LINUX

Faust

Primus registratum
Re: LINUX

Si fillim provo Suse ose Mandrake ose Red Hat.
Nese nuk te tremb ajo qe mund te gjesh perpara atehere hidhu tek nje slackware apo Debian
 

gurax

Pan ignoramus
Re: LINUX

Mund te provosh dhe MEPIS Linux. www.mepis.org
Eshte nje distibucion shume shume i ri, me nje ose dy CD, varet nese i do te dy apo jo, mund ta testosh si "Live System" (Fut CD ne drive, restart per boot nga CD-ja dhe shihe direkt ne pune, pa patur nevoje te instalosh dhe te nderhysh fare ne hard disk) e nese te pelqen, me opsionin "Install on HardDisk" e instalon ne hard-disk, ate qe tashme e ke pare dhe di se c'eshte, e ke testuar/vleresuar disi dhe ke krijuar nje ide se cfare te presesh. Kjo e fundit e rendesishme per ata qe jane fillestare.
Gjithashtu shume e rendesishme (mendoj une) eshte se do te gjeni qindra e qindra burime dokumentacioni direkt e atje, duke filluar qe nga c'eshte Linux dhe koncepti i punes, duke vazhduar me pas po te doni me teknika te avancuara per networking e deri dhe tek ana e lajthitur nga mend e kokes se si ta bejme Linux te na pergatise kafen cdo mengjes! (E vertete kjo, lol) /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Happy Linux-ing.

-----------------
"Did I ever tell you..."
 

gurax

Pan ignoramus
Re: LINUX

INFORMATIVE: Ceshtja "SCO"
--------------------------
Ne kete artikull mund te gjeni disa komente te shpejta te Linus Torvalds lidhur me akuzat qe ka bere SCO per perfshirjen e pjeseve nga kodi i UNIX (konkretisht sysV, jo Berkeley) ne Linux.

Nje shembull konkret ne diskutime gjate komenteve ishte si me poshte:
----
Authored by: Anonymous on Monday, December 22 2003 @ 08:57 PM EST
I have access to System V code, and while I have no doubt that what I am posting is completely legal, I decided to post anonymously.

I have done a fair bit of comparisons between SVR4.0.1 and Linux, and I've also compared with BSD and 32V. A couple of weeks ago, I commented (privately) that errno.h (in some architectures) looks the same (i.e. possibly copied).
Obviously the variable names and numbers match - but the comments match exactly too. If you look at 32V, or BSD, the comments do *not* match. In particular, it seems clear that the errno.h in the BSD that I looked at has a separate heritage - whereas some of the Linux errno.h's don't.

The biggest overlaps are in asm-mips/errno.h and asm-alpha/errno.h. (Actually, looking at the output from ESR's tool now, but without the source code in front of me, these matches might appear in other architectures too.)

For example, look at the definition of ESPIPE in 2.4.23 asm-alpha/errno.h:
#define ESPIPE 29 /* Illegal seek */

This is 1 of at least 50 lines (in errno.h) that matches exactly, including comment.

While you can argue that comments etc. can't be protected by copyright - I would also feel better if someone could point out a public unprotected place that these comments might have come from.
----
Pergjigje ndaj kesaj ishte:
----
The errors... are in two files, asm-mips/errno.h and asm-mips64/errno.h .
and the file asm-mips64/errno.h has the same comment plus two more lines "Copyright (C) 2001 Silicon Graphics, Inc." and, in the next comment, "These error numbers are intended to be MIPS ABI compatible":
Code:
/*
 * This file is subject to the terms and conditions
of the GNU General Public
 * License.  See the file "COPYING" in the main
directory of this archive
 * for more details.
 *
 * Copyright (C) 1995, 2001 by
Ralf Baechle
 * Copyright (C) 2001 Silicon Graphics, Inc.
 */
#ifndef
_ASM_ERRNO_H
#define _ASM_ERRNO_H
/*
 * These error numbers are intended to be
MIPS ABI compatible
 */
I guess, this explains the origin of those numbers and comments, and reason why they are specific to SGI architecture -- MIPS ABI documentation contains them.
----------


Ne nje kendveshtrim komik, pretendimet dalin te llojit:
Code:
 #define TRUE 1
 int i;  /* (c)SCO 1998 */
 
 if (i == TRUE)
    exit(1);
Variabli i eshte me te drejta autori! :eek:


--------------
"Have I told you lately..."
 

Furor Aquila

Primus registratum
Re: LINUX

Faleminderit Gurax dhe Faust per sygjerimet....
Kam nje komjuter te vjeter dhe te ai po i bej experimentet me Linux. Nuk dua ta bej dual-boot akoma te laptopi se mos e prish fare.
Shkarkova Slackware dhe po e provoj te ai kompjuteri i vjeter. Doja te filloja me Red Hat por ishte shume i ngadalte shkarkim keshtuqe mora Slackware ne vend te tij.
Knoppix gives a little taste of Linux. Eshte i vogel dhe "it loads itself" ne RAM.
Kur te shkoj mbrapsh te konvikti (kan T3 /pf/images/graemlins/smile.gif ) do ta provoj ate MEPIS.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: LINUX

Një koment jo i zakonshëm mbi ecurinë e ndeshjes Windows - Linux dhe reagimin e industrisë IT:


Industria IT po i largohet Microsoft-it

Koment Në fillim qe Microsoft-i. Mandej shpërtheu.

Nga Charlie Demerjian: E dielë 28 Dhjetor 2003, 11:31 Marrë nga The Inquirer

Artikulli në origjinal: http://www.theinquirer.net/?article=13350

Përkthimi si HTML: http://users.otenet.gr/~bbleta/IT.html

Ku e ku, qëllon një kthesë e madhe në industri. Kthesat zakonisht nuk janë të dukshme para se të ketë kaluar shumë kohë që kur ndodhën, duke ju bërë të shihni pas dhe të thoni: "Ah po, ndryshe ishin gjërat atëherë".

Jemi duke përjetuar një kthesë të madhe në industrinë IT në këtë çast, dhe nëse dini se ku të vështroni mund të shihni si po ndodh ajo. Kjo kthesë ka të bëjë me Microsoft-in dhe lëvizjen ''burim i hapur''.

Deri fare vonë, Microsoft-i zotëronte gjithçka në tregun e kompjuterave personalë, fundin dhe kryet bashkë. Skaji i poshtëm i takonte Palm-it, kryet Sun-it, IBM-së e të tjerëve. Në mesin e gjerë e të butë, gjendej Microsoft-i dhe vetëm Microsoft-i.

Cilido që e sfidonte blihej, i viheshin stërkëmbësha teknologjikë, ose zakonisht rrëzohej poshtë me rengje të qelbur, konkurencë të pamëshirshme, ose në raste të rralla, me një prodhim më të mirë. Lista e të dështuarve do donte më tepër rreshta se sa ç'lexon në vit dikush.

Netscape, Stac, Wordperfect, Novell, e të tjerë janë mes viktimave të njohura. Ata që mbijetuan teknikisht, janë fantazma të vetvetes së dikurshme.

Tamam kur shtypi shpall pamundësinë e cilitdo të sfidojë bishën e Redmond-it, Microsoft-it po i rrëshqet kontrolli. Sikundër cilado shoqëri e përballur me një humbje shumë të madhe të pjesës së tregut, Microsoft-i është duke vepruar si pritej, duke pretenduar që kjo nuk po ndodh, dhe duke buzëqeshur kur pyetet rreth perspektivave. Nga brenda, Microsoft-i është i lebetitur.

Një nga shoqëritë më të pasura mbi dhe, e drejtuar nga një nga njerëzit më të pasur mbi dhe, e trembur? Ç'doni të thoni?

I vrarë, i Prerë dhe i Katërmujorzuar
Për ta zgjeruar kuadrin, Microsoft-i del, çdo katërmujor, më mirë se ai i mëparshmi. Kurdoherë që tipat financiarë kapen me fitimet e katërmujorit, Microsoft-i përherë ja del të nxjerrë nga kapelja e tyre ca qindarka më tepër, dhe t'ua kalojë këtyre fitimeve. Truma kolektive e çakejve dhe krimbave të njohur si ''Wall Street'' rri mefshtas, nofullmbërthyer, në mahnitje, dhe i jep vetes duartrokitje golfi me gjysmë zemre. Laj e thaj çdo katërmujor, përfshi mahnitjen e ''analistëve''.

Se si bëhet kjo nuk është reng. Bëhet fjalë për marzhe fitimi mbi dy produktet kryesorë tej tetëdhjetë përqindshit. Pjesa tjetër e produkteve, prej ''handhelds'' te MSN dhe Xbox janë humbje të frikshme paraje. Financat e tyre janë kaq opake dhe të paraqitura keq, sa të mund të kalohen para nga një pjesë e shoqërisë te një tjetër pa e vënë re njeri. Bëre shumë para në një katërmujor? Vëri mënjanë në sirtarin e emërtuar investime, ose fshij nga defteri ca humbje. S'dalin numrat? Shit ca asete dhe dil me ''fitim''.

Përmbledhur, (Microsoft-i, b.b.) ka mundur të shfaqë një kurbë fitimi të butë dhe ''surprise on the upside''*** sa herë që raporton për katërmujorin. Monopolet, dhe thuajse asnjë kosto për të patur produktin fizik veç shpenzimeve R&D*, kanë përparësitë e tyre.

Korporatat bërtasin Linux
Një vit më parë, gjërat filluan të ndryshojnë. Thirrjet se Linux-i mund të rrëzonte nga froni Microsoft-in mbetën po ato, por pati një kthesë në reagimin e korporatave ndaj kësi thirrjesh. ''CxO''-t zunë të thonë ''pa më trego për të''. Në një ekonomi në rënie, falas është shumë më lirë se qindra dollarë, dhe pafundësisht më tërheqëse. Linux filloi të fitojë terren me klientë realë e pagues, që e përdorin për punë reale, në botën reale, realisht.

Deri atëherë, Microsoft-i thjesht e pat shpërfillur kërcënimin e pinguinit. Mandej filloi të kundërvepronte me FUD-in** e zakonshëm, qarkore Halloween, trajtesa të ndryshme dhe studime të blera pa takt. Në një farë mënyre, njerëzit nuk e hëngrën faktin që $1,000 për kokë të ishte më lirë se falas, e kështu Microsoft-it ju desh të kalonte në taktikë tjetër. Meqë s'mund të blinte shoqërinë që prodhoi Linux-in, pasi GPL i dilte para të zakonshmes ''përqafoji dhe zgjerohu'', dhe njerëzit thjesht vazhduan të urrejnë Microsoft-in për tërë belatë që ajo ka shkaktuar ndër vite, shoqëria e pa vetën ngushtë. Si konkurroni kur tërë rengjet e qelbura ose janë të pazbatueshëm ose dështojnë, dhe trastat me para s'mund të blejnë daljen prej vrimës ku ke rënë? Thjesht, konkuroni sipas rrugëve të tyre.

Veç gjashtë muajve të fundit, kur ishte hera e fundit që Microsoft-i uli çmimet, ose bëri gjësend tjetër veç një grimë uljeje në diçka? Po, e saktë, kurrë. I përballur me humbje në tregun ''zyrë për shtëpi'' karshi OpenOffice/StarOffice, në terrenin server karshi Linux-it, në baza të dhënash karshi MySQL, dhe në desktop karshi Linux-it në një të ardhme jo të largët, çfarë mund të bënte? Të sillte në mendje ulje çmimesh për ata që vlejnë më shumë, adoptuesit e hershëm dhe të tjerë segmente kyçë.

E para prej këtyre uljeve synonte MySQL, me versionin për zhvilluesa të SQLServer që hëngri hanxharin në 80 për qind. Mandej krijoi një ''fond ryshfetesh'' për të parandaluar shoqëri dhe organizma të rangut të lartë t'i japin Linux-it tërë atë përparim në vijën e frontit. Mandej doli me një version ''nxënës e mësues'' të Office-it. Ndihmëz për lexuesit: nëse nuk paguani $500 për ''office'', versioni i ri nuk ju detyron të provoni që jeni nxënës apo mësues, si i mëparshmi. Asnjëra prej këtyre taktikave nuk pati efekt, dhe një nga arsyet që gjërat nuk venë si shpresonte Microsoft-i është skema e vet e aktivizimit të produkteve si rrëmihje parash. Pa nisur debatin e vjetër rreth kostos së programeve të piratuar, është e zorshme të kundërshtohet fakti që edhe me numrat që jep rreth piraterisë, Microsoft-i ende nxjerr një miliard dollarë për katërmujor ose edhe më. Po të mos ishte pirateria, filizat e Gates-it (të vegjlit 1.0 dhe 2.0) do mund të shkonin në një shkollë të mirë. Qani për ta. I mençëm siç është, Microsoft vendosi t'i shtrydhë edhe pak përdoruesit, dhe përkundër frikës mjerane të vet zuri të shohë që njerëzit parapëlqenin të kishin mundësitë paksa të reduktuara të OpenOffice-it për një ulje $500 për makinë. Kush mund ta merrte me mend këtë përfundim? Pashë këmbën, pashë pisqollën, pashë pisqollën, ja vesha këmbës.

Strategjia tjetër e fitores ishte rrethimi i arabave, dhe kyçja e gjindjes brenda në to. Nëse ua bëni të pamundur programeve të tjerë të japin e marrin me tuajët, dhe mallin tënd deri diku të lirë, njerëzia do tufëzohet rreth këtij, drejt? Hmm, deri në një pikë, të paktën deri sa të mbruani urrejtje dhe njerëzit të kenë një tjetër mundësi.

Licensimi 6.0, i riu ''merrni me qera në rrugë e sipër, por bëni kështu në kurrizin tonë'', qe përshpejtuesi këtu. Kur u propozua kjo skemë, njerëzit ja dhënë të qeshurit. Kur Microsoft-i tha: ''kështu ose paguani çmimin e pazarit'', njerëzit u kapsallitën, dhe pak prej tyre bërtitën ''monopol''. Në këtë kohë njerëzit filluan ta marrin Linux-in seriozisht.

Besëthyerje, Besëthyerje
Kur Microsoft-i vendosi një afat për licensimin 6.0, njerëzia ju shmang. Përkrahja qe më pak se 100% e asaj që pritej, kështu që kapsalliti sytë dhe e shtyu afatin i cili nuk qe në gjendje të shtyhej. Njerëzia prapë nuk u tufëzua rreth planit, ndaj Microsoft-i shtrëngoi vidad dhe, hmm..., u kapsallit prapë. Sapo qe e qartë që klientët nuk e shikonin 100% plus rritjen e çmimeve si një përfitim, dhe Microsoft-i dukej përherë e më i dobët pas çdo vonese, reshti së shtyri. Cilido vëzhgues i arsyeshëm do ta shënonte në dërrasë të zezë humbjen e një të tretës së bazës së klientëve, e në të njëjtën kohë tjetërsimin e saj, si një katastrofë të plotë.

Microsoft-i e kaloi këtë si një shenjë që njerëzia nuk kuptoi tamam bujarinë që rrezatohet prej Redmond-it, kështu që e sheqerosi qypin duke ofruar kafshata për të lëkundurit. Kjo përfshinte ritrainim dhe gjëra të tjera, por jo ulje çmimi. Që ishte vija e shenjtë që nuk duhej kaluar kurrë. Për pak. Njerëzia prapë nuk u tufëzua, dhe klientët ''high profile'' filluan ta lini barkën. Ç'të bëjmë, ç'të bëjmë?

Përgjigjja qe t'u dilej para besëthyerjeve duke ofruar ulje masive çmimesh. Dërguar tek emrat e mëdhenj si karrem për të vegjlit. Kërcënim pas skenash. Bëni ç'të jetë e mundur, dhe kur Microsoft-i thotë ''çfarëdo'', jini të qetë që ka gjëra që asnjë prej nesh s'i ka çuar nëpër mend se mund të vihen në lojë me finesën e një vareje.

E çuditshmja është që as kjo nuk doli gjë. Njerëzia i ra kalemit. Me kyçje të shtrenjta nga njëra anë, dhe programe më të lirë dhe më ndërveprues nga ana tjetër, filloi të zgjedhë rrugën më pak të shtrenjtë. Imagjinoni. Besëthyerjet ''high profile'' zunë fill me një rregullsi gjithnjë e më tepër, dhe Redmond-i kish mbetur thuajse pa rengje.

Disa besëthyerjeve ju dol përpara, si qeverisë Tailandeze, që paguan $36 për Office dhe Windows XP vjen me 95% ulje krahasuar me çmimin e zakonshëm. Ka, mbase, pazare të tjerë të ngjashëm, gjetkë, për të cilët nuk kemi dëgjuar. Për secilën nga fitoret e Microsoft-it, kish dy ose tre të Linux-it. E më tej katër apo pesë. Tani nuk është më një ndeshje. Besëthyerjet ''high profile'' si në qytete, qeveri dhe, mbani frymën, IBM, janë thjesht maja e ajsbergut, dhe thuajse të tërë janë duke shikuar tek nismëtarët për të parë nëse ja vlen t'u shkohet pas.

Nëse del se këto pak shoqëri ja dolën mbanë, prisni të happen portat e shkarkimit, dhe gjithëkënd të vijojë pas tyre. Të meta e sigurisë si pasojë hartimi, që i bëjnë progamet Microsoft të pasigurtë, janë vetëm diçka shtesë për mjerimin e përgjithshëm. Çdo ditë që një shoqëri e pëson për shkak krimbash apo virusesh fillon rivlerësimin e programeve Microsoft. Kur të vijë radha e pazareve për kontratat e ardhshme, kujtimi i pastrimeve tërë natën tenton të peshojë rëndë në mendjen e shumë CIO-ve dhe CTO-ve.

Numrat e katërmujorit të fundit treguan diçka që s'kish ndodhur më parë – numra Microsoft në vend. Mallkuan për këtë shoqëritë e mëdha që u treguan të papërmbajtura të nesërmen e krimbit Blaster. Por po qe se ndaleni dhe mendoheni për këtë, shumica e shoqërive janë në Licensimin 6.0 ose kontrata të tjera afatgjata, ndaj të ardhurat e dala prej tyre janë të qëndrueshme. Ata që do blejnë produkte Microsoft kështu do bëjnë, ata që ikën, ikën. Një shoqëri e madhe nuk shtyn blerje si këto për një katërmujor, për shkak të një të çare sigurie: ose do t'u skadojnë licensat për bythësh, ose do të blejnë programin si patën parashikuar dhe të shtrohen mbi të nëse është absolutisht e nevojshme. Diçka bie erë në këtë spiegim.

Nëse Microsoft nuk del dot me një ''upside surprise''***, diçka vete shumë keq. Duhet të mundë rrugën**** tani, ose i del magjia trukut, dhe kjo ka atë pasojën e shpifur në çmimet e aksioneve. Nëse Microsoft-i nuk arriti parashikimet këtë katërmujor, kjo do të thotë që ose nuk mundi, ose pat vendosur me vetëdije të kundërtën.

Të të mbarohen ecejaket
Nëse Microsoft-i nuk ja del dot shifrave, kjo tregon që po i mbarohen ecejaket, që klientët kryesorë po pazarepsin rëndshëm, dhe Microsoft-i po bën lëshime. Pa miliarda për t'i hedhur në produkte me humbje si XBox dhe MSN, a mundet këto prona të mbijetojnë? Nëse nuk munden, atëherë do të bënit një Microsoft më të shëndetshëm financiarisht, por a do ishte ende Microsoft? A mund të ofrojë një zgjidhje përfundimtare nëse e gjeti veten të pazotin të kontrollojë Internetin? Do ishte në gjendje të ndeshej në betejën e telefonave pa dalë rastësisht prej saj me një humbje me nëntë shifra? Sa kohë i duhet botës ''set top box'' të fillojë të nxjerrë para?

Ana më shqetësuese për shoqërinë është nëse Microsoft-i vendos të raportonte çfarë po ndodh në të vërtetë. Kur vjen puna te numrat, Wall Street-i është në një terren la-la ushqyer prej Microsoft-it. Aksionet janë lartë në absurd, dhe si pasojë, priten të bëjnë diçka si këmbim. Sapo të pushojnë së bëri këtë, bëhen shumë më pak të vlefshëm. Dhe kur mdodh kjo, zotëruesit e aksioneve dhe (Wall) Street-i zënë e pyesin tërë ato pyetje të shpifura të cilave drejtuesit nuk dëshirojnë t'ju përgjigjen. Nëse aksionet bien plumb, ato mundësi për të cilat Microsoft-i është i njohur, si shtysa nëpunësish bëhen përherë e më të shtrenjta, e morali bie. Shkurt, gjërat bëhen të shëmtuara.

Për Microsoft-in, të kthejë me dashje shoqërinë në këtë gjendje, do të sinjalizonte asgjë më pak se një rrëmet, një që do t'i sillte shoqërisë me dashje mjaft dhimbje. Nuk mendoj dot dikë ta bëjë këtë qëllimisht veç në i ka shpatullat për muri dhe nuk ka tjetër rrugëdalje. Një rrugë mjaft më e mençur do ishte të dilej butë butë prej këtej përgjatë disa vitesh, dhe të shndërrohej dalngadalë shoqëria. Në këtë mënyrë ende do të mundnit të parapërgatisnit kopenë e analistëve, dhe shpëtoni deri diku pa u prekur.

Nëse më duhet të hamendësoj, do thoshja se konkurenca ka filluar ta shtyjë Microsoft-in në një luftë çmimesh, dhe çdo budall mund t'ju tregojë që një luftë çmimesh kundër falas-it nuk është një gjë e mirë. Nuk më besoni? Thjesht shkoni e pyesni Netscape. Oh, si gërryen krimbi! E luftrat e çmimeve janë shkatërruese, dhe do ta fundosin Microsoft-in më shpejt se sa të shqiptoni "$50 miliardë në bankë". Microsoft-i mund t'ja lejojë vetes të ulë çmimet por pas ca kohe ato ulje $10 milionëshe çmimesh fillojnë e mblidhen. Thjesht kjo nuk ka për të funksionuar kur gjithkush të dijë të vërtetën e thjeshtë rreth Linux-it.

Fjala është që, nëse jeni duke pazarepsur me Microsoft-in, dhe nxirrni një kuti SuSE apo Redhat, çmimet bien 25 për qind prej pazarit më të mirë që ju mund të kishit arritur. Nxirrni një studim të hollësishëm KII (kthim i investimeve), dhe një tjetër 25 për qindësh bie, mrekullisht. Doni akoma? I thoni Microsoft-it që faza pilot e provave shkoi paq, dhe që Java Desktop prej Sun-it duket vërtet spektakolare në një desktop Gnome të sajuar me porosi për ndërrmarjen tuaj, ndërkohë që kostot e trainimit janë thuajse nul.

Nuk është e zorshme t'i vihet shkelmi Microsoft-it këtë kohë, sërish e sërish – të jesh përfaqësues i Microsoft-it duhet të jetë punë e rëndë. Dhe çfarëdo të bëjë ky, njerëzia vazhdon ta lerë barkën.

Kompjutera të Besueshëm
Puna është që Microsoft-i thjesht nuk është i besueshëm, anketat e dyshimta lënë mënjanë. Kjo dije po shpërndahet në rangjet e drejtuesve. Microsoft-i e ka zakon premtimin e gjërave për përdoruesit, por jo dërgimin e tyre.

Siguria është një shembull i mirë. Ca vite më parë, Microsoft-i premtoi të ndalojë punën mbi XP dhe të bëjë një mbikqyrje sigurie dhe ritrainim. Çdo gjë do të ishte vaj pas kësaj, thosh, na besoni. E kështu bëri njerëzia. Blaster, Nachia, dhe një trumë të tjerë ilustrojnë atë që Microsoft-i nuk bëri asgjë as afër një përpjekjeje të sinqertë.

Pra, ç'vjen prej Redmond-it sot? Ajër i nxehtë dhe video dance nga Ballmer-i realizuar në Macs. Djali majmun është i lezeçëm për t'u parë, por pas një nate të tërë kufizimesh duke arnuar rrjetin, me përgjegjësin që ju gërthet, i del lezeti. Ju kujtohet po i njëjti Ballmer që tha se Microsoft-i nuk do të lëshojë paketë shërbimesh për Win2K para se të ishte e përsosur? Po e njëjta mbikqyrje sigurie për XP që do të fshinte mundësitë e ndodhjes së çfarëdo gjëje të ngjashme me Blaster? Ka ndonjë që mendon se masat do të blejnë lëshimin pasues? E vërteta është që ato do blejnë, dhe Microsoft-i e di këtë.

Shprehja ''do të ndreqet në gjashtë muaj, na besoni'' duket të ketë një fuqi magjike kur rrezatohet nga Microsoft-i. Sa herë që dikush, i madh mjaftueshëm, vjen me një listë ankesash, lajmërohet një iniciativë, del një paraqitje elegante Powerpoint, një duzinë njoftime shtypi, një fjalim i Gates-it, dhe një dorë gjërash të ndritshme për të hequr vëmendjen e njerëzve.

Mbetet fakt që siguria ka ardhur duke u keqësuar përvit që prej lëshimit të Windows 95. Një djall kronike, nuk ju duket? Fakt është që për të parën herë të ardhurat e Microsoft-it janë në vend, ka konkurencë, dhe mallkohen publikisht rrëmete sigurie për humbjet monetare.

Sidoqoftë, kultura në Microsoft , parashikon ndryshim. Në Forumin e Zhvilluesve të Intel-it, vjeshtën e fundit, isha duke biseduar me një person të nivelit të lartë i ngarkuar me sigurinë, dhe u fjalosëm se si Microsoft-i mund t'ia dilte të ndreqte gjërat. Pyeti pyetjen e duhur, dhe i dhashë përgjigjen e duhur: besim. Plus, hidhni tej gjithçka keni dhe filloni sërish. Nuk e mori vesh. Jo, më shumë se aq, qe i papërshkueshëm nga gjërat që i thoshja, kultura është kaq e rrënjosur sa e vërteta nuk mund ta depërtojë. Microsoft-i nuk mund të ndreqë të metat që shpien te probleme sigurie sepse nuk janë të meta, janë zgjedhje hartuesish. Kur u përball me Java, Microsoft-i reagoi me ActiveX-in. Ky, thosh, mund të bëjë çdo gjë që nuk e bën dot Java, sepse Java qe në një ''sandbox''***** dhe programet nuk dilnin dot prej andej.

Mbetet fakt që e tërë infrastruktura e Microsoft-it bazohet në hartime me të meta thelbësore, dhe jo kod me të meta. Këta hartime nuk mund të ndryshohen.

Për t'i ndryshuar, Microsoft-i do të duhej të zbrazte tërë API-t ekzistuese dhe të cënojë përputhshmërinë me gjithçka deri më sot. Nëse Microsoft-i bën këtë, do të ketë mundësinë të ndreqë hartimet që molepsin linjën e produkteve të tij.

Çka dyshoj se do ta bëjë. Net, struktura e re e sigurtë, dhe e krijuar me sigurinë në mendje, ju lejon të hyni në ''rrugët e vjetra''. Por, nuk parashikohet ta bëni, ama ka që e bëjnë në një farë mënyre, dhe ''hackers'' do ta bëjnë. Microsoft-i dhe klientët e tij i janë ngjitur përputhshmërisë prapavepruese në një mënyrë që e bën një të varur ndaj heroinës të duket qesharak.

Dhe nëse Microsoft-i ndërron rrugë, çfarë shtyse do keni për t'u ngjitur te Microsoft-i? Nëse ju duhet të filloni nga fillimi për të krijuar zbatimet tuaj në këtë mjedis të ri, të sigurtë, Microsoft, do të paguani qindra mijë dollarë për të ecur në rrugën e Microsoft-it, apo atë $0 për ecur me Linux?

Fillim nga e Para
Zënia fill nga e para bën zero një përparësi që ka Microsoft-i, kod të plotë dhe një ekip të stërvitur. Migrimi dhe ritrainimi përmenden haptas në tërë trajtesat e Microsoft-it, dhe nëse ju duhet të hidhni tej tërë këtë, çfarë shansi ju mbetet?

Nën dritën e ''s'do të bëjë dhe s'mund të bëjë'', Microsoft-i është atje, dhe kqyr se si pjesa e vet e tregut ka filluar të hahet. Kjo ndodhi ngadalë fillimisht, por topi i borës po rotullohet. Pak vetë kanë filluar të shohin sipër kodrës dhe të vënë re këtë gjë të madhe që rrokulliset drejt tyre, dhe disa janë aq të zgjuar sa të hiqen anash rrugës.

Ndryshimi i madh në industri po ndodh, dhe jemi në pikën e kthesës. Kqyrni me kujdes njerëz, dhe lexoni me kujdes çdo njoftim për shtypin. Nëse e shihni tablonë e plotë, kjo është një kthesë që nuk do të jetë një surprizë gjatë shikimit prapa.

* - Research & Development. Departamenti i Kërkimeve dhe Zhvillimit në një ndërrmarje.

** - Fear, Uncertainty, and Doubt. Frikë, Paqartësi dhe Dyshim, të cilët ''injektohen'' në mendjen e një klienti të mundshëm që është duke shqyrtuar prodhime konkurrentë.

*** - ''Upside surprise'' është një term tregu aksionesh. Me pak fjalë do ishte arritja nga ana e një shoqërie e një vlere aksionesh të saj më të madhe se sa parashikimi i analistëve, për habinë deri diku të të gjithëve.

**** - ''street'' në origjinal, nënkupto: Wall Street-in

***** - Një mjedis i mbrojtur dhe i kufizuar ku programe si p.sh. programe Java lejohen të ''luajnë'' pa rrezikuar të dëmtojnë pjesën tjetër të sistemit.


Përktheu: Besnik Bleta

©Përkthyer dhe botuar me pëlqimin e plotë të autorit.
 

ludwig

Primus registratum
Re: LINUX

kam disa pyetje rreth linux.

provova knoppix 3.1 dhe mandrake linux 9.1 per disa kohe dhe me then te drejten nuk ishin keq. tani dua te instaloj njerin po nuk jam shume i sigurt per 'fuqite' e linux ne pergjithsi.

desha te dija:

1-Ne windows xp qe kam tani perdore norton internet security dhe kontrolloj shumicen e hyrje-dalje ne internet. c'fare lloj firewall ose dicka te tille ka linux?

2-Meqenese programoj ne VC++ 6.0 nuk do me interesonte shume linux nqs nuk mund te bej gje me VC++6.0. A ka kompilues te ngjashem me VC++6.0 ne linux?

3-Me windows xp lidhem ne internet me ane te nje lan(TCP/IP dmth. nje ip 'constante', subnet mask, default gateaway, DNS server etj). di ndonjeri si mund te konfiguroj knoppix ose mandrake per kete?

keshillat jane te mirepritura
 

voodoo

Primus registratum
Re: LINUX

Per VC++ nuk e di por mendoj se ndonje te ngjashem per Linux duhet te kete. Ndersa persa i perket pyetjeve te tjera ekzistojne te njejtet programe edhe ne linux, sidomos kur behet fjale per Mandrake.
 

ludwig

Primus registratum
Re: LINUX

faleminderit voodoo.

me ka dale nje problem tjeter se. provova te instaloj mandrake 9.0 po duhet te krijoj nje partition ne fillim. tani kam vetem nje basis partition NTFS por me windows nuk arrij as ti ndryshoje madhesine as te krijoj nje partition tjeter. cd e linux ka vetem opsione per te formatuar ndersa per te krijuar partition duhet te kesh nje hapsire boshe. me duket se duhet te instaloj gjithcka nga fillimi, bashke me windows. provova edhe partition magic 8.0 po edhe ky nuk doli gje.

ka ndonjeri ndonje ide si mund te krijohet nje partition per linux me kushtet qe shkruajta me siper?
 

ludwig

Primus registratum
Re: LINUX

nuk me jep asnje gabim.

ne fillim ndryshoj madhesine e primary partition per te krijuar vend bosh. pastaj tek vendi bosh bej 'create as logical partition, type:linux ext3,cluster size default'. te gjitha keto vihen si 'Pending Operations' dhe pasi bej apply duket sikur punon, por gjithcka kthehet si me pare dhe asgje nuk ndryshon.

une kam partition magic 8.0 si evaluation version dhe me jep nje tabele per te ma kujtuar. nuk e di nese eshte ky shkaku.

kam ven re edhe nje gje tjeter. pervec primary partition windows xp perdore edhe nje partition tjeter qe eshte vetem 7.8 MB dhe kete pjese partition magic e merr si unallocated space. kur une zvogeloj primary partition ato 7.8 MB i bashkohen vendit bosh dhe duhet te formatohen si linux ext3. gje qe eshte e pamundur sepse ato 7.8 MB perdoren nga XP. edhe CD i windows xp( provova te krijoja nje partition nga ai cd) nuk e fshin ate pjese per te njejten arsye qe thashe me larte.

primary partition qe kam une eshte NTFS jo FAT ose FAT32, mbase ka te bej edhe kjo.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: LINUX

Ahaaaaaaaaaa!

Kam frikë se PM 8, që ke, në fakt nuk e ke! Më kujothet nja dy herë që kisha provuar nga PM 8 revistash, dhe isha në po atë qerthull që je ti.
Bëhet fjalë për version "demo" e thënë me një fjalë tjetër: "evaluation".
Të duhet një Partition Magic faktik, me një fjalë.
Ose çfarëdo programi tjetër që bën të njëjtën punë.
Mbase dikush që punon me XP, mund të të thotë edhe ndonjë rrugë të tërthortë. Provo të kërkosh ndihmë në
irc.freenode.net, #alb-linux.
Hair inshallah!
 

lor

Primus registratum
Re: LINUX

Përshëndetje ludwig,

Fillimisht postuar nga ludwig:
[qb] ...
provova knoppix 3.1 dhe mandrake linux 9.1 ...[cut] [/qb]
Nuk ke nevojë për Partition Magic: veglat e i ke në dorë. Knoppix përmban një program grafik "klon" i PM që quhet "QTParted". Përdorimi është i thjeshtë: hap një konsolë dhe shkruaj "sudo qtparted" (pa thonjëza) dhe do të hapet Particion Magic për Linux :)

E njëjta gjë për Mandrake 9.1: gjatë procesit të instalimit të jepet mundësia e krijimit apo ndryshimit të madhësisë së particioneve ekzistues.

Nëse ke vështirësi, Besniku ju ka dhënë adresën nga ku mund të kërkoni ndihmë.
 

ludwig

Primus registratum
Re: LINUX

knopix qe perdore eshte ne cd, jo i instaluar. nuk ka program te quajtur qtparted edhe komanda sudo qtparted nuk punonte. ndersa me mandrake e di qe mund ti ndryshosh madhesine, por ky proces fshin edhe te gjitha datat, dmth ne kete rast fshihet windows xp dhe duhet ta instaloj nga e para.

do provoj te marre PM8 nga ndonje vend tjeter.

faleminderit per ndihmen djema dhe nqs keni ndonje sugjerim me shume mos u kurseni
 

lor

Primus registratum
Re: LINUX

Knoppix është një Linux live-CD dhe nuk ka nevojë t'a instalosh në HD për të kryer veprimet që dëshiron, sidomos për particionimin e disqeve.
Përsa i përket qtparted ke të drejtë: përfshihet në knoppix duke filluar nga versioni 3.2. Programi i përdorur për të ndryshuar madhësinë e particioneve me filesystem NTFS quhet ntfsresize. Ky program përfshihet në QTParted (pra që përmbahet tek knoppix 3.2 e sipër) si dhe përdoret nga disa shpërndarje linux gjatë fazës së instalimit të tyre. Midis këtyre shpërndarjeve bën pjesë edhe Mandrake duke filluar nga versioni 9.1 (përdoret gjithashtu nga SuSE, Libranet, MEPIS, ADIOS, etj).

Përsa i takon Mandrake, nuk është e vërtetë që shkatërron të dhënat e XP/2000/2003 në fazën e instalimit dhe gjatë resize të particionit NTFS: duhet të kesh defragment-uar particionin NTFS fillimisht dhe të jesh i sigurt që ke hapësirë të lirë në të. Mandrake përdor dy metoda për particionimin e HD: "Partitioning Wizard" dhe "Custom disk partitioning". Ju këshilloj të përdorni metodën e dytë, m.q.s. nëse ndesh në probleme gjatë ndryshimit të madhësisë së particionit NTFS ju paralajmëron me një mesazh të tipit: "After resizing partition X, all data on this partition will be lost" (pra duhet anulluar procesi); metoda e parë nuk të jep asnjë lloj paralajmërimi por thjesht ju hedh në plehra të dhënat e winXP.
 

ludwig

Primus registratum
Re: LINUX

NTFS e defragmentova dhe kam 57% vend te lire(gjithsej kam 18 GB).

kur provoj te instaloj mandrake dhe te bej resize me jepet pikerisht mesazhi qe that juve "After resizing partition X, all data on this partition will be lost".

sidoqoft tani po marr nga kazaa PM8 qe eshte i plot besoj. te shikoj njehere c'mund te bej me ate.
 

ludwig

Primus registratum
Re: LINUX

Besnik Bleta kishte te drejte. shkarkova PM8.0 nga kazaa dhe reagoj ndryshe nga ai i shareware(megjithse rezultati ishte i njejte). pasi beja apply me duhej te reboot kompjuterin. para se te fillonte windows, egzekutohej nje rpogram i PM8 qe duhej te ndryshonte madhesine e diskut dhe te krijonte nje partition per linux. deri ne nje fare pike vinte mire pastaj me dha nje gabim. kishte te bente me 'incompatible file size ose partition type'(nuk e mbaj ment mire. sidoqofte ky program kishte prishur master boot record edhe sigurisht edhe ate pjese qe perdorte winxp dhe dilte ai ekrani blu qe flet per nje 'gabim fatal' dhe te jep te dhenat ne rregjistrat,qe nuk e di se pse duhet te hun ne pune(ky lloj gabimi i ka dale edhe ne enderr te gjithe perdoruesve te windows besoj). mu desh te punoja me cd e winxp per riparuar MBR dhe te beja nje bootrecond per winxp. pervec atyre me larte te gjitha datat e tjera ishin te paprekura.

tek ai programi dos qe hapej nga cd i winxp per te riparuar nje instalim te win kishte edhe opsione per risize, po nuk e di nqs do bej prova, nuk kam shume qejf te bej 4.5 GB backup :tipsy:

faleminderit te gjithve per ndihmen
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: LINUX

Lor-i kishte po aq të drejtë. Madje më shumë, sepse rrugëzgjidhja që të dha nuk kërkonte shkarkim të një programi tjetër: mbaroje punë me ata mjete që i kishe tashmë. Pra më pak kohë dhe para të harxhuara për të pasur një diçka. (Që në fund të fundit është edhe një nga thelbet e Linux-it. /pf/images/graemlins/smile.gif )
Nejse, nxirri fundin Linux-it tani!
 

gurax

Pan ignoramus
Re: LINUX

Debian World Domination - (me pak geek humour /pf/images/graemlins/tongue.gif )

Ne kete faqe do te gjeni nje lajm per nje zhvillues qe po ben nje program/script per te konvertuar nje distribucion cfaredo ekzistues Linux ne Debian Linux ne run-time.
Me pak fjale e perkthyer:
Guillem Jover ka nje plan per te "pushtuar" cdo distribucion ne boten "Linux" dhe ta ktheje ate ne Debian. Sidoqofte kjo jo ne sensin qe te tera paketat e instaluara i konverton ne perkateset e seciles ne nje sistem Debian, por instalon nje sistem baze si dhe heq gjurmet e lena nga instalimi i meparshem. Gjithashtu per te mos hedhur poshte modifikimet e bera ne kernel per hardware specifik, kernelin nuk e prek fare dhe po keshtu as boot-loader. Gjithashtu pjese te rendesishme te sistemit (/etc, /var/log, /home, etj) behen te tera backup dhe riciklohen qe te perdoren perseri ne sistemin e "ri".

(Marre nga SlashDot)


--------------------
"Have I told you lately..."
 
Top