LINUX

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: LINUX

Ndeshja e ardhshme për Linux do të jetë të Hënën kur pritet të bisedohet apo të vendoset nëse National Health System i Britanisë së Madhe, me një rrjet prej 800 000 kompjuterash do të zgjedhë Sun Java Desktop apo MS. Ka zëra që Gates do të jetë vetë në krye të përpjekjeve për një fitore të MS.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: LINUX

Njoftimi zyrtar i MS bën fjalë për bërjen publike në mënyrë të paligjshme të një pjese të kodit të Windows 2000 dhe Nt 4.0
Sipas disa vlerësimeve, sasia e kodit të dalë duarsh është diçka rreth 660MB, e papërfillshme karshi 40GB që përbën kodin e plotë të Windows-it.

Komentet shkojnë drejt dy drejtimesh. Njëri tërheq vëmendjen rreth sigurisë dhe probleme me të që mund të vijnë prej këtij akti. Thor Larholm i PivX Solutions thotë: "Shihni vetëm se sa cënueshmëri (sigurie, b.b.) janë zbuluar nga persona që nuk kanë hyrje tek kodi burim".
Tjetri duket pak sa i çuditshëm, kur i trembet shfrytëzimit të kodit: "Do isha më i shqetësuar ngase dikush mund ta përdorte si bazë për të zhvilluar "software" ose një tjetër sistem operativ të bazuar në kod pronësor të Microsoft-it" - thotë Howard Schmidt, ish përgjegjës i sigurisë në Microsoft.

Ky koment merr si të mirëqenë faktin që Windows është një sistem operativ që ja vlen të imitohet dhe që nuk ka alternativa të tjera për të krijuar diçka të vlefshme në mënyra ligjore. Që të dy hamendjet apo dëshirat e Schmidt janë të pabazuara.

Por ka një mundësi tjetër interpretimi: MS është e interesuar ekonomikisht të shtyjë përdoruesët e Win2k dhe NT 4.0 drejt Windows XP
dhe sivëllezërve të tij. A ka mjet më të mirë për të trembur klientë potencialë se sa tu thuash që "sistemi operativ që ti përdor i ka zorrët sheshit"?
 

ludwig

Primus registratum
Re: LINUX

nje pyetje per perdoruesit e linux.

kam instaluar mandrake 9.2 por nuk arrij te ruaje file ne floppy, me jep 'generic error'. kjo ndodh me te gjitha, copy & paste, drag & drop, file manager etj.

Ka ndonjeri ndonje ide se si i behet hallit?
 

koppertoni

Primus registratum
Re: LINUX

Fillimisht postuar nga ludwig:
[qb] nje pyetje per perdoruesit e linux.

kam instaluar mandrake 9.2 por nuk arrij te ruaje file ne floppy, me jep 'generic error'. kjo ndodh me te gjitha, copy & paste, drag & drop, file manager etj.

Ka ndonjeri ndonje ide se si i behet hallit? [/qb]
Punon nga command line?

Is floppy mounted?
Mount it. Then copy.

Open termianl:

mkdir /mnt/floppy if it not made already
mount /dev/fd0 /mnt/floppy
ose
mount -t vfat /dev/fd0 /mnt/floppy per dos formated disks
ls -al /mnt/floppy do shikosh floppy contents pastaj.

personalize it if you like:
mkdir /home/yourusername/floppy
mount /dev/fd0 /home/yourusername/floppy

Maybe your gnome/kde or whatever is not doing mounting correct.

Vetem per qenien paranoid
cat /etc/fstab

e keni kete:
/dev/fd0 /mnt/floppy ext2 noauto,user 0 0
 

qoska

Primus registratum
Re: LINUX

O milet per cfare e keni hapur kete teme thjesht per te ndihmuar nbjerezit apo per te diskutuar se cfare te mirash sjell si sitem LINUX ose UNIX ne krhasim me WINDOWS :rockband:
 

ludwig

Primus registratum
Re: LINUX

faleminderit koperton, tani punon.

linux mbase eshte i mire, po fillimin e paska pak si problem.

shendet
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: LINUX

Linux Networx para dy ditësh njoftoi vënien në punë të dy sistemeve cluster që xhirojnë një version Linux përpiluar nga kjo shoqëri, secili me 256 procesorë Xeon në përbërje të tij, dhe që do të ndihmojnë dy qendra të rëndësishme të Departamentit të Mbrojtjes të USA-ve për simulime fushëbetejash. Diçka si lëvizja e 3000 trupave dhe 1 milion automjeteve në kushte beteje.
Po e njëjta shoqëri furnizoi Qendrën Europiane të Parashikimit të Motit me një sistem të ngjashëm, por të ngritur mbi 64 procesorë
AMD Opteron.
Projekti i ardhshëm është një tjetër sistem gjigant, 2132 procesorësh Xeon 64 bit, për Laboratorin e Kërkimeve të Ushtrisë, i cili do të jetë edhe më i madhi i llojit përsa i përket procesorëve Xeon 64 bit.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: LINUX

Nuk e di a eshte tema e duhur per problemin qe kam un po nqs jo me falni.Kam instaluar nje hard disk tjeter ne komjuter hd1 80gb dhe te tjetri hd2 20gb ku kisha xp kam instaluar suse9.0pro po me perpara kam instaluar xp te hd1 edhe kur nisja programin me jepte te zgjidhja mes dy xp te hd1 dhe hd2 dhe punonte ne rregull.kshtu instalova suse te hd2 me mendimin se gjithshka eshte ne rregull po tash nuk me boot xp ne hd1 dhe problemi eshte se as cd nuk boot vetem per ket arsye e instalova nga hd2 te hd1.Kot bana nje prove me xp cd me wine ne suse po instalimi bllokohet.Nuk e di a ka ndoj munsi me i instalu ato boot file qe mund t'mungojne ne hd1 e me e aktivu xp prej linux ose ne ndoj mnyre tjeter.Flm :wave:
 

gurax

Pan ignoramus
Re: LINUX

Ndodh qe disa formate audio/video (wmv, indeo avi etj) nuk hapen nen Linux per mungese codec.

Ekzistojne codec shtese per mplayer dhe player te tjere te bazuar ne te (xine, totem, etj) qe mund t'i gjeni ketu . Duhen hedhur ne /usr/lib/win32 apo /usr/lib/codecs varet nga distribucioni. (Debian "Etch" punoi me /usr/lib/win32. Me pas per prove u hodhen edhe ne nje makine me SUSE-10, duke provuar totem dhe gxine).
 

qoska

Primus registratum
Re: LINUX

http://www.pcbsd.org/
Futini nje prove kesaj.
Per momentin *NIX me i thjeshte per tu instaluar madje thone edhe me i lehte se Windows XP per tu instaluar pasi vetem me 5 klikime e ke sistemin gati.

Instalim programesh si ne Windows XP mjafton te kesh paketen dhe ti klikosh 2 here siper.

Sigurisht fuqine dhe stabilitetin e sistemit FreeBSD te bazuar ne BSD.

Mos e lini pa provuar /pf/images/graemlins/wink.gif.
 

pompa

Primus registratum
Re: LINUX

IBM ka dale me se fundi (mbas HP dhe te tjere) me nje server qe konfigurohet me 4 processore Opteron (Dual Core). Ajo qe eshte interesante eshte qe suporton konfigurimin me 1, 2, 3 apo 4 processore te tille. Kjo nuk eshte aq e cuditshme per vete faktin qe arkitektura e Opteron eshte pak a shume NUMA (Non-Uniform Memory Access - qe eshte ndryshe nga SMP qe eshte perdorur ne 90 apo me shume perqind te serverave deri me sot) dhe qe IBM dhe disa kompani te specializuara si Unisys apo Bull e kane perdorur prej kohesh ne serverat e medhenj Intel (psh me 8, 16, apo 32 Xeon MP processors). NUMA te pakten teorikisht e ka pasur mundesine te suportoje konfigurime te tilla dhe me pare mirepo eshte interesante qe ka dale nje produkt i tille ne shitje. Windows, VMware dhe kohet e fundit distrot e Linux supportojne NUMA dhe do ishte interesante kur te shikosh reagimet e njerezve - do nje kompjuter me 2 apo 3 procesore? /pf/images/graemlins/smile.gif Te pakten une keshtu reagova kur po lexoja roadmap per AMD qe kishte IBM-ja.
 

Redis

Forumium praecox
Re: LINUX

Hi,

Une kam instaluar Ubuntu 64 ka kohe, ishte versioni 5.06 me duket... Dhe nuk ishte shume stabel, me ndiswrapper mund te fusesh driver-at windows por probleme eshte si thua ti te gjesh dirvera 64 bit. Une po pres daljen e Ubuntu 6.10 dhe to de shkarkoj 32 bit edhe pse kam nje Acer turion 64. Tani ne www.acer.com mun te gjesh te gjith dirver-at per x64... Megjithe ate preferoj 32bit eshte me "simple life"!

++
 

DerAlte

Primus registratum
Re: Bota nuk është gati për Linux-in

Bota nuk eshte gati per Linuksin sepse programuesit e *nix mendojne se te gjithe dine te perdorin konsole e jane "computer geeks" si ata vete. Per sa kohe nuk do jeni ne gjendje te kuptoni kete atehere Linuksi nuk ka per te qene kurre alternative per "popullin".
 
Top