Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

E DUA DIELLIN!


Kokrrizat e pjalmit dhe konfeti bekojne pjellorine,
prandaj nen kete diell rritet drithi bashke me femine.

Eshte i njejti diell qe pasqyroi melcine e cukitur
ne sqepin hutes, ku Prometeu pa dhimbjen, padyshim

I njejti diell qe ngrohu anijedjegesin Arkimed...

Qiparisat do t'i mbjell nje sekond para se te vdes
Kujdeset dielli per to,per drithin e nipat e mi
E dua diellin!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

S'VRAPOJ DOT!


Patericat kandidate per maratone gjysmake
me percmojne mua, Djersen e Ndenjur
(me siguri me pine afrikanet e etur)
Vetem trute me rrjedhin perdite,per shembull:
parfumi yt pa doreza boksi me nxjerr nokout
padashur vij ne vete si viktime vuduje
ose, dikush me therret "babi!" te kendi i lojrave
Hopla, ne trampoline tiranesh une dhe...
thyej kycin e kembes!
Dhimbjet qelben, i shtrydh ne gote poezish.
e rrekellej si kukute qe te jetoj pa zhgenjim:
S'vrapoj dot!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

KUR DEHEM...


Shkermoqen fjalet dhe pervoja e patreguar
si psalmet e pederasteve te padegjuar

Dikur,binjake siameze me flatra dragonjsh
ndeprene orgji kukuthesh e me jargaviten me puthje

Njehere,vajzes... me grep hijeshie ia hapa qepallat
u hutua.

I bene karambol gjunjet;ra ne dashuri
me mua!


QYTETERIMI(!?)


U kryqezua Spartaku e i la luanet pa gosti
Ciceroni nuk permendi meny shtazesh ne publik
U skalit fosili i ardhshem nocioni "demokraci"
U karbonizua Kartagjena ne krematoriumin epik



NDODH QE...

Shtamba rrokulliset nga gunga e gamiles,
pi rera dhe vdesin nga etja pelegrinet

Ne stan digjet kercuri,ne vathe mbarset zuska dele
Trotuareve trokasin takat e bjondeve kacurrele

Mahnitem me delfinet qe bejne salto ne formacion
Prehja si cilimi ne preher e Perendise me lumturon

Tek trungu i prere bukur imitoj nje sharre
hardhuca me sheh tinez me merr per te marre!...
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: perandoria7</div><div class="ubbcode-body">KUR DEHEM...


Shkermoqen fjalet dhe pervoja e patreguar
si psalmet e pederasteve te padegjuar

Dikur,binjake siameze me flatra dragonjsh
ndeprene orgji kukuthesh e me jargaviten me puthje

Njehere,vajzes... me grep hijeshie ia hapa qepallat
u hutua.

I bene karambol gjunjet;ra ne dashuri
me mua!


QYTETERIMI(!?)


U kryqezua Spartaku e i la luanet pa gosti
Ciceroni nuk permendi meny shtazesh ne publik


</div></div>

Perandoria!I lexova poezite e fundit dhe nuk e di si me duken. Pak te cuditshme. Mbase nuk kam arritur te kuptoj cdo varg. Nuk i preferoj disa fjale ne poezi(karambol etj). duhet pak elegance dhe jo cdo fjale tingellon bukur, pavarsisht kuptimit qe mund te jete i drejte. Gjithsesi rendesi ka besoj qe lexohen, pastaj ceshtje gustosh.

Pershendetje
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

Qe ne fillim te poezise "KUR DEHEM" poeti(une gjoja qe mos qofsha!) eshte i vetedijshem se dehja zvogelon frenimet e brendshme.Ai vazhdon t'i ilustroje tabute me vargje-pikture(...orgji kukuthesh...)
Se fundi cenohet hapesira intime e vajzes me "grepa hijeshie"(alkooli nxit vetebesim false)
prandaj vajza corientohet aq shume nga ky dhunim saqe i bejne "karambol gjunjet"...
Pra,terminologjia e perdorur ka per qellim qe te kalle daten.
Kurse me poshte gjendja duket me premtuese, por perfundon me paralajmerim kercenues e triumf te pameshirshem.
He se gjepura jane!


ZHGENJIM

Ti vajze qe na shet dengla ne delta trillimi:
"Deti i dallgezuar i dashurise s'me ben gje!"
vozit me dashnorin miklues ne varke flirtimi
kalo dogane prekjesh...cvirgjerohesh;ai te le!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

FRAGMENTE



Sakatosen snobet per kopjen origjinale
te vepres se artit abstrakt "Boshllek"

Emancipimi i grave nis me leksione
te ethshme ne lenden Besnikeri Macje

I vobekti djale, lebroz me zilka,
permbledh autobiografine:
Deflacion ne kryqezim fatesh.

Kafkat e kopileve ne bodrum manastiri...
si obelisk murgeshash; c'fotigrafi!
Nen te dicitura:"sh-sh sht!"
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

FINISH prane detit

Deti,adhuruesi im!
Me degjoi kur ia shqeva nofullat dhimbjes
tek vija e finishit :aty njoha veten!...
Valet zukatnin recitalin e Nastradinit
ndersa mua me mbeten syte tek rete;atje
sorollatet tmerri im: fjolla e cigares
qe doli nga oxhaket mishtake te gruas...
Rrenqethem si kalli ne kushtrim karkalecesh
Dielli prek tangjenten detare.
Mendojne ndritshem delfinet,
thinjen pulebardhat imcake...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

2008-ta SHQIPE



Shuhen dritat,ndizet melodrama
Ankohet qyteti me klithje borish
Dyqani i modes,kioska me teneqe
patinojne mbi rruaza ligesish

Ja dhe ezani,adhurues nga qendra...
Monolog t'papunesh e shantazhe shpresash
Fallxhoret vjelin frutat e tradites
Thuren bulevardit kurora genjeshtrash

Behen fertele mbi plehra qente rrugace
Reklamat shkruhen me thengjill te shuar
Kortezhe kaloshinash neper autostrade(!)
Ca benza te vjedhur, dasmore te eksituar

Tek vilat e reja si grazhda gogolesh,
ripertypet pritja,vetmia shumezohet.
Dembelet dirigjojne varferine e dhjamur
Prapambetja me tangarllek maskohet
(Kapercen bajga trotuarit Versace-veshesi
dhe...sa mire ia gudulis flegrat realiteti!)
 

Eld4

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Cuno, shkruake bukur. Per te thene kaq gje bera regjistrimin ketu, se nje anetar i ketushem me dha linkun e u habita qe paska ende njerez qe shkruakan bukur.
Ja kshu.
Shkrim-krijim te mbare ne vazhdim.

p.s. E te mendosh qe nuk i kam qejf poezite.
 

Abratax

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

It was the fragrance of the grayish pines, encircled from the smoke of the Deus Ex cigarettes that I was smoking, what reminded me of her. I haven't seen her for a deserted time, and ... still, she doesn't wait too long, but appears in front of the unclosed sight of my imagination, whenever she feels like. She emerges akin to a small dot, a tiny-winy one, and ... broadens up into a milky way-kind of imaginative galaxy, right in front of my miserable eyes. My eyes really get wretched in these occasions. And ..., her smile decorated by false emotions, bordering on to an out of age army coat filled with dusty medals - such a vomiting sensation. The falsehood of the technique how she opens her mouth, how she shifts her slim rusty lips - always at such moments, I feel lucky I can't hear her nonsense lexis. But..., trust me, this kind of silence kills me more than the loud pronunciation of her words. It's their connotation that creates unfiltered extracts from the secret caves inside my shattered cerebellum, as if it was an immense amount of smashed potatoes.

All the contemporary novelists appear so out of world right now. Kundera?! Who is he?! ... A bridge-man between “The Farwell Party” and “Immortality”, a hybridized ex-Bohemian, a man made of two halves – jack of clubs – one Czech and the other French. Wasn’t Nietzsche right when he stated “An artist has no home in Europe except in Paris.”?! And ..., what does he do?! Simply, the opposite of what I’m doing; he bombards you with rhetoric questions amidst scenes of dark seks.

I bet she was saying, she was dating a physician. I didn’t really get his specialization, but it seemed as she was talking about a gynecologist or urologist. I guess she wanted to emphasize the fact that his profession dealt with what she used to consider the most sacred organs of the human body. Her eyes filled with a bunch of challenging glances, when she mentioned in a foxy way, she was having seks every day. The exchange of inner liquids was magnificent and safe. She was consuming some kind of violet birth control pills, regularly, every morning exactly at 10 am. My ears were rattling from the ex-screams of her past ecstasies.

Wasn’t I who never used to trust women?! Yeah, it was I.

... I stood up, walked toward her slowly, with my right hand sunk in an inquiring manner deep inside my pocket. When the flesh of my face could feel her poppy breath, I elongated my right hand toward her breasts, placing a bunch of 5000 dinar bills, at the place where the upper silky edges of her pink brassiere used to hang.

From sometime now, pink is considered an out-of-fashion color. Maybe that’s why she doesn’t carry any more brassieres around her breasts; her instant lust keeps them pear-like, ... tighter, ... straighter.
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

GRUA!

Pritja per nje femije vertete me kenaq mua,
sepse ti vete, tere mllef numeron pilulat;
une kthehem nga parajsa fal fajet madhore,
ne shtrat filozofoj e ledhatoj testikulat


Pritja per ty ,harliset te djerrinat e hicit,
ndez mangall pasionesh me gjethet e blirit;
mbledh shkarpa te njoma xhelozish ne sketerre,
me ngul gjemba harresash ne beben e syrit.
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

TEKA IME

Të kercej njëherë Napolonin me një foke!
"Gjynah i gjori!"- xhelozet do të thonë.
Zoti s'më bën gjë se nuk zbret ne toke;
cironkes n'akuarium as qe i bëhet vonë(!)
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

(Kushtuar gjyshes time)

GJYSHJA

E perzune gjyshen gripi,ankimet,thellimet...
Nenokes time prej reumatizmes i hipnin kacabujte
urrente celularet,shtirjet e Evropes Lindore...
E perzune pa naze te mbyllur ne kuti te drunjte

Patjeter qe del... (te hahet per cmime te pazari)
me gjel deti si trofe, shend e vere e duarmpire.
Hej,gjyshja ime ajo kuzhinierja e vetme qiellore,
galaktikave gatuan shpesh per shpirtrat e lire!

Ne toke qaj,me flihet,e di qe gjyshja s'fle me
Porsi kllocke kakariset te kroi i fshatit tani:
"Hajde xhani nenes,hajde,o yll,o drite,o qelibar
malit te kercejme dropullite e te ngreme dolli!"

Ah sikur ta ndal teleferikun me frena altruizmi!
Te zhbej kurthe kaprojsh rreth e qark zabelit;
fija e pare e barit qe mbin te varri i gjyshes
do t'jetoje me gjate se tere rrezet e diellit!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

THJESHTE,ME PUTH!

Besoj se flet sa per nje dyzine grash ne banjo lokali
Them se me supernova ndjenjash do te m'i djegesh buzet.
S'me afrohesh me entuziazem ciliminjsh per krishtlindje;
cdo vit ne mesnate Santa ka dhurata edhe per kukuthet?!

U pane e u puthen te pashpreset ne kampin "Aushvic",posi
Ti me le si kantautori qe pret per magjiken "encore!"
Premton puthje me te lemuar se vargu i shkruar ne vaske,
nese te gjej pupel mjelme te ngulur thelle ne debore(!)
 

leke-dukagjini

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

``Princër dhe harbutë``……
Në një nga jetët....na ishte seç nuk dëshiroja t`na ishte ....na ishin ca princër dhe ca harbutë ....., këta të fundit si elitë e ``komb-katundit`` menduan të mblidheshin në pijetoren e tyre të preferuar për një gotë raki shtëpie-bmv (e bome vetë), të mblidheshin dhe të qanin hallet e kombit para gotës së rakisë... dhe kështu bënë.
U nisën duke kënduar këngë revolucionare ashtu si muzhikët rus në punët vullnetare, meqë do krijonin një parti të re. Rruga ishte e gjatë dhe me baltë, por trimoshët s`donin t`ia dinin për llucën dhe shiun që binte çurk mbi kostumet `armani` që kishin veshur. çakër-qejf siç ishin mendonin vetëm për një gjë....se si emrin tia vinin kësaj partie....????
Pasi kaluan urën e `Siratit` , vënd ky me male të larta që mezi kaplohen, panë që pijetorja e tyre e preferuar ndodhej në të majtë të urës dhe si për koinçidencë kishte qëlluar tamam në brinjën e majtë të kryetarit, ashtu siç qe dhe zonja Evë në brinjën e Adamit.
Adashi i kryetarit, harbutçe thirri me zë të lartë...,-e gjeta.....!
Partisë sonë do i vemë emrin ``E Majta Kombëtare`` pikërisht aty ku ndodhet dhe hani ynë...dhe të gjithë në qejf për këtë ide gjeniale të dalë nga mëndja e ndritur, i propozuan kryetarit të tyre që adashin e tij, ta bënin sekretarin e parë të partisë së re.... Ja aty në lokalin prej qerpiçi, në një lagje të varfër të një prej principatave shqiptare, filloi punimet e para, partia e re. Natyrisht dollia e parë qe për kryetarin, e dyta për adashin e kështu me rradhë ... dhe në fund lanë edhe një dolli për vetë kombin. Pasi qanë hallet e partisë dhe rakisë, të paduruar siç ishin filluan të meditojnë mbi ``Mantrën`` e mëmëdheut...por vetëm pesë dopiot e para u morën kohë sa për një nen të vetëm....
Veç një gjë i shqetësonte se si do e prisnin princërit këtë parti të re dhe a do mund ti fitonin zgjedhjet komunale në rang principatash...Në fakt çështja e mbrame në fjalë u hëngri vetëm disa minuta dhe njëzëri vendosën të merreshin me punët e princërve. Jo për ndonje arsye kushedi se ç`farë, por si përparimtarë që ishin, princërit duhet ti njihnin të drejtat e tyre dhe ti respektonin më shumë për këtë nismë të re që po merrnin.
Natyrisht soji i tyre qe më i lartë se ai i princërve boll të kujtojmë këtu fisnikërinë e Haxhi Qamilëve kundrejt princ Vidit apo Ballabanëve ndaj Topiajve e Balshajve etj,etj.
Kur ja befas në diskutim e sipër përtej dritares së hanit shfaqet nje makinë me targa`` CD-kalorës-shqiptar`` si për inat të kohës me stuhi e rrufe, zbret rëndë-rëndë a thu si të ish ``pasha`` jo vetëm nga mbiemri, armiku i tyre i betuar Luli.... Puna e kish lidhur të kalonte çdo ditë pranë hanit e asnjëherë su morr vesh se ç`donte ai në atë rrugë...., një Zot e merr vesh . Brënda në mejhane kishte pllakosur zilia dhe inati..., kur njëri nga fundi i tavolinës braf në vënd ngrihet dhe bërtet,- po ky sikur është i vocërr more.....për gjak të shokëve dhe ideal të partisë kështu më ka thënë Migjeni dora vetë !
Ç`ne kaq i gjatë...??! një heshtje absurde ra dhe të gjithë një gotë kthyen....
Uuuuuu është ai more, ai qerratai që po bën atë rrugën që të çon në Jugosllavi...! hëm, Kosovë desha të them...megjithëse nuk e di ku i bie. Ah..! ajo rruga që kalon nga Fani i vogël....
heu ..breeeeeee! - epo per këtë, ne duhet ta hedhim në gjygj....,-tha një neo-konservatorio-interist.
Po si mundësh që një rrugë kaq të madhe, që na kushtuar qimet e kokës (megjithëse unë jam tullac) ,që do lidhë dy shtete të një kombi e për nga ekonomia është me leverdi të madhe në zhvillim të principatës sonë etj ,etj, se si mbaj mend (mosha bën të vetën) ta bëjë pranë Fanit të vogël e jo atij të madhit.....?
Kujt more...,? pyetën të gjithë njëzëri ?? -Atij more të madhit, hë pra Fanit te madh..-Aha ..! Kjo është shkelje e hapur ligjore dhe padyshim që ai duhet të hetohet, ne për këtë kemi fakte te pakundërshtueshme,-tha dollibashi i rradhës. E shikoni more shokë sesi imperialo-revizionistët bëjnë favorizime nëpër tendera, unë e di pse ay more, e ka bërë këtë....,ngaqë dikur, tek Fani vogël, luante futboll dhe gjasme ka kujtime të bukura, e prandaj e bëri aty rrugën..., por prit o mesfushori Lul se ke për ta parë ligjin dhe maliqin me këto që po bën zotërote...
Për kë po flisni more patriotë....,? për atë simpatikun që i qesh buza vesh me vesh atë bukuranin,-ndërhyri kamarierja që po servirte mezet...
Ik moj tutje andej ti ,-ia behu një azgan këmbë përmbi këmbë. Bah si janë këto femrat, mëndjen vetëm për dashuri e kanë , s`dinë gjë tjetër, veç të bëjnë dashuri e të lindin fëmijë. Ku marrin vesh ato nga politika...
E di more e di ,-thotë një honxho-bonxho pranë azganit,- po edhe për atë punën e lindjes së fëmijëve , kur Zoti pa që burrat ishin të zënë me punërëra të tjera më të rëndësishme, u detyrua tia jepte femrës të lindurën .
Më falni cili është ky burrë që po ja këndoni këngën dhe e paskëshki kaq frikë...??!- pyeti një fshatar që po pinte kafe turke me filxhana allafrënga në tavolinën djathtas tyre.
Kush ? si ? Bah ! je në vete more,-përplas grushtin në tavolinën që lëshon aromë myku shekullor kryetari i elites së Night-club (hani majtas). Ne ta kemi frikë atë ?! as mos e ço ndër mëndje, se sa të jemi ne këtu, ai s`do të bëjë hajër fare.
Këtu komandojmë vetëm Ne..........!.
Çfarë ti bëjmë që është miku i atij të madhit, por po të duam, ne e fusim në burg sa herë të na dojë qejfi, se kemi plot shokë burgaxhinj, dhe për kaq e gjë, ata na e bëjnë këtë nder.
E jo vetëm kaq por ai ..., hë.. , ai të mos na bredhë lart e poshtë nëpër botë, medemek se po lobon në dobi të çështjeve shqiptare si ajo e panvarësisë së Shqipërisë-motër. Atë se bënë burra më të mirë, që ishin para tij, e do e bëjë ai me rrangun e vet.
Po pse more..! Shqipëria me çuna që shkollohen në dyert e Europës do bëhet....?! hahahahhhh, atdheu do burra zamani, që dinë të pinë me faqore dhe bëjnë edhe ndonjë sherr, por të vockël ama. Neve na ka zili e gjithë mëhalla, e ai na shet mend që e njeh e tërë Europa. E mos ju duket hiç gjë nëse vishet, krihet apo flet bukur, se këta të sotmit të marrin më qafë për këto gjëra , e për punë mëmëdheu s`ia thonë fare. Ja shifeni vetë se si po rri e laget në mes të shiut me shkresurina alla ligjore në duar, për cështjen e `zoguzit të bardhë`. Neve të varfrit na bie bretku duke u marrë me telashet e popullit.
Ej ..! kamariere, më sill një dopio tjetër mua se mu tha fyti me tërë këto analiza euro-atlantike në drejtim te stabilizim- asocimit.
Perballë kryetarit rrinte i shushatur fshatari nga Komuna e Parisit. Dreqi ta marrë, këta po që janë burra,-mendonte. Si nuk i paskam takuar më parë xhanëm, paskëshkam humbur shumë nga kjo botë. Si ta kish kapur në ajër medimin e kthjelltë nga tymi i cigareve, ndërhyri hanxhiu.
- Këta po që janë flori e shkuar floriri (me tërë këtë xhiro që më bëjnë-mendoi) or mik, e ky është fat për ty, jo si ata princërit që as për një gllënkë si ke. Rrang i lartë ata...! s`begenisin të ulen gju më gju me popullin.
Kështu avash-avash ra muzgu dhe trimoshët u çuan te ikin, kush në banjë se e kishte mbajtur gjatë, kush të raportojë ngjarjet tek shtypshkronja për gazetën e nesërme, e kush e kush të vejë në shtëpi, se do u jenë bërë merak gratë që po i prisnin me telekomanda ndër duar, të tejngopura nga telenovelat ``shtëpiake të dëshpëruara``....Të nesërmen rituali do vazhdojë përsëri se vëndi ka nevojë që harbutët të thellojnë mendimet e ti stërhollojnë, e në mos ti kthejnë mbrapsht, nga të hollë ti bëjnë të trashë.
Me pasazhe të shkurtra ndodhishë mbushet jeta jonë. Ky rrealitet gri ka nevojë për vizionarë të mileniumit të ri që sapo ka ardhur. Në suazën e parë të zbulimit të kësaj epoke mungon qartësia e Vlerave. Në i keni njohur ato, ushqejuani fëmijëve tuaj që në duar të mbajnë ``dafina`` e të bëhen më të fis`shëm.
Karakter ky princëror. .......................
GEZUAR KRISHT-LINDJET....!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

SOT...

Sot, ne diten e fundit te vitit ushqeva nje zog
dhe ne folene e ndergjegjes bekim gushekuqi gjeta.
Tani qe shiu luan kompozimet e pianistit te verber;
prane vatres po pres Vitin e Ri me duar ne xhepa

Ja,degjoj aheng cakajsh te cakerdisur nga uria,
ndjej mpirje vocerraku te zbathur mes thellimit
...debora marroset neper male,trulloset nga era
pa prift troket tek porta e kulles se ngujimit!




P.S GEZUAR VITIN E RI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

FATALITET KULTUROR

Gjithkund,pasi u ngopen me eren e barotit
u zgerdhine hyjnite me Perendine e Lotit:
"...me dhimbje njerezore bukur u drekoka
pa he na thuaj kush qan andej nga toka(?)

"Se pari qan foshnja sapo futet ne dynja...
qan dhe nusja(megjithese duket marshalla)
qan plaku kur me force i marrin kuleten
burri s'qan eshte burre:vecse vret veten!"
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Shume te kuptimta po behen poezite Perandor.
I bukur finalizimi i kesaj te fundit "burri s'qan eshte burre: vecse vret veten!" .
 
Top