomit shqip – kroni si rrjedha e ujit të burimit përmes një gurre, e cila është – gurra e kronit dhe kjo fjalë shqipe – kroni, flitet e shkruhet edhe sotekësajdite në dialektin e Gegënishtes dardhane.

Nga fjala – kroni kemi fjalëformimet a kompozitat shqipe të sotme ballkanike, si emra gjeolinguistik: Kroni I Kuq, Kroni I Pojatave, Kroni I Jashamirit, Kroni I Jahmetajve, Kroni I Kajushës, Kroni I Gllijave, Kroni I Zanave, Kroni I Gurit, Kroni I Sukës, Kroni I Bardhë, Kroni I Zhdrellës, Kroni I Mbretit, Kroni I Vajit, Kroni I Brijave, Kroni I Gjekajve, Kroni I Shpatit t’Shëjit etj., këto vetëm disa nga gjeo-toponomet si hidro-toponome, që I njoh vet personalisht në trevën e Dushkajës së Gjakovës – Kosovë, ashtu sikur gjeo-toponomet, si hidro-nome tjera të Kosovës, Dardhanisë dhe trojeve shqiptare në përgjithësi, sikurse janë sot ende në milleniusin e ri (2001) me emërtime të ndryshme, por me fillesen e secilës kompozite, me fjalën – kroni (kroni, kroi, kroje, krojet).

Fjala shqipe gege, kroni si hidronom, është rrjedha e ujit të burimit, I cili rrjedhë nga guri, shkëmbi, nëpër një gurrë të punuar nga druri, metali etj. qoftë me një formë lugu të vogël të drunjtë a të metaltë, në vendet malore e fushore e deri tek format më të reja të kronit të sotëm në sheshet, rrugët, bulevardet e qyteteve. Shihet, preket, shijohet uji I freskët I kronit, kah gurgullon gjatë rrjedhjes së tij, sikurse thohet shqip – gurgullima e kronit, rrjedha e kronit, freskia e kronit, gurra e kronit, uji i kronit, burimi i kronit, shterrja e kronit etj.

Kroni - që nuk shterrë kurrë është gjuha shqipe-illire-pellgase E THOTIT SKIPE!

Fjala shqipe kroni që është antroponomi – chronos, Kroni - Ati i Zeusit e gjyshi i Dardhanusit që nuk janë vetëm si mythe a kuptime mythologjike, por ishin njerëz të gjallë, të cilët mbeten si mythe, në saje të falsifikimeve historiografike, e që, të cilat nuk munden të përvehtësohen si realitete, ngase ishin figura dardhane-illire, që flisnin e shkruanin skipen-illire, mu këtë Shqipen e Vjetër ballkanike, që flitet sot - si fillonom e psikonom, kroni me kuptimin e rrjedhës, rrjedhshmërisë, rrjedhës së kohës, rrjedhës së kultures e diturisë, shkencës skipe-illire, si kuptim i rrjedhshmërisë së historiografisë illire-pellgase – në Shqipen e Vjetër të dialektit të Gegënishtes dardhane – në bazë të Fonetikës Historike të Shqipes, vet dytingullori fillesa e emrit – kr- kro - është rrjedhë e kohës – koha rrjedhë si kuptim psiko-linguistik dhe si kuptim fonetiko-historik – rrjedha kohore.

Kuptimi fonetiko-historik i emrit – kron – kroni (chronos), sipas ethymologjisë shqipe, duhet të jetë me kuptimin e secilit tingulli a foneme – soni, ku secili tingull paraqet një kuptim linguistik në vetvete, sipas zbërthimit si dëshifrim real i kuptimit të antroponomit në fjalë dhe sipas përbërjes tingullore të emrit, nga i cili emër edhe rrodhi emrimi i atit të Zeusit e gjyshit të Dardhanusit – KRONI - tingujt na dalin me këto kuptime – K+R+O+N+I = KRONI (CHRONOS) -

K = KOHA

R = RRJEDHA

O = DIELLI

N = NJERIU

I = SUFIKSI

Këto nuk janë vetëm supozime, por është fillimisht, kuptimi I secilës germë, si tingull – sone – zone – skrole – shkrole – shkronje dhe secili tingull I emrit, spjegon tërësinë e kuptimit morfologjik në vetvete, sepse emrimet kryesore, ashtu sikur edhe emrimet linguistike, nuk janë bërë pa kuptimin e gjuhës së natyrës dhe vet gjuha e natyrës ka diktuar në çdo emrim - nomim – ku vet fjala – n o m - është kuptimi i shprehjes gege dardhane, NË OMË, N’OMË – NOM – nomi, emri që rrjedhë nga OMA - oma-ama-ëma. Kemi shprehjet e sotme shqipe ballkanike – ‘daje ujin në OMË, N’OMË; Oma është vendi kryesor i ujit në lum, për ujitje të tokave, arave të bukës – OMA E UJT. Poashtu antroponomistikisht, thohet për djalin a vajzën që i përngjet të amës – ëmës- nënës, si rod, soj i mirë apo i keq, e kemi në shprehjet gege-shqipe: ‘ ai/ajo ka gaa n’omë (ai/ajo ka ngjaa në amë-ëmë), ia ka marrë cilësitë, vetitë, karakteret e sojin e rodin e së amës – ëmës dhe është amtar apo amtare, ashtu sikurse është – gjuha amtare!

Fjala – NOM me kuptimin – në omë, n’omë – nom, nga Gegënishtja e hershme dardhane që është emërtimi kryesor gramatikor në gjuhët indo-evropiane satem e kentum, në gjuhët perëndimore, neolatine, gjermanike, frenge – Le nom, nome – prenom (emri e mbiemri) dhe që krijoi kompozitat linguistike të vet shkënces së Linguistikes – Onomasiologjia, 0+nom+masi+0+log+i+a: antropo+nom =antroponom, Antroponomia, Antroponomastika; topo+nom =toponom, toponomia – Toponomastika; lingui+nom=linguinom, syno+nom=synonom (sinonimi, sinonomi), pseudo+nom=pseudonom, alter+nom=alternom (alternim-i-e-et), panto+nom=pantonom, bota+nom=botanom; si emra botanik, bimorë; astro+nom=astronom-i-e-ët-et-ia; geo+nom=geonom; hidro+nom=hidronom etj.

Poashtu, në linguistikën sllave, në Sllavistikë e kemi të njejtën gjë të shtuarjes gjuhësore, për të gjitha këto lloje të Linguistikës në përgjithësi në Indoevropianistikë të sotme. (Na u dasht të lidhemi pakëz me historikun e nomimit, emrimit, si njohje për antroponomet, toponomet e fjalëformimet a kompozitat, që shtrohen në vijim të këtij studimi, për të ditur se çka është nomimi - emrimi).

Fjala – kroni (chronos) është nomi skip – emrimi shqip, në trajta gramatikore të emrit (nomit), në gramatikën e shqipes, trajtohet e lakohet si emër dhe shquhet sipas rregullave të gjuhës shqipe –

Kroni – trajta e shquar e emrit gegë-shqip, numri njajës, rasa emnore, gjinia mashkullore, emër konkret, hidronom, toponom, emër i përgjithshëm gramatikor, ndërsa, në fjalëformime a kompozita dhe këtu në rastin konkret si antroponom – emër i lakueshëm, lakohet nëpër rasat gramatikore të emrit shqip –

Numri njajës - Trajta e shquar – Lakimi nëpër rasat e emrit shqip –

Nom. Emnorja – kroni (Kroni që nuk shterrë, nuk të len pa ujë)

Gen. Gjindorja – i,e,të kronit (rrjedhin lotët si gurra e kronit, uji akull i kronit)

Dat. Dhanorja – kronit ( ia mbarova kronit një gurrë të re...)

Akuz. Kallxorja – kronin ( pava kronin në maje shkëmbi në bjeshkë...)

Vok. Thirrorja – O Kroni (O Kroni ynë kurrë mos u shterrsh (shterrofsh)

Lok. Rrjedhorja – prej kronit ( Prej kronit doli gjarpni...Prej kronit e këtu...)

Fjala shqipe-illire – kroni jovetëm që emroi atin e Zeusit dhe gjyshin e Dardhanusit – Knonin (Chronos) me ethymologji të pakontestueshme nga skipja-illire, guha e omës e cila nomoi Kronin, gjuha e amës e cila amnoi-emnoi Kronin - gjuha amtare e Kronit (Chronos) si fjalë e sotme e shqipes së vjetër ballkanike formoi një numër të madh të fjalëformimeve a kompozitave indo-evropiane ( e cila fjalë, gabimisht derisot është njohur si fjalë me ethymologji greke dhe gabimisht është përvehtësuar në leksikografinë e Linguistikës i.e. edhe në Linguistikën Gjenerale ) – nuk është e asnjë gjuhe tjetër i.e. pos e gjuhës shqipe të folur e të shkruar të sotme.

Fjala skipe-illire kroni, nga gjuha e Kronit – Kronusit (Chronos) krijoi të gjitha kompozitat i.e. të cilat lidhen me të, në fjalorët shkencorë – të mjekësisë, shkencës e teknikës, historik, matematik, pedagogjik, astronomik, arkeologjik, filologjik, biologjik, zoologjik, botanik, antroponomastik,toponomastik dhe onomasiologjik në përgjithësi, fjalorët letrarë, në letërsi, në poezi, gazetari, zhurnalistikë, fejtonistikë, në fjalorët juridik, fillozofik etj.

Fjala skipe-illire – KRONI formoi kompozitat indo-evropiane e botërore, të sotme, sikurse janë –

Kronus (Chronos) ati i Zeusit, e gjyshi i Dardhanusit

Kronik-e mjekësi – sëmundje kronike, që ka filluar shumë më heret e pashërim

Kronik – fig. I vazhdueshëm, i,e përhershme, i,e pandalshme

Kronik – ë, kronika, vepër historike letrare shkencore, sipas kohës që ndodhën

Kronikë – zhurnalistikë, e vazhdueshme e ngjarjeve historike, politike,shkencore

Kronika – kinematografike, film dokumentar kronik, i ngjarjeve filmike

Kronika – kronist-i author i një kronike historike, letrare, shkencore etj.

Kronologji-a – (krono = rrjedhë, log= sprovim, skip-illire) rradhitja e ngjarjeve

Kronolgjik-e – (skip, krono=rrjedhë, log=sprovim) rrjedha e ngjarjeve

Kronometri - (skip, krono=kroni, rrjedha, metri, masa) orë precize matje kohe

Kronometrim – chronometration, matje, masa me kronometër, ekzakt, sakt

Kronometroj – kronometron, mas, matja, punë precize, njeri preciz, i sakt

Fjala skipe-illire – kroni formoi emërtimin në greqishte – chronos=kohë, koha, lat. Chronus=kohë, koha, it. Cronista=kohë, koha, ger. Krone=kunorë, kurorë (mbreti, martese etj.)

Gjuha skipe-illire është folë e shkrua para Kronit (Chronos) gjuha skipe e Kronit, Zeusit, Sokratit, Platonit, Aristotelit, gjuha e Lekës së Madh (Aleksandrit te Makedhonisë illire), që ishte nxënësi i Aristotelit...dhe guha skipe est guha e Thotit Skipe. Historia e Botës shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve (Lambrehtz).

Nuk është e çuditshme, kur shqipja ballkanike spjegon antikuitetin! Sepse vet gjuha shqipe ishte gjuha e perëndive të antikuitetit!
 

Dilja

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Përshëndetje për të gjithë.

Jam e interesuar të di diçka më shumë për prejardhjen e fjalëve:

ROD dhe ROB.

Jemi një grup shokësh që shumë herë bisedojmë rreth prejardhjes së emrave shqip.
Në këto dy fjalë jemi në dilemë të madhe, disa jem që themi që kanë prejardhje shqipe të tjerët mbetemi në teorinë se janë fjalë me prejardhje serbe.
Lexova këtu se paska edhe anëtar të zot në qështje të gjuhës dhe do të doja të di pak më tepër për këto dy fjalë.

Ju falënderoj paraprakisht.
 

besim231071

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Fillimisht postuar nga Dilja:
[qb] Përshëndetje për të gjithë.

Jam e interesuar të di diçka më shumë për prejardhjen e fjalëve:

ROD dhe ROB.

Jemi një grup shokësh që shumë herë bisedojmë rreth prejardhjes së emrave shqip.
Në këto dy fjalë jemi në dilemë të madhe, disa jem që themi që kanë prejardhje shqipe të tjerët mbetemi në teorinë se janë fjalë me prejardhje serbe.
Lexova këtu se paska edhe anëtar të zot në qështje të gjuhës dhe do të doja të di pak më tepër për këto dy fjalë.

Ju falënderoj paraprakisht. [/qb]
Po ju pergjigjem me kenaqesi,por kujdes,mbaje mendjen ne mesim,se nuk eshte aq e thjesht.
Fjala :ROD,eshte shkurtim i emrit:Rodrigez dhe ne fillim te shkon mendja qe eshte portugalisht,por jo,gabim.
Vemendjen ketu.Duke pase parasysh qe ne nje moment te caktuar,Iliria u shtri deri ne Porto,fjala ka origjine ilirishte dhe ne fakt ajo perbehet nga:rod,qe eshte devijuar pak dhe do te thote rend-vrapoj dhe nga fjala:rigez,qe dhe kjo eshte devijuar pak dhe do te thote :grerze.
Si perfundim fjala ne fjale do te thote:Ruaju grerzes se te kafshon.
Kjo shpjegon dhe faktin qe te gjithe Rodrigezet jane tipa sportiv.
Kurse per fjalen ROB nuk e kam akoma shpjegimin,por po punoj per ta gjetur.Mund te them vetem nje gje,eshte shqip dhe ajo.
ps:po nuk ju mbush mendja qe eshte si thash une,atehere ju nuk jeni atdhetare.
Hajt shendet.
 

Dilja

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Po ju pergjigjem me kenaqesi,por kujdes,mbaje mendjen ne mesim,se nuk eshte aq e thjesht.
Fjala :ROD,eshte shkurtim i emrit:Rodrigez dhe ne fillim te shkon mendja qe eshte portugalisht,por jo,gabim.
Vemendjen ketu.Duke pase parasysh qe ne nje moment te caktuar,Iliria u shtri deri ne Porto,fjala ka origjine ilirishte dhe ne fakt ajo perbehet nga:rod,qe eshte devijuar pak dhe do te thote rend-vrapoj dhe nga fjala:rigez,qe dhe kjo eshte devijuar pak dhe do te thote :grerze.
Si perfundim fjala ne fjale do te thote:Ruaju grerzes se te kafshon.
Kjo shpjegon dhe faktin qe te gjithe Rodrigezet jane tipa sportiv.
Kurse per fjalen ROB nuk e kam akoma shpjegimin,por po punoj per ta gjetur.Mund te them vetem nje gje,eshte shqip dhe ajo.
ps:po nuk ju mbush mendja qe eshte si thash une,atehere ju nuk jeni atdhetare.
Hajt shendet.
Të falënderoj i nderuar për spjegimin që i paskët bërë këtyre dy fjalëve.
Po simbas teje mbasi Ilirët paskan shkuar deri në Portugali, çfarë u ba me pasardhësit e tyre atje.
Mos rastësisht mbasi morën me vete fjalën Rod u banë të gjithë Rodrigeza.

Sidoqoftë të falënderoj për mundin që paskët bërë për spjegimin e këtyre fjalëv.
Sa për fjalën Rob atëherë po ta them unë prejardhjen.
Sigurisht kur janë shtri ilirët gjer në Angli dhe kanë ndëgjuar aq shumë emra Robert nga që ju është dukur emri i gjatë e kanë shkurtuar në Rob dhe e kanë marrë Rob me vete gjatë kthimit në Ilirin e atëhershme.

Sinqerisht më vjen keq për këtë shkrimin tim.

Atdhetarisht ju përshëndes.
 

khour

Forumium praecox
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Ju pergezoj per temen. Eshte hera e pare qe lexoj nje teme nga fillimi ne fund:).Doja te beja dy sqarime ne linje me dy fjale qe permenden ne postimet e mesiperme.
Qefin dhe mejdan te dyja jane fjale arabe.
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Po ju pergjigjem me kenaqesi,por kujdes,mbaje mendjen ne mesim,se nuk eshte aq e thjesht.
Fjala :ROD,eshte shkurtim i emrit:Rodrigez dhe ne fillim te shkon mendja qe eshte portugalisht,por jo,gabim.
Vemendjen ketu.Duke pase parasysh qe ne nje moment te caktuar,Iliria u shtri deri ne Porto,fjala ka origjine ilirishte dhe ne fakt ajo perbehet nga:rod,qe eshte devijuar pak dhe do te thote rend-vrapoj dhe nga fjala:rigez,qe dhe kjo eshte devijuar pak dhe do te thote :grerze.
Si perfundim fjala ne fjale do te thote:Ruaju grerzes se te kafshon.
Kjo shpjegon dhe faktin qe te gjithe Rodrigezet jane tipa sportiv.
Kurse per fjalen ROB nuk e kam akoma shpjegimin,por po punoj per ta gjetur.Mund te them vetem nje gje,eshte shqip dhe ajo.
ps:po nuk ju mbush mendja qe eshte si thash une,atehere ju nuk jeni atdhetare.
Hajt shendet.
Kush eshte kanani nga ju ketu?
Une jam kanani.
Aha ti je Kanani he!? ...Pa fute pak hunden ketu tek gishtat e mi njeher te shohim se a je Kani i vertet....he he he heh he he


Po ik ore Kanan Tafili lena te qet me ate ironin tende /pf/images/graemlins/wink.gif
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Ethymologjia e fjalës – terror është – therror.

Fjala – terror e cila formoi disa kompozita gjenerale (terrori, terroristi, terroristët, terrorizmi etj.), nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë sikurse thohet si emërtim, sepse është pa ethymologji sipas shtruarjes së saj fonomorfologjike, anipse kuptohet si shkallë e lartë e tragjedisë, kundër një njeriut, një grupi njerëzish apo edhe kundër një populli.
Fjala – terror, ethymologjinë e vet e ka në illirishte, që shpjegohet përmes shqipes së vjetër (illirishtes së re), e cila vie nga folja shqipe – therr (prej folës me therrë) therrja me thikë, therrja me teh, therrja me armë të ftofta (singia, shpata, shigjeta etj.), ku therret, shpohet viktima në mënyrë të pamëshirshme, në saje hakmarrjeje të paskrupulltë mbi viktimën, e që tejkalon përmasat e krimit si vepër penale, duke formuar një tmerr e trishtim për tjerët, si akt psikologjik i njeriut, aqë sa për tu shfryer me hakmarrje, edhe aqë më tepër për të krijuar frikë, trishtim, ligësi shpirtërore dhe humbje morali luftarak për kundërshtarin, si akti më tragjik i luftës psikologjike.
Fjala – terror, ka kuptimin – therror, si therrje, shpuarje me majethike, singie, majeshpate etj., e ai që kryen një akt të tillë krimi, thirret – therrorist, pra ai që therrë viktimën, pasi ta ketë shtruar për vdekje, apo edhe ashtu të gjallë publikisht para tjerëve, sidomos në njerëzit e pafuqishëm, të pafajshëm (fëmij, gra e pleq), si persona të pafuqishëm t’i bëjnë ballë luftës së krimit. Kështu, si akt psikologjik afekti, nga një person, kalon në disa apo shumë tjerë, si therrorizëm, shtettherror (shtetterror) dhe bëhet luftë kriminale therroriste, me kuptimin – therrorizëm.
Fjala – therror, si therrje e viktimës apo disa viktimave, vie nga kuptimi i emrit – therrë, therra e bimës (bagreni, murrizi, kaça etj., sikurse janë shprehjet shqipe: më ka hy therra në këmbë,/ therrë në gisht, / mos e shtie therrën në këmbë të shëndoshë – na ka hy therrë në mes - si alegori), ku nga kuptimi i therrjes, shpuarjes me një maje druni, apo maje tehu metalik, mori kuptimin si therrje, në përcaktimin – therrja e kafshës (premja e kafshës për ushqim njerëzish: therrja e qingjit, deles, lopës etj.) dhe pikërisht nga kjo formë e therrjes së kafshës, njeriu në afekt psikologjik egërsie, e bën edhe kundër njeriut, disave apo një grupi njerëzish apo edhe kundër një populli të tërë...si therrorizëm mbi njerëzit. Historikisht njihen shumë therrorizma kundër njeriut e popullit, si akt final psikologjik apo si shkalla më e lartë e luftës psikologjike, duke krijuar tmerr, panikë në popull, humbje të moralit luftarak mbrojtës etj. Por, në histori, kemi edhe therrore masive, pikërisht në popullin e vet, kur e bëri njeriu, që mos të bie ai popull i gjallë në duar të armiqve (kur shihej humbja e çdo shprese të shpëtimit të gjallë të popullit), sikurse njihet therrorizmi skandal historik – Mesalla, gjatë kohës së profetit Januzi, kur më rastin e ardhjes së ushtrisë romake, duke mos patur shpëtim populli, therret (prehet) masovikisht një popull i një shtetqyteti ( që sot njihet si therrori që kurrë nuk duhet të përsëritet në histori – si therrori më i neveritshëm për njerëzimin)! Poashtu, njihet therrori me therrje me gozhda në duar e këmbë në kryq, me shpjegim të kjartë mbi profetin Issa (Jesus) me therrje – therror, duke e gozhduar në kryq druni, ku ai kryq e dha edhe kuptimin e kompozitës – kryqëzimi, krishti, Krishtianizmi.

Fjala – therror, si kuptim i therrjes, sot thohet si fjalë pa domethënie linguistike – terror (terrorist, terrorizëm, terrorizim), ku si akt final psikologjik i njeriut, kryhet si vepër kriminale me mjete të ndryshme luftarake, me zjarr (diegia e Xhordano Brunos, Nikolla Kopernikut etj., në turrë drushë), tëvona me armë biologjike, helmime në masë etj., në vend të therrjes, therrorit, therorizimit. Pra, fjala – terror, është fjala – therror.

Ethymologjia e emrit – profet. – Ethymologjinë e vet fjala – profet e ka në illirishten (shqipen e vjetër), që përbëhet nga pjesët fonomorfologjike – pro + fe + t = profet, ku pjesa e parë e kompozitës – pro (për), është parafjalë shqipe, kurse pjesa e dytë – fe (fee), është krejtësisht emri shqip për religjionin – fe, feja, fetë, si besime të njeriut në mbifuqinë natyrore dhe pjesa e tretë e kompozitës – profe(t), ky tingull – t, është sufiksi i cili përcakton emërtimin – profet. Ky emërtim – profe, formoi edhe shumë kompozita tjera i.e. e PIE, sikurse janë: profeti, profetizim-i-e-et, profetizmë-a-at, profetik-e, profetikët – poashtu edhe kompozitat tjera të sotme: profesion, profesioni, profesional-e-et, profesor-i-e-et-ët, profesionalizëm, profesionalizmi, profesionalizmat, profesionalizimi, profesionalizim-e-et, profesionalisht etj. Ku të gjitha lidhen me rrënjen – profe (profeu) si formë e besimit të njeriut në njeriun profesional, që ka kryer, ushtruar një profesion, kulturor, artistik, shkencor, politik apo fetar – si njeri profesionist ( i ushtruar, i pjekur, i arsimuar, i ngritur inteligjencisht), për një lami kulturore e shkencore, artistike, letrare etj.

Pra, kuptimi i emrit – profet, është njeriu që formoi një Fe, si I Pari i një Feje (Fesë), apo që luftoi për formimin e një feje të re, që nuk ishte në njohurinë e njerëzimit deri atëbotë, si I Pari i Fesë – profeti, ashtu sikurse njihen profetët e ndryshëm të feve.

Fjala shqipe-illirishte – profe, me artikullimet fonetike të ndryshueshme të fillesës – pre (për, pro, pre), përmes emrit krejt shqip – fe (feja), formoi edhe kompozita tjera, si përkufizim i përsosshmërisë së njeriut, si njeri i zgjedhur nga populli për ushtrim të një detyre politiko-shoqërore udhëheqëse, me emrit – prefekt-i, prefektët, Prefektura (bashkia komunale - komuna), ashtu sikurse ishte profeti për një fe, ishte edhe prefekti për një bashki prefekture (komunale).

Fjala shqipe illirishte e lashtë – fe, (feja), formoi shumë kompozita i.e. dhe PIE, sidomos emrin e lashtë të emërtimt të popullit – feniks (fenikasit), që është krejtësisht, kuptimi linguistik i popullit fetar, si popull i lidhur me fe (fenë) – fe + n + i + ks, ku emrin shqip – fe, e fojmojnë si kompozitë, përcaktuesi tingullor – n, në trajtën e pashquar të emrit; tingulli sufiksal – i, përcakton trajtën e shquar të emrit – feni dhe sufiksalet – ks, janë prapashtesë amorfe e artikullimit artistik të emrit – feniks-i.

Fjala shqipe – fe (fee), formoi edhe disa kompozita shqipe dhe i.e. e gjenerale të sotme, sikurse janë, në shqipen emërtimi – fejesë, fejesa, fejesat (lidhja zakonore juridike e dy të rinjve si shkallë e parë para martesës), ku kjo formë lidhjeje fejese, lidhet linguistikisht me emrin – fe, si kuptim i besimit të njeriut në njeriun (mashkull-femër), si forcim i lidhjes paramartesore, si formë betimi publik i lidhjes së dy njerëzve për të krijuar familjen.

Kurse, në Linguistikën Gjenerale, fjala – fe, illirishte, formoi kompozita të ndryshme politike sikurse janë: federatë, federata, federativ-e, federalist, federalizëm, federializim etj., të cilat lidhen me kuptimin e besimit të popullit në një njësi politike, ushtarake të pushtetit shtetëror, që ushtrohet mbi popullin e shtetin, si pushtet, që ushtrohet mbi shtetin e popullin në planin politik dhe ushtarak.

Fjala – fe, formoi edhe antroponome shqipe sikurse janë: Fetah, me kuptimin asnjanës – as as, sikurse janë shprehjet shqipe: mbete fetah, / ka mbetë fetah (as me ne, as me ata), / Fetije, Fehmi, Fehim, Fetë-a, Fetajt etj., ku shpjegimi i këtyre emrave është në illirishten e lashtë (paraarabishte), nga Thotishtja fenikase, sikurse edhe janë emërtimet e lashte shqipe: ferk-u (ferku i dritës), agu, filli i ditës – ferkëm (gjurmë), ferkemi (gjurma), ferkëmët (gjurmat), si formë të besuarit të njeriut në atë që ka parakaluar rrugës, baltës, borës etj.
Fjala shqipe-illirishte – fe, formoi edhe kompozitat në vijim, sikurse janë: Fe (simboli kimik për hekurin), ferr (dënimi pas vdekjes), febrifugë, febrike (kundër etheve), që nuk është fjalë latine (lat. Febris=vë në ikje, dëbon), - poashtu fjala - fedeizëm (fedeizmi) – që gabimisht shpjegohet nga fjala latine – fides (lat. Fides=besim), kur kjo është fjalë shqipe – fe=besim. Gjithashtu, fjala shqipe – fe, formoi kompozitat tjera: fejton, femën, feminist, fener-i, fenol-i, femorocellë-a, feldspat, feldmarshall, fenomen-i, fenomenal-e, fenologji-a, fenomonalist-i, fellah ( i dalun feje), dafeja, authodafeja, fenomenologji-a, ferexhe (mbulesë femrash fetare), fermanli, ferment-i, fermë-a, fermer, fermium, fes, festë, festa, festiv-e, manifest-i, festival-i-e-et, fetish, fetishizëm, fetishizmi, fetishozohet, fetishozoj, feud, feudal, feudalizëm, feudalizmi, feudalo-borgjez, Febe (sateliti i nëntë i Saturnit, i zbuluar më 1898, nga Pikeringu) etj. Të gjitha këto kompozita gjenerale janë të formuara nga rrënja e emrit shqip-illirisht – fe (fee, me zanoren e theksuar - e), të cilat lidhen me një formë besimi të njeriut në logjikën e tij projekturale, lidhur me një formë fenomeni historik, kulturologjik, ideor, historiografik, politiko-shoqëror, ushtarak, linguistik, letraro-artistik, shkencor etj.

Ethymologjia e emrit – tragjedia. - Fjala – tragjedia, e cila derisot është kuptuar me ethymologji nga greqishtja e lashtë (greq. Tragos=sjap, cjapi dhe logos=fjalë, nga kompozita – tragjediolog-u), ku na del kuptimi qesharak i shprehjes – fjala mbi cjapin, nuk është përcaktim linguistik i duhur, mbase, kompozita – tragedia, e ka fillesën illirishte-shqipe të vjetër, shumë të njohur – trag, tragu, si formë hulumtimi të një ndodhie, a ngjarje tragjike, vepre penale juridike etj., që është kuptimi i njohjes së burimit të ngjarjes së dhëmbshme (tragjike), si kuptim i gjurmimit të tragut të tragedisë (tragjedisë). Fjala shqipe – trag-u, si gjurmim i ngjarjes tronditëse njerëzore, është tragu i ngjarjes, në kuptimin ndjekja e tragut të ngjarjes tragjike, tragu i rrjedhës dramatike të një ngjarjeje historiko-shoqërore, letraro-artistike etj., me kuptimin me i ra në trag (gjurmë), ngjarjes trishtuese, në rrjedhën ideo-artistike, letraro-shkencore dramatike, gjatë zhvillimit të saj, në theatër, nga fuqia shprehëse e dramaturgut (tragjediografit), ku me aqë mjeshtëri artistike e shkencore e paraqet atë ngjarje trishtuese në skenë! Edhepse, jeta e veprës dramatike është theatri (skena theatrale), kjo nuk është faza e fundit e rrjedhës së ngjarjes, por një vazhdimësi e tragut të rrjedhës së ngjsarjes trishtuese, të paraqitur në mënyrë fenomenale nga authori – dhe njohja e tragut tragjik të ndodhive të njeriut e shoqërisë, nga brezat e ardhshëm, që mos të përsëriten mëtutje...
Vet fjala illirishte – trag (tragu i cjapit, si kafshë e shpejtë, për tu gjetur shkrepave e në natyrë, formoi edhe fjalën greke – tragos=cjap-i. Kështuqë, kompozita – tragedia (tragjedia), nuk ka fare të bëjë linguistikisht as logjikisht me fjalën – cjap-i, por me tragun tragjik të tragjedisë, njohjen e gjurmëve të ngjarjes rrënqethëse trishtuese.
Fjala shqipe – trag, si kuptim – gjurmë, gjurmim i diçkafes, hulumtim ndodhie a ngjarjeje tragjike të njeriut, është një formë ndjekjeje, (ndjeke tragun e ngjarjes), duke e pasqzruar në vargje e prozë, apo edhe me mimikë (gjeste – Elektra), nga poeti, krijuesi i veprës artistike, duke na lënë një trag ndodhie trishtuese në ballë të njerëzimit nëpër kohëra, si fuqi krijuese shprehëse e dramaturgut.
Fjala shqipe – trag – është kuptimi refleksiv psokologjik i gjallesës, kur i bie në trag, gjurmë diçkafes që e ndjekë, që e kemi në shumë shprehje shqie të vjetra: ah, i ke ra në trag, / po e ndjekë në trag, / ndjeke për tragu, se e merr vesh punën, / ndjekja tragun punës, / qetash i ka ra në trag, / jo, se ia ka hupë tragun, / nuk mundet me e gjetë pa trag, / po i rave n’trag, / ec e bjeri n’trag, / bjeri n’trag n’mujsh etj.
Në kuptimin theatral të ndjekjes së tragjedisë në skenë, shihet vet tragu i ngjarjes përmes lojës së aktorëve, si mjeshtëri artistike e authorit, që e ka fshehur me figura stilistike vet kompozicionin e ngjarjes, për të mos u hetuar direkt nga regjimi i kohës, ku shprehen dobësi pushtetare e shoqërore hermetikisht, deri në aktin e kulminacionit të tragjedisë, si një ngjarje tragjike trishtuese, rrënqethëse. Tragu tragjik përciellet me vëmendje të madhe nga shikuesi (lexuesi), i cili mëson për vlerën letraro-artistike, historiko-shoqërore, ideo-politike të veprës tragjike.
Tragu i aktit të veprimit të njeriut të zhgënjyer (në afekt psikologjik), për të bërë një akt heroik, apo kriminal, - akt shpëtimi, apo hakmarrjeje, - akt human, apo hipokrit – është i fshehur nën petkun artistik të fjalës dhe pamjes figurative të aktorit dhe ai akti i aktorit, si përsonifikim i përgjithësuar, bie si trag tragjik në rrjedhën e përsëritjes së ngjarjes si veti pozitive apo negative e njeriut të kohës.
Tragu tragjik i mgjarjes trishtuese mbetet tragim, gjurmin, hulumtim për brezat e gjeneratat e ardhshme, si dhe të historisë në përgjithësi, si histori e përsëritur.
Fjala – trag, në shqipen është kuptimi – me i ra në fije punës, rrjedhës së ngjarjes, me ia gjetë fijen (tragun) fshehtësisë së ngjarjes, me i ra në trag, gjurmë.

Tragu është gjurma, shënja e këmbës (dorës), në formë gati të padukshme dhe të paspjegueshme të gjurmimit të një ngjarjeje tragjike.


Ethymologjia e fjalës – traditë (tradita). – Fjala – traditë (tradition), si veti suplementare e kulturës së një popullit, drejtuar mbi të drejtën zakonore-juridike të kombit, ethymologjinë e vet e ka në shprehjen shqipe – t’+ rodit, të rodit, të sojit të njeriut, ajo veti, shprehi, gjest, zakon që një popull e ka me shënjë historike, historiografike, filozofike, gjenetike, gjenealogjike etj.
Kompozita – Traditë, formohet nga nyja e parme shqipe – të (t’) dhe fjalës shqipe – rod, rodi, soji – rodit – me shpjegimin shqip – të rodit – t’rodit = trodit(ë), troditë, trodita = tradita (tradition), ku kemi vetëm dallimin e zanores illirishte – o=a, që e formon kompozitën i.e. e PIE dhe Gjenerale – tradicion, tradition, traditional etj., e cila formoi kompozitat tjera: traditë, tradicion, tradicional-e, me traditë, tradita etj.
Fjala shqipe-illirishte – rod-i, e cila formoi në shllavishtet emërtimin për fjalën – popull (narod) dhe njohjen tradicionale të vetive e zakoneve të njeriut, të kombeve (popujve), sipas fonetikës historike – diftongu – ro, ështësi kuptim – rrojtje, jetë, gjallim, ku formoi disa kompozita i.e., përmes nyjes së parme shqipe të lashtë – t’ (të), si dhe me ndryshimin e tingullit fundor – d=p, formoi fjalën – trop (trup), si dhe fjalën – trojë, troje, ku nga fillesa i.e., - an (an+trop), u formua emërtimi shkencor për njeriun – antrop dhe sipas greqishtes me sufiksin e saj – os, rrodhi edhe fjala greke – antropos=njeriu, me kuptimin shqip – ai i trollit, tropi, trupi në troll, njeriu në troll dhe jo më ai i malit (si egërsirë), animal – ani+mal, si ani i malit, gjallesa zoologjike e anit të malit, që lindet, jeton dhe vdes në mal – i malit – animali. Ku kjo fjalë shqipe e lashtë – mal, mali, formoi shumë kompozita i.e., si: animal-e, anomal, anomalia, anomalitë etj.
Pra, shprehja shqipe me kuptimin – t’rodit (të rodit), formoi kompozitën – troditë-traditë – tradition, tradicionale, si formë tradicionale e kulturës së njeriut.


Ethymologjia e fjalës – autoktonia. - Kompozita – autoktonia, si kuptim i qëndrueshmërisë gjenetike e gjenealogjike të njeriut e popullit vendas në një territor të përhershëm gjenealogjik – është një formë e shprehjes shqipe të vjetër – u^*(n)-To^k(ë)-to^n(ë), u^ + to^k + to^n, e cila shpjegohet përmes vetorit të lashtë të shqipes (illirishtes së re) unë, me vetëm një tingull hundor nazal të zanores – U^ (Unë), emrit shqip – tok(ë), toka dhe pronorit të shqipes – ton(ë), tonë, tonat – që kuptohet shprehja shqipe e sotme – unë n’tokë tonë, si njeriu në tokën e vet dembabadem (Adem baba Adem, sipas logjikës gjenealogjike për të Parin e Njeriut), si njeri i gjithmonshëm, i përhershëm në atë tokë, vend, si vendas i gjithmonshëm historikisht.
Vetori i shqipes, si trajtë e shkurtë e përemrit – u^ (hundore), është një nga format më të lashta linguistike, që lidhet me gjuhën e parë të njeriut – pellgasishten (kuniformin), të cilin e kemi në shumë shprehje shqipe: u^ jam k’tu zoshpie, / u^ jam k’tu dembabadem, / t’kam tho^ u^ moti ty, / u^ ta gjo^j(ë) çaren, / u^ ia dij atij hujin, / u^ jom n’tokë tonë etj. Ku kjo trajtë e shkurtë përemrore flitet edhe sot nga shqipja e folur e popullit shqiptar.
Ndërsa, si formim i kompozitës i.e. e gjenerale – autokton-i-a, përbëhet nga fillesa – a, i.e., ashtu sikur për shumë kompozita tjera të ngjashme me fillesë të njejtë – trajtës së shkurtë të vetorit të shqipes së vjetër – u^ (hundore) – emrit shqip – tok (tokë, toka) dhe pronorit të shqipes – ton (tonë, tonat, tonët – n’tokë tonë, si kuptim i tragjigimisë së njeriut si vendas i gjithmonshëm në tokë të tij.
Kompozita – autokton, me sufiksin – i (autoktoni), në trajtën e pashquar të emrit dhe me sufiksin – a (autoktonia), në tajtën e shquar të emrt - formoi disa forma linguistike i.e., sikurse janë: autoktone, autoktonizmi, autoktonizimi, autoktonik, autoktonike etj...
 

Almir

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Ju pergezoj per temen , eshte shume e interesante , jam duke iu perjcell mendimet e juaja /pf/images/graemlins/smile.gif
 

omelcir

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Te pergezoj chaon per temen e bukur!
FORCA! :thumbsup:
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Qefin dhe mejdan te dyja jane fjale arabe.
Nuk e di sa te sigurte jemi qe turko-arabet kane 100% fjalor te paster por qefin eshte edhe ne shqip me nje fjale te perafert " kofin ".Perdoret shume ne Shqiperin e lindjes si ne Permet,Skrapar,Korce,Erseke e mbase dhe me gjere.
Nje fjale popullore thote " si kofini pas te vjelit ".
Por egziston edhe ne gjuhet gjermanike si anglisht,gjermanisht dhe Hollandisht si "Coffer (ang) dhe (koffer(ger)",pra e njejta fjale si ne Turqisht asntu edhe ne shqip ,anglisht dhe gjermaniket.
Tani pyetja eshte qe eshte Turqishtja me e vjeter se shqipja apo anasjelltas /pf/images/graemlins/wink.gif

Personalisht mendoj qe nga Turqishtja ka ngelur e paster te pakten si shqiptim fjala qefin por jo fjala "kofin" nga eshte po ashtu e njejta fjale ne gjuhet gjermanike.
Mire ne le te themi qe na e trasheguan Turqit ,po Gjermanikeve Turqit ua trasheguan!?
Dihet shume mire qe Shqipja ka lene mbresa te theksuara ne gjuhet Gjermanike dhe jo anadollishtja. :wave:
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

gjuha20e20Homerit.jpg
 
Top