LINUX

shkopi

Primus registratum
Re: LINUX

hey..e kam une windows 3.1...e kam me disketa...jane 6 disketa...une jam ne tirane nese te intereson me thuaj..
 

oneo

Forumium praecox
Re: LINUX

a mund te kopjohen ne nje CD?

Nese mund te me dergosh CD ne Itali (meqe jam ne Itali) me dergo nje PM. Per leke dergimi nuk e di si mund te rregullohemi.
 

shkopi

Primus registratum
Re: LINUX

besoj se po po do me duhet te gjej nje cd writer te levizshem..dhe kjo do haj nje cike kohe..
 

cremaster

Primus registratum
Re: LINUX

Fillimisht postuar nga Static - Y:
[qb]Ma do mendja...sot po nuk pate ndonje Pentium 3 e siper ... nuk ke per te par hajer me kompjuterin.
[/qb]
Une kam pentium 120 MHz, qe e kam blere para 6 vjetesh. I kam blere nje ekran te ri para 1 viti, dhe i kam shtuar 32MB ram, se ato 16 qe kishte kur e bleva nuk ishin te mjaftueshme as kur ishte i ri; hard-disku eshte po ai qe ishte 1.2 GB.

Kam Windows 95 dhe Redhat 6.2 te instaluar ne te (dual boot); Punojne te dyja mire fare, pa probleme. Me Redhat kam krijuar dhe testuar nje faqe interneti qe tani merr 4000-8000 hite ne dite. Windows-in e perdor kryesisht kur luaj me PDA-ne, se per fat te keq bleva CE ne vend qe te bleja Palm.

O, po si eshte e mundur?!!....

Kompjuteri im punon shpejt dhe pa probleme se une s'kam MSOffice, as Word, as Powerpoint, as Outlook. Per te shkruar perdor Notepad ose PICO; kur me duhet te bej prezantime -- i shkruaj ne html; figurat i pergatit me irfanview (www.irfanview.com, rreth 400kb) ose me GIMP kur dua t'i bej te bukura.

Problemi eshte se shumica e njerezve shkojne me mendjen qe kompjuteri duhet te jete sa me i fuqishem. Ne fakt, kompjuteri duhet vetem te jete _i_mjaftueshem_ per punen qe duhet te beje. Perderisa kompjuteri im i vjeter m'i ploteson nevojat, nuk kam ndermend te blej ndonje te ri, sado i lire qe te jete.
 

Eri

Primus registratum
Re: LINUX

E di si eshte puna. Ai kompjuteri jot nuk mund te bej me teper se te shkarkoje ato hitet dhe te shkruaj ndonje leter ( ku edhe letren duke mos patur mundesine e shkruan ne 101 menyra ). Sot kur flitet per informatike nuk eshte me ajo informatika e viteve 90. Dije se nje program MatLab 6.0 ze vetem 600 Mbyte se vetem nje Visual C++ 6.0 te ze 800 Mbyte. Mos harro se kompjuteri nuk eshte vetem per te shkruar dhe shkarkuar.Per nje WebDesign i duhen GByte ne dispozicion vetem per softet qe do i duhen. Shtriji komet sa ke jorganin...por sot ama komet jane zmadhuar aq shume saqe edhe jorgani duhet ble me i gjat. Megjithate jam dakort me ty qe... nqs te duhet vetem me shkrujt me mire po perdor Win 3.11 se ben akoma pun...

Pershendetje
Static - Y
 

NoBoDy

Primus registratum
Re: LINUX

Cuna, kam nje problem. Me duhet te instaloj nje modem USB, dhe nje nga gjerat per te bere eshte te instaloj nje kernel-2.4.9-31 kur ne PC kam te instaluar 2.4.18-3 (me duket) dhe meqe ky i fundit eshte version me i ri se ai ... s'po arrij te punoj dt.
Meqe s'i jam shume dum ketyre gjerave, mund te me ndihmoje ndokush se si mund te bej nje "update" te tille?

Gjithsesi per me shume ....
http://nvile.free.fr/speedtouch/#whatodo
Po punoj me kete faqe.
Pasi ekzeutoj ate komanden e pare, dhe nuk marr asnje pergjigje, gjate komandes se dyte ... me thote qe nuk ekziston nje direktori ne /lib/modules/dicka2.4.9-31
Pra praktikisht, nuk ndodhte update e kernelit, gje qe vura re kur klikova mbi ate .rmp file te kernel, dhe u hap nje tip programi qe bente instalimin e ketyre ne format grafik.
 

lor

Primus registratum
Re: LINUX

Pershendetje NoBoDy,

per te ndihmuar duhet te jesh pak me i qarte: marka e modemit usb dhe lloji i lidhjes internet qe perdor (xDSL, ISDN, etj.),si dhe shperndarja linux qe perdor.

Persa i takon kompilimit te kernel, nuk ka nevoje te besh nje upgrade, n.q.s. deshiron me te vertete te rikompilosh kujdes çfare shkarkon (kernel 1.4.9 ... nuk ekziston).Versioni i fundit i kernel jostabel eshte 1.4.20rc1, versioni qe duhet perdorur eshte 1.4.19. Gjithashtu nuk duhet te shkarkosh nje .rmp por komplet 1.4.19.tar.gz.

Nuk e di nese ke kompiluar ndonjehere kernelin e linux, n.q.s.jo kujdes!!!, lexo perpara si kryhet e pastaj bej prova.

Po te kesh nevoje per ndihme gjate kompilimit, kerko.

P.S. url qe ke vene nuk funksionon.
Kernel e linux mund t'a shkarkosh nga ketu .
 

NoBoDy

Primus registratum
Re: LINUX

Lor, flm per pergjigjen flash
Modemi eshte Alcatel Speedtouch USB
Lidhja eshte ADLS
Linux i instaluar eshte RH 7.3

Nuk kam kompiluar ndonjehere kernel, dhe s'ja kam idene.

Te lutem hudhi nje sy po pate kohe, atij link qe kam dhene aty une, pasi ate gjeta si nje help page per instalimin e ketin m** modemi.
Gjithsesi rrofsh per gadishmerine
 

lor

Primus registratum
Re: LINUX

Alcatel SpeedTouch eshte modemi me mire i suportuar nga linux. Sot eshte vone...neser te jap informacione te plota per konfigurimin.
 

a-alket

Primus registratum
Re: LINUX

man, how about plug n' play... /pf/images/graemlins/tongue.gif

po vijne kohet qe IBM do suportoje hot-plug processor dhe memory :eek:
 

glamdring

Forumium praecox
Re: LINUX

hiya

nejse, qe nga hera e kaluar kur une hapa kete teme, me shume njerez duken te interesuar ne linux. une kam qene dhe jam per linux dhe kunder microsoft, por kjo nuk do te thote qe gjithçka ecen ne linux dhe asgje nuk punon ne microsoft.

faktikisht, eshte me e lehte per nje perdorues pa eksperience te instaloje windows sesa linux. sot bera instalimin e linux 8.0 ne dy pc dhe eci mbare, por pasi kisha bere nja 20 prova javen e meparshme.

nga ana tjeter, ato endrrat qe linux nuk ben crash jane thjesht endrra. dje kur po luaja tavell ne yahoo games, i gjithe sistemi ngriu fare dhe m'u desh te perdorja ca metoda jo shume moderne qe ta ktheja ne rregull.

plus, qe pata nje problem ne lidhje me javascript dhe me te pabesueshmen me gcc dhe g++ compilers.

ajo qe dua te them eshte se vertete qe linux po behet gjithmone e me i mire, por po vjen me kerkesa me te medha si ne RAM ashtu edhe ne ROM.

meqe ra fjala, une kam nje pc te vjeter qe e perdor si "dummy device". ka ndonjeri ndonje version te hershem te linux per intel 386?
 

a-alket

Primus registratum
Re: LINUX

faktikisht, eshte me e lehte per nje perdorues pa eksperience te instaloje windows sesa linux. sot bera instalimin e linux 8.0 ne dy pc dhe eci mbare, por pasi kisha bere nja 20 prova javen e meparshme.

cfare perdoruesi je ti? pa eksperience apo me eksperience? /pf/images/graemlins/tongue.gif

Windows instalohet shume lehte dhe aq.

Doja te instaloja redhat 8 ne nje Compaq Proliant 1600 (dual PII 450) sa per te testuar ca gjera dhe nuk instalohej...unable to probe monitor:

wtf..i thashe te beje boot ne text, noprobe, skipddc...lesh dhe ne asnje liste nuk kishte zgjidhje per kete pune. Dhe ky kompjuter ishte topmodel.. /pf/images/graemlins/tongue.gif me fal, top-model para jo shume kohesh.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: LINUX

Nganje here vertet qe dalin cudira nga me te ndryshmet. RedHat 8.0 mbi nje Ati-Radeon64M dhe nje flat plazma monitor nuk gjente refresh rates per rezolucione me teper se 640x480, Debian 3.0 e urrente ate USB mouse, SuSE 8.0 cuditerisht i dha zgjidhje.. Te tre keta variante perdornin XFree84v4 dhe konfigurimet ne te treja rastet dukeshin ne rregull.
Some things just happen.. or maybe I'm growing lazy.. /pf/images/graemlins/tongue.gif

-------------------
"When God created sunrise, He was trying to copy your smile."
 

glamdring

Forumium praecox
Re: LINUX

Nope Gurax. Nje mik im thote shpesh qe kompjuterat jane nje bote shpirterore dhe ne te mjeret duhen thjesht te shpresojme dhe te pranojme gjerat ashtu si vime. Nese kete e thote nje System Administrator, e kupton vete idene. Pastaj nese ke pare Babylon 5, aty thohet qe ne tokesoret thjesht nuk heqim dore, nese nuk punon heren e pare, do e nisim prape e prape e prape deri sa te punoje. :)

Ca gjera thjesht nuk kane llogjike, ose me mire kane, por jane nje pafundesi shkaqesh qe mund te shkaktojne diçka. Une luajta mendsh para nja 3 javesh kur po instaloja RedHat 7.2 dhe me çante menderen per Video Driver. Dhe çfaredo qe beja, thjesht nuk donte ta pranonte. M'u desh te instaloja RedHat 8 pastaj. Vari trapin.

Nejse, kompjuteri nga po shkruaj ka RedHat 7.2 dhe eshte double-boot me Win2K. Deri tani nuk eshte bere lemsh akoma. Prit edhe nja dy jave, sepse sa beme instalimin.

All we can is pray the binaries will have mercy on our patience and nerves.
 

oneo

Forumium praecox
Re: LINUX

Kush eshte qe e njeh distribucionin LYCORIS

WWW.LYCORIS.COM,

eshte nje shperndarje linux qe i ngjan krejt mase Windows XP (ne pamje te pare), ps: it doesn't suck . Une kam provuar versionin stable te ketij linuxi dhe me ka pelqyer, partition NTFS i njeh dhe i perdor mire, gjithashtu ka support per shume programe win. Per nje newbie ia vlen mbase.

nje link nga mund ta downloadoni eshte

http://www.linuxiso.org/distro.php?distro=26

shiheni mbase iu pelqen...
 

gurax

Pan ignoramus
Re: LINUX

E kam pare dhe une Lycoris/LX. Per nje newbie... booh. Kerkesat per memorje i kishte te larta (64MB+), procesor PentiumII e lart, mungese e utilitareve baze te sistemit me te thjeshte si "make", dhe "gcc" (nese quhet dot kompilatori utilitar /pf/images/graemlins/tongue.gif ), mungesa e legjendarit "vi" editor /pf/images/graemlins/laugh.gif E di qe do me shani sepse Desktop e kishte te punuar me djerse dhe mundim.. /pf/images/graemlins/tongue.gif instalimi i amsn-0.71.tar.gz ( http://amsn.sourceforge.net/ ) pas nje default installation nuk punoi...
Ne fakt instalimi i ketij sistemi ishte bere vetem nga nje CD e vetme dhe nga nje shoku im qe s'para merr vesh shume nga Linux dhe qe ishte shume i kenaqur nga arritja dhe "thjeshtesia" e instalimit... aq i kenaqur sa pas atij "fresh" isntall e gjeti veten duar kryq duke perseritur me vete "Po tani?" /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Software works in mysterious ways!

Nderkohe, nje kurioziozitet i lezetshem:

bash-2.03$ ssh siag.nu
(user)@siag.nu's password:
Last login: Fri Nov 22 23:08:47 2002 from (deleted for security)
Linux 2.4.9.
siag:~$ uptime
11:14pm up 437 days, 16:24, 6 users, load average: 0.14, 0.20, 0.13

---------------
"When God created sunrise, He was trying to copy your smile."
 

oneo

Forumium praecox
Re: LINUX

Instalova Red Hat 8.0.

Problemi i pare eshte se nuk arrij dot te hap filet e windowsit qe kam sic bej ne mandrake 9.0

Problemi i dyte eshte se dua te hap xine (tip windows media player ne linux),nuk eshte ne liste te menuse. Si mund ta hap aplikacionin se dua te shoh filma avi qe kam..

Thx 4 the help
 
Top