Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

beshbossi

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Fillimisht postuar nga Alesio:
[qb] Nuk kuptoj ! [/qb]
ca kupton tii???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????? :eek: :eek: :shrug: :shrug: /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Fillimisht postuar nga Alesio:
[qb] Nuk kuptoj ! [/qb]
ca kupton tii???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????? :eek: :eek: :shrug: :shrug: /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

ASGJE NUK KUPTOJ
NESE KE MUNDESI ME LE TE QETE TE LUTEM
OK BYE
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMENTI I PERGJITHSHEM I JAVES SE PARE TE KATEGORISE SE PARE.

Kampionati, Tirana luan tenis me Lushnjën

Asnjë surprizë në javën e parë të Kampionatit të 65-të Kombëtar të Futbollit. Katër nga skuadrat vendase arrijnë të fitojnë, ndërsa Tirana “shemb” ekipin e Lushnjës në fushën asnjanëse të Beratit. Kështu Tirana, Partizani, Dinamo, Elbasani dhe Teuta siguruan trepikëshin e parë, duke zënë pozicionet sipas renditjes së mësipërme në klasifikim. Tirana mundi thellësisht 6-0 ekipin e Lushnjës, ndeshje e cila u luajt në Berat për arsye rikonstruksioni të stadiumit “Roza Haxhiu”. Fitore të thellë mori dhe Partizani, duke mundur 4-1 Vllazninë. Dinamo fitoi 2-0 ndaj Besës. Dy golat e Stojkut i dhanë fitoren 2-1 Elbasanit ndaj Flamurtarit. Dhe goli i vetëm i Begesë, i dha fitoren Teutës kundra Shkumbinit. Javën e dytë pritet me interes ndeshja Vllaznia-Teuta në Shkodër.


Lushnja–Tirana 0:6
Në ndeshjen e luajtur në Berat, ekipi kampion i Shqipërisë, Tirana, ka fituar 6-0 ndaj Lushnjës. Takimi filloi me një lojë të mirë të ekipit të Tiranës. Sapo kishin kaluar tre minutat e para organizatori i saj ka vënë në shënjestër portën e mbrojtur nga portjeri Rumun, Enea. Deri në minutën e 38, mbrojtja e ekipit të Lushnjës ka rezistuar, por ka qenë minuta e 39-të kur Mahir Halili hapi serinë e golave për Tiranën. Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Devi Muka e ka çuar rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë ekipi lushnjar filloi të kërkonte golin, por ka qënë minuta e 64 kur golshënuesi i Tiranës Indrit Fortuzi thellon rezultatin në 3-0. Pesë minuta më vonë, Halili ka shënuar golin e dytë të tij dhe të katërtin për Tiranën. Futbollistët krye-qytetas nuk janë kënaqur me këtë rezultat. Dy minuta para përfundimit të ndeshjes, Sokol Bulku dhe Indrit Fortuzi kanë shënuar dy gola të tjerë për Tiranën. Trajneri i Tiranës, Mema, tha se “skuadra e meritoi fitoren, pas një loje të bukur që zhvilloi”.

Partizani–Vllaznia 4:1

Vllaznia është mposhtuar nga Partizani në “Qemal Stafa”. Ndeshja është mbyllur 4-1, në favor të ekip kryeqytetas. Loja ka filluar e qetë nga të dyja skuadrat dhe me disa raste për shënim. Në minutën e 25 ekipi i Partizanit sulmoi tre herë radhazi portën e Vllaznisë me anë të Abilos, por pa rezultat. Një minutë më vonë braziliani ka arritur të tundë rrjetën e shkodranëve, duke u bërë goli i parë i kampionatit. Pas 9 minutash është realizuar goli i dytë nga Muzaka për Partizanin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për vendasit. Në pjesën e dytë, ekipi i Vllaznisë filloi të luante më mirë dhe ariti që në minutën 56 të shënonte golin e parë dhe të vetëm të takimit. Kur të gjithë mendonin për një barazim nga ana e shkodranëve, *censored*ioka ka shuar shpresat e Vllaznisë në minutën e 67. Në të 78-ën sulmuesi brazilian Abilio ka vulosur rezultatin në shifrat 4-1.

Dinamo–Besa 2:0

Dinamo ka fituar trepikëshin e parë të kampionatit brenda fushës së saj. Kryeqytetasit mundën dje Besën me rezultatin 2-0. Ekipi i Besës shkonte në kryeqytet të paktën për të marrë një pikë, por kjo gjë nuk ndodhi. Ekipi i Dinamos është vënë në kërkim të golit që në minutat e para të takimit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndërkohë në pjesën e dytë dinamovitët hynë në fushë me synime për të fituar ndeshjen. Kështu, në minutën e 50, sulmuesi Ilir Qorri entuziazmoi tifozët tiranas, duke realizuar një gol spektakolar, duke u krahasuar nga goditja me brazilianin Roberto *censored*los. Pas pësimit të golit, ekipi kavajas është tërhequr në gjysmëfushën e tij. Dinamovitët kanë përfituar nga kjo tërheqje dhe në të 76-ën, Bakalli ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Teuta-Shkumbini 1:0
Edhe lojtarët e qytetit bregdetar të Durrësit kanë arritur ta fillojnë mirë kampionatin. Teuta fitoi ndeshjen e parë përballë ekipit të Shkumbinit me rezultatin 1-0. Ka qenë një lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por ka mbizotëruar efekti fushë në rezultat. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0. Në pjesën e dytë ekipi i Teutës bëri gjithçka për të fituar. Në minutën e 67, Bespalla ka dhënë një pas të saktë për Begenë dhe ky i fundit e ka çuar topin në rrjetën e portës kundërshtare, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Elbasani–Flamurtari 2:1
Flamurtari nuk mundi të përballonte dot sulmin e ekipit të Elbasanas, duke humbur 2-1. Loja ka qenë e bukur nga të dyja skuadrat, por vendasit arritën të bënin një presion në portën e vlonjatëve, duke shënuar dy herë. Miqtë kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 31, me anë të Serianit. Por kjo nuk ka mjaftuar. Ka qenë kapiteni i Elbasanit, Gentian Stojku, që ka përmbysur gjithçka në favor të skuadrës së tij. Në minutën e 70, ai shënon golin e barazimit për skuadrën e Elbasanit dhe, 2 minuta para përfundimit, atë të fitores dhe të dytin në emrin e tij.

Panorama.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KAMPIONATI I KOSOVES NE FUTBOLL.

Nismë e mbarë e kampionit dhe nënkampionit
Ka filluar me sukses edicioni i ri futbollistik në Kosovë. 21 gola të shënuar, gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe një fitore e mysafirëve, janë disa nga *censored*akteristikat e kësaj jave. Ndonëse pushimi ndërmjet dy edicioneve ishte i gjatë, prap se prap mungoi vërshimi i adhuruesve nëpër stadiume, gjë e cila është brengosëse. Përveç në ndeshjen Trepça’89-Flamurtari, ku atmosfera në tribuna fillim e mbarë ishte emocionuese, në të gjitha stadiumet e tjera munguan brohoritjet e adhuruesve, madje në disa sosh numri i tifozëve ishte shumë i vogël, gjë të cilën nuk e meritojnë së paku skuadrat e elitës së futbollit kosovar, ndonëse dihet se cilësia ende është larg shkallës së dëshiruar.

Pikërisht ballafaqimi në stadiumin buzë Ibrit, ishte edhe ndër më cilësorët dhe më dramatikët në hapje të edicionit të ri. Pas një loje interesante dhe emocionuese, fitore shënuan futbollistët e Trepçës ’89, me rezultat 3:1, duke dëshmuar se në këtë kampionat do të synojnë kreun e renditjes. Me sukses kampionatin e ri e kanë filluar edhe kampioni dhe nënkampioni i edicionit të kaluar. Skuadra e Dritës ka shënuar një fitore të lehtë përballë rivalit lokal, Gjilanit, me golat e shënuar nga Berisha (52’) dhe Hasani (57’ e 79), ndërkohë që golin e nderit për skuadrën e Gjilanit, e shënoi Osmani (64’). Ndonëse ishte parashikuar që dueli në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Besës të zgjojë kërshëri të madhe tek dashamirët e lojës së futbollit, kjo gjë nuk ndodhi, meqë në pasditen e djeshme në tribunat e stadiumit të kryeqytetit ishin mbledhur vetëm disa qindra tifozë. Futbollistët e Prishtinës shënuan fitore në këtë duel me rezultat 3:2, por loja e treguar nuk arriti t’i kënaq adhuruesit e pranishëm, të cilët gjithsesi kanë pritur një lojë më angazhuese dhe me rivalitet më të madh. Sidoqoftë tri pikët e arkëtuara nga ana e djelmoshave të Ajet Shoshollit janë të mirëseardhura, për faktin se sivjet ata do të bëjnë çmos që të kurorëzohen me titullin e kampionit. Prishtinasit kaluan në epërsi që në minutën e 17’-të, nëpërmjet golit të shënuar nga Besnik Kollari. Vetëm katër minuta më vonë epërsinë e shtoi Patoku, i cili shfrytëzoi hutinë e mbrojtjes pejane dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë. Kur pritej që 45 minutat e para të përfundojnë me këtë epërsi të prishtinasve, ishte Zeka, ai i cili pas një harkimi nga krahu i djathtë, u shkëput më së larti në zone, duke e dërguar topin me kokë në rrjetën e Beselicës. Megjithatë qetësinë e humbur tek prishtinasit e riktheu Bashkim Patoku, në minutën e 58-të pas një kombinimi me Isufin. Ndërkohë nëntë minuta më vonë pejanët arritën ta ngushtojnë sërish epërsinë e vendasve, me golin e Nallbanit nga një penallti e dyshimtë e dhënë nga gjyqtari Isak Ejupi. Fitoren e vetme si mysafire në hapje të kampionatit të ri e realizoi skuadra e Kosovës së Vushtrrisë dhe atë ndaj Besianës, me golin e Bekim Musliut, në minutën e 55-të. Në anën tjetër debutuesi në elitë, Getoari arriti të bëjë befasinë e kësaj jave, duke e mposhtur fituesin e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, KEK-un, me rezultat 2:0, duke e vërtetuar faktin se ky kampionat do të jetë vërtet me rivalitet të madh ndërmjet të gjitha skuadrave dhe thuajse asnjë skuadër nuk do të jetë para ndeshjes favorite për fitore.
Autor: Blerim HALIMI


Liga e Parë
Drenica-Kosova (P) 1:0
Besiana-Kosova (V) 0:1
Drita-Gjilani 3:1
Prishtina-Besa 3:2
Trepça’89-Flamurtari 3:1
Getoari-KEK-u 2:0
Ferizaji-Vëllaznimi 2:2


Liga e Dytë

Grupi A
Deçani-Ferronikeli 1:2
Shqiponja-Llapi 2:0
Rinia-Trepça 2:1
Rilindja-2 Korriku (D) 1:0
R. Sadiku-Gryka 1:1
2 Korriku (P)-L. i Baranit 1:1
Dukagjini-Istogu 2:2

Grupi B
Ulpiana-Lepenci 3:0
Rahoveci-Liria 2:4
Mushtishti-Ballkani 1:2
Vllaznia-Vëllazëria 6:0
Kika-Hasi 3:2
Arbëria-Kaolini 5:0
Studençani-Vullnetari i UÇK-së 2:1

Marre nga 'Futbolli.com.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Vllaznia: Ndaj shitblerjeve te ndeshjeve

Drejtuesit e rinj të skuadrës kuqeblu premtojnë futboll të ndershëm
E kanë nisur punën e tyre në krye të Vllaznisë me një premtim shumë të rëndësishëm drejtuesit e rinj: "Sa të jemi ne në krye të këtij ekipi, nuk do të dëgjoni për shitje dhe blerje ndeshjesh. Të njëjtën moto pune kërkojmë të ndjekin edhe kolegët tanë, sepse vetëm kështu do të fitojë më i miri dhe nuk do të nëpërkëmben paratë tona". E gjitha kjo ka ardhur pas zhurmës së bërë kohët e fundit në shtypin sportiv, në lidhje me trukimet e mundshme të ndeshjeve të dy ekipeve tona në Kupat e Evropës, luajtur nga Vllaznia dhe Dinamoja. Madje, ditë më parë, vetë numri 1 i FSHF së, Armando Duka, ka deklaruar se kjo çështje do të kalojë në prokurori. Pikërisht për këtë qëllim, dy drejtuesit e lartë të sapozgjedhur të ekipit shkodran, presidenti Agron Çela dhe zëvendëspresidenti Valter Fushaj, kanë deklaruar se veprime të tilla do të jenë të ndaluara për skuadrën që drejtojnë. "Në të vërtetë, ne nuk kemi punë me ato çfarë mund të kenë ngjarë deri tani me Vllazninë apo me ekipet e tjera.

Sporti Shqiptar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Duro te Tirana, mungon vetem firma


Nëse bëhet realitet, do të jetë një rikthim te bardheblutë
Mesfushori kuqezi, Klodian Duro, mund të konsiderohet tani e tutje futbollist i Tiranës. Elbasanasi prej kohësh stërvitet me ekipin e drejtuar nga Mema dhe, duke parë që nuk po gjen një ekip jashtë Shqipërisë, ka vendosur t'i rikthehet kampionatit shqiptar të futbollit. Sipas burimeve afër futbollistit të kombëtares, Klodi duket se ka rënë dakord me presidentin El Sajed për t'u bashkur me Tiranën në këtë fillim sezoni. Por Duro ende nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë me njëshin e bardhebluve. Nga drejtuesit e Tiranës bëhet e ditur se Duro sot do të takojë presidentin e Tiranës, për të saktësuar detajet e kontratës dhe kohëzgjatjen e saj. Kështu, Klodian Duro duket se do të jetë përforcimi i fundit i Tiranës, në këtë Kampionat të 65-të të Futbollit, që ka nisur të shtunën, me një fitore të thellë të bardhebluve kundër Lushnjes.

Sporti Shqiptar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Lushnja, dyshime per "lufte klanesh"

Trajneri Cikleanu e ka parandier një gjë të tillë
Humbja katastrofike me Tiranën për të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit "Tomori" ka qenë pasqyrë e asaj çka dhanë në fushë lushnjarët e "tjetërsuar" të rumunit Cikleanu. Kështu mendojnë të gjithë futbolldashësit e këtij ekipi, të cilët nuk e prisnin këtë humbje kaq të thellë të ekipit të tyre, aq më tepër me një lojë kaq zhgënjyese. Pa mohuar vlerat e kampionëve, nga ekipi verdhjeshil nuk u pa asnjë shenjë dëshire për lojë. Madje, nga burime jo të sigurta brenda klubit, mësohet me keqardhje se, pa nisur mirë kampionati, në kampin lushnjar mund të ketë probleme të brendshme, që kanë të bëjnë me cenimin e hierarkisë së lojtarëve puro-lushnjarë. Ky ka qenë edhe mendimi i trajnerit rumun Aurel Cikleanu, kur, në pushim të pjesës së parë dhe në përfundim të ndshjes, u ka shprehur lojtarëve pakënaqësitë dhe rezervat e tij. Ndërkohë, befasuese ka qenë për tifozllëkun lushnjar përfshirja e portierit rumun Enea në 11-shen e parë, që Cikleanu hodhi në fushën e lojës kundër bardhebluve.

Halili: Ne, sulmi i frikshem i kampionatit

Goleadori është fatsjellësi i kampionëve për katër sezone në ndeshjen e hapjes
Sa herë që Tirana shënon në ndeshjen e parë të kampionatit, është e sigurt që goli i parë do të jetë i sulmuesit Mahir Halili. U bënë katër vjet rresht që dibrani starton me gol veprimtarinë më të madhe futbollistike në vend. Tri sezone me parë ai kishte mundur të dërgonte topin në rrjetë dy herë ndaj Skënderbeut, dy herë ndaj Luftëtarit, një herë ndaj Apolonisë dhe së fundmi dopieta me Lushnjen. Në një farë mënyre, e çuditshme, por që është e vërtetë. Dibrani është bërë zot i fushave të futbollit shqiptar, falë golave të tij shpëtimtarë për bardheblutë. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", Halili është shprehur i kënaqur për fitoren e thellë 6-0 të arritur ndaj Lushnjës si dhe për dygolëshin e tij. "S'ka sesi të mos jem i kënaqur për këtë dy golësh të shënuar. Jo vetëm se i fitoi skuadra, por edhe për një fakt domethënës. Ky është viti i katërt rresht që unë arrij të shënoj i pari në ndeshjet hapëse të kampionatit

Skenderbeu, "stop largimeve!

Dy futbollistët korçarë, Mema dhe Ngjela, nuk do të lejohen të luajnë pa leje kalimi
Problemi i largimeve të futbollistëve korçarë ka qenë shqetësimi më i madh për ekipin e Skënderbeut. Kohët e fundit kanë firuar nga grupi korçar 11 futbollistë. Këtë gjë kërkojnë ta bëjnë edhe dy sulmuesit kryesorë të ekipit, goleadori Mario Ngjela dhe Devis Mema. Madje, i pari ka luajtur në turin e parë të kupës me ekipin e Besëlidhjes, ndërkohë që i dyti kërkon të veshë bluzën e kuqe të Partizanit. Por, sipas drejtuesve të klubit "Skënderbeu", të dy lojtarët nuk do të lejohen të luajnë, pa marrë lejen e kalimit në klubin mëmë, sipas rregullave të FSHF së. Mario Ngjela, një nga golshënuesit më të mirë të kampionatit të kaluar, kërkohet me ngulm nga lezhjanët, madje, ai është aktivizuar në ndeshjen e parë, ku ka shënuar edhe një gol. Por Ngjela ende nuk ka marrë lejen e kalimit dhe, në këtë mënyrë, nuk mund të luajë më tej për ekipin e Besëlidhjes. Edhe Devis Mema, që stërvitet prej disa javësh në kryeqytet me Partizanin, nuk do të lejohet të veshë bluzën e kuqe, pa ndjekur procedurën e rregullt.

Sporti Shqiptar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Kombetarja e futbollit, 1 shtator grumbullimi kunder Gjeorgjise
Hans Peter Brigel rikthehet diten e pare te muajit te ardhshem ne Shqiperi, kur edhe nis grumbullimi i kuqezinjve per 2 ndeshjet e fundit per eleminatoret e EURO 2004, ne Durres. Ndersa 21 vjecaret e Hasan Likes, nje dite me pas, nisin pergatitjet ne Tirane

TIRANE - Ne Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF) kane nisur pergatitjet per dy takimet e fundit te ekipit kombetar per eleminatoret e Euro 2004. Burime nga kjo federate thane se trajneri gjerman, Hans Peter Brigel, do te vije ne Tirane me 1 shtator, dite kur do te nise dhe grumbullimi i ekipit per dy ndeshjet me ekipin e Gjeorgjise me 6 shtator ne Gjeorgji dhe 10 Shtator ne Tirane.

Keto dy takime jane konsideruar si nje mundesi qe ekipi yne perfaqesues te mund te marre rezultate pozitive, jo vetem fitore ne Shqiperi, por edhe ndoshta nj epike atje, per te permiresuar pozicionin ne renditjen perfundimtarem gje qe do te mund te na siguronte nje perfundim me te mire se ne eleminatoret ku ka marre pjese Shqiperia, por jo ne nivelin e enderruar dhe pretendimet qe u ngjallen, pas fitores 3-1 ne Shkoder, kunder ekipit te Rusise.

Kjo ndeshje, zhvillohet pas miqesores se javes se kaluar ne Maqedoni, ku ekipi yne u mund 3-1 ne nje ndeshje te shumekritikuar dhe aspak impenjative nga ana e kuqezinjve te therritur nga Brigel. Nje fakt qe ka vene ne dyshim mundesine e rikuperimit te menjehershem, per mungese kohe, por qe shtoi zerat kritike rreth trajenrit gjerman, mbi te gjitha, per impenjimin e tij kohor per permiresimin aktual e prespektiv te pergatitjes dhe paraqitjes se ekipeve tona perfaqesuese te futbollit. Nderkohe qe sulmuesi yne kryesor Igli Tare, pas takimit miqesor me Maqedonine, deklaroi se pas 2 ndeshjeve te fundit me

Sipas ketyre burimeve, ekipi do te grumbullohet ne Hotel "Dyrrah" ne Durres, nderkohe qe seancat stervitore do te zhvillohen ne Stadiumin "Niko Dovana", deri me 4 Shtator.

Ndersa ekipi kombetar U-21 (Shpresa), nen drejtimin e trajnerit Hasan Lika, do te grumbullohet me 31 Gusht ne Hotel "Ballkan" ne Tirane, ndersa seancat stervitore do t'i zhvilloje ne mjediset e kompleksit sportiv te klubit "Dinamo".

Marre nga 'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Shqipëria? Nga 185 ndeshje ka humbur 114!

* Ja pse është dhe nuk është një humbje e radhës, ajo 1-3 në "qytezën" e Prilepit në Maqedoni.
* Dhe përse Hans Peter Briegel nuk duhet të kërkojë falje për humbjen.

Duke parë në "France Football", në një faqe kushtuar Portugalisë, se më 11 tetor organizatorja e Kupës së Evropës 2004, do të luajë një ndeshje me Shqipërinë, pyeta veten: përse Portugalia, skuadër e elitës evropiane, kërkon të luajë me Shqipërinë? Pyetja në të vërtetë, nuk është retorike, por kërkon një spjegim përmes përgjigjes së drejtpërdrejtë.

Ndeshja me Portugalinë është ndeshja më e rëndësishme miqësore për Shqipërinë qysh kur Kombëtarja e saj është themeluar më 1936. Sepse është hera e parë në gjithë këte histori, që një nga skuadrat më të bukura të Evropës, madje kësaj here bash skuadra që pretendon të fitojë Kampionatin e Evropës në tokën e vet pas dhjetë muajve, Portugalia e Eusebios, dëshiron të luajë me Shqipërinë. Më parë asnjëherë tjetër Shqipëria nuk ka zhvilluar një ndeshje miqësore me një Kombëtare kësisoji të elitës së Evropës. Ndeshjet e mëdha miqësore me Hungarinë, Çekosllovakinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, RDGJ-në në vitet '40 dhe '50, janë ndeshje të politikës së Demokracive Popullore; ato të mëdha me Turqinë janë ndërkaq, ndeshje të miqësisë së vjetër shqiptare-turke. Dhe kaq pra.

Ndërsa kjo me Portugalinë është ndeshje e diplomacisë evropiane të futbollit, po dhe ndeshje teknike, prova të rëndësishme sidomos për skuadrën portugeze në planin e saj disamujor për të mbërritur te titulli i saj i parë evropian. Portugalia ka zgjedhur Spanjën, Norvegjinë dhe Shqipërinë për ndeshjet e ardhshme miqësore, një plan strategjik i përgatitjes së saj, sepse ka marrë vesht se kohët e fundit, edhe Shqipëria ka formuar një skuadër shumë të mirë, e cila ka treguar futboll të klasit të parë pikërisht me skuadra të sprovuara të Evropës.

Mirëpo a e dimë ne ndërkaq, se çka ka menduar Portugalia kur ka marrë vesht se në një qytet të panjohur me emrin Prilep, Shqipëria ka humbur 1-3 me kombëtaren e një shteti të sapoformuar, që dihet se nuk çon peshë në futbollin e Evropës, siç është pra, Maqedonia, e cila ende ka të pasigurt, përveç të tjerave, edhe vetë emrin e saj shtetëror zyrtar?

Ka mundësi që Portugalia të jetë penduar. Dhe e vetmja shpresë e saj do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme të Shqipërisë me Gjeorgjinë, fitore të mundshme shqiptare pra, dhe Shqipëria të renditet, përshembull, e treta në Grupin 10 të kualifikimeve të EURO 2004, duke demostruar më në fund, pas 40 vjetëve që luan në garën e madhe evropiane, se ka realizuar rritjen e saj historike.

Po a mundemi që pas kësaj humbjeje dhe futbolli të çoroditur të shkojmë për kësi punësh të mira te Gjeorgjia dhe mandej të mbërrijmë Lisbonën për ndeshjen miqësore të shekullit për Shqipërinë?

Enigëm. Duke kujtuar gjithë ndeshjet miqësore të Shqipërisë, më del se çuditërisht ajo ka një bilanc befasues:

41 ndeshje, 15 fitore, 10 barazime dhe 16 humbje, ndonëse golat janë 51-65!

Me një fjalë, nëse Shqipëria do të kishte fituar në Maqedoni, atëherë bilanci 57 vjeçar i miqësoreve të Shqipërisë për herë të parë në histori do të kishte kaluar në bilanc pozitiv:

16 fitore, 15 humbje!

Dhe ky do të kishte qenë i vetmi bilanc pozitiv i një skuadre shqiptare të çfarëdolloji për takimet ndërkombëtare. Nuk ndodhi kështu. Maqedonia fitoi 3-1 me Shqipërinë dhe menjëherë pas ndeshjes thuhet se trajneri ynë gjerman, Hans Peter Briegel, i ka kërkuar falje publikut shqiptar. E kam të vështirë ta besoj. Sepse nuk ka arsye të kërkojë falje. Falje, përshembull, mund t'i kërkojë publikut të saj Gjermania e Helmut Shënit kur duke barazuar në Shqipëri 0-0 më 1967, pra me një nga skuadrat më të fundit të Evropës, u eliminua nga Evropiani i Romës. Falje mund t'i kërkojë publikut të vet bie fjala, Belgjika e Shifos, kur u shkatërrua 2-0 në Tiranë më 1984, në një kohë që dihej se ishte një nga skuadrat më të forta të Evropës. Po ashtu, falje mund të kërkojë te publiku i vet Polonia e Bonjekut më 1984 kur barazoi 2-2 në fushën e vet me Shqipërinë "e panjohur". Falje mund t'i kërkonte edhe Norvegjia popullit të vet të futbollit kur barazoi 2-2 me Shqipërinë në Oslo më 1998, sepse kishte ndoshta skuadrën e vet më të mirë në histori. Dhe në fund të fundit, falje publikut të vet mund t'i kërkojë Rusia e cila u shkatërrua në Shkodër 3-1 prej Shqipërisë më 2003, sepse dihet që ajo është një superfuqi e futbollit evropian. Për të shkuar te ndeshjet miqësore, falje mund të kërkojë edhe Turqia e cila dy herë, më 1998 dhe më 2001 është mundur në tokën e vet 4-1 dhe 2-0 prej Shqipërisë së vogël, kur futbolli turk ishte në ngjitje të pandalshme.

Këto mund të jenë rastet kur dikush mund t'i kërkojë publikut apo opinionit të vet futbollistik një falje. Jo Shqipëria ngaqë humbka në Maqedoni. Pra ajo Shqipëri për të cilën ju kujtoj se nga 185 ndeshjet e derisotme të luajtura, ajo ka humbur plot 114 dhe ka fituar 35. Dhe e kuptoni se nga këto pak fitore 35, vetëm 16 janë në ndeshje për Kupën e Evropës dhe për Kupën e Botës. Rrallë skuadra në Evropë kanë një bilanc kaq të varfër sa Shqipëria!

Dhe e kam të vështirë, qoftë dhe për konceptin gjerman të krenarisë, që të besoj se Hans Peter Briegel i ka kërkuar falje publikut shqiptar. Po në se vërtet e ka bërë këte, ta do mendja se ai nuk do të ketë kërkuar falje për humbjen, por ndoshta për përgatitjen e keqe të kësaj miqësoreje për çka është përgjegjës edhe ai vetë. Kjo po, mund të besohet.

Kam përshtypjen se sikur dikush do t'i kishte thënë me kohë Briegelit se ndeshja me Maqedoninë do t'i krijonte për herë të parë një bilanc pozitiv Shqipërisë për ndeshjet miqësore, mundet që trajneri ynë do t'i kishte kushtuar një rëndësi shumë më të madhe dhe të kërkonte me përgatitje serioze fitoren. Dhe kjo do të thoshte që Shqipëria të mbërrinte 16 fitore përballë 15 humbjeve në ndeshjet miqësore. Mirëpo, zyrtarët e FSHF-së, qysh se organizmi ynë i futbollit është krijuar, kurr nuk kanë ditur të punojnë me bilance, për bilance apo për përmirësim bilancesh. Kjo është dhe çështje kulture historike e futbollit.

Dhe Shqipëria e cila humb për herë të katërt radhazi: Bullgaria 0-2, Irlanda 1-2, Zvicra 2-3, Maqedonia 1-3! Eshtë e rëndë, ndonëse në fund të fundit, është pjesë e rrugëtimit të mendësisë humbëse që ka gati përherë Shqipëria: 185 ndeshje, 114 humbje dhe vetëm 35 fitore! Ndaj s'ke përse të kërkosh falje. Në të vërtetë, ka ndodhur ngjarja e radhës.

Mirëpo, asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur skuadër kombëtare më të mirë se kjo e sotmja. Ndoshta kjo Shqipëri 2003 nuk ka në 11-sh një Loro Boriçi apo një Refik Resmja, nuk ka një Panajot Pano apo Sabah Bizi. Madje në karakterin e lartë të futbollit nuk ka as edhe një Lin Shllaku, Fatmir Frashëri apo Skënder Halili, as edhe një Teodor Vaso, Ramazan Rragami e Medin Zhega, Mihal Gjika apo Mexhid Haxhiu, as edhe një Frederik Jorgaqi apo Agustin Kola, Arben Minga e Sokol Kushta, as edhe një Hysen Zmijani, as edhe një Perlat Musta apo Ferid Rragami. Por Shqipëria e sotme ka 11-shin më të barazpeshuar dhe më të përgatitur në cilësi se asnjë tjetër dhe në ndeshjet e saj më të mira, ia ka arritur të paraqesë futboll evropian. Duke e parë kësisoji, Portugalia e Eusebios ka kërkuar Shqipërinë për një ndeshje miqësore. Thashë, nuk e di nëse është penduar mbas kësaj çka ngjau me Maqedoninë!...

Shqipëria, e cila ka dalë nga fusha mbase, duke e marrë disi me të qeshur humbjen në Prilep, kur është qetësuar dhe ka parë kalendarin, i cili i tregon se pas 20 ditëve do të shkojë në Tbilis për ndeshjen me Gjeorgjinë në kuadrin e EURO 2004 të Portugalisë, me mend në krye duhet të jetë tronditur. Brenda pak ditëve do të duhet një veprimtari e jashtëzakonshme për të dalë nga "lufta e humbur" e Prilepit. Nuk më duket e lehtë, ndonëse kam prap besim se mund të dilet prej saj. Sepse skuadra është, lojtarët janë, jehona e dy ndeshjeve të shkëlqyera me Irlandën dhe Zvicrën, aty është. Ajo që s'është, janë fitoret. Shqipëria ka humbur 4 herë rresht dhe mjerë ata që nuk dijnë të vlerësojnë bilancet dhe që nuk kuptojnë se nuk ka gjë më shkatërruese se sa të nënvleftësosh bilancet. Në këto raste, ajo çka e kërcënon Shqipërinë, është mungesa e fitores qysh nga Rusia e 3-1-shit madhështor të mjedisit të paharrueshëm të Shkodrës.

Si mund të mbërrihet këtu, pra te fitorja?

Duket si paradoksale, por Shqipëria ndodhet para tri ndeshjeve më të rëndësishme të historisë së saj. Luan me Gjeorgjinë e nivelit të mesëm mbase, por dy fitoret me te e çojnë Kombëtaren kuqezi me shqiponjën në gjoks, më e pakta në vendin e tretë në grup, çka do të ishte arritja më e madhe e saj në 40 vjet pjesëmarrje në ndeshje kampionale evropiane e botërore. Madje, teksa të shkon disi nëpërmend ajo që thotë UEFA, se "teorikisht edhe Shqipëria lufton për vendin e dytë në grup drejt mundësisë së Play - off-it", atëherë punët bëhen edhe më të rëndësishme.

Dhe mandej drejt e te Portugalia në ndeshjen më të vlerësueshme miqësore në histori, ate të 11 tetorit 2003, prova flakëruese e një rruge të vërtetë profesionale të Shqipërisë.

Mirëpo, Shqipëria nuk di t'i organizojë mirë ndeshjet miqësore, forca, përvoja, mësimet e të cilave, të çojnë në ngjarje po të suksesshme tek ato kualifikuese. Përherë mungesa lojtarësh, indiferentizëm titullarësh, diçka e marrë si me të qeshur, nënvleftësim i vetë drejtimit, vetvetiu ndoshta edhe i FSHF-së, publicitet i zbehtë nxitës, dhe deri papërgjegjësi.

Kështu mund t'i përkufizosh ndeshjet miqësore të Shqipërisë. Ndoshta për gjithë këte, mund të kërkojë falje edhe trajneri Briegel, jo për humbjen në Maqedoni. Se përsa iu përket humbjeve, siç thashë, Shqipëria ndër 185 ndeshje, ka humbur plot 114. Dhe ka fituar vetëm 35, brenda të cilave më pëlqen të përfshij edhe fitoren 3-0 në tavolinë me Greqinë për EURO 1962. Për ta rritur kështu, bilancin e rënduar të Shqipërisë së mendësisë së humbjeve tash 40 e sa vjet për Evropën dhe Botën.

Shpesh Shqipëria, psikologjikisht është goditur më fort prej ndeshjeve miqësore se sa prej atyre kualifikuese. Paraqitjet e këqia në to, shpesh e kanë çuar në dështimet e panumërta të atyre kualifikuese. Një skuadër kombëtare nuk ka dy mendësi në ndeshjet. Ka vetëm një: mendësia e fitores, një lloj lufte në dy kahe për të përforcuar një Kombëtare për garat kualifikuese. E patë se çka qe ndeshja e fundit Gjermani - Itali?! E pra qe një miqësore. Brezi ynë e kujton mirë se fitorja 6-3 e Hungarisë së Pushkashit, Koçishit e Bozhikut në Wembli me Anglinë më 1953, sot e kësaj dite konsiderohet një nga duelet më të rëndësishëm të futbollit në historinë e njerëzimit. Edhe ajo ka qenë një ndeshje miqësore. Shqiptarët janë tepër të vegjël, për ta menduar të vogël, qoftë dhe një ndeshje miqësore si ajo e Prilepit të Maqedonisë. Nëse për të kanë patur mendjemadhësi sidomos profesionistët tanë që luajnë të gjithë në Evropë, deri në Bundesligën e Gjermanisë e Serie A të Italisë, atëherë duhet pranuar se ata ende nuk janë bërë profesionistë.

Ky më duket, ndërkaq, se është dhe problemi që të çon te emblema e këtij shkrimi: trajneri Briegel nuk ka përse të kërkojë falje për humbjen në Maqedoni. Për fat ajo është thjesht një humbje e radhës. Prej së cilës mund të dilet vetëm nëse Kombëtarja ia arrin që mbrenda këtyre 15 ditëve t'i rikthehet mendësisë së fitores: më 6 shtator në Tbilis me Gjeorgjinë, po dhe të asaj të Tiranës po me ish sovjetikët më 10 shtator 2003. Dhe vetëm mandej mnd të themi se ajo nuk ishte një humbje e radhës. Për të shkuar më pas prej saj krenare dhe mirënjohëse te ndeshja më e madhe miqësore e historisë sonë, ajo me Portugalinë e Eusebios më 11 tetor 2003 - nderi më fisnik që i është bërë ndonjëherë Shqipërisë në diplomacinë e futbollit prej një shteti evropian.

Unë për vete ende shpresoj megjithate.

Autor: Besnik Dizdari ( Gazeta "Tema" )
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Sergei Romanishin jo me Vllazninë

Sergei Romanishin jo me Vllazninë, por me kë? Megjithesë emri i futbollistit është regjistruar në listën e federimit të skuadrës së Besës, asgjë nuk është e saktësuar.

Drejtuesit kavajas e konfiromojnë futbollistin 28-vjeçar, ndërsa ai vetë nuk di asgjë rreth kësaj marëveshje. Në trativa ka qenë edhe Tirana javën e shkuar, flitet gjithshtu edhe për Elbasanin, por nuk përjashtohet edhe një rikthim e tij në atdhe.



Është përshtatur më mirë se askush tjetër me futbollin shqiptar, ka fituar shumë madje edhe nga mentalieteti shqiptar, e të gjithë tashmë nuk e shohin më si të huaj. Erdhi me ambicje tre sezone më parë dhe arriti t’i plotësonte ato teksa fitoi edhe një titull me Dinamon, ndërsa kur kanë kaluar 90-të minutat e para të sezonit të ri, futbollisti 28-vjeçar ka mbetur i pakonfirmuar tek asnjë skuadër.

Ukrainasi Sergei Romanishin divorcohet me Vllazninë, por ende nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e tij. Është folur për një kalim tek skuadra e Tiranës në fund të javës së shkuar, është komentuar edhe për një qëndrim tek Vllaznia, gjithashtu edhe për ndonjë një lëvizje të përfoluar nën zë nga disa skuadra të rretheve apo dhe më e fundit tek Besa, që e ka bërë fakt të kryer kalimin e tij në Kavajë të shtunën në mëngjes.

Po cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme? Vetë Sergei ngre supet, duke e plotësuar më shumë habinë e tij edhe për federimin e pamësuar me Besën dhe deklaron se duhet të mendohet për t’u rihedhur në kampionatin shqiptar. Ka mbetur i zhgënjyer në sezonin e fundit teksa aktivizohej rrallë me Vllazninë, madje akoma edhe më shumë gjatë kësaj vere kur e ka parë veten pa asnjë lidhje dhe tanimë duket ta ketë mjaft të vështirë për t’i dhënë rrugë karrierës së tij. Ukrainasi pohon jashtë kameras se megjithëse e ka të vështirë të ndahet me futbollin shqiptar, kjo gjë edhe mund të ndodhë, nëse kushtet nuk do të jenë të përshtatshme, e karriera e tij mund të vazhdojë në vendlindje.

TeleSport.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Skerdi Bejzade ka zgjeruar gjeografinë e skuadrave me të cilat ka kontribuar në vendit tonë, pas firmosjes së kontratës së re me Partizanin.

Konfirmimin për këtë trasferim e ka dhënë presidenti i skuadrës së Kuqe Albart Xhani, pas arritjes së ,arrëveshjes ,e futbollistin.

Kryeqytetasi i cili fillimet e tij në kampionatin tonë i ka patur tek skuadra e Dinamos, është aktivuar 18 muajt e fundit me kuqeblutë e Vllaznisë, por problemet e fundit që kaloi klo skuadër,



sollën si pasojë edhe largimin e shumë futbollistëve. Ndër ta edhe sulmuesi i njohur, i cili pas një prove të zhvillua në Qipro me skuadrën e Ael të Limasolit, arriti të bindë drejtuesit e këtij klubi për aftësitë e tij dhe nënshkroi një kontratë me ta.

Por pas këtij momenti pengesë është bërë numri i futbollistëve të huaj në këtë skuadër. Nisur nga fakti se në këtë kampionat lejohen vetëm pesë futbollistë të huaj, kanë bërë që bashkimi i sulmuesit të spikatur me skuadrën e re të shtyhej deri në fund të këtij viti.

Të gjitha këto e kanë detyruar futbollistin që deri në muajin Dhjetor të kërkonte një tjetër alternativë, e cila zyrtarisht ka emrin e Partizanin.

Në këtë mënyrë futbollisti duke filluar nga sot do të vihet nën urdhërat e trajnerit ilir Spahiu dhe bashkë me futbollistët e tjerë do të ketë si mision ngjitjen e kësaj skuadre në elitën e futbollit tonë.

TeleSport.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Skuadrat pjesmarrëse në kupat e evropës zyrtarisht nën hetim.

Presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armando Duka në deklarimin e tij të bërë në emisionin “Fotofinish” ka kërkuar të theksojë shqetësimin e institucionit që ai drejton lidhur me ngjarjet e fundit, që kanë patur për protagonistë ekipet e Dinamos dhe Vllaznisë.

Futbolli ynë ndihet i kërcënuar pas këtyre ngjarjeve, madje
deri në përjashtimin e të gjita skuadrave nga kompeticionet europiane. Për të paranadaluar këtë fatkeqësi presidenti Duka ka gjetur si zgjidhje mbajtjen e kontakteve dhe marrjen e konsulencës së duhur juridike për zbardhjen e kësaj çështje

Debatet e ditëve të fundit lidhur me paraqitjen e skuadrave tona në kupat e evropës, tashmë kanë marrë një drejtim tjetër dhe për herë të parë në historinë e futbollit tonë, në lojë thirret edhe drejtësia.

TeleSport.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Tradi e futbollit shqiptar.

Tradita e krijuar në futbollin tonë, për largimet zyrtare nga fushat e gjelbërta, në ditën e parë të kampionatit është respektuar edhe në startin e edicionit të 65-të.

Në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” protagonist ka qenë kuçovari Sokol Meta, i cili është kthyer në tempullin e futbollit tonë për të thënë zyrtarisht lamtumirë.

Emocionet e tij janë lehtësisht të kuptueshme pas një momenti të tillë, pasi në çastë të vetëm i parakalojnë të mëndje vite të tëra, sakrificakt e kryera, djersa e derdhur, gëzimet e marra.
Për një futbollist (një nga profesionet me kohëzgjatjen më të shkurtër ka gjithmonë një kulm, ka gjithmonë një peng, të cilat vlejnë edhe për Metën)

TeleSport.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Hitaj: Futbollit shqiptar i mungon stabiliteti

Shefi i sektorit të garave "diagnostikon" javën e parë të kampionatit
"Skuadrat shqiptare nuk kanë një strategji të përcaktuar më parë, prandaj nuk kanë stabilitet në rezultate e lojë". Eshtë ky konstatimi i bërë publik dje në sektorin i garave. Madje, ka qenë
vetë shefi i këtij sektori, Hito Hitaj, i cili e ka bërë publik një fakt të tillë. Sipas ish-trajnerit të njohur në kampionatet shqiptare dhe, aktualisht, një prej drejtuesve më të lartë të FSHF-së, po të shikosh me kujdes të gjithë lojtarët e regjistruar nga skuadrat e gupit A1, rezultojnë shumë probleme. "Ajo që të shqetëson më shumë është mungesa e stabilitetit kontraktual të ekipeve, çka do të thotë se skuadrat shqiptare, veç problemeve finaciare dhe organizative, vuajnë edhe nga ana teknike",- është shprehur Hitaj. "Vërehet gjithashtu se parimi i skuadrës nuk ekziston në shumë ekipe, përjashto këtu Tiranën dhe ndonjë skuadër tjetër.

SportiShqiptar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Zhega: Humbja? Nuk u bë qameti!

Trajneri i Vllaznisë e kalon pa shumë bujë humbjen me të kuqtë në "Qemal Stafa"
Njeriu i pankinës shkodrane, i mirënjohuri Medin Zhega, nuk e pranon që skuadra e tij ka luajtur dobët ndaj Partizanit. Shprehja e tij, që e përdor shpesh, edhe pas kësaj ndeshjeje ka qenë: "Korrëm atë që mbollëm". Duke i bërë një analizë më të hollësishme kësaj ndeshjeje, 48 orë pas zhvillimit të saj, ish-tekniku i kombëtares konfirmon bindjen e tij se nuk është duke gabuar as me aplikimin e lojës në vijë të drejtë në mbrojtje dhe as në skemat e tjera të lojës.
- A ishte e papritur për ju, në shifra kaq të thella, humbja ndaj Partizanit?
- Unë jam shprehur edhe pas ndeshjes se ndaj Partizanit korrëm atë çfarë kishim mbjellë gjatë fazës përgatitore. Na janë larguar 10 lojtarë cilësorë, ndërkohë që ndaj Partizanit luajtëm me 5-6 të rinj, që aktivizoheshin për herë të parë kategorinë e parë. Madje, ata dhanë shumë në fushën e lojës, sepse mungesa e eksperiencës bën të vetën në këto raste

SportiShqiptar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Ishka, blerja e fundit e Dinamos

Mesfushori tiranas ka firmosur dje për blutë e kryeqytetit
Sokol Ishka është futbollisti që do të luajë për ngjyrat e Dinamos në sezonin që sapo ka filluar. Mesfushori ka bërë dje prezantimin me ekipin e ri, para seancës stërvitore të pasdites. Pas bisedimeve që Ishka ka pasur dje me presidentin e Dinamos, Mihal Delijorgji, bëhet e ditur se lojtari ka rënë dakord për firmosjen e një kontrate dyvjeçare, me të drejtë zgjatjeje edhe për një vit. Kështu, ish-lojtari i Vllaznisë, Erzenit, Partizanit e Tiranës do të provojë një aventurë të re në kampionatin shqiptar, tashmë do të luajë për ngjyrat e Dinamos. Skuadra, e drejtuar nga trajneri Andrea Marko, prej disa javësh ishte në kërkim të një futbollisti që do të përforconte repartin e sulmit ku ishin vënë re mangësitë më të mëdha. Emri më i përfolur për këtë vend ka qenë ai i sulmuesit shkodran, Vioresin Sinani, por pak ditë më parë ky i fundit ka firmosur për Vllazninë.

SportiShqiptar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Muça: Tirana e sivjetshme

Sekretari i klubit bardheblu vlerëson skuadrën për sezonin e ri dhe pretendon më shumë për të ardhmen
Edicioni i ri futbollistik e sheh Shkëlqim Muçën sekretar klubi për të dytin vit radhazi. Në rolin e një prej drejtuesve kryesorë të kampionëve, ish-trajneri bardheblu jep opinionin e tij për startin e mbarë që i është bërë kampionatit. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", shefi Muça deklaron që Tirana e sivjetshme është forcuar edhe më shumë nga sezoni i kaluar, pasi u arrit të ruhej i gjithë grupi i futbollistëve. Gjithashtu, ai shprehet se në dekadën e fundit skuadra ka qenë absolute, duke arritur që çdo vit të bëjë të sajat të paktën dy trofe.
- Sezonin e ri Tirana e ka nisur me fitimin e Superkupës dhe fitoren e thellë 6-0 ndaj Lushnjes, në ndeshjen e parë të kampionatit. Në rolin e sekretarit të klubit, çfarë mund të shtonit tjetër?
- As më pak as më shumë se çfarë thatë ju. Tirana është një skuadër që çdo ndeshje e luan për ta fituar dhe, ta nisnim në këtë mënyrë edicionin e ri, është mëse normale.

SportiShqiptar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Hasanbelliu: Pres më shumë nga Teuta

Presidenti, jo fort i kënaqur nga loja e skuadrës së tij
Presidenti i Teutës, Hasanbelliu, e ka vlerësuar fitoren e të tijve në javën e parë të kampionatit. Mirëpo, një të njëjtën kohë, ka kërkuar më shumë prej futbollistëve të skuadrës që financon. Sipas presidentit të Teutës, një nisje e mbarë e kampionatit është e rëndësishme, por, që të ruhet kjo ecuri, kërkohet rritje e mëtejshme e nivelit të lojës. "Është e natyrshme që ekipi nuk është ende në 100 për qind të formës së tij, por shpresoj që kjo formë të arrihet sa më shpejt dhe rezultatet të shoqërohen edhe me lojë cilësore", - ka gjykuar Hasanbelliu. Sipas numrit 1 të Teutës, skuadra ka mangësi në finalizimin e aksioneve dhe për këtë duhet punuar shumë nga futbollistët e këtij reparti dhe nga stafi teknik. Përsa i përket procesit të nënshkrimit të kontratave me futbollistët, Hasanbelliu sqaron se ky proces ka përfunduar me sukses dhe tashmë nga Teuta kërkohen vetëm rezultatet pozitive. Në të njëjtin sens, presidenti i Teutës vlerëson edhe merkaton e bërë në fillim të këtij sezoni.

SportiShqiptar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

INTERVISTA E PLOTE E TRANIERIT TE VLLAZNISE MEDIN ZHEGA.

Trajneri i Vllaznisë e kalon pa shumë bujë humbjen me të kuqtë në "Qemal Stafa"
Zhega: Humbja? Nuk u bë qameti!
Njeriu i pankinës shkodrane, i mirënjohuri Medin Zhega, nuk e pranon që skuadra e tij ka luajtur dobët ndaj Partizanit. Shprehja e tij, që e përdor shpesh, edhe pas kësaj ndeshjeje ka qenë: "Korrëm atë që mbollëm". Duke i bërë një analizë më të hollësishme kësaj ndeshjeje, 48 orë pas zhvillimit të saj, ish-tekniku i kombëtares konfirmon bindjen e tij se nuk është duke gabuar as me aplikimin e lojës në vijë të drejtë në mbrojtje dhe as në skemat e tjera të lojës.

- A ishte e papritur për ju, në shifra kaq të thella, humbja ndaj Partizanit?
- Unë jam shprehur edhe pas ndeshjes se ndaj Partizanit korrëm atë çfarë kishim mbjellë gjatë fazës përgatitore. Na janë larguar 10 lojtarë cilësorë, ndërkohë që ndaj Partizanit luajtëm me 5-6 të rinj, që aktivizoheshin për herë të parë kategorinë e parë. Madje, ata dhanë shumë në fushën e lojës, sepse mungesa e eksperiencës bën të vetën në këto raste. Pastaj, mos harroni se kemi zhvilluar një fazë përgatitore në 40 gradë temperaturë e të gjitha këto natyrisht që influencuan në paraqitjen tonë. Mos harroni edhe atë tjetrën, anën psikologjike të lojtarëve, e cila ishte e rënduar. Deri një ditë para ndeshjes, askush nga djemtë që stërvisja nuk e dinte nëse do të qëndronte apo jo te Vllaznia.
- Megjithatë, një humbje 4-1 është shumë për një skuadër si Vllaznia...
- Jo, unë nuk e konsideroj të tillë. Vitin e kaluar, kur ekipi ishte i blinduar me lojtarë cilësorë, po ndaj këtij Partizani ka humbur 3-1 në Tiranë. Prandaj, për kushtet aktuale ku ndodhet Vllaznia, nuk ka pse të konsiderohet e tillë kjo humbje.
- Pas ndeshjes keni hyrë në dhomat e zhveshjes dhe e keni përgëzuar skuadrën. Pse e bëtë këtë veprim?
- I falenderova futbollistët për atë që dhanë në fushën e lojës, edhe pse humbëm dhe kjo është normale, besoj unë. Kemi humbur një betejë, por jo gjithë luftën. U kisha thënë lojtarëve të rinj, para ndeshjes, të luanin si të donin, sepse nuk do t'u kërkoja llogari. Për rrjedhojë, edhe pas ndeshjes nuk kisha çfarë t'u thosha tjetër, veçse t'u jepja zemër për të ardhmen.
- Po prej titullarëve a prisnit më tepër?
- Eshtë logjike të presësh më tepër prej tyre. Kërkoja më tepër ndihmë nga ana e tyre për të rinjtë. Edhe përsa i takon lojës individuale, prisja më tepër nga Zmijani, Cungu, Sinani e Martini. Nuk është puna se ata nuk u përpoqën, veçanërisht Sinani, por prapëseprapë duhej të bënin më shumë, për t'i shërbyer skuadrës.
- Disa prej lojtarëve janë shprehur se skuadra nuk mund ta aplikojë lojën në vijë të drejtë në mbrojtje. A mendoni se duhet vënë dorë në këtë drejtim?
- Aspak. Të gjithë e dinë se skema e lojës ndërtohet në bazë të lojtarëve që ke. Nisur nga kjo, duke parë aftësitë e lojtarëve që stërvis, vendosa të luaja me katër dhe jo me tre mbrojtës. Duke qenë kështu, e deklaroj publikisht se loja në vijë të drejtë nuk ishte problem. Nuk ishte ky defekti ynë. Në të njëjtën mënyrë luajti edhe Partizani, por fitoi, sepse kishte më pak probleme të tjera.
- A mund ta konsiderojmë formacion emergjence të Vllaznisë, atë që luajti ndaj Partizanit?
- Tani për tani, këta lojtarë kemi në dispozicion. Madje, deri një ditë para ndeshjes, nuk e dinim se me kë do të luanim. Pastaj, Asllani, Mustafa e Romanishin nuk u paraqitën fare në ndeshje, duke bërë që për këtë ndeshje të kishim në dispozicion vetëm 16 lojtarë.
- Zëvendësimi i Martinit ka ngjallur jo pak polemika. Ju çfarë do të shtonit rreth këtij problemi?
- Martini duhet ta kuptojë vetë se duhet të punojë më shumë. Futbolli nuk luhet me aq pak lëvizje sa ç'bën ai.
Gjergj Kola 'Sporti Shqiptar'
 
Top