Kerry vs. Bush

beshbossi

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Nuk me pelqeu fare Bush mbreme ne debatin me Kerry!
Shume shpesh u zu mat,nuk dinte c'te thoshte!
Per mendimin tim duhet te shohim edhe debatet e tjera po mbreme Kerry solli fakte shume te sakta!
Debati tjeter eshte pas nje jave!(zv)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

Ne daten 5 eshte debati i kandidateve per zv/President dhe jam i bindur qe Cheney do mberthehet si shefi i tij pasi Edwards eshte me te vertete nje avokat i mire nderkohe qe zv/Presidenti eshte shume i perfolur per "puset" e irakut.
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Puset e Irakut?
NE listen e prodhuesve me te medhenj te Naftes pas Arabise Saudite eshte USA,me shume pak gallona me pak.
E cuditshme,kur dihet se Ne territorin e tyre nuk pompojne nafte ne nivele pusesh boterore!
 

antares

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

DFV! Ne postimin e mesiperm une citoja "Binin" pra Bin Ladenin ne nje leter te gjate qe i drejton ai Amerikes para disa muajve (po te duash tekstin e plote ta jap linkun). Ai nuk eshte pozicioni im se Bini niset me shejtanllek dhe sarkazem nga supozimi apo pohimi qe Amerika eshte demokraci, dhe po te nisesh nga premisa te gabuara edhe konkluzionet do te jene te gabuara (aksiome e hekurt logjike). Per mua Amerika eshte Plutokraci ku shumices i behet nje lavazh truri shume me intensiv se ai komiunisti dhe shume me i rafinuar. Ironia eshte qe qyqaret amerikane e dine veten per njerzit me te mire, me te virtytshem, me te pasur, me humane e me te mire. Analiza e Guraxit eshte perfekte!
Dhe keshtu ata jetojne ne ate te ashtuquajturin realitet virtual i sajuar nga Foxi, Hollivudi etj etj
Getja i madh ka thene: "Nuk ka skllav me te pashprese se sa ai qe e kujton veten te lire" - fjale te arta!
Pra amerikanet nuk jane budallenj (plotesisht) po do te thosha naive ose me mire sherr-budallenj.
 

109UV

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Fillimisht postuar nga Gurax:
[qb] Dine aq sa ja duhet per te jetuar, jane edukuar qe nese degjojne dicka te keqe (per te qene te sakte, nese sado pak dyshojne qe ajo qe kane degjuar mund te jete e keqe) te kene detyren patriotike te raportojne me krenari per dicka qe mund te jete komplet tjeter gje, por qe nonetheless pala e paditur tashme ka nje "record in the file".
Ajo qe mendoj une eshte qe besojne shume lehte ne disa gjera (CIA, Demokracia amerikane, etj koncepte te tjere te medhej te ketij lloji).[/qb]
Ku i di keto gjera ti? Ke qene ndonjehere ne amerike? Ke folur me ndonje amerikan? I ndjek gje procedimet legjislative, gjyqesore, dhe ekzekutive ne nivel federal dhe local ti? Cila eshte njohuria jote mbi proceset politike ne amerike?

Mua me duket se ne shqiperi ka ardhur vala komuniste prap, nje zhgenjim me demokracine, faji per te cilin eshte i vete shqiptareve, dhe frustrimi ne nje menyre apo nje tjeter i drejtohet amerikes. ashtu sic i drejtohej rusise ne vitet 50, kines ne vitet 60/70 ....
 

une_une

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Keta kujtojne se Gadishulli Arabik eshte toka e vetme e bekuar me nafte.

Nuk arrijne te kuptojne se eshte me lire te i besh dhurate nje helikopter floriri nje sheiku edhe te pomposh nafte per qindarka me miliona arabe.


Siberia plot me nafte eshte, Rockfeller "Stadard Oil" naften nga puset e naftes ne Amerike i nxorri miliardat. Ne nje studim serioz shkencor nga vete OPEC kontinenti ka rezerva me shume nafte eshte Amerika e Veriut (USA+Canada+Mexico).

Sa per humor. Rreth 90 milione familje ne kete kontinent ngrohen cdo vit edhe gatuajne pa nderprerje te gazit natyror. Po restorantet? Gazi nxirret nga toka.


Ceshtja Kerri-Bush eshte me teper si e shprehen hapur te dy kandidatet nuk eshte nafta. Cmimet e OPEC jane spekullime, anomali ne tregun boteror te i interesojne korporatave. Ceshtja eshte Proliferation of Nuclear Weapons. Pakistani, Korea, Irani. etj.


Imagjinojeni sikur nje idiot, nje i cmendur del ne krye te Pakistanit dhe Iranit edhe fillon kercenon me arme berthamore? Imagjinoni nje revolucion Islamik i Iranit ne vend te AK-47 te kene raketa me bomba berthamore?

Ne plan, po zbatohet nje sistem per mbrojte me raketa por eshte shume larg. Duhen para!!! Kush do jete ai president te shtyje me diplomaci diten edhe kur te vije ajo dite (sigurisht mbase!) kur idiote, super-te-cmendur islamike te kene arme berthamore te dime te i c'aktivizojme pa asnje problem me nje mbrojtje efikase.
 

antares

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Thuhet:
==============
Imagjinojeni sikur nje idiot, nje i cmendur del ne krye te Pakistanit dhe Iranit edhe fillon kercenon me arme berthamore? Imagjinoni nje revolucion Islamik i Iranit ne vend te AK-47 te kene raketa me bomba berthamore?
===============================
Ajo eshte relative. Une them qe super te cmendurit jane cifutet dhe amerikanet, ne fund te fundit ata kane dhene prova qe i kane dhe i kane perdorur armet e shkaterrimit ne mase.
Apo do na thuash qe bomba amerikane eshte e mire e ajo iraniane eshte e keqe.
Izraeli ka 200-300 bomba atomike, perse i duhet nje numer i tille? Per te kercenuar Europen?
 

roberto

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Perse i duhen bombat Izraelit?

Per te shtypur me kembe ato 1 miliard morrat qe e rrethojne.Ato shtetet prej letre dhe opinioni i rruges arabe..njerezit me hipokrite ne planet.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Kerry vs. Bush

109UV, pse duhet ti shohesh postimet ne frymen "Shqiperia vs. America"? Te kuptoj ne nje fare menyre sepse eshte me se normale qe atje ku ha buke te mos dhj*sesh dhe ne fakt per kete te pergezoj. Por nuk po flitet per mendime vetem te miat, nuk foli njeri se sa te mire jane shqiptaret krahasimisht me amerikanet, dhe normalisht po, kam folur me amerikane qe jane shprehur per diskutimin e zhvilluar se nuk do ta benin dot ne Amerike. Ne baze te atij diskutimi edhe te nje sasie informacioni te mbledhur ne kohe u shpreha per popullin amerikan qe sot pardje votoi per Gore, Bush i vjedh votat, dhe sot ndoshta prape voton per Kerry dhe prape Bush do u vjedhe votat. Ndodh dhe me individin ne vecanti, nuk ka me rendesi ideja qe ke brenda sesa menyra se sa i afte je per ta shprehur. Dhe nese e 10-t gjate ketij procesi, te rrofte ideja. Apo qellimi ne cdo rast justifikon mjetin?

Te tere ata qe kane nje opinion te ndryshem nga yti, perhere komuniste i quan?


------------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

Sa per humor. Rreth 90 milione familje ne kete kontinent ngrohen cdo vit edhe gatuajne pa nderprerje te gazit natyror. Po restorantet? Gazi nxirret nga toka.

te q*fsha sensin e humorit ty...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

Nahar te kujtoj se peshku madh ha peshkun e vogel... Po te kishin qene popuj te zgjuar e me mend duhet te kishin ndjekur politika te tjera mbi pasurite natyrore qe gezojne. Por thuaj jane ende mesjetare ne konceptet e tyre pasi feja i ka lene shume mbrapa (akoma jane me perçe grate) dhe natyrisht SHBA-ja do ti "thithe" me cilindo President qe do kete.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

mos me terhiq ne valle se jam jasht ...e kisha vetem me ate kaqolin dhe me "humorin" e tij...qe s'e kapa!


S6( shpresoj s'te vjen keq qe s'te drejtohem me satan se e kam ne shenje respekti...kshu jemi gatuar ç'ti bejme), kjo vetem per ty se :

Ka dy shekuj a pak me shume qe bota islame filloi deklinimin. Dhe jo per fetarizem, perkundrazi per nje proces te kundert te te rehatuarit e çfetarizmi.

Feja qe kishte qene motori i perparimit te tere botes ( jo vetem asaj myslilame) mbeti si tradite popullore. Qytetet u urbanizuan e fshtrat u izoluan e keshtu injoranca u asoxhetua me nje auto difese fetare qe akoma ishte e pakontestushme.


Pastaj agjente anglese perhapen nder arabe nje ide revolucionare...nacionalizmin arab. Tere trojet e Islamit ku kishte zoteruar gjithmone Khalifati pa dallim rrace u coptuan ne dhjetra shtete te nje kulture rrace gjuhe....po politikisht armiq.Kuvajt,emiratet e bashkuara,saudite,palestine,liban,jordani...derr derr derr...U tha arabeve qe feja ehste e juaja e S'ka pse te pranoni kalifatin e turqve. pasi u ndane u tha qe jeni te gjithe popuj te ndryshem...e u ndane...e me pas u vune per ti drejtuar lider gjakatar e diktatore (spese vetem nje i sojit te tyre mund ti nenshtronte)

Te gjithe vendet arabe kane lidera pro-amerikan. Te gjithe vendet arabe ...jane nje injrance te madhe. E te gjith evendet arabe jane ne gjendje konfliktuale me njeri tjetrin.


dhe e tere kjo s'eshte rastesi, por e planifikuar!

Eshte e rende tere kjo vuajtje e mjerim ne kete pjese te botes. Por shkaku qendron ne mos fetarizmin e tyre. shkaku qendron se ne irak mlidhen pes pleq bashke e japin nje fetwa. Shkaku qendron se ne Arabi saudite universitetet e teologet jane te kontrolluar nga shteti. Se ne magrib ligji ndalon islamin ne qytet e ai arretrohet ne fshatra e maja malesh...


Bota islame sot permban pothuaj tere virtytet e nje Jobesimtari. Besimin ne zemer ja sheh zoti...pun e vet ajo, por per sa i perket kesaj bote, pa akuizuar ato qe feja i urdheron ...aty do te rrine.

Te jesh i ditur, karizmatik, te jesh ti me i forti per hir te drejtesise, te jesh i mirnjohur mbi krijimin, te jesh zemergjere e me vizion....keto i kanene dore ato qe sot kane sukses! Dhe Kaderi (fati i caktuar prej Zotit) eshte i drejte.


per sa kohe arabet te dine vetem te flasin e te kujtojne se i vune perfund me forcen e armeve jo vetem fitore, por as meshire s'meritojne!

Per sa kohe ti shtrengohen pas te vetmit burim force ,Fese se vertete e te marrin koshience per veten e tyre, e te kuptojne se i shkaterruan me dije e propagande, me plan e durim...(gje qe mungon tek to) athere gjerat ndryshojne.

Zaten ne Kur'an thuhet :

"Zoti nuk ua ndryshon gjendjen tuaj, pa ndryshuar ju me pare diçka brenda jush"

dhe prej gojes se te Derguarit eshte shenuar :

"Nje popull e meriton menyren sesi qeveriset"
 

renea

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

dhe prej gojes se te Derguarit eshte shenuar :

"Nje popull e meriton menyren sesi qeveriset"
Se dija qe kete shprehje e kishte thene Muhamedi, megjithate e kundershtoj me cdo qelize te qenjes time modeste. Te thuash se nje popull meriton qeverisjen qe ka sigurisht thote "nese qeverisja eshte mire ose nese qeverisja eshte e keqe, populli e meriton sepse e ka pegjegjesi vete te zgjedhe qeverisjen". Edhe pse e vertete, askush nuk mund te kontrolloje efektet qe pushteti ka mbi disa.
A e meritonte populli i vujatur shqiptar qeverisjen komuniste pas luftes se dyte boterore? JO!
Jo vetem qe populli nuk kishte alternative por nuk mund te bente gje sepse populli nuk vepron si nje trup i njejte por eshte i perbere nga individe si une, ti, Kerry dhe Bush qe duan te behen Presidenta per 4 vjetet e ardhshme.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

Nahar!

Nuk dua ta zgjas debatin pasi realisht nuk dua te dal jashte temes, por te them te drejten nuk kam ndonje simpati per shtetet fetare dhe gezoj respekt te vecante per shtetet laike. Zoti nuk duhet ngaterruar me politiken dhe anasjelltas. Edhe ne qyteterimet e lashta mbreterit ishin padronet e trupit dhe prifterinjte ishin padronet e shpirtit. Kjo lloj relate ishte konstante dhe vazhdon te jete e tille neper shume vende te emancipuara te botes, nderkohe qe ndryshe ndodh atje ku...
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

klasa politike e nje populli renea del nga vete populli. Kur ne nje popull konsolidohen konceptet e lirise, demokracise e vlerave njerezore atehere mbi kete popull nuk eshte e mundur te dale nje diktator qe te dhunoje lirine.


Nje diktature kerkon patjeter te kete nje mbeshtetje koshiente apo jo ne ndergjegjen popullore.

Dhe kur flet ji me i lirshem nga emotiviteti sidomos ne tema si politika, ku keto s'kane vend. Nese e meritoi dikaturen populli yne?...une hesht! Por di te them qe ka merituar plotesht si eshte qeverisur me pas. Se ne çdo raport njerezish gjeje nje nano e nje berishe, ne çdo ambient kishte fodulle e njerez qe s'i interesonte per vendin e tyre e per njerezit e tyre. Tere populli u deh pas manjakllikut te parave, e ne oren 8 mes nanos e berishes e skuadrave te tyre, s'shihje gje tjeter veçse nje mikro shqiperi!


Une nuk mendoj se eshte me vend te perzish idete. Nese Muhamedi a.s. ka sjell ide qe s'te shkojne per shtat ty e bashk besimtareve te tu, athere me plot pasion mund te flasim tek teologjia.

Nese do te trajtojme fjalen e tij te mesiperme, une nuk kam njohur deri me sot dike qe me te thoje se s'eshte me vend, por secili ka mendimin e tij.


Une nuk e kuptoj vrullin tend per te sulmuar ...nje thenie qe s'ka nga te sulmohet, vetem se mban emrin e nje njeriu qe s'te pelqen.E kam thene, standartet e matjes se madheshtise njerezore te Muhamedit a.s. kane folur me kohe, s'eshte ky vendi.
 

renea

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

JO sulm Nahar, nuk ehste sulm, eshte kunder debat. Si edhe mund ta kesh vene re ne historine e debateve te Af, une kam pasur qejf te debatoj ngahera, cilterisht edhe emocionalisht. Ndaj nuk po sulmoj Muhamedin si udheheqes, por thjesht i ve nje pikepyetje asaj shprehjes, sepse shume nga ne jane idealiste dhe thone gjera qe edhe pse tingullojne bukur nuk jane realitet.

klasa politike e nje populli renea del nga vete populli. Kur ne nje popull konsolidohen konceptet e lirise, demokracise e vlerave njerezore atehere mbi kete popull nuk eshte e mundur te dale nje diktator qe te dhunoje lirine.
Te perdor shembullin e diktatures perseri, udheheqja e PPSH nuk qe njelloj me bazen e popullit. Shumica e tyre qene te edukuar jashte vendit dhe kishin nje agjende qe nga fillimi i luftes, ndersa populli yne qe 80% analfabet. Enver Hoxha nuk doli nga kasollet e Malesise se Kurveleshit dhe Malesise se Madhe (shembull), por doli nga bankat e kolegjeve franceze, u rafinua ne ideollogji nga eksperiencat e veta personale. Populli yne nuk pesoi te njejtin rafinim, ndaj kurrsesi populli nuk mund te mendote si Enver Hoxha, kurrsesi populli nuk kishte asnje kontroll mbi psiqikin e EH.
Asnje popull nuk meriton qeverisjen qe ka, sepse realiteti tregon (si dhe ne Amerike) qe shume here populli kur zgjedh legjislatore apo udheheqes zgjedh me pak te keqin nga kanidatet.
Kerry nuk eshte endrra Amerikane per postin e Presidentit, as Bushi nuk eshte i pershtaturi per ate post populli e di kete, megjithate ne Nentor Amerikanet do te zgjedhin midis ketyre.
Po e mbyll me pershendetje te sinqerte, dhe me nje ftese per kafe.
 

renea

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Nese do ta permblidhja idene time me nje analogji at'her d ote thoshja: Mendoje popullin si nje gjeagjeze ne figura. Copezat e gjeagjezes jane shperndare ne tavoline, copezat nuk mund te mbledhin njera tjetren qe te japin kombinacionin e duhur sepse jane nje sistem i paorganizuar, por nje mendje e dedikuar mund te mbledhe copezat dhe ti kombinoje ashtu si duhet me qellim qe ne fund te krijohet figura e deshiruar.
 

109UV

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Fillimisht postuar nga Gurax:
109UV, pse duhet ti shohesh postimet ne frymen "Shqiperia vs. America"? Te kuptoj ne nje fare menyre sepse eshte me se normale qe atje ku ha buke te mos dhj*sesh dhe ne fakt per kete te pergezoj. kam folur me amerikane qe jane shprehur per diskutimin e zhvilluar se nuk do ta benin dot ne Amerike. Ne baze te atij diskutimi edhe te nje sasie informacioni te mbledhur ne kohe u shpreha per popullin amerikan qe sot pardje votoi per Gore, Bush i vjedh votat, dhe sot ndoshta prape voton per Kerry dhe prape Bush do u vjedhe votat. Te tere ata qe kane nje opinion te ndryshem nga yti, perhere komuniste i quan?
Ne fakt jo se jane injorante Truth_Matters. Dine aq sa ja duhet per te jetuar, jane edukuar qe nese degjojne dicka te keqe (per te qene te sakte, nese sado pak dyshojne qe ajo qe kane degjuar mund te jete e keqe) te kene detyren patriotike te raportojne me krenari per dicka qe mund te jete komplet tjeter gje, por qe nonetheless pala e paditur tashme ka nje "record in the file".
Ajo qe mendoj une eshte qe besojne shume lehte ne disa gjera (CIA, Demokracia amerikane, etj koncepte te tjere te medhej te ketij lloji). Fati i tyre qe para 8 vjeteve ata qe ishin ne krye nuk e kishin mendjen aq shume se sa t'ua fusim sa krahu por arriten qe rezervat e thesarit te shtetit te ishin nder me te lartat ne historine e Amerikes. Zgjodhen atehere fasaden e ketij qe eshte sot, i cili i rrenoi, i mashtroi dhe u thote "e bera per te miren tuaj", si dhe thesarin e shtetit e ka kaluar ne borxhe (ketu ne fakt s'e mora vesh shume mire se per cfare ishte fjala sepse krahasimet ishin me nje logjike kopile ekonomike). Shifrat s'i mbaj mend, por di te them qe kete gje ma tha jo me larg se dje nje kusheriri im ne Amerike qe ka ardhur per vizite. Dhe populli prape... e beson djaloshin kandidat.
Eshte tjeter gje te jesh injorant, tjeter gje te jesh verberisht i bindur.
Jo cdo gje qe shkelqen eshte diamant.
Ja ti vura bashke e bashke postimet qe ta ka kesh parasysh per cfare flas. Flas per kete bindjen qesharake te shume shqiptareve [sidomos ata qe nuk kane jetuar ndonjehere ne amerike] qe dine ne menyre te detajuar se si jetojne njerezit ne amerike, si jane te edukuar, cfare u mungon, si u vete ekonomia, si u vete politika, sa te shtypur e te genjyer jane. Sesi demokracia amerikane eshte tym pa zjarr, shkelqim i rreme, makth i perjetshem.
Patjeter Sillo..
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Kerry vs. Bush

Ti 109UV do thoje "sklleverit" ne Amerike apo jo, pasi pjesa me e madhe e emigranteve te tille jane. Shume punojne ne te zeze, te tjere coptohen duke punuar mbi norma per te siguruar buken e gojes. Dhe koha juaj per tu marre me politiken e brendeshme apo te jashteme te shteteve te bashkuara eshte shume e paket pasi nuk lene "impenjimet"... pastaj media ne USA ti e di vete si eshte shume e censuruar dhe e centralizuar... Pra me pak fjale ne qe jetojme ne Shqiperi apo jashte Amerike te siguroj se i shohim ne menyre me arbitrare gjerat se sa ju.
 

109UV

Primus registratum
Re: Kerry vs. Bush

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Ti 109UV do thoje "sklleverit" ne Amerike apo jo, pasi pjesa me e madhe e emigranteve te tille jane. Shume punojne ne te zeze, te tjere coptohen duke punuar mbi norma per te siguruar buken e gojes. Dhe koha juaj per tu marre me politiken e brendeshme apo te jashteme te shteteve te bashkuara eshte shume e paket pasi nuk lene "impenjimet" [/qb]
Si gjithmone, kacatat (k**lliqet) vijne nga ata qe vecse supozojne.
 
Top