Kerry vs. Bush

DFV

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

lir, sipas teje del qe e ardhmja do u takoj terroristve, dmth bota do jete e atyre plehrave
qe therin njerze te pafajshem!!!!!!
lir, edhe kete nuk e kisha degjuar, ti me cilson mua dhe ekstrem i djathte, edhe autoparlande i komunisteve!!
Si eshte e mundur te jem edhe ashtu (i djathte) edhe keshtu (Komuniste)??????
Sa per Kerryn, jam ne nje mendje me ty.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

Mendoj se situata do shfryhet me ardhjen e kerryt ne shtepine e bardhe. Terrorizmi natyrisht qe nuk ka nje te ardhme por politika e gabuar e bush solli urrejtjen ndaj tij nga e gjithe bota arabe, si dhe distancimin e shume aleateve perendimore si rrjedhoje shume njerez u bene terroriste pa e menduar ndonjehere se mund te kishin qene ndonjehere te tille. si perfundim mendoj se bush duhet te largohet dhe amerika duhet ti kthehet politikes mediatike (demokrate) pasi politika e pentagonit (republikane) e kreu misionin e saj duke e "ushqyer" ameriken dhe per 20 vitet ne vazhdim.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Satana,gjithsesi do ndodhe dicka qe nuk mund ta luftosh me politike mediatike(shih Klinton),ndersa ,persa i perket :urrejtjes qe po fitoka Bushi nga Arabet,a ka qene ndonjehere tjeterndrysh???Pastaj,11 shtatori ka qene planifikuar per te ndodhur ne vitin 2000.Pastaj,po aktet e tjera terroriste te kryera ne kohen e politikes mediatike te Klintonit??E keqja nuk luftohet me vaj kikirik,por me uthull /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

Mua me shqeteson se tepermi problemi i sigurise ne kete vend. Kush do me sillte me shume siguri, Kerry apo Bush? Bush eshte me shpate ne dore duke luftuar ti i marrosur. A eshte Kerry nje politikan aq i afte qe te dije te zbusi gjendjen e acaruar qe ka krijuar Bush?
 

DFV

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Une mendoj se Kerry mund te bej shume me teper per te qetesuar situaten tejet te renduar.
Mendoj se eshte nje burre i shtruar i kujdeshem dhe mjafte i vendosur per te realizuar ato qe thote.
Eksperienca e tij si luftetar i jep me teper mundesi per te zhvilluar nje lufte te zgjuar kunder terrorizmit dhe mbrojtjen e USA nga sulmet terroriste.
 

lir

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Dfv lexoje dhe njehere ate qe shkruajta duke mos anashkaluar fjalen shembellim...
 

ledion

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Mendoj se Kerry. Popullariteti i Bush-it ka rene shume. Gjate presidences se Bush-it Amerika ka krijuar nje imazh te keq ne bote e sidomos ne lindjen e aferme. Qytetaret amerikane pas 11 shattorit dhe pas luftes ne Irak nuk mund te ndihen te sigurte ne asnje vend te botes. ne qofte se nuk behen manipulime (ndodh dhe ne Amerike) do te fitoje Kerry.
 

DFV

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

opinionisti, eh keshtu mendojme ne qe i kemi trut ne rregull, por per cudi , nuk mendojne keshtu amerikanet qe pikerisht sot, ne se do zhvilloheshin
zgjedhjet per president, do zgjidhnin per president pikerisht George W Bush!!!!!!!
U ka hedhur trut e gomarit amerikanve Bushi, keshtu qe megjithese ai u mori shpirtin ne keto 3
vjet e gjysem, ata perseri vdesin per Bushin.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Kerry vs. Bush

Kerry vs Bush: Sigurisht qe Bush! Sepse God speaks through him.
Per majen boterore te demokracise, OSCE ( Organisation for Security and Co-operation in Europe) do te monitoroje procesin e zgjedhjeve presidenciale ne USA. Institucioni ne fjale monitoron proceset zgjedhore ne vende te botes se trete, vende ne zhvillim, vende ku lufta civile ka bere situate te paqendrueshme politike ne vend, etj. Dhe kete Nentor, OSCE do te monitoroje zgjedhjet ne Kazakistan, Shkup, Kongo Lindore, Ouagadougou dhe... Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Duke iu referuar ketij artikulli te BBC , ky eshte nje fakt shume poshterues per disa amerikane, nderkohe qe per disa te tjere eshte nje domosdoshmeri pasi kane humbur komplet besimin ne procesin zgjedhor ne Amerike.

PS: Amerika, ylli ndricues i demokracise ne bote. Kush e gjen, me ke ngjan ky sllogan?


-----------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

JohnFKennedy20.jpg


Ky eshte debati i pare televiziv per postin e Presidentit te SHBA, ne vitin 1960 ku dilnin perballe Senatori Demokrat John F. Kennedy kunder zv/Presidentit te SHBA, Republikanit Richard Nixon.
Do te ishte pikerisht ky debat qe do te nxirrte fitues dhe president te SHBA Kenedin.

smcarter-ford.jpg


Debati i dyte televiziv ishte ai i vitit 1976 ku shiheshin perballe Presidenti Gerald Ford kunder Senatorit demokrat Jimmy Carter. Debati mori serish jete pas nje apstinence te gjate per shkaqe te ndryshme.
Debati ne fjale serisht ishte deciziv. Ai nxorri Carterin me pike perpara dhe i dha atij ne te marten e pare , pas te henes se pare te nentorit vendin e Presidentit te SHBA.

rea01.jpg


Situatat e veshtiresuara dhe zgjidhja qe ofroi ish-aktori Ronald Reagan ne debatin e trete historik televiziv kunder presidentit Carter, do e benin kete te fundit Presidentin e 40 te SHBA.

mondale_reagan.jpg


Reagan do te qendronte serish ne postin e presidentit pas debatit te katert kunder ish zv/presidentit USA ne administraten Carter, Walter Mondale.

88bush_dukakis.jpg


Zv.Presidenti i SHBA George Bush do te fitonte vendin e Presidentit pas debatit te peste televiziv kunder kandidatit demokrat Michael Dukakis.

top_92debate1.jpg


Por do te mundej kater vite me pas nga Senatori Bill Clinton.

1stdebate-header.jpg


Presidenti Clinton do te mundte me pas dhe Senatorin Bob Dole (hero i Luftes se dyte Boterore) fale strategjive te veta paraqitur ne debatin presidencial.

gore-bush-debate-02-big.jpg


Debati i fundit presidencial eshte vleresuar dhe si me i barabarti. Ai shihte perballe Guvernatorin e Texasit George W.Bush dhe zv/Presidentin e SHBA AL Gore.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

Nderkohe qe debati i djeshem (i pari nder tre qe do behen) ka nxjerre ne avantazh Senatorin Demokrat John Kerry i cili deri ne ate moment ishte gjashte pike pas presidentit Bush ne sondazhet e CNN dhe Usa Today.
Kerry ka qene shume elastik dhe ka bindur publikun e pavendosur nderkohe qe Presidenti Bush ka perseritur te njejtat fjale. Nderkohe ne daten 5 tetor pritet debati midis kandidateve per postin e zv/Presidentit te SHBA, republikanit Richard Cheney dhe demokratit John Edwards.

capt.pd13510010252.debate_bush_kerry_pd135.jpg
 

blabla

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Shpresoj qe gjith kto Bush-supportes e shikuan debatin e mbremshem. Bushi u portretizua si nje i paedukuar, southerner nga Texas, qe sdinte me lidh as nji fjali bashke(wait--he is that), lene mo me lidh shtetet e bashkuara...
Nderkohe qe Kerri, e sulmoi Bushin duke perdorur fjalet si dhe politiken e Bushit kundra tij. N'usa today (quote) Kerry i thote akuzimit nga Bushi, qe Kerri esht "flip-flopper": "I made a mistake in how I talked about the war...President Bush Made a mistake in invading Iraq. WHICH IS WORSE???" dhe me kte pyetjen retorike, e boni Bushin me fol me vete...out loud.
 

teab

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Une jam dakort me faktin qe Bush nuk eshte "all that bright" dhe jo shume elokuent, por ne te njejten kohe eshte shume e vertete qe Kerry eshte " flip-flopper" persa i perket qendrimit qe ai mban ndaj disa ceshtjeve.
Eshte me te vertete per te ardhur keq qe asnje nga kandidatet e ketyre zgjedhjeve nuk eshte per te qene. :shrug:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

Mendoj qe situata ne Irak eshte flip-floper-i i vertete sepse gjendja po vjen dhe keqsohet nderkohe qe politika e kishte menduar ndryshe. Kerry pranoi se kishte votuar gabim nene senat pro luftes ne Irak por u justifikua fare mire duke thene se ai nuk po e vazhdonte kete gabim qe po merr perdite jete te pafajshme. Cdo njeri ben gabime - citoi Kandidati demokrat por ndonjehere dhe duhet ti kuptoje ato dhe te ndryshoje strategji. Ai vleresoi ceshtjen e koalicionit duke theksuar se 90% e humbjeve jane amerikane. nderkohe qr Bush u kundervu duke thene se jane 30 shtete anetare te koalicionit. Kerry ju pergjigj duke i thene se asnje nga ato vende hiq australine, japonine dhe britanine nuk kane derguar me shume se 100 ushtare...

Mua me pelqeu debati dhe u binda se Kandidati demokrat John F.Kerry duhet te jete Presidenti i ardhshem i SHBA. Ai eshte me pozitiv persa i perket Nderkombetares.
 

teab

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Kerry pranoi se kishte votuar gabim nene senat pro luftes ne Irak por u justifikua fare mire duke thene se ai nuk po e vazhdonte kete gabim qe po merr perdite jete te pafajshme.

Pikerisht, ky eshte edhe problemi me Kerrin. Pergjigjet e tij jane te formuara ne menyre te tille qe ti pelqejne popullit Amerikan! Nga fryn era andej shkon dhe Kerri. Fakti qe Kerri mund te jete elokuent dhe te dije ta dredhi justikoje ate cka bere apo thene me pare, nuk e ben aspak kandidat me te mire se Bushi.
 

antares

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Puna eshte cse nuk kane ndonje ndryshim pervecse ne planin personal, ku Bushi eshte nje gomar i lindur (ka mbaruar dhe goxha Universitet pa le!) kurse Kerri i rafinuar dhe sigurisht inteligjent.
Puna eshte se Europa nuk ka nder mend te dergoje ushtare te vriten per Ameriken apo me sakte per Izraelin, qofte kur ne Shtepine e Bardhe eshte gamori Bush qofte edhe Kerri.
mos kujtoni se zgjedhja e njerit apo e tjetrit do te ndryshoje ndonje gje te madhe ne politiken amerikane......
 
Top