Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??
Te rejat e fundit nga ekipi i Kombetares
Njeriu që dy vjet më parë u zgjodh portjeri më i mirë, i huaj, në kampionatin grek, e ndjen se meriton më shumë nga Kombëtarja…
Shpallet lista për 6 e 10 shtator. Mungojnë Vata e Lala. Hyn Haxhi e Jupi
Beqaj: Nuk vij për Gjeorgjinë, s’e duroj dot veten në stol
Listës së kombëtares shqiptare të publikuar dje, në Federatën Shqiptare të futbollit, i mungojnë tre lojtarë të njohur, si Arjan Beqaj, Altin Lala dhe Fatmir Vata.
Altin Lala, nuk luan në ndeshjen kundra Gjeorgjisë për shkak të dëmtimit që ka. Fatmir Vata, ka refuzuar trajnerin Brigel, për arsye që ai nuk u thirr në ekipin kombëtar, në ndeshjen miqësore me Maqedoninë. Ndërkohë, dhe Arjan Beqaj, nuk do të jetë në listën e përgatitur nga tekniku gjerman, Brigel, duke deklaruar: “Nuk mund të pres përjetsisht. Kam tetë vjet që vij në kombëtare, por nuk më është dhënë kurrë mundësia për të luajtur. Jam i gatshëm t’i shërbej kombit, por jo duke ndenjur pafundësisht në stol”. Kjo deklaratë bombë, ka tre ditë që është lëshuar në Federatë, nëpërmjet një telefonate të bërë nga portjeri i përfaqësueses, Arian Beqaj. Njeriu që dy vjet më parë u zgjodh portjeri më i mirë, i huaj, në kampionatin grek, i cili mbron edhe sot, portën e Jonikos Nikea të Pireut, e ndjen se meriton më shumë nga kombëtarja. Beqaj, ka ardhur nga Kosova, tek të kuqtë e Partizanit, dhe ka luajtur një pjesë loje, në miqësoren kundra Bullgarisë. Portjeri shqiptar, sezonin e kaluar është aktivizuar për skuadrën e Ofit të Kretës. Për këtë arsye, ai nuk e ka pranuar ftesën e rradhës së Brigelit, për të qenë numri, 2 i portës. Ditën e djeshme në listën e Brigelit, është vërtetuar gjithçka. Portieri i dytë i kombëtares është dinamoviti, Ilion Lika. Ky i Beqajt, nuk është rasti i parë, i marrëdhënieve të vështira të lojtarëve, me drejtuesit e kombëtares. Fatmir Vata refuzoi gjithashtu, përfshirjen në përfaqësuese, për shkak të trajtimit që i kishte bërë trajneri Hans Peter Brigel. Për të njëjtën arsye me Beqajn, edhe Erion Bogdani, ka refuzuar të vijë në kombëtare. Pyetja që ata shtrojnë është e thjeshtë, nëse flitet për rinovim, përse ata që luajnë, janë të njëjtët prej shumë vitesh? Brigel nga e tij, vazhdon refrenin se synimi është kombëtarja e vitit 2006.
Lista e Kombëtares kundër Gjeorgjisë
Portjerë
1.Foto Strakosha
2.Elion Lika
Mbrojtësa
3. Ervin Beqiri
4. Geri Cipi
5. Ardian Aliaj
6. Nevil Dede
7. Rezart Dabulla
Mesfushorë
8. Klodian Duro
9. Ervin Skela
10. Edvin Murati
11. Altin Haxhi
12. Lorik cama
13. Mehmet Dragusha
14. Arjan Bellaj
15. Blendi Shkëmbi
16. Besnik Hasi
17. Redi Jupi
Sulmues
18. Igli Tare
19. Alban Bushi
20. Florian Myrtaj
21. Devi Muka
Skela, Çipi e Dragusha tani në skuadër me yllin Andi Mëler
Tre shqiptarët, Ervin Skela, Mehmet Dragusha dhe Geri Çipi, do të kenë shansin të luajnë në një skuadër, sëbashku me starin e futbollit gjerman, Andi Mëler. Deri tani, një fat të tillë e ka patur sulmuesi ynë, Igli Tare, që ka luajtur përkrah një prej futbollistëve më të njohur italianë, Roberto Baxhos, në rradhët e Breshias.
Që javën tjetër, lojtari i kombëtares gjermane, me 85 takime në kurriz, do të zbresë në fushën e stërvitjes, që të jetë i gatshëm për takimin me Borusian e M.Gladbahut. Presidenti i Frankfurtit, Peter Fischer thotë: “Ne jemi plotsisht të bindur se, prania e Andit, do na ndihmonte shumë në luftën tonë për qëndrim në Bundesligë. Stari, më tej thekson me kënaqësi se: ”Frankfurti është i vetmi klub, për të cilin do vishja me kënaqësi edhe një herë këpucët! E paharrueshme do të mbetet periudha e artë e viteve nëntëdhjetë. Në një sondazh të bërë nga gazeta gjermane “Bild”, rezultoi se 87,4 përqind e fansave, kanë kërkuar rikthimin e “birit të harruar“.