Re: Kush e deklaron veten nga ju Shqipetare?(shkruani me poshte)
Fillimisht postuar nga Prefeti Drejt:
[qb] [/qb]
ti o lal, me duket mua s'qenke ne rregull nga trute e kokes,
para se gjithash, gjith ate fjalim qe na bere zotrote, ne ç'gjuhe e ke shkruajtur? : ne Shqip,
ne ç'forum futesh zotrote? : Forumin Shqiptar
te ka detyruar njeri te hysh , jo, te ndalon njeri te hysh, jo, je i lire, po ama jo per te thene idiotesira qe s'durohen.
gjithe ato mbiemra qe i kishe vene shqiptareve, harron zotrote qe jane edhe per veten tende?
E kuptoj qe mund te jesh i fryre per opinionin qe shume shqiptare i kane krijuar Shqiperise, po ama nuk jane ata Shqiperia, dhe kjo nuk eshte nje arsye qe ti te vish e te na hapesh barkun me gjithe te sharat e tua,
ti vlla kerkon nje bote perfekte, po me thuaj se ku egziston nje bote perfekte.
E mira s'ka fund, ate e dime ne, bari eshte me jeshil ne oborrin e tjetrit, po zotesia eshte te kenaqesh me ate qe ke dhe te ecesh perpara, te mundohesh te permiresosh, e jo ti vesh shqelmin asaj qe ke sepse s'te pelqen...
Ndoshta je ti me keto mendimet e tua qe nuk arrin te krijosh nje shoqeri, por kjo nuk do te thote qe shoqeria ne Shqiperi s'egziston, s'eshte aspak e vertete!!!
Ne fund te fundit, jane vetem 13 vjet qe Shqiperia ka dale nga komunizmi, dhe ka ecur jo keq, duke perjashtuar disa episode si 97, dhe edhe me mire do te eci, po te kemi sadopak besim ne origjinen tone.
Sa per dijenine tende, shqiponja nuk eshte shenje e egersise dhe e vetmise, sepse per ate pune populli shqiptar eshte nje nga popujt me mikprites ne ballkan e ne bote, por eshte nje shenje krenarie e hijeshie pas gjithe vuajtjeve qe ka kaluar shqiperia neper vite e shekuj
Ti , une jam e sigurt qe po te ishe nje origjine tjeter, do i nxirrje se s'ben çingla mingla dhe asaj origjine, ( as frengjishtja s'te pelqeka : firma)
pra problemi nuk eshte tek Shqiptaria por te ti...
ja pra, ne pergjithesi kto ishin ato qe doja te te thoja,
eshte budallallek ta quash veten shqiptar dhe te shash shqiptaret ne ate menyre siç i ke share ti, duke i pergjithesuar te gjithe, sepse dihet, njerezit qe e meritojne te shahen ekzistojne si ne Shqiperi ashtu edhe kudo,
edhe nje gje se mos harroj,
per sa i perket moderatoreve te AF,
mos valle s'do te doje zotrote te ishe ne vendin e tyre?
po kuptohet, dhe duhet ta pranosh qe kapacitetet te mungojne...
s'do te doje ti te ishe i ulur ne karrigen tende dhe tu jepje urdhra te tjetreve?
po ama, kush ta jep ate karrige ty, dhelpra kur e pa qe se kapte dot rrushin, tha qe ishte i pabere, ashtu dhe kjo puna jote,
Eshte me e lehte ti gjesh pikat e dobta diçkaje sesa te mirat, ky eshte problemi jot dhe besoj i atyre qe "vuajne" te qenit shqiptar,
por siç thashe edhe me lart, zotesia eshte ti gjesh keto te mira, ti vleresosh, dhe te mundohesh ti shtosh,
Po kur mendojme ne shqiptaret keshtu per Shqiperine e shqiptaret, ç'mund te mendojne te tjeret per ne???
Pse duhet ta ndjejme veten inferior te tjereve e te huajve kur Zoti na ka bere njesoj te gjitheve...Pse duhet ti leme te tjeret te na gjykojne ne base te opinionit te origjines sone, dhe jo ne base te personit qe ne jemi?
Nejse po e mbyll me kaq se boll u zgjata
Diten e mire te gjitheve
:wave: