Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Mesfushori kuqezi ka rënë dakord me presidentin egjiptian të aktivizohet për një vit në radhët e Tiranës.
Që nga dje, mesfushori i kombëtares kuqezi, Klodian Duro, është lojtar i Tiranës. Ka përfunduar me një "happy end" takimi i shumëpritur ndërmjet presidentit egjiptian El Sajed dhe elbasanasit. Të dyja palët janë takuar dje paradite në zyrat e njëshit bardheblu, duke rënë dakord për firmosjen e një kontrate njëvjeçare.

'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Gjobat e klubeve, mungon transparenca


Në prag të Kampionatit të 65-të Kombëtar të Futbollit, për grupin A1, drejtuesit e FSHF-së pohuan se asnjë ekip i cili nuk paguan gjobat ose paratë për t'u regjistruar nuk do të marrë pjesë në kampionat. Në fakt, ky vendim është përforcuar një ditë para fillimit të kampionatit për grupin A1 edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Gjatë gjithë kohës, federata u bëri thirrje të gjitha ekipeve të paguajnë gjobat e sezonit të kaluar si dhe kuotat e regjistrimit në kampionatin e 65-të. Të shtunën do të luhet java e dytë e këtij sezoni dhe ende nuk dihet me siguri, nëse të gjitha ekipet i kanë paguar paratë e kërkuara nga FSHF-ja apo jo. Nga sektori i garave për këtë çështje të thonë se gjithçka është në rregull. "Mund t'ju them se të gjitha ekipet e grupit A1 i kanë paguar paratë që kishin për të shlyer në prag të sezonit të ri",-është shprehur shefi i sektorit të garave, Hito Hitaj. Sipas tij, 10 ekipet kanë të drejtë të luajnë në kampionat, pasi nuk kanë detyrime kundrejt federatës. Madje, sipas Hitajt, për disa ekipe që nuk kanë paguar me lekë në dorë, është rënë dakord që këtyre skuadrave paratë t'u mbahen nga fondi i UEFA-s.

Olsi Avdiaj 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Ish-portieri kuqeblu, këtej e tutje do të luajë për portokallinjtë
Elbasani "rrëmben" Mustafën e Vllaznisë
Që nga dita e martë, në radhët e ekipit të futbollit Elbasani është rreshtuar edhe një tjetër lojtar jabanxhi. Ai është futbollisti Arjon Mustafa, të cilin portokallinjtë ia kanë "rrëmbyer" Vllaznisë, menjëherë pas mbylljes së javës së parë të Kampionatit të 65-të Kombëtar. Mustafa, pas këmbënguljes së gjatë të financuesve të Elbasanit, ka vendosur ta pranojë ofertën e tyre, për të luajtur me portokallinjtë në edicionin futbollistik 2003-2004.

Fatmir Popja 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Kumuria: Shpërblime të majme për sukseset

Financuesi kryesor i ekipit të Elbasanit, Refik Kumuria, në një deklarim për "Sporti shqiptar", ka pohuar se sivjet për futbollistët portokallinj do të ketë shpërblime të majme, pas arritjes së rezultateve pozitive. Këtij privilegji nuk do t'i shpëtojnë fitoret dhe barazimet si ato që do të arrihen brenda fushe, por edhe ato që do të merren jashtë. Dhënia e këtyre shpërblimeve do të bëhet nëpërmjet llogarisë bankare të klubit, duke ua dhënë në dorë futbollistëve nëpërmjet financuesit.

Fatmir Popja 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Mesfushori verdhezi, optimist për ndeshjen me portokallinjtë

Bratja: Do të shihni një Besë tjetër
"Humbja me Dinamon nuk e ka ulur moralin tonë". Kështu shprehet njëri ndër shtyllat e ekipit verdhezi. Gentian Bratja beson se ekipi i tij i ka forcat e duhura për të ndryshuar. "Jo vetëm tradita, që është në anën tonë, por edhe besimi i shokëve të bën të mendosh se Besa, në "Niko Dovana", do të paraqesë tjetër fytyrë kunder Elbasanit".

Feriz Ferizaj 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Romanishin, stërvitja e parë me Besën
Ish-futbollisti i Dinamos dhe i Vllaznisë së Shkodrës në dy sezonet e shkuara, Sergei Romanishin, duket se do të jetë përfundimisht pjesë e verdhezinjve. Pas disa ecejakesh gjatë rrugës për t'u përfshirë në radhët e Besës, duket se ukrahinasi i ka dhënë një zgjidhje të ardhmes së tij. Kështu, dje, në stërvitjen e kavajasve ka marrë pjesë edhe Romanishin, duke lënë të kuptohet se ai tashmë i përket formacionit të Zallës.
F.FERIZAJ 'Sporti Shqiptar'

Buna: Kemi ende punë për të bërë
Mesfushori durrsak, Qazim Buna, të shtunën e kaluar bëri prezantimin si futbollist i Shkumbinit në "Niko Dovana". Që në takimin e parë me fanellën e këtij ekipi, shorti i aktivitetit e vuri mesfushorin përballë ish-ekipit të vet, Teutës. E një nisje e tillë, sikurse e pohon edhe vetë Buna, nuk ishte e lehtë për të. Buna u aktivizua në këtë takim rreth 80 minuta dhe e justifikoi plotësisht veten përpara sportdashësve durrsakë e peqinas, të pranishëm në "Niko Dovana.
Ali Hallulli 'Sporti Shqiptar'

Shkumbini "prenoton" dy futbollistë të huaj
Dy futbollistë të huaj pritet t'i bashkohen Shkumbinit në këtë kampionat të ri, që ka nisur javën e shkuar. Fjala është për një sulmues dhe një mesfushor, që do të vijnë nga Afrika për t'u provuar te Shkumbini. Përvoja e mirë e kampionatit të kaluar, kur te ekipi bardhekaltër u aktivizuan me sukses futbollistë të huaj, i nxiti drejtuesit e klubit për të ndërmarrë edhe këtë vit veprime të tilla. Në "shënjestër" të Shkumbinit është 25-vjeçari Brajan Mumba, nga Zambia, që luan në rolin e sulmuesit dhe Truele Chamo nga Zimbabveja, 23-vjeçar, që aktivizohet në rolin e mesfushorit.
Ali Hallulli 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Dinamo e Vllaznia do të luajnë në orën 20:30 ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës UEFA

Kupa UEFA: Sot shqiptarët kërkojnë nderin në transfertë

Vllaznia dhe Dinamo janë të vetmet skuadrat që vazhdojnë të përfaqësojnë Shqipërinë në kupat e Evropës. Dhe pikërisht sot në orën 20:30 të dy skuadrat do të jenë të impenjuara në ndeshjet e kthimit të turit të parë eliminator të Kupës UEFA. Dinamo ka udhetuar me forca të reduktuara të martën pasdite drejt Belgjikës me linjën ajrore Tiranë-Milano-Bruksel dhe ka mbërritur në orën 21.30. Disa futbollistë nuk janë pajisur me vizën belge për arsye të ndryshme, ndërkohë që ka edhe të dëmtuar. Përveç stafit teknik, në delegacionin e Dinamos bëjnë pjese presidenti Mihal Delijorgji, shefi i klubit, Gjergj Ruli, drejtori teknik, Muhedin Targaj etj. Trajneri Andrea Marko është shprehur se udhëtimi i tyre ka një kuptim, të tregojmë lojën e Dinamos. Tekniku Marko ka zhvilluar dje pasdite një seancë stërvitore, ndërkohë që formacionin do ta bëjë të ditur disa orë para ndeshjes, që do të luhet sot. Takimi i parë i luajtur në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në Tirane me 14 gusht u fitua nga Lokereni me rezultatin 4-0. Po ashtu dhe Vllaznisë është nisur dje drejt Skocisë, ku sot do të luajë ndeshjen e kthimit të turit të parë paraeliminator të Kupës së UEFA me ekipin e Dandit. Takimi i parë i zhvilluar në qytetin e Shkodrës dy javë më parë ka përfunduar 2-0 për skocezet. Para nisjes për në Skoci, trajneri Medin Zhega deklaroi se, "ne nuk shkojme atje për të kryer një formalitet, por do të përpiqemi që të shpalosim vlerat më të mira të futbollit shkodran. Ndryshe nga takimi i parë ku dhe morali i ekipit ishte mjaft i dobët, tani gjendja psikologjike është e mirë, pasi janë zgjidhur problemet financiare për të gjithë futbollistët". Ekipi shkodran do të kryesohet nga presidenti i ri i klubit të futbollit Agron Çela

'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Vata: Jam i fyer nga Brigel

Fatmir Vata lojtari i shquar shqiptar i Bundesligës ka refuzuar ftesën e Brigelit për të marrë pjesë në formacionin kuqezi kundër Gjeorgjisë. "Jam i fyer nga tekniku gjerman i Kombëtares sonë sepse ai nuk më ka thirrur në ndeshjet e para kualifikuese megjithëse forma ime sportive ka qenë e mirë". Kështu ka deklaruar Vata, në një të përditshme sportive gjermane, ndërkohë që ai i ka cilësuar dy ndeshjet e fundit si "pa rëndësi", për Kombëtaren tonë.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Ekipet tona qe luajten per kupen Uefa humben perseri.

Dundee - VLLAZNIA 4-0 Rezultat i pergjithshem 6-0
Lokeren - DINAMO 3-1 Rezultat i pergjithshem 7-1
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Fatmir Vata e kupton kritiken. Por, një nuk lejon ti shpifet: se ai nuk është patriot . Këtë e ka hapur ne atdheun e Vatës, tranjeri i Kombtares Hans Peter Briegel.

Bielefeldasi i pergjegjet atij me terheqjen nga Kombetarja. „ Jam tepër i zhgënjyer nga kjo deklaratë e tranjerit.Unë e dua vendin tim dhe jam më patriot se Briegel. Kurrë nuk kam thëne se nuk dua të luaj për vendin tim.Se fundi nuk munda të luaj dy ndeshje sepse vertetë isha i lënduar dhe nuk mund të ndihmoja“ pohon sulmuesi i Arminias.

Mbase i hidhëruar nga mosardhja e Vatës, Briegel nuk e ftoj pastaj në Kombtare. „ Kur ai donë te me fajesoj, atëherë nuk luaj më dhe koncentrohem plotësisht tek detyrat e mija me Arminian. Unë kam respekt të madh per Briegelin dhe kam pritur të bisedoj më te. Por, unë nuk e kuptoj kthesen 180 shkallë të Brieglit. Ai ka thënë, Fatmir Vata dhe Altin Lala janë të vetmit futbollist që kanë vend në 11-shin e parë e pastaj me lënë anash.“

Vata ka luajtur gjithësej në 17 ndeshje për Shqiperinë, por tani çdo gjë ka përfunduar. Një derë të vogel e lënë hapur për Kualifikimet e Botërorit 2006.Shqipërisë i ka ikur treni për KE 2004 në Portugali.
Vata këtë vendim nuk e ka marrë nën presionin e Arminias, : „ Unë kam folur me Bennon dhe ky është vendim i imi .“ Kapitulli i Briegelit dhe Kombtares ka përfunduar per Vatën, i cili thotë: „ Ne na presin lojë të vështira, si dhe ajo e Kupës me 1 Shtator kundër St.Paulit. Për këtë arsye unë dua te koncetrohem vetem tek Arminia.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Speciale - Mishel Platini, një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve, u përgjigjet pyetjeve të “Kosova SPORTIT”

“Kam ndëgjuar se në Kosovë njerëzit luajnë futboll, atje ka edhe futbolldashës që përcjellin takimet. Ka me gjasë breza të rinjë që premtojnë për ardhmëni. Megjithatë, vendi juaj që ka një situatë të pasluftës, duhet punuar akoma shumë, në kontinuitet. Ndërkohë që ndoshta me pranimin tuaj në FIFA, sukseset do të shënojnë rritje”.


Pas shumë përpjekjeve, pas shumë peripecive, pëfundimisht e “zumë” në lidhje telefonike. Nga biseda jonë, mësuam për arritjet e përfaqësueses franceze, për objektivat që kanë, për globalizimin e futbollit dhe se a e sheh veten si president i ardhshëm i FIFA-së. Është ky pra, Mishel Platini, një ndër gjigantët e futbollit botëror. Në anën tjetër siç shprehet Platini, nuk ka njohuri edhe aq të mëdha për futbollin tonë, dhe gjithçka që mëson për te, e bënë përmes mikut të tij të madh, futbollistit tonë të mirënjohur Fadil Vokrri.

K.S.: Çka mund të na thuani për futbollin kosovar, a jeni në dijeni për te?

M. Platini: “Kam ndëgjuar se në Kosovë njerëzit luajnë futboll, atje ka edhe futbolldashës që përcjellin takimet. Ka me gjasë breza të rinjë që premtojnë për ardhmëni. Megjithatë, vendi juaj që ka një situatë të pasluftës, duhet punuar akoma shumë, në kontinuitet. Ndërkohë që ndoshta me pranimin tuaj në FIFA, sukseset do të shënojnë rritje”.

K.S.: Edhe ato pak njohuri që i keni për ne, ku i mësoni?

M. Platini: “Për të gjitha këto që unë i di më ka dëftuar miku im Fadil Vokrri, i cili gjithashtu ka pohuar se ekziston një gazetë sportive që në vete përmbanë informacione shumë të freskëta në lëminë e sportit”.

K.S.: “Tani pak fjalë për kombëtaren tuaj. Si e shpjegoni debaklin e Francës në Kampionatin Botëror?

M. Platini: “Do të përgjigjem më shkurt që mundem, pa ndonjë filozofi të madhe: mungesa e Zidanit dhe Piresit, pra, lojtarëve kyç në skuadër, për daljen nga mbrojtja në fazën e sulmit, ishte çelësi i asaj ngjarjeje të hidhur për popullin tonë. Këtu do të ndalesha pas gjithë asaj që gjerë e gjatë u shkrua...”.

K.S.: Sfida tjetër e kombëtares suaj është Kamapionati Evropian Euro 2004. A e pritni një kualifikim të sigurt me përzgjedhësin e ri Santini?

M. Platini: “Edhe kjo është në pritje, sepse ne vërtetë kemi si futbollistë ashtu edhe skuadër të mirë. Pas shumë nalizave të bëra, pas shumë bisedave dhe konsultimeve ne jemi pësëri në shtegun e vjetër. Por, aty rol të veçantë luajnë vetë futbolistët, të cilët pranuan gabimet e tyre paraprake dhe u pajtuan njëzëri se duhet dëshmuar që Kupa Botërore ishte vetëm një ëndërr e ligë”.

K.S.: Cili është mendimi juaj për globalizimin e futbollit, që tash po shtrihet në të gjitha sferat?

M. Platini: “Po, futbolli sot luhet me ëndje në çdo pjesë të rrethit tokësor. Përreth kësaj do të deklaroja se viti 2002 ishte shumë i mirë për futbollin në përgjithësi. Ja pse: patëm një organizim cilësor të Kupës Botërore në Kore e Japoni dhe çka është me rëndësi patëm takime shumë të paqarta. Ndoshta kishte disa probleme të vogla përrreth gjyqtarëve, mirëpo marrë në përgjithësi çdo gjë shkoi mirë”.

K.S.: Kriza finaciare po kërcënon t’i ndalojë shumë gjëra, ndonëse futbolli po ecën me hapa të sigurt. Çfarë mund të na thuani lidhur me këtë?

M. Platini: “Problemet finaciare nuk datojnë nga ky vit. Klubet në realitet u mashtruan apo fare nuk menduan për humbjet që do të pasonin. Ata “fluturuan” duke paguar shuma enorme për futbollistë, kurse më vonë doli se borxhet janë të mëdha dhe se është e pamundur që mbrenda natës ato të rregullohen”.

K.S.: Për fund do të donim të dijmë, a jeni ju presidenti i ardhshëm i FIFA-së?

M. Platini: “Unë kam zgjedhur një rrugë të qetë, me qeshje të artë. Nuk merrem shumë me këtë, përderisa shumë gjëra varen prej komunikimit të drejtpërdrejtë me ata të cilët vendosin. Mirëpo, nëse nuk zgjedhem president i FIFA-së, do të peshkoj. Po, e adhuroj shumë peshkimin”.

Box

t/ Kush është Mishel Platini

Ylli i futbollit francez ka lindur më 21 qershor të vitit 1955. Platini fëmijërinë e kaloi në vrap pas të atit të tij, i cili ishte kapiten i klubit Zhovisien. Megjithëse ishte i dobët në aspektin fizik, ai ate e zëvendësoi me një teknikë të përkryer. FC Meci ishte klubi i atëhershëm që e ftoi Platininë 16-vjeçar, megjithatë në kontrollin mjekësor u vërtetua se ka kapacitetin e dobët të mushkërive, kështu që ai pastaj kalon te Nansi, kjo skuadër që i ofroi reputacionin e anëtarit të përfaqësueses në fanelën e Francës. Me arritjen e tij në Juventus ai shpallet tri vite radhazi futbollisti më i mirë i kontinentit. Kulmi i karrierës së tij arrihet në Kampionatin Evropian më 1984, kur bëhet lojtari dhe shënuesi më i mirë, kurse Franca kampion evropian.
Brezi i tij ku luajtën Trezor, Santini, Ferdandez, Rosheto, Zhires, Tigana, etj., lanë gjurmë të pashlyeshme në futbollin botëror. Nga ky brez, doli edhe politikani më i njohur i futbollit botëror, Mishel Platini, i cili me të drejtë është në kërkim të kreyt të FIFA-së.

Bisedën e bëri: Arian Duriqi (Kosova SPORT)!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Të dyja ekipet shqiptare kanë zhgënjyer me përfaqësimin e tyre në Kupën UEFA.


Dinamo dhe Vllaznia, fund ëndrrës evropiane


Ka mbaruar ëndrra evropiane për ekipet e Dinamos dhe Vllaznisë, të cilat i kanë humbur të dyja ndeshjet, respektivisht, 3-1 ndaj Lokerenit të Belgjikës dhe 4-0 ndaj Dandit të Skocisë. Mbrëmë, në stadiumin "Daknam" të Lokerenit, është luajtur ndeshja e kthimit midis Lokerenit dhe Dinamos, e vlefshme për turin e parë paraeliminator të Kupës UEFA. Takimi është gjykuar nga një treshe estoneze, me kryesor Sten Kaldma. Lokereni e ka filluar takimin me këtë formacion: Dabanoviç, Konte, Katana, Vidarson, Bladvinson, De Beule, Overmaier, Van Hojland, Kulibali, Fofana dhe Muzinga, ndërsa Dinamoja është përgjigjur me Likën, Pishën, Gallon, Alikajn, Xhafën, Bakallin, Ahmatajn, Poçin, Qosan Xhihanin e Qorrin. Dinamoja ka arritur të kalojë e para në avantazh, në minutën e 12-të, me anë të Xhihanit. Mirëpo, në të 28-ën minutë, rezultati është barazuar. Pjesa e parë ka përfunuar në barazimin 1-1, ndërsa e gjithë ndeshja 3-1 në favor të vendësve. Lokereni e kishte parashikuar si formale ndeshjen e djeshme të Kupës UEFA me Dinamon, falë rezultatit shumë komod, të arritur në ndeshjen e parë në Tiranë. Belgët kishin fituar 4-0 në takimin e parë, duke siguruar kualifikimin për në turin tjetër. Trajneri i ekipit, Pul Put, e kishte konsideruar ndeshjen më shumë si një përgatitje para takimit të radhës në kampionat, ku Lokereni do të luajë ndaj Monsit. Kundër Dinamos trajneri Put kishte ndryshuar edhe sistemin e lojës së skuadrës, duke kaluar nga skema e tij e zakonshme 4-4-2 në 4-3-3. Ai kishte menduar që skuadra e Lokerenit të bënte një lojë me karakter ofensiv. Gretarson dhe Kristinson kanë qenë paksa të lodhur dhe janë lënë pushim nga trajneri i ekipit. Për Lokerenin ka luajtur në 11-shen e parë edhe djaloshi 17-vjeçar, Overmaier, i cili në Tiranë u akivizua si zëvendësues.
Edhe Vllaznia e ka humbur takimin e kthimit me Dandin, me rezultatin 4-0. Skuadra kuqeblu ka pësuar kështu gjashtë gola në të dyja ndeshjet dhe nuk ka arritur të shënojë asnjë. Skocezët kanë hapur serinë e golave që në minutën e dytë të takimit e më pas kanë shënuar edhe tri herë të tjera.

'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Trajneri vlonjat, optimist për ballafaqimin e nesërm me kampionët

Bozhani: Nuk i trembemi Tiranës

Një tjetër duel interesant parashikohet të zhvillohet këtë të shtunë në Vlorë. Fjala është për njërën nga ndeshjet e javës së dytë të Kampionatit të 65-të Kombëtar, Flamurtari-Tirana. Ndeshja në fjalë pritet me interes të madh jo vetëm se në ballafaqimet e mëparshme të këtyre dy skuadrave kanë dhuruar spektakël, por edhe për nivelin e mirë teknik që paraqitën në javën e parë të kombëtarit të ri, ndonëse me rezultate të kundërta. Gjatë javës, kuqezinjtë i kanë vijuar me intensitet përgatitjet anti-Tirana, duke zhvilluar çdo ditë nga dy seanca stërvitore. Trajneri Bozhani, nisur nga mangësitë që shfaqi skuadra e tij ndaj portokallinjve, po punon në mënyrë të diferencuar me grupe të veçanta, por edhe me të gjithë grupin. Më tepër vëmendje po i kushtohet rritjes së përgatitjes fizike. Në këtë drejtim, bashkëpunimi i Bozhanit me mjekun sportiv, Sotiraq Peto, është i frytshëm, pasi ngarkesa fizike e lojtarëve kontrollohet për çdo seancë stërvitore. Për ndeshjen me Tiranën trajneri i pasionuar Bozhani shprehet: "Edhe fati nuk na ka ndihmuar në kalendarin e ndeshjeve të këtij fillim kampionati. Nuk e dëshiroja që në javët e para skuadra ime të përballej me Tiranën. Gjithsesi, nuk i trembem skuadrës kampione në fuqi, edhe pse ka në gjirin e saj xhevahirët e futbollit shqiptar. Përkundrazi, jemi përgatitur mjaft mirë për këtë sfidë të vështirë".

'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Lagunarët, të vendosur për të bërë autokritikë në kryeqytet
Lushnja: "Kthesë e madhe" ndaj Partizanit
Lushnjarët, pas dushit të ftohtë që kanë marrë nga kampionët e Tiranës, po e vazhdojnë stërvitjen në fushën e komunës së Plugut, duke shpresuar te "kthesa e madhe", në transfertën ndaj Partizanit. Në analizën e zhvilluar nga drejtuesit e klubit me ekipin, të gjithë kanë qenë të një mendjeje: ndaj Tiranës të gjithë kanë luajtur mjaft keq. I këtij mendimi është edhe zëvendëspresidenti i klubit myzeqar, Eduart Demiri, i cili shprehet: "Ishte një nga paraqitjet më të dobëta që ka bërë Lushnja ndonjëherë. Ky takim nuk i përligj aspak shpenzimet e bëra nga ne, për t'u paraqitur sa më denjësisht në këtë kampionat. Në analizën e zhvilluar për këtë ndeshje i trajtuam të gjitha problemet në detaje, duke paralajmëruar çdo lojtar për masa drastike. Këtë radhë u mjaftuam me gjobën prej 100 USD, për çdo futbollist, por herë tjetër do të ketë penalizime shumë herë më të rënda. Nga ana tjetër, kemi konfirmuar besimin e plotë ndaj trajnerëve Cikleanu dhe Canaj.

'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Kapiteni portokalli, oreksmadh dhe ambicioz në këtë kampionat
Stojku: Do të shënoj një "thes" me gola
Kapiteni i Elbasanit, Gentian Stojku, ka qenë golashënuesi më i mirë i portokallinjve në sezonet e fundit futbollistik. Në kampionatin e kaluar, Stojku dhe Dorian Bylykbashi shënuan gjysmën e golave të Elbasanit. Nga 35 golat e shënuar nga portokallinjtë në sezonin e fundit, sipas statistikave, 8 mbajnë firmën e Stojkut. Në mjaft ndeshje, sulmuesi elbasanas nuk ka gëzuar formë maksimale sportive, për shkak të dëmtimeve, çka ka ndikuar në shënimin e golave në portat kundërshtare. Sivjet, kapiteni i portokallinjve, i ka bërë një nisje të mbarë kampionatit. Ndaj Flamurtarit të Vlorës Stojku realizoi dy gola me kokë, të cilët i dhanë Elbasanit tripikëshin. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", kapiteni i portokallinjve u shpreh: "Synoj t'i shpërthej portat e kundërshtare. E shoh që kam mbështetjen e duhur nga shokët e tjerë të skuadrës. Kësisoj, do të përpiqem të shfrytëzoj çdo mundësi që do të më jepet, për të shënuar sa më shumë gola.

'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Elbasani, pas 30 vjetësh me portier jabanxhi
Në historinë e tij 90-vjeçare ekipi i Elbasanit ka nxjerrë portierë të shquar. Megjithatë, edhe pse i ka pasur me bollëk, shpeshherë në ekipin e parë janë aktivizuar jabanxhinjtë. Deri në fillimin e viteve '70 kjo ishte kthyer në modë. Në këtë kohë, me largimin për në kryeqytet të portierit korçar Jani Kaçi, një nga trajnerët vendës të Labinotit, paraardhësit të Elbasanit, thërret në skuadër 16-vjeçarin Bujar Gogunja. Koha tregoi se Bujar Gogunja jo vetëm që e kreu shkëlqyeshëm këtë detyrë, por në sezonin 1983-1984, kur Elbasani u shpall kampion, theu një rekord, nuk pësoi gol për 13 javë me radhë. Pas tij, portën e Elbasanit e kanë mbrojtur portierë të shquar si Muharrem Dosti e deri te më të rinjtë, Elvis Kotorri e Spartak Gogunja. Pas 3 dekadash në të cilat porta elbasanase mbrohej nga vendësit, këtë kampionat ajo do t'i besohet një jabanxhiu. Ky i fundit, sikurse është konfirmuar zyrtarisht nga klubi, është Arjon Mustafa.

'Sporti Shqiptar'
 

alpacino

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

partizani e ka te vdekum ket kampionat,pothujse e ka ne xhep
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA E SHQIPERISE.

Turi i dytë i Kupës së 52-të të Shqipërisë
(17 dhe 30 shtator)

Cërriku - Tirana
Ada - Vllaznia
Fushë Mbreti - Partizani
Egnatia - Teuta
Skënderbeu - Shkumbini
Pogradeci - Dinamo
Albpetrol - Flamurtari
Devolli - Elbasani
Naftëtari - Besa
Memaliaj - Lushnja
Delvina - Apolonia
Çlirimi - Tomori
Luftëtari - Bylis
Kastrioti - Besëlidhja
Nacional - Laçi
Dajti - Veleçiku
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Te rejat e fundit nga ekipi i Kombetares

Njeriu që dy vjet më parë u zgjodh portjeri më i mirë, i huaj, në kampionatin grek, e ndjen se meriton më shumë nga Kombëtarja…

Shpallet lista për 6 e 10 shtator. Mungojnë Vata e Lala. Hyn Haxhi e Jupi

Beqaj: Nuk vij për Gjeorgjinë, s’e duroj dot veten në stol

Listës së kombëtares shqiptare të publikuar dje, në Federatën Shqiptare të futbollit, i mungojnë tre lojtarë të njohur, si Arjan Beqaj, Altin Lala dhe Fatmir Vata.

Altin Lala, nuk luan në ndeshjen kundra Gjeorgjisë për shkak të dëmtimit që ka. Fatmir Vata, ka refuzuar trajnerin Brigel, për arsye që ai nuk u thirr në ekipin kombëtar, në ndeshjen miqësore me Maqedoninë. Ndërkohë, dhe Arjan Beqaj, nuk do të jetë në listën e përgatitur nga tekniku gjerman, Brigel, duke deklaruar: “Nuk mund të pres përjetsisht. Kam tetë vjet që vij në kombëtare, por nuk më është dhënë kurrë mundësia për të luajtur. Jam i gatshëm t’i shërbej kombit, por jo duke ndenjur pafundësisht në stol”. Kjo deklaratë bombë, ka tre ditë që është lëshuar në Federatë, nëpërmjet një telefonate të bërë nga portjeri i përfaqësueses, Arian Beqaj. Njeriu që dy vjet më parë u zgjodh portjeri më i mirë, i huaj, në kampionatin grek, i cili mbron edhe sot, portën e Jonikos Nikea të Pireut, e ndjen se meriton më shumë nga kombëtarja. Beqaj, ka ardhur nga Kosova, tek të kuqtë e Partizanit, dhe ka luajtur një pjesë loje, në miqësoren kundra Bullgarisë. Portjeri shqiptar, sezonin e kaluar është aktivizuar për skuadrën e Ofit të Kretës. Për këtë arsye, ai nuk e ka pranuar ftesën e rradhës së Brigelit, për të qenë numri, 2 i portës. Ditën e djeshme në listën e Brigelit, është vërtetuar gjithçka. Portieri i dytë i kombëtares është dinamoviti, Ilion Lika. Ky i Beqajt, nuk është rasti i parë, i marrëdhënieve të vështira të lojtarëve, me drejtuesit e kombëtares. Fatmir Vata refuzoi gjithashtu, përfshirjen në përfaqësuese, për shkak të trajtimit që i kishte bërë trajneri Hans Peter Brigel. Për të njëjtën arsye me Beqajn, edhe Erion Bogdani, ka refuzuar të vijë në kombëtare. Pyetja që ata shtrojnë është e thjeshtë, nëse flitet për rinovim, përse ata që luajnë, janë të njëjtët prej shumë vitesh? Brigel nga e tij, vazhdon refrenin se synimi është kombëtarja e vitit 2006.


Lista e Kombëtares kundër Gjeorgjisë

Portjerë
1.Foto Strakosha
2.Elion Lika

Mbrojtësa
3. Ervin Beqiri
4. Geri Cipi
5. Ardian Aliaj
6. Nevil Dede
7. Rezart Dabulla

Mesfushorë
8. Klodian Duro
9. Ervin Skela
10. Edvin Murati
11. Altin Haxhi
12. Lorik cama
13. Mehmet Dragusha
14. Arjan Bellaj
15. Blendi Shkëmbi
16. Besnik Hasi
17. Redi Jupi

Sulmues
18. Igli Tare
19. Alban Bushi
20. Florian Myrtaj
21. Devi Muka


Skela, Çipi e Dragusha tani në skuadër me yllin Andi Mëler

Tre shqiptarët, Ervin Skela, Mehmet Dragusha dhe Geri Çipi, do të kenë shansin të luajnë në një skuadër, sëbashku me starin e futbollit gjerman, Andi Mëler. Deri tani, një fat të tillë e ka patur sulmuesi ynë, Igli Tare, që ka luajtur përkrah një prej futbollistëve më të njohur italianë, Roberto Baxhos, në rradhët e Breshias.

Që javën tjetër, lojtari i kombëtares gjermane, me 85 takime në kurriz, do të zbresë në fushën e stërvitjes, që të jetë i gatshëm për takimin me Borusian e M.Gladbahut. Presidenti i Frankfurtit, Peter Fischer thotë: “Ne jemi plotsisht të bindur se, prania e Andit, do na ndihmonte shumë në luftën tonë për qëndrim në Bundesligë. Stari, më tej thekson me kënaqësi se: ”Frankfurti është i vetmi klub, për të cilin do vishja me kënaqësi edhe një herë këpucët! E paharrueshme do të mbetet periudha e artë e viteve nëntëdhjetë. Në një sondazh të bërë nga gazeta gjermane “Bild”, rezultoi se 87,4 përqind e fansave, kanë kërkuar rikthimin e “birit të harruar“.
 
Top