LINUX

gurax

Pan ignoramus
Permendur disa shkrime me lart eshte formimi i nje grupi te ri zhvilluesish per nje 'distro' te re, Devuan, qe do te jete nje lloj 'Debian pa systemd'.
Sot u mora me instalimin per test te Devuan Jessie beta. Me aq sa duket deri tani, si fillim eshte i kenaqshem; sistemi sillet ne menyre familjare, perseri. :p

devuan-1.png

devuan-2.png
 

Dreamer

Under the Dome
Dmth ky Devuan do zevendesoje Debian-in e meparshem apo eshte thjesht nje distro e tipit Ubuntu & Co?
 

gurax

Pan ignoramus
Nuk mendoj se do zevendsoje asnje gje ekzistuese. Me teper eshte rrjedhoje e logjikshme per mbushjen e nje hapesire bosh ne ekosistem qe ka kohe qe eshte krijuar.
Devuan eshte nje paralel i Debian, me ndryshimin e vetem - por jo qe eshte dhe aq i thjeshte per t'u bere - se mekanizmi i inicializimit nuk eshte systemd, por do te vazhdoje te jete sysv init.
Ky ndryshim nuk eshte kozmetik, apo me interes financiar apo per efekt ne ndonje fushate promocionale, si Ubuntu & Co. Eshte i argumentuar vetem teknikisht madje ne nje nivel shume te thelle, dhe te tera diferencat, si ne te mire apo ne dem te njerit apo tjetrit, jane diferenca qe qendrojne ne disa detaje themelore te menyres si punon nje sistem operativ. Synimi i Devuan eshte te jete sa me afer Debian te jete e mundur, por ku njeri perdor systemd dhe tjetri sysv init.

Eshte interesante se ka patur mjaft perdorues te cilet nga ky ndryshim drejt systemd kane bere levizje drejt distrove te tjere, me sisteme te tjere init. Psh OpenRC eshte nje prej tyre, eshte cfare perdor Gentoo Linux. Cituar, [openrc is not exclusively used by Gentoo Linux and can be used on different Linux and BSD systems.] Kete vitin e fundit openrc ka pare nje rritje te ndjeshme te perdoruesve dhe zhvilluesve te tij.
Ka edhe perdorues me drastike akoma, qe nuk mjaftohen me thjesht largim nga Debian apo nga distrot qe perdorin systemd. E kane pare te arsyeshme te levizin totalisht, drejt braktisjes se gnu/linux ne pergjithesi dhe jane drejtuar nga sistemet *BSD, qe i kane etiketuar si "unikset e paster dhe te painfektuar nga ideologjia e proceseve overlord".
 
Top