LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

Gysi

Primus registratum
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

Pikerisht Dahlia, ne nje sistem i cili ka ngritur kultin e paras (gje qe perkthehet ne nje sistem i cili ngrihet mbi baza hedoniste), zhvillimin shoqeror nuk mund ta fillosh duke kerkuar lirite per femren apo per kedo. Problemi qendron tek sistemi dhe ti nuk mund te fillosh te zhvillosh nje shoqeri duke bere veprime te cilat vetem sa e perforcojne sistemin e kalbur.
Per ta konkretizuar disi, kjo shoqeri e cila sot kahumbur vlerat e sj, themelet e saj, dhe qe te vetmin qellim te jetes ka te shijoje gjithcka qe mundet, me cdo mjet, ne cdo rruge, nuk mund te permiresohet duke predikuar lirine. Perkundrazi, ne kete menyre ne vetem se do te shtojme dozat e makuterise kolektive e cila synon te perfitoje c'te mundet. Jo me kot libri i Grir, shprehet se femra nuk fitoi asgje me lirine e saj, perkundrazi, meshkujt perfituan me teper, nderkohe qe femres i rane me shume barre mbi supe.
Nuk them se duhet te jemi kunder lirise, por ajo qe dua te parashtroj eshte se nuk eshte kjo ajo prej se ciles duhet filluar. Ne rradhe te pare duhet te perpiqemi te gjejme dhe ndertojme vlerat e shoqerise, pastaj te flasim per hapesirat individuale te gjithsecilit. Perndryshe, ne nje mjedis pa vlera, hapesirat individuale vetem sa do te shkelin njera-tjetren dhe do te cojne drejt nje kaosi.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

Persa i perket lirise se femrave ne Shqiperi as kane qene ndonjehere te lira as kane per te qene /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Realisht, me teorite qe ti mbron, ti hyn tek ato lloj feministesh te cilat une po i kritikoj.

[/ QUOTE ]

jemi bere shume he? nc nc nc
hajt me, e rendesishme eshte te kesh nje opinion.

Apo s'me le dhe pa martuar!!! /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mjafton te ndjekesh nje kurs xhenderi ne Shqiperi Alinos dhe do ti gjesh koncepte te tilla. Nuk po i shpik une keto. Tani nese kjo ty te duket radikale, quaje edhe keshtu. Por ky eshte feminizmi. Per mua, feminizmi ne teresi eshte radikal.

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Nuk e kisha pare kete, por te lutem me thuaj, cilin kurs te ndjek, ate te Levizjeve e Reja Politike te te merkurave nga ora kater tek auditori 1???

Me njofto te lutem, se mund te shkoj ta ndjek qe sot /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

b.k.

Primus registratum
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

Duke marre parasysh nga shkrimet ne kete teme ku diskutohet "a duhet te kene femrat liri" dhe "kujdes se mos na prishin shoqerine" jemi shuuuuume larg barazise
 

Gysi

Primus registratum
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Realisht, me teorite qe ti mbron, ti hyn tek ato lloj feministesh te cilat une po i kritikoj.

[/ QUOTE ]

jemi bere shume he? nc nc nc
hajt me, e rendesishme eshte te kesh nje opinion.

Apo s'me le dhe pa martuar!!! /pf/images/graemlins/rolleyes.gif

[/ QUOTE ]

Alinos, si e ke hallin!
Ke ngel pa Burre???

Gjithsesi, ironia jote me flet shume per argumentet e tua. /pf/images/graemlins/wave.gif
 

Vals

Primus registratum
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

Agresivitet i hipertendosur? S'e kisha denjuar ndonjehere kete fjale.

Me shpjego te lutem se pse kur nje femer i ka idete e qarta ne koke se cfare do dhe cfare qellimesh ka ne jete dhe qe s'ja ka nevojen njeriu per mbrojtje, dmth kur ndjehet e forte dhe jo seks i dobet, quhet agresive me ton negativ? Por kur nje mashkull eshte ne te njejtat pozita quhet burre i zoti dhe per se mbari dhe po te mos ishte i tille do te quhej: qullac, i bute, jo burre me nje llaf? Pastaj flasim per barazi.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

Kisha përshtypjen se kisha shkrujt te kjo tema un.

Taksirat me shrujt i her tjetër. Priteni Azem Galicën o heheheheheeeeeeeejjjjjjjj
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif kujdes se Azemi vjen me Shoten ooo heheheheeeeeej
 

Admir

Forumium maestatis
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nqs keni jetuar jashte, mund ta vereni se sa i pa vlere eshte roli i gruas megjithe lirite e garantuara nga ligji. Jo te gjitha gjerat duhen ndryshuar.

[/ QUOTE ]

Per ku "jashte" e ke fjalen zotrote? Ka mundesi ta detajosh nje cike kete rolin e pavlere te gruas? Jo per gje, por mqn qenke edhe per jo-denigrimin e femres por njekohesisht edhe per mosndryshimin e rolit te pavlere te saj (ne mendjen tende e gjitha kjo, le te shpjegohemi) atehere jam shume kurioze te na e shtjellosh disi mendimin tend.

[/ QUOTE ]

Se pari, kudo ne perendim, sado qe jane barazuar lirite dhe te drejtat, femrat gjithsesi kane mbetur ne nje nivel me te ulet perfshirjeje ne jeten shoqerore, politike, arsimore, artistike etj. Me kete, dua te them se nuk eshte mungesa e te drejtes per te avancuar ne fushat e lartpermendura ajo cfare i ka mbajtur pas mashkullit, por angazhimi dhe puna per te kapur arritjet e gjinise tjeter, jashte shtetit e sidomos ne Shqiperi. Kjo eshte e evidentuar. S'e besoj qe mashkulli e ndalon qellimisht femren nga progresi qe ajo mund te sjelle ne cdo aspekt te mundshem. Kjo nuk i intereson njeriu.

Se dyti, pse te krijohen raporte krahasimi? Pse u dashka te konkurojme? Gjinite duhet gjithnje te plotesojne njera tjetren.
 

bona

Primus registratum
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

po lexoj librin
MISOGYNY-- urrejte e femres nga ,mashkulli

te shkruar nga jack holland.
ka bere nje studim ky zotnia si jane poshteruar, djegur, zhdukur femrat nga meshkujt qe ne fillimin e njerzimit e deri me sot.

MESHKUJT NE ROMAN EMPIRE si linin femrat te edukoheshin. "po i dhe femres arsimim i ke dhene gjarprit me shume helm".

nje mik i imi nga shqiperia tha per femren shqiptare dy jane alternativat: o te kete trasheguar para nga babi ose te martohet me nje burre te pasur.

KUDO QE KAM LEXUAR , PARE VETE, JETUAR VETE FEMRA ESTHE ATTACUAR NGA MESHKUJT SIDOMOS NE SHQIPERI KUR ESTHE PARE SI NJE OPONENT I FUQISHEM I MASHKULLIT.

sic tha dhe dan brown:

KUR KISHA E PA QE FEMRA PO I RREZIKONTE FUQINE E SAJ TEK NJERZIT AJO E THIRRI para gjithe njerzve KURVE.
 

bona

Primus registratum
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

me thene te drejten mua personalisht me kane ataku me shume femrat se meshkujt.
 

mozaiku

Primus registratum
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

Bona , s'po flitshin per kete keta zoterinjte me siper...

Liria e femres, shume pak lidhet me arsimin e saj apo me pasurine. Liria ne pergjithesi lidhet me aftesine per te deklaruar ate qe je dhe kjo eshte ajo qe i mohohet femres ne Shqiperi.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

E megjithatë femra në Shqipëri ka qenë më e respektuar se kudo. Së fundi ka ndryshuar situata pasi në një anë Islami (më saktë Lindja) ka lënë markën e tij dhe nga ana tjetër konservatorizmi i shoqërisë shqiptare nuk ka lejuar futjen e zhvillimeve të shoqërisë perëndimore. Megjithatë nuk duhet kurrsesi të përgjithësohet çështja pasi ka patur ambjente ku femra ka qenë e lirë po aq sa edhe meshkujt.

Përsa i përket aspektit të seksit mund të them që femrat kanë qenë po aq të penguara sa edhe meshkujt. Duke patur parasysh pasojat (shtatzani e mundshme) femra ka vuajtur më shumë, së paku në qytete.
 

Gysi

Primus registratum
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

Perpara se te japesh konkluzione kontra duhet te kesh disa habere fillestare lidhur me funksionimin e shoqerive tradicionale. Si ndertohet dhe funksionon struktura shoqerore, cilat jane themelet e kesaj strukture, si ndertohet dhe funksionon sistemi i vlerave etj. duke i pare te gjitha keto lidhur me marredheniet gjinore ne keto shoqeri.
Pas kesaj duhet te studiosh femomenin e modernitetit, menyren e tij te te funksionuarit, problemet qe sjell dhe si perplaset ai me traditen ne shoqerite ne zhvillim etj.
Pastaj mund te fillosh dhe te mendosh se si jane duke u transformuar sot keto shoqeri, si funksionon procesi i modernizimit, ku ngecin dhe ngaterrohen vlerat dhe botekuptimet, dhe aq me teper se si funksionon feja ne kekte mes.
Ka pershtypjen se ti ngaterron jo vetem traditen (ku fut edhe fene ne menyre te thjeshtuar), por edhe moderntetin duke mos pasur te qarte menyrat e tyre te te funksionuarit. Nga ana tjeter ti mbivlereson modernitetin, duke e konsideruar si sistemi perfundimtar, i cili duhet te jete modeli definitiv qe duhet te ndjekin te gjitha shoqerite e sotme, si dhe nenvlefteson traditen, ku mblidhen te gjitha te keqijat, dhe qe eshte shembulli i keq, prej te cilit duhet te largohen te gjithe me vrap.
Nuk jane gjera kaq te thjeshta qe t'i japesh kaq kollaj drejtim.
 

Tiranas

Primus registratum
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

Mozaik, do doja te te kundershtoj, persa i perket, qe liria e femres, nuk kufizohet nga pasuria. Nje vajze qe eshte ekonomikisht e pavarur, eshte me e "lire", se sa nje vajze, qe pret, cafre ti blejne prinderit.
 

Ramses

Forumium praecox
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Well , e di kush eshte gabimi juaj ne diskutim , ju i lejoni emocjonet e forta personale tju erresojne gjykimin , nuk behet debat duke pasur mendime te tilla , nese debati doni qe te jete i shendetshem perdorni me shume fakte , e argumente , pra arsyetoni ne menyre llogjike...psh kur dikush thot ky eshte fakt e jo gjykimi im .. duhet ta argumentosh ate qe the me e jo te thoni eshte keshtu sic them une apo e kuptoj une dhe pike .. secili lejohet te kete opinionin e vete , dhe ju shume bukur mund ta shprehni por jo duke u acaruar apo duke u tallur etc etcccc ...

Flisni drejt edhe evitoni pergjithsimet .

[/ QUOTE ]

Me falni qe po ju pergjigjem kaq vone /pf/images/graemlins/tongue.gif E di si eshte puna qe tek ky shkrimi jot ja ke futur pak kot...Nqs i lexon tere shkrimet e mia kam qene shume i qete dhe kam dhene me shume argumenta e mendime se ty...Sa per pergjigjen qe dhadhe tek postimi qe bera per ate gocen Dahlia nqs e ve re me vemendje fjalen "me acarove" e kam shoqeruar me ":p:p:p:p", qe ne gjuhen virtuale messengeristike do te thote shaka ose te pakten nxjerr llapen jashte me shaka, dmth nuk eshte se u acarova vertet po thjesht po beja shaka me shkruesen qe me "akuzoi" padrejtsisht qe nuk kisha dhene argumente apo menyra zgjidhjeje te ketij problemi...Dhe me ate qe kam shkruajtur as kam dashur te imponoj ndonje mendim...Me vjen keq qe e ke marre kshu...Njeriu kur futet ne nje forum duhet te jete i kujdesshem kur interpreton nje mendim apo nje shkrim te forumistave te tjere...Meqenese ne po japim mendimet tona ne nje forum e nuk njihemi dhe nuk shihemi njeriu cdo shkrimi i jep tonin qe do...Dhe ti shkrimeve te mia i ke dhene "tonin" qe ke dashur vete e jo ate qe une jam munduar te shpreh...Ke bere edhe me shume shkrime se mua!!!! Nejse shpresoj qe femra te zere vendin qe i takon ne shoqeri e sidomos ne Shqiperi...Dhe sa per gocat qe vene shami ne koke ajo eshte zgjedhja e tyre sepse nuk besoj se i ka detyruar njeri ne shqiperi edhe pse nuk mund te jem i sigurt...Por nqs nuk i ka detyruar njeri atehere kjo eshte shprehja me e larte e lirise...Te vetvendosesh /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

Sot, në botë ekzistojnë modele femërore revolucionare në krahasim me dikur: ka femra që praktikojne body building, që kanë gjoks të formuar sikurse edhe meshkujt...ka femra drejtuese autoritare si edhe meshkujt, që paguajnë ushqimet dhe të tjera që i marrin; ka lesbike që kërkojnë të drejtat e tyre për fëmijë nëpërmjet metodës së mbjelljes artificiale; ka meshkuj që tridhen dhe marrin pasaportë si femra, prostituta që organizohen, femra ushtarake në ushtritë më të fuqishme të botës, kolonele me thonj me manikyr dhe buzë të kuqe, ka femra që shkruajnë libra mbi marrdhëniet e tyre seksuale, tregojnë emrat dhe përshkruajnë pozicionet, përmasat, e kështu me rradhë. Njëzet vjet më parë, do të ishte e pamundur të takohej një model i tillë femre...
Çfarë, tjetër, do të dëshironin femrat?
Liri, ja çfarë!
Liri për të mos patur frikë. Për të shpëtuar nga pasiguria. Liri për të mos iu nënështruar oreksit lodhës seksual mashkullor, për të cilin asnjë gjoks nuk është mjaft i madh, dhe asnjë kofshë nuk është mjaft e gjatë. Liri nga rrobat që duhet t’i veshë për të joshur. Liri nga këpucët me taka të larta që e shkurtojnë hapin për të na detyruar të vemë në dukje të ndenjurat. Liri nga e gjithëgjendura e përjetëshme bukuri rinore e shkruajtur në “trup”. Liri nga fyerjet, përbuzja, që vërshojnë nga raftet e kioskave ku shiten gazeta dhe revista. Liri nga dhuna, e gjithfarëllojëshme, përfshi fjalët e pista që përdorin meshkujt nëpër kantiere, të përgjuara edhe kur kryejmë nevojat personale, të ndaluara apo të ndjekura nëpër rrugë, të mërzitura nga kolegët e punës, të ngacmuara nga drejtuesi, të përdorura sadikisht apo kundër dëshirës sonë nga mashkulli që dashurojmë, apo të rrahura dhe terrorizuara nga një i panjohur, ose nga një grup.
Njëzet vjet më parë, (1970) ishte e nevojëshme të vihej theksi mbi lirinë seksuale... sot duhet nënvizuar e drejta e femrës për të mos iu nënështruar dëshirave të mashkullit, të refuzojë marrdhëniet intime derisa mashkulli të bëhet i ndërgjegjshëm...
Liria që kërkova njëzet vjet më parë, ishte liri për të qënë person, me dinjitet, i plotë, i shquar, i përkujdesur, me pasione, me krenari, veti që karakterizojnë çdo qënie njerëzore.
Liri për të vrapuar, thirrur, folur zë lartë për t’u ulur me këmbë hapur. Liri për të njohur dhe dashuruar Tokën e gjithçka sa noton, ecën dhe zvarritet mbi sipërfaqen e saj. Liri për të mësuar dhe liri të mësosh të tjerët. Liri nga frika dhe uria, liri fjale dhe opinioni. Pjesa më e madhe e femrave në botë janë ende sot të trembura, të uritura, të zhytura në heshtje dhe të përkufizuara nga norma fetare të çdo lloji, të fshehura, të ndrydhura, të sakatosura dhe të goditura...
Sot mund ta shikosh femrën eunuke në të gjithë botën...

Ja pra se çfarë shkruan autorja e librit, “Femra eunuke” Germaine Greer, në hyrje. Unë nuk shikoj asnjë dështim të lëvizjes feministe, përkundrazi autorja ka vazhduar të shtjellojë se ndryshimet gjinore, janë thjesht ideologjike. Çdo shtrembërim tregon imoralitet, në rast se bëhet fjalë për të tillë, në rast se nuk është kuptuar, atëhere është mirë që të mos shkruhet fare.
Të pretendosh si sociologjike, opinionet personale, për më shumë, të përkufizuara nga kurani, është thjesht një perversitet, veçanërisht kur theksohet ndryshimet fizike për të mbrritur në qëndrime të cilat përpunojnë dhe janë të përpunuara nga një idelogji e caktuar përbuzëse, e ndërtuar enkas për të shtypur femrën.
Nëse e keqja shikohet te veshjet uniseks (kaq në modë në vitet gjashtëdhjetë dhe që krijoi një shkrirje të gjinive, aspak me pasoja negative), pyetja që lind vetiu është: Po fustanella, veshja kombëtare e Shqipëtarëve të jugut ç’pasoja ka? E popullit grek, kilti i skocezëve? Pse këto nuk sjellin dëme, ndërsa uniseksi sjell? Kësaj i thonë, logjikë e mbarsue me një dështim të plotë.
Hipokrizia merr ngjyra karikaturiale kur në një mendim të mëparshëm përshkruhet femra si një qënie idilike, mungon edhe fyelli, disa kokë dhen që mërzejnë nën hijen e lisit dhe baresha faqekuqe e belhollë, këmbëshpejtë, si një flutur shkon tek bariu...pra kërkohet feminizmi dhe diçka e tillë tek shprehja fizike e tij. Kështu i tregohet vendi femrës, stoli, skulpturë që s’duhet lëvizur nga hapësira e shtëpisë, soditje. Nga ana tjetër kritikohet hedonizmi...!!! Po feminiliteti i kërkuar tek bukuria fizike, (i detyruar madje) pra ky lloj feminiliteti, çfarë është...? Kënaqësia jashtësore, pamore, që mëtohet nga qënia e kundërt (pasojë e një roli roli fatalisht të paracaktuar), ndryshe si quhet...? Hedonizëm, asgjë më shumë. Hedonizmi kërkohet si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Ja pra se sa shpejt bien brenda partizanët e biologjizmit. Por e keqja s’do të përfundonte këtu sikur mbrapa (anti)feminizmit të mos fshihej cinizmi, dëshira për ta mbajtur femrën nën tutelë. Asnjë ndryshim biologjik s’ka. Nuk dua të më merrni fjalë për fjalë, por ndryshimet janë thuajse të papërfillëshme. Dikush këtu e tha drejt, organet seksuale janë njësoj, të kundërt, në vendosje, drejtim, por jo në ndërtim.
Aristoteli thoshte se fati i njeriut përcaktohet nga rangu shoqëror, që ndryshonte jo nga të qënët femër ose mashkull, por nga të qënët i lirë ose skllav, Frojd mendonte se ishte tek anatomia, ndërsa për mijëra vjet, tek dijetarët dhe shkencëtarët, deri në shekullin e XVIII ishte përhapur mendimi se ekzistonte një seks i vetëm. Për kuriozitet, psh në ligjet islamike të mesjetës, seksi përcaktohej nga mënyra se si shurritej fëmija, më këmbë apo më gjunjë. Kjo do të thotë se organet gjenitale nuk kishin rëndësinë e përcaktimit. Madje deri në pubertet, thotë literatura, fëmija nuk ka një ndërgjegje të qartë për seksin, ose gjininë. Kjo do të thotë se, psh, nëse një fëmije tre vjeçar, mashkull, i japim një kukull, i mësojmë sjellje të cilat i përkufizojmë si femërore, psh, i japim grepin, gjilpërën, për të qëndisur, do t’i përvetësojë ato dhe do të sillet në atë mënyrë. Sikur të qe e lindur, biologjike, instikti do ta shtynte në të kundërt, gjë që s’ndodh, po ashtu, një vajzë trevjeçare, po ta mësojmë me lodra, të kështuthëna mashkullore, do të rritet si e tillë. Njeriu ka bërë ndarje në bazë seksi dhe i përdor këto ndarje për të krijuar veti e karakteristika, modele fonderie, shtrati ku ujrat e lumit rrjedhin detyrimisht, dy degë.
Ndarje shoqërore për të justifikuar shtypjen.
Psh, në spermën e mashkullit gjysma e spermatozoidëve janë femra.
Ç’mund të themi, psh për dikë që në jetën shoqërore është femër, pra, homoseksual, ndërsa nga penisi i tij dalin shëtitje, njësoj si tek çdo mashkull tjetër, spermatozoidë.
Gjinia, thotë, Judith Lorber, është një sajim njerëzor, sikurse gjuha, familja, teknologjia dhe si këto, e organizon jetën shoqërore të meshkujve dhe fermave kulturalisht dhe politikisht të përcaktuar.
Nëse vështroni pak me kujdes përreth do të vini re ndryshimet që po ndodhin. Krijimi i familjeve homoseksuale, zhdukja e punëve vetëm për burra, forma të reja të amësisë dhe atësisë, femrat në ushtri, pilote... e shumë e shumë të tjera, po u japin goditje të pariparueshme mendimeve që kërkojnë të përligjin përbuzjen ndaj femrës, përbuzje e bazuar në ndryshimet fizike.
 

Hellena

Primus registratum
Re: LIRIA E FEMRAVE NE SHQIPERI

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Well , e di kush eshte gabimi juaj ne diskutim , ju i lejoni emocjonet e forta personale tju erresojne gjykimin , nuk behet debat duke pasur mendime te tilla , nese debati doni qe te jete i shendetshem perdorni me shume fakte , e argumente , pra arsyetoni ne menyre llogjike...psh kur dikush thot ky eshte fakt e jo gjykimi im .. duhet ta argumentosh ate qe the me e jo te thoni eshte keshtu sic them une apo e kuptoj une dhe pike .. secili lejohet te kete opinionin e vete , dhe ju shume bukur mund ta shprehni por jo duke u acaruar apo duke u tallur etc etcccc ...

Flisni drejt edhe evitoni pergjithsimet .

[/ QUOTE ]

Me falni qe po ju pergjigjem kaq vone /pf/images/graemlins/tongue.gif E di si eshte puna qe tek ky shkrimi jot ja ke futur pak kot...Nqs i lexon tere shkrimet e mia kam qene shume i qete dhe kam dhene me shume argumenta e mendime se ty...Sa per pergjigjen qe dhadhe tek postimi qe bera per ate gocen Dahlia nqs e ve re me vemendje fjalen "me acarove" e kam shoqeruar me ":p:p:p:p", qe ne gjuhen virtuale messengeristike do te thote shaka ose te pakten nxjerr llapen jashte me shaka, dmth nuk eshte se u acarova vertet po thjesht po beja shaka me shkruesen qe me "akuzoi" padrejtsisht qe nuk kisha dhene argumente apo menyra zgjidhjeje te ketij problemi...Dhe me ate qe kam shkruajtur as kam dashur te imponoj ndonje mendim...Me vjen keq qe e ke marre kshu...Njeriu kur futet ne nje forum duhet te jete i kujdesshem kur interpreton nje mendim apo nje shkrim te forumistave te tjere...Meqenese ne po japim mendimet tona ne nje forum e nuk njihemi dhe nuk shihemi njeriu cdo shkrimi i jep tonin qe do...Dhe ti shkrimeve te mia i ke dhene "tonin" qe ke dashur vete e jo ate qe une jam munduar te shpreh...Ke bere edhe me shume shkrime se mua!!!! Nejse shpresoj qe femra te zere vendin qe i takon ne shoqeri e sidomos ne Shqiperi...Dhe sa per gocat qe vene shami ne koke ajo eshte zgjedhja e tyre sepse nuk besoj se i ka detyruar njeri ne shqiperi edhe pse nuk mund te jem i sigurt...Por nqs nuk i ka detyruar njeri atehere kjo eshte shprehja me e larte e lirise...Te vetvendosesh /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/smash.gif

[/ QUOTE ]

Nuk te fola ty personalisht por ne pergjithsi.
 
Top