Re: Kendi i krijimeve te reja
``Princër dhe harbutë``……
Në një nga jetët....na ishte seç nuk dëshiroja t`na ishte ....na ishin ca princër dhe ca harbutë ....., këta të fundit si elitë e ``komb-katundit`` menduan të mblidheshin në pijetoren e tyre të preferuar për një gotë raki shtëpie-bmv (e bome vetë), të mblidheshin dhe të qanin hallet e kombit para gotës së rakisë... dhe kështu bënë.
U nisën duke kënduar këngë revolucionare ashtu si muzhikët rus në punët vullnetare, meqë do krijonin një parti të re. Rruga ishte e gjatë dhe me baltë, por trimoshët s`donin t`ia dinin për llucën dhe shiun që binte çurk mbi kostumet `armani` që kishin veshur. çakër-qejf siç ishin mendonin vetëm për një gjë....se si emrin tia vinin kësaj partie....????
Pasi kaluan urën e `Siratit` , vënd ky me male të larta që mezi kaplohen, panë që pijetorja e tyre e preferuar ndodhej në të majtë të urës dhe si për koinçidencë kishte qëlluar tamam në brinjën e majtë të kryetarit, ashtu siç qe dhe zonja Evë në brinjën e Adamit.
Adashi i kryetarit, harbutçe thirri me zë të lartë...,-e gjeta.....!
Partisë sonë do i vemë emrin ``E Majta Kombëtare`` pikërisht aty ku ndodhet dhe hani ynë...dhe të gjithë në qejf për këtë ide gjeniale të dalë nga mëndja e ndritur, i propozuan kryetarit të tyre që adashin e tij, ta bënin sekretarin e parë të partisë së re.... Ja aty në lokalin prej qerpiçi, në një lagje të varfër të një prej principatave shqiptare, filloi punimet e para, partia e re. Natyrisht dollia e parë qe për kryetarin, e dyta për adashin e kështu me rradhë ... dhe në fund lanë edhe një dolli për vetë kombin. Pasi qanë hallet e partisë dhe rakisë, të paduruar siç ishin filluan të meditojnë mbi ``Mantrën`` e mëmëdheut...por vetëm pesë dopiot e para u morën kohë sa për një nen të vetëm....
Veç një gjë i shqetësonte se si do e prisnin princërit këtë parti të re dhe a do mund ti fitonin zgjedhjet komunale në rang principatash...Në fakt çështja e mbrame në fjalë u hëngri vetëm disa minuta dhe njëzëri vendosën të merreshin me punët e princërve. Jo për ndonje arsye kushedi se ç`farë, por si përparimtarë që ishin, princërit duhet ti njihnin të drejtat e tyre dhe ti respektonin më shumë për këtë nismë të re që po merrnin.
Natyrisht soji i tyre qe më i lartë se ai i princërve boll të kujtojmë këtu fisnikërinë e Haxhi Qamilëve kundrejt princ Vidit apo Ballabanëve ndaj Topiajve e Balshajve etj,etj.
Kur ja befas në diskutim e sipër përtej dritares së hanit shfaqet nje makinë me targa`` CD-kalorës-shqiptar`` si për inat të kohës me stuhi e rrufe, zbret rëndë-rëndë a thu si të ish ``pasha`` jo vetëm nga mbiemri, armiku i tyre i betuar Luli.... Puna e kish lidhur të kalonte çdo ditë pranë hanit e asnjëherë su morr vesh se ç`donte ai në atë rrugë...., një Zot e merr vesh . Brënda në mejhane kishte pllakosur zilia dhe inati..., kur njëri nga fundi i tavolinës braf në vënd ngrihet dhe bërtet,- po ky sikur është i vocërr more.....për gjak të shokëve dhe ideal të partisë kështu më ka thënë Migjeni dora vetë !
Ç`ne kaq i gjatë...??! një heshtje absurde ra dhe të gjithë një gotë kthyen....
Uuuuuu është ai more, ai qerratai që po bën atë rrugën që të çon në Jugosllavi...! hëm, Kosovë desha të them...megjithëse nuk e di ku i bie. Ah..! ajo rruga që kalon nga Fani i vogël....
heu ..breeeeeee! - epo per këtë, ne duhet ta hedhim në gjygj....,-tha një neo-konservatorio-interist.
Po si mundësh që një rrugë kaq të madhe, që na kushtuar qimet e kokës (megjithëse unë jam tullac) ,që do lidhë dy shtete të një kombi e për nga ekonomia është me leverdi të madhe në zhvillim të principatës sonë etj ,etj, se si mbaj mend (mosha bën të vetën) ta bëjë pranë Fanit të vogël e jo atij të madhit.....?
Kujt more...,? pyetën të gjithë njëzëri ?? -Atij more të madhit, hë pra Fanit te madh..-Aha ..! Kjo është shkelje e hapur ligjore dhe padyshim që ai duhet të hetohet, ne për këtë kemi fakte te pakundërshtueshme,-tha dollibashi i rradhës. E shikoni more shokë sesi imperialo-revizionistët bëjnë favorizime nëpër tendera, unë e di pse ay more, e ka bërë këtë....,ngaqë dikur, tek Fani vogël, luante futboll dhe gjasme ka kujtime të bukura, e prandaj e bëri aty rrugën..., por prit o mesfushori Lul se ke për ta parë ligjin dhe maliqin me këto që po bën zotërote...
Për kë po flisni more patriotë....,? për atë simpatikun që i qesh buza vesh me vesh atë bukuranin,-ndërhyri kamarierja që po servirte mezet...
Ik moj tutje andej ti ,-ia behu një azgan këmbë përmbi këmbë. Bah si janë këto femrat, mëndjen vetëm për dashuri e kanë , s`dinë gjë tjetër, veç të bëjnë dashuri e të lindin fëmijë. Ku marrin vesh ato nga politika...
E di more e di ,-thotë një honxho-bonxho pranë azganit,- po edhe për atë punën e lindjes së fëmijëve , kur Zoti pa që burrat ishin të zënë me punërëra të tjera më të rëndësishme, u detyrua tia jepte femrës të lindurën .
Më falni cili është ky burrë që po ja këndoni këngën dhe e paskëshki kaq frikë...??!- pyeti një fshatar që po pinte kafe turke me filxhana allafrënga në tavolinën djathtas tyre.
Kush ? si ? Bah ! je në vete more,-përplas grushtin në tavolinën që lëshon aromë myku shekullor kryetari i elites së Night-club (hani majtas). Ne ta kemi frikë atë ?! as mos e ço ndër mëndje, se sa të jemi ne këtu, ai s`do të bëjë hajër fare.
Këtu komandojmë vetëm Ne..........!.
Çfarë ti bëjmë që është miku i atij të madhit, por po të duam, ne e fusim në burg sa herë të na dojë qejfi, se kemi plot shokë burgaxhinj, dhe për kaq e gjë, ata na e bëjnë këtë nder.
E jo vetëm kaq por ai ..., hë.. , ai të mos na bredhë lart e poshtë nëpër botë, medemek se po lobon në dobi të çështjeve shqiptare si ajo e panvarësisë së Shqipërisë-motër. Atë se bënë burra më të mirë, që ishin para tij, e do e bëjë ai me rrangun e vet.
Po pse more..! Shqipëria me çuna që shkollohen në dyert e Europës do bëhet....?! hahahahhhh, atdheu do burra zamani, që dinë të pinë me faqore dhe bëjnë edhe ndonjë sherr, por të vockël ama. Neve na ka zili e gjithë mëhalla, e ai na shet mend që e njeh e tërë Europa. E mos ju duket hiç gjë nëse vishet, krihet apo flet bukur, se këta të sotmit të marrin më qafë për këto gjëra , e për punë mëmëdheu s`ia thonë fare. Ja shifeni vetë se si po rri e laget në mes të shiut me shkresurina alla ligjore në duar, për cështjen e `zoguzit të bardhë`. Neve të varfrit na bie bretku duke u marrë me telashet e popullit.
Ej ..! kamariere, më sill një dopio tjetër mua se mu tha fyti me tërë këto analiza euro-atlantike në drejtim te stabilizim- asocimit.
Perballë kryetarit rrinte i shushatur fshatari nga Komuna e Parisit. Dreqi ta marrë, këta po që janë burra,-mendonte. Si nuk i paskam takuar më parë xhanëm, paskëshkam humbur shumë nga kjo botë. Si ta kish kapur në ajër medimin e kthjelltë nga tymi i cigareve, ndërhyri hanxhiu.
- Këta po që janë flori e shkuar floriri (me tërë këtë xhiro që më bëjnë-mendoi) or mik, e ky është fat për ty, jo si ata princërit që as për një gllënkë si ke. Rrang i lartë ata...! s`begenisin të ulen gju më gju me popullin.
Kështu avash-avash ra muzgu dhe trimoshët u çuan te ikin, kush në banjë se e kishte mbajtur gjatë, kush të raportojë ngjarjet tek shtypshkronja për gazetën e nesërme, e kush e kush të vejë në shtëpi, se do u jenë bërë merak gratë që po i prisnin me telekomanda ndër duar, të tejngopura nga telenovelat ``shtëpiake të dëshpëruara``....Të nesërmen rituali do vazhdojë përsëri se vëndi ka nevojë që harbutët të thellojnë mendimet e ti stërhollojnë, e në mos ti kthejnë mbrapsht, nga të hollë ti bëjnë të trashë.
Me pasazhe të shkurtra ndodhishë mbushet jeta jonë. Ky rrealitet gri ka nevojë për vizionarë të mileniumit të ri që sapo ka ardhur. Në suazën e parë të zbulimit të kësaj epoke mungon qartësia e Vlerave. Në i keni njohur ato, ushqejuani fëmijëve tuaj që në duar të mbajnë ``dafina`` e të bëhen më të fis`shëm.
Karakter ky princëror. .......................
GEZUAR KRISHT-LINDJET....!