Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Nezir Myrta / SHPJEGIME SHQIPE


(8 tetor, 2001)


Ethymologjia e fjalës – terror është – therror.

Fjala – terror e cila formoi disa kompozita gjenerale (terrori, terroristi, terroristët, terrorizmi etj.), nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë sikurse thohet si emërtim, sepse është pa ethymologji sipas shtruarjes së saj fonomorfologjike, anipse kuptohet si shkallë e lartë e tragjedisë, kundër një njeriut, një grupi njerëzish apo edhe kundër një populli.
Fjala – terror, ethymologjinë e vet e ka në illirishte, që shpjegohet përmes shqipes së vjetër (illirishtes së re), e cila vie nga folja shqipe – therr (prej folës me therrë) therrja me thikë, therrja me teh, therrja me armë të ftofta (singia, shpata, shigjeta etj.), ku therret, shpohet viktima në mënyrë të pamëshirshme, në saje hakmarrjeje të paskrupulltë mbi viktimën, e që tejkalon përmasat e krimit si vepër penale, duke formuar një tmerr e trishtim për tjerët, si akt psikologjik i njeriut, aqë sa për tu shfryer me hakmarrje, edhe aqë më tepër për të krijuar frikë, trishtim, ligësi shpirtërore dhe humbje morali luftarak për kundërshtarin, si akti më tragjik i luftës psikologjike.
Fjala – terror, ka kuptimin – therror, si therrje, shpuarje me majethike, singie, majeshpate etj., e ai që kryen një akt të tillë krimi, thirret – therrorist, pra ai që therrë viktimën, pasi ta ketë shtruar për vdekje, apo edhe ashtu të gjallë publikisht para tjerëve, sidomos në njerëzit e pafuqishëm, të pafajshëm (fëmij, gra e pleq), si persona të pafuqishëm t’i bëjnë ballë luftës së krimit. Kështu, si akt psikologjik afekti, nga një person, kalon në disa apo shumë tjerë, si therrorizëm, shtettherror (shtetterror) dhe bëhet luftë kriminale therroriste, me kuptimin – therrorizëm.
Fjala – therror, si therrje e viktimës apo disa viktimave, vie nga kuptimi i emrit – therrë, therra e bimës (bagreni, murrizi, kaça etj., sikurse janë shprehjet shqipe: më ka hy therra në këmbë,/ therrë në gisht, / mos e shtie therrën në këmbë të shëndoshë – na ka hy therrë në mes - si alegori), ku nga kuptimi i therrjes, shpuarjes me një maje druni, apo maje tehu metalik, mori kuptimin si therrje, në përcaktimin – therrja e kafshës (premja e kafshës për ushqim njerëzish: therrja e qingjit, deles, lopës etj.) dhe pikërisht nga kjo formë e therrjes së kafshës, njeriu në afekt psikologjik egërsie, e bën edhe kundër njeriut, disave apo një grupi njerëzish apo edhe kundër një populli të tërë...si therrorizëm mbi njerëzit. Historikisht njihen shumë therrorizma kundër njeriut e popullit, si akt final psikologjik apo si shkalla më e lartë e luftës psikologjike, duke krijuar tmerr, panikë në popull, humbje të moralit luftarak mbrojtës etj. Por, në histori, kemi edhe therrore masive, pikërisht në popullin e vet, kur e bëri njeriu, që mos të bie ai popull i gjallë në duar të armiqve (kur shihej humbja e çdo shprese të shpëtimit të gjallë të popullit), sikurse njihet therrorizmi skandal historik – Mesalla, gjatë kohës së profetit Januzi, kur më rastin e ardhjes së ushtrisë romake, duke mos patur shpëtim populli, therret (prehet) masovikisht një popull i një shtetqyteti ( që sot njihet si therrori që kurrë nuk duhet të përsëritet në histori – si therrori më i neveritshëm për njerëzimin)! Poashtu, njihet therrori me therrje me gozhda në duar e këmbë në kryq, me shpjegim të kjartë mbi profetin Issa (Jesus) me therrje – therror, duke e gozhduar në kryq druni, ku ai kryq e dha edhe kuptimin e kompozitës – kryqëzimi, krishti, Krishtianizmi.

Fjala – therror, si kuptim i therrjes, sot thohet si fjalë pa domethënie linguistike – terror (terrorist, terrorizëm, terrorizim), ku si akt final psikologjik i njeriut, kryhet si vepër kriminale me mjete të ndryshme luftarake, me zjarr (diegia e Xhordano Brunos, Nikolla Kopernikut etj., në turrë drushë), tëvona me armë biologjike, helmime në masë etj., në vend të therrjes, therrorit, therorizimit. Pra, fjala – terror, është fjala – therror.

Ethymologjia e emrit – profet . – Ethymologjinë e vet fjala – profet e ka në illirishten (shqipen e vjetër), që përbëhet nga pjesët fonomorfologjike – pro + fe + t = profet, ku pjesa e parë e kompozitës – pro (për), është parafjalë shqipe, kurse pjesa e dytë – fe (fee), është krejtësisht emri shqip për religjionin – fe, feja, fetë, si besime të njeriut në mbifuqinë natyrore dhe pjesa e tretë e kompozitës – profe(t), ky tingull – t, është sufiksi i cili përcakton emërtimin – profet. Ky emërtim – profe, formoi edhe shumë kompozita tjera i.e. e PIE, sikurse janë: profeti, profetizim-i-e-et, profetizmë-a-at, profetik-e, profetikët – poashtu edhe kompozitat tjera të sotme: profesion, profesioni, profesional-e-et, profesor-i-e-et-ët, profesionalizëm, profesionalizmi, profesionalizmat, profesionalizimi, profesionalizim-e-et, profesionalisht etj. Ku të gjitha lidhen me rrënjen – profe (profeu) si formë e besimit të njeriut në njeriun profesional, që ka kryer, ushtruar një profesion, kulturor, artistik, shkencor, politik apo fetar – si njeri profesionist ( i ushtruar, i pjekur, i arsimuar, i ngritur inteligjencisht), për një lami kulturore e shkencore, artistike, letrare etj.

Pra, kuptimi i emrit – profet, është njeriu që formoi një Fe, si I Pari i një Feje (Fesë), apo që luftoi për formimin e një feje të re, që nuk ishte në njohurinë e njerëzimit deri atëbotë, si I Pari i Fesë – profeti, ashtu sikurse njihen profetët e ndryshëm të feve.

Fjala shqipe-illirishte – profe, me artikullimet fonetike të ndryshueshme të fillesës – pre (për, pro, pre), përmes emrit krejt shqip – fe (feja), formoi edhe kompozita tjera, si përkufizim i përsosshmërisë së njeriut, si njeri i zgjedhur nga populli për ushtrim të një detyre politiko-shoqërore udhëheqëse, me emrit – prefekt-i, prefektët, Prefektura (bashkia komunale - komuna), ashtu sikurse ishte profeti për një fe, ishte edhe prefekti për një bashki prefekture (komunale).

Fjala shqipe illirishte e lashtë – fe, (feja), formoi shumë kompozita i.e. dhe PIE, sidomos emrin e lashtë të emërtimt të popullit – feniks (fenikasit), që është krejtësisht, kuptimi linguistik i popullit fetar, si popull i lidhur me fe (fenë) – fe + n + i + ks, ku emrin shqip – fe, e fojmojnë si kompozitë, përcaktuesi tingullor – n, në trajtën e pashquar të emrit; tingulli sufiksal – i, përcakton trajtën e shquar të emrit – feni dhe sufiksalet – ks, janë prapashtesë amorfe e artikullimit artistik të emrit – feniks-i.

Fjala shqipe – fe (fee), formoi edhe disa kompozita shqipe dhe i.e. e gjenerale të sotme, sikurse janë, në shqipen emërtimi – fejesë, fejesa, fejesat (lidhja zakonore juridike e dy të rinjve si shkallë e parë para martesës), ku kjo formë lidhjeje fejese, lidhet linguistikisht me emrin – fe, si kuptim i besimit të njeriut në njeriun (mashkull-femër), si forcim i lidhjes paramartesore, si formë betimi publik i lidhjes së dy njerëzve për të krijuar familjen.

Kurse, në Linguistikën Gjenerale, fjala – fe, illirishte, formoi kompozita të ndryshme politike sikurse janë: federatë, federata, federativ-e, federalist, federalizëm, federializim etj., të cilat lidhen me kuptimin e besimit të popullit në një njësi politike, ushtarake të pushtetit shtetëror, që ushtrohet mbi popullin e shtetin, si pushtet, që ushtrohet mbi shtetin e popullin në planin politik dhe ushtarak.

Fjala – fe, formoi edhe antroponome shqipe sikurse janë: Fetah, me kuptimin asnjanës – as as, sikurse janë shprehjet shqipe: mbete fetah, / ka mbetë fetah (as me ne, as me ata), / Fetije, Fehmi, Fehim, Fetë-a, Fetajt etj., ku shpjegimi i këtyre emrave është në illirishten e lashtë (paraarabishte), nga Thotishtja fenikase, sikurse edhe janë emërtimet e lashte shqipe: ferk-u (ferku i dritës), agu, filli i ditës – ferkëm (gjurmë), ferkemi (gjurma), ferkëmët (gjurmat), si formë të besuarit të njeriut në atë që ka parakaluar rrugës, baltës, borës etj.
Fjala shqipe-illirishte – fe, formoi edhe kompozitat në vijim, sikurse janë: Fe (simboli kimik për hekurin), ferr (dënimi pas vdekjes), febrifugë, febrike (kundër etheve), që nuk është fjalë latine (lat. Febris=vë në ikje, dëbon), - poashtu fjala - fedeizëm (fedeizmi) – që gabimisht shpjegohet nga fjala latine – fides (lat. Fides=besim), kur kjo është fjalë shqipe – fe=besim. Gjithashtu, fjala shqipe – fe, formoi kompozitat tjera: fejton, femën, feminist, fener-i, fenol-i, femorocellë-a, feldspat, feldmarshall, fenomen-i, fenomenal-e, fenologji-a, fenomonalist-i, fellah ( i dalun feje), dafeja, authodafeja, fenomenologji-a, ferexhe (mbulesë femrash fetare), fermanli, ferment-i, fermë-a, fermer, fermium, fes, festë, festa, festiv-e, manifest-i, festival-i-e-et, fetish, fetishizëm, fetishizmi, fetishozohet, fetishozoj, feud, feudal, feudalizëm, feudalizmi, feudalo-borgjez, Febe (sateliti i nëntë i Saturnit, i zbuluar më 1898, nga Pikeringu) etj. Të gjitha këto kompozita gjenerale janë të formuara nga rrënja e emrit shqip-illirisht – fe (fee, me zanoren e theksuar - e), të cilat lidhen me një formë besimi të njeriut në logjikën e tij projekturale, lidhur me një formë fenomeni historik, kulturologjik, ideor, historiografik, politiko-shoqëror, ushtarak, linguistik, letraro-artistik, shkencor etj.

Ethymologjia e emrit – tragjedia . - Fjala – tragjedia, e cila derisot është kuptuar me ethymologji nga greqishtja e lashtë (greq. Tragos=sjap, cjapi dhe logos=fjalë, nga kompozita – tragjediolog-u), ku na del kuptimi qesharak i shprehjes – fjala mbi cjapin, nuk është përcaktim linguistik i duhur, mbase, kompozita – tragedia, e ka fillesën illirishte-shqipe të vjetër, shumë të njohur – trag, tragu, si formë hulumtimi të një ndodhie, a ngjarje tragjike, vepre penale juridike etj., që është kuptimi i njohjes së burimit të ngjarjes së dhëmbshme (tragjike), si kuptim i gjurmimit të tragut të tragedisë (tragjedisë). Fjala shqipe – trag-u, si gjurmim i ngjarjes tronditëse njerëzore, është tragu i ngjarjes, në kuptimin ndjekja e tragut të ngjarjes tragjike, tragu i rrjedhës dramatike të një ngjarjeje historiko-shoqërore, letraro-artistike etj., me kuptimin me i ra në trag (gjurmë), ngjarjes trishtuese, në rrjedhën ideo-artistike, letraro-shkencore dramatike, gjatë zhvillimit të saj, në theatër, nga fuqia shprehëse e dramaturgut (tragjediografit), ku me aqë mjeshtëri artistike e shkencore e paraqet atë ngjarje trishtuese në skenë! Edhepse, jeta e veprës dramatike është theatri (skena theatrale), kjo nuk është faza e fundit e rrjedhës së ngjarjes, por një vazhdimësi e tragut të rrjedhës së ngjsarjes trishtuese, të paraqitur në mënyrë fenomenale nga authori – dhe njohja e tragut tragjik të ndodhive të njeriut e shoqërisë, nga brezat e ardhshëm, që mos të përsëriten mëtutje...
Vet fjala illirishte – trag (tragu i cjapit, si kafshë e shpejtë, për tu gjetur shkrepave e në natyrë, formoi edhe fjalën greke – tragos=cjap-i. Kështuqë, kompozita – tragedia (tragjedia), nuk ka fare të bëjë linguistikisht as logjikisht me fjalën – cjap-i, por me tragun tragjik të tragjedisë, njohjen e gjurmëve të ngjarjes rrënqethëse trishtuese.
Fjala shqipe – trag, si kuptim – gjurmë, gjurmim i diçkafes, hulumtim ndodhie a ngjarjeje tragjike të njeriut, është një formë ndjekjeje, (ndjeke tragun e ngjarjes), duke e pasqzruar në vargje e prozë, apo edhe me mimikë (gjeste – Elektra), nga poeti, krijuesi i veprës artistike, duke na lënë një trag ndodhie trishtuese në ballë të njerëzimit nëpër kohëra, si fuqi krijuese shprehëse e dramaturgut.
Fjala shqipe – trag – është kuptimi refleksiv psokologjik i gjallesës, kur i bie në trag, gjurmë diçkafes që e ndjekë, që e kemi në shumë shprehje shqie të vjetra: ah, i ke ra në trag, / po e ndjekë në trag, / ndjeke për tragu, se e merr vesh punën, / ndjekja tragun punës, / qetash i ka ra në trag, / jo, se ia ka hupë tragun, / nuk mundet me e gjetë pa trag, / po i rave n’trag, / ec e bjeri n’trag, / bjeri n’trag n’mujsh etj.
Në kuptimin theatral të ndjekjes së tragjedisë në skenë, shihet vet tragu i ngjarjes përmes lojës së aktorëve, si mjeshtëri artistike e authorit, që e ka fshehur me figura stilistike vet kompozicionin e ngjarjes, për të mos u hetuar direkt nga regjimi i kohës, ku shprehen dobësi pushtetare e shoqërore hermetikisht, deri në aktin e kulminacionit të tragjedisë, si një ngjarje tragjike trishtuese, rrënqethëse. Tragu tragjik përciellet me vëmendje të madhe nga shikuesi (lexuesi), i cili mëson për vlerën letraro-artistike, historiko-shoqërore, ideo-politike të veprës tragjike.
Tragu i aktit të veprimit të njeriut të zhgënjyer (në afekt psikologjik), për të bërë një akt heroik, apo kriminal, - akt shpëtimi, apo hakmarrjeje, - akt human, apo hipokrit – është i fshehur nën petkun artistik të fjalës dhe pamjes figurative të aktorit dhe ai akti i aktorit, si përsonifikim i përgjithësuar, bie si trag tragjik në rrjedhën e përsëritjes së ngjarjes si veti pozitive apo negative e njeriut të kohës.
Tragu tragjik i mgjarjes trishtuese mbetet tragim, gjurmin, hulumtim për brezat e gjeneratat e ardhshme, si dhe të historisë në përgjithësi, si histori e përsëritur.
Fjala – trag, në shqipen është kuptimi – me i ra në fije punës, rrjedhës së ngjarjes, me ia gjetë fijen (tragun) fshehtësisë së ngjarjes, me i ra në trag, gjurmë.

Tragu është gjurma, shënja e këmbës (dorës), në formë gati të padukshme dhe të paspjegueshme të gjurmimit të një ngjarjeje tragjike.


Ethymologjia e fjalës – traditë (tradita). – Fjala – traditë (tradition), si veti suplementare e kulturës së një popullit, drejtuar mbi të drejtën zakonore-juridike të kombit, ethymologjinë e vet e ka në shprehjen shqipe – t’+ rodit, të rodit, të sojit të njeriut, ajo veti, shprehi, gjest, zakon që një popull e ka me shënjë historike, historiografike, filozofike, gjenetike, gjenealogjike etj.
Kompozita – Traditë, formohet nga nyja e parme shqipe – të (t’) dhe fjalës shqipe – rod, rodi, soji – rodit – me shpjegimin shqip – të rodit – t’rodit = trodit(ë), troditë, trodita = tradita (tradition), ku kemi vetëm dallimin e zanores illirishte – o=a, që e formon kompozitën i.e. e PIE dhe Gjenerale – tradicion, tradition, traditional etj., e cila formoi kompozitat tjera: traditë, tradicion, tradicional-e, me traditë, tradita etj.
Fjala shqipe-illirishte – rod-i, e cila formoi në shllavishtet emërtimin për fjalën – popull (narod) dhe njohjen tradicionale të vetive e zakoneve të njeriut, të kombeve (popujve), sipas fonetikës historike – diftongu – ro, ështësi kuptim – rrojtje, jetë, gjallim, ku formoi disa kompozita i.e., përmes nyjes së parme shqipe të lashtë – t’ (të), si dhe me ndryshimin e tingullit fundor – d=p, formoi fjalën – trop (trup), si dhe fjalën – trojë, troje, ku nga fillesa i.e., - an (an+trop), u formua emërtimi shkencor për njeriun – antrop dhe sipas greqishtes me sufiksin e saj – os, rrodhi edhe fjala greke – antropos=njeriu, me kuptimin shqip – ai i trollit, tropi, trupi në troll, njeriu në troll dhe jo më ai i malit (si egërsirë), animal – ani+mal, si ani i malit, gjallesa zoologjike e anit të malit, që lindet, jeton dhe vdes në mal – i malit – animali. Ku kjo fjalë shqipe e lashtë – mal, mali, formoi shumë kompozita i.e., si: animal-e, anomal, anomalia, anomalitë etj.
Pra, shprehja shqipe me kuptimin – t’rodit (të rodit), formoi kompozitën – troditë-traditë – tradition, tradicionale, si formë tradicionale e kulturës së njeriut.


Ethymologjia e fjalës – autoktonia . - Kompozita – autoktonia, si kuptim i qëndrueshmërisë gjenetike e gjenealogjike të njeriut e popullit vendas në një territor të përhershëm gjenealogjik – është një formë e shprehjes shqipe të vjetër – u^*(n)-To^k(ë)-to^n(ë), u^ + to^k + to^n, e cila shpjegohet përmes vetorit të lashtë të shqipes (illirishtes së re) unë, me vetëm një tingull hundor nazal të zanores – U^ (Unë), emrit shqip – tok(ë), toka dhe pronorit të shqipes – ton(ë), tonë, tonat – që kuptohet shprehja shqipe e sotme – unë n’tokë tonë, si njeriu në tokën e vet dembabadem (Adem baba Adem, sipas logjikës gjenealogjike për të Parin e Njeriut), si njeri i gjithmonshëm, i përhershëm në atë tokë, vend, si vendas i gjithmonshëm historikisht.
Vetori i shqipes, si trajtë e shkurtë e përemrit – u^ (hundore), është një nga format më të lashta linguistike, që lidhet me gjuhën e parë të njeriut – pellgasishten (kuniformin), të cilin e kemi në shumë shprehje shqipe: u^ jam k’tu zoshpie, / u^ jam k’tu dembabadem, / t’kam tho^ u^ moti ty, / u^ ta gjo^j(ë) çaren, / u^ ia dij atij hujin, / u^ jom n’tokë tonë etj. Ku kjo trajtë e shkurtë përemrore flitet edhe sot nga shqipja e folur e popullit shqiptar.
Ndërsa, si formim i kompozitës i.e. e gjenerale – autokton-i-a, përbëhet nga fillesa – a, i.e., ashtu sikur për shumë kompozita tjera të ngjashme me fillesë të njejtë – trajtës së shkurtë të vetorit të shqipes së vjetër – u^ (hundore) – emrit shqip – tok (tokë, toka) dhe pronorit të shqipes – ton (tonë, tonat, tonët – n’tokë tonë, si kuptim i tragjigimisë së njeriut si vendas i gjithmonshëm në tokë të tij.
Kompozita – autokton, me sufiksin – i (autoktoni), në trajtën e pashquar të emrit dhe me sufiksin – a (autoktonia), në tajtën e shquar të emrt - formoi disa forma linguistike i.e., sikurse janë: autoktone, autoktonizmi, autoktonizimi, autoktonik, autoktonike etj...
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

gjitone (edhe ne greqisht) - gjitone (shqipe) = gjitun ,ngjitun,ngjitur, pra ngjitur me njeri tjetrin.
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Duke lexuar me larte verejta nje lidhje te fjales trag (gjurme) me fjalen angleze track (trak),po prap ne kuptimin e gjurmes.
Track perdoret si numer.Dmth track - 1,track - 2 etj.Por vete track nenekupton gjurme,pra track = trag.
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Fjala shqipe-illirishte – rod-i, e cila formoi në shllavishtet emërtimin për fjalën – popull (narod) dhe njohjen tradicionale të vetive e zakoneve të njeriut, të kombeve (popujve), sipas fonetikës historike – diftongu – ro, ështësi kuptim – rrojtje, jetë, gjallim, ku formoi disa kompozita i.e., përmes nyjes së parme shqipe të lashtë – t’ (të), si dhe me ndryshimin e tingullit fundor – d=p, formoi fjalën – trop (trup), si dhe fjalën – trojë, troje, ku nga fillesa i.e., - an (an+trop), u formua emërtimi shkencor për njeriun – antrop dhe sipas greqishtes me sufiksin e saj – os, rrodhi edhe fjala greke – antropos=njeriu, me kuptimin shqip – ai i trollit, tropi, trupi në troll, njeriu në troll dhe jo më ai i malit (si egërsirë), animal – ani+mal, si ani i malit, gjallesa zoologjike e anit të malit, që lindet, jeton dhe vdes në mal – i malit – animali . Ku kjo fjalë shqipe e lashtë – mal, mali, formoi shumë kompozita i.e., si: animal-e, anomal, anomalia, anomalitë etj.
Pra, shprehja shqipe me kuptimin – t’rodit (të rodit), formoi kompozitën – troditë-traditë – tradition, tradicionale, si formë tradicionale e kulturës së njeriut.
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Kapito = kap (get ne anglisht), kapitoj, kaptoj, kuptoj.

regime (anglisht) - regjim (shqip)= re,reh + gjum.A eshte nje rregjim utopi pra gjume,e ve popullin ne gjum.Ne e perdorim edhe diku tjeter kete fjale si rregjim shtrati ,qe mund edhe te jete re gjume shtrati
Por edhe fjala re ka mundesi te jet reh, rahje ,gogitje e popullit.
D.m.th rreh popullin dhe e ve ne gjume /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ne Hollandisht eshte nje fjale kur bllokohet rruga nga trfiku i rende,dhe ata e quajne file .
Por si gjithmone duke germuar per ti gjetur kuptimin me ane te shqipes me ne funde e gjeta.
Ne kemi fjalen fle qe mund te jete ajo cka hollandezet e quajne thjesht pa kuptim kur fle ,bllokohet trafiku.
Pra file (bllokom rruge) = fle (gjume) ,bllokohet trafiku,pra trafik i fjetur .
Thjesht supozime por edhe rastesi nuk mund te jete sepse nuk eshte nje fjale e dy por me qindra. /pf/images/graemlins/wink.gif

Hollandezet kan edhe nje fjale tjeter qe eshte e njejte me shqipen. Barr muder.Quajne keshtu vendin ne ku ritet femija ne barkun e nenes.
Por fjala barr eshte nje fjale tipike e gjithperdorshme shqipe qe tregone veshtiresi,peshe,mundim etj,si psh:
1- grua me barre
2- barre me dru
3- barre me rroba per te lare.
4- barre me pune per te berre
5- barra e shtepise,pesha e shtepise
6- barrikade(pengese,veshtiresi)
7- barriere (veshtiresi)
8 - bar(banak,ka mundesi te kete marr emrin keshtu per arsye se vete barri eshte nje barrikade,pengese,pra bari eshte pjesa ndarese e lokalit me anen tjeter pas barit)
Thjesht supozime por me duken logjike. /pf/images/graemlins/smile.gif

Pra kush mori nga kush ne qe fjalen barre e kemi 100% kuptimplote si dicka te rende te veshtire,pengese apo germaniket qe thjesht e kane si emer pa kuptim te huazuar.Ne e quajme grua me barre sepse gruaja heq veshtiresi te medha gjat shtatzanis pra ka nje barre,peshe,veshtiresi te madhe . :wave:
 

psejo

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Shume interesante. vazhdo kshu plako se lexojme me qef. ngaihere nuk e dime ca kena mrena gjuhes tone dhe munohena ti nxjerrim nga te tejret.
di gjo per ket Antonio Bellusci-n. Sot lexova i artikull per ket. i shkreti kishte ardh ne shqiperi dhe hate buke neper dyqone te rastesishme se kishte frik mos e helmonin.
Dhe prap nuk hiqte dore nga idete e tija. Ja ca do me thon te jeshe atdhetar. e jo te derrdellisesh gjithe diten sic bejne shumica e ktyne bashkebiseduesve ketu.
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

idjot,idiot = di jo ,ose jo di ,pra nuk di,idjot,idiot .
Kjo vertetohet sepse vetem shqipja i ka te pasta te dyja rrenjet e fjaleve si per negativen idjot = di + jo por ashtu dhe per pozitiven di .
Ndersa ne gjuhet e tjera e kunderta e fjales idiot eshte wise ose clever .Sic shihet ne i kemi rrenjet e pastra dhe te perbashketa per te dyja fjalet por me ndryshimin qe ne formen negative fjales di i bashkangjitet fjala jo ,pra jo di - i di jo(t) .

Sa fjale e thjeshte eshte per tu zberthyer ne shqip por qe nuk na vete mendja. /pf/images/graemlins/wink.gif

Pres mendime...
 

psejo

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

ja edhe nje nga une

sygjeroj suggest suggerire

fjala sygjeroj do te thote jap nje mendin per dike qe nuk di. dmth i hap syte i zgjeroj syte.
syzgjeroj. neper gjuhet e tjere. asigjo.
duhet te morim te shkrujm ne gjuhen tone te mirfillte keto flaje.
 

balforum

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Hopa ,bravo e shikon si dalin fjalet kur mendon shqip. :thumbsup:

ja dhe nje tjeter nga mua meqense me kujtove syrin.

Singal (anglisht) - sinjal (shqip)

Sinjal vjen nga fjala sy qe ne dialektin tosk/jugor eshte si .
Pra fjala e pare dhe rrenja e fjales padyshim eshte fjala sy/si .
Dihet qe ne kohe te lashta nuk kishte semafore e drita qe te shpikej fjala sinjal por sinjalet/shenjat beheshin ne menyre primitive.Ka mundesi qe te jete krijuar si sinjal primitiv nga shkelja e syrit ,ose sic themi ne ne shqip ma beri me sy ,pra sinjal me sy,shkelje syri.
Per pjesen e dyte nuk kam ndonje ide por mbase eshte edhe nje shtojce qe eshte krijuar me kalimin e kohes pa kuptim. :wave:

explosive (anglisht) - eksploziv (shqip)

Eshte e krijuar nga dy rrenje fjalesh e para eshte greke ex = ekso (dalje) dhe plosiv = plas (shqip)
Pra pellcet/plas jashte.
Logjikisht dicka qe pelcet hapet shperndahet,del jashte.
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Chaon ... Fjala Globalizim ... te thote gje ??? Tashme jemi te gjithe "bashkefshatar te fshatit global" !!! Tani une jam i bindur qe ti edhe fjalen "bashkefshatar" ... do ma nxjerres me prejardhje shqiptare dhe ne perdorim edhe ne gjuhen greke apo latine ... por ajo qe dua te them eshte se nuk duhet ti japesh ngjyrime "Nacionaliste" !!! Nuk ve ne dyshim burimet dhe materialet qe ti paraqet ... biles ... me duken shume interesante ... por argumente te tilla si gjuha, flamuri, territori, me duken shume delikat ... dhe shume "banal" ... per tu diskutuar ne ditet e sotme !!! Fakti qe ti ... mendon te arrish ne nje konkluzion te tille ... duke filluar qe nga titulli i temes ... e shoh si nje renie stili nga ana etike !!! Une nuk jam gjuhetar ... dhe gjithashtu nuk kam HOBBY COPPY PASTIN ... ndaj te kerkoj ndjese per daljen jashte teme ... por sdq ... desha te te thoja qe ... qe ne titull ... tema nuk me duket shume e hapur per mendime dhe diskutime !!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Walls, kjo temë nuk duhet marrë thjesht si një shprehje nacionalizmi por më shumë si një thellim kulture. Të njohësh më shumë prejardhjen tënde apo veçoritë e gjuhës që flet përditë nuk më duket se është diçka e keqe.
Tema shpreh lashtësinë e gjuhës shqipe si dhe direkt nxjerr lidhjen që egziston mes shqipes dhe shumë gjuhëve të tjera indeuropiane në një këndvështrim të "ri". Ka kohë që flitet për rëndësinë e studimit të gjuhës shqipe dhe gjithmonë e më shumë kjo po tërheq vëmendjen e studiuesve. Ka universitete që po studiojnë mundësinë e futjes së studimit të gjuhës shqipe krahas asaj greke të lashtë në filiologji dhe arkeologji!
 

antares

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Eh Kondre a nuk e sheh se si keta apologjetet e globalizmit jane gati te djegin cdo kulture apo shenje sado te vogel te individualitetit ne emer te mc-cultures apo mc-filozofise se tyre.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Po edhe kjo ideja ktu kështu është. Vetëm se globalizmi e ka zanafillën tek shqipja /pf/images/graemlins/laugh.gif . Pra gjithë bota perëndimore duhet të na e dijë për nder neve dhe duhet ta dijë që flet shqip :goofy: .

Tani po flas më seriozisht. Në Universitetin e Lavalit ku edhe studjoj, më bëri përshtypje kur një profesor i gjuhëve të lashta m'u afrua në një panair mbi vendet e ndryshme për të më pyetur më shumë mbi shqipen si dhe nëse kisha ndonjë informacion të veçantë mbi publikime e studime mbi të. I dhashë disa referenca dhe për çudinë time i njihte të gjitha. Për më tepër më propozoi të punoja me kontratë për të bërë më shumë kërkime mbi shqipen gjë që e refuzova pasi del nga fusha e ekspertizës time. Nga ky profesor me origjinë portugeze, mësova se në U. Laval po mundoheshin që të fusnin studimin e gjuhës shqipe në studimet antropologjike. :shrug:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

....ne studimet antropologjike....?

Me sa di une keto studime merren me kohra shume me te hershme sesa lindja e gjuhes shqipe.Ndoshta e kam edhe gabim!
 

antares

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Kondre! Po per Petro Zhejin i fole gje? Me sa di une ai ka punuar ne kete fushe dhe (megjithese fatkeqesisht nuk e njoh personalisht) kam idene se eshte nje nga figurat me Gjeniale dhe poliedrike qe ka pasur kete shekull Shqiperia! Aktualisht me duket se jeton ne USA!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] "....ne studimet antropologjike...."?

Me sa di une keto studime merren me kohra shume me te hershme sesa lindja e gjuhes shqipe.Ndoshta e kam edhe gabim! [/qb]
Orosh, studimet antropologjike merren me zhvillimin e njeriut dhe gjuha, rrota, etj aty futen /pf/images/graemlins/laugh.gif .

Antares, nuk i fola për Zhejin pasi nuk e njoh :shrug: . Të gjithë kemi të metat tona. Nëse ti ke ndonjë material të tij (referencat sigurisht) mund ta korrigjoj këtë gabim /pf/images/graemlins/wink.gif .
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Epra,se e dija qe antropologjija merrej me zhvillimin e njeriut,nuk e dija per gjuhen,gjithsesi me pelqejne faktet per gjuhen tone! :wave:
 

antares

Primus registratum
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Edhe une nuk kam njohje direkte po ai eshte miku i mikut tim me te mire.
Ai ka botuar nje punim (liber) "Shqipja dhe Sanskritishtja" ku argumenton se shqipja eshte pasardhese e nje "Protogjuhe" prej se ciles kane rrjedhur dhe gjuhet e tjera.
Ketu vec intelektit gati mbinjerezor te Zhejit dua te shtoj se ai njeh me rrenje 14-15 gjuhe ku jane dhe Sanskritishtka, hebraishtja, latinishtja dhe greqishtja e Vjeter....
Ne fakt kete teori e ka hedhur i pari nje linguist Austriak nja 150 vjet perpara (do ta gjej emrin e do ta them).
Une vete nuk e kam lexuar kete liber po kam idene se nuk do jete me i lehte per tu kuptuar se Shopenhaueri apo Kanti.....
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Lidhja mes shqipes dhe sanskritishtes bëhet nëpërmjet frigishtes. Frigët mendohet se ishin një fis ilir po ashtu si edhe Hititët. Kjo teori mbështetet nga disa studiues të ndryshëm por që kishin një të përbashkët të madhe. Të gjithë kishin njohuri gjuhësore të shqipes. Në këtë përfundim arrin edhe një studiues arbëresh (spo m'vjen ndër mend emri) Giuseppe Catapano (më duket) por edhe paraardhës të tij siç është edhe i pari i kësaj teorie (që nuk ja kujtoj emrin) rreth viteve 1830. Baza e ketyre lidhjeve janë Pellazgët të cilët duke ju referuar burimeve të lashta greke kanë egzistuar dhe kanë folur të njëjtën gjuhë me grekët e hershëm (para shkrimit të gjuhës). Pellazgët pra ishin grekët e pacivilizuar, ishin ata që përjetuan luftën e Trojës dhe ishin ata që flitnin gjuhën Homerike (që ndryshon nga greqishtja e klasicizmit antik).
 
Top