Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja
ARBITALIA
Shtëpia e Arbëreshëve të Italisë
La Casa degli Albanesi d' Italia index/home kulturë/cultura histori/storia gjuhë/lingua letërsi/letteratura art/arte
hapje/apertura komunitet/comunità tradita/tradizioni special/speciale turizëm/turismo shfaqje/spettacoli
redaksi/redazione lajme/notizie shtyp/stampa motorë/motori ligje/legislazione lidhje/links
Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E FJALËS – KUNIFORM
Shkrimi me shkrola në formë kuni – kuniform (Cuneiform).
Kompozita – Kuniform (Cuneiform), me të cilën sipas të dhënave shkencore linguistike të derisotme, nënkuptojmë gjuhën e parë të Antikuitetit, si gjuha kunoforme (Cuneiform Language), shkrimi kuniform (Cuneiform script), - mund të spjegohet përmes shqipes së vjetër, apo Illirishtes së re – që ethymologjikisht ndahet në dy pjesë fonomorfologjike – kuni + form = kuniform – me kuptimin, formë kuni – shkronja në formë kuni.
Pjesa e parë si fjalë e parë e kompozitës – kuni – ka kuptimin e një cope druri, shkopi të drunit, apo metalik, pikërisht në formë lapsi, i mprehur në maje ndërsa, pjesa e dytë e kompozitës në fjalë – form, fo^rm – është kuptimi i fjalës i.e. – formë-a.
Përderisa shqipja është bija e drejtpërdrejtë e illirishtes dhe illirishtja si bija e pellgasishtes, nuk e shohim një kuriozitet botëror (anipse për disa vërtet është çudi, duke mos e njohur Fonetikën dhe Morfologjinë Historike Shqipe) – vet Shqipja është gjuha e drejtpërdrejtë illiro-pellgazgjike dhe ka fuqi spjegimi të jashtëzakonshëm të gjuhës së parë të njeriut.
Pra, kompozita – kuniform – është kuptimi direkt sipas konceptit natyror origjinal shqip pa asnjë ndërhyrje analitike e semantike fono-morfologjike, për ta dëshifruar në bazë të origjinës së tingujve, apo rrokjeve, si rrënje fjalesh – por, shprehje direkte – kuniform – formë kuni – shkrimi në formë kuni, germat në trajtë kuni, shkrolat e para në formë kuni dhe gjuha kuniforme (Cuneiform Language).
Fjala – kuni – në gjuhën shqipe është emër sendi, emër konkret, trajta e shquar, numri njajës, shkalla emnore (nominativi), emër i përgjithshëm, që në trajta dialektore të shqipes, theksohet si fjalë: kuni, (kuji, kunji, kunxhi), me theks hundor, të zanores – *u^- gege-toske dhe në numrin shumës thohet: kuna, (kuja, kunja, kunxha), si fjalë dialektore.
Kuni si formë germe dhe kuni si mjet shkrimi, që shprehë vetveten emërtuese historiko-linguistike. – Shënjat mbetën Shënjëtore të Shënjta, që formuan abece të reja.
Kuni u përdor në fillim si mjet i shkrimit të germës (shkrolës), e tëvona si vet forma e germës - ashtu sikurse edhe sot – lapsi, i cili ku^ me kun (kui) shkruan, kuni shkruan kunin e duke shkruar kunin – shkruan shkronjen.
Në fëmijërinë e gjuhës së njeriut, u shkrua në pllaka argjilli, në pllaka bote, të teruna apo të pjekura në diell e zjarr, e deri tek kuni i gurit (epoka e gurit), për të shkruar në pllaka më të forta materiale sesa argjilli – dhe deri tek kuni i hekurtë (epoka e bronzit, e hekurit, dhe e metaleve). Përmes gëdhendjes me daltë, apo me pykë metalike (që e menduan jorealisht, pykën si prejardhje linguistike e fjalës – kuni) - për të shkruar në pllaka druri, guri, bronzi, alumini, plumbi, zingu, në materiale të forta, në pjesë arkitekturale, mbishkrime varresh (epitafe), epigrame në piramida, sfinga, në ballina kështjellash të lashta, në faltore perëndishë, në shkëmbinj symbolik, në monumente, në vegla pune, në armë, shpata, në shkopinj mbajtës (krruta pleqësh për mbajtje) – dokmente deri në kohën e sotme këto - qe nga ballinat e shpellave të gurta e deri tek objektet arkitekturale të epokave në zhvillim të diturisë dhe kulturës të njeriut.
Epet e lashta – Enuma elish, Gilgameshi, Illiadha, Odhisea, Eneida etj., veprat e authorëve shumë të hershëm janë shkrua me shkrim kuniform, në pllaka guri, shkëmbinj etj., deri me zbulimin e papirusit – dhe me gjetjen e grafiteve e ngjyrnave, për të shkruar në lëkura të terura kafshësh dhe deri me përpunimin e letrës, shkrimi në letër.
Në gjuhën shqipe – fjala – kuni, thohet nëpërmjet të shprehjeve të vjetra: i drunit, kuni i hekrit, kuni i kerrit, kuni i zgjedhës së kerrit, kuni i derës së shtëpisë, dhomës, kuni i grabujës, kuni i pllugut etj., si në vegla pune edhe deri tek kuni ato më të voglat, në armë e mjete tjera.
Në bazë të fjalës – kuni, si mjet shkrimi të gjuhës së parë, morën edhe shkrolat (shkronjat), germat e gjuhës, emërtimin – germat kuniforme, alfabeti kuniform, shkrimi kuniform dhe gjuha kuniforme.
Tash, se sa ka lidhje Shqipja ballkanike me gjuhën e parë Kuniform, kur mund ta spjegojë vet emërtimin në fjalë, si lidhje ethymologjike direkte me atë gjuhë të parë të njeriut – mbetet të shqyrtohet në dispozitiv të studimeve analitiko-sintetike dhe semantike.
KUNI E PYKA
Kuni e Pyka. – Pyka mund të jetë mjet shkrimi, por jo formë shkronje.
Sipas studime shkencore të derisotme, për ethymologjinë e emrit – kuniform – kemi prononcimin sikur kjo fjalë po u spjegojka me gjuhën latine me këtë spjegim – kyooniform = pykë (ang. Wedge-shaped) pra, nga fjala latine – pykë-a, – lat. Cuneus=pykë dhe nga fjala – form (fo^rm) – me të cilën shprehje kuptohet - germa në formë pyke. Ky është një përcaktim shkencor, i vetmi derisot, për shkrolën kuniforme, sipas rezultateve të Enciklopedisë botërore, për Kuniformin (Cuneiform skript).
Tash, fjala – pykë latine, në shqipen ka kuptimin e një cope druri shpatuke (shaped, ang), të shkurtë, në njerën anë të mprehur, e mprehtë si teh shpatuk jo formë majeje – e cila me përceptimin vizual duket në profil – pyka e drurit, pyka e hekurit etj. Pyka nevojitet për çamjen e drunjve, landëve të trasha (duke e filluar çamjen me sopatë sëpari, e tëvona për tu çarë drejtë, futet pyka në vend sopate dhe rrahet fort, duke e çarë drejtë trupin e drunit, landës).
Pyka dallon nga kuni përkah forma e saj si një copë druni e gdhendur në formë shpatuke e mprehtë në maje, që mund të komentohet edhe si një formë dalte, dalta – ndërsa kuni është adekuat forma e lapsit, një copë shkop druni apo metalik, pikërisht që i përgjigjet shkrimit kuniform, apo shkrolës në formë kuni, ashtu sikur edhe tregon vet pamja e atyre shkronjave të lashta kuniforme. Tash, mbetet të vërtetohet a ishte ai shkrim pykaform (në bazë të emrit pyka), apo kuniform, në bazë të emrit – kuni, që spjegohet përmes shqipes.
Historiku Kuniform. –
Sipas enciklopedisë së sotme, gjuha kuniforme me sistem shkrimi u zhvillua para dekadës së fundit të milleniusit IV p.e.r. në luginat e brigjët e lumenjve: Tigër dhe Eufrat, përkatësisht nga Sumerianët. Karakteret e shkronjave konsistojnë me gëdhëndjen e tyre në pllaka të pjekura të keramikës. Por, duhet të theksohet a priori, se Historia e shkrimit shtrihet paralel me hieroglifet e hershme egjyptiane rreth Nillit, me alfabet dhe shkrim gjuhe.
Shkrimi babillonas dhe asyras përdorej në numër të madh 300 – 600 të përgjithësimit të symboleve kuniforme, për fjalët dhe syllabët, që disa janë vizatuar origjinalisht, si përgjegjëse të sakta të emërtimit me kuptim natyror.
Tingujt e thjeshtë dhe rrokjet e shkurta si diftongje të shkrimit kuniform, janë përdorë edhe jasht Mesopotamisë së lashtë, tek pellgazët tjerë, illirët e dardhanët, në Elam, tek Hititët, Frigët dhe në gjuhët anatoliane, si gjuhë illiro-pellgazgjike, mbase, vet ata popuj: mesopotamezët, babillonasit, asyrët, akadianët, hititët, frigët, egjyptianët, hindianët, kinezët etj., ishin popuj pellgazgjik, të cilët jetonin rreth pellgjeve të Nillit, Tigrit, Eufratit, Hindit, Jancengiangut, Hoangohosë, Egjeut etj. Kështuqë, shkrimi kuniform u shtrij në përmasa botërore të kohës.
Mendojmë, se pikërisht ai shkrim kuniform, ishte vet shkrimi dhe gjuha e pellgazëve të stërlashtë, që u përhap në popujt mesdhetarë, hindian, tirrean, egjean e deri në pellgjet adriatike, kaspike etj.
Shkrimi i shkrolave kuniforme pellgazgjike, u bë model mbështetjeje për të gjitha abecetë, në gjuhët e mëvonshme indo-europiane dhe se këto gjuhë i.e. janë formuar në bazë të gjuhës kuniforme të shkruar – shkronjat e sotme të alfabeteve i.e. në formë kuni.
Është interesant se enciklopedia e sotme nuk e përcakton konkretisht, popullin pellgaz, atë paraardhësin illirian, për tu konkretizuar gjuha pellgaze, por na mbeten disi të ndara këto dy emërtime: pellgaz (pellazg) dhe illirë. Poashtu, nuk përcaktohet kjartë forma në besimin e popujve pellgazgjik, ku nga politheizmi i feve pagane, kalohet në monotheizëm – besimi në një zot – besimi në Hillin e Dritës, si zot i jetës mbi tokë, Krijues i gjallesave, që ishte besimi hillirian – illiro-pellgazgjik. Sot botërisht, ka mbetur mythi mbi zotin Dielli, dita e pushimit për hirë të diellit, dita e fundit të javës – E diella – dita e pushimit në pjesën më të madhe të botës. Kjo botë kremton çdo fundjave ditën e hillit të dritës – diellit, ashtu sikurse E Dilla ishte dita e pushimit illirian.
Cili ishte populli i parë pellgazgjik, që zbuloi gjuhën kuniforme, apo ishte një gjuhë që nuk dihet saktësisht, ku u formua sëpari dhe se cili është Krijuesi i afabetit kuniform të gjuhës së parë edhe cili ishte vet populli i parë i pellgut të ujit?
Kuniformi pellgazgjik. -
Mbase, gjuha kuniforme lidhet me popujt pellgazgjik dhe kuniformi është gjuhë pellgaze - Pellgasishtja, mund të konkludojmë se është Rrënja kryesore e Bimës së Linguistikës Gjenerale - po marrim disa variante historike, tek pellgazët e Tigrit, Eufratit, Nillit, Hindit, Jancengiangut, Hoangohosë, Mesdheut, Egjeut, Adriatkut, Kaspikut etj.
Në bazë të të dhënave shkencore të derisotme është konkluduar se populli i parë i botës është populli pellgaz, si populli i pellgut të ujit, por nuk është precizuar përcaktimi i atij populli, ku u lind sëpari, në cilin pellg uji, a u lind njeriu në tokë, apo sipas disa hipothezave të theoricientëve e theorive shkencore të sotme, a mos erdhi nga ndonjë yll tjetër nga Gjithësia. Kjo është diathezë shkencore lidhur me përcaktimin e prejardhjes së njeriut mbi tokë. Por, nëse bazohemi në theorinë shkencore, se njeriu u lind në tokë, si proces evolutiv i evolucionit natyror të krijimit të tij, atëbotë, popull pellgaz kishte rreth luginave të lumenjve të hershëm tropikal: Nill, Tigër, Eufrat, Hind, rreth pellgut mediterran, egjean, adriatik, kaspik etj. Se në cilin pellg u krijuan pellgazët dhe cili është pellgu i parë pellgazgjik, sot ekzistojnë disa theori shkencore, duke tërhejkur më shumë vëmendje, secila kah vetvetja dhe lashtësia e vetvetes, të disa popujve të antikuitetit. Edhepse është krijuar një bazament shkencor botëror gjeneral, se pellgazët janë ata të luginave të Tigrit dhe Eufratit mesopotamez - përsëri lindet gjykimi: po cili është ai populli i parë pellgazgjik? A është ai rreth Nillit, apo rreth Tigrit dhe Eufratit, Hindit, Jancengianut, Hoangohosë, apo rreth pellgut mediterran dhe egjean. Historia e vjetër na jep argumente të ndryshme, të etapave parahistorike, protohistorike, koha e gurit, bronzit, hekurit etj.
ALFABETI KUNIFORM ISHTE ALFABETI PELLGAZGJIK
A ishte vërtet, gjuha kuniforme, si gjuhë pellgazgjike e formuar në Afrikë – apo erdhi si gjuhë kuniforme e gatshme dhe u shpërnda, apo ishte – gjuha e shkrimi i atllantëve të stërlashtë illirian – abeceja e Atllantishtes – Illirishtes pellgazgjike e përhapur në popujt tjerë pellgazgjik afriko-azio-europian?
Cila gjuhë mbizotëroi në botën e lashtë – Atllantishtja e atllantëve, Pellgasishtja, si SPIKJA SKIPE, e cila duhet të ketë qenë si Gjuha e Natyrës për Atbotën e Lashtë.
– Dhe bota perëndimore duhet të ketë qenë përsëritje në periudhat historike, si më e zhvilluar disa herë, që i ofroi Lindjes - Gjuhën e Zotit – pas Përmbytjes së Madhe!
– – Kur ekzistojnë dy fjalë të lashta – kuni e kina, që e lidhin botën linguistike !?
– A duhet të jenë Kuniformi - gjuhë e Parë botërore, Kuni që formoi Kinën Linguistike, Kuniformi që formoi Kinezishten e Lashtë?
– A duhet të jetë gjuha kuniforme, Skipja e Parë, gjuha pellgaze – gjuha e llandit të atit, vandit – vendit të atit – Atvandit-Atllandit – gjuha atllantike e vendit të etërve – Atllantishtja?
- Pse merret si profet i parë Nuhi (Noa) dhe poaty fillon Feja me Fenikët (Fenikasit), që vet ky emër spjegohet me shqipen Feja=Fenik-e dhe shpikja (lexo:spikja skipe) e alfabetit të parë, fillon me fenikasit, sipas të arriturave të dersotme shkencore!
- Fenikasit ishin popull pellgazgjik.
Kuniformi para Përmbytjes së Botës. -
Mendojmë se Përmbytja e Botës ka ndikuar në çthurjen e Historisë, apo në këputjen e hallkave historike, duke menduar në një Botë të Re, e deri në çthurjet historike nga luftërat, fatkeqësitë natyrore, shfarosjet masive nga sëmundjet gjenerale etj.
Mirëpo, Përmbytja e Atllantidës, e cila sipas fakteve historike u bë tash e 12 mijë vjet më parë – u formua Oqeani Atllantik mbi një botë njerëzore të atllantëve, mbi gjuhën, kulturën dhe historiografinë e Atllantidës dhe u shplua nga uji Toka Europiane (u shplua Europa nga uji dhe u mbulua Allantida). – Ai grup njerëzish nga uji atllantik, që shpëtuan nga Përmbytja e Madhe siç thirret sot, me shpëtimtarin Nuhin – N’ujin – Noa, që në shqipen është antroponomi – Ndu^- Ndue-Ndua – Ndou i Shënjtë – ai grup njerëzish atllantësh, erdhi e doli në brigjet e Afrikës Perëndimore dhe u vendos rreth luginës së Nillit (Egjypti i sotëm). Pra, shpëtoi një grup njerëzish nga Atllantida e përmbytur n’ujë dhe e vazhdoi e përcielli gjuhën dhe kulturën e atllantëve të stërlashtë, në Tokën më të Afërt - sëpari në Afrikë dhe me përhapjet e atllantëve në Azi dhe Europë, u formuan si popull pellgaz hillirian në këtë rrafsh trekontinental.
Me siguri, ai grupi i njerëzve të atllantëve me Shpëtimtarin Nuji (Nuhi, Noa) rreth brigjeve të luginës së Nillit, gjetën edhe popuj tjerë pellgazgjik të kohës – apo edhe mbretëri të lashta tjera, që na dokumentojnë të dhënat fetare: Profeti Nuji i atllantëve, Profeti – Hibrahim, me bijtë e tij, Issaku (Israeli i sotëm) dhe Ismaili (Egjypti i sotëm), ku para formimit të Israelit dhe Egjyptit, kishin gjuhën e kulturën e lashtë dhe besimin monotheist – Besimi në zotin Dielli (që për hellenët ballkanik, e për grekët si hellenik që e mendojnë vetveten e tyre, ishte periudhë kohore shumë e vonë për ta, në kahasim me atë periudhë të lashtë, pellgaze dhe atllantike). Mendojmë, se pikërisht atllantët e shpëtuar me Nujin, nga Përmbytja e Madhe, kur iu ofruan brigjeve të tokës, nga gëzimi që gjetën shpëtim në një tokë të re, rrodhi thirrja e tyre – toka afër, i afrohemi tokës, Afrimi në Tokë - Afrimi e emërtuan vet toponomin kontinental – Afrim -Afria - Afrikë – Afrika me ethymologji shqipe-illire, nga fjala – afrim, si ndajfolje shqipe - afër – si emër afri - afria – afrikë – si kuptim i afrimit të atllantëve me popujt afriko-azio-europian – Afria – Afrika.
Përcaktimi i emrit – Nil. – Hidronomi - Nil, Nili që thirret jeta afriane, në luginën rreth brigjeve të të cilit, jetuan pellgazët e parë(?) dhe formuan një nga alfabetet e para, si gjuhë illiro-pellgazgjike, a spikje skipe thotishte – ky emër fonetikisht përbëhet nga tre tinguj: N+i+LL = NiLL, që në shqipen e vjetër theksohet, me tingullin e tretë (të fundit) – LL ashtu sikurse theksohet edhe nga gjuhët sllave e latine.
Kuptimi ethymologjik i emrit – Nill, mendojmë se është me spjegim shqip, i cili lidhet me fjalën e lashtë – nill – nyll-nylli, që nënkuptohet si emërtim i nillit, nyllit – lymit të lumit, me brigje të nyllavta, me nyll – ku nga alternomi i lashtë pellgazgjik – nill, nilli, me ndryshimin fonetik të tingullit – i, në – y, rrodhi emri – nyll – nylli, në shqipen e vjetër. Lidhur me këtë fjalë në shqipen e vjetër kemi shumë shprehje të lashta sikurse janë në gjuhën e folur, si shprehje satirike: çka je nyllavë ashtu (me kuptimin: çka je mbyllë në vetvete e po rrin drujshëm) / tek je ba^ krejt nyll (me kuptimin: tek je bërë pa la, pa pastruar), / tu paska bërë jaka e këmishës tërë nyll (me kuptimin: tu paska bërë këmisha pa larë, pa pastruar fare), / e paske qafën plot nyll (tu ka bërë qafa pa pastruar), / nyllan – i papastruar fare, / teshat nyll – të palara, / duart nyll – duart e palara etj.
Kuptimi i fjalës – nyll, është ai i fjalës së hershme skipe – nill, që do të thotë, lim-lym lumi (lim lumi – llim lumi, limi i lumit, lymi i lumit, me një theksim të veçantë hundor të zanors – i, y dhe në bazë të kësa fjale – nill, nyll, si lumë plot nill-nyll, u përcaktua edhe vet emri i lumit – Nill, Nilli – si hidronom.
Kuni e Kina. –
Këto dy fjalë të lashta – kuni e kina, janë sikur të afërta fonomorfologjikisht ashtu sikur të jenë formuar nga një gjuhë e parë.
Origjina e tingujve të fjalës – kun-i. -
Fjala kuni – e cila në zbërthim fonetik, nga rrënja e saj, na rrjedhë nga tre tinguj – k+u+n=kun – k*-u^- n, ndërsa nga po kjo rrënje, na vie filli i vet fjalës nga diftongu – ku^ tingulli – k – dhe zanorja hundore gege-shqipe – u^ - me përcaktimin e rrënjes si rrokje – kun – përmes tingullit – n – na jep trajtën e pashquar të emrit dhe i ka dy domethënie shqipe në alternativë logjike e semantike, nga diftongu – ku^, si domethënie e kërkimit, hulumtinmit, gjetjes së vendit edhe si emërtim i shqipes së vjetër – (një) ku^, por gjithashtu edhe si formë lidhëze shqipe (ku, që, i,e,cili-cila), e që përkufizon fjalën e parë të kompozites – kuniform – dhe përmes sufiksit apo zanores – i – formon trajtën e shquar të emrit – kuni.
Rrënja apo rrokja – kun – në bazë të origjinës së tingujve, për tu kuptuar drejtë, vie nga diftongu – ku^ (kuu) me fonetikën gjenetike, rrjedh nga dy tinguj – k + u – si diftong – ku^ dhe tingulli – n, si përcaktues sufiksal fonetik i emrit. Tingulli – k – ka kuptimin e ecjës, kalimit të kohës, ecurisë kalimtare – që në shqipen formoi fjalën – kalë-kali vertikalisht në pozitë vertikale (kali me këmbë), si shprehje semantike lidhur me emrin shqip, ku në bazë të ecjes së njeriut, si proces fizik, në bazë të rrjedhës kronologjike të kohës, kroni i kohës, rrodhi emërtimi – këmbë-a, që në illirishte ishte – ko^m(ë) - ko^ma me zanoren – o hundore, që në shqipen e sotme dialektore është – ka^m(b)a, gege dhe këm(b)a, toske.
Kjo rrënje fjale e lashtë gege-shqipe – ko^m(ë), ko^ma – formoi ecurinë e emërtimit të një rrënje fjale i.e. të lashtë – com, (kom) në të cilën hetohet kuptimi i ofrimit të njerëzve duke ecur, në kuptimin e fjalës eja, ko^m - për tu bashkuar në një grup dhe për të formuar një bashkësi-bashki – komunitet, kur kominiteti komunikon. Lidhur me këtë fjalë shqipe të vjetër – komë (ko^m(ë), me theks të zgjatur të zanores – o, si hundore, kemi shprehjet shqipe: erda kom(ë) (me kuptimin: eca këmbë e jo me mjete udhëtimi), / shkova kom(ë) (shkova këmbë), / shkova kom(ë) e erdha kom(ë) vojetardhë,(shkuamje-ardhje, vajtje e ardhje), vojtet’ardhë kom(ë), / jam lodhë gjith ditën n’kom(ë), / mbeti nusja n’kom(ë) – pa u ulë, / çka po rrin n’kom(ë) e s’po uesh dikund? Etj.
Kjo fjalë – ko^m(ë), com-comme ( kambë, gege-këmbë, toske shqipe) është rrjedhë illirishte në gjuhët indo-europiane, prej të cilës rrodhen shumë fjalë e fjalëformime (kompozita i.e.) commune – (me kuptimin shqip – ko^më *-une – me ecë (ko^më) te unë, si ofrim i njerëzve në bashkësi, komunë, qe nga ato të parat komunitete e deri tek këto të sotmet – komunitetet që komunikojnë. Poashtu nga kjo fjalë shqipe-illire rrodhen fjalët e fjalëformimet i.e. komunë-a, commune, komunikim, komunikacion, komitet, komunizëm, komparacion, komparativ, kometë-a, kombinim, komplet, kompakt, komintern, komod-itet, kompresor, komandë, komandant, komasacion, komb (emërtimi shqip për kombin-nacionin), poashtu edhe mjet komunikacioni – kombi, komë-a (të fikët), komfor, komision, komplikim, kompozitë-a, kompozicion, kompromentim, komotacion, komunar, come=ardhë, ang., por që në gjuhët i.e. më tepër përdorët me fillesën – c/k etj.
Mirëpo, tingulli – k, si tingullformues në diftongun – ku^- si diftong ka kuptimin e dyfishtë edhe si formë e prejardhjes – ku^ - me kuptimin – prej kuhit, prej nga, ku gjindet, ku^ – e që formoi rrënjen – kun – poashtu edhe si diftong formulues të formulës fonomorfologjike, për emërtimin e fjalës – kuni, si formë e shkronjës së abecesë së parë, të gjuhës së parë.
Ndërsa, tingulli i dytë i diftongut – ku^ - zanorja – u^ hundore, ka kuptimin e unit të njeriut – u^ (u^ jam, si trajtë e shkurtë e përemrit vetor shqip – unë), por, edhe si lidhje gjenealogjike semantike me kuptimin e fjalës – ujë, uji, sepse jeta rrodhi nga uji, u^ nga uji. Gjallesat e para ishin nga uji, me fekondimin e qelizave të bimës si gjallesë e parë, e deri tek fekondimi embrional gjenetik, i llojeve të ujorëve dhe i kafshës, në fillim në ujë e tëvona në tokë e mbi tokë, fluturuesit, e deri tek njeriu, sipas evolucionit gjenetik-gjenealogjik natyror.
Diftongu – ku^ formoi fjalën – kun – ku^n, përmes tingullit – n, si përcaktim i trajtës së pashquar të fjalës – kuni, të cilën e shquan tingulli – i. Kështu, rrodhi fono-ethymologjikisht, pjesa e parë e kompozites – kuniform, nga fjala – kuni dhe fjala – form(ë), forma e kunit, germa me formë kuni.
Gjurmimi i fjalës – kuni, përmes linguistikës gjenetike, na çon drejt një orjentimi fonetik të tingujve të diftongut fillues së difton rrjedhën gjene-linguistike të emrit në fjalë, si proces analitiko-sintetik fonetik, përmes shqipes së vjetër, duke e zbërthyer në rrokje, diftong dhe tinguj – kun – ku^ - k+u^, që është vetëm një formë e thjeshtë ethymologjike shqipe. Pikërisht, lidhur me fjalën emër – kui, kuni (ku^ji), kemi ende shprehjet shqipe të vjetra, si frazeologji e fjalë të popullit shqiptar: fol e ngulja kunin (vendos), / mos fol me kuna (me kuptimin: mos fol me thumba, me satirë), / ti hala po folë me kuna, / ngule kunin e lidhe penin, / ura e gurit e don kunin e fortë, / sa gëdhendë kot në atë dru – mbaro kuna grabuje, / po rrin si në kuna (me zor), / ia kij shtie kunin derës (je sigurua), / hekja kunin derës e mos ke dert (lirohu, rri i lirë, / Kunja, Kune, Ajkune, Ajkuna e Kotorreve (antroponome shqipe), / kundër-kundërshtim, kundra-t (këpucët e mbaruara me kuna metali), / kundrejtë teje-meje-nesh-atyreve, / kungulli (fjalë shqipe ku thohet se ishte buka-ushqimi i parë i njeriut), / kungimi, / kunat-i-kunatë-a, / kunorë-a, kunorëzimi-i, / kunishte etj.
Në këto fraza e fjalë shqipe gjindet fjala – kun-i, si trashigimia historiko-linguistike illiro-pellgazgjike, si lidhje direkte me gjuhën kuniforme.
Tri Rrënje Linguistike Gjenerale. -
Mendojmë se tri fjalë formuan kulturën e parë gjenerale në botën njerëzore, përmes komunikimit, duke formuar tri rrënjet e para të kulturës botërore: kuni – kina - hindi të cilat i prijnë tri kahjeve të para të drejtimit të diturisë së përgjithshme dhe prej të cilave rrodhen të gjitha këto gjuhë e kultura të sotme, duke u shumëzuar e ndarë në grupe e nëngrupe gjuhësh e kulturash të veçanta, e deri tek gjuhët e popujve të formuara në bazë të dialekteve të tyre, si gjuhë lineare të lindura – lingua, jazik, language, sprache etj.
Përcaktimi i emrit - Kina . – Kjo fjalë e lashtë na duket e afërt me fjalën – kuni – (kuni-kina), vetëm me ndryshimin e tingullit apo zanores – u, në i, që mendojme se, kjo fjalë – kina, ka të bëjë me një formë më delikate gjatë shkrimit të shkronjës dhe të përcaktimt fonetik të tingullit, apo të shkronjës - si methodë e ndërlikimit të përgjegjëseve të shkrimit fonetik kuniform, duke tentuar, të paraqitet diçka si formë fonetike më e fortë e më kuptimplote. Dihet mirëfilli se edhe kjo formë shkrimi të shkronjave është vet një shkrim kuniform, por duke e fuqizuar formën e kunit në secilën shkronjë, duke i krijuar hapsirë fonetike me shumë vet tingullit, për t’i mbetur hapësirë përgjegjëseve të secilit kuni, si pjesë fonetike e një tingullit dhe duke e zbërthyer në sa më shumë kuptime fonetike vet tingullin, për të iu ofruar sa më shumë tingullit natyror, përmes natyrës së tingujve, duke shprehur sa më afër gjuhën e natyrës, si sintetiksion fonetik hapsinorë linguistik. Për atë edhe vet alfabeti kinez ka 3.600 shkronja, ku duhet një student të mësojë 12 vite me rradhë vetëm për njohjen prefekte alfabetike kineze.
Fjala – kina përbëhet nga diftongu – ki^ për dallim nga diftongu – ku^, si formë dalluese – kinaform, nga – kuniform, e që në realitet, kemi të bëjmë me një dallim jovetëm fonetik, nga ndryshimi i zanoreve në diftongjet – ku^ dhe – ki^, ku tingulli – u^, i kuniformit, është tingulli – i^, në kinaform. Mendojmë se, diftongu – ki^, rrodhi pikërisht për dallim duke treguar, shprehur mendimin se kinezët nuk erdhen nga një u^-*ujë, por ishin aty ku janë sot gjatë gjithë ekzistencës së tyre, respektivisht edhe kjo u bë si ndryshim duke treguar një racë të veçantë njerëzore. Kjo formë e përcaktimit linguistik, si kinaform, në ralitet nuk është asgjë tjetër përceç se përcaktimi – kuniform, kur vet shkronjat kineze janë poashtu në formë – kuni.
Diftongu – ki^ - poashtu përbëhet nga fillesa fonetike – k, që e spjeguam sipas origjinës së tingullit më parë, por dallimi nga tingulli – u^ hundore (kuniform), në – i^ hundore (kinaform), ka kuptimin e dallimit të kombit kinez dhe gjuhës kineze, nga ato kuniforme, si rivale linguistike, në tejkalimin tek origjina e njeriut. Kjo ndoshta mund të jetë edhe si formë shprehëse e disa përsëritjeve të Historisë Natyrore, ku tregon vet emërtimi – as- (i pari) në përcaktimin e emrit – Asia-Azia.
Diftongu – ki^, sipas origjinës së tingujve, difton ecjën e njeriut në kohë, kalimin kronologjik të njeriut në kohë si rrjedhë kohe, në kuptimin e njeriut të palëvizshëm nga trolli i tij, “i ngjitur për toke” – ki^ - në rrjedhë kohe në troje autoktone. Ky diftong – ki^, formon emrin – kin – përmes tingullit të njejtë – n, sikur tek – kun – dhe me zanoren sufiksale – a, duke na dhënë emërtimin – kina, si përcaktim linguistik për etnonomin – kinez dhe për toponomin – Kina, gjuha kineze, kultura kineze, historiografia kineze etj.
Kinaformi, nuk është diçka tjetër veçse – kuniform si përputhje linguistike, për te dalë tek gjuha e parë.
Përcaktimi i emrit – Hindi (Indi). -
Ndërsa për fjalën – Hind – që iu dha emërtimit të lumit sëpari, është një spjegim përmes shqipes së vjetër, se kjo fjalë vjen nga shprehja e ngjyrës së hinit (gege-shqipe), ku vet natyra hindase është ngjyrë hini, pamja e natyër dhe e njerëzve e hirtë edhe ashtu vetiu është vet boja e njeriut hindian. Ngjyra natyrale e njeriut dhe e tokës është, si tokë hinore dhe si njerëz hinorë - hindas. Kjo është një shprehje fiziologjike e ngjyrës, tenit të lëkurës së njeriut, që e mori nga vet natyra hinore-hindase.
Fjala – hind, u formua rreth luginës së lumit Hind, si popull pellgazgjik hindas e hindus, ku në bazë të kësaj u bë edhe vet emërtimi, si etnonom – hindas-hindian, hindus – dhe vet toponomi – Hindia, për gjithë territorin e popullit hindas, që me shëmangien indo-europiane të tingullit fillesë – H, mbeti si emërtim i shkurtuar – Ind (për lumin Hind) dhe – India, për toponomin – Hindia. Kjo përgjegjëse – hind, përbëhet në spjegimin gegë-shqip, nga tre tinguj: h+i+n(d), ku grupi tingullor – nd, paraqet vetëm një tingull, me theksim të veçantë karakteristik tingullor, si bashkëdyzim fonetik i dy tingujve – n+d=nd, e që nuk është sot në abecenë shqipe, sikurse e kemi tek fjalët: ndij, ndjej, parandij, perëndij, mandej, këndej, ndoshta, ndashtë etj. Por që në të folur shqip, theksohet grupi dytingullor me një tingull. Këtu mund të veçojmë edhe studimin e F. Bopit, kur thotë se sikur, numrori gegë-shqip – nandë, mos ta kishte atë tingull si tokzanore – d, që përbëhet nga pjesët –nan-dë, do te ishte më i suksesshëm në afërsinë më reale me numrorin sanskrit – navan, sesa përmes greqishtes. Këtu nuk është kuptuar se grupi shqip – nd, në dialektin gegë, është vetëm një tingull në të folur dhe vet numrori – navan (9) i sanskritishtes, ofrohet me numrorin shqip – nan(d)ë (na^n(d), që përbëhet dialektisht nga vetëm tre tinguj, e jo edhe nga pesë tinguj sikurse shkruhet shqip. Domethënë, se numrori shqip tretingullor – nan-(d)ë, i ka dy tinguj më pak sesa ai numrori sanskrit – navan=na^n(d) – nav-an = na^n*(d)ë, nandë.
Vet lidhjet e shqipes me sanskritishten janë të një natyre linguistike, me afërsi fonomorfologjike dhe fono-historike diftonguale. Mu kjo afërsi linguistike e gjuhëve hindase dhe europiane, pruni përcaktimin e grupit të gjuhëve indo-europiane, si gjuhë me një burim të përbashkët, në Linguistikën Gjenerale.
Pra, përcaktimi i emrit – Hind-i (Ind-i), vie nga shprehja fonetike që tregon tokë hinore, ku ai diftongu – al – i hershëm linguistik (al=hi^), këtu na paraqitet poashtu si një bardhësi hinore, e përhirtë në kuptimin gjenealogjik të përshtatjes së njeriut ambientit ekzistues.
Një hidronom – hind (ind) pruni përcaktimin e etnonomit – hindian-hindas-hindus (si tre popuj me të njejtën origjinë), poashtu toponomin Hindia (India), respektivisht edhe hidronomin – Oqeani Hindian (Indian), e deri edhe në përmasa gjeo-linguistike e gjenetike të përhapjes hindiane në botë, deri në Amerikë, Hindiana (Indiana), indianët e Amerikës...
Mendojmë se, vet ky emërtim është një hi hillir gjatë përhapjeve të kulturës hillire (illire), duke na reflektuar një bardhësi të veçantë, një dritësim, por, që këtu kemi të bëjmë me një kuptim të bardhësisë hinore.
Po - Atllantishtja?
Kuni është forma e përgjithshme e germës indo-europiane, që erdhi nga pellgazët parahistorik para Përmbytjes së Madhe, atëbotë, kur me siguri edhe u formua nga pellgazët e pellgjeve të Atllantidës, ashtu sikurse u formuan nga pellgazët e pellgjeve të: Nillit, Tigrit, Eufratit, Hindit, Jancengiangut Mesdheut, Egjeut, Adriatikut. – Atëbotë kur Atllantida ishte Toka e Atllantëve, mesiguri, se ka pasë pellgje lumenjsh e detrash në atë, në atëbotën e formimit të gjuhës e kulturës atllantike dhe sjellësi i asaj guhe e kulture parapërmbytëse, është Nuji (Nuhi, Noa), që tëvona pas shpëtimit të atij grupi atllantësh, rreth Nillit, përhapën (apo edhe ishte e përhapur edhe më parë!) gjuha kuniforme, e cila sot ka mbetur si një Myth Atëbote...! Mesiguri, që ka ekzistuar onomasiologjia atllantike, antroponomia e toponomastika atllantike, me toponome, hidronome e bionome në përgjithësi, që për neve sot janë të panjohura, si një botë e panjohur për sot..!
Ndërsa, fjala – kina, mendojmë se u formua pikërisht nga ajo gjuhë e hershme (mbase, bota ka përjetuar disa përmbytje, e shkëputje hallkash diturie dhe historike e parahistorike disa herë, që për neve sot është ndoshta një apokalipsë e të menduarit të sotëm...), kur fjala – kina, difton linguistikisht, gjithashtu një formë kuniforme të shkrimit, si paraqitje vizuale e kunjave, në alfabetin kinez, shkronjat në formën e kunit, por me një formë më të ndërlikuar shënjëzore fonetike. Poashtu, sikurse janë sot ato shënjëza kuniforme dhe në gjuhët kineze e japoneze në përgjithësi, si një grup gjuhësh nga familja e madhe e Linguistikës Gjenerale.
Hieroglifet e lashta për neve sot, janë një formë hijesimi të shkronjave komplete fonomorfologjike, si formë pjesëzore e figurave, me të cilat u formuan emërtimet e hershme, që si themelues i hieroglifeve merret Thoti skipe, tash e 12 mijë vjet më parë, ashtuqë edhe lidhet me kohën pas Përmbytjes së Madhe të Atllantidës. Për atë edhe vet figura mythologjike e Thotit është me krye shqipje e trup njeriu, si zog, si hieroglifi i parë në abecenë hieroglifike.
Parahistoria dhe Protohistoria linguistike. -
Parahistoria në Mesopotami vazhdon, pas periudhës paleolitit, mezezoikut e kinezoiku deri tek neolitiku, (duke kapërcyer dhjetra-mijëra e miliona vjet, si shifra parahistorike sikur na duken sot të imagjinuara, por me spjegime shkencore) me vijim historik – neolitikun (kohën e gurit me tri etapat e saj), me perudhën 9.000 vjet p.e.r., si Parahistoria - tëvona, formimin e komuniteteve të katundeve (6000 – 3000 p.e.r.). Ndarja e etapave historike: 1. Koha e Artë – qyteti Kish (2900-2700 p.e.r.), 2. Koha Heroike – qyteti Uruk (2.700-2.500 p.e.r.), 3. qytetet: Ur e Lagash (2.500-2.350 p.e.r.). Këtu mendojmë se sipas emërtimeve të lashta, do të ishte një rrjedhë kronologjike racionale fonomorfologjike: Ur – Uruk – Urgur (N.M.). Mendojmë se pikërisht nga fjala – Ur, u formua Urshprehja gjermane – Ursprache, si symbolizim i lashtësisë së gjuhës. Tëvona kemi Mbretërinë e Sargonit të Arkadit (2350-2200 p.e.r.), Rilindja neosumeriane (2100-2000 p.e.r.), - dinastia Ur III-të dhe Babillonia e lashtë (2000-1600 p.e.r.). Këto shifra enciklopedike, megjithatë na japin shumë të dhëna pas atyre shifrave imagjinare para-protohistorike, për përhapjen edhe të gjuhës dhe shkrimit kuniform, deri tek etapa e kundër-kuniformit – antikuiteti. (Enciklopedia prezente).
Se ku dhe kush e krijoi i pari shkrimin me hieroglife, dihet se atë e krijoi Thoti skipe, kurse për shkrimin kuniform është ende e panjohur, por sipas shkollarëve të linguistikës thohet se – shkrimi i parë filloi kah viti 6.000 p.e.r.
Filli i shkrimit të gjuhës së parë nisi tek disa popuj pellgazgjik në të njejtën kohë, në forma të ndryshme, por ende nuk dihet se cili ishte ai populli i parë, që nisi shkrimin e parë, si gjuha e shkruar, kuptohet nga gjuha e parë e folur, si gjuhë hyjnore më kuptimplote, apo, si amë e gjuhëve tjera të reja...!
Të gjitha format e emërtimeve të mundshme linguistike për gjuhët e para e deri tek një gjuhë e parë e njeriut, e cila sipas mendimit tonë, ka ekzistuar si gjuhë e veçantë dhe prej saj janë formuar gjuhë tjera të reja, që përcaktojnë Linguistikën Gjenerale – sikurse mund të jenë: Atllantishtja e Thotishtja, apo vet Thotishtja si formuese e Atllantishtes, si gjuhë illiro-pellgazgjike, e përsëritur disa herë gjatë ndryshimeve historiografike botërore, që nga formacionet e para shoqërore-historike – këto janë forma linguistike si çështje të hapura të gjithmonshme!
Përcaktimi i emrit – antikitet-i (Antiquity). – Sot i kemi dy fjalë – antikë dhe antikitet, ku fjala - antikë-a – nënkupton lashtësinë, ndërsa fjala antikitet, nënkupton botën e lashtësisë si tërësi gjeo-historike. Po, të marrim në spjegim fonomorfologjik të përcaktimit të emrit, sipas shqipes së vjetër, fjala – antikitet-i, lidhet me gjuhën kuniform.
Fjala i.e. – antikë-antika mendojmë se, ka kuptimin jo të vjetërsisë, apo të lashtësisë, sa ka kuptimin e diçkaje që është kundër diçkaje tjetër, kur dihet së në indieuropianishtet, fjala – anti = kundër. Përta përcaktuar këtë fjalë emërtuese – antikë, duhet të lidhemi me vet emërtimin tërësor të përgjithshëm si përgjegjëse e lashtësisë së botës, që është fjala – antikitet (në sllavishtet) dhe – antiquity (në gjuhët latine).
Emri – antikuity nga gjuhët latine, sipas spjegimit shqip-illiro-pellgazgjik, mund të dëshifrohet fonomorfologjikisht, sëpari në dy fjalë – anti+qui+ty i cili emër, sipas kuptimit shqip të vjetër, fjala e parë – anti = kundër, kurse, fjala e dytë si rrënje e kompozitës – kui (qui), është emërtimi i fjalës – kui, kun-i, që lidhet me gjuhën kuniforme:
Anti – prefikse, si fjalë e parme me domethënie i.e. – kundër
Kui – rrënja e fjalës – kun-i, pikërisht shqipe e vjetër – kui (kuji),
Tet – sufiksale për përcaktimin gramatikor nga sllavishtja e vjetër
Ty – sufiksale për përcaktimin gramatikor nga latinishtja e vjetër
Antikitet (sll.) dhe Antiquity (lat.)
Tash, si do të thirrej në shqip kjo fjalë? Është konstatuar se shqipja ka elemente në dy grupet e gjuhëve – satem e kentuum. Elementi i shqipes konkretisht në këtë fjalë të përbërë a kompozitë – antikitet-antiquity, është nxierrja e rrënjes së dytë të kompozitës – qui = kui që është fjalë e lashtë shqipe – kui (kuji, kuni) e cila na difton fjalën për kunin në kuniform dhe vet kompozita i.e. në fjalë, duhet në shqipe të thohet – antikuitet, antikuiti për ta plotësuar natyrshëm vet natyrën e shqipes. Përndryshe, fjala shqipe – antikitet-i, nuk është gjë tjetër, veçse një përshtatje linguistike e sllavishtes, nga e cila nuk mund ta kuptojmë drejtë vet kompozitën dhe të hapim udhë për ethymologjinë e saj.
Fjala – antikë-a, nuk mendojmë se e ka kuptimin e lashtësisë, vjetërsisë së botës, si përgjegjëse historiko-linguistike, sa e ka kuptimin e kundërshtimit të një periudhe të hershme kuniforme.
Poashtu, definimi linguistik për emërtimin – antikuiti-antikuiteti, vetiu na bjen spjegimin e përcaktimit të kompozitës, me kuptimin jo të lashtësisë, si botë e lashtë – sa na jep kuptimin e një kundërshtimi të gjuhës dhe diturisë kuniforme. Pra – antikuitet, është fjala e formuar qëllimshëm, duke hapur shtigje tjera në formimin e gjuhëve të reja, të cilat me rritjen demografike të popujve, u formuan formacione tjera kulturash të reja të kohës, duke ekzistuar përballë një bote të lashtë, me pretendim të ndryshimit të botës kulturore. Antikuitet - do të thotë – kundër kuniformit, me rastin e zgjërimit të diturisë europiane, apo indoeuropiane, në formimin a lindjen e gjuhëve të reja – lin-gua. Ku edhe kjo falë – gua, është një formë e shkurtë për fjalën – gjuha=guha=gua lin+gua, që nënkupton, lindjen e gjuhës së re, lineare nganjë apo disa gjuhë të lashta si komponim modalitetesh linguistike fonomorfologjike, në një formë kombinimi të vlerave më të forta linguistike.
SHKRIMI I SHKROLËS
Periudha kohore prej gjuhës së folur, deri tek gjuha e shkruar, ishte filli i njohjes së vërtetë të njeriut me njeriun dhe me natyrën. Përpekjet e tij për ta emërtuar natyrën, trupat e objektet dhe gjithçka që ka në natyrë – mu ajo njohje vizuale dhe audio-vizuale e trupave, objkteve, fenomeneve natyrore, lëvizjeve e veprimevet përmes lëvizjes dhe zërave tëgjallsdave në natyrë, krejt këto e shtyen njeriun të detyrohet për një komunikim të ri, duke filluar shkrimin e shkronjës së parë, përpilimin e alfabetit dhe vet shkrimin e gjuhës.
Skrimi i parë i gjuhës së njeriut filloi në forma e methoda të ndryshme evidente, momenale, funksionale, spëari duke e përmbledhur gjithë kuptimin fiziologjik, psiko-fizik të gjallesës apo tërë veprimin e fenomenit natyror – në formë zogu, formë njeriu, formë gjymëtyre të gjallesës etj., kështu duke ardhur gradualisht deri tek shkrola e vërtetë, e cila kishte për të qenë vet shprehja më e përafërt e tingullt, si shprehje përgjegjëse e tij.
Sa pati vështirësi njeriu ta gjejë e formoi emërtimin me gojë, si gjuhë e folur para shkrimit – edhe më shumë pati vëshirësi, ta formojë përgjegjësen e tingullit përmes shkronjës. Shkrimi shkronjës ishte mundim i shumëfistë për të ardhur deri tek abeceja e parë, e cila përcakton me tëgjithë ata tinguj të shkruar, të cilët bëjnë pjesë në shprehjen orale-gojore, që gjuha si organ anatomik i njeriut (si shqisë jovetëm e shijimit, por edhe e shijimit theksor të tingujve), për ta realizuar gjuhën e shkruar si përgjegjëse gjenerale orale.
Natyra e tingullit e tingulli i natyrës. -
Për shkrimin e shkrolës, njeriu u mundua gjatë, derisa me vetëdijen e tij arrijti, ta bëje atë shenjen e parë mbi tokë e tëvona mbi pllakë. Për ta gjetur methodën e shkrimit të shkrolës, njeriu provoi gjithçka të mundshme rreth vetes, përmes hijes së objektit në dritë, hijes së gjymëtyrës, duke përdorur shkopin, kunin, duke i dhënë germës formën me kuna – me shkopin e shkrimit të shkrolës, sipas natyrës së tingullit në theksim e në të shprehur.
Secila shkronjë e abecesë e ka historikun e vet linguistik, me një fonetikë të veçantë historike të tingullit dhe secila e ka spjegimin e vet fonetik, në bazë të tingullit të natyrës dhe natyrës së tingullit.
Rezyme:
Theorikët dhe theoritë e derisotme, mendojmë se më shumë shkuan në komplikime të panevojshme historiko-inguistike, në bazë të kontradiktave të tyre nacionale. Thohet se as për së afërmi nuk iu kushtua kujdes gjurmimeve të fillit të gjuhës së parë, sa iu kushtuan divergjencave të theorikëve - individuale e grupive si shkolla linguistike e shkollarë të pamvarur (kur arritën të formojnë individualitetet e tyre) – duke mos mundur të shpërthejnë epokat historike përmes studimeve (apo edhe duke parë se një gjuhë sado e madhe – mund të jetë vetëm një e folme e shkurtë e një tjetre kolosale, që mendohet e harruar dhe e zhdukur, si gjuhë e vdekur). Gjuha e një populli të madh nuk e spjegon tërësinë linguistike, të një gjuhe të madhe të lashtë. Tash, a cicërron zogu, apo bubullon bubullima, megjithatë nuk duket e nuk është njësoj, por, më shumë e duam cicërrimë e zogut sesa bubullimen, kur jemi të ngopur në stomak, e ku jemi të uritur, bubullima që bie shiun, na gëzon më shumë sesa cicërrima e zogut, sepse bëhet buka. Bi – ba – bu – tri diftongje që diftojnë – bima ban bukën, kurse, tingulli bën gjuhën.
Ta shkatërrosh një gjuhë të lashtë, me përvehtsime, përsëri rrënjet e asaj gjuhe I ke në shprehje, që assesi nuk mund t’i zhdukësh, sepse ato rrënje të lashta I ke brënda gjuhës sate (e kjo ishte dhe është dukuri e shpeshtë e pushtuesve), sepse asgjë e gjallë nuk rritet pa rrënjet e saja, e që do të thotë ndoshta ta shterrësh një burim të tërë gjuhësh. Ndërsa, ta ndërtoshë e ruajsh një kulturë që u lind në një gjuhë të lashtë me fuqi shprehëse dhe ta modernizoshë, do të thotë, se mbanë gjallë genin e gjuhës së natyrës. Mendojmë se, kurrë nuk shuhen gjuhët edhpse shuhen popujt, sepse geni gjuhësor, reflektohet kudo nëpër gjenerata epokale.