Kuriozitete Shkencore

Hektor12

Locus omnem
JETA NE TOKE MERR FUND NE 16 MARS, 2880?

1381656_308656062610778_567189821_n.jpg

JETA NE TOKE MERR FUND NE 16 MARS, 2880?

Dita e gjykimit po vjen, do të jetë e tmerrshme sipas shkëncëtarëve. Duket se frika për fundin e botës nuk ka marrë fund. Shkencëtarët e NASA kanë zbuluar një asteroid që parashikohet se do të godasë Tokën më 16 Mars, 2880.


Asteroidi është një shkëmb i madh që udhëton aktualisht me 15 km në sekondë në drejtim të Tokës.
Përplasja me Tokën do të ishte i fuqisë së barabartë me 44 800 megatonë tritol. Risku që ky asteroid të godasë Tokën është me një propabiliteti prej 50% të besueshëm krahasuar me asteroidë të tjerë që janë në hapësirën qiellore.


Në historinë e Tokës, asteroidë të ndryshëm e kanë kërcënuar gjthmonë planetin tonë, por sipas shkencëtarëve, ka qenë një i tillë i quajtur, K/T që i dha fund epokës së dinosaurëve, rreth 65 milionë vite më parë.
 

gurax

Pan ignoramus
Ne fakt, nuk eshte se asteroidi qe mbahet pergjegjes per zhdukjen e dinosaureve quhet K/T. Me kete konvencion eshte emertuar shkurt kufiri midis dy periudhave gjeologjike, Kretakut (K) dhe Triasikut (T), fundi i te pares dhe fillimi i te dytes.

Per me teper ne lidhje me kete, mund te lexoni ne kete teme:
http://www.albforumi.com/threads/misteri-i-dinosaurëve.2824/

Ndersa per parashikime qe tilla per perplasje qiellore me paraprirje ne kohe nje periudhe rreth 880 vjet ne te ardhmen... Mos e vrisni shume mendjen. Deri atehere mund te dale papritur fare mire nje object tjeter i pavezhguar me perpara (shembull: kometa Ison qe i kaloi Tokes shume frikshem afer), por edhe mund te mos kaloje absolutisht asgje (shembull: hera e fundit qe ka ndodhur dicka e tille ka qene 65 million vjet me pare).
 

Hektor12

Locus omnem
1. Shpejtesia e drites eshte 186,000 milje/seconde.
2. Drites i duhen 8min e 17 sec per te udhetuar nga dielli ne siperfaqen e Tokes.
3. Ne tetor te vitit 1999 lindi personi i 6 bilionte.
4. 10% e gjithe njerzve te lindur gjate koherave, jane gjalle ne keto momente.
5. Toka rrotullohet me nje shpejtesi 1000 milje per ore dhe udheton permes hapesires me shpejtesi 67000 milje per ore.
6. Cdo vit, Token e trondisin mbi nje milion termete.
7. Kokra me e madhe e bresherit qe ka rrene ndonjehere ka qene mbi 1 kg dhe ky bresher rra ne Bangladesh ne 1986.
8. Cdo vit rrufete vrasin 1000 njerez.
9. Ne Tetor te vitit 1999 nje ajzberg (iceberg) me madhesine e Londres lundroi i lire ne Anktartik.
10. Te gjitha atomet e hidrogjenit ne trupat tane u krijuan rreth 12 bilion vjet me pare, gjate Big Bang-ut.
11. Toka, Hena dhe Dielli jane 4.56 bilion vjet.
12. Merimangat e zeza, femra, hane burrat e tyre pas ciftezimit.
13. Nje te milionten, e te miliontes, miliontes, miliontes, se miliontes se sekondes pas Big Bang, Universi kishte madhesine e nje dardhe.
eek.gif

14. Struktura e DNA-se u determinua (?) fillimisht nga Watson dhe Crick ne 1953.
15. Ne 1997 shkencetaret krijuan kromozomin e pare sintetik njerzor.
16.Termometri u krijua nga Galileo ne 1607.
17. Lupa zmadhuese, u krijua nga anglezi Roger Bacon, ne 1250.
18. Alfred Nobel shpiku dinamitin ne 1866.
19. Cmimi i pare Nobel ne fizike u fitua nga Wilhelm Rontgen, ne 1895, pasi ai shpiku rrezet X.
20. Pema me e larte ka qene nje eukalips australian, i cili ne vitin 1872 ishte 435 kembe.
21. Ne 1967, Kristian Barnard beri transplantimin e pare te zemres – pacienti i tij jetoi vetem 18 dite.
22. Majmunet mund te kuptojne rreth 300 shenja te ndryshme.
23. Virusi Ebola vret 4 nga 5 njerzit e infektuar.
24. Gjirafat flene vetem 20 minuta ne 24 ore. Ato nuk shtrihen asnjehere.
25. Kripa perdoret akoma si lek rreth nomadeve te Ethiopise. Ne nje periudhe ushtaret Romake jane paguar me gripe dhe nga kjo vjen dhe fjala rroge (salt – salary = anglisht, salarium – latinisht). Gjithashtu kur u krijuan monedhat, ne to ishte shtypur nje shenje e cila tregonte se sa kripe mund te nderrohej me to. Shenja quhej “hallmark” duke ditur se ne greqisht “hal” qendron per kripe.
26. Ideja qe molekulat kane forme tre-dimensionale ka qene e Luis Pasteur, i cili ne 1844 e mbrojti kete ide duke u mbeshtetur ne faktin se solucione te perbera nga dy perberje kimike me perberes te njejte nuk mund te thyejne rrezen e drites ne drejtime te kunderta.
27. Greket e Lashte, kane pas ujitur arkat me vere te quajtura ne ate kohe “kratere”. Ata besonin se alkooli safi, mund te perdorej vetem nga barbaret.
28. Jo shume larg nga Flagstaff, ne Arizone, ndodhet nje krater 1.2 km i gjere dhe 200 m i thelle. Ai eshte krijuar gati 50000 vjet me pare, kur nje meteor goditi Token. Duke supozuar se shpejtesia me te cilen meteori udhetonte ishte rreth 17.5 km per sekonde.
 

Hektor12

Locus omnem
29. Njerzit kane 46 kromozome, peshqit krey (? crayfish) kane 200.
30. Ne trupin e njeriut ndodhen 60,000 milje damare gjaku.
31. Utopia eshte nje teren i madh dhe i sheshte, ne Mars.
32. Diten kur u varros Alexander Graham Bell, i gjithe sistemi telefonik ne Amerike u stakua per 1 minute, ne nder te tij.
33. Ndodhen gati me shume se 100 bilion galaksi ne Univers.
34 Me shume mikrobe ngjiten gjate takimit te duarve, sesa gjate puthjeve.
35. Pika me e shpejte e shiut e godet token me shpejtesi 18 milje per ore.
36 Nq se Dielli do kishte madhesine e nje topi plazhi, atehere Jupiteri do kishte madhesine e nje topi golfi, ndersa toka do kishte madhesine e nje bizeleje.
37. Duhet me shume se nje ore per nje trup te rende te zhytet 6.7 milje poshte, ne pjesen me te thelle te oqeanit.
38. Ndodhen me shume krijesa te gjalla ne siperfaqen e lekures se njeriut, sesa njerez ne siperfaqen e Tokes.
39. Balena Gri,cdo vit migron 12500 milja nga Artiku ne Meksike dhe kthehet.
40. Reth nje milion bilion neutrone nga Dielli kalojne ne trupin tuaj vetem gjate leximit te kesaj fjalie.
41. Drites i duhen 13 sec per te udhetuar rreth Tokes.
42. Nje bebe ne 2000, lind me nje dhemb
43. Edhe nq se fluturojme me shpejtesine e drites, perseri do na duhej 2 milion vjet te shkonim ne afersi te galaxise me te madhe prane nesh, Andromeda.
44. Cdo ore Universi, zmadhohet gati nje bilion milje ne cdo drejtim.
45. Vendi me i thate ne bote, i banuar nga njerez, eshte Aswan, ne Egjipt ku cdo vit bie vetem .02 inch shi.
46. Pjesa me e thelle e oqeaneve, eshte ne Paqesor, gati 35797 kembe ethelle.
47. Krateret me te medha te krijuara nga renja e meteoreve, ndodhen ne Sudbury, Ontario ne Kanada dhe Vredefort ne Afriken e Jugut.
48. Shkretetira e Saharase eshte shkretetira me e madhe ne bote, me siperfaqe 3500000 milje katror.
49. Ne shekullin e 14te, Vdekja e Zeze, vrau 75,000,000 njerez. Transmetohej nga mikrobe te miut te zi.
 

Hektor12

Locus omnem
Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra qësë bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqëssë përgjithshme të tokës (316mil.km2)

Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik

Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.

Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në boteka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,

Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim embillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan tapërdorin për ushqim.

Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht.Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb osendonjë trup tjetër.

Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet nëbrigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metratë gjatë.
Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.

Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë,Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtëgjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, icili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrine trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës145 metra.

Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.

Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.

Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.

Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.

Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.

Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rrethshkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tijështë 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë iquajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmuestokësor.

Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².

Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim sepërkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse nëpranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujëbien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik mengutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Nëlukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.

Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².

Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.

Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.

Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.

Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.

Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i ciliedhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qelizaështë njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.

Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri.

Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.

Në vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 të krishterakatolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot është qyteti më I madh nëKosovë, përkatësisht kryeqytet.

Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin
1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashkët të familjës së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.

Katund quhen disa fshatëra në Dalmaci. Gati në të gjithë qytetet e Dalmacisë nga një rruge mban emrin “Rruga Ilire”.

Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë.Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e sajshënohen që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë,ajo është edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyrekanë qenë të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.
Libri I parë I shruar shqip është “Meshari” I Gjon Buzukut. Nëparathënje të veprës dëshmon se veprën e kreu nga 20 marsi 1554 deri me5 janar 1555.
Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur ukrijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhëtkombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Kylibër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloiLetërsia Shqiptare e Rilindjës.

Ujëdhesa më e madhë është në Atlantikun Verior me 2.6 milion km².

Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës derite gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, derinë mushkëri vetëm për 6 s.

M 1592 Galileu Galileo zbuloi termometrin e parë, mirpo termometri me I përshtatshëm u punua në Itali më 1654.

Më 1628 shkencëtari V. Harvej nga Anglia I pari dha shpjegimin mbi qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut.

Në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një gruaduke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta tëujit që ndodhen nën shkëmb.

Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjël” e lumit Karao (Venezuelë).Lartësia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm njënga shumë ujëvarat e larta në këto anë te Venezuelës. Emrin e ka marrësipas pilotit amerikan Xhimi Engjël i cili në vitin 1933 e ka vizituardhe vendosur në ditarin e tij.
Ujëvara e dytë është në Republikën Jugafrikane me lartësi 414 m.
Ujëvara e tretë është “Kukenani” në Venezuelë me 610 m, lartësi.

Mali më I lartë në Kosovë është Gjeravica me 2.656 m, lartësi.

Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk bëri asnjë mungesë në shkollë.

Helmi i Meduzës mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të mëdha,ndërsa shkencëtarët prej tij po perpiqen të nxjerrin ilaqin përsherimin e sëmundjes së zemrës.

Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-të fliste dymbëdhjetë gjuhë kur i kishte vetëm tetë vjet moshë.

Gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerëz.

Masa e virusit ndaj masës së njeriut mesatar është proporcionale me masën e njeriut ndaj masës së Tokës.

Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njejtë me syrin e njeriut.
 

gurax

Pan ignoramus
Mendoni se njerezit jane te vetmit qe dine te udhetojne ne dete duke perdorur velat dhe spirancat?


150703072620_1_540x360.jpg


Nuk eshte e vertete. E bejne edhe merimangat.
Eshte e ditur qe merimangat mund te fluturojne duke perdorur fije rrjete si nje vele te cilen e merr era dhe me kete "balone" te tyren personale jo vetem qe mund te fluturojne per dhjetera e dhjetera kilometra distance, por edhe mund te zgjedhin lartesine e fluturimit apo vendin ku duan ne ndalojne, duke mbledhur/shkurtuar apo duke shpeshtjelle/zgjatur fijen qe perdorin si balone; kur fika shkurtohet ulet forca e eres qe perplaset mbi te dhe ulet edhe shpejtesia, edhe lartesia. Ne nje fare menyre, hapin velat dhe mbledhin velat.

Ne te njejten menyre, me teknika te ngjashme, edhe notojne dhe zhvendosen mbi siperfaqen e ujit. Ne figure eshte treguar nje merimange qe perdor kembet si vela te cilat i shtyn era, dhe fijen si spirance per te ndaluar apo per te mos u larguar nga nje vend ku i intereson te qendroje.

Eshte e mundur, qe ne kete menyre dhe duke kombinuar fluturimin me notin, merimangat arrijne te zhvendosen per distanca shume te gjata dhe qe ndahen nga masa te medha ujore, si psh dete dhe ndoshta edhe oqeane.

Marre nga:
http://www.sciencedaily.com/releases/2015/07/150703072620.htm


Gjithashtu, nese deri me sot keni menduar se merimangat jane insektngrenese, eshte zbuluar se shume lloje merimangash, ne te tere boten, ushqehen edhe me peshq.

140618184618_1_540x360.jpg


Ketu eshte treguar nje merimange qe ka kapur nje peshk ne nje pellg/akuarium ne Brisbane, Australi.

Ka disa lloj merimangash qe gjuajne peshq. Jane merimanga qe jetojne ne buze te pellgjeve me uje te ceket, ne zona te cekta te liqeneve me uje te embel, etj, dhe jane ne gjendje te notojne, te zhyten apo te ecin per nje fare kohe ne tabanin e pellgut.
Mendohet se keto lloj merimangash i perdorin peshqit jo si ushqimin e tyre kryesor, por si suplemente te dietes se tyre te zakonshme.

Marre nga:
http://www.sciencedaily.com/releases/2014/06/140618184618.htm
 

gurax

Pan ignoramus
Kuazaret... Shume pak dihet per keto objekte. Jane objektet me te larget dhe me te panjohur ne Univers, neper kufijte e Universit te vezhguar afer zones ku pertej te ciles perberja e Universit fillon humbet transparencen, fillon te behet gradualisht opake, fillon zhduket kufiri midis dallimit te materjes ne dy format e saj lende-energji. Duke qene aq larg, si ne hapesire ashtu edhe ne kohe, mendohet se jane objekte dhe fenomene qe kane qene karakteristike te periudhes kur Universi ishte me nje moshe shume te re, diku tek 5 milion vjecari i pare i jetes se tij. Ka spekullime me ide se gjenerata e pare e yjeve ne Univers - nje Univers ku elementi apo substanca e vetme qe ekzistonte ishte hidrogjeni dhe vetem hidrogjeni - ishte rrjedhoje e renies se perqendrimit energjitik, ftohjes, e zbehjes se aktivitetit normal deri ne ate moment, aktiviteti i kuazareve. Yjet paten shanc te formohen vetem ne nje Univers ku tashme kuazaret nuk ishin me mbreter dhe dominante.

Vete emri i tyre "Quasar", do te thote "Quasi Stellar", - pothuajse/perafersisht yjore.
 

Aki

Paint It Black
Lexova njehere diku, po fatkeqsisht skam shume te dhena se ne 'perplasjen' e Milky Way dhe Andromeda qe pritet te behet diku pas 4 bilione vjetesh, ka gjasa te krijohet nje quasar poashtu dhe ne qendren e Milky Way, por sidoqofte kjo mbetet ende vetem nje teori
 

Aki

Paint It Black
FB_IMG_1436127261060.jpg

Winthrop Kellogg ka vendosur te rrise nje foshnje te llojit chimpanzee te majmuneve paralelisht me djalin e tij te vogel per te studiuar aftesine e kafsheve per te mesuar vecorite njerezore.
Kellogg shkruan nje liber prej 300 faqesh mbi kte dukuri, por me vone e nderpret eksperimentin pasi djali tij fillon te imitoje dhe te nxjerre tinguj si te majmuneve
 

gurax

Pan ignoramus
Lexova njehere diku, po fatkeqsisht skam shume te dhena se ne 'perplasjen' e Milky Way dhe Andromeda qe pritet te behet diku pas 4 bilione vjetesh, ka gjasa te krijohet nje quasar poashtu dhe ne qendren e Milky Way, por sidoqofte kjo mbetet ende vetem nje teori

Po, cfare ke lexuar nuk eshte fantazi e shpikur, por e vezhguar. :)

http://www.albforumi.com/threads/foto-nga-bashkimi-i-dy-galaksive.24526/
Shkrimi #3 eshte atje ku ne teresi edhe une kam vene cfare kam mbajtur mend pa bere studime te thella :p per perpjasjen e Rruges se Qumshtit me Andromedan.
 
  • Like
Reactions: Aki

Aki

Paint It Black
FB_IMG_1436955831748.jpg

Me sa duket neandertalet nuk jane zhdukur teresisht, po homo sapiens te sotem jane perzierje gjenetike qe poashtu permbajne gjene nga lloji i neandertaleve
 

gurax

Pan ignoramus
Jo, pse? Lajmi qe ke sjelle eshte zbulimi me i fundit. Nuk duhet menduar si perseritje e dickaje qe eshte thene por si shtese te nje sasie ekzistuese informacioni. Sa me shume te zbulohet aq me mire eshte, aq me teper vertetesi ka ajo cfare dime ne menyre te paplote. Sepse ne fund te fundit, te tera keto zbulime tregojne po te njejtin drejtim se nga duhet kerkuar e verteta.

Please continue your hunt, Aki the Gaian. :)
 
  • Like
Reactions: Aki

Aki

Paint It Black
FB_IMG_1436956163935.jpg

Si do dukej nje njeri qe 'bie nga qielli', ja dhe mbeturinat e astronautit Vladimir Komarov qe pati ate fat me 1967

P.S. dhe u nisa te postoj nje kuriozitet mbi merimangat qe kalojne tere jeten ne uje, po dhe ajo qenka postuar ^_^
 

gurax

Pan ignoramus
Nje lajm i cuditshem shkencor... le te themi shkencor.

Tashme ne jeten e perditshme kemi te bejme perhere e me teper me nje teknologji eletronike shume te komplikuar. Perhere e me teper nuk dime asgje dhe nuk e kuptojme fare ate me te cilen kemi te bejme perpara. Dime thjesht qe shtypim disa butona, ndezim ndonje cels, bejme swipe ne ndonje touch-screen, dhe dicka ndodh menjehere "si me magji".

Arthur Clarke ka thene: "Cdo teknologji e avancuar mjaftueshem eshte e padallueshme nga magjia".

Dhe nderkohe, ne Amerike (surprise? :p ) kane filluar perhere e me teper qe njerezit te bashkangjisin ndjenja me pajisjet elektronike, ose me mire te themi, me nje prishje terezie dhe destabilizim te shpirtit te pajisjeve elektronike. Nje kompjuter qe ben 'crash' shume shpesh, nje telefon i cili nuk rreagon sic duhet ndaj touch-screen, nje sistem komunikacioni qe fut zhurma te cuditshme gjate komunikimit, nje "network switch" qe megjithese eshte i konfiguruar te beje nje pune te caktuar, refuzon ta beje dhe shpesh sillet si t'i doje qejfi...

Arsyeja? Jane te poseduar nga shpirtrat dhe xhindet! Dhe nuk eshte fare nje shaka. Jo vetem kaq, por tashme ka edhe nje ekzorciste, nje shtrige te bardhe e cila eshte ne gjendje t'i sheroje pajisjet e komplikuara elektronike nga keto posedime shpirterore.

Sipas saj nuk eshte thene qe pajisjet te jene super te komplikuara qe te jene ne rrezikun e infektimit nga shpirtrat e keqinj. Edhe nje printer, edhe nje skaner, edhe nje frigorifer, edhe nje ore dore... te tera mund te posedohen apo te semuren.

Por mendohuni mire perpaa se te therrisni shtrigen per te sheruar fshesen tuaj me korent te semure qe prej dy javesh. Ajo e ka cmimin e punes 200 USD ne ore.

http://www.businessinsider.com/san-...itch-to-protect-computers-from-viruses-2015-7
 
Top