Kerry vs. Bush

antares

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Ilir! shoh qe do te vish ne Kanada dhe e ke marre pak me yrysh. Mos u merzit te gjithe keshtu e fillojne dhe entuziazmi ju vazhdon nja 2-3 muaj. Pasi i mbushin me dokrra i fusin te bejne pune vullnetare (co-ap) keshtu qe kompanite te te shft=rytezojne punen tende nja 3-4 muaj. Po pate fat te kompania qe do besh ko-apin hapet ndonje vend e qendron, ndryshe fillon nga e para. Ne Kanada sa per dijeni 80% e shqiptareve jetojne me asistence pra lemoshe.
Nuk ti them keto qe te te tremb por qe te te pergatis per ate qe te pret.
Italianet thone "Uomo avisato, mezzo salvato"
Wellcame to Canada
Ose sic thone ca kanadeze ne Republikat Sovjetike te Kanukistanit!
 

lir

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Antares, shef gabim, por shpresoj qe fjalet e tua ti sherbejne dikujt tjeter qe enderron kanadane, persa i perket coop zbrisni icik me ne jug e do paguheni /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Gjithsesi gruja e kerit die me vuri ne gjume.. :sleep: gjithsesi ajo smund te paraqitej me entuziaste, ngulmuese etj etj se i shoqibesoj..

sic tha klintoni, for a better america, an america that even the canadians will dream of /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif , vote for the democrats :lol:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kerry vs. Bush

O Liro, se Antares e shef içik si shumë zi, po Kanadasë plako vetëm Shqipnia ja merr. Pall gjithë ditën sidomos po punove për qeverinë. Sindikata nuk le njeri me të ngacmu edhe po talle tra..n gjithë ditën. Po t'gjeti gjo nga shneti vetëm të kesh durim se të gjitha ti pagu shteti. Po shkove n'Québec ke qar se mso dy gjuhë për'iherë, plus avantazhe të tjera sociale që nuk i gjen në pjesët e tjera të Kanadasë.
E shumë e shumë të tjera si këto!
Antares tha që 80% e shqiptarëve janë në asistencë. Po e korrigjoj pak, 80% e shqiptarëve kanë qejf t'ia fusin shtetit se punojnë për qejf por në të zezë. Shyqyr Zotit që nuk janë kandezët shqiptarë se do kishte përfunduar edhe Kanadaja si Shqipëria /pf/images/graemlins/laugh.gif !

Klintoni qenka i zgjuar, prite kur të kërkojë ndonjë ditë strehim në Kanada. Kerry është e sigurtë që do të kërkojë strehim politik se po humbet terren dhe zgjedhjet me sa duket do i fitojë Bushi! Ishalla nuk e pranojnë Kanadezët se pastaj Bushi do akuzojë Kanadanë për strehim terrorristësh /pf/images/graemlins/laugh.gif !

Vetëm Liro, se ktu duhet me qenë zog shtegtar. Kur vjen dimri, 6 muaj je i mbyllur e i rrethuar vetëm me borë (përpara pallatit tim sivjet ishte bërë mali mbi 4 metra)! Mos të të flas për ato - 50°C që të marrin më qafë. Për të ndezur makinën është problem më vete dhe autobuzin harroje se po u vonua 5 minuta nuuk i lëviz dot këmbët.
Por nejse se dolëm nga tema. Po iki tani se më duket se ka hyrë një ari këtu ku punoj /pf/images/graemlins/laugh.gif !
 

lir

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

kondre edhe ketej nga ne hyne arinjte neper benzinato /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

lozonjarja

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Shikoni (c'thote KJ per) qendrimet e Kerry ndaj ceshtjeve ne
Ballkan.
--------------------------------------------------

KERRI: NE SHQIPERI 10 PER QIND JANE GREKE!

Erl Murati

Sedra e cdo shqiptari u miklua te merkuren kur kandidati per postin
e presidentit te SHBA-se, Xhon Kerri, i quajti shqiptaret "nder
popujt me pro-amerikane ne bote". Senatori demokrat artikuloi nje
deklarate falenderimi per mbeshtetjen e lobit shqiptar ne SHBA: po
keshtu ai vleresoi lart lidhjet mes dy popujve dhe premtoi
mbeshtetje politike per shqiptaret. Xhon Kerri nuk shprehu ne asnje
vend pakenaqesi per "vendin e shqiponjave", por ai i ruajti ato per
t'ia paraqitur si shqetesim lobit grek ne Amerike. Ne nje leter qe
Kerri i dergon kreut te Institutit Greko-Amerikan, Nik Larigakis,
shprehet shqetesimi se qeveria shqiptare nuk po i pergjigjet nje
kerkese te perseritur te Bashkimit Europian per te bere numerimin e
minoriteteve. Kerri i premton lobit grek se kur te vije ne pushtet
do te nise nje dialog intensiv me qeverine shqiptare per ta detyruar
kete vend te respektoje greket minoritare qe jetojne ne Shqiperi. Me
tej, ai ben nje pohim qe me siguri i ka lene gojehapur jo vetem
shqiptaret e Amerikes, por edhe zyrtaret e Departamentit te
Shtetit. "Minoriteti grek ne Shqiperi perben te pakten 10 per qind
te popullsise prej 3.5 milione banoresh", thote Kerri. Shifrat e tij
publikohen vetem disa dite pasi Departamenti Amerikan i Shtetit
pranon qe 1.17 per qind e popullsise se Shqiperise, i perkasin
minoritetit grek. Duket qarte se diferenca mes te dhenave qe
disponon administrata e Bushit dhe stafi ndihmes i Kerrit, eshte
edhe me e thelle se diferenca programore mes dy kandidateve per
Shtepine e Bardhe.

"Shtetet e Bashkuara duhet t'ia bejne te qarte qeverise se Shqiperia
duhet t'i trajtoje minoritetet ne menyre te drejte dhe humane, ne te
njejten menyre qe ajo kerkon te trajtohet minoriteti shqiptar ne
vendet fqinje ne Ballkan. Nderkohe, qe Shqiperia ka arritur me
sukses te realizoje numerimin e minoritetit shqiptar ne ish-
Republiken Jugosllave te Maqedonise, qeveria e ketij vendi po i
reziston kerkeses se Bashkimit Europian per te numeruar minoritaret
qe jetojne ne Shqiperi, keshtu qe ajo mund te vazhdoje te deklaroje
se minoriteti grek eshte i vogel ne numer, nderkohe qe ai perben te
pakten 10 per qind te popullsise prej 3.5 milione banoresh",
shprehet Xhon Kerri ne letren qe i drejton Larigakis.

Letra

Shqetesimi i Xhon Kerrit per minoritaret qe jetojne ne Shqiperi vjen
pasi kryetari i Institutit Greko-Amerikan, Nik Larigakis i shkruajti
nje leter-kerkese kandidatit per president. Ne kete leter, njeri nga
shefat lobit grek ne SHBA kerkon qe Kerri te shprehet publikisht per
kater ceshtje te rendesishme: nje rezolute perfundimtare per Qipron,
problemin me Patriarkanen Ekumenike ne Stamboll, te drejtat e
njeriut ne Shqiperi dhe nje emertimi te ri per Republiken ish-
jugosllave te Maqedonise. Ne pergjigjen e kandidatit Kerri jepet
premtimi se nese ai zgjidhet president i SHBA-se, administrata e tij
do te ndermarre nje dialog intensiv diplomatik me qeverine e
Shqiperise per te siguruar zbatimin e ligjeve dhe mbrojtjen dhe
respektimin e te drejtave te njeriut dhe vecanerisht te minoriteteve
ne kete vend. "Shtetet e Bashkuara duhet t'ia bejne te qarte
qeverise se Shqiperia duhet t'i trajtoje minoritetet ne menyre te
drejte dhe humane, ne te njejten menyre qe ajo kerkon te trajtohet
minoriteti shqiptar ne vendet fqinje ne Ballkan", thuhet ne letren e
Kerrit.

-------------------------------------------------------------------

KERRI: MAQEDONIA TE NDRYSHOJE EMRIN

Ndryshime thelbesore priten ne rajonin e Ballkanit nese senatori
amerikan, Xhon Kerri, fiton zgjedhjet qe do te mbahen ne nentor per
Shtepine e Bardhe. Kandidati demokrat shprehet se nese do t'i fitoje
keto zgjedhje, administrata e tij do te mbeshtese kerkesen e grekeve
per nje emer te ri te ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise, qe
nuk do te permbaje fjalen "Maqedoni". Ky eshte premtimi i Kerrit per
kerkesen e njerit prej shefave te lobit grek ne SHBA, Nik Larigakis.
 

lozonjarja

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

ndoshta doni te lexoni dhe kete artikullin tjeter


E Merkure, 28 Korrik 2004


LOBI GREK DHE AI CIFUT PERPLASEN PER TIRANEN

Nga Stavri Marko

Pse ka ngjallur shume interes vizita e fundit e Kastriot Islamit ne Eashington, i cili u takua me Sekretarin Shtetit Kolin Paeell? Perse ftohet Ilir Meta ne Eashington? Perse flasin OJQ-te e Tiranes ne Kongresin Amerikan dhe kush e perkrahu Edi Ramen per te dale ne BBC? Cilat pritet te jene zhvillimet e ardhshme mes Tiranes, Eashingtonit, Athines dhe Tel Avivit? Jane keto pyetjet qe politiken shqiptare e shqetesojne kaq shume levizjet e fundit diplomatike te cilat kane perfshire madje dhe nje pjese te gjeopolitikes ne Ballkan. &_gje ka nisur te levize kohe me pare, por vecanerisht pas vizites se ministrit te Jashtem Kastiot Islamit ne Eashington, ne ditet e para te korrikut. Prej Departamentit te Shtetit nuk ka asnje njoftim zyrtar rreth takimit, me perjashtim te Zerit te Amerikes i cili dha dhe kuadrot filmike te takimit. Por gjeja me kryesore qe ra ne sy ishte nje marreveshje zyrtare te cilat shpesh ndikojne ne politikat e ketij vendi te vogel sic eshte Shqiperia. Pra, u njoftua se Shqiperia ka detyrime me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te mbrojtur kulturen semitiste te hebrenjve, te cilet tashme jane larguar gjate kohes se tranzicionit dhe priten te kthehen ne Shqiperi!...

Islamit i interesonte takimi me Pauell

Islamit i interesonte ky takim publicistik me Paeell, por qe tregon forcen e lobit hebre per te ndikuar drejteperdrejte mbi Tiranen qe "zyrtarisht ende konsiderohet si e mberthyer nga ethet e Athines". Ne vazhdim te ketij argumenti, lobi hebre me ndikimin e tij ne State Departament, beri te mundur te fshinte nga pretendimet numrin e minoritetit grek ne Shqiperi nje muaj me pare, duke e cuar ate ne 1.17 perqind te popullsise ne Shqiperi. Mesa duket interesimi i hebrenjve ka filluar te rritet drejt Tiranes per disa arsye. Fillimisht ne planin gjeostrategjik, lobi cifut ka rritur ndikimin e tij ne Ballkan, por vecanerisht ne Shqiperi, ku ata kane pasur nje shtrese jo te vogel zejtaresh me prejardhje nga cifutet e Greqise. Gjithashtu Tirana ka ambasador ne Tel Aviv, i cili ka rritur autoritetin e vet dy vitet e fundit te veprimtarise. Ne kete pikepamje, Izraelit i duhet te forcoje dhe te mbeshtese nje "Shqiperi te madhe" ide te cilen e ka hedhur nje vit me pare gazeta e madhe spanjolle "El Pais" ne editorialin e Francesko Vignas dhe per kete i duhet mbeshtetja e Eashingtonit, per me teper ne kohen e sotme qe Bush kerkon ndihmen e tyre per presidencialet. Madje me nderhyrjen e hebrejve, Tirana mban ne Lidhjen Islamike te Botes, ambasadorin e saj, te diktuar nga Eashingtoni. Ne kete kontekst, vete maxhorances etnike shqiptare do t'i pelqente nje inisiative e tille, ndryshe nga lideret aktuale brenda dhe jashte kufijve qe duan te ruajne pozitat e tyre ne vendet perkatese pa kontribuar per bashkimin e kufijve ame.

Pse duhen nderruar Nano dhe Berisha?

Atehere pse duhet fillimisht te ndryshohen lideret e Tiranes, duke filluar nga Nano dhe Berisha? Leme pas inisiativen e Paeell per te rritur e ringjallur kulturen e hebrenjve ne Shqiperi dhe le te fokusohemi ne pritjet ne Kongresin Amerikan te Erion Veliajt, Fatmir Mediut, Eduart Selamit, Osmo Liponen, Nikolas Pano dhe Kreshnik Spahiut. Ne planin e diskutimeve qe te peste ishin kritike madje kaluar dhe opoziten shqiptare. Por pse duhej nje prezantim i tille pikerisht ne mes te nje salle me kongresmene, ku te drejttat e njeriut dhe strategjia e OSBE se, pra misioni amerikan ne brendesi te saj, ishin fokusuar ne te gjitha temat. Ndryshe nga c' priste lobi grek ne seance, asnje fjale nuk u fol per te drejtat dhe dhunimet e tyre ne Shqiperi. Analiza te con ne perpjekjet qe ben lobi hebre, per te ndryshuar nje klime ne favor te tyre, ku ne vecanti, pengese ka qene lobi grek i Amerikes, i cili e ka mbeshtetur qeverine socialiste deri me sot. Sipas analizave qe vijne nga media amerikane, vendimet per te mbeshtetur kete strategji ne mbare rajonin e Mesdheut, rodhen menjehere pas doreheqjes se Shefit te CIA-sGeorge Tenet, i cili shihej vazhdimisht si nje pengese serioze e lobit hebre, per vete faktin se Jaser Arafat kreu i Palestines, ishte mjaft i lidhur me Tenet. Madje vizita e Tenet perpara dy vjetesh ne Jeruzalem, u komentua nga shtypi izraelit jo si inisiative per te promovuar te ashtequajturen paqe mes izraeliteve dhe palestinezeve nen strategjine e "Road Map", por per te takuar Jaser Arafat. Por lobi hebre, menjehere pas doreheqjes se Tenet, ndermori nje fushate ndaj tij ne median amerikane duke e fajesuar per deshtime ndaj terrorizmit ne perghjithesi. Sulmi ndaj Tenet shikohej si sulm ndaj influancave te lobit grek se sa ndaj administrates se Bush, ne te cilen ai kishte pozicionin me te favorshem qe nga Presidenti Klinton per te pasur nje kontrroll mbi boten. Megjithate lobi grek, inicioi nje takim te kryeministrit Grek Kostas Karamanlis dhe me lobin hebre gjate vizites se fundit te tij ne Eashington. Takimi ishte diplomatik ne kuader te Lojerave Olimpike te Athines, ku lobi hebre kerkonte garanci per lojtaret e vet, ne kembim te perkrahjes qe do t'i jepnin Greqise ne keto evenimente.

Edi Rama dhe Ilir Meta, ndikim ne kete loje

Ne gjithe kete lufte te fshehte deri tani, nuk ka ngelur pa ndikimin e vete as ish-kryeministri Ilir Meta dhe as kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama, ky i fundit njihet nga rrethe te ndryshme intelektualesh dhe politikanesh si i financuar nga lobi hebre per sukseset e aritura ne krye te misionit te vet. Ndersa per Edi Ramen, nuk munguan madje dhe publicitetet ne BBC dhe ne gazeta te tjera te medha, analistet e percaktuan daljen e tij ne median britanike, si nje perpjekje publicistike per te nderruar lidershipin ne Partine Socialiste, vecanerisht pas deshtimit te iniciatives se Ilir Metes per te vazhduar ekzistencen e tij ne Partine Socialiste, por Fatos Nano, u tregua mjaft i ashper duke e "masakruar" Ramen ne Konferencen e PS-se ne Tirane. Megjithate duhet permendur qe zyrtarisht interesat e lobit hebre ne Shqiperi, kane filluar qe me mbeshtetjen financiare te Edi Rames, financa qe nga menyra se si jane dhene dhe investuar, kane qene mjaft largpamese dhe te cuditshme per nje kryeqytet te ardhurat e te cilit jane te paperfillshme per te kryer gjithe keto investime publike.

Po Eduart Selami?

Ndersa ne aspektin perfundimtar ngelet te analizohet Ilir Meta dhe Eduart Selami. Meta i cili e ka ndare mendjen per te krijuar partine e tij, i ka ndare gjithashtu miqte e vjeter te tij. Lobi grek sigurisht eshte ndare me Meten, duke filluar nga Nikolas Gage dhe duke vazhduar me senatorin greko-amerikan demokratin Paul Sarbanis te cilit iu hap porta per te takuar Bushin dy vjet me pare. Meta ka zgjedhur miq te tjere ne SHBA, qe sigurisht jane miq dhe kongresmene te ndikuar nga lobi hebre, per te patur mundesine te rimarre pushtetin ne Shqiperi, duke qene kundershtar i hapur i Fatos Nanos, i cili nuk ndryshon drejtim nga perkrahja, qe ne dukje lobi grek e ka mbeshtetur, por jo i kenaqur me te. Por Nano, duke pare sulmin qe po i ben lobi hebre ne amerike, votoi pro nje rezolute ne Kombet e Bashkuara, e cila e detyronte Izraelin te prishte murin qe po ndertonte ne tokat e palestinezeve ne Bregun Perendimor. Inati i tij sigurisht vjen jo nga Izraeli, por nga ndikimi teper i fuqishem i ketij lobi per te ndryshuar lidershipin ne Shqiperi duke favorizuar sa s'behet elemente te rinj ne politiken shqiptare dhe per ta perdorur kete vend me qellime ekspansioniste kund`r Europes. Nano gjithashtu ka goditur dhe SHBA ne si vend pro izraelit per te gjitha inisiativat qe ata ndermarrin kunder palestinezeve. Ky acarim i Fatos Nanos ka shkakun e vetem se kjo levizje tashme ka filluar dhe pritet te konkretizohet ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por nese Nano dhe Berisha, do te mund te dobesohen nga keto presione.

A do ta pranoje Berisha Selamin?

Ne vijim te strategjise se Lobit hebre ne Shqiperi, Eduart Selami eshte thirrur per te kryesuar opoziten shqiptare, por veshtire se Doktor Berisha te pranoje nje dhurate simbolike ne partine e tij, duke iu bere paraprakisht edhe kerkesa nga Eashingtoni, si "President Nderi i PD". Ne kete plan te nderrimit te lidereve, sigurisht Brukseli po e veshtron me kujdes situaten ne Shqiperi. Tirana ka pranuar se do vazhdoje te beje nje politike pragmatiste me SHBA-ne, dhe si e tille ajo e shikon lidhjen me Eashingtonin si teresi te politikave te veta strategjike, e pelqyer dhe nga opozita dhe i gjithe spektri populist ne vend. Si i tille, Brukseli duket me hapur se kurre te kete braktisur Tiranen, perderisa jo vetem fonde nuk japin, por njekohesisht kane bllokuar Tiranen ne kontaktet me te. Nderkaq ne Eashington, ethet e zgjedhjeve kane pushtuar gjithcka, ndersa lobet me se fundi jane ndare. Lobi hebre ka zgjedhur me kete rast republikanin Bush qe te mbeshtetet ne fushate, ndersa lobi grek me se fundi zgjodhi demokratin Kerry per ta favorizuar, duke i kerkuar me kete rast dhe ndryshime favorizime te interesave helene ne rajonin e Ballkanit. Por ne kete strategji qe po lind, a do te duan evropianet nje diktat te lobit izraelit ne vendet e Ballkanit Perendimor, kryesisht ne Shqiperi? Si do te reagoje Vatikani i cili ka fuqi ekskluzive ne diplomacine e Brukselit? Shenjat thone te kunderten, pasi Brukseli nuk mbeshtet asnje iniciative pro amerikane ne politikat e vendeve europiane, per me keq akoma qe mardheniet e Tel Avivit me Brukselin, ndodhen me te acaruara se kurre, po te kemi parasysh polemikat e fundit mes Sharon dhe Shirak per largimin e hebrenjve nga Franca!!!

Si perfundim te kesaj analize, mbeten zhvillimet e metejshme. A do te kete rrezik qeveria e Nanos? Si do te kaloje rajoni me zhvillimin e Lojerave Olimpike te Athines? A do te cahet koalicioni qeveritar? Kur firmos Meta per partine e re dhe a do te kete zhvillime ne Partine Demokratike?
 

bona

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

po fitoi Bush (qe se quaj cudi se americanet kafshe jane) do jete skandal.
cimimet qe nga benzina , e qumshti, tek college tuition, health insurance premiums, e shtepite , e cdo gje tjeter esthe ne qiell.

pune s'ka. njerzit qe gjoja jane me shkolla bejne rroga shume te ulta. ne NY u hoqen 3 mil veta nga puna, dhe ato pune qe jane tani jane temp, shkojne dynjaja me frike ne pune ( pervec forumistave shqiptare qe jetojne ne Park ave- shkoni shifini tek shqiptaret e americes) .
so esthe skandal.


lajmi i fundit : MTA do ngreje prape cmimet e transportit. skandal.

po fitoi Kerry, prape me nderen e ka bere Bush dhe s'shof se do rregulloje gje.

kompanite americane i kane cu punet ne Indi e Kine dhe nuk besoj qe do kthehem me mbrapsht.

ka ik kohe e americes se lumtur qe nje puntor ( po lexoja articul ne NY) leni me te tjeret, dikur kishte rroge te mire, insurance, pension etj etj.
NOT ANYMORE .

kompanite mbajne 2-3 veta ne pune permanent( dhe bejne punen e 10 vetave) dhe shumicen i ka temp pavaresisht sic tha nje me siper se paguhet nje bank teller me 11 ne ore.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Bona,meso nje cike me mire shqip,te shkruash te pakten!! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

antares

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Ti Orosh me mire perqendrohu ne ato qe shkruan Bona e jo si i shkruan, me mire........
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

Vallai une s'jom shume i sigurt, ishin amerikont qe e zgjodhen Bushin dhe mendoj qe s'kon turp ta zgjedhin edhe i her...
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Problemi se kush do te zgjedhet apo rizgjedhet per mendimin tim u takon Amerikaneve,ato do zgjedhin njerin qe do jete me i mire per te ardhmen e vete atyre,pra kete radhe nuk do mendojne shume per ndikimin Amerikan ne Bote.Ndersa une deshiroj qe te zgjidhet ai qe eshte me pro-shqiptari(pra te mundohet te zgjidhe qeshtjen shqiptare ne favorin tone dhe jo te fqinjeve tane.Kohet e fundit pata filluar te mendoja njecik ndryshe per Kerryn,fillova ta mendoja si nje president i ardhshem ne favor te shqiptareve(si ndikim i disa shkrimeve mbi disa intervista ku Kerry del nje perkrahes i shqiptareve)por me duket se qenkam gabuar,sipas shkrimit te mesiperm,Kerry qenka ndikuar shume shpejt nga Lobi i fuqishem Grek(gjithsesi me i fuqishem se Lobi shqiptar),per mendimin tim :ne hale le te shkoje edhe Kerry.Ndersa,per pro-arabet une kam nje lajm te keq,Kerry eshte me origjine Hebre,gjyshi i tij e ka pas emrin Frederik Koen,por me 1905eshte kthyer ne katolik dhe ka marre mbiemrin e nje lordi Irlandez!!Kerry eshte rritur/ndikuar/financuar nga gjyshja e tij e cila ishte shume e pasur.
 

antares

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Nje m.... jane si Bushi dhe Kerri, ju qe mendoni se njeri eshte me i mire se tjetri shikoni endrra me sy hapur....
Nuk na thua ndonje te re ti Orosh, eshte thene prej kohesh qe kerri eshte cifut... (si dhe Ruzvelti e ca te tjere).
Po me Bushin bota e ka me kollaj te shikoje se c'monstruozitet eshte Amerika...ai eshte amerikani tipik!
 

DFV

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

antares, une e kuptoj qe nga deshperimi dhe urrejtja qe ke per Ameriken dhe njerzit e saj, kalon ne mendime ekstreme.
Per nje gje te jesh i sigurt ti dhe ata qe te ndjekin pas- me Bushin ose me Kerryn , USA do vazhdoj te jete ajo qe eshte , shteti me zhvilluar dhe me i fort ne bot dhe shume shpejte te gjithe terroristat do marrin ate qe meritojne.
Fitorja kurr nuk do te shkoj ne anen e terroristve qe therin njerzit e pafajshem.
 

lir

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

antares, une e kuptoj qe nga deshperimi dhe urrejtja qe ke per Ameriken dhe njerzit e saj, kalon ne mendime ekstreme.
Per nje gje te jesh i sigurt ti dhe ata qe te ndjekin pas- me Bushin ose me Kerryn , USA do vazhdoj te jete ajo qe eshte , shteti me zhvilluar dhe me i fort ne bot dhe shume shpejte te gjithe terroristat do marrin ate qe meritojne.
Fitorja kurr nuk do te shkoj ne anen e terroristve qe therin njerzit e pafajshem.
vdf, je shembellim extrem i diathte i atyre atopalanteve komuniste te disa dekadave te shkuara.

Te thoshe qe bejme si duam se jemi te forte, ta beja hallall; po te thuash qe veprojme keshtu se kemi te drejte, te ben te dyshosh se ose je ti sylesh ose kujton se jane te tjeret me te cilet flet. :idea: patjeter qe je ti, se dhe qorri e sheh kete realitet qe po jetojme..
gjithsesi persa i perket temes; une fishekzjarren do ta ndez per kerrin..
 

Alanis

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Nje ze kompjuteri:
"select your player....you chose Kerry"
loading..........
"Kerry versus Bush"
"3..2..1..fight!!" Pas nje dueli te forte
"k.o." >>>>> "Kerry wins"
 
Top