Re: Klejdi, Anbeta e Ilir.
Ne nje Reviste italine "Di Piu" (Gusht 2005), lexova nje interviste, te balerines ANBETA TOROMANI .
Titulli origjinal:
"Sogno di tornare presto a ballare al teatro di Tirana".
Dicka nga Intervista:
Anbeta, balerina shqiptare 26 vjecare, talente e "Amici" te Maria De Filippit, tani jep mesim ne Rome, ne nje shkolle te hapur nga Kledi.
"Jam shume e lumtur, qe tani percjell dashurine per Baletin tek nxenesit e mi."
Si ndiheni ne veshje Balerine?
"Per mua, nuk eshte dicka e re, pasi jam rritur qe femije me kete veshje. Kam filluar qe ne moshen 5 vjecare te impenjohem me Baletin.
Si ka qene ndryshimi, me shkollen e Tiranes?
"Te them te drejten, nuk ka pasur ndonje ndryshim te madh, nga akademkia italiane, per sa i perket disiplines dhe punes se palodhur, qe mesuesit tane kane bere me ne. Jane te tjera gjera pastaj, qe na kane munguar ne shkollat tona."
Cfare dallon ne Baletin klasik ?
"Baleti klasik kerkon me disipline dhe impenjim, por kjo s´do te thote qe mos mundesh te kercesh dhe te gjithe llojet e tjera te kercimit.
Megjithate mua me pelqen me shume, baleti klasik."
Jeni e lidhur shume me familjen tuaj?
"Pa ndihmen e prinderve dhe te tre motrave te mia, nuk do kisha arritur kurre ku kam arritur sot. Jam shume e lidhur me ta dhe ne rastin me te pare, shkoj i takoj ne Tirane."
Personi me i afert per ju ne Itali?
"Kam pasur fatin e madhe, te kem ne shoqerine time, djem e vajza te vendit tim, sidomos Kledin, megjithate me Maria De Filippin, kam raporte qe mund ti krahasoj me dike te familjes sime.
Ajo me dha besim, (pasi jam ne nje vend te huaj), mundesi per pjesmarrje ne emisionet e saj.
Jam shume e lumtur nese do te kem mundesi te bashkepunoj perseri me te."
Endra juaj?
"Nje dite dua te hap nje Akademi Baleti ne Tirane.
Shpresoj te me behet realitet.
Pershendetje...
"Vecanerisht familjen time, sidomos mamin tim, e cila me ka dhuruar nje Unaze, te cilen nuk e heq nga dora per asnje moment.
Gjithashtu dhe te gjithe lexuesit."