Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

regele

Forumium maestatis
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

A ka mundesi te me sqarosh ndryshimin mes shitve dhe sunive?
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

Sunit i kane dajat te shitat, por si nipa mendojne qe jane ne rrugen e drejte. Ndryshimi nr.1 eshte se sunit jane krejt me te dhunshem.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

Albansk chivak. /pf/images/graemlins/smile.gif Sipas shpjegimit tend rreth 70 virgjereshave, desha te te pyes. A con peshe ana seksuale ne parajse? Nese po, pse? Nese jo, lere, vecse pse kallezohet si dicka e cmueshme?

Oh edhe dicka, pse ligjerisht nuk lejohet shperndarja e Krishterimit ne vende myslimane?
 

dedegjonluli

Primus registratum
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

Alnbanski, ti si cdo here iu shmangesh pyetjeve dhe jep sqarime ne detaje per gjera tjera!!!
Une te pyesja se si ka mundesi qe ne ato vende ku flitet ne gjuhen e Kuranit , te kete aq shume sekte? Edhe perkundrazi asaj qe shkruan ne Kuran, sic po e pershkruan edhe ti, eksistojne keto sekte, paqartesite, kundershtimet, konfliktet..!!!!!!
Ku eshte fuqia e tij, ku eshte sqarimi?


PS
Per virgjereshat e di qe ato organet behen ushqim i krimbave.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

O cuna, gjeni ca gjera me serioze per tu kapur, pasi po boni muhabet kot.

Pse ka sekte???!!!!!

Eshte normale mor lal. Te gjitha fete e botes jane ndare ne sekte. Eshte natyra e njeriut qe i pelqen gjithmone e vetja, i pelqen te ndahet nga tjetri, i pelqen te krijoje mendimin e vet etj.
Dhe ketu futen edhe shume shkaqe te tjera sociale, kulturore, plitike etj.

Ca diskutimi eshte ky?

Persa i perket virgjereshave ne parajse jeni tu diskutu pa pike lidhjeje.

Po ju marr nje shembull.
Nje mendimtar thoshte se jeta tjeter ne lidhje me kete bote eshte njesoj si kjo jete ne lidhje me jeten e foshnjes ne barkun e nenes. NQS do te fillosh ti shpjegosh foshnjes ne barkun e nenes se do te dale dikur ne nje bote ku ka peme, male, det, shi, makina, shtepi, rruge, seks, familje etj. ai do ta kishte te pamundur ta kuptonte. Kjo vjen pasi njeriu nuk mund te kete imagjinate pertej asaj cka ai ka perceptuar ne pervojat e veta. Imagjinata e njeriut eshte thjesht modifikim i materialit shqisor, brenda permasave te totalit te informacionit qe ai ka marre prej tyre.
PO keshtu edhe parajsa dhe ferri jane pershkruar ne menyre krejt te kufizuar, thjesht per te krijuar nje ide. Por realiteti i asaj jete do te jete krejt i ndryshem nga ky qe jetojme ne sot.
Juve tani diskutoni per hollesi te tilla si potenciali seksual i nje njeriu ne parajse!!!!!!!!!!!
Ky eshte muhabet kot.
 

dedegjonluli

Primus registratum
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

Muhebete te kota sa te duash ka.
Ti me shokete tu(per mendimin tim) flisni per fene islame dhe per Kuranin duke iu referuare vargjeve dhe surve te ndryshme....
Ne bote per nje vit vdesin 10 milione femij pa mbushur 5 vj.,70 % nga keta ne Afrike, dhe 20 % ne Azine lindore.
Tashti me thuaj se a bjene ndeshe vargjet e Kuranit me realitetin? Ketu e ceka Kuranin por kjo vlen edhe per Biblen.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

Me ke realite bie ndesh dhe ne c'pike bie ndesh.
Zoti eshte ai qe krijoji jeten dhe vdekjen. Zoti e di me se miri se sa ia ka caktuar jeten secilit. Po ky eshte muhabet qe nuk ka te beje fort me temen.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

ore kompetent! ti qe flet per vdekjen, ferrin dhe parajsen a mund te me thuash se ku referohesh. A mund te me thuash se cili ishte ai qe vdiq, u ngjall dhe tregoi eksperiancen e tij post-mortum. Apo do thuash prap qe i referohesh atij bicim libri qe lexon shpesh e te con ne qiell te 7 me rrenat qe mbart qe nga kopertina e deri tek faqja e fundit...
 

boss

Primus registratum
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

nuk ka nevoje te te vije njeri e te lajmeroje ty per çka ka atje se je ti qe do te shkosh.
Pastaj kur njeriu nuk beson ne zot eshte e kote te besh bisede per me thelle.
 

Leshatani

Primus registratum
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

70 "virgjeresha" ne parajse !???
hmmmmmm
E po qka do tju beshe homosexueleve qe nuk dojne 70 virgjeresha !???
Apo une e dua vetem dashnoren time e jo tjera.

"Albanski" ti me te vertete qenke "ARNAUTSKI".
 

capuni

Primus registratum
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

Une po vras menijen ca kriteri perdoret per tu zgjedh si nji nga 70 virgjereshat. Hajde jete parajse hajde -- ruj virgjerin, jeto sipas keshillave te zotit, e shpagimi: nji nga 70 gra te tjera ne nje harem. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bizi

Forumium praecox
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

Une per vete vdes per petlla me uje, i kam pas fiksim qe i vogel, pinko kur te shkojme ne pasajse bejme petlla me uje te dy si thua
Po sa problem qe qekan kto virgjereshat mer amon, uuuuuu lere pastaj problemi qe kan homot, qe nuk duan virgjeresha por djem te forte.
Leshatano, mos u merzit kaq shume mer plak do jet menduar nej gjo edhe per ty, do kesh djem, besoj.
Pse ankoheni ju mer lal un kte s'po kuptoj, ka kujt i pelqen t'i ket 70 gra te virgjera, them se edhe po te duahs te mbash vetem nje nuk eshte se 69 tjerat t'i japin me zor.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ore kompetent! ti qe flet per vdekjen, ferrin dhe parajsen a mund te me thuash se ku referohesh. A mund te me thuash se cili ishte ai qe vdiq, u ngjall dhe tregoi eksperiancen e tij post-mortum. Apo do thuash prap qe i referohesh atij bicim libri qe lexon shpesh e te con ne qiell te 7 me rrenat qe mbart qe nga kopertina e deri tek faqja e fundit...

[/ QUOTE ]

He mor ti kompetent pa dije!

Une i referohem per ferrin dhe parajsen pikerisht asaj qe po i referoheni juve. Jeni juve qe po flisni per ferrin dhe parajsen duke gjykuar me mediokritetin karakteristik te mbyllur ne hapesirat e ngushta te materializmit.
Une thjesht po shpjegoj qe ferri dhe parajsa nuk jane ashtu sic po i gjykoni juve me mendjengushtesine tuaj.

Vazhdoni pastaj me humorin tuaj orgjistik. Por kjo nuk ka ndonje vlere, eshte thjesht deshmi e mendjeshkurtesise tuaj.

P.s. Po te jete per petulla Pink, te tuat nuk kane as uje.
 

Fioralbina

Primus registratum
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

Gysi,
per mendimin tend, Cfare jan tamom ferri dhe parajsa??
 

Gysi

Primus registratum
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

E kam shpjeguar disi me lart.

Problemi eshte se as ferri dhe as parajsa nuk mund te njihen realisht. Per to eshte shprehur ne librat e shenjte vetem per te krijuar nje ide, por ato jane te paimagjinueshem.

Prajsa eshte thjesht vendi i shperblimit per ata qe merituan shperblimin e Zotit. Dhe ky vend eshte stolisur sipas menyres qe "di" te stolise vetem Krijuesi i gjithesise. Por forma atje do te jete krejt tjeter, Shqisat do te ndryshojne, fiziku po ashtu. Shqisat tona jane te kufizuara, dhe normalisht per te shijuar nje kenaqesi pertej te gjithe kufinjve tokesore do te duhen shqisa qe perceptojne pertej permasave te shqisave tona. Po keshtu edhe perceptimet per hapesiren dhe kohen ne parajse dhe ne ferr jane te ndryshme nga permasat tokesore. Sipas pershkrimeve te Profetit dhe Kuranit ne shume aspekte vihet re nje tjeter menyre e rrjedhjes kohore, si dhe nje tjeter perceptim per hapesiren. Ne ate kohe te tilla pohime mund te jene dukur te pabesueshme por me relativizimin e kohes dhe hapesires nga Ajnshtaini sot jemi shume me prane koncepteve te tilla.

Po keshtu te gjitha pershkrimet per parajsen dhe ferrin jane per te krijuar njefare ideje, njesoj sic mund te njohesh nje njeri nepermjet hijes se tij. Por sigurisht qe jeta atje eshte krejt gje tjeter dhe nuk mund te perceptohet me parametrat njerezore.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

Gys, nese ty te pelqen te shkruash sikur je duke mbajt zi, eshte puna jote, ka qe preferojne te shohin jeten (nder te tjera edhe te shkruajn) me humor
se kam iden nese ti e di apo jo çdo te thot, por kjo eshte zgjidhja jote.

nuk eshte sepse jemi ke teologjia, qe duhet te rrime gatitu, edhe se duhet te fillojme e te bejme lutjet 5 here para se te shkrujm.

ti ke menimin tend, mundohesh ta arsyetosh, te lum o mik, por mos u mundo te na mushesh menjen me zore, sepse ne jetojme ne realitet dhe jo me prralla me mbret.

PS: petullat e mia te qisin nga udha zotit vetem kur i ze ne goje /pf/images/graemlins/laugh.gif keshtu qe kujdes.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

E ke shume gabim kur mendon se tek teologjia duhet te rrish gatitu. Perkundrazi humori eshte mjaft njerezor dhe normalisht nuk shikohet venger as nga besimtaret.
Por humori ama. Jo talljet banale te pjeseve voluminoze te trupit.
Per me teper, humori eshte i bukur kur eshte i sinqerte dhe kur nuk tenton te tallet me gjera te cilat jane serioze per tjetrin.
Jo me gjithcka dhe ne cfare do lloj menyre mund te besh humor. P.sh. nuk mund te tallesh me kufomen pergjate nje funerali.
Pikerisht ka dhe disa gjera te tjera ne kete jete qe i perkasin, TE SHENJTES. Aty ku njerezit heqin kepucet nuk mund te hysh me cizme me balte. Eshte minimale te respektosh shenjterine e tjetrit. Nuk eshte etike te tallesh me gjera te cilat te tjeret i kane me seriozitet. Ne te kunderten tregon vetem papjekurine tende.
Problemi eshte se juve nuk e kuptoni dot te shenjten, prandaj shkelni mbi te sic iua jep truri.

Pervec kesaj, humori edhe do te mund te ishte i kuptueshem ne rast se do te kishe ndonje arsyetim dinjitoz per te kundershtuar ate cka po them une. Por kur romuzet banale te mesiperme hidhen si te vetmet menyra per te diskutuar, ato thjesht deshmojne mungesen e arsyetimit te romuzexhiu, aspak simpatik.

Sigurisht qe une kam mendimin tim, dhe perpiqem te arsyetoj, por ajo qe une po bej nuk ka te beje fare me mbushjen e mendjeve, aq me teper kur une e kam te qarte qe ka mjaft mendje qe nuk mund dhe nuk duan te mbushen (apo te mbushin) ne kete bote si dhe rrjedhimisht edhe ne kete forum. Por fakti qe po bejme nje debat, dhe une po perpiqem te sqaroj disa gjera duke shprehur arsyetimin tim, ben qe te pakten te kerkoj edhe arsyetimin e tjetrit. Per te pasur nje debat normal, ndryshe, mund te vazhdoj edhe une avazin e romuzeve bajate thjesht per te deshmuar qe jam cun i shkathet dhe nuk ma fut dot njeri me llafe.

Pikerisht vlera e debatit varet nga forca e arsyetimit dhe jo nga sperdredhja e kunjave!
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Keqkuptime per Islamin: Pyetje - Pergjigje

I kam shtruar ne postimet e meparshme disa pyetje. Lexoni per hir te diskutimit gjerat qe kam shkruar duke kuptuar ato qe lexoni dhe jo lexo nje rresht aty e ketu dhe pastaj pyet per rreshtin qe ke menduar se nuk eshte i rendesishem.

Leshatani, Capuni:

Pyetja juaj apo kritikimi juaj eshte pergjigjur me pare. Lexo faqen e pare te kesaj teme. Eshte ne nje postim me 7 pika. Pyetja ose komenti juaj shpjegohet me Piken 1, 6, 8.

Juve merrni dicka te pergjithshme dhe kete e beni specifike te aplikueshme per cdo njeri. Nje shembull qe po e them per te 2-ten here sepse eshte cfare dua te illustroj se e pergjithshmja zberthehet ne specifike per njerez te ndryshem, raste te ndryshem:

Ne Islam, nje burre martohet me 4 gra, e lejuar. Kjo eshte e pergjithshmja se burrit i lejohet ne 4 gra. Pse martohet e per ca arsye, eshte teme me vete.

1. Tani ne specifika, eshte kur grua kerkon nga burri qe te mos martohet me 3 gra te tjera, dhe kjo eshte e lejuar, eshte ne rregull nga Islami qe gruaja te kerkoje kete kusht. Tani burrit i duhet te plotesoje kushtin qe mos te martohet me 3 gra te tjera. Kjo eshte specifike qe u zberthe nga e pergjithsmja "lejimi me 4".

2. Rast tjeter, burri nuk do te martohet me 4, por vetem me 1. Pra dhe kjo eshte e lejuar. Nuk eshte se detyron njeri dhe i thote "ose martohu me 4 ose nuk je musliman" apo ndonje gje te tille.

3. Rast tjeter, burri nuk mund te plotesoje kushtet e barazize, qe duhet te trajtoje ne menyre te barabarte grate, atehere nuk eshte e lejuar qe te martohet me 4 pra eshte dicka specifike. Madje ne raste qe eshte martuar, atehere gjykatesi e divorcon sepse nuk ploteson te drejtat e gruas.

Pra nga e pergjithsmja dalin 3 raste specifike. Ky quhet zberthim i ceshtjeve. Ca beni ju, eshte se duke rrene ne rastet specifike, ankoheni per te pergjithshmen duke mos kuptuar se e pergjithshmja eshte per te gjitha rastet dhe JO VETEM per rastin juaj. Nqs do benim Te Pergjithsme rastin specifik tuaj, atehere duhet te eliminoheshin gjithe rastet e tjera. Pra nqs do beni te Pergjithsme Rastin se nje Grua dhe nje Burre martohet dhe te tjerat nuk jane te lejuar, duhet te ndalosh edhe rastin qe ca behet ne situata kur gruaja pranon te behet gruaja e 1 burri me 3 te tjera sepse kjo eshte situata e asaj kohe. Nuk eshte se po e forcon njeri, ka deshire vete per arsye te ndryshme.

Pra nqs nuk kuptoni se ka TE PERGJITHSME dhe ka SPECIFIKA, dhe nuk di dallimin midis ketyre dhe i ngaterroni gjerat.

E PERGJITHSHMJA eshte ajo qe perfshin SPECIFIKEN.

SPECIFIKA eshte per nje individ.

PERGJITHSHMJA perfshin me shume se nje individ, pra te pakten perfshin me shume se nje SPECIFIKE, dhe nuk ka si te jete e barabarte me nje SPECIFIKE.

Ne kete prospektive duhet pare gjerat, dhe jo seprapthi.
 
Top