Re: A ishte Enveri "BURBUQE"
Mqns paskeni hedh si ide a ka qene Enveri homoseksual (pasiv) po ju sjell ca vargje e ca te dhena.
«Atje në Pezë, në të dalë,
lule Edi lule djalë.
Atje në Pezë në ato shkrepa,
Me Edin, Dashin Erionin,
u ngjall Enveri, Babë Myslimi dhe Dem Xhepa,
O shtëpia historike,
në atë luftë heroike,
ç’ kanë parë ato postiqe.
O shtëpia në atë breg,
ç’ kanë parë ata dyshekë,
Ç’ kanë parë ato dysheme,
sulme, kundërsulme.
Ndesheshin Enveri e Baba,
Dem Xhepa rrinte gati prapa.
E kur lodhej babë Myslimi,
e merrte situatën në dorë Miladini.
E kur pushonte lufta heroike,
Kënga 'Bijtë e Stalinit jemi ne' kriste.
Por po të ngrihej pak jorgani,
atje gati qe Kajani.
Dhe nga kjo hata e zezë,
asnjë fashist s’guxonte me shkelë në Pezë.
Dhe pasi kishte aguar,
i zgjonte Dem Xhepa duke kënduar:
Ngrihuni ju o të munduar,
na buçet gjaku i turbulluar,
çohuni se e kam manallin çuar.
Ç’ kanë parë ata jorganë,
shokët trima partizanë.
Këtë traditë heroike antifashiste
e ringjalli Edi në Partinë Homosocialiste.
Kur «Mjaft» thërret Erioni,
e le betejën «batalioni».
Qesh nën musteqe pezaku plak,
duke parë Edin, Dashin, Erionin në çardak.
Me kësi çunash trima,
do krenoheshin Baba, Enveri e Dema.
Dhe veteranët që për Komandantin i merr malli,
në Pezë prapë i pret manalli!
Doli një ideal i ri që kërkon heroizëm,
e ka emrin homosocializëm!
Në kujtimet e Enver Hoxhës, Myslim Pezës etj., për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, del gjithandej emri i Dem Xhepës, si njeriu që bëri të mundur njohjen e Enver Hoxhës me Myslim Pezën, çka më pas çoi në bashkëpunimin e tyre për Konferencën e Pezës etj. Emri i Dem Xhepës ka hyrë në folklorin tiranas, dhe kujtohet edhe sot me shprehje si «Ç’ ke që m’ec kështu shtrembt, sikur ke flejt me Dem Xhepën!». Në librin e Agim Mustës dhe Mexhit Kokalarit «Kush ishte Enver Hoxha» thuhet për Enver Hoxhën: «Ai ka qenë dylber i Ali Qoraliut dhe i Dem Xhepës. Kur vendosi diktaturën Ali Qoraliun e pushkatoi pa gjyq kurse Dem Xhepën e hodhën nga shkallët e godinës së Sigurimit dhe vdiq pas disa javësh». («Kush ishte Enver Hoxha»,
Shtëpia botuese «Apollonia», Tiranë 1996, f. 14) Enver Hoxha shkruan në librin me kujtime «Kur lindi Partia»: «Dy a tri herë tok me Esatin e me Myslimin kemi shkuar tek kafja e Dem Xhepës». («Kur lindi Partia», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1981, f. 57) Enver Hoxha, me mënyrën e vet dinake të të shkruarit të kujtimeve, duke e ditur që pas vdekjes së tij kontaktet e tij me Dem Xhepën do të përfoleshin me sarkazëm, e përmend shkarazi këtë fakt, duke e menduar këtë si mënyrën më të mirë për t’ua mbyllur gojën njerëzve. Por atë të vërtetë që e fsheh Enver Hoxha, e zbulon Myslim Peza, në kujtimet e veta, të botuara pas vdekjes së Enver Hoxhës, në vitin 1987. Enver Hoxha thotë në kujtimet e veta për njohjen e tij me Myslim Pezën: «Me Babën, siç e thërritnin Myslimin fshatarët e Pezës, u njoha nëpërmjet mikut dhe shokut tonë besnik Esat Dishnicës, që më 1939, para se të vendoseshin në Tiranë».
(«Kur lindi Partia», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1981, f. 56-57) Por Enver Hoxha nuk thotë se ku u njoh me Babën dhe kush e prezantoi me Babën mikun e vet Esat Dishnicën. Dhe për këtë gjë na ndriçojnë kujtimet e Babës. Myslim Peza shkruan për kthimin e tij në Shqipëri nga Jugosllavia, pas largimit të Zogut: «Mbas 9 vjet mërgimi politik u ktheva me mall të madh në ardhe, në dy javë të korrikut 1939...Atë mëngjes korriku dola bashkë me Dem Xhepën nga shtëpia e tij. E kisha mik të vjetër Demin, prej njëzet e pesë vjetësh; mik besnik, atdhetar, antizogist në kulm, e kisha me prova besnikërinë e tij. Për shkakun tim Demi kishte hangër dy vjet burg në Gjirokastër. Prej andej ai më pat çue një njoftim shumë të randësishëm, që më shpëtoi jetën. Dy ditë më parë Demi më kishte pritur me taksi në pikën kufitare të Zvezdës në Korçë. Kishim dalë pra atë ditë në kafen e Demit për të takue miq e shokë».(Myslim Peza: «Kur dhashë besën», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1987, f. 11) Pra, Dem Xhepa ka qenë miku më i mirë i Myslim Pezës, njeriu më besnik i tij, që ka «ka hangër burg» për të (se çfarë «ka hangër» Baba nga Dem Xhepa për t’ia shpërblyer, merret me mend), që doli për ta pritur Babën në kufi me taksi, kur u kthye nga mërgimi në Jugosllavi. Prej doganës Myslimi shkon jo në shtëpinë e vet në Pezë, por në shtëpinë e Dem Xhepës në Tiranë, ku rri dy ditë, dhe ditën e tretë del në kafenenë e Dem Xhepës, në Rrugën e Dibrës, për t u takuar me miqtë. Kafeneja e Dem Xhepës ishte qendra e grumbullimit të homoseksualëve në Tiranë, aty gjeje ashikë dhe dylberë, aty merreshin vesh thashethemet për çiftet mashkullore që krijoheshin e prisheshin, aty shkonin zhigolotë meshkuj në kërkim të qejflinjve të vjetër e të pasur që kërkonin dylberë. Pikërisht në kafenenë e Dem Xhepës Enver Hoxha është njohur me Babë Myslimin. Dhe ç’është më e bukura, por që Enver Hoxha nuk e thotë, ai ka qenë me Esat Dishnicën në takimin e parë që ky i fundit ka pasur Babën, kur ka qenë Dem Xhepa ai që e ka prezantuar tek Babë Myslimi Esat Dishnicën. Kjo ka ndodhur dy ditë pasi Myslim Peza erdhi nga mërgimi. Ja si e tregon të vërtetën vetë Babë Myslimi në kujtimet e veta: «Demi hyri në banak, unë u ula në tavolinën e qoshes, përballë derës. Lokali ishte plot, po unë nuk po dalloja asnjë fytyrë të njohur. Kishin ikë shumë vjet dhe fytyrat ishin ndërrue. Ndeza një duhan dhe fillova të pi kafen që ma solli kamerieri. Mbas pak Demi u afrua te tavolina ime me një djalë të gjatë, të dobët, por të veshur mirë.
-Myslim,- tha ai,- të kam sjellë një mik. Ashtu nipi i Aqif Pashës. Quhet Esat Dishnica. Unë u ngrita në këmbë dhe i dhashë dorën me përzemërsi mikut të ri.
-Ulu i thashë dhe i afrova një karrige..
-Kam dhe një shok, -tha Esati, -një profesor të Liceut të Korçës, njeri shumë i mirë. Edhe ai ka dëshirë të njihet me ty.
-Me gjithë qejf, -iu përgjigja. Ai u mendua pak. -Është komunist, –më tha.
Unë qesha.
-Le të jetë, -ia ktheva aq më mirë.
–Nuk ishte hera e parë që takohesha me komunistë. Esati doli dhe mbas pak u kthye me një djalë të ri, të gjatë e të shëndetshëm. Ishte i pashëm, shumë i pashëm.
-Enver Hoxha, -foli me zë të plotë.
-Myslim Peza, -i thashë dhe u rrokëm me njëri tjetrin sikur të ishim njohur prej vjetësh. Më hyni në zemër që në të pamjen e parë, mu duk i hapët e zemërbardhë. Këta njerëz kisha qejf t’i baja miq». (Myslim Peza: «Kur dhashë besën», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1987, f. 11-12)
Pra, Esat Dishnica ka ardhur bashkë me Enver Hoxhën për të takuar Myslim Pezën, gjë për të cilën duket qartë se janë marrë vesh paraprakisht me Demë Xhepën, dhe është Dem Xhepa që ia prezanton Esat Dishnicën Myslim Pezës, ndërsa po ato momente është Esat Dishnica që i prezanton Myslim Pezës Enver Hoxhën. Këtu kuptojmë një gjë, që Esat Dishnica ishte miku i Dem Xhepës, gjë ky i fundit e pohon me gojën e vet. Dhe derisa Esat Dishnica dhe Enver Hoxha ishin miq është e qartë se edhe Enver Hoxha kishte miqësi me Dem Xhepën. Se çfarë miqësie mund të kishte aristokrati shumë i pasur dhe i shkolluar në Perëndim Esat Dishnica, me kafexhiun analfabet tiranas, Dem Xhepën, kjo nuk është e vështirë që të kuptohet. Kafeneja e Dem Xhepës nuk ishte ndër ato vende që Esat Dishnica mund t’ i frekuentonte pa një motiv të veçantë. Esat Dishnica frekuentonte kafenetë luksoze dhe ajo e Dem Xhepës nuk ishte një ndër to. Ajo që e lidhte Esat Dishnicën dhe Enver Hoxhën me Dem Xhepën ishte fama e tij prej Don Zhuani i marrëdhënieve ndërmashkullore. E si mund t’i shpëtonte Dem Xhepës pa e njohur dhe bërë mik ky Enver Hoxha «i ri, i shëndetshëm, i pashëm, shumë i pashëm» dhe i etur për dëfrime dhe për pare. Çka është me të vërtetë interesante, janë përshtypjet e Myslim Pezës për Enver Hoxhën në këtë takim të parë të tyre. Ia vlen të përsëriten nga fragmenti i cituar më lart: « Esati doli dhe mbas pak u kthye me një djalë të ri, të gjatë e të shëndetshëm. Ishte i pashëm, shumë i pashëm.
-Enver Hoxha, -foli me zë të plotë.
-Myslim Peza, -i thashë dhe u rrokëm me njëri tjetrin sikur të ishim njohur prej vjetësh. Më hyni në zemër që në të pamjen e parë, mu duk i hapët e zemërbardhë». (Myslim Peza: «Kur dhashë besën», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1987, f. 12) E pra, të thëna në kafenenë e Dem Xhepës, nga miku i ngushtë i Dem Xhepës, Myslim Peza, për një njeri porsa të njohur me ndërmjetësinë e Dem Xhepës, këto përshtypje të Myslim Pezës për Enver Hoxhës janë ato të ashikut për dylberin: «i ri, i gjatë, i shëndetshëm, i pashëm, shumë i pashëm». Dhe mes të dyve, Myslim Pezës dhe Enver Hoxhës pati një «colpo di fulmine»: «u rrokëm me njëri tjetrin sikur të ishim njohur prej vjetësh». Kështu pra, lëvizja antifashiste komuniste në Shqipëri paska filluar në kafenenë e Dem Xhepës, mes këngëve të dylberëve dhe vetë Dem Xhepa ka një kontribut të madh në Konferencën e Pezës, se ndërmjetësoi në njohjen e Enver Hoxhës me Myslim Pezën!