Re: Klejdi, Anbeta e Ilir.
po nuk eshte puna se si e flet italishten apo shqipen, sepse ne fund te fundit gjuhe e huaj eshte dhe dikush e asimilon shpejt, dikush mbetet si kledi. ti nqs e njeh dhe thua qe eshte kot, gjej te pakten nje arsye bindese. une nuk e njoh (dhe as me..) por me kujtohet se si eshte sjelle me nje shoqen e tij te femijerise qe eshte ketu ne itali "mos tja ze emrin se shkruan edhe ketu ne forum dreqi", kur u takuan ne nje konkurs bukurie ne Bologna, kjo iu prezantua dhe i kujtoi se kush ishte (i fliste ne shqip) se si njiheshin qe te vegjel ne shqiperi (Kavaje). Ku shoku mendjemadh dmth kledi, i pergjigjej ne italisht dhe i tha, ah, po me kujtohesh edhe vazhdonte te bente indiferentin dhe kur kjo i kerkonte thesht nje ndihme meqe i binte edhe si kushuri i larget (aq esht KJ-ja) i pergjigjej gjithmone ne italisht.
po dale cik o vlla, shoke e shoqe femijerie, keni ngrene ne nje tas ne kopesht, keni shkulur floket e njeri tjetrit per lodrat, keni veshur te njejten grykese dhe jake te bardhe filloreje... nejse... tani ben indiferentin, i pergjigjesh nje bashkatdhetari ne italisht??? ska nje cik turp e? harroi ai se nga vjen? se po ta degjosh te mediaseti, e ben veten per tirans puro, i mut esht nga tirana, beri ca vjet shkolle dhe u shnderrua direkt, njesoj sic beri kur erdhi ketu ne itali.
per ato qe e mbrojne, mund te jete i mire sa te duash, edhe bravo (u be bravo ketu ne itali, se andej sja varte njeri), po sa per intelekt edhe dashuri per vendin e tij dhe njerezit e tij, me duket se i mungojne me teprice.