Re: Mbi islamin!
Nuk i hyn klasifikimit te jetes fizike, se po flet per mekate dhe jo per denime me vrasje. Po te terheq vemendje se po te japesh kuptimin tend kesaj vdekje nuk ben kuptim. Lexo Ezekielin 18, po te njejtin kapitull
27 Përkundrazi, në se i pabesi largohet nga pabesia që ndiqte dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai do ta shpëtojë shpirtin e tij.
28 Duke qenë se ka marrë parasysh të largohet nga të gjitha shkeljet që kryente, ai ka për të jetuar me siguri; nuk ka për të vdekur.
Duke qarte se flet per shpirtin dhe jo trupin, dhe nqs do fliste per trupin kush jane keta qe nuk do vdesin kurre?
Zoti urren berjen flijim te njerzve ndaj idhujve dhe thote qe asnje nuk duhet te beje kete, atehere si e benka kete vete?
Ligji i Perterire 12
30 ruhu të mos biesh në kurthin e ngritur, duke ndjekur shembullin e tyre, pasi ata janë shkatërruar para teje, dhe të informohesh mbi perënditë e tyre, duke thënë: "Si u shërbenin këto kombe perëndive të tyre? Edhe unë do të veproj kështu".
31 Ti nuk do të veprosh kështu me Zotin, me Perëndinë tënd, sepse ata me perënditë e tyre kanë bërë tërë ato gjëra të neveritshme për Zotin dhe që ai i urren; kanë djegur madje në zjarr bijtë dhe bijat e tyre për nder të perëndive të tyre.
32 Do të kujdeseni të zbatoni në praktikë tërë gjërat që ju urdhëroj; nuk do t`u shtoni as do t`u hiqni asgjë".
Ky varg thuhet se Zoti urren flijimet e njerzve dhe urdheron qe mos te bej asnjeri keshtu me Zotin...dhe te ruhen nga grackat e rrenjes ne gabimet e komebeve pagane. Edhe pse nje varg me lart Zoti lejon kurbanin, qengjin, e urren flijimin e njerzve...
Ezekieli 18 thote qe kush ben vepra te mira si te mbaje 10 komandat e etj...do t'i falen mekatet qe ka bere:
20 Shpirti që mëkaton do të vdesë, i biri nuk do të mbartë paudhësinë e atit dhe ati nuk do të mbartë paudhësinë e birit; drejtësia e të drejtit do të jetë mbi të, pabesia e të pabesit do të bien mbi të.
21 Në rast se i pabesi largohet nga të gjitha mëkatet që kryente, në rast se respekton të gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai me siguri ka për të jetuar; nuk ka për të vdekur.
22 Asnjë nga shkelje që ka kryer nuk do t`i kujtohet atij; ai do të jetojë për shkak të drejtësisë që zbaton.
Pra ne asnje menyre nuk thote qe po paguan, nqs ke lexuar Lutjet qe Jezusi i instruktoi dishepujve, thote na Fal dhe jo te paguajme... Nqs me ke borxh 1 milion leke, dhe me kerkon ta fal, une ta fal, por ne te them "ta fala borxhin, tani me kthe parate". E falura eshte e falur dhe jo pagese.
Pra nuk ka pse Jezusi te jete pagese, kur vete Jezusi thote qe Zoti fal dhe me larte thuhet qe ai nuk i kujton mekatet e atij te pendurarit. Pra Zoti fal mekate dhe nuk kerkon pagesa as me vepra te mira, as me flijime njerezish te cilen e urren dhe terheq vemendje mos te ndiqen paganet ne kete tradite te shemtuar.
Une nuk besoj se blej parajsen, por besoj se kenaq Zotin, dhe kenaqja nuk eshte blerje. Nuk e di nga e merrni ose supozoni ju krishteret se muslimanet blejne parajse me vepra te mira? Se shume here e kam degjuar po te njejten gje prej shume krishtereve te tjere. Ndoshta duhet te kontrolloni burimet qe i merrni keto informata, jane te sakta apo jo.
Paqja e Zotit qofte me ata qe ndjekin udhen e drejte.
Gjithe te mirat.