Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Brigel: Dua gjashtë pikë kundër Gjeorgjisë

Shanset për të arritur dy fitore në sfidën e dyfishtë të shtatorit nuk mungojnë sipas trajnerit

Fillon të ndihet akoma më shumë atmosfera e dy ndeshjev kundër gjerogjise të vlefshme për eliminatoret. Kjo për një arsye krejtë të thejstë: sepse ditë po afrojnë dhe gjërat fillojnë e bëhen edhe më prezente. Ekipi ynë kombëtar ka bërë dje grumbullimin e parë në prag të dy ndeshjeve kundër Gjoergjisë (jashtë dhe brenda). Po dje ka mbërritur në Tiranë edhe vetë trajneri i kombëtares shqiptare Hans Peter Birgel, i cili në udhëtimin e tij ka qebë i shoqëruar nga disa lojtarë të ekipit kombëtar që luanjë në Gjermani. Tekniku gjerman, me të mbëritur në aeroportin "Nënë Tereza”, ka deklaruar, se në radhët e Kombëtares shqiptare nukë është e vertët që mungon disiplina, ashtu sikurse është shkruar disa ditë më parë në shtyp shqiptar. "Nuk ka për mungesë dispiline, por ka vetëm disa pakënaqësi të lijtarëve, që nuk janë grumbulluar sistematikisht dhe të lojtarëve që nuk janë aktivizuar shpesh. Para ndeshjes me Gjerogjinë do të flas me të gjithë lojtarët, pasi dua një përqdenrim total në prag të ndeshjes, të vlerësuar tepër të rëndësishme”, është shprehur trajneri Brigel, i cili, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë është akomoduar në hotel “Chateu Linza” në Tiranë, aty ku janë të akomoduar dhe futbollistët e kombëtares sonë. Për humbjen me Maqedonin tekniku gjerman ka bërë një koment sipërfaqësor.
“Maqedonia, edhe përgjegjësia ime”
“Humbja ngelet humbje, ka shtuar Brigeli, por për këtë, përgjegjësinë e kanë të gjithë. Përgjegjësia më e madhe bie mbi mua dhe unë jam i përgjegjshëm për këtë, por në qoftëse do të vazhdojmë të gjykojmë këtë, atëherë nuk do të na ngeletkohë për dy sfidat e radhës, të cilat besoj se janë më të rëndësishme se miqësorja me Maqedonin. Trajneri Brigel tha për mediat se, "që para ndeshjes miqësore me Maqedoninë, ju kam bërë të qartë futbollistëve se ndeshjet me Gjeorgjinë janë shumë të rëndësishme për një ndër arsyet kryesore, atë të renditjes në listën e FIFA-s". Ai tha se, "po të dalim me sukses në ndeshjet me Gjëorgjinë me 6 dhe 10 shtator, do të dalim para Gjeorgjisë në listën e FIFA-s, çka mund të na krijojë mundësinë që për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kampionatit Botëror të 2006-tës, të jemi në një grup më të lehtë se sa ky grup ku jemi për eliminatorte e Euro 2004". Përsa i përket gjendjes së futbollistëve, Brigel u shpreh se, "problem është se në krahasim me vitin e kaluar, ka një defekt në këto momente, pasi një pjesë e futbollistëve nuk janë lojtarë formacioni bazë në skuadrat ku ata luajnë dhe një pjesë e tyre janë edhe pa skuadra".
Objektivi: 6 pikët
Ndërsa përsa i përket objektivit të kombëtares në këto dy ndeshje trajneri brigel ka nënënvizuar: “Ne kemi të gjitha shanset për të fituar pikët e mundëshme. E kam thënë edhë përpara që do të luajmë vetëm për fitore. Pra ky do të jetë objektivi për të dyja ndeshjet”. Trajneri i kombëtares ka një kontratë të vlefshme deri në tetor të këtij viti,pikërishgt kohë kur mbarojnë dhe ndeshjet eliminatore të Euro 2004 të Kombëtares sonë. Gjithsesi në kontaratën e tij egziston një opsion, ai për shtyrjen e saj deri në vitin 2006. I pyetur nëse kjo ishte hera e fundit që ai vinte në Shqipëri, trajneri gjerman ka filluar të qeshë: “Megjithatë ngelet një pyetje e bukur”.

'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Tare me probleme familjare: do t’i bashkohet kombëtares vetëm në gjeorgji

Kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e parë

Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë zhvilluaar stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit gjerman të kombëtares Hans Peter Brigel, në prag të sfidës së dyfishtë përballë skuadrës Gjeorgjisë, të vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian 2004 për grupit 10-të. Dje, rreth orës 17:00, djemtë e Brigelit kanë filluar të vrapojnë në ambintet e stadiumit "Selman Stermasi", Pikërisht në këtë stadium do të stërviten për disa ditë me rradhë lojtarët e kombëtares sonë. Brigel zhvillon stervitjen e parë me kombëtaren. Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka mbërritur dje në orën 12.30 në aeroportin "Nenë Tereza" në Rinas dhe në oren 17.30, bashkë me stafin e tij, ka zhvilluar një seancë stërvitore me disa futbollistë në fushën e stadiumit "Selman Stermasi". Në seancën e djeshme nuk kanë qenë të pranishëm për Brigelin mbrojtësat Dabulla e Çipi, mesfushorët Skela, Haxhi, Dragusha Bellaj, Shkëmbi, si dhe sulmuesit Myrtaj dhe Tare. Në seancën e parë stë rvitore mungesa më të mëdha që binin në sy ishin ata të lojtarëve titullarë të kombëtares shqiptare që aktivizohen në radhët e skuadrës gjermane të Eintrahtit të Frankfurtit. Ervin Skela, Mehmet Dragusha dhe Geri Çipi. Dhe pikërisht, kur po zvillohej e parë stërvitore ata kënë që të inpenjuar në turin e parë të Kupës së Gjermanisë, në deshjen që skuadra e Eintrachtit të Frankfurtit ka luajtur në shtëpinë e Kick Offenbach. Në stërvitjen e parë ka pasur edhe disa mundesa të tjera për shkaqe të ndyrshme apo për udhëtime të gjatë të futbollistëve, të cilët mund të mbërrinjë nesër. Për sa i përket Tares, sipas Shefit të Sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Besnik Çela, do t'i bashkohet ekipit në Gjeorgji, pasi ka probleme familjare. Seanca e parë stërvitore nuk ka qenë dhe aq shumë intensive kjo ndoshta edhë prej prej mosgrumbullimit të të gjithë lojtarëve të Kombëtares. Në fillim është bërë një vrapim i lehtë dhe pastaj Brigeli,pasi ka përcaktuar pozicionet e lojtarëve ka filuar lojën me top.

'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Dinamo gëzon një formë optimale

“Dinamo gëzon një formë optimale dhe tanimë mund të konkurojë bindshëm për trofetë e sezonit”. Është ky mendimi i mesfushorit të djathtë dinamovit Ilir Kalari, që e sheh Dinamon si rivalen kryesore për titullin kampion.

Futbollisti 23-vjeçar shton më tej se grupi dinamovit është mjaft cilësor dhe një problem do të jetë sigurimi i vendit në formacion përgjatë gjithë kampionatit.

Që Dinamo është një nga skuadrat pretendente të këtij sezoni kjo është deklaruar që fillimin e kësaj vere, ndërsa është bërë më e dukshme pas dy javëve të para, kur statistikat e rendisin të dytën me pikë të plota dhe një golavarazh të shkëlqyer.
Gjendja e skuadrës duket optimale dhe këtë fakt e konfirmojnë vetë futbollistët që i ndjejnë edhe ndryshimet që kanë ndodhur që pas përfundimit të fazës përgatitore. Njëri prej tyre është edhe futbollisti ballshiot Ilir Kalari, i cili është pjesë e kësaj skuadre që në mesin e sezonit të shkuar. 23-vjeçari i krahut të djathtë shprehet se Dinamo ka marrë tanimë formën e saj më të mirë dhe mund të konkurojë bindshëm për trofetë e sezonit.
Përzgjedhja e i një numri të madh futbollistësh cilësorë në merkaton e verës, ka bërë që rivaliteti për formacionin e parë të jetë mjaft i madh në skuadër dhe Kalari, që ka ardhur plot ambicje në skuadrën blu shprehet se një vend titullari është jashtëzakonisht e vështirë.
Përsa i përket aktivizimit të tij Kalari, ndjehet i kënaqur duke patur parasysh që në të gjitha takimet e luajtura ai është aktivizuar rregullisht, ndërsa është i bindur se mund të japë edhe më shumë për skuadrën.

'TeleSport'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Tirana plotëson ditët e pushimit të kampionatit

Dy javët pushim të kampionatit skuadra e Tiranës ka menduar t’i plotësojë me ndeshje miqësore.

Nëse ndeshja me ballshiotët të shtunën është e deklruar, një ide e drejtuesve në plane për një takim me ekipin shpresa nesër në Selman Stërmasi, që përgatitet për ndeshjet me Gjeorgjinë.
Sipas teknikut Mema suadra mbahet në tonus vetëm duke luajtur në fushë.
2.
Ekipit kombëtar shpresa do të luajën kundër Gjeorgjisë pa kapitenin e saj Ervin Bulku. Mesfushiri bardhebluve, do të mbetetjastë formacionit për shkak të një dëmtimi që emundon prej disa javësh. Bulku aktualisht stërvitet në palestër dhe vetëm javën e ardhshme mund t;i bashkohet grupit bardheblu, por me shumë mundësi nuk do jetë i gatshëm edhe në ndeshjen e radhës me Besën.
3.
Ligor Tiko shmang ndërhyrjen kirurgjikale në gju. Sipas konslutës të mbërritur nga Greqia në fund të javës së shkuar, dëmtimi që futbollisti ka marënë fazën përgatitore, mund të rikuperohet edhe pa operacion. Aktualisht Tiko ka filluar një terapi intensive dhe rikuperimi i legamentit do të kryhet në kuste optmimale, ndërsa rikthimi i tij në fushë është mjaft i mundur në dy javëshin e dytë të shtatorit.

'TeleSport'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Teuta mund logjikshem Vllaznine ne Shkoder
Teuta e Durresit, e drejtuar nga trajneri Vasil Bici, ka arritur nje fitore te paster, 2-0 ne "Loro Borici"te Shkodres ndaj Vllaznise vendase, dje pasdite. Ndeshja, e vlefshme per javen e dyte te kampionatit kombetar te futbollit, u vendos nga golat e Mancakut ne 11' dhe Kotomelos ne 78'. Sulmuesi i ekipit kombetar Shpresa, realizoi nje eurogol qe ne fillim te takimit, gjate ekzekutimit te nje goditje denimi. Shkodranet u perpoqen te ushtronin presion me pas, por loja deri ne perfundim te pjeses se pare nuk u ngjit ne nivel te larte, duke qene e merzitshme. Me fillimin e pjeses se dyte, Vllaznia e kerkoi golin e barazimit me insistim, madje ne nje rast, me ane te Sinanit, ishte fare prane tij. Sulmuesi vendas beri me te veshtiren, ia dha topin ne dore portierit Shehi. Korcari Kotemelo realizoi golin e dyte per miqte nga Durresit, duke ardhur nga radhet e mbrojtjes. Rreth 4 mije shikuesit ne "Loro Borici" u larguan te zhgenjyer nga rezultati dhe, pjeserisht, nga loja e skuadres se tyre, Vllaznia. Ne kete menyre, trajneri Haxhiosmanovic e nisi me humbje aventuren e re te tij ne Shkoder dhe Vllaznia ndodhet ne vendin e parafundit ne renditje, me 2 humbje dhe golat, 1-6. Teuta iu bashkua treshes kryeqytetase, ne kuoten e 6 pikeve, duke qene e barabarte me vendin e pare, ndonese me golaverazh me te keq.

Java 2

Flamurtari-Tirana 0-3

Partizani-Lushnja 1-0

Besa-Elbasani 1-1

Shkumbini-Dinamo 1-4

Vllaznia-Teuta 0-2

Renditja N F B H Gol P

1.Tirana 2 2 0 0 9-0 6

2.Dinamo 2 2 0 0 6-1 6

3.Partizani 2 2 0 0 5-1 6

4.Teuta 2 2 0 0 3-0 6

5.Elbasani 2 1 1 0 3-2 4

6.Besa 2 0 1 1 1-3 1

7.Flamurtari 2 0 0 2 1-5 0

8.Shkumbini 2 0 0 2 1-5 0

9.Vllaznia 2 0 0 2 1-6 0

10.Lushnja 2 0 0 2 0-7 0

Java e trete, 13 shtator

Teuta-Partizani

Dinamo-Vllaznia

Elbasani-Shkumbini

Tirana-Besa

Lushnja-Flamurtari


GolShenuesit

5 gola: Qorri (Dinamo); 3 gola: Fortuzi (Tirana); 2 gola: Halili, Muka (Tirana), Abilio (Partizani), Stojku (Elbasani)

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Elvin Beqiri: Une, shqiptari ne Ukraine
Mbrojtesi shkodran i kombetares flet per aventuren e tij te re te Metallurg Donjeck. "Tashme kam hyre ne formacion, ndonese konkurrenca me vendasit eshte teper e forte. Me prish shume pune, mungesa e fazes pergatitore ne Shkoder". 23-vjecari flet per skuadren e tij te re, qytetin ku jeton dhe ndeshjen e radhes me kombetaren ne Gjeorgji

TIRANE - E ka marre malli per Shkodren, por ka nisur te ndjehet si ne shtepine e vet edhe te Metallurg Donjeck i Ukraines. Elvin Beqiri, mbrojtesi 23-vjecar i kombetares shqiptare, ka mesyer formacionin e skuadres, "ne ndeshjet e fundit", sic thote vete ai. Beqiri kaloi ne korrik te skuadra e kategorise se pare ukrainase, duke i dhene ekipit te tij, Vllaznise, 50 mije dollare, si pasoje e kesaj levizjeje. Ne qytetin jugor ukrainas, ne te nxehtin veror, ai po perpiqet te rikuperoje kohen e humbur pa stervitje, qe te jete gati per kampionatin dhe kupen UEFA ku do jete perballe Parmes italiane. Ndersa ndodhet i grumbulluar nen urdherat e Hans-Peter Briegel, ai dha kete interviste per "Korrieri"-n:

-Elvin, si po shkon aventura juaj te Metallurg Donjeck?

"Deri tani, mire. U desh nje kohe pershtatje, per te njohur skuadren dhe lojen e saj".

-A jeni duke luajtur ne formacion?

"Ja kam arritur kesaj ne ndeshjet e fundit. Ne fillim nuk kam pasur mundesi. Problem per mua eshte sepse nuk kam pasur faze te rregullt pergatitore ne Shkoder me Vllaznine, per vete problemet qe pati klubi".

-A ju ka marre malli per Shkodren?

"Patjeter qe me ka marre. Por keshtu e ka zanati yne. Duhet te mesohemi".

-Cfare vendi ka Metallurg ne kampionatin ukrainas?

"Besoj se jemi ne vend te 3-te ose te 4-t. Nuk kemi humbur asnje takim deri tani, duke arritur 3 fitore e 4 barazime. Konkurrenca eshte shume e forte me Shaktior Donjeck, qe eshte rival brenda qytetit".

-Si jane mjediset stervitore ne klubin tuaj te ri?

"Te mira dhe klubi eshte serioz. Tani, eshte duke ndertuar nje qender te re stervitore, shume moderne".

-A ka shume rivalitet ne pozicionin tuaj si mbrojtes?

"Ka. Jane lojtaret vendas, qe nuk eshte e lehte te hapin rruge".

-Ku po jetoni ne Donjeck?

"Kam marre nje shtepi dhe jam pershtatur mire".

-Si eshte klima ne qytetin tuaj?

"Tani eshte nxehte. Ndryshe nga Kievi, ku me kane thene se eshte ftohte. Ndoshta sepse ne jemi ne jug, prane detit (te Zi)".

-Me c'modul loje luan Metallurg?

"Luan me 3-5-2 ose 5-3-2, pak a shume si skuadrat ne kampionatin shqiptar".

-Pardje u stervitet vecan. Kjo, nga ndonje demtim?

"Jo, nuk kisha demtim, por isha i lodhur nga rruga dhe desha te mos sforcohesha shume".

-A mendoni se Shqiperia mund te arrije rezultat pozitiv ne Tbilisi ndaj Gjeorgjise?

"Shpresojme. Skuadra eshte e mire dhe megjithe problemet qe patem ne miqesoren ndaj ish-RFJ te Maqedonise, shpresojme te tregojme formen tone te vertete, ashtu si ne ndeshjet e gjysmes se pate te ketij viti".

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Prag-Gjeorgjia: Mberrijne Skela, Cipi, Dragusha e Myrtaj
Tre lojtaret e Eintracht te Frankfurt dhe ai i Verones kane mberritur dje pasdite, ne grumbullimin e kombetares se Shqiperise. Skela, Cipi, Dragusha e Myrtaj kane ardhur, perkatesisht ne 17.40 (lojtaret e Franfurt) dhe 18.00 (Floriani), duke shkuar drejtperdrejt ne Linze. Kombetarja shqiptare pergatitet per ndeshjen e radhes per eliminatoret e Euro 2004, ne fushen e Gjeorgjise dhe ne "apel" mungojne vetem Tare e Shkembi. "Per Taren dihet se ka problemin e lindjes se femijes, - tha shefi i sektorit te ekipeve kombetare, Besnik Cela, - ndersa Shkembi ka ndeshje sot ne Kroaci. Te dy do bashkohen me ekipin ne Tbilisi".

Sot, kombetarja do kete nje miqesore me perfaqesuesen U-19 te drejtuar nga Ramadan Shehu, ne ora 17.30, ne stadiumin "Selman Stermasi", ku edhe po ben stervitjen. Ndersa ne ora 14.30, po te dites se sotme, Briegel do te jape nje konference shtypi ne Hotel Linza, ne kryeqytet.

Edhe skuadra kombetare Shpresa do kete sot nje miqesore. Ekipi i Hasan Likes do ndeshet ne ora 16.00 ne kompleksin Dinamo me kampionen, SK Tirana. Trajneri i dyte i U-21, Shulku, u shpreh dje se "dje kemi bere nje seance stervitore taktike. Sot ekipi do jete i plote sepse do vijne lojtaret e Teutes se Durresit dhe Vllaznise, qe luajten dje ndeshjen e kampionatit". Behet fjale per Tetoven, Mancakun, Kotjen (Teuta) dhe Telin, Belishen, Salihin (Vllaznia).

Lista e Kombetares

Portjere: Foto Strakosha, Elion Lika

Mbrojtes: Elvin Beqiri, Geri Cipi, Ardian Aliaj, Nevil Dede, Rezart Dabulla.

Mesfushore: Klodian Duro, Ervin Skela, Edvin Murati, Altin Haxhi, Lorik Cana, Mehmet Dragusha, Arjan Bellaj, Blendi Shkembi, Besnik Hasi, Redi Jupi.

Sulmues: Igli Tare, Alban Bushi, Florian Myrtaj, Devis Mukaj.

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Pas mbërritjes së Skelës, Dragushës, Çipit dhe Myrtajt në orët e para të mbrëmjes së djeshme, Brigelit i mungojnë vetë Tare e Shkëmbi, të cilët do t’i bashkohen vetëm në Gjeorgji. Trajneri Brigel ka provuar mbrojtjen dje gjatë seancës stërvitore. Eshtë provuar Dede si mbrojtësi krahut të djathtë, pasi Beqiri i Skualifikuar nuk do të luajë në ndeshjen e parë

Duka: Shqipëria e kënaqur dhe me 4 pikë

Presidenti FSHF-së ka shprehur objektivin zyrtar për kombëtaren në sfidën e dyfishtë me Gjeorgjinë


Altin Manallari

“Do të ishte e mrekullueshme nëse Kombëtarja do të grumbullonte 6 pikë në këto dy ndeshje, por ne duhet të jemi të kënaqur edhe me 4 pikë, të cilat do të ishin shumë të rëndësishme për renditjen tonë përfundimtare në grup”. Kështu është shprehur dje, njëri nga të pranishmit “VIP” i futbollit në ambientet e stërvitjes së Kombëtares, presidenti i FSHF-së Armando Duka, i cili edhe një ditë më parë kishte qenë një ndër vizitorët e nderit në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në këtë mënyrë, numri një i organit më të lartë të futbollit shqiptar ka shprehur dhe objektivin zyrtar që kërkohet në këtë sfidë të dyfishtë nga kuqezinjtë. Përfaqësuesja shqiptare e futbollit, nën drejtimin e teknikut gjerman, Hans Peter Brigel, ka dalë dje pasdite në seancën stërvitore me përforcime të tjera si, me Arjan Bellajin dhe Altin Haxhin dhe sikurse u shpreh Brigel, skuadra do të jetë e plotë para takimit me Gjeorgjine më 6 shtator.Ndërkohë që në ato momente kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe katër futbollistët e tjerë, treshja e Eintrachtit të Frankfurtit, Skela, Çipi e Dragusha, dhe sulmuesi shqiptar i Veronës, Florian Myrtaj. Ndërkohë që Tare e Shkëmbi do t’i bashkohen kombëtares në Gjeorgji. Edhe dje siç ishte parashikuar kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitje të rregullt. Madje, ndryshe nga një ditë më parë, Brigeli ka zhvilluar stërvitje edhe paradite. Në orën 10.30 kuqezinjtë kanë mbërritur në stadiumin "Selman Stërmasi". Me ekipin ka qenë edhe Bellai, i cili kishte mbërritur parmbrëmë vonë në grumbullim. Trajneri Brigel, ka zhvilluar një stërvitje të lehtë me futbollistët ku më shumë është marrë me gjuajtje në portë dhe ushtrime aerobike. Pasdite gjermani është marrë më shumë me anën taktike. Në stërvitje, disa herë Brigeli ka provuar Deden (në vendin e Beqirit të skualifikuar) si mbrojtës i djathtë. Nga sa është kuptuar, kapiteni bardheblu do ta zëvendësojë në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë shkodranin, i cili ka dy kartona të verdhë dhe nuk mund të luajë më 6 shtator. Gjithashtu, gjermani disa herë ka provuar dhe mesfushorët e krahut Haxhi, Bellai, Beqiri dhe Klodian Duro. Në fund të stërvitjes është marrë vesh se kanë mbërritur në Shqipëri në orën 18.00, Myrtaj, Çipi, Skela dhe Dragusha, të cilët përfundojnë grupin e futbollistëve, që priteshin të bashkoheshin me ekipin. Altin Haxhi, s’ka marrë pjesë në stërvitjen e paradites së ekipit kombëtar. Sipas mjekut të kombëtares Lluka Heqimi, futbollistit të CSKA-së i është dhënë pushim i detyruar, për arsye se ai ka mbërritur pardje vonë nga Bullgaria dhe për arsye të lodhjes së tij në ndeshjen e fundit të kampionatit bullgar. Gjirokastriti ka rifilluar rregullisht stërvitjen pasdite, së bashku me të gjithë grupin e lojtarëve kuqezinj. Të dy skuadrat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Gjeorgji më 6 shtator, si Kombëtarja edhe shpresa do të jenë të impenjuara sot në ndeshjet test. Legjionarët do të luajnë kundër kombëtares U-19, ndërkohë që Shpresa do të ketë përballë kampionët në fuqi të kampionatit shqiptar të futbollit,Tiranë. Të dy ndeshjet do të zhvillohen sot pasdite rreth orës 17:30

'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Brigel përballet me mungesat e “kuqezinjve”

Shtatë futbollistë të ftuar për dy ndeshjet kundër Gjeorgjisë, ende nuk janë vënë nën urdhrat e trajnerit Hans Peter Brigel. Në stërvitjen e paraditës së martë, vetëm Arjan Bellai ishte një fytyrë e re në krahasim me një ditë më parë. Lojtarët e stërvitur nga gjermani janë jo më shumë se 14. Treshja kuqezi e Frankfurtit, Çipi, Dragusha, Skela, do të jetë e gatshme vetëm për stërvitjen e ditës së sotme, pasi ata është dashur të mbërrijnë në Tiranë mbrëmë vonë.

Lojtarët e tjerë që nuk kanë mbërritur ende janë Myrtaj dhe Haxhi, ndërsa Tare dhe Shkëmbi do t’i bashkohen skuadrës vetëm në Gjeorgji. Në stërvitjen e paradites, Brigel ka provuar disa variante sulmuese, pa pjesëmarrjen e mbrojtësve, një gjë e tillë është bërë kryesisht për lojën në krah. Skuadra deri tani nuk ka asnjë problem fizik. Të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht megjithëse Brigeli mbetet i shqetësuar me impaktin që shumica e futbollistëve kanë me ndeshjet zyrtare. Sipas tij një problem i madh do të jenë “kuqezinjtë” jo titullarë në skuadrat e tyre dhe ndonjë tjetër që nuk ka ende skuadër. Deri tani nuk flitet për probleme të përbërjes së skuadrës, megjithëse askush në ambientin e kombëtares nuk është i përgatitur për ndonjë befasi të madhe. Me ndonjë ndryshim të vogël, sidomos në krahun e majtë, ku kthehet Murati, përbërja e kombëtares do të jetë po ajo e ndeshjes së humbur me Maqedoninë. Në seancën e djeshme të pranishëm ishin: Foto Strakosha, Elion Lika, Elvis Beqiri, Arjan Bellai, Rezar Dabulla, Nevil Dede, Adrian Aliaj, Besnik Hasi, Klodian Duro, Lorik Cana, Edvin Murati, Redi Jupi, Devis Muka, Alban Bushi.

Prononcimi i “kuqezinjve”
Foto Strakosha: “Për sa i takon problemit të Beqajt, nuk mund të them me saktësi se çfarë ka dashur të bëjë. Ndoshta është nxituar në deklaratat e dhëna për të mos qenë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Nuk mendoj se ai është lodhur së qeni numri dy. Të gjithë e kanë kaluar një periudhë të tillë, ndoshta disa të tjerë kanë qëndruar rezerva për një kohë më të gjatë se Beqaj. Ai duhet të pozicionohet. Personalisht do të vazhdoj të jem së bashku me shokët, të paktën edhe për këto dy ndeshjet me Gjeorgjinë, që janë shumë vendimtare për ekipin tonë. Më vonë do të shohim”.
Alban Bushi: “Aktivizimi im në skuadër nuk është se do të varet nga mungesa e Rrakllit. Të gjithë lojtarët kanë momentet e tyre të vështira dhe të mira. Në ndeshjet e fundit, isha unë që nuk plotësoja formën fizike, ndërsa tani situata është ndryshuar. Nuk e vras shumë mendjen për këtë gjë. Për aq minuta sa do të jem në fushë, si gjithmonë, do të jap më të mirën time. Kundërshtari që kemi përballë është mjaft i fortë”.
[Kosova Sot]
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Skela-Cipi, ne dyshim per Gjeorgjine
Trajneri i Shqiperise, Briegel leshon alarmin: Futbollisti i Frankfurt, vetem 50 perqind shanse per te luajtur ne Tbilisi. Me e mire gjendja e Cipit, por shumica e lojtareve nuk e kane formen e para disa muajve. Kuqezinjte rrezikojne te humbin mesfushen, repartin e tyre me te mire, pa Ervinin dhe Lalen

Bledar KUKA

TIRANE - Shqiperia rrezikon te humbase boshtin e mesit te fushes per ndeshjen ndaj Gjeorgjise ne Tbilisi. Trajneri Hans-Peter Briegel njoftoi dje ne nje konference per shtyp se mesfushori i Frankfurtit, Ervin Skela, ka nje demtim dhe mund te mos luaje. Ne mungese edhe te Altin Lales, mesi i fushes te kuqezinjve rrezikon te jete teresisht i cunguar. Lala e Skela, bashke me Hasin kane qene "zemra" e ketij reparti jetesor. Briegel, ne rastin me te keq, duhet te beje shpikje, ndersa probleme mund te kete edhe mbrojtja, sepse Geri Cipi, ka edhe ai nje demtim. "Skela ka vetem 50 perqind mundesi per te luajtur, - u shpreh dje Briegel, - ndersa Cipi nuk paraqet shqetesim kaq te madh". Por vlonjati tjeter i Frankfurtit, sidoqofte, mund te mos jete ne formen e tij me te mire.

Nder lojtaret e tjere te mbrojtjes, Adrian Aliaj eshte me "i privilegjuari" sepse ka luajtur me se shumti per Oberhausen, po ashtu si edhe Nevil Dede dhe Rezart Dabulla te Tiranes. Por Elvin Beqiri ka pasur probleme fillimisht per te kapur formacionin te Metalurg Donjeck ne Ukraine, ndonese se fundi ka mundur te depertoje ne ekip.

Pervec tyre, sulmi do jete me i prekuri nga ndryshimet. Mospasja skuader dhe konceptet e trajnerit kane lene jashte ekipit, Altin Rrakllin, ndersa Igli Tare nuk do jete bashke me skuadren gjate grumbullimit. Pra, dyshja e sulmit ne ndeshjet ndaj Rusise, Irlandes (dy here) e Zvicres ose nuk do jete ne fushe (Rraklli) ose do jete me pak e stervitur me grupin se heret e tjera (Tare).

Trajneri gjerman, pa shume optimizem

Briegel dha nje konference shume te shkurter per shtyp, rreth 15 minuta. Ai foli vete rreth 5 minuta dhe shume pak pyetje ishte e mundur t'i beheshin. "Kemi probleme per shkak te demtimeve, - tha ai, - Skela ka vetem gjysmen e mundesive per te luajtur, Cipi ka demtim, ndersa Lalen nuk e kemi fare". Trajneri pranoi se pjesa me e madhe e lojtareve nuk jane ne formen qe kane pasur ne mars-prill apo ne qershor. "Nuk jemi ne formen e duhur dhe disa lojtare jane ende ne kerkim te skuadrave", - tha ai. Rrugezgjidhja e vetme per Briegel ishte impenjimi i skuadres dhe vendosja taktike. "Duhet te luajme me shume shpirt dhe sakrifice ne Tbilisi, - tha ai, - dhe vendosja taktike duhet te mbuloje mungesat dhe problemet fizike".

Ashtu si zakonisht, ai e anashkaloi pyetjen mbi vazhdimin ose jo te kontrates. "Nuk eshte koha qe te flas per kete gje", - preu shkurt gjermani, ish-kampion i Europes.

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

6 pike me gjeorgjanet? Ne 9 vjet, kemi marre 3 pike
Shqiperia do te synoje te fitoje maksimumin e mundshem ndaj Gjeorgjise, ne dy ndeshjet per Euro 2004, te datave 6 e 10 shtator te ketij viti. Trajneri Hans-Peter Briegel e ka shpallur kete synim qe para ndeshjes miqesore ndaj maqedoneve dhe nuk ka hequr dore prej tij. Por, Shqiperia e ka Gjeorgjine si nje lloj maceje te zeze. Ne 5 ndeshje, qe nga 1994, kemi mundur te shkepusim vetem 1 fitore, pra 3 pike (golat 2-8), ndersa tani kerkojme nga vetja ta dyfishojme arritjen e 9 viteve, brenda 4 diteve.

Shqiperia nuk ka qene e forte deri tani ne ndeshjet zyrtare. Sipas nje statistike, nxjerre nga libri i Besnik Dizdarit mbi kombetaren, ajo ka vetem 19 fitore ne 144 ndeshje te tilla. Pra, vetem rreth 13 perqind. Ne nje artikull te tij, te diteve te fundit, Dizdari shkruan: "Duket si paradoksale, por Shqiperia ndodhet para tri ndeshjeve me te rendesishme te historise se saj. Luan me Gjeorgjine e nivelit te mesem mbase, por dy fitoret me te e cojne Kombetaren kuqezi me shqiponjen ne gjoks, me e pakta ne vendin e trete ne grup, cka do te ishte arritja me e madhe e saj ne 40 vjet pjesemarrje ne ndeshje kampionale evropiane e boterore. Madje, teksa te shkon disi nepermend ajo qe thote UEFA, se "teorikisht edhe Shqiperia lufton per vendin e dyte ne grup drejt mundesise se Play - off-it", atehere punet behen edhe me te rendesishme".

Ne njefare menyre, djemte e drejtuar nga Briegel kane si detyre qe te rikshkruajne historine ... permbys.

B.Kuka 'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Strakosha: Jo keq, nje barazim ne Gjeorgji

Foto Strakosha, portieri veteran i kombetares shqiptare, eshte i mendimit se ne Tbilisi, nuk do te ishte keq te merrej nje barazim, per ndeshjen eliminatore te Euro 2004. "Natyrisht, ne do synojme fitoren, - thote ai, - por edhe nje barazim do te ishte i mire". Duke anashkaluar humbjen 1-3 me ish-RFJ te Maqedonise ("nuk u sollem si profesioniste, por miqesoret nuk vlejne per rezultatin"), 38-vjecari pohon se lojtaret kuqezinj nuk gezojne formen me te mire dhe se ndeshjet me Gjeorgjine nuk vijne ne kohen me te pershtatshme. Si dhe ben nje bilanc te perfaqesueses: "Nuk mund te arrijme direkt ne vendin e pare ne grup, nese jemi te tretet, do te ishte sukses". Ja intervista e tij per "Korrieri"-n:

-Foto, a keni ndonje parandjenje per ndeshjen ne Tbilisi?

"Jo, nuk kam asgje te tille. Une besoj thjesht te forca e skuadres tone".

-Cila eshte gjendja e skuadres, sipas jush?

"Nuk mund te thuhet se eshte nga me te mirat. Ne mars, perpara ndeshjeve me Rusine dhe Irlanden ishim me mire. Tani ka disa lojtare qe nuk jane stabilizuar neper ekipe. Futbolli europian po kalon nje periudhe jo te mire dhe kjo ka ndikuar edhe tek lojtaret tane".

-Sa ndikon humbja me ish-RFJ Maqedonine, ne ndeshjet e radhes me Gjeorgjine?

"Nuk besoj te ndikoje shume. Duhet te pranoj se ne nuk u sollem si profesioniste ne ndeshjen e Prilepit. Une flas edhe per veten time. U nxehem edhe nga gjyqtari, por ky nuk eshte justifikim. Nuk duhej te ndodhte, as me mua, as me te tjeret. Por, ne ndeshjet miqesore nuk ka rendesi rezultati. Ato zhvillohen me tjeter qellim, ndonese ne nuk ia arritem atij qellimi, pra qe te luanim mire".

-Ju jeni veteran i kombetares. A mendoni se perfaqesuesja ka ecur perpara gjate kesaj periudhe?

"Nese do te ishim takuar bashke para ndeshjeve me Irlanden dhe Zvicren, ju nuk do te ma kishit bere kete pyetje, sepse dihej pergjigja, pra qe Shqiperia ka ecur perpara. E beni tani pas humbje me ish-RFJ te Maqedonise. Une mendoj se ne, gjate ndeshjeve eliminatore, me perjashtim te humbjes ne Rusi, ne te tjerat edhe mund te kishim humbur. Pra, ne nuk mundemi lehte dhe kjo na jep besim edhe per me shume. Edhe ne Rusi, ne luajtem keq vetem pjesen e dyte. Jam i bindur se kemi ecur perpara, por shpesh here njerezit pretendojne gjera qe nuk jane realiste. Ne fillim te eliminatoreve, ne donim te pakten 6 pike. Por, me shume se 6 pike do te thote vendi i trete. Por ku e mbeshtesim ne kete pretendim? Me pas, ishte endrra qe mund te kualifikoheshim. Duhet te ecim me ngadale. Ne duhet te largohemi nga vendi i fundit dhe i parafundit dhe kjo do te jete nje arritje shume e rendesishme".

-A do ta vazhdoni karrieren me kombetaren edhe pas ketyre eliminatoreve?

"Une jam i kenaqur nga thirrja qe me ben trajneri dhe respekti qe tregon ai per mua. Une them se persa kohe ta ndjej veten mire, do te dua te vazhdoj. Kuptohet, respekti nuk te behet nga emri apo nga ajo qe ke arritur, por nga forma qe ke. Edhe sikur trajner te jete babai yt, nuk mund te beje ndryshe, sepse jane 20 mije vete qe te shohin ne stadium. Por edhe mosha ben te vetem. Te shohim".

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Trajneri Zhordania, dy debutues ndaj Shqiperise
Gjeorgjia do te kete ne skuadren e saj, anti-Shqiperi per Euro 2004, 2 lojtare te rinj. Keta jane Mirza Merlani, portier i FC EIT Georgia Tbilisi, 20 vjec dhe mesfushori Levan Magradze nga AEL i Limasolit ne Qipro. Magradze u zgjodh pas keshilles nga trajneri i Anorthosis Famagusta, ish-lojtari i Gjeorgjise, Temur Ketsbaia, qe eshte nje nga ndihmesit e Zhordanias. Aktualisht e fundit ne grupin 10 Group 10, Georgia duhet t'i fitoje te dyja ndeshjet dhe te shpresoje qe rezultatet e tjera te jene te favorshme per te. Vetem keshtu, ajo do pretendoje per vendin e dyte, ne ndeshjen direkte ndaj Rusise ne Moske.

Skuadra e Gjeorgjise

Portiere: Lomaia, Gvaramadze, Merlani

Mbrojtes: Amisulashvili, Shashiashvili, Kemoklidze, Khizanishvili, Didava, Kobiashvili, Rekhviashvili, Magradze.

Mesfushore: Nemsadze, Jamarauli, Kinkladze, Gakhokidze, Burduli, Asatiani, Daraselia, Kvirkvelia, Aptsiauri, Korgalidze.

Sulmues: Sh.Arveladze, Demetradze, Iashvili, Ashvetia
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Zhordania: Shpresojme kualifikimin per ne Euro 2004
Zhordania u shpreh se "ne kete situate te veshtire per futbollin gjeorgjan, ne si federate vendosem te marrim mbi vete pergjegjesine. Revaz Arveladze, Mikhail Kavelashvili dhe Temuri Ketsbaia kane rene dakord per te qene ndihmesit e mi". Zhordania eshte 42 vjec. Zhordania ka guxim kur thote: "Ne kemi pak shanse per te arritur finalet e Euro 2004, por ne do te synojme. Nuk e perjashtoj qe vendi i dyte te vendoset ne ndeshjen tone ndaj Rusise ne Moske".

Bilanci

Ne me gjeorgjanet, shume humbje, 1 fitore

Tirane, 14.12.1994: Shqiperi-Gjeorgji 0-1

Tbilisi, 26.04.1995: Gjeorgji-Shqiperi 2-0

La Valeta, 08.02.1998: Shqiperi-Gjeorgji 0-3

Tbilisi, 05.09.1998: Gjeorgji-Shqiperi 1-0

Tirane, 09.10.1999: Shqiperi-Gjeorgji 2-1

Bilanci: 5 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 4 humbe. Golat: 2-8.

Krahasimi

Shqiperia

Portjere:

Foto Strakosha (Kalithea)

Ilion Lika (Dinamo)

Mbrojtes:

Elvin Beqiri (Metallurg Donjeck)

Geri Cipi (Eintracht Frankfurt)

Ardian Aliaj (RE Oberhausen)

Nevil Dede (Tirana)

Rezart Dabulla (Tirana)

Mesfushore:

Klodian Duro (Tirana?)

Ervin Skela (Eintracht Frankfurt)

Edvin Murati (Iraklis Selanik)

Altin Haxhi (CSKA Sofje)

Lorik Cana (Paris SG)

Mehmet Dragusha (Eintracht Frankfurt)

Arjan Bellaj (Korfuz)

Blendi Shkembi (Rijeka)

Besnik Hasi (Anderlecht)

Redi Jupi (Diyarbakirspor)

Sulmues:

Igli Tare (Bologna)

Alban Bushi (Istanbulspor ?)

Florian Myrtaj (Verona)

Devis Mukaj (Tirana)

Gjeorgjia

Portiere:

Lomaia (Lokomotiv, Gjeorgji)

Gvaramadze (Dinamo Tbilisi)

Merlani (EIT Georgia)

Mbrojtes:

Amisulashvili (Iberia/Samsredia, Gjeorgji)

Shashiashvili (Dinamo Tbilisi)

Kemoklidze (Dinamo Tbilisi)

Khizanishvili (Dinamo Tbilisi)

Didava (Torpedo Kutaisi)

Kobiashvili (SC Freiburg, Gjeorgji)

Rekhviashvili (Torpedo ZIL, Rusi)

Magradze (AEL Limasol, Qipro)

Mesfushore:

Nemsadze (Dundee FC, Skoci, kapiten)

Jamarauli (Metalurg Dojneck, Ukraine)

Kinkladze (Derby County, Angli 2)

Gakhokidze (PSV Eindhoven, Holande)

Burduli (Dinamo Tbilisi)

Asatiani (Lokomotiv Moske, Rusi)

Daraselia (Dinamo Tbilisi)

Kvirkvelia (Dinamo Tbilisi)

Aptsiauri (Samgurali Tskhaltubo)

Korgalidze (Skonto Riga, Letoni)

Sulmues:

Sh.Arveladze (Glasgoe Rangers, Skoci)

Demetradze (Real Sociedad, Spanje)

Iashvili (SC Freiburg, Gjermani)

Ashvetia (Alania Vladikavkaz, Rusi)

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Shpresat munden 0-1 nga Tirana, ne miqesore

Skuadra perfaqesuese Shpresa ka humbur dje nje ndeshje pergatitore, ndaj Tiranes, 0-1, ne fushen e klubit Dinamo. Goli per kampionet e Shqiperise u shenua nga Mahir Halili. Skuadra e 21-vjecareve, e drejtuar nga Hasan Lika, luajti mire ne sektoret e mesit te fushes, duke e qarkulluar mire topin, por pa pasur fuqine e duhur goditese drejt portes se bardhebluve.

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Rragami: "Vllaznia, duhen ndryshime ne loje"
Mjeshtri i Merituar i Sportit, nje nder ish-futbollistet me te mire te Vllaznise ne vitet '60-'70, Ramazan Rragami, tha pas humbjes se pesuar te marten ne Stadiumin "Loro Borici" nga Teuta 2-0, se Vllaznia ka nevoje per ndryshime te medha ne loje. "Futbollistet shkodrane kane nevoje per ndryshime ne konceptimin dhe menyren e lojes. Eshte e pafalshme qe gjate 90 minutave lojtaret tane te mos jene ne gjendje te krijojne raste per shenim, theksoi ai. E gjithe kronika e lojes flet per nje varferi te lojes. Ndaj eshte detyre paresore qe te punohet me mire ne te gjitha repartet, por theksi duhet te vihet tek sulmi dhe mesfusha, ku dhe jane dobesite me te medha. Sot futbolli luhet sipas koncepteve te reja dhe me skema qe mund te ndryshojne disa here nga trajneret sipas momenteve qe krijohen". Krahas punes per eleminimin e dobesive nga drejtuesit e ekipit, ai vuri ne dukje se Vllaznia ka nevoje per disa lojtare me pervoje.

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Hasanbelliu: Vllaznia, fitore kyçe për Teutën

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, e ka vlerësuar kështu fitoren e skuadrës së tij me Vllazninë e Shkodrës: "Ishte një fitore tepër e rëndësishme, e arritur ndaj një ekipi me tradita në futbollin shqiptar, siç është Vllaznia." Në këtë kuadër, presidenti i Teutës vlerëson lojën e skuadrës që financon, por edhe evidenton probleme: "Pas shënimit të golit të parë, ekipi u tërhoq më shumë se ç'duhet në mbrojtje. Vetëm pas shënimit të golit të dytë, loja jonë u ngrit në nivelet e duhura. Futbollistët u çliruan dhe shprehën vlerat e tyre të vërteta." Duke e zgjeruar gjeografinë e gjykimit të tij, Hasanbelliu i ka konsideruar tepër të vlefshme dhe kyçe dy fitoret e Teutës në këtë fillimkampionati: "Them se jemi në rrugë të mbarë. Gjithsesi, nuk duhet të ketë asnjë ndjenjë vetëkënaqësie te futbollistët, sepse rruga e kampionat është e gjatë dhe kërkon impenjim maksimal, shto këtu ngritjen e mëtejshme të nivelit të lojës." Ndërkohë, duke e krahasur fitoren e arritur nga Teuta dy sezone më parë në "Loro Boriçi" me këtë të fundit, presidenti Hasanbelliu shton: "Vllaznia e dy viteve më parë ishte shumë herë më e fortë se Vllaznia që pashë të martën në "Loro Boriçi". Sidoqoftë, ne duhet të bëjmë llogaritë tona. Arritja e trofeve është objektivi kryesor i Teutës. Për këtë, futbollistëve dhe stafit teknik të skuadrës u kërkohet shumë punë, vlerësim maksimal të çdo ndeshjeje dhe përqëndrim e jo eufori." Për sa i përket problemit të finalizimit të aksioneve, një nga shqetësimet tradicionale të Teutës, të cilat u shfaqën edhe në ndeshjen e parë me Shkumbinin, Hasanbelliu gjykon: "Në ndeshjen me Vllazninë, futbollistët ditën t'i shfrytëzonin më mirë rastet që u krijuan. Rëndësi ka që treguan qetësinë e duhur përpara portës."
Llambi Kallço 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Partizani :
Trajneri i të kuqve, i kënaqur vetëm me pikët, thekson se në Durrës do ta përmirësojnë lojën
Spahiu: Ekipi, shpejt me "fytyrë" tjetër
Partizani e ka filluar mbarë sezonin e ri futbollistik, ku në dy javët e para ka marrë pikët maksimale. Por ajo që e shqetëson trajnerin Spahiu, si dhe të gjithë tifozët e Partizanit në këtë fillim kampionati, ka të bëjë me lojën e dobët, të shfaqur sidomos në ndeshjen e fundit kundër Lushnjës. Trajneri i të kuqve shprehet se Lushnja e ka habitur me lojën e mirë që ka zhvilluar në Tiranë, ndërkohë që shpreh rezerva për të tijët, të cilët vuajtën shumë deri sa arritën fitoren minimale. "Sidoqoftë, ne jemi në krye, ndaj nuk kemi pse të shqetësohemi edhe aq. Natyrisht, duhet të bëjmë përmirësime të mëtejshme në lojë për të qenë më të sigurt në takimet e radhës," - thekson trajneri Spahiu në një intervistë për "Sportin shqiptar":
- Pa dyshim që jeni kënaqur me faktin se Partizani në dy javët e para ka marrë pikët maksimale, apo jo?
- Po, e kemi nisur mbarë sezonin, siç e kishim parashikuar edhe më parë, ndaj jemi të kënaqur për sa u përket pikëve që kemi grumbulluar. Por në këtë aspekt, për të qenë realistë, kam edhe rezerva për lojën tonë në dy javët e para. Këtu dua të përmend ndeshjen e fundit me Lushnjën, ku nuk kemi qenë aspak në nivelin që duhej. Na mbetet shumë punë për të bërë gjatë këtyre ditëve. Nuk vihet në diskutim fakti që ka probleme me lojtarët që kanë ardhur ditët e fundit, të cilët janë shumë të mirë, por u duhet pak kohë që të përshtaten me rolet dhe ekipin.
- Cilët ishin shkaqet që Partizani nuk doli në lojën e vet në takimin e fundit ndaj Lushnjës?
- Lushnja vinte në Tiranë nga një humbje mjaft e thellë, kështu që pritej të ndryshonte shumë gjëra në lojën e saj. Kundërshtari ishte rreshtuar mirë në mbrojtje, prandaj, ndryshe nga java e parë me Vllazninë, të shtunën e kaluar vuajtëm shumë për të çarë mbrojtjen e miqve. Kështu, loja e dobët me Lushnjën kërkon ndryshime thelbësore para ndeshjes me Teutën e Durrësit, e cila do të jetë pa dyshim prova më e fortë e Partizanit, pas dy ndeshjeve të para të kampionatit.
- Atëherë cilat do të jenë ndryshimet që do të bëhen deri të shtunën tjetër?
- Së pari, do të ndryshohen rolet e lojtarëve kryesorë, të cilët nuk dhanë maksimumin për shkak se kishin vështirësi në vendosjen në fushë. Në ndeshjet e para, Bejzade me Bylykbashin luajtën në mesfushë, por gjatë javës në vijim do t'i provoj edhe në sulm. Ndërkohë mund të kthehet në krahë Karioka, ose edhe Abilio mund të luajë më i kthyer. Do të bëhen edhe lëvizje të tjera gjatë javës në vijim, me qëllim që në Durrës të shkojmë më të përgatitur. Duke qenë se në Durrës kemi ndeshjen e parë jashtë fushës sonë, duhet të bëjmë të pamundurën që të paraqitemi mirë atje. Dihet se me Teutën nuk do ta kemi aq të lehtë, sa në dy ndeshjet e para në Tiranë.
- A besoni se Partizani do të jetë pretendent serioz për titull, duke pasur parasysh startin e Tiranës në javët e para?
- Eshtë ende herët për ta thënë një gjë të tillë, ngaqë kemi kaluar vetëm dy javë dhe deri në fund të kampionatit ka edhe shumë të tjera për të bërë. Për mendimin tim, në fund të fazës së parë, kur ekipet të jenë ballafaquar të gjitha me njëri-tjetrin, do të dal në pah, si të thuash, edhe më i miri, apo pretendenti kryesor. Gjithsesi, janë katër faza për të luajtur, kështu që tani për tani është e kotë të diskutojmë për titullin. Dua të sjell shembullin e Lushnjës, që humbet thellësisht javën e parë dhe luan shumë bukur në Tiranë.
Aranit MURAÇI 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

DINAMO :
Mesfushori i bluve mendon se pas dy fitoreve të para, skuadra ka fituar përqendrimin e duhur
Qosa: Ekipi po përmirësohet dukshëm
Futbollistët e Dinamos, të kënaqur nga dy fitoret e dy javëve të para të kampionatit, mendojnë se skuadra do të përmirësohet më shumë në javët e ardhshme. Njëri prej tyre është edhe mesfushori korçar, Rigels Qosa, i cili luan sezonin e tij të tretë me blutë e kryeqytetit. Ai është shprehur se Dinamoja po kalon një moment shumë të mirë pas fitores me Shkumbinin, ndërsa pritet që brenda pak javësh të arrijë në formën e saj më të mirë. Lojtari që i ka provuar të gjitha pozicionet në mesfushë, pohon se fitorja e fundit me Shkumbinin i ka dhënë shumë dorë skuadrës, duke e rregulluar shumë anën psikologjikë të lojtarëve. Më konkretisht në lidhje me dy ndeshjet e zhvilluara, Qosa është shprehur:
"Morëm atë çka kërkuam, pavarësisht se loja nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Gjashtë pikët e fituara ndaj Besës e Shkumbinit sollën një atmosferë tjetër brenda skuadrës, pas paraqitjes jo të mirë që bëmë me Lokerenin e Tiranën. Aktualisht, ekipi po kalon një moment të mirë, pasi edhe moralisht jemi mirë. Mendoj se jemi në fazën e përmirësimit dhe deri në takimin e radhës me Vllazninë do të jemi gati për të kënaqur tifozerinë si me rezultat ashtu edhe me lojë. Të mos harrojmë që disa lojtarë të rëndësishëm, si Dhëmbi e Tiko, nuk janë ende gati për shkak të dëmtimeve. Besoj se kur ata të bashkohen me grupin, duke shtuar këtu edhe Ishkën, Dinamoja do të bëhet vërtet një skuadër tepër e fortë. E rëndësishme është që të ruajmë përqendrimin, pasi ndeshjet e ardhshme janë shumë më të vështira."
Ndërkohë, mesfushori i bluve nuk dëshiron të bëjë parashikime për sa i përket titullit, duke thënë se është shumë shpejt për ta bërë një gjë të tillë. Sipas Qosës, jo vetëm Tirana duhet parë si kundërshtare e fortë, por edhe skuadra të tjera si Partizani, Teuta e Vllaznia, pasi janë skuadra që kanë të njëjtat pretendime. Korçari pohon se të gjitha ndeshjet duhen vlerësuar si të barabarta, pavarësisht se kush është kundërshtari, sepse vetëm kështu mund të fitohet titulli kampion.
"Është shumë shpejt për të bërë parashikime, pasi janë luajtur vetëm dy ndeshje, ndërsa kampionati është shumë i gjatë. Dihet që Tirana është skuadra më në formë për momentin dhe një nga pretendentet kryesore për titull. Por edhe skuadrat e tjera, si Partizani, Teuta, ndoshta edhe Vllaznia, vijnë me pretendime serioze në këtë sezon. Deri tani nuk jemi ndeshur me asnjë prej tyre, kështu që nuk mund të japim vlerësime të sakta për kundërshtarët. Nuk po e marr për bazë ndeshjen e Superkupës me Tiranën, duke pasur parasysh momentin jo të mirë që po kalonte Dinamoja në atë kohë. Për mua, të gjitha takimet duhet të konsiderohen të vështira, sepse ka skuadra që synojnë titullin, por ka edhe skuadra që duan t'i shpëtojnë rënies nga kategoria. Duhet pasur shumë kujdes që te ndeshja e radhës me Vllazninë, e cila vjen pas dy rezultateve negative dhe do të kërkojë me çdo kusht pikë ndaj nesh." Ky ka qenë dhe komenti i mesfushorit dinamovit në lidhje me vazhdimësinë e kampionatit.
Fatjon RUPI 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Dinamo, të shtunën miqësore me Apoloninë
Blutë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ditën e shtunë me skuadrën e Apolonisë së Fierit, e cila aktualisht po stërvitet në kompleksin "Dinamo". Kjo ndeshja do të luhet në fushën stërvitore të Dinamos. Stafi teknik i Dinamos mendoi ta bëjë një gjë të tillë për t'i mbajtur lojtarët në tonus, duke pasur parasysh se këtë javë nuk do të ketë ndeshje të kampionatit. Trajnerit Marko, kjo ndeshje do t'i shërbejë më shumë për ingranimin në lojë të futbollistëve që gjatë kësaj kohe nuk janë aktivizuar për shkak të dëmtimeve, ose arsyeve të tjera. Bëhet fjalë për Dhëmbin, i cili mendohet që për takimin e radhës me Vllazninë të jetë i gatshëm për të luajtur, si dhe për mesfushorin Sokol Ishka, që është bashkuar me skuadrën javën e kaluar. Gjithashtu, mund të luajnë edhe shumë lojtarë të rinj që stërviten me Dinamon. Është një ndeshje që përfshihet në programin stërvitor të bluve para sfidës me Vllazninë. Gjatë seancave të fundit, skuadra ka zhvilluar ushtrime të ndryshme të karakterit fizik dhe taktik. Përveç Tikos, në mënyrë të diferencuar kanë punuar edhe Dhëmbi, Bakalli e Poçi, që kanë pasur vetëm disa shqetësime të lehta pas ndeshjes me Shkumbinin.
F.R 'Sporti Shqiptar'
 
Top