Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje
Gabimi me i madh ne gjykimin e nje kulture eshte kur ajo gjykohet mbi parametrat e kultures tende. Eshte absolutisht e gabuar. Nje kulture gjykohet nga menyra se si ajo i organizon njerezit, nga menyra se si ajo i ben ata te zhvillohen, nga menyra se si ajo i zgjidh problemet sociale. Per te gjykuar nje kulture tradicionale, duhet pare struktura shoqerore ne teresi. Fenomene te tilla si plazhi apo shfaqja e trupit ne publik jane elemente shume detajore ne nje sistem te tere te plote qe strukturon jeten njerezore. Te gjykosh te gjithe sistemin nga nje aspek tejet i vecante eshte njsoj si te gjykosh nje aeroplan duke u nisur nga lloji i ushqimit nga ngjyra e sediljeve te pasagjereve.
Apo eshte njesoj si te thuash se ky avion nuk eshte gje sepse nuk ka tavulla duhani. Kjo, sepse ti mund te vish nga nje kulture liberale ndaj pirjes se duhanit ne ambiente publike.
Deri ketu nuk kemi te bejme fare as me damkosje dhe as me percmime ndaj atyre qe dalin me bikini. Por thjesht ka njerez te tjere qe kane tjeter vizion per menyren se si ndertohet jeta. Gjerat jane shume me komplekse.
Dhe nuk kemi fare te bejme me pikpamje "frenuese" sic u tha me lart.
Juve e quani kete frenuese sepse juve shikoni vetem detajin dhe jo teresine e sistemit ku qendron ky detaj (te cilin juve as qe e njihni dhe as qe keni pasur rastin ta studioni). Pikerisht prandaj edhe ju duket absurditet. Por nuk duhet te harroni se po kaq absurditet iu eshte dukur edhe atyre qe nuk jetojne sipas menyres tuaj vajtja ne plazh. madje, e thashe edhe me lart, po kaq absurditet do t'i ishte dukur tere botes perpara 100 vjetesh sikur te shikonte njerez me breke qe rrine e zhgerryen ne rere gjithe diten, madje harxhojne edhe para per kete.
Une e kuptoj qe eshte e veshtire ti shohesh gjerat "me syte e tjetrit", por eshte e domosdoshme nqs deshiron ta kuptosh tjetrin. Ose perndryshe, mos e gjyko.
Qendrimi fetar ndaj shfaqjes se trupit, edhe mund te jete njefare pengese, sot ne nje pjese te mire te shoqerive te sotme. Por kjo vjen si rezultat i faktit qe sistemet shoqerore jane perzjere me njera-tjetren. Njeriut sot i duhet te beje disa konpromise qe e bejne te duket shpesh here jofunksional. Eshte e veshtire te ndertosh nje sistem te ri te ndermjetem. Dhe kjo duket se i kapercen aftesite njerezore.
Por ama, brenda sistemit ku kjo norme eshte krijuar, ajo funskionon me se miri dhe nuk sjell kurrfare frenimi.
Pastaj, nga ana tjeter duhet te kuptojme edhe se cfare quajme frenim. Pasi kjo varet edhe nga qellimet per te cilat jane ngritur strukturat shoqerore. Nje kulture hedoniste, mbi te cilen eshte ngritur sot nje pjese e mire e shoerive, sigurisht qe mosshkuarjen ne plazh do ta konsideronte si nje pengese (per aq sa plazhi permbush sot "nevojat" e nje konceptimi te tille te jeteses), ndersa ne nje kulture tradicionale e cila eshte e orientuar me teper nga te tjera vlera, kjo "pengese" nuk do ti sillte asnje frenim. Perkundrazi, do ti sillte clirim. Clirim nga forma te argetimit qe e largojne nga qellimi dhe misioni i tyre ne jete.
Problemi pra eshte shume me i gjere dhe i thelle sesa deshira per te ta pelqyer trupin te tjeret, sic u shpreh dikush me lart, apo edhe sesa "kurimi" mjekesor nga rakitikizmi sic u shpreh Indu, te cilin une nuk e kuptoj se si e kane sheruar njerezit me pare!